Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një ushtar i marrë peng po kërkon shpëtim

Shko poshtë

Një ushtar i marrë peng po kërkon shpëtim Empty Një ushtar i marrë peng po kërkon shpëtim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 13, 2009 4:02 am

Një ushtar i marrë peng po kërkon shpëtim

Bledi KASMI


Ajo çfarë ka ndodhur gjatë këtyre javëve nuk mund të kishte një rezultante të ndryshme nga ajo që pamë katër ditë më parë. Një miting ndryshe nga sa ka parë historia e këtyre 19 viteve. Një Shesh "Skënderbej" ku ishte e vështirë të gjeje një vend për të qëndruar, ndërsa për të kaluar nuk bëhej fjalë, pasi duhet të rrotulloheshe nga pas Muzeut Kombëtar dhe nga pas Pallatit të Kulturës.
Një lum njerëzish kishin vërshuar nga të katër anët e vendit, duke iu përgjigjur thirrjes së Kryeministrit Berisha për të festuar ditën kur nisi rrëzimi i diktaturës. Por motivimi i njerëzve nuk kishte të bënte vetëm me këtë ditë historike, por me një provokim të kryetarit të PS, i cili kishte paralajmëruar se do ta dhunonte këtë ditë me thirrjet për revansh dhe për marrje të pushtetit me dhunë, pikërisht në ditën kur 19 vite më parë shqiptarët u bashkuan rreth studentëve për të rrëzuar sistemin e ngritur në marrjen e pushtetit me dhunë, që prodhoi më pas luftën e klasave dhe diktaturën e proletariatit.
Ata që mbushën Sheshin "Skënderbej" nuk ishin thjesht kalimtarë, as njerëz që kishin mbërritur aty për antimiting sikurse po kërkohet të shitet nga Rama. Ata ishin produkt i një provokimi të gjatë dhe të hapur të një burracaku që ditën e 8 dhjetorit fshihej rrugëve të Europës duke e zgjatur artificialisht udhëtimin, nga mungesa e kurajës për të shkuar në zyrë dhe për të parë atë uragan njerëzish, që në mënyrë të pavullnetshme kishin rrethuar selinë e tij në PS.
Ai ishte një demonstrim i pastër i forcës së sistemit, të cilin Rama guxoi dhe e vuri në provë. Ndoshta bëri shumë mirë, se historia ka nevojë për teste të tilla për të kuptuar, nëse njerëzit janë vërtet të zhgënjyer prej sistemit dhe përfaqësuesve të tij, apo kanë të njëjtin motivim për ta mbrojtur atë me çdo çmim sikurse ditën që e instaluan.
Kjo provë në të cilin u vendos sistemi e rriti rëndësinë e atij mitingu. Sikur të mos kishte qenë kështu, atëherë ai nuk kishte për t'u transmetuar në të gjitha kanalet prestigjoze të lajmeve ndërkombëtare, por do të ishte harruar njëlloj si tubimi i mëparshëm i Ramës. Ka ndodhur rrallë që mitingjet në Shqipëri të përbëjnë një lajm për agjencitë e huaja, madje edhe në prag të ditëve të votimit, ato kanë kaluar pa u vënë re prej tyre. Jehona e tyre ka ndodhur pikërisht në momentet kritike të historisë së këtij vendi sikurse ishte mitingu në dhjetorin e '90 kur studentët u ngritën për të përmbysur diktaturën, më pas kur u rrëzua busti i diktatorit, për të vazhduar me vizitën në Tiranë të Beker-it, kur PD fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1996, apo kur krimi i veshur me pushtet vrau simbolin e demokracisë, Azem Hajdarin. Mitingu i katër ditëve më parë i Berishës zuri vend në historinë e këtij vendi, si mitingu i mbrojtjes së vlerave të demokracisë përkundrejt një kërcënimi revanshist të revolucionarëve të mafies.
Ka nga ata që po mundohen të ngushëllojnë dhe t'i japin kurajë vetes këto ditë, duke thënë se protestuesit ishin njerëz të administratës, të paguar etj. Le ta mbajnë veten me gajret publikisht, pavarësisht se urinojnë në mënyrë të pavullnetshme kur janë larg syve të opinionit, pikërisht kur rehatohen në zyra dhe shikojnë pamjet e mitingut të katër ditëve më parë, apo kur dëgjojnë se çfarë iu thonë edhe vetë mesazherët e Bashkisë që i kishin shpërndarë në shesh për të numëruar njerëzit atë ditë.
Ata njerëz që ishin mbledhur në atë shesh nuk ishin mercenarë bashkiakë, as punëtorë të firmave të ndërtimit që kërkojnë honoraret pas angazhimeve të tilla. Ata janë një specie krejt ndryshe, që "çunat e Bllokut" të djeshëm e kanë shumë të vështirë për t'i njohur. Duhet t'i shohësh në sy për t'i kuptuar ata. Janë nga ata që u skuqen sytë, jo nga "mielli" apo orgjitë e prapanicës që organizon "partizani i vogël Velo", as nga mllefi i mosdhënies së lejeve të ndërtimit, apo prishja e pallateve mbi troje publike. U skuqen sytë dhe të marrin "gjak në vetull" kur dikush u jep ultimatume force dhe mendon se mund t'i kthejë 20 vite pas.
Në llogaritë e tij politike, Rama ka bërë një gabim që mund ta mbyllë përgjithnjë karrierën e tij, pasi nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet me turp prej strategjisë për marrje të pushtetit me dhunë, ndërsa i ka vënë vetes nofkën para opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar si një njeri i çekuilibruar nga etja për pushtet dhe i ka bërë të qartë atyre rrezikshmërinë që paraqet nëse dikur mund të vijë në pushtet, pasi një gjë është bërë tashmë e qartë; se ai nuk mund ta lëshojë kurrë pushtetin me votën e lirë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi