Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pesente Alfosi: Amazone...

Shko poshtë

Pesente Alfosi: Amazone... Empty Pesente Alfosi: Amazone...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 2:19 am

Pesente Alfosi: Amazone... N100000206157573_3959
Pesente Alfosi: Amazone...

Nuk e besoja se mua...
Amazones !
Do ti dal urithi mbi dhe...
Endérra do té mé képutej ,
mbi shpaten time!
Betejen do ta humbé...
mbi legjionin tim té formuar,
e do té bahem pre!

Ai...lékundi zemrén time nén pancir!
Trazoi shpirtin si valé deti...
Ma trembi edhe gjokun né betejé
Ishte vetém kalimtar...
Nuk ishte kalorési i mesjetés!

Shfryja si tren...me avull!
Paloheshim si thasé depoje.
Me gjak...e me djersé,mbushem njé jaz mulliri!
Ku bluaja èndérrat...qé aromen e fruteve e lané...
Té puthurat...mbi buzé,gjinj,bel dhe shpiné!
Si patkua mbi trup... u ngriné!

Kafshé e bukur krenaria...
E vrava pèr hir té dashuris!
Nuk jam mé Amazone!

Nuk pèrkulesha pèrpara asnjé kalorsi...
Edhe kur merja plagé,
i lépija né vetmi...
Si ulkonjé ulérija!
Edhe hanén e kuqe e frikésoja !
U pèrkula para njé kalimtari...
Se... thjesht ndjeva dashuri...

Peso!
12/12/09




Pesente Alfosi: Amazone... 16165_105169152833289_100000206157573_129210_8372821_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi