Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?

Shko poshtë

Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!? Empty Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 14, 2009 2:45 am


Lebit Murtishi: Vetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!? U1_LebitMurtishiVetëgjyqësi mesjetare, apo inate primitive!?

Nga Lebit Murtishi

…Edhe vesi i parë edhe i dyti i takojnë dhe duhet t`i takojnë të kaluares së largët, por ja që ndër ne ndodh e kundërta ndonjëherë. Domethënë, nëse nuk dijmë gjë tjetër, dijmë t`i ngatërrojmë orët historike, varësisht nga epshi që duam të përplotësojmë.
Këtë mendim e „vulosi“ skandali që plasi ditët e shkuara në Prishtinë, me rastin e quajtur- Bllaca. Se a është e vërtetë ose jo deklarata e Nazim Bllacës, akoma nuk dihet, por që tronditi mbarë opinionin shqiptar, kjo është e sigurtë dhe do të mbesë gjatë kohë në kujtesën tonë.
Tronditja vajti dhe më tej, kur persona e zyrtarë të apostrofuar në deklaratën famoze, në vend që të japin ndonjë sqarim rracional, që do të qetsonte opinionin e trazuar, ata, nga i pari tek i fundit, u kujdesen të marrin në mbrojtje vetveten, dhe më këtë na bënë të dyshojmë, se megjithatë, Nazim Bllaca, edhe në ishte agjent i djallit e i të birit, edhe në është i sëmurë mental, me fjalën e tij, vuri në siklet shumë zyrtarë dhe eksponentë të politikës zyrtare në Kosovë…
Dikush tha se nuk është e rastit paraqitja e Bllacës në „skenë“ paralelisht me fillimin e procesit gjyqësor në GJ.N.D-së, që do të vlerësojë ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, tha është agjent i serbisë, dikush tjetër tha është i shtyrë nga qarqet e caktuara të EULEX-it, për të njollosur figurat udhëheqëse të UÇK-së, dikush tha diçka tjetër, vetëm pika qendrore e këtij rasti nuk u prek: askush nuk tha se aty ku ekzistojnë viktimat, ekzistojnë edhe vrasësit, pavarësisht se cilët mund të jenë, përveç N. Bllacës, që pranoi publikisht se është njëri ndër të tjerë…
Pra, qytetarët e Kosovës duhet të binden nga dikush, se në institucionet shtetërore nuk janë strukturuar mentalitete bajraqesh e bajraktarësh, që duan të na kthejnë në mesjetën e largët kanunore; se në institucionet shtetëore nuk ka bashibozukë, që në emër të këtyre apo atyre vlerave sillen si pronarë të Kosovës, etj., etj., dhe vetëm atëherë do të mund të qetësohet opinioni shqiptar. Përderisa vajtohet fati i të apostrofuarve, dhe anashkalohet serioziteti i problemit, drejtësia kosovare lë shumë për të dëshiruar…


Bern, më, 07.XII.09
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi