Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë

Shko poshtë

Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë Empty Haxhi Osmanaj: Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 2:33 am

Argumentimet pa fakte janë sulm direkt dhe nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë

Nga Haxhi Osmanaj

Në një bisedë të lirë me një mik (që gjatë shumë viteve ishte aktivist në kuadër të lëvizjes për Kosovën republikë dhe tani krejtësisht i distancuar nga zhvillimi i politikës aktuale në vendlindja nga disa ish bashkëpunëtorët e tij) u njoftova për faqen e internetit “Zemra Shqiptare” dhe mundësit që kjo faqe ju ofron aktivistëve të penës për të shprehur dhe publikuar mendimet e tyre në formë të pa censuruar. Pas përfundimit të bisedës me mikun që aktualisht xhindet me punë dhe banim të “përkohshëm” në Gjermani hyra në internet për të shikuar se përmbajtjen e kësaj faqe.
Që në fillim të hapjes së faqes “Zemra Shqiptare” vërejta një frymë tolerante të shprehjes së mendimit të lirë të një numri të madh mendimtarësh. Disa nga ata që kishin publikuar mendimet e tyre rreth temave të ndryshme i njihja përderisa të tjerët nuk i njihja as nëpërmes emrit as nëpërmes fotografive. Ajo çfarë zgjoj vëmendjen time në ketë rast, është pa dyshim, forma që debatuesit kishin zgjedhur për të argumentuar qëndrimet e tyre në distanca të larta gjeografike dhe gjuha e përdorur për të bindë kundër mendimtarin mbi temën e debatit.
An e këndë Kosovës sot është aktualizuar rasti i SHIKUT, veprimtaria e tyre gjatë luftës në mes shqiptarëve dhe ish trupave të armatës Jugosllave. Unë personalisht nuk posedoj kurrfarë faktesh për veprimet e SHIKUT si organ i shërbimit sekret të PDK:s, qofshin ato të natyrës së veprimit të organizuar apo individual nga pjesëtarët e SHIKUT. Mirëpo, nëse ne dëshirojmë ta informojmë popullin për veprimet e SHIKUT në mënyrë objektive dhe me qëllim që të ndihmojmë ecurit për shndritjen e shumë vrasjeve misterioze, atëherë ne vlen që njohurit tona që ne posedojmë në kuadër të kësaj teme ti formulojmë me respekt për lexuesin duke ofruar fakte konkrete mbi atë çfarë dimë për ketë.
Unë jomë plotësisht i vetëdijshëm se, tërësia e veprimeve të SHIKUT nuk do të ketë mundësi të bëhet e njohur për opinionin shqiptar pa përfundimin e hetuesisë së rastit nga ana e EULEX:it dhe përmbledhjes së shënimeve nga dëshmitarët e rastit. Njëkohësisht unë jam tërësisht i bindur se, ne si debatues profesionist do të kemi mundësi reale që argumentet tona që ne posedojmë në kuadër të kësaj teme do të kemi mundësi ti diskutojmë në ketë faqe pa obliguar anën e kundërt të pozicionohet për sulme verbale.
Unë personalisht dhe mjaftë bashkatdhetar tjerë anë e këndë botës, gjegjësisht qytetarët e Kosovës në vendlindje, jemi tejet të interesuar të njihem me fakte të argumentuara mbi veprimet e SHIKUT dhe pasojat që këto veprime do të sjellin tani kur EULEX:i do të fillon arrestimet e personave të inkriminuar në veprimet e SHIKUT. Por, sikur unë edhe të tjerët nuk do të përfitojmë nga ajo që shkruhet dhe thuhet në ketë faqe nëse gjërat këtu shkruhen me gjuhen e hakmarrjes apo me qëllim nënçmimi të ndonjë figure zyrtare të skenës politike në vend. Argumentet e padëshmuara me fakte nuk ndihmojnë në ngritjen e njohurisë së lexuesit – ato përkundrazi obligojnë të cituarit në shkrimet tona të pozicionohen dhe reagojnë në mënyrë të pa koncentruar.
Për hir të një informimi korrekt dhe ngritjes së cilësisë së faqes “Zemra Shqiptare” kisha kërkuar (lutur), që personat që posedojnë informacion për veprimet e SHIKU:t gjatë ekzistimit saj si organ i shërbimit sekret të PDK:s së sotme të na informojnë për ketë pa përdorur gjuhën e fyerjes, kërcënimit apo nënçmimit. Faleminderit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi