Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë

Shko poshtë

Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë Empty Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 12, 2009 2:00 am

Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë

Kryeministri Berisha takohet në Bon me liderët më të mëdhenj evropianë Bxbbx
Kryeministri Berisha merr mbështetje të plotë nga liderët evropianë për integrimin e Shqipërisë në BE, liberalizmin e vizave dhe mirëkuptim të plotë për qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërim të votave

Kryeministri Berisha në ditën e dytë të vizitës së tij në Bon mori pjesë në sesionin e dytë plenar, i cili u përqëndrua në votimet për modifikimet e statutit si dhe në nxjerrjen e rezolutës përfundimtare të kongresit.
Gjatë këtij sesioni Kryeministri Berisha pati rastin të takonte dhe të përshëndetej me shumë liderë evropiane si presidentin e sapozgjedhur të BE-së Herman Van Rompuy kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin suedez Fredrik Reinfeldt, Kryeministri italian Silvio Berliskoni presidentin e Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, etj
Pas sesionit plenar Kryeministri Berisha ishte i ftuar në drekën zyrtare të zhvilluar nga CDU e shtruar për nder të kryetarëve të qeverive dhe të kryetarëve të partive të djathta të pranishme. Gjatë drekes Kryeministri Berisha u takua dhe diskutoi me lideret evropiane, ku mori mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe liberalizmin e vizave si dhe gjeti mirëkuptimin e plotë të tyre për qëndrimin e qeverisë lidhur me kërkesën e opozitës për rinumërim të votave.
Më pas, kryeministri Berisha dha një prononcim për mediat, në të cilin u shpreh:
“Ishte një kongres i shkëlqyer, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Së pari, ripërtëriu lidershipin e Partisë Popullore Evropiane, partisë më të madhe të kontinentit, partisë që më personalitetin e saj udhëheq sot Bashkimin Evropian. Së dyti, trajtoi me një shkallë të lartë kompetence dhe përgjegjësie problemet madhore të sotme, siç është kriza ekonomike financiare, ndryshimi i klimës dhe inaugurimi i institucioneve të reja të Bashkimit Evropian, të cilat në këta rast, si parlamenti ashtu edhe presidenti, si dhe Komisioni kryesohen nga qendra e djathtë.
Për mua ky ishte një rast i shkëlqyer për të paraqitur në fjalën time gjendjen, zhvillimet pozitive në Shqipëri, vitin 2009, si një vit i madh, për partitë popullore, po ashtu një vit i madh edhe për Shqipërinë. Gjithashtu ishte një rast i shkëlqyer për të zhvilluar një seri takimesh.
Më duhet të them se jehona botërore e festimit të 8 Dhjetorit në Tiranë ishte e pranishme gjerësisht në këtë kongres dhe janë të shumtë pjesëmarrësit e kongresit por edhe udhëheqësit kryesorë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera, të cilët kishin ngelur jashtëzakonisht të entuziazmuar nga ajo shfaqje madhështore. Dhe unë, siç theksova në fjalim, u thashë miqve të mi se populli që ka vuajtur më shumë nga diktatura e egër komuniste, e festoi dhe i takonte ta festonte me madhështinë më të madhe; sikundër i njoha me qëndrimin e pakonceptueshëm të opozitës, e cila jo vetëm që nuk iu përgjigj ftesës time për të qenë e pranishme në këtë ngjarje të madhe për kombin, por bëri të kundërtën e denoncoi, duke e shpallur si antimiting apo e provokoi në mënyrat më të ulëta, duke shpërndarë kryetari i bashkisë, plehrat nëpër rrugët e Tiranës, në prag të kësaj ngjarje.
Sigurisht shfrytëzova rastin, pasi tani po dal nga dreka me kryetarët e qeverive dhe të partive, ku takova gjerësisht kolegët e mi të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të Suedisë, Italisë, të Gjermanisë, të Francës, por mund të them të të gjitha vendeve. Në radhë të parë diskutova për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe gjeta mbështetje të plotë; një diskutim të veçantë pata kësaj radhe me presidentin e sapo zgjedhur të BE-së, Herman Van Rompuy, të cilin kam patur rastin ta njoh dhe të kem lidhje mjaft pozitive, ndofta dhe miqësore edhe para këtij takimi që zhvilluam, e njoha me të gjitha zhvillimet në Shqipëri. Ai më premtoi se vitin e ardhshëm do të vizitojë Shqipërinë, sikundër kam marrë një premtim të prerë nga Kancelarja Merkel për të vizituar Shqipërinë.
Në të gjitha bisedimet me kolegët e mi, natyrisht që kam trajtuar edhe kërkesën absurde të opozitës për të rinumëruar votat pas një vendimi gjykate, i cili e përjashton këtë mundësi. Kam gjetur mirëkuptim të plotë nga bashkëbiseduesit e mi për qëndrimin e qeverisë dhe qëndrimin tim ndaj kësaj kërkese, sikundër i njoha me ofertën që unë kam bërë për problematikën tjetër, në mënyrë që opozita të marrë vendin e saj në parlament.
Mendoj se ky kongres ishte një mundësi shumë e madhe për mua, qeverinë time, si për të promovuar reformat që kemi bërë, ashtu dhe për të kërkuar mbështetje, heqjen e vizave, etj. Unë gjatë darkës takova shumicën e personaliteteve, dhe veçanërisht darkën ia përkushtuam vizave dhe biseduam si me komisionerët përgjegjës dhe të tjerë për problemin e vizave, ashtu edhe me kryeministrat.
Pra them se ky ishte një kongres jashtëzakonisht i rëndësishëm për Partinë Popullore Evropiane, por po kaq i rëndësishëm edhe për Shqipërinë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi