Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

(SH.A.I.B.K) :M E M O R A N D U M

Shko poshtë

(SH.A.I.B.K) :M   E   M   O   R   A   N   D   U   M Empty (SH.A.I.B.K) :M E M O R A N D U M

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 12:41 am

(SH.A.I.B.K) :M   E   M   O   R   A   N   D   U   M N100000138922269_1328

Betreff: M E M O R A N D U M

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

SHOQATA ATDHETARE PËR
IDENTITET DHE BASHKIM
KOMBËTAR (SH.A.I.B.K)
-KRYESIA-

M E M O R A N D U M


Parlamentit të Republikës së Greqisë-Athinë
Për dieni:
-Parlamentit të Republikës së Shqipërisë-Tiranë
-Parlamentit Evropian-Strasburg
-Organizatës së Kombeve të Bashkuara-New York
-Selisë “ NATO”-Bruksel
Kryesia e Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, ajo e Lëvizjes Intelektuale për Çështjen Kombëtare Shqiptare, bazuar në mungesën e theksuar të barazisë e reciprocitetit të shtetit shqiptar me fqinjin tonë të jugut-Greqinë, në mungesën e plotë të rezultateve reciprokisht të frytshme prej “Traktatit të Miqësisë” Shqipëri-Greqi (1996) drejton këtë MEMORANDUM ku kërkohet respektimi i pikave të mëposhtme si një nga kushtet themelore e të domosdoshme për demokratizimin dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor:

1. Të njihet institucionalisht gjuha shqipe, si gjuha e parë zyrtare në zonat dhe nënzonat e populluara nga shtetas grekë me kombësi shqiptare (arvanitas) autoktonë, në përgjithësi, në të gjithë territorin e Republikës së Greqisë dhe në veçanti, e shtetasve me etni shqiptare që jetojnë në qëndrat: Kostur, Konicë, Follorinë, Janinë, Filat, Paramthi, Margëlliç, Igumenicë, Pargë, Arpicë, Prevezë, Sul dhe të gjitha nënzonat përreth qëndrave të sipërpërmendura.

2. Të bëhet zyrtarizimi i statistikave reale mbi numrin e saktë të popullsisë shqiptare autoktone në epiqëndrat e sipërshkruara dhe rrethinat e tyre si dhe i emigrantëve shqiptarë.

3. Greqia të njohë zyrtarisht autonominë administrative të Veriut të saj, nga kufiri aktual me Republikën e Shqipërisë e deri në Prevezë, bazuar në historinë, realitetin, gjuhën e njëjtë, zakonet dhe doket e popullsisë shqiptare, aktin solemn të pavarësisë së popullit shqiptarë më 1912, padrejtësinë aneksuese të po këtij territori të vet-pranuar nga shtetet fuqiplote të kohës.

4. Parlamenti grek të ratifikojë ndryshime kushtetuese në favor të të drejtave të popullsisë shqiptare brenda territorit administrativ të vet (si asaj autoktone, po ashtu asaj pjese që gëzon statusin e emigrantit), duke i’u dhënë mundësinë të jenë të barabartë me qytetarët e kombësisë greke, bazuar në Konventat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, të etnive dhe të emigracionit.

5. Të njihen ligjërisht e njëkohësisht të implementohen në praktikë politika zyrtare për mbështetje programesh qeveritare e fondesh të veçanta për çeljen e institucioneve të dijes si; parashkollor, shkolla të nivelit të ulët, të mesëm, universitete, akademi etj., në gjuhën shqipe, duke vlerësuar se kjo strategji do të ndihmojë dukshëm në ruajtjen e vlerave kulturore të gjithësecilës etni dhe në harmonizimin e këtyre vlerave me ato të etnive të tjera (turke, ruso-ponde, maqedonase, izraelite, vllehe, rome) në shtetin grek, që e bëjnë atë një shoqëri multietnike.

6. Të shfuqizohet juridikisht e me urgjencë Ligji i Luftës. 26/36 (1940), si element që së pari, kompromenton pa kurrëfarë dyshimi ekzistencën e Aleancës Paqeruajtëse (NATO), pjesë e së cilës dhe me të drejta reciprokisht të barabarta është edhe shteti grek; së dyti, çka është dhe më esenciale, përdoret si çelës bllokues i të drejtave pronësore të shqiptarëve të Çamërisë.

7. Të respektohen normat ligjore që sanksionojnë të drejtat e njeriut, të cilat, në shumë raste, janë dhunuar haptazi, jo vetëm nga qarqet ultranacionaliste të shfaqura brenda politikës greke, por edhe nga Institucionet e po këtij shteti. Të respektohen të drejtat e emigrantëve shqiptarë (që e gëzojnë statusin) si pjesë integrale e shoqërisë greke, të qytetarëve shqiptarë aktualisht me liri të kufizuar, të biznesmenëve shqiptarë që operojnë në po këtë shtet...etj.

8. Të evitohen, deri në eleminim, aktet e ulëta të diskriminimit racial (të shfaqura me dhjetra nën autorësinë e institucioneve greke) ndaj shqiptarëve emigrantë dhe njëkohësisht format e presionit psiko-institucional, prej shekujsh, ndaj popullsisë arvanite me kombësi shqiptare.

9. Të zgjidhet me seriozitet problemi i varreve masive të të rënëve shqiptarë të Çamërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin aktual grek si një normë barazie e reciprociteti në shërbim të respektit dhe marrëdhënieve dypalëshe dhe finalizimit të këtij operacioni me një “Memorial” në kujtim të tyre, siç është kërkuar prej kohësh edhe nga shoqata “Çamëria”.



KRYESIA E SH.A.I.B.K
Kryetar Prof. Dr. Hulusi Hako
Sekretar Organizativ Genc Llakaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi