Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Faqja 1 e 1

Enver Bytyçi, analist |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes (Pjesa I)
Filozofia politike e Ibrahim Rugovës
Kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion kaq i qartë dhe një profil kaq dinamik e magjepës, si ai që kishte vizatuar Ibrahim Rugova për vendin e tij e të shoqërisë shqiptare. Kurrë ndonjëherë bota shqiptare nuk kishte përpunuar një filozofi kaq të kthjellët e kaq të kuptueshme për të ardhmen e tyre. Kurrë ndonjëherë ndonjë udhëheqës rajonal e më gjerë nuk ishte fiksuar me aq këmbëngulje dhe nuk kishte qenë aq bindës në shërbim të paqes, të së drejtës e të lirisë njerëzore për shtetformim e demokraci, sa ç'ishte Rugova.
Nga Enver Bytyçi
eb_shqip@hotmail.com
eb_shqip@hotmail.com
Më 21 janar shënohen tri vite, që kur Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ndërroi jetë. Tri vite janë shumë pa njeriun që ideoi dhe realizoi vizionin shumëshekullor të shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci. Jeta dhe veprimtaria politike e udhëheqësit politik e shpirtëror të shqiptarëve, presidentit Rugova, është vlerësuar dhe vazhdon të ngjallë debat në mënyra kontraverse. Kjo është e zakonshme në një shoqëri demokratike e pluraliste, ndaj dhe një mënyrë e tillë vlerësimi vetëm sa ndriçon të vërtetat dhe sjell në publik një realitet, në të cilin kanë vepruar instikte e ndjenja njerëzore të përziera si në një veprimtari kaosi.
Ky fakt e bën të dmozdoshëm debatin mbi rolin historik, kulturën filozofike dhe ndikimin aktual të njëriut që për dy dekada qëndroi në qendër të një
procesi historik të papërsëritshëm jo vetëm në hapësirën shqiptare, por edhe më gjerë. Megjithatë, që në fillim më duhet të shkruaj faktin se Ibrahim Rugova mbetet e do të mbetet personaliteti i vetëm shqiptar me një profil origjinal, të paarritshëm deri më sot në territoret shqiptare e më tej, në hapësirën ballkanike. Ibrahim Rugova mbetet themeluesi i një filozofie të re politike, vlerat e së cilës vetëm se do të rriten dhe kurrë ndonjëherë nuk do të veniten. Ibrahim Rugova ishte dhe do të analizohet nga shkenca politike bashkëkohore dhe ajo që do të pasojë, nga biografët dhe historianët si një rast unikal në rrafshin shqiptar dhe në rrafshin ballkaniko-europian.
Kurrë ndonjëherë më parë nuk ishte konstruktuar një vizion kaq i qartë dhe një profil kaq dinamik e magjepës, si ai që kishte vizatuar Ibrahim Rugova për vendin e tij e të shoqërisë shqiptare. Kurrë ndonjëherë bota shqiptare nuk kishte përpunuar një filozofi kaq të kthjellët e kaq të kuptueshme për të ardhmen e tyre. Kurrë ndonjëherë ndonjë udhëheqës rajonal e më gjerë nuk ishte fiksuar me aq këmbëngulje dhe nuk kishte qenë aq bindës në shërbim të paqes, të së drejtës e të lirisë njerëzore për shtetformim e demokraci, sa ç'ishte Rugova. Për këto arësye mund të vihet në përfundimin se sa më shumë vite kalojnë, aq më shumë do të minimizohen dhe do të harrrohen gabimet njerëzore të Rugovës, sepse Ai arkitektoi të ardhmen e një vendi, Kosovës, të cilën pesimistët e shumtë në botë e kishin cilësuar si epiqendrën e një lufte shkatërruese, të cilën shpesh e cilësonin si fillimin e "Luftës së Tretë Botërore". Me filozofinë e tij politike Ai e shndërroi në një realitet atë që mund të quhet e pamundur për logjikën e shumë shkenctarëve dhe studiuesve në botën demokratike. Vetë njohës të shquar të arkitekturës historike të Ballkanit nuk kanë mundur të besojnë se një personalitet i këtyre hapësirave do të arrinte të shkëputej plotësisht nga konceptet arkaike nacionaliste të së kaluarës dhe do të shëndërrohej në një simbol të luftës moderne për liri, pavarësi e drejtësi. Ky personalitet erdhi në jetën politiko-shoqërore si i tillë dhe Ai mban emrin e të shquarit, Ibrahim Rugova.
1. Ndjenja e përkushtimit për jetën
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cërrcë të komunës së Istogut, në perendim të Kosovës. Atëherë ishte fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe vendin e pushtuesve gjermanë e kishin zënë pushtuesit komunistë jugosllavë të përzier me çetnikët nacionalistë serbë. Kur u lind Ibrahim Rugova nuk jetonte babai i tij Uka e as gjyshi, Rrusta. Vetëm pak javë më parë ata ishin pushkatuar nga gjyqet partizane serbe nën akuzën "se kishin bashkëpunuar me nazistët gjermanë", shkurt se i ishin bashkuar një pushtuesi jashtëballkanik për të luftuar kundër pushtuesit ballkanik serb. Nëna Sofë e kishte rritur Atë me shumë mundime, si një fëmijë të vetëm.
Ky fat i pamëshirshëm, të cilin pushtuesit serbë të shekullit të XX kanë ditur e kanë mundur t'ia sjellin të gjitha familjeve shqiptare, e kishte bërë Ibrahim Rugovën të rritej me ndjenjën e sfidës. Gjatë kohës kur mësonte në shkollën fillore në fshat, apo në shkollën e mesme në Pejë, kishte formuar në vetvete bindjen se jeta duhet jetuar ashtu siç ajo mund të vijë. Ndërkaq kishte ekzaminuar sfidën kryesore, të cilën do të duhej ta përballonte, me qëllim që jeta të bëhej më e këndshme dhe që vetë Ai të ishte më i përkushtuar ndaj saj.
Sigurisht që i vinte të çahej prej inatit, sepse jetim nuk e kishte lënë Zoti, por pushtuesi serb. Për të do të ishte më lehtë që si rrugë "mbijetese" të zgjidhte modelin e të parëve të tij, të hakmerrej në mënyrë të dhunëshme kundër vrasësve serbë. Por jo. Më parë se të vizatonte modelin e rezistencës shqiptare të së ardhmes ai kishte marrë kontakt dhe kishte studiuar, siç e thoshte vetë, autorët humanistë me famë botërore, Balzac-un, Shakespear-in, Kafka-n, Dostojevskin dhe Proust. Përmes këtyre shkrimtarëve dhe filozofëve Ai kishte mësuar e përvetësuar një filozofi të re të rezistencës e të qëndresës përballë pushtimit e aparteidit serb në Kosovë. Sa më shumë rritej e burrnohej Rugova kishte ndjerë përgjegjësi të shumëfishta: Përgjegjësi për vetëveten, përgjegjësi për familjen e përgjegjësi për fatin e kombit të tij nën pushtim e në robëri. Edhe sfidën e jetës e shihte si të tillë, si domozdoshmëri të suksesit. Ishte koha e fëmijërisë dhe e rinisë kur e ndjente se kishte qenë i "përkdheluri" dhe dashuria e vetme e nënës Sofë, ndaj dhe ai ishte pushtuar nga ndjenja e jetës, nga ndjenja për ta jetuar e sfiduar atë, gjithnjë në emër të dashurisë për lirinë.Por një jetim i rritur me aq mundime nuk mund të mos shihte, qoftë dhe më njëfarë arrogance të fshehur në drejtim të përjetësisë. Ndaj dhe tek Ai kishte lulëzuar imagjinata dhe fantazia e të qenit sfidues. Ai kishte gjetur gjithashtu mjetet e armët e domozdoshme për këtë, për të qenë më në fund krenar se kishte realizuar amanetin e njerëzve të tij të dashur, të cilët ishin sakrifikuar për këtë vend. Në mbi dymilion shqiptarë të Kosovës do të gjendeshin së paku njëmijë ose dymijë të tillë që mendonin e besonin në ato që besonte Ibrahim Rugova. Por ndër të gjithë ata që besonin e mendonin për këtë ide, vetëm Ai do të dëshmonte se i përkiste një filozofie të re, një mënyre të re të të menduarit dhe të vepruarit për t'u çliruar nga robëria serbe.
Kjo lloj filozofie ishte formuar në qenien e Ibrahim Rugovës përfundimisht në kohën kur ai kishte marrë kontakt me njohuritë filozofike gjatë studimeve në universitet. Nga prindët kishte marrë gjithmonë këshillën për durim e urtësi. Nga filozofia kishte mësuar gjithnjë se kjo mënyrë sjelljeje është më e dobishme dhe humane. Ai u kishte rezistuar rapsodive patriotike, në të cilat, përveç grykës së pushkës e grykës së topit, nuk gjente vend kënga e melodia për filozofinë e të menduarit, të duruarit, si mjet edhe për t'u çliruar nga një sundim i huaj. Ai kishte mësuar për lëvizjet çlirimtare paqësore, sidomos për atë që quhet "Ghandizëm" në Indi, "Mandelizëm" në Afrikën e Jugut ose "Lutherizëm" në Shtetet e Bashkuara të Anerikës. Por me një ndryshim thelbësor: Ndërsa gandistët e mandelistët përballeshin me demokracinë angleze, si dhe lutheristët me demokracinë amerikane, Rugova dhe rugovistët përballeshin me politikat nacionaliste obskurantiste serbo-ballkanike si dhe me makinerinë e një shteti nacional-socialisto-komunist serb, i cili aplikonte në luftën kundër shqiptarëve metodat më sofistikuese të përdorura nga regjimet më totalitare të djathta e të majta në Europë.
Rugova filozofinë e rezistencës gandiste e kishte mësuar gjatë studimeve në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Prishtinës e më së shumti e kishte përvetësuar gatë studimit të literaturës në vitet 1976-1977 në Universitetin e Parisit. Pas kësaj njohuritë e tij në fushën e albanologjisë do të ngjitnin një shkallë të re, derisa më 1984 Ai do të mbronte në Prishtinë gradën e Doktorit të Shkencave. Ndaj dhe mund të thuhet se jeta e veprimtaria e Ibrahim Rugovës, më parë se politikan, ishte trasuar si "gandist" i bindur gjatë sfidave që kishte kaluar si redaktor në gazetën e studentëve "Bota e Re" dhe në revistën shkencore "Dituria", si studiues për gati dy dekada në Institutin Albanologjik dhe ndërkohë si kryeredaktor i revistës "Gjurmime albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Ish-bashkëpunëtorët e tij tregojnë me simpati temperamentin "gandist" të Rugovës edhe në situata të vështira, gati tragji-komike. Një rast i përmendur më shpesh ka të bëjë me një fakt të papublikuar, kur drejtori i Institutit Albanologjik të Prishtinës kishte dhënë urdhër që atij të mos i jepej rroga. Dhe Rugova kishte shkuar me qetesine e Tij karakteristike tetë muaj në sportelin e arkës për ta marrë rrogën mujore e ishte kthyer me duar bosh. Megjithatë, asnjëherë nuk kishte thënë një fjalë të vetme në adresë të drejtorit a të dikujt tjetër, nuk kishte përmendur as fjalën "padrejtësi", as fjalën "hakmarrje", as diçka të ngjashme.
Në vitin1986 Rugova Ai ishte zgjedhur Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, të cilën e kishte shndërruar shumë shpejt në një bërthamë të lëvizjes shqiptare për të kundërshtuar sundimin serb në Kosovë. Njeriu i heshtur dhe durues, në cilësinë e Kryetarit të Lidhjës së Shkrimtarëve, do të shfaqej legjendar në një kongres të shkrimtarëve serbë më 1988, kur me kurajo dhe publikisht do të denonconte dhunën ushtarake e policore të Serbisë në Kosovë. Gazeta e njohur gjermane "Frankfurter Rundschau" e datës 23 gusht 1999 e kujtonte këtë eviniment në gojën e një studenti të ri të Prishtinës me këto fjalë: "Ne kosovarët nuk ishim mësuar që dikush të fliste për ne. Rugova ishte treguar kurajoz, atëherë kur të tjerët kishin frikë të flisnin". 1)
Vazhdimi përmanent i dhunës dhe aparteidit serb kundër shqiptarëve, të qenit në krye të organizatës më prestigjioze të njerëzve të letrave në Kosovë, si dhe revolta shpirtërore që akumulohej te Ai, ishin tri momente vendimtare që e vunë Ibrahim Rugovën në ballin e luftës së shqiptarëve për liri, demokraci e pavarësi. Më 23 dhjetor 1989 ai u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Zgjedhja dhe veprimtaria e tij në krye të LDK-së e më pas si President i Republikës së Kosovës, për Rugovën nuk ishte një inskenim, as thjesht një eviniment, aq më pak një spektakël. Ai detyrën si udhëheqës e lider i shqiptarëve i pa si përmbushje të detyrimit. Rrallë kush, ose askush tjetër në trevat shqiptare nuk ka mundur që këtë detyrim ta përmbushë me aq maturi, me aq dinjitet e stil, si Ibrahim Rugova. Për këto arësye Ai ka merituar gjithë mirënjohjen e shqiptarëve si dhe të vendeve perendimore demokratike. Kjo e bën dhe do ta bëjë atë gjithnjë të kërkuar, gjithnjë prezent, gjithnjë të dëshiruar në të gjitha etapat e zhvillimit e në të gjitha vendimarrjet e rëndësishme.

1) Gazeta "Frankfurter Rundschau", nr 154, e hënë, 23 gusht 1999.
Në pjesen e dytë do të lexoni:
Cilat ishin kushtet politiko-shoqërore, të cilat e nxorën Ibrahim Rugovën në krye të lëvizjes së shqiptarëve për liri, pavarësi e demokraci? Si kishte mundur Ai që të sfidonte mitin serb "të të qenit viktimë"? Çfarë kishte planifikuar qeveria serbe për eleminimin dhe diskretitimin e udhëheqësve shqiptarë të Kosovës dhe si kishte mundur Ibrahim Rugova t'i sfidonte plane të tilla?

Botuar në gazetën "Bota sot", datë 04.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Enver Bytyçi, analist |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes (Pjesa II)
Rugova ndryshe
Ibrahim Rugova ndryshoi filozofinë ballkanike e panshqiptare të qëndresës, duke përpunuar e përcaktuar qëllime sa më radikale, të cilat synoi t'i realizonte me mjete joradikale. Ai besonte se suksesi politik e nacional do të vinte përmes një lidhjeje të qëndrueshme midis vullnetit për të arritur qëllimin final si dhe gatishmërisë e vendosmërisë për t'u orientuar drejt në rrethanat që t'i krijojnë të tjerët, në rastin konkret shteti i Serbisë.
Nga Enver Bytyçi
Ibrahim Rugova kishte ardhur në skenën politike e nacionale të shqiptarëve të Kosovës si një studiues i pasionuar i historisë, kulturës dhe etnogjenezës së tyre. Atë e kishte thirrur në skenë vetë koha, në të cilën kalonte vendi, vetë proceset që kishin ndodhur dhe po ndodhnin në vend. Rugova u thirr dhe u vendos në krye të lëvizjes politike e nacionale në kulmin e konfliktit shqiptaro-serb.
Ai erdhi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve e më pas të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të udhëhequr një betejë dhe një luftë të pabarabartë. Ai kishte dhe do të kishte përballë një shtet pushtues të vendit të tij. Serbia ishte rishfaqur pas vitit 1981 si pushtuese e dhunuese e egër në Kosovë. Në marsin e vitit 1989 ajo i kishte vendosur shqiptarët nën një sistem aparteidi e kolonizimi të pashembullt. Statistikat flasin për mijëra të vrarë e të burgosur, për 115 mijë punëtorë të lënë pa punë, për mbyllje të shkollave, të universitetit, spitaleve, etj. Rugova ishte thirrur në skenë për ta sfiduar këtë aparteizëm si dhe vetë sundimin serb në Kosovë.

1. Përgjegjësia për ta mposhtur revanshin serb
Si intelektual Ai i kishte përjetuar me dhimbje të gjitha krimet serbe kundër bashkëkombasve të tij, krime që nuk ia kishin kursyer as njerëzit më të dashur. Si njeri i dijes dhe i kulturës, Ai kishte përjetuar me trishtim revanshin propagandistik antishqiptar të akademikëve, klerikëve dhe intelektualëve serbë. Në janar 1986, vit në të cilin Rugova do të merrte përsipër barrën e kreut të Lidhjes së Shkrimtarëve, 217 intelektualë serbë, të drejtuar nga romancieri dhe më pas president i Jugosllavisë së mbetur, Dobrica Qosiç, kishin nënshkruar një petizion, në të cilin serbët e Kosovës deklaroheshin si viktima të "genocidit shqiptar". Ky memorandum i Akademisë së Shkencave të Beogradit e kishte bindur liderin karizmatik, Rugova, se Serbia po përgatiste një luftë të re shfarosëse kundër shqiptarëve. Këto publikime serbe, shkruan Prof. Sundhaussen, kishin dy qëllime: "T'i shndërronin dhunuesit serbë në viktima" dhe të përhapnin idenë se "Toka dhe qielli formojnë së bashku atdheun e serbëve" 1)
Vetëm pak kohë para se Rugova të shfaqej në skenën e veprimtarisë kombëtare të shqiptarëve, në Serbi kishte ardhur në krye të Lidhjes së Komunistëve e të shtetit serb krimineli Sllobodan Millosheviç. Një vit më parë se Rugova të zgjidhej në krye të lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve Millosheviçi ishte betuar (19 nëntor 1988), me formulën gebelsiane e hitleriane, sipas së cilës : "Serbia ose do të jetë e madhe, ose nuk do të ekzistojë fare". 2) Ishte koha kur qindramijë shqiptarë protestonin me fuqi të jashtëzakonshme kundër kësaj doktrine gjakderdhëse të Beogradit.
Revanshi ultranacionalist të shtetit dhe udhëheqësve serbë kundër shqiptarëve duhej përballuar me mjete dhe forma të posaçme. Agresioni serb kundër Kosovës merrte vazhdimisht përmasa të jashtëzakonshme dhe mbështetej me një arsenal të gjithanshëm, me masa e gjendje të jashtëzakonshme, me dhunë të shfrenuar të ushtrisë e policisë kundër rinisë e studentëve, me burgosje e tortura të të gjitha llojeve, me helmime e vrasje të ushtarëve shqiptarë që kryenin shërbimin ushtarak. Ndërkaq kjo situatë konflikti shoqërohej me një fushatë të pafund e të paimagjinueshme shpifjesh e akuzash për "terrorizëm", për "seperatizëm", për "fundamentalizëm islamik" kundër shqiptarëve.
Të merrje përgjegjësinë e udhëheqjes së përballimit të këtyre lloj situatave ishte jo thjesht një guxim "prej të marri". Ndërsa të ndryshoje në këto kushte gjithë strategjinë e luftës kundër këtij lloj terrori, do të thoshte që "të notoje në një det të hapur". Ibrahim Rugova mori përsipër rriskun në të dy këto përgjegjësi. Ai ndryshoi filozofinë ballkanike e panshqiptare të qëndresës, duke përpunuar e përcaktuar qëllime sa më radikale, të cilat synoi t'i realizonte me mjete joradikale. Ai besonte se suksesi politik e nacional do të vinte përmes një lidhjeje të qëndrueshme midis vullnetit për të arritur qëllimin final si dhe gatishmërisë e vendosmërisë për t'u orientuar drejt në rrethanat që t'i krijojnë të tjerët, në rastin konkret shteti i Serbisë.

2. Si e kishte planifikuar Shejshel asgjësimin e politikanëve shqiptarë?
Këto rrethana ishin ato çfarë edhe dihen. Por më mirë sesa i njohim ne shqiptarët i kanë formuluar vetë serbët. Një nga figurat ultranacionaliste serbe, ish-zevendëskryeministri i Serbisë, Vojisllav Sheshel, kishte rekomanduar në stilin e Cvijiçit, Gjorgjeviçit, Pashiçit, Çubrilloviçit dhe Andriqit se si do të duhej ndërtuar agresioni i gjithanshëm kundërshqiptar. Projektin e tij e risjell në vëmendje Profesori i Universitetit të Berlinit, Holm Sundhaussen, përmes citimit të një reviste të vitti 1995 të Beogradit. Sipas Sheshel, e rëndësishme për Serbinë do të ishte diskreditimi i personaliteteve shqiptare të politikës, kulturës e shkencës në sytë e botës së perendimit. Udhëheqësit e shqiptarëve, shkruante ai, duhet të diskretitohen përmes publikimeve brenda dhe jashtë vendit, nje fushë kjo, ku shqiptarët janë shumë të ndjeshëm. Jetën e personaliteteve politike duhet ta dominojnë skandalet, të cilat duhen inskenuar me forma të shumta si aksidente automobilistike, vrasjet për xhelozi ose infektimi me sëmundjen e SIDA-s gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Në rastin e infektimit me SIDA, rekomandonte Sheshel, duhej që këta udhëheqës politikë të nalohen në kufi, të vihen në karantinë për ekzanimime dhe më pas të diskreditohen në opninion. Më pas radikali serb udhëzonte që këto ngjarje të përhapeshin si lajme përmes një propagande të gjerë në mediat, me qëllim që të krijohej opinioni i duhur për izolimin e politikanëvë shqiptarë. Këto masa ai i shihte si të rëndësishme për t'u shfrytëzuar, me qëllim që personalitetet e rëndësishme shqiptare të diskretitoheshin në perendim. 3)
Ky program i izolimit të personaliteteve shqiptare nga bota demokratike dhe më pas asgjësimit të tyre si dhe realizimit të spastrimeve etnike në Kosovë, përbën thelbin e rrethanave konkrete, në të cilat lideri historik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij morën përgjegjësitë politike e nacionale mbi vete si dhe i ushtruan këto përgjegjësi për gati 20 vjet radhazi. Jo pak kolegë të Rugovës ishin shmangur në fillimet e lëvizjes për shkak të frikës që kishte ngjallur regjimi i Milosheviçit dhe programi serb i asgjësimit të shqiptarëve. Disa prej këtyre kolegëve në vitet që do të vinin ishin shfaqur në skenën politike shqiptare, jo shumë për të dëshmuar përgjegjësi, sesa të xhelozuar nga suksesi i paimagjinuar i politikës së Rugovës. Madje të dëshpruar pse ata nuk kishin marrë nismën e Rugovës për ta kryesuar e drejtuar atë lëvizje.

3. Veçoritë e zhvillimeve dramatike në Kosovë e ish-Jugosllavi.
Rrethanat politiko-shoqërore në të cilat Rugova ushtroi veprimtarinë e tij politike e nacionale kanë qenë vërtet specifike e të një lloji të veçantë në zhvillimet shoqërore të rajonit. Në pikëpamje ndërkombëtare kishim të bënim me priudhën e shkatërrimit të botës komuniste, proces që kishte filluar në Poloni e në Kosovë e në të njëjtën kohë kishte përshpejtuar katastrofën në ish-Jugosllavi. Ish-Federata Jugosllave kalonte sa në një krizë te tjetra. E ardhmja e saj nuk ishte definuar. Vetëm fakti se Millosheviçi dëshironte ta sundonte atë ishte i qartë. Kosova kishte qenë shkëndija e parë, e cila i kishte dëshmuar botës se ish-Jugosllavia ishte një gërmadhë dhe aspak një gjetje e duhur për bashkimin e disa popujve konglomeratë e të ndryshëm në gjuhë, në religion, në tradita e zakone. Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë kishte ardhur përmes një konflikti të armatosur. Lufta në Slloveni, në Kroaci e konflikti i egër në Bosnje-Herzegovinë ishin ngjarjet që kishin dominuar jo vetëm skenën ballkanike e europiane, por dhe atë botërore.
Të orientoheshe në ato rrethana ishte shumë vështirë. Të dije të vlerësoje situatat dhe të dilje gjithnjë me projekte të qarta gjatë asaj dinamike, do të thoshte të gjeneroje kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale e udhëheqëse. Të veproje njëkohësisht në kushtet e pushtimit, kolonizimit e të aparteidit që ushtrohej kundër popullit, të cilin e përfaqëson, kjo e vështirësonte tejmase veprimtarinë e cilitdo udhëheqësi politik. Ibrahim Rugova ishte personaliteti i vetëm ballkanik, që në këto kohë të vështira për të e për kombin e tij dijti të orientohej saktësisht, dijti të qëndronte në lartësinë e pozicionit dhe përgjegjësisë me vetëdije, dijti që me finesë dhe zgjuarsi t'i kalonte vështirësitë e panumërta në rrugën e ndërtimit të lirisë e të pavarësisë së vendit të tij. Para së gjithash Ai dijti të gjejë formulën magjepëse të vetëdijësimit të faktorit shqiptar, të ndërkombëtarizimit të çeshtjes shqiptare dhe të shkatërrimit të miteve serbe për të ashtuquajturin "viktima të terrorit" të të tjerëve e parasëgjithash të shqiptarëve. Ibrahim Rugova zgjodhi një rrugë origjinale për t'u faktorizuar si personalitet politik i pakontestueshëm në skenën politike ndërkombëtare dhe për të tërhequr vëmendjen e botës së civilizuar për atë që po ndodhte në Kosovë. Përballë Ibrahim Rugovës ishte çarmatosur dhe diskredituar politika agresive, luftënxitëse dhe shkatërruese e Serbisë së Milosheviçit.

4. Efektet e mençurisë politike të Ibrahim Rugovës.
Efektet e mençurisë strategjike e taktike që përdori lideri shqiptar i Kosovës kanë qenë me ndikim të jashtëzakonshëm, ndaj dhe sollën kthesën më të madhe historike në jetën politike shqiptare, të panjohur më parë. Ai e nxori lëvizjen shqiptare nga kufijtë e anarkisë atë në hullinë e disiplinës politike të admiruar. Me këtë veprim çarmatosi de facto propagandën antishqiptare të Serbisë, duke i dëshmuar botës të kundërtën e trillimeve të Beogradit. Nëse në ditët e sotme në jetën e Kosovës vazhdon e njëjta disiplinë politike, udhëheqësit politikë të Prishtinës, vetë qytetarët e Kosovës si dhe bota demokratike perendimore e shohin këtë fenomen si një proces rugovian. Për këto arësye kohët e sotme e të ardhme vetëm sa do ta lartësojnë figurën, mençurinë politike dhe përsonalitetin e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ishte i pari udhëheqës në historinë e shqiptarëve, që kuptoi se "Lufta dhe dhuna nuk mund ta zgjidhin çeshtjen e pazgjidhur shqiptare", se në paqe e përmes saj mund të arrihet shumë më tepër sesa përmes luftës e konfliktit të dhunshëm. Në të vërtetë kombi shqiptar kishte zhvilluar beteja të shumta për ta fituar lirinë e tij. Megjithatë ai kishte mbetur i përçudnuar dhe i injoruar në një qoshe ballkanike, jeta e të cilit varej më së shumti nga zhvillimet në Beograd e në Athinë. Në fund të çdo luftë e të çdo beteje plaçkën shqiptare e kishin ndarë të tjerët, serbët, grekët, malazezët... Ibrahim Rugova zhvilloi teorinë e re filozofike, sipas së cilës nuk do të duhej të shkohej si humbës në tavolinën e bisedimeve të pas një ose disa betejave të zhvilluara, por do të duhej ta zhvillojëe luftën kundër pushtuesit pa mjete të dhunëshme, duke e refuzuar e bojkotuar atë si dhe duke ndërtuar themelet e shtetit të ri.
Referencat:
1) Sundhaussen: Der Kosovo Krieg, 2000, faqe faqe 82. (Himmel und Erde bilden diese serbische Heimat).
2) Po aty, faqe 83.(Serbien wird groß sein oder es wird gar nicht sein").
3) Po aty, faqe 85.

E-Mail: eb_shqip@hotmail.com
Në pjesën e tretë, të titulluar "Gandhi i Ballkanit", do të lexoni:
Pse Rugova është krahasuar me udhëheqësit e lëvizjeve të mëdha shoqërore e politike në Indi, SHBA e Afrikën e Jugut, përkatësisht Gandhi-n, Luther dhe Mandela? Si e kombinoi ai arritjen e strategjisë nacionale me politikën e refuzimit e të bojkotit absolut të politikës dhe institucioneve të Serbisë? Pse Ai nuk pranoi asnjë propozim për pjesmarrje në zgjedhjet parlamentare serbe si dhe për të mbështetur opozitën serbe kundër Milosheviçit? Çfarë përfaqësonin për Rugovën dhe çeshtjen e Kosovës Papa Gjon Pavli i II dhe Nënë Tereza?

Botuar në gazetën "Bota sot" datë 07.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Enver Bytyçi, analist |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes (pesa e III)
Gandhi i Prishtinës dhe i Ballkanit
Me këtë emërtim e ka mbyllur jetën e tij prej politikani dhe udhëheqësi moderator të shqiptarëve, Ibrahim Rugova. Të gjitha mediat nacionale dhe ndërkombëtare para dhe pas vdekjes së Ibrahim Rugovës kanë vënë theksin në faktin se filozofia politike gandhiste e qëndresës dhe e rezistencës, të cilën e përpunoi Ai, ishte një gjetje e mrekullueshme. Madhështinë e kësaj gjetjeje e shtonte fakti se në rajonin e Europës Juglindore, ku bën pjesë Kosova, nuk kishte ndodhur ndonjëherë një risi e tillë. Asnjë vend ose udhëheqës politik ballkanik nuk ishte përkushtuar më parë në një opcion të tillë për të konkretizuar përpjekjet shumëshekullore për liri, pavarësi e demokraci.
Nga Enver Bytyçi
1. Specifika e gandhizmit rugovian
Megjithatë filozofia gandhiste e Ibrahim Rugovës ka një specifike të vetën. Nëse studiojmë kushtet specifike, në të cilat kishin jetuar indianët nën sundimin britanik, zezakët e Afrikës së Jugut nën sundimin e pakcës së bardhë ose zezakët e Amerikës nën përbuzjen e të bardhëve të këtij vendi, të tri këto raste kanë ngjashmëri me jetën e shqiptarëve nën sundimin serb. Të katër këta popuj kishin përjetuar një dhunë të pashembullt, ishin kthyer në skllevër të pushtuesve dhe ishin përbuzur në ekstrem nga "më të fuqishmit me pushtet ose nga sunduesit kolonizatorë. Por shqiptarët kishin përjetuar diçka më shumë, më të keqen, më të rrezikshmen - kërcënimin për ekzistencë. Këtij qëllimi i kishte shërbyer Serbisë dhuna e terrori i saj në Kosovë.
Megjithatë, Gandhi Jayanti në Indi, Marttin Luther King në SHBA si dhe Nelson Mandela në Afrikën e Jugut ishin bërë shembujt frymëzues për Ibrahim Rugovën dhe Ai e përdori përojën e tyre për t'i shndërruar shqiptarët në qytetarë të respektuar e të lirë në Kosovë. Të katër këta udhëheqës moderatorë kishin ndjekur qëllime madhore fisnike. Megjithatë ata kishin pasur dallime midis tyre, kishin aplikuar metoda specifike, sipas kohës dhe terrenit në të cilin janë zhvilluar ngjarjet. Edhe kundërshtarët e tyre nuk kishin patur të njëjtën ashpërsi. Serbia p.sh ishte treguar shumë më radikale kundër shqiptarëve, sesa anglezët kundër indianëve, amerikanët e bardhë kundër zezakëve ose afrikanët e bardhë gjithashtu kundër zezakëve. Në Kosovë sundonte politika e asgjësimit fizik të një kombi të caktuar, përveçse politika e dikriminimit dhe aparteidit, njësoj si në vendet e lartpëtmendura. Në këto kushte Ibrahim Rugova si lider i shqiptarëve të Kosovës kishte përpunuar një strategji të qartë, njësoj si dhe Gandhi, e cila e çonte vendin në liri e pavarësi, kishte përvetësuar të gjithë elementët gandhistë të rezistencës paqësore, por në ndryshim nga ai nuk kishte nxitur demonstrata masive si në Indi, nuk kishte këmbngulur edhe në dhunën si instrument të arritjes së lirisë, siç kishte ndodhur me Mandelën e Marttin King.
2. "Ne jemi këtu..."
Kjo thjesht për shkak të egërsisë së regjimit të Beogradit dhe ruajtjes fizike të bashkëkombasve të tij. Thelbin e kësaj filozofie do ta zbulonte diplomati i shquar austriak, Rohan, kur pati zbuluar pas vdekjes së Rugovës një dialog midis tij dhe liderit shqiptar: "Çfarë keni fituar zoti Rugova me këtë lloj politike të mosrezistencës"? - e kishte pyetur Rohan më 1994-tën, siç shpjegon ai, disi i zhgënjyer prej tij. Por përgjigja e kishte kthjelluar diplomatin: "Ne jemi këtu" - ishte përgjigjur Presidenti i Kosovës. E përkthyer në shqipen e zakonshme, kjo do të thoshte se "Nëse shqiptarët do t'i ishin përmbajtur dhunës dhe mjeteve luftarake, Serbia me potencialin e saj ushtarak do ta kishte zhbërë kombin shqiptar ne Kosovë. Kush nuk e ka harruar periudhën e Luftës, e kupton se në fillimet 90-ta, kur NATO i kishte "këmbët e lidhura", shqiptarët do të ishin viktima e parë e pakthyeshme, nëse nuk ndiqnin këshillat e principet e Ibrahim Rugovës.
Nëse nuk do të ndërhynte NATO, shqiptarët e Kosovës nuk do të kishin mundur kurrë ndonjëherë të riktheheshin në atdheun e tyre. Ata do të ishin edhe sot refugjatë në vendet e tjera, pa asnjë të drejtë për t'u rikthyer në atdhe. Ndërkaq kur Rugova predikonte filozofinë e tij të rezistencës paqësore, askush nuk e mendonte se NATO dhe Komuniteti Ndërkombëtar do t'i kishin duart e lira për t'i mbrojtur shqiptarët. Të mbi 200 mijë viktimat në Bosnje janë një përvojë e hidhur në këtë drejtim. Për këtë arësye udhëheqësi legjendar i Kosovës, Ibrahim Rugova, kishte refuzuar kategorisht një propozim të presidentit kroat, Franjo Tuxhman, që shqiptarët të hapnin një front jugor lufte kundër Serbisë. Propozimi i Tuxhman nuk kishte pasur kurrëfarë qëllimi që ta çlironte Kosovën nga dhuna dhe sundimi serb, përkundrazi, kishte synuar që të lehtësonte rezistencën e tij ndaj agresorëve serbë. Ndërsa refuzimi i Ibrahim Rugovës vinte në pajtim të plotë me interesat nacionale të shqiptarëve, saktësisht me maksimën rugoviane "të të qenit të pranishëm në Kosovë". Prania e shqiptarëve në vend dhe mënjanimi i një eksodi biblik si ai i vitit 1999 kishin shërbyer si parakushti themelor për respektimin e vullnetit të tyre për një Kosovë të lirë, të pavarur e sovrane. Pa shqiptarët shumicë dërmuese e si popullsi homogjene, nuk do të kishim sot një Kosovë të pavarur.

3. Refuzimi si mjet lufte e suksesi
Për këtë shkak interesimit dhe provokimeve serbe për destabilizimin e dhunshëm të Kosovës, me qëllim spastrimin etnik të saj, lideri historik, Rugova, iu ishte përgjigjur me një mjet specifik për kushtet e kohës e të rajonit, me bojkot të heshtur të të gjithë sistemit politik e administrativ të Serbisë si dhe ndërtimin e institucioneve paralele, të një shoqërie paralele, si instrument mohues i pushtimit dhe regjimit të Beogradit.
Prandaj në thelb të rugovizmit dhe qëndresës së tij qëndroi refuzimi, një lloj praktike që e kishte aplikuar gandihzmi. Ky proces kishte përfshirë gjithë sistemin politik, arësimor, shëndetësor, social, ekonomik e taksor të Serbisë në Kosovë. Rezistenca e shqiptarëve ishte konturuar në mosnjohjen e pushtetit serb, në refuzimin e këtij pushteti dhe ligjeve të tij në politikë, në arësim, në kulturë, në shëndetësi, në çeshtjet sociale, në sipërmarrjet ekonomike e në sistemin e taksave. Bojkoti i shqiptarëve kishte sjellë me vete jo vetëm një risi të re në luftrat ballkanike për liri, pavarësi e demokraci, por i kishte ndërgjegjësuar shqiptarët në Kosovë e në ish-Jugosllavi se kjo kishte qenë forma më e suksesshme e rezistencës. Shqiptarët ishin ndjerë nga kjo më të sigurt në fitore, më krenarë e më të vendosur në kërkesat e tyre. Politika e mospërdorimit të dhunës i kishte dhënë Rugovës dhe shqiptarëve një imazh të ri në botën e civilizuar, përveçse nuk i kishte dhënë mundësi regjimit të Milosheviçit për të përdorur në mënyrë masive metodat e zhdukjes fizike të shqiptarëve.
Refuzimi e bojkoti me paqe kishin dhënë efekte të mahnitshme. Në këto qëndrime presidenti i Kosovës ishte treguar gjithnjë këmbëngulës dhe i pakompromis. Ish-ambasadori amerikan në Beograd, Waren Zimmermann, shkruan në librin e tij "Burimet e një katastrofe", se Rugova e kishte kundërshtuar me vendosmëri një propozim të ambasadorit "për të marrë pjesë në zgjedhjet serbe dhe për të luftuar për qëllimet e shqiptarëve të përfaqësuar në parlamentin e Serbisë". Madje, kujton Zimmermann, Rugova ishte përgjigjur shkurt dhe qartë: "Unë jam gati të jap dorëheqjen dhe popullin tim nuk e ftoj të jetë pjesë e sistemit serb". Filozofia e paqes dhe e rezistencës paqësore e kombinuar me vendosmërinë e pashembullt të Ibrahim Rugovës për të mbrojtur qëllimet e mëdha të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës përbënin dy linja paralele, të ndërlidhura e në shërbim të njëra-tjetrës. Kjo filozofi e kombinuar me refuzimin serb e bojkotin absolut të të gjithë strukturave të Serbisë kishte çuar në situatën, kur Beogradi nuk kishte mundur të urdhëronte më asnjë shqiptar që t'i vihej në shërbim politikës serbe. Kjo filozofi e paqes dhe njëkohësisht e qëndresës e kishte vetëdijësuar Rugovën në atë masë sa të kundërshtonte me vendosmëri këshillat e Tiranës zyrtare për t'iu përgjigjur pozitivisht reagimit të opozitës serbë kundër Milosheviçit në vjeshtën e vitit 1996.
4. Duhen dekada për ta lexuar mendimin filozofik të Ibrahim Rugovës
Principi rugovian, se ato ngjarje ishin çeshtje e brendshme e Serbisë, bënte njëkohësisht me dije se "Kosova ndjehej de facto jashtë Serbisë". Koha kishte dëshmuar largpamësinë e Rugovës. Kur Ai nuk kishte pranuar t'i bashkohej institucioneve të shtetit serb apo protestave të opozitës serbe, pak kush mendonte se opozita antiMilosheviç dhe vetë diktatori serb ishin e njëjta gjë dhe kishin të njëjtin qëndrim në ndjenja e në principe antishqiptare. Duhej të ishe në lartësinë e Rugovës, duhej të kishe gjykimin e përceptimin e tij filozofik e praktik për të arritur në qëndrime e definicione të tilla dobiprurëse për interesat e kombit, të popullit e të çeshtjes të cilën ai e mbrojti. Fatkeqësisht jo vetëm kundërshtarët e Tij brenda aradhës së shqiptarëve, por edhe bashkëpunëtorët, simpatizantët dhe miqtë e Rugovës nuk kanë mundur ta kuptojnë, ta zbërthejnë dhe ta transmetojnë aq sa duhet mendimin filozofik, metodën dialektike dhe praktikën e rezistencës paqësore kombinuar me këmbnguljen pa kompromis të Ibrahim Rugovës. Do të duhen ndoshta dekada, që të kuptohet dhe vlerësohet si duhet ai mesazh i madh, të cilin Presidenti historik i shtetit paralel dhe i shtetit protektorat të Kosovës ka lënë për brezat që do të vijnë.
5. Papa Gjon Pavli i II dhe Nënë Tereza frymëzimi i Presidentit
Në zyrën e Presidentit gjithnjë vizitorët do të përballeshin me dy portrete: Atë të Papa Gjon Pavlit të II dhe portretin e Nënë Terezës. Të dy këta "idhuj" të Rugovës kishin zënë vend në faqet e murit të kësaj zyre, sepse mbeteshin frymëzimi i liderit legjendar, ndaj ishin shndërruar në ikonë e qëndrimeve të Tij moderatore e njëkohësisht radikale. Rugova e njihte dhe vlerësonte faktin se ishte Papa i Romës, Ai, që e kishte shpëtuar Shqipërinë nga një ricoptim i dytë më 1919. Ai e shihte fuqinë e Papës në Perendim si një gur themeli për përcaktimin e qëndrimeve të këtyre shteteve. Nga ana tjetër Rugova ndante të njëjtat ide e pikëpamje me Papën e Nënë Terezën për lirinë e paqen. Nënë Tereza, përveçse si simbol i paqes dhe lirisë njerëzore, do të shërbente për udhëheqësin shqiptar si frymëzim kombëtar, si idol e njëkohësisht si urë lidhëse për ta prezantuar Kosovën në kancelaritë e Perendimit. Kombinimi i fuqisë së Papës dhe fuqisë morale të Nënë Terezës ishte një gjetje e mrekullueshme për kohën dhe hapësirën, në të cilën ndodhej Kosova. Vetëm një udhëheqës largpamës dhe me principe filozofike të qëndrueshme, siç ishte Ibrahim Rugova, mund ta përceptonte realisht dhe me zgjuarsi këtë fuqi e ta përdorte këtë kombinacion në dobi të interesave nacionale të shqiptarëve.
E-Mail: eb_shqip@hotmail.com
Në pjesën e katërt, të titulluar "Babai i Kombit", do të lexoni:
Si ka lindur dhe si është përdorur emërtimi për Rugovën si "Babai i Kombit"? Kush dhe pse personalitete të tilla si Ibrahim Rugova e meritojnë këtë këtë emblemë? Pse Rugova është njëkohësisht Heroi i Pavarësisë së Kosovës? Pse Ai është një fenomen i rrallë?

Botuar në gazetën "Bota sot" datë 11.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Enver Bytyçi |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës (pjesa e IV)
Babai i Kombit
Nga Enver Bytyçi
Gazeta më e njohur gjermane "Frankfurter Allgemeiner Zeitung" e datës 23 janar 2006 botonte një artikull kushtuar Rugovës, të titulluar "Vater der Nation". Ky titull i atyre ditëve, bashkë me titujt e tjerë si "Gandhi i Pristinës" ose "Gandhi i Ballkanit", kishin mbushur faqet e gazetave, revstave si dhe ekranet e televizioneve në Perendim.
[size=16]
1. Ibrahim Rugova për Kosovën si Xhorxh Uashington për Amerikën
Është i hidhur fakti që ka shqiptarë, të cilët i xhelozon edhe tash pas vdekjes, fakti që Heroi Rugova ka marrë këtë emër të madh të pashkruar në dekrete. Në fakt Rugova asnjëherë nuk kishte dhënë ndonjë shenjë sado të vogël, se e pretendonte titullin "Babi i Kombit". Ishin të tjerë ata që ishin vetshpallur si "baballarë të kombit". Ndoshta kjo është arësyeja pse është parë dhe shihet me cmirë e xhelozi formula e pagëzimit të Rugovës si "baba i kombit".
Po cilët janë ato arritje të mëdha, të cilat i kanë dhënë presidentit historik të Kosovës këtë emër? Cilat janë ato ngjarje që e lartësuan figurën e tij deri në majën piramidës nacionale? Çfarë faktorësh politiko-shoqërorë e formojnë aureolën e tillë? Sigursht që edhe ananlizat e hollësishme nuk do ta shteronin përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve.
Më lart përmenda se emërtimin për Rugoën si "Babai i Kombit" e kanë lansuar më së pari autorë të huaj, studiues të politikës, komentatorë me famë, analistë dhe reporterë të shquar perendimorë në Gjermani, në SHBA, Angli, Francë, Itali e gjetkë. Pra, kjo nuk është as gjetje e imja, as e Sabri Hamitit, i cili e kishte lansuar dhjetorin e kaluar në ditëlindjen e heroit.
Një personalitet mund ta meritojë këtë "medalje" vetëm për arësye madhore, nëse Ai ka zhvilluar një doktrinë, një filozofi dhe veprimtari të llojit të veçantë e të sukseshme si asnjëherë më parë në historinë e atij kombi. Ibrahim Rugova i përket kësaj pakice të rracës njerëzore në globin tokësor dhe vjen në një radhë me themeluesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh ëashington. Prandaj dhe mund të besohet se do të gjenden njerëz të urtë e të devotshëm, të cilët Ibrahim Rugovën do ta nderojnë në atë masë sa kryeqytetit të Kosovës t'ia japin emrin e Tij. Një opcion i tillë është i justifikueshëm po të analizohen thëllë strategjia nacionale e Rugovës dhe realizimi i kësaj strategjie për sendërtimin e shtetit të pavarur, të lirë e demokratik të Kosovës.
2. Fenomeni Rugova dhe strategjia nacionale e Tij.
Kur Rugova erdhi në skenën politike Ai veproi në kushtet, të cilat i gjeti në Kosovë dhe përpunoi strategjinë e taktikat e veprimtarisë së Tij. Si strategji të pakompromis Ai kishte përcaktuar arritjen e pavarësisë së Kosovës, çlirimin e shqiptarëve prej terrorit e pushtimit serb si dhe zhvillimin demokratik të vendit. Rugova kishte tentuar edhe realizimin e opcionit të bashkimit nacional të shqiptarëve në një shtet të vetëm. Por nuk kishte gjetur mbështetje. Prandaj iu përkushtua opcionit të pavarësisë, lirisë dhe sistemit demokratik në Kosovë.
Për këtë strategji Rugova shfrytëzoi ato mjete dhe mekanizma që ishte e mundëshme të shfrytëzoheshin. Më 2 korrik 1990, atëherë kur fati i Jugosllavis ende nuk dihej, Rugova inspiroi parlamentin legjitim të Kosovës që të shpallte pavarësinë e vendit. Ata deputetë, të cilët nuk kishin mundur t'i rezistonin tankeve të Milosheviçit dhe në marsin e vitit 1989 kishin votuar "ndryshimet kushtetuese", me frymëzimin e projektin e Rugovës shpallën Kosovën e pavarur, të lirë, sovrane e demokratike.
Po këta deputetë të zgjedhur në mënyrë legale ishin mbledhur më 7 shtator 1990 në ilegalitet në Kaçanik dhe kishin votuar projektin e Ibrahim Rugovës për Kushtetutën e parë të vendit. Ajo kushtetutë ishte produkt e idesë së Rugovës dhe konkretizim i akademikëve të mëdhenj të formatit të Gazmend Zajmit. Historianët, studiuesit, shkenctarët e së drejtës, kur të merren me studimin e këtyre dy ngjarjeve, do ta kenë të vështirë të pranojnë se pavarësia e Kosovës nuk është shpallur me 2 korrik 1990 dhe se kushtetuta e parë e Kosovës nuk është ajo e Kaçanikut. Ndërsa sa i përket vizionit politik të sintetizuar në Kushtetutën e 7 shtatorit, mund të pohoj me plot bindje se ai vizion ka qenë më i kthjellët dhe më i qartë para 18 vitesh.
Ka nga ata liderë me famë botërore që kanë bërë emër për përkushtimin ndaj pavarësisë së vendit të tyre. Ka të tjerë, të cilët kanë trashëguar një vend të pavarur dhe kanë luftuar për lirinë e demokratizimin e tij. Pak liderë në botë i përkasin formatit të Ibrahim Rugovës, që të kenë mundur t'i kombinojnë aq bindshëm e me sukses principet e pavarësisë, të lirisë dhe të demokracisë së vendit të tij. Ndoshta kjo shpjegon më mirë dhe alternativën e rezistencës paqësore që Ai pati predikuar. Vetëm një personalitet si Ai dhe që beson te njerëzorja, te paqja dhe e mira, mund të sillte në skenë koncepte kaq të përparuara politike.
Kur Ibrahim Rugova vuri themelet e shtetit të Kosovësqë më 2 korrik e më 7 shtator 1990 e dinte se vendi ishte i pushtuar. Prandaj Ai ndërtoi shtetin paralel, mbështetur në ato dy dokumente themelore të tij. Kurrë ndonjëherë në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e popujve të tjerë nuk kishte ndodhur një fenomen i tillë, i emërtuar si "Fenomeni Rugova". Historia do ta shënojë si një risi më vete faktin që vlerat e 2 dhe 7 korrikut janë mbrojtur me një fanatizëm të jashtëzakonshëm për gati dy dekada nga njeriu që i kishte ideuar, projektuar dhe realizuar ato ngjarje. Kanë ndodhur shumë raste kur është derdhur gjak, shumë gjak për lirinë e në emër të saj dhe pikërisht udhëheqësit e luftrave të përgjakshme kanë bërë në fund kompromise me lirinë e përgjakur. Ibrahim Rugova është fenomen i veçantë në procesin historik, sepse i qëndroi deri në fund të jetës ideve, projekteve dhe vizioneve që kishte ndërtuar për popullin e vendin e tij, pa bërë asnjë kompromis parimor, pa u ligshtuar edhe para atyre që i bënin presione të gjithanshme për të heq dorë nga principet që Ai kishte shpallur. Ai e urrente vdekjen e bashkkombasve të Tij dhe njëkohësisht përkushtohej me gjithçka kishte për lirinë e tyre.
3. Arkitekti i shtetit të pavarur, të lirë e demokratik
"Babi i Kombit", Ibrahim Rugova, e kishte sendërtuar shtetin e pavarur çdo ditë, çdo javë, çdo kohë. Ai kishte ndërtuar institucionet e shtetit, parlamentin, institucionin e presidentit, qeverinë. Ai ndërtoi një sistem paralel arësimimi e taksash, një sistem të vetin shëndetësor. Ai, si me magji, i largoi, i izoloi, i shmangu të gjitha kontaktet me regjimin pushtues serb. Ai veproi si lider i një vendi në pushtim, si udhëheqës i një shteti në kushtet e një sistemi kolonial. Ai nuk kishte ushtri, nuk kishte polici, gjyqe e prokurori, mjete, të cilat i ka çdo shtet normal. Por jo për fajin e tij, edhe pse disa hije vazhdojnë ta fajësojnë. Në një vend të pushtuar e në një koloni nuk do të kishte mundur askush tjetër të bënte më shumë se sa ka bërë Rugova. Secili mund të bëjë aventura për faktin se është lehtë të jesh aventurier, por aventura që sakrifikon një komb është më shumë se papërgjegjësi. Prandaj dhe Ibrahim Rugova i urrente aventurat. Rugova nuk ndërtoi vetëm një jetë paralele në vend. Ai ndërtoi të parën strukturë politiko-shoqërore e shtetërore postkomuniste në Kosovë e një ndër të parat në shoqëritë lindore totalitare të asaj kohe.
Të udhëhiqje dy milion qytetarë me forcën e moralit politik dhe filozofinë e shtetit paralel, t'i disiplinojë këta qytetarë në kërkesat politike dhe lëvizjet protestuese për liri e pavarësi, të drejtoje jetën e një kombi me forcën e ideve dhe jo me forcën e ndonjë ligji përkatës si dhe mjeteve të dhunës, të garantoje ekzistencën fizike, materiale dhe shpirtërore të një kombi, pa patur asnjë instrument fuqie pushtetore, për optimistët më të mëdhenj të globit do të ishte një utopi, për skenaristët e filmave hollivudianë do të ishte thjesht një burim fantazie. Megjithatë, Ibrahim Rugova ia kishte arritur që ëndërrat, iluzionet, utopitë e fantazitë t'i kthente në një realitet praktik, përpara të cilit ishin fascinuar elitat politike, shkencore e intelektuale kudo në botë. Shtatëmbëdhjetë vite radhazi Ai i dëshmoi kombit shqiptar si dhe botës përparimtare se gjendet një copë territor në zemër të Ballkanit, ku mund të aspirohet e luftohet për drejtësi, shtet të pavarur, liri e demokraci me mjete jo të dhunëshme. Për gati dy dekada radhazi Ai luftoi dhe shpartalloi me vizionin e Tij idenë e ngulitur thellë në botën Perendimore, sipas së cilës "shqiptarët nuk mund të ndërtojnë shtet të pavarur", ide, e cila është rigjallëruar në kohët e sotme. Miqtë e Kosovës gjenin në këtë strategji rugoviane pikën e Arkimedit për të qenë në krah të lirisë së shqiptarëve, armiqtë e Kosovës nuk kishin më "argumente" për ta refuzuar këtë liri. Kjo armatosje dhe njëkohësisht çarmatosje ishte merita e padiskutueshme vetëm e një personi me emrin Ibrahim Rugova si dhe e qytetarëve shqiptarë të Kosovës, të cilët i kishin besuar Atij.
vijon

4. Heroi i Pavarësisë
Alternativa e Rugovës dhe koncepti i Tij për shtetin e pavarur të Kosovës kanë bërë që Ai të thirret në jetën e përditshme edhe si "Hero i Pravarësisë". Jo thjesht për faktin se Ai në çdo rast, në konferenca shtypi e në intervista, në pritjet zyrtare e në vizitat miqësore jashtë Kosovës e kishte elaboruar këtë opcion më këmbënguljen rugoviane. Jo thjesht për atë se me mijëra herë e kishte përsëritur frazën "Kosova një vend i lirë, i pavarur e demokratik, në fqinjësi të mirë me Serbinë e Shqipërinë". Por se për realizimin e këtij koncepti Ai ishte treguar ekstremisht i vendosur dhe pakompromis, duke i detyruar bashkëbiseduesit e Tij, qpfshin këta dhe kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës, që ta përtypin dhe ta marrin në vëmendje projektin e Ibrahim Rugovës.
Aq shumë ishte përkushtuar Rugova ndaj pavarësisë së vendit sa edhe kur rrjedhat shkonin në dobi të shqiptarëve, edhe atëherë kur ato ktheheshin kundër tyre, Ai nuk harronte të përsëriste domozdoshmërinë e zgjidhjes së statusit të Kosovës me vetëvendosjen për pavarësi. Në respekt të linjës së Tij për një rezistencë paqësore, Ai e shihte si mundësi dhe nevojë një periudhë tranzitore, që Kosova të vihej nën kontroll civil ndërkombëtar, me prani të NATO-s në vend, për të ruajtur sigurinë, paqen dhe stabilitetin vendor e rajonal. Këto opcione Rugova i kishte elaboruar përpara se Ushtria Çlirimtare e Kosovës të bëhej e njohur në opnionin shqiptar e atë ndërkombëtar.
Periudha që do të vinte do të sillte vënien në jetë pikërisht të pikëpamjeve dhe alternativave të presidentit legjendar për ardhmërinë e Kosovës. Kjo alternativë fatkeqësisht u zbatua pasi regjimi serb shkaktoi dhjetramijë viktima të pafajshme dhe kishte shpërngulur mbi një milion shqiptarë. Megjithatë zgjidhja e propozuar dhe e përsëritur si refren prej Ibrahim Rugovës erdhi në shprehje pas vitit1999.
Më 17 shkurt 2008, kur edhe u jetësua Pavarësia e Kosovës, gjithçka ishte gati. Dhe këtë ditë simbol e sollën dy faktorë madhorë: Së pari faktori politik me emrin Ibrahim Rugova dhe së dyti, faktori UÇK, i cili erdhi në skenë në kohën e duhur, atëherë kur NATO ishte e gatshme të ndërmerrte aksionin e saj për çlirimin e shqiptrëve nga pushtimi e kolonizimi serb.
5. Rugova, pavarësia dhe historia e re e Kosovës.
Në kohën që lideri karizmatik i shqiptarëve, Ibrahim Rugova, gjatë Luftës kishte qëndruar në Prishtinë, Ai ishte marrë peng familjarisht nga Milosheviçi. (Lexuesi është i lutur ta shohë një fotografi të botuar në internet në adresën -http://www.spiegel.de/fotostrecke/fotostrecke-12225-3.html- botuar nga revista "Spigel" në Gjermani dhe do të dallojë faktin se Ai ishte thjesht peng në Beograd).
Ky është një kapitull i veçantë i një historie të trishtueshme e të dhimbshme, të cilën e kishin shkaktuar serbët barbarë nga njëra anë dhe e kishin instrumentalizuar sherbëtorët e Beogradit në qeverisjen e atëhershme të Tiranës.
Të dy palët kishin synuar likuidimin politik dhe asgjësimin e filozofisë dhe strategjisë së Ibrahim Rugovës. Të dy palët ishin marrë vesh në Kretë e në kulisa të tjera për mënyrën si do ta nxirrnin Rugovën nga loja.
Prandaj dhe shqiptarët e Kosovës nuk i besuan akuzat për "tradhëti". Ato ditë kur gumëzhinin megafonët serbo-sllavo-filoserbë në Tiranë e gjetkë, shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës shpreheshin se nuk i besonin asaj propagande. Prandaj dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2000 e në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001 Ai ishte rikonfirmuar si udhëheqës i pakontestueshëm. Në marsin e vitit 2002 do të rizgjidhej si president i Republikës së Kosovës dhe do të kryesonte të gjitha tryezat e përpjekjet e shqiptarëve për të sjellë 17 shkurtin e vitit 2008. Opcioni i Tij i bisedimeve për statusin e Kosovës ishte vetëm Pavarësia. Ai kishte thënë se ka edhe një opcion tjetër: Bashkimin me Shqipërinë, por pavarësia mbetej si kompromis.
Ai ishte imponuar në atë masë, sa tashmë shihej në qarqe të shumta ndërkombëtare "si radikal", ndërkohë që ish-radikalët ishin zbutur. Ibrahim Rugova, po t'i referohemi një deklarate të Ilir Metës, ish-kryeministër i Shqipërisë, nuk ishte njeriu i dëshiruar i Beogradit për të udhëhequr bisedimet për statusin e Kosovës. Kjo do të thoshte se tek Ai nuk mund të gjendej mundësia e kompromisit sa i përket pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Kjo do të thoshte se "Krushqit ishin të ngrirë". Dhe megjithëse kjo ndodhte e vazhdon të ndodhë për shkak të qendrimeve obskurantiste të Serbisë, "dikush" dëshironte që shqiptarët t'i kurthonte në "darën e kompromisit". Dhe kompromis do të thoshte: Më pak se pavarësi, ose më pak se sovranitet, ose më pak se integritet. Ibrahim Rugova kishte dëshmuar se ishte i palëkundshëm në realizimin e aspiratave të popullit të tij dhe se nuk pranonte kurrësesi të binte në kompromise të tilla. Kjo edhe për arësyen se Ai e kishte afirmuar tashmë veten si partner i barabartë me cilindo personalitet të botës së qytetëruar e jo të qytetëruar, ndërkohë që dikush ishte kujdesur që në tavolinën me serbët të shtrohen njerëz inferiorë, të cilët nuk e dijnë pse dhe si kanë mbërritur aty ku janë. Ndaj dhe pavarësia e Kosovës mban vulën e filozofisë politike që Ai ideoi dhe adaptoi. Nëse Ai nuk e përjetoi aktin zyrtar të shpalljes së pavarësisë së vendit, kjo nuk mund të shërbejë si "argument", se Ibrahim Rugova "nuk qenka" promotorri i historisë së re të Kosovës dhe udhëheqësi kryesor dhe i palëkundshëm për realizimin e një Kosovë të lirë, të pavarur e demokratike.
E-Mail: eb_shqip@hotmail.com
Në pjesën e pestë, do të lexoni:
Pse Rugova, pas nënë Terezës, ishte shqiptari më i nderuar dhe i respektuar në botën e qytetëruar? Cila ishte ajo magji, e cila e kishte shndërruar udhëheqësin e shqiptarëve të merrte rolin e një partneri të barabartë përballë udhëheqësve të vendeve më të fuqishme të botës? Pse Ai pritej e përcillej me protokollin e kryetarëve të shteteve në kancelaritë europiane e në SHBA? Cila ishte alternativa e Rugovës për aleancat, për miqtë e partnerët? Si i shihte Ai lidhjet e Kosovës me Perendimin dhe pse merrte hapur pozicione refuzuese për lidhjet e saj me Lindjen?

Botuar në gazetën "Bota sot" datë 14.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Enver Bytyçi |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes (pesa e V)Dimensioni i Ibrahim Rugovës si personalitet ndërkombëtar
Nëse do të testonim njohjen në opinionin ndërkombëtar të emrit të Kosovës dhe të emrit të Ibrahim Rugovës, atëherë do të gjenim njëtrajtshmërinë e këtyre dy nocioneve. Në publikun ndërkombëtar e sidomos atë perendimor vetëm Nënë Tereza mbetet personaliteti më i njohur sesa Rugova, vetëm për atë mund të jetë shkruar më shumë sesa për themeluesin e Kosovës moderne e të pavarur.
Po çfarë e kishte shndërruar Presidentin e Kosovës në një personalitet të nderuar dhe të respektuar në botën e qytetëruar? Cila ishte ajo magji, që kishte vepruar tek ky shqiptar i madh të merrte rolin partnerit me udhëheqësit e vendeve më të fuqishme të botës? Pse Ai pritej e përcillej me protokollet e kryetarëve të shtetit në kancelaritë e shteteve të Europës dhe në SHBA?

1. Filozofia e qasjes ndërkombëtare
Fakti se Ibrahim Rugova pritej e përcillej nga udhëheqësit kryesorë të botës moderne shënonte njëkohësisht dhe vlerat që Ai kishte realizuar. Kur presidenti amerikan, Bill Klinton, e priste liderin shqiptar në Shtëpinë e Bardhë, kishte promovuar të gjitha protokollet e pritjes së një kryetari shteti, edhe pse Kosova nuk njihej zyrtarisht si shtet. Kur Fransua Mitteran, Gerhart Schröder apo kryeministrat italianë e prisnin në audiencë, gjenin te Ai një partner dhe personalitet karizmatik e të zgjuar të krahasueshëm me udhëheqësit e vendeve të mëdha e të zhvilluara. E njëjta gjë ishte me vizitat në Londër e në vende të tjera. Ndërsa Papa Vojtila e priste plot ngazëllim dhe e përcillte me premtimin se do ta ndihëmonte Kosovën të zinte vendin e saj në shoqërinë e kombvee të civilizuara.
Asnjë udhëheqës shqiptar nuk kishte mundur të ishte kaq imponues, kaq bindës dhe kaq i pranuar në zyrat e kancelarive të shteteve të mëdha që përbëjnë dhe fuqinë e botës. Por Ibrahim Rugova e kishte promovuar këtë aftësi përmes dy rrugëve e mundësive për të arritur qëllimet e tij nacionale: Së pari, Ai kishte imponnuar një filozofi politike të ndryshme nga e kaluara panshqiptare e ballkanike, politikën e lëvizjes paqësore dhe zgjidhjes së problemeve me dialog dhe së dyti, imponimin e opcionit të Tij për statusin e Kosovës. Lëvizja e parë i shërbente edhe kushtit të dytë. Të dyja këto, në ndërthurje dhe në varësi të njëra-tjetrës, do të sillnin qëllimin final-pavarësinë dhe lirinë e vendit. Ibrahim Rugova ishte i pari politikan dhe intelektual shqiptar që kishte kuptuar se problemi i Kosovës dhe çlirimi i saj nga pushtimi, dhuna e terrori serb do të vendoseshin më së pari në ëashington, Bruksel, Vatikan, Londër, Berlin e Paris. Ai e kishte kapur momentin dhe kishte gjetur njëkohësisht çelësin e duhur për të hapur derën e fatit për vendin e tij.
Pa njohjen ndërkombëtare të problemit të Kosovës si rezultat i projektit politiko-filozofik të presidentit legjendar të saj, nuk do të kishte as Rambuje, as 12 qershor 1999 e as 17 shkurt 2008. Veprimtaria aktive e Rugovës në kryeqytetet vendimmarrëse e kishte ngjizur përfundimisht çeshtjen e Kosovës në mendimin politik perendimnor. Kjo ngjizje, të cilën Ai e kishte realizuar me shumë mund, me shumë zgjuarësi dhe shkathtësi, kishte krijuar kushtet që të vinin në skenë ngjarjet e mëvonëshme. Madje dhe suksesi i UÇK-së si dhe delegimi perendimor te ajo, ishin pasojë e kontributit të jashtëzakoshëm të Ibrahim Rugovës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vetë udhëheqësit e sotëm të Prishtinës zyrtare janë produkt i rugovizmit në të gjitha format e tij. Ndaj dhe Rugova një personalitet i papërsëritshëm në jetën politike të shqiptarëve.

2. Miqtë dhe partnerët e Rugovës
Në ndërtimin e politikës me jashtë Presidenti Rugova kishte përpunuar një strategji të qartë dhe largpamëse. Ai është ndoshta personaliteti më i kthjellët në hartimin e principeve në dobi të vendit të tij në këtë drejtim. Formula e Tij për aleancat si dhe për lidhjet dhe bashkëpunimin e Kosovës me vendet e tjera është një testament i pandryshueshëm, e shndërruar gati në një tabu ose dogmë. Eshtë e njohur postulati i Tij: "Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunim të ngushtë me vendet e Europës, bisedime dhe partneritet me çdo vend të interesuar për paqen dhe stabilitetin në rajon e në Europë".
Ndaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ai i kishte pasur të gjitha dyert e hapura. Emisarët, senatorët, kongresmenët, udhëheqësit politikë e diplomatët amerikanë kur vinin në Kosovë mezi prisnin të ndanin me Rugovën pikëpamjet e tyre për lirinë e Kosovës, madje dhe për zgjidhjet e tjera në rajon. Kur Rugova shkonte në ëashington ata bisedonin e këshilloheshin me të, sepse te Ai gjenin shpesh herë thelbin e zgjidhjeve, përveçse frymëzoheshin nga kohezioni, vizioni dhe mendimi krijues i Tij. Presidentët dhe zyrtarët më të lartë të Amerikës demokratike, senatorët dhe kongresmenët jo vetëm e prisnin, por kishin gjetur te Ai frymëzimin e veprimit aktiv në dobi të paqes e në mbrojtje të popullit shqiptar të Kosovës.
Po kështu në Europë Ibrahim Rugova mbante të ngjallur shpresën për evitimin e një katastrofe, të cilën Millosheviçi dhe Serbia e e përgatisnin me ngulm. Europianët, të pafuqishëm pa Amerikën për zgjidhjen e krizave ballkanike, ishin në panik për katastrofën që mund ta sillte qeveria, ustria e policia serbë në Kosovë. Dëshira për të mos ndodhur kjo katastrofë i shtynte ata që ta mbështesnin politikën e Ibrahim Rugovës. Dhe Rugova nga ana e Tij e kishte shfrytëzuar këtë interes europian që t'i impononte asaj opcionin e Tij për ardhmërinë e vendit. Eshtë e vërtetë se europianët opcionin e Rugovës e kanë kundërshtuar deri së voni publikisht. Por nga ana tjetër, ata nuk kishin mundur të sillnin në vëmendje ndonjë opcion më të suksesshëm. Për këtë arësye disa qeveri europiane nga kundërshtare të vendosura të pavcarësisë së Kosovës ishin shndërruar në jo kundërshtarë e më pas në përkrahës të opcionit Rugova.
Në konceptin rugovian aleati kryesor i shqiptarëve ishin dhe do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme me SHBA-në, të cilën ai e predikonte vazhdimisht, përbënte thelbin e politikës dhe diplomacisë së Tij, ndërsa me europianët Ai u soll gjithnjë si një partner i barabart. Kurse kontaktet e Tij me vendet e Lindjes qenë kontakte të rralla me delegacione që vinin në Prishtinë. Asnjëherë në jetën e Tij nuk tendoi të zgjidhte ndonjë problem, qoftë dhe proçedurial me Rusinë, Kinën, Greqinë apo ndonjë vend tjetër lindor. Të gjitha iniciativat ruse e greke për ndërmjetësim në zgjidhjen e problemit t Kosovës Ai i kishte refuzuar pamëdyshje dhe që në fillim kishte përcaktuar qartë se "Çeshtja e Kosovës mund të zgjidhet me bisedime ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

3. Kundër çdo kompromisi në qëllimin final
Në pranverën e vitit 2001 Ibrahim Rugova kishte vizituar Berlinin. Atë botë në Maqedoni bëhej luftë dhe në takimin me kancelarin gjerman Gerhard Schröder ishte kërkuar që lideri lgjendar i Kosovës t'i dënonte luftëtarët e UÇK-së. Europa ishte e zemëruar me shqiptaët, madje në shumë kryeqytete vlerësonin se "Ishte bërë gabim që NATO kishte intervenuar për çlirimin e shqiptarëve të Kosovës nga sundimi e dhuna serbe". Shtypi gjerman i asaj kohe ishte shprehur kritik edhe ndaj Rugovës, sepse Ai nuk kishte pranuar ofertën e Kancelarit; Schröder; për ta dënuar luftën çlirimtare të shqiptarëve në Maqedoni. Madje, Rugova me gjakftohtësinë e Tij karakteristike, pasi kishte dëgjuar deri në fund bashkëbiseduesin, kishte lëshuar atë shprehjen brilante të urtësisë popullore: "Do të bëhet mirë zoti Kancelar", kishte thënë, duke vënë buzën në gaz. Kaq kishte thënë dhe me këtë thënie filozofike e kishte kapërcyer dilemën që çdo udhëheqës mund ta kishte në një takim të tillë me një kancelar të shtetit më të fuqishëm europian.
Me siguri që ky qëndrim, i kritikuar ashpër në mediat e asaj kohe në Gjermani, nuk do të vinte në shprehje prej asnjërit prej udhëheqësve politikë shqiptarë. Po pse ndodhte ndryshe atëherë me Ibrahim Rugovën? Këtë qëndrim e shpjegon qartë gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung e datës 23 janar 206, kur shkruante se "Në një gjë Ibrahim Rugova qëndroi fort: Ai ishte i pakompromis deri në fund sa i përket pavarësisë së Kosovës".
Vendosmëria për të evituar çdo kompromis me principin e lirisë e të pavarësisë së vendit i kishte imponuar Atij dhe përpunimin e një qëndrimi pa kompromis në kontaktet me bashkësinë ndërkombëtare, por me një etikë sa imponuese dhe tunduese për bashkëbiseduesit. Ndërkombëtarët, Fuqitë Mëdha, e kishin të vështirë të kundërshtonin qëllimet që Rugova u reklamonte atyre, sepse Ai nuk u jepte asnjëherë "argumente" për këtë. Sapo dikush i kujtonte se kjo nuk mund të arrihej, Rugova do të përsëriste si refren, se "Zgjidhja e problemit të Kosovës është vetëm Pavarësia" dhe këtë do ta paraqiste si një kompromis. Më pas do të shtonte se qëllimi i Tij ishte që këtë ta realizonte me mjete paqësore, jo me luftë të armatosur, jo me mjete të dhunëshme. Kur mjetet e dhunëshme ishin në rend dite, Ai gjente formula të përshtatshme për të mos humbur përkrahjen ndërkombëtare. Një ndër formulat ishte ajo që përmendëm më lart. Por të tjera formula tashmë janë të njohuar në rastin e luftës në Kosovë. "Shqiptarët po vetëmbrohen", ishte artikulimi i Tij kryesor atë kohë. Dhe vetëmbrojtja nuk mund të dëohej. Të njëjtën gjë realizoi me mjeshtri në rastin e ngjarjeve të 17-18 Marsit 2004. Ai dinte të merrte përsipër përgjegjësitë për gjithçka që zhvillohej në shoqërinë e Kosovës dhe e shmangte me shumë kujdes pasojën që mund të kishte një sjellje jo e përshtatshme. Ai do të dëgjohej me vëmendje me argumentet që paraqiste në forume të shumta ndërkombëtare, në senatin e Kongresin amerikan, në Këshillin e Europës apo në parlamentin europian. Dhe kurrë ndonjëherë nuk ishte shfaqur ndryshe në Prishtinë e ndryshe jashtë saj, Në çdo rast ishte treguar i vendosur dhe i paepur. Ndaj dhe nëse sot do të përdoret ky model vendosmërie, atëherë Kosova do të ketë të ardhme të ndritur.

. Nuk kishte dështuar Rugova, kishte dështuar Europa
Megjithatë Bashkësia Ndërkombëtare e kishte injoruar problemin e Kosovës. Ndonëse SHBA-të kishin treguar gatishmërinë e domozdoshme për zgjidhjen e kësaj çeshtjeje delikate ballkanike e europiane, vetë Europa ishte treguar e ngathët, e pa orientuar qartë dhe e pasuksesshme. Për këtë arësye ideja dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovës nuk ishte respektuar në praktikë. Konferenca e Dayton-it e vjeshtës së vonë të vitit 1995 e kishte lënë çeshtjen e Kosovës në një aneks, pa i dhënë zgjidhje dhe pa premtuar një perspektivë të qartë. Në këtë Konferencë ishte pjesmarrës dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rugova, por jo me të drejtën e shprehjes për ndonjë opcion zgjidhjeje për Kosovën. Amerikanët kishin premtuar se pas Bosnjës do t'i vinte radha Kosovës. Por ky premtim kishte qenë konfidencial, jo zyrtar, jo publik. Kjo do të thoshte se SHBA-të atë kohë nuk gjenin konsensusin e përbashkët me europianët për këtë zgjidhje.
Ndërkaq Rugova kishte vazhduar të isistonte në realizimin e opcioneve që kishte paraqitur që para pesë vitesh. Ai opcionin për pavarësi e kishte shtruar edhe në vitin 1992, kur në Londër ishte mbajtur Konferenca e arë për ish-Jugosllavinë. Duke protestuar për mungesën e Kosovës në atë Konferencë, Ibrahim Rugova u kishte paraqitur kryesuesve të asaj Konference, Oëen dhe Kerrington, një plan prej 10 pikash, i cili do të duhej të merrej në konsideratë për t'i dhënë fund krizës në Kosovë. Thelbin e atij dokumenti e përbënte argumenti se "Kosova kishte të njëjtën të dejtë si edhe ish-republikat jugosllave të vendoste vetë për fatin e saj". Ai kishte paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar për pasojat e tmerrshme që do të kishte injorimi i kërkesës së shqiptarëve për vetëvendosje e pavarësi.
Por paralajmërimet e liderit historik shqiptar kishin rënë në vesh të shurdhër. Të gjitha argumentet, që Rugova kishte përdorur për natyrën e regjimit të Beogradit, për planet e Milosheviçit për spastrimin etnik të Kosovës, për përgatitjet e Serbisë për konflikt të dhunshëm në ktë vend etj,u rpovuan më pas si të sakta e të pakundërshrueshme. Megjithatë në Perendim kishte pasur jo pak politikanë, të cilët kishin predikuar formulöën, sipas së cilës "Milosheviçi kishte bërë luftën dhe për këtë arësye vetëm ai mund të bënte paqen". Zgjidhja e Dayton-it i kishte dhënë diktatorit serb kartat e "paqebërësit" dhe fatkeqësisht në krah të tij kishin dalë disa udhëheqës të Tiranës zyrtare, kur Mejdani dhe Nano shpreheshin se "Milosheviçi ka bërë uftën, por ai bën edhe paqen".
Pikërisht kundër këtij koncepti kishte luftuar deri në fund Ibrahim Rugova. Ai ishte detyruar të bisedonte me "kasapin e Ballkanit" dhe këtë e kishte bërë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe praninë e tyre, qofshin këta dhe përfaqësues të "San Exhidios". Por takimet dhe bisedimet me Beogradin Rugova i kishte bërë për çeshtje anësore dhe jo për çeshtje të statusit të Kosovës. Ai kishte sakrifikuar nga vetja, sepse me këto bisedime të parezultat kishte humbur një pjesë të kredibilitetit të Tij ndër shqiptarët.
E gjithë sjellja e Rugovës me ndërkombëtarët kishte një objektiv: Të sigurohej mbështetja e nevojshme për definimin e lirisë së shqiptarëve. Ndaj dhe ai kishte kombinuar me mjeshtri të jashtëzakonshme trikun e sjelljes taktike me kokfortësinë e llojit shqiptar për t'i qëndruar opcionit final. Të notoje midis këtyre dy rrjedhave, të cilat e kundështonin njëra-tjetrën, do të thoshte të kishe kapacitetet e urtësisë dhe mençurisë hyjnore të Ibrahim Rugovës. Nëse Ai nuk do t'i kishte përdorur këto dy elemente të diplomacisë preventive, atëherë Ai nuk do ta kishte parë kurrë me sy Shtëpinë e Bardhë, Shën Elisenë, Pallatin e qelqtë të Berlinit, apo rezidencat e tjera qeveritare në Londër, Bruksel, Romë e gjetkë. Kjo do të thoshte se këto qendra nuk do të arrinin as në vendimet historike për të sulmuar ushtarakisht Serbinë e për t'i sjellë shqiptarëve lirinë. Nëse opcioni i rezistencës paqësore i Rugovës përfundoi me përshkallëzimin e konfliktit shqiptaro-serb, kjo nuk dëshmonte aspak dobësinë e opcionit të Tij. Ish nënpresidentja e Bundestagut gjerman, Antje Vollmer e ka përcaktuar qartë se bashkësia ndërkombëtare ishte ajo që delegjitimoi opcionin e Ibrahim Rugovës dhe i kishte dhënë kurajo Milosheviçit në politikën e tij të dhunës. Ajo e shihte angazhimin e Rugovës për një lëvizje paqësore si opcion për të kufizuar mundësitë e përdorimit të dhunës në Kosovë nga ana e Serbisë.

5. Dimensioni europian i nderimit për Rugovën
Suksesi diplomatik dhe opcioni i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës përmes një rezistence paqësore të admirueshme e të respektueshme i kishin siguruar Presidentit historik të Kosovës një vend të veçantë nderi në qytetarinë europiane. Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë që i janë dhënë Atij përbëjnë vetëm një pjesë të dëshmisë për çka Ai kishte arritur në dobi të paqes, lirisë dhe pavarësisë së vendit të tij.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë, Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).

Ai ishte nderuar nga universitete, qytete, fondacione e unione të shumta europiane me çmime e tituj nderi, të cilat rrallë kush i kishte përfituar. Danimarka, Barcelona, Franca, Milano dhe Breshia (Itali) si dhe universiteti i Tiranës e kishin nderuar atë, duke i dhënë tituj e çmime të tilla. Ndërsa më 1998 Ibrahim Rugova ishte nderuar me Çmimin Saharov të Parlamentit Europian dhe më 2003 me Çmimin Senator Nderi i Europës. Këto dy çmime i kishin dhënë Atij dimensionin e një njeriu të respektuar e të ndëruar në të gjithë kontinentin europian. Kurse Çmimi për Paqe i qytetit gjerman, Münster, të cilin lideri i shquar shqiptar e kishte fituar më 1999, ishte një eviniment i veçantë. Ceremonia e zhvilluar me këtë rast në prezencë të personaliteteve të larta të shtetit gjerman, fjalët nderuese për Ibrahim Rugovën dhe vetë niveli i organizimit, nëse ato një ditë do t'i sillen publikut shqiptar, do të tregonin se në perendim kur flitej për Rugovën, kur nderohej Ai, vlerësohej gati me një shenjtor.
Të gjitha nderimet për Rugovën ishin nderime për Kosovën. Kjo do të thoshte se prestigji dhe autoriteti i padiskutueshëm i Presidentit Rugova e kishte ngritur në një nivel të lartë vetë emrin dhe dinjitetin e Kosovës. Kjo do të thoshte gjithashtu se në opinionin europian gjithnjë e më pak ndiqej e besohej propaganda antishqiptare e shpifjeve, trillimeve dhe rrenave serbe. Kjo do të thoshte se me shterimin e ndikimit të akuzave serbe kundër shqiptarëve do të merrte fund dhe ëndërra e Beogradit për ta mbajtur Kosovën nën sundim. Ky ishte dhe mbetet kontributi më i madh dhe i papërsëritshëm, të cilin udhëheqësi legjendar, Ibrahim Rugova, ka lënë si trashëgim për brezat që do të vijnë. Pa këtë kontribut në marrëdhëniet me bashkësinë e vendeve të civilizuara nuk do të kishte ardhur as unifikimi euro-amerikan për ndërhyrje ushtarake për çlirimin e Kosovës.

Në pjesën e VI do të lexoni:
Si i modeloi Ibrahim Rugova marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë? Cilat ishin pikëpamjet e Tij për bashkimin kombëtar dhe cilat ishin propozimet konkrete për këtë opcion? Pse e kishte kundërshtuar Tirana zyrtare opcionin e Rugovës? Cili ka qenë pozicioni i Rugovës ndaj qeverisjes socialiste në Tiranë dhe si kanë reflektuar këto qëndrime në faktorin politik të Kosovës?

Botuar ne gazeten "Bota sot" date 18.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Enver Bytyçi: Filozofia politike e Ibrahim
Enver Bytyçi, Analist |
Në përkujtim të tre vjetorit të vdekjes (pesa e VI)
Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinë - Tiranë
Vizioni e liderit historik, Ibrahim Rugova dhe partneriteti i Tij me Tiranën zyrtare ishte krejt i ndryshëm nga zhvillimi i lidhjeve shqiptaro-shqiptare të mëparshme. Ai u kishte dhënë një frymëmarrje të re këtyre lidhjeve, i kishte shndërruar ato në një forcë të pazevendësueshme për zgjidhjen e problemit shqiptar të Kosovës. Ai kishte ditur gjithashtu të imponohej, të refuzonte dhe të ishte faktor i pakundëshrtueshëm e kryesor përballë politikës së Shqipërisë.
Nga Enver Bytyçi
1. Vizion i ri për rolin e Shqipërisë në Kosovë
Në historinë e shekullit të XX, gjatë kohës kur shqiptarët ishin detyruar të jetonin të ndarë e të izoluar prej njëri-tjetrit, ata i kishin mbajtur shpesh sytë nga ajo pjesë e vendit, të cilin e quanin "Vendi amë", Shqipëria Londineze. Ngjarjet dhe rrjedhat e tyre shpesh herë nuk kishin lënë shijen e mirë gjatë ushtrimit të këtyre raporteve. E megjithatë veprimtarët shqiptarë të Kosovës të çdo kohe ishin përpjekur të mbanin lidhjet morale, shpirtërore e sa ishte e mundur organizative e fizike me shtetin e Tiranës, duke i dhënë Shqipërisë Londineze emërtimin e shumëpërdorur "Nana Shqipni". Ndoshta periudha e komunizmit ishte një prej kohëve, të cilën më së shumti e kishte karakterizuar ky lloj sentimenti. Ndaj shumë shqiptarë e shihnin diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, si personifikim të çeshtjes nacionale. Një pjesë e madhe prej tyre vazhdojnë ende dhe sot të besojnë demagogjinë e ttij nacionaliste.
Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që kishte bërë hapin e domozdoshëm për t'u ndarë nga kjo dogmë utopike. Ai nuk u konfrontua asnjëherë publikisht me diktaturën komuniste në Shqipëri, por as kishte dhënë ndonjë shenjë nderimi e respekti ndaj saj. Kur në dimrin e vitit 1991 kishte viziituar Shqipërinë Ai ishte takuar me Ramiz Alinë, kishte biseduar miqësisht me të, por edhe kishte refuzuar të përulej te varri i diktatorit Enver Hoxha, duke dhënë kështu mesazhin e qartë të mospajtimit me politikën e tij nacionale. Ish-shefi i Rugovës në Institutin Albanologjik, përkundrazi, kishte shkuar atë kohë në Tiranë dhe kishte bërë të kundërtën e Rugovës, ishte përulur me respekt para diktatorit më të egër të vendeve të Lindjes, pas Stalinit.
Qëndrimi ndaj diktatorit shqiptar shërbente si vijë e ndarjes më shumë të shqiptarët në Kosovë sesa te ata në Shqipëri. Diktatori, edhe i vdekur, kishte mundur të përçajë kombin shqiptar në ideologji e sentimete të ndryshme, deri anatagoniste e të papajtueshme. Aio edhe në varr po bënte shërbimet e veta antinacionale. Madje, ende sot një pjesë e politikës në Prishtinë është në dilemë: Me Enver Hoxhën apo pa Enver Hoxhën, me diktatorin që kishte manipuluar shqiptarët apo me NATO-n, e cila çliroi Kosovën. Kjo dilemë shfaqet te disa edhe si hakmarrje për qëndrimin antienverist të Rugovës, zaten me moton e injorancës, "Çka ka bërë Rugova, edhe nëse është e mirë, nuk e pranoj, e refuzoj dhe e baraktisi". Për inat të Rugovës dhe për nder të diktatorit injorantët vazhdojnë t'i bëjnë shërbime Serbisë.
Kjo lloj ideologji ishte kundërshtuar në një farë mënyre që në vitin 1980, kur Isuf Gërvalla i shkruante diktatorit shqiptar një letër dhe i bënte vërejtjen se "Kosova nuk mund të presë që të çlirohet prej sundimit serb atëherë kur të fitojë revolucioni botëror". Por Ibrahim Rugova ishte personaliteti më i pozicionuar për raportet shqiptaro-shqiptare midis Kosovës dhe Shqiërisë. Së pari, Rugova kishte përpunuar teorinë e progresit në këto marrëdhënie dhe kishte refuzuar bashkëpunimin ideologjik. Kjo ishte një risi në këmbimet midis të dy vendeve. Së dyti, Ibrahim Rugova ishte përpjekur të kanalizonte qëllimet e Tij dhe për to të fitonte përkrahjen e Shqipërisë, pa iu referuar "shembëlltyrës diktatoriale". Por Ai ishte treguar i kujdeshëm edhe kur në Tiranën zyrtare qeverisnin bashkëpunëtorët e Millosheviçit. Ndërkaq për identifikimin dhe realizimin e qëllimeve të Tij nacionale Ai ishte nuk kishte nguruar të "konfrontohej" me forcat demokratike të Tiranës. Së treti, Ibrahim Rugova nuk ishte treguar inferior, as në rolin e "skllavit" në raportet që kishte ndërtuar më Tiranën zyrtare. Ai ishte një partner e ndoshta dhe një këshilltar i pakontestueshëm për të. Ai ishte i vetmi personalitet shqiptar, që i vinte në vështirësi bashkëbiseduesit e të gjitha rrymave dhe ngjyrave që takonte në Tiranë. Askush nuk kishte imponuar e rrezatuar ide, mendime e filozofi politike te politikanët shqiptarë në Tiranë e më gjerë si Ibrahim Rugova. Pra Ai e ktheu rrotacionin e qëndrimit dhe veprimit të politikës së Kosovës ndaj asaj të Tiranës në të kundërtën e vet, çka do të thotë në të mirë të çeshtjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

2. 1991 - Shqipëria njeh shtetin e Kosovës
Në përgjithësi lidhjet, raportet dhe marrëdhniet e Kosovës e të Shqipërisë gjatë veprimtarisë politike të Rugovës janë zhvilluar në disa etapa. Faza e parë përmbledh atë që përmendëm më lart - kohën e transferimit të pushtetit prej ish-komunistëve te demokratët. Faza e dytë përfshin marrëdhëniet me shtetin shqiptar të qeverisur prej demokratëve të Sali Berishës. Faza e tretë është ajo e qeverisjes së socialistëve pas "revolucionit të vonuar" të vitit 1997 e deri në çlirimin e Kosovs dhe periudha e fundit i përket gjashtë viteve të para të shekullit të ri. Në fazën e parë Ibrahim Rugova kishte mundur të siguronte përpkrahje maksimale për projektin e Tij të një Kosove të pavarur e sovrane. Ai e kishte bindur Ramiz Alinë që ta njihte shtetin e Kosovës si shtet sovran. Dhe Ramiz Alia, duke dashur të konkuronte me programin nacional të opozitës së atëhershme të demokratëve ishte pajtuar me kërkesën e Rugovës. Më 1991 Kuvendi i Shqipërisë kishte votuar një rezolutë, e cila e njihte Kosovën si Republikë të pavarur. Ky ishte njëri prej sukseseve më të mëdha të liderit historik shqiptar në Kosovë. Nëse qeveria shqiptare nuk priret ta politizojë njohjen e shtetit të Kosovës, ajo do të duhet të shënojë në kalendar si datë historike njohjen e vitit 1991, ndërsa pavarësinë e 17 shkurtit 2008 ta shënonte si konfirmim të njohjes së para 17 viteve.

3. Dyshja Rugova - Berisha
Entusiazmi i shqiptarëve në Kosovë dhe personalisht i Ibrahim Rugovës ka qenë mjaft i madh në kohën kur në Tiranë kishin ardhur në pushtet demokratët me në krye Sali Berishën. Në pamje të jashtme dukej gjithçka pa probleme, pa vështirësi, e koordinuar dhe shqiptarët besonin se me këtë lloj politike shpejt do të vinte momenti i çlirimit përfundimtar të Kosovës prej skllavërisë, pushtimit e kolonizimit serb. Rugova shkonte shpesh në Tiranë, takohej e bisedonte me presidentin shqiptar, Berisha, jepte intervista dhe shprehte opcionet e Tij për Kosovën dhe çeshtjen shqiptare në përgjithësi dhe dukej i kënaqur me bashkëpunimin midis Tij e Tiranës zyrtare.
Megjithatë duket se Ai kishte pasur dhe ndonjë mospajtim me politikën zyrtare të atëhershme të demokratëve. Në vitin 1993 presidenti i Kosovës kishte hartuar një projekt për krijimin e një parlamenti panshqiptar, në të cilin do të merrnin pjesë të gjithë deputetët e zgjedhur të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. Ky projekt ishte shoqëruar me një propozim për formimin e instrumenteve që do të kërkonin bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Projekti i atëhershëm i Rugovës, i zbuluar më së pari prej studiuesit gjerman, Jens Reuter, kishte synuar realizimin e një vizioni më të madh sesa pavarësia e Kosovës. Por ai projekt ishte kundërshtuar nga Berisha me motivin se "Tirana kishte nënshkruar Dokumentin e Helsinkit dhe se ai dokument nuk lejonte ndryshimin e kufijve ekzistues". Në fakt ato kohë Karta e Helsinkit ishte paralajmërimi i të gjithë diplomatëve europianë për Tiranën zyrtare. Për pasojë projekti i Rugovës kishte dështuar.
Megjithatë të dy udhëheqësit shqiptarë të të dy vendeve kishin vazhduar koordinimin e përpjekjeve të tyre në aspektin e marrëdhënieve me vendet e NATO-s e të BE-së për njohjen e së drejtës së shqiptarëve në Kosovë për shtetformim. Rugova nuk kishte devijuar qoftë dhe një rast të vetëm nga ky projekt. Ai "kishte devijuar" vetëm në rastin e projektit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Berisha, nën presionin e miqve europianë, ishte deklaruar në ndonjë rast për kthimin e autonomisë së vitit 1974. Por kjo nuk kishte qenë pengesë e unifikimit të qëndrimeve midis tyre. Berisha kishte shfrytëzuar të gjitha takimet ndërkombëtare të nivelit të lartë për ta bërë prezent krizën dhe zgjidhjen e saj në Kosovë.
Ndërkohë, të parin mospajtim Rugova dhe Berisha e kishin patur në gjysmën e dytë të vitit 1996, kur presidenti i Shqipërisë i kishte bëë thirrjepresidentit të Kosovës të mbështeste përpjekjet dhe protestat e opozitës serbe në Beograd për rrëzimin e Milosheviçit. Rugova kishte reaguar dhe e kishte refuzuar një opcion të tillë, sepse Ai e konsideronte Kosovën si vend të pavarur nga Serbia. Ndërsa propozimi i Berishës e fuste Rugovën dhe politikën e Tij në kurthin e pranimit të sovranitetit serb në Kosovë. Ky dallim ishte i madh, ndaj dhe i papranueshëm. Ky zhvillim "aksidental" ishte ndoshta faktori i tretë, pas Dayton-it dhe kurtheve të Beogradit që kishte ndikuar për dobësimin e pozicionit të liderit kosovar. Për këtë arësye Rugova kishte krijuar një distancë me Tiranën zyrtare. Kjo distancë në fakt do të ishte e përkohshme, sepse Berisha do të vinte shpejt në rendin e pikëpamjeve të presidentit historik, Ibrahim Rugova. Megjithatë, këto ngjarje si dhe përpjekjet e përbashkëta për arritjen e një Kosovë të pavarur e sovrane mund të studiohen më thellë, me qëllim që të nxirren në dritë fakte, argumente dhe të dhëna që i vijnë në ndihmë të vërtetës.

4. Tradhëtorët kishin guxuar ta etiketonin Rugovën si "tradhëtar"
Ndërkaq e vërteta e marrëdhënieve të Ibrahim Rugovës me qeverinë e socialistëve është më e njohur, më e lexueshme, më e qartë. Ajo mund të konsiderohet si periudha e "luftës së ftohtë" midis filozofisë së Tij dhe politikës antirugovë të Tiranës zyrtare. Në këtë status të ngrirë kishin ndikuar faktorë të shumtë të brendshëm e të jashtëm. Por mund të besohet se te socialistët kishte një aspekt gjithashtu ideologjik. Paardhësit e socialistëve kishin investuar shumë, sidomos në mërgatën shqiptare në Perendim, për të siguruar mbështetjen e kësaj mërgate "kosovare". Socialistët e viteve 1997-2000 nuk kishin hequr dorë për të marrë më në fund frutet e këtij investimi të kohës së diktaturës. Ndërkaq Rugova shihej si kundërshtar ideologjik edhe për shkak të afrimit të Tij me demokratët e Sali Bersihës dhe te socialistët vepronte aksioma, sipas së cilës, "Miku i armikut tim është armiku im".
Për këto lideri socialist, Fatos Nano, dhe shumica e bashkëpunëtorëve të tij kishin projektuar "likuidimin politik" të Ibrahim Rugovës. Të dhëna të publikuara dëshmojnë se këtë angazhim Nano e kishte përsëritur në takimin 90 minutësh që kishte patur me Sllobodan Millosheviçin në nëntor 1997 në Kretë të Greqisë. Molosheviçi ishte shumë i interesuar për diskretitimin moral dhe eleminimin e efekteve të filozofisë politike të Ibrahim Rugovës, ndërkohë që kishte dhe një interes maksimal të gjallëronte grupet e armatosura, me qëllim që të realizonte më tej projektin e spastrimit etnik të Kosovës. Eshtë e paqartë nëse Nano e njihte ose jo këtë interes e plan serb, por është fakt se Nano ishte bashkuar me opcionet e Milosheviçit dhe për këtë i duhej të eleminonte pengesën kryesore, me emrin Ibrahim Rugova. Në opcionet e Nanos, siç ka deklaruar vetë ai, bënin pjesë kërkesa që shqiptarët e Kosovës të marrin pjesë në instirucionet e Serbisë, në kërkesën që ata të njohin Beogradin si kryeqytet dhe që të shuheshin institucionet paralele. Këto kërkesa ishin në thelb revokim i vendimit të Parlamentit të Shqipërisë për njohjen e Republikës së Kosovës. Rugova, si reagim, ishte detyruar t'i kujtonte qeverisë së Nanos, se "Kuvendi i Shqipërisë e kishte njohur shtetin e Kosovës, në kohën që president i vendit kishte qenë Ramiz Alia".
Fatkeqësisht thuajse të gjithë udhëheqësit socialistë, përfshirë Nanon e Mejdanin, ishin kurthuar në planet makabre për delegjitimimin e historisë së shtetit të pavarur paralel të Kosovës të viteve '90". Këto qëndrime, të cilat në prill të vitit 1999 kishin shkuar në ekstrem me etiketime të tilla "për tradhëti" në adresë të Rugovës, kishin krijuar një hendek të pakapërcyeshëm midis Presidentit të Kosovës dhe Tiranës zyrtare. Tradhëtorët kishin guxuar ta etiketonin si "tradhëtar" liderin historik të Kosovës. Ndaj Rugova i kishte ngrirë të gjitha veprimtaritë institucionale me presidentin e Shqipërisë, Rexhep Mejdani. Edhe kur ky i fundit ishte ftuar të merrte pjesë në panairin e librit të vitit 2001 dhe për herë të parë shkelte në Prishtinë, nuk ishte pritur nga Rugova. Vetëm kur vendin e Mejdanit e kishte zënë Moisiu, Ibrahim Rugova do të gjendej për vizitë në Tiranë.
Vihej re se kjo sjellje e Rugovës nuk përfshinte ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko. Majko ishte pritur, nderuar dhe respektuar nga lideri historik i Kosovës. Kjo ndodhte për shkak se kryeministri shqiptar kishte dhënë kontribute të çmuara në krizën e Kosovës dhe njëkohësisht ishte i vetmi kryetar qeverie ndër socialistët që ishte përpjekur ta sfidonte planin e shefit të tij në parti, Nano, për nxitjen e grindjeve brendpolitikës së Kosovës. Ndërsa për Ibrahim Rugovën nuk kshte tabu e dogma ideologjike në marrëdhëniet e Tij me Tiranën zyrtare. Ai nuk shihte prapa Ramiz Alisë, por e shihte atë drejt e në sy. Nuk e paragjykonte Majkon, pse ai ishte bashkëpunëtor i Mejdanit dhe i Nanos, por e vlerësonte atë për kontributet e tij personale. Në këto kushte, ndonëse i ftohtë dhe pa emocione, Ibrahim Rugova i kishte dhënë Tiranës mësimin e duhur se ajo duhej ta konsideronte Prishtinën dhe vetë presidentin e Kosovës si partnerë të barabartë. Janë të paktë ose të aspaktë udhëheqësit politikë në Kosovë, të cilët kanë dëshmuar aftësi të përmasave të tilla. Dhe nëse asnjë udhëheqës politik tjetër i Kosovës nuk është dëshmuar si Rugova, kjo ka ndodhur e do të ndodhë për shkak të mungesës së ideve dhe vizioneve, për shkak të inferoritetit dhe shërbimeve në kushte të tjera ndaj regjimeve të Shqipërisë londineze, në ndonjë rast dhe për shkak të aferave të ndryshme midis të dy palëve.

5. Aventura antiRugovë e Ilir Metës
Kjo atmosferë e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës zyrtare ishte trashëguar që nga koha e luftës në Kosovë. Marrja peng e Rugovës dhe familjes së tij nga ana e Milosheviçit i kishte vënë kapakun sjelljeve brutale të të dy anëve të kufirit ndaj figurës e personalitetit të Tij, aq sa e kishin tronditur edhe besimin e bashkepunëtorëve të afërt në LDK. Nëse socialistët në Tiranë, të cilët vazhdonin qeverisjen e vendit, ishin tërhequr nga pozicionet e fillimit, ata e kishin bërë këtë për shkak të reputacionit të padiskutueshëm që Ibrahim Rugova gëzonte ndër shqiptarët e Kosovës. Megjithatë ata nuk morën kurajo që t'i kërkonin falje Presidentit historik të Kosovës. Përkundrazi, vazhduan të flirtojnë me Beogradin. Ilir Meta, në rilin e kryeministrit, kishte bërë pazare më 2002 me Zoran Xhinxhiç, të njëjta si ato pazaret e Nanos me Milosheviçin. Ai i kishte kërkuar kryeministrit serb postmilosheviçian që të punonin së bashku që ta dobësonin rolin politik të Ibrahim Rugovës, me qëllim që Ai të mos ishte patneri kryesor i Beogradit për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Edhe në këtë rast të dy palët, serbët dhe kryeministri socialist i Tiranës ishin të interesuar për arësye të ndryshme që të arrinin të njëjtin objektiv antirugovë.
Presidenti i Kosovës i njihte këto plane e dredhi dhe kishte konkluduar se këto drejtoheshin jo vetëm kundër Tij si personalitet, por në radhë të parë kundër Kosovës dhe ardhmërisë së saj, pra kundër vizionit dhe dimensionit që tashme ka mërrë emrin Ibrahim Rugova. Megjithatë kushtet kishin ndryshuar dhe akujt kishin filluar të shkriheshin, ndaj Rugova nuk shihte më ndonjë rrezik nga të tilla aventura.

6. Epilog:
Ibrahim Rugova ndërroi jetë para tri vitesh. Edhe gjatë vuajtjeve të sëmundjes së Tij, edhe me vdekjen e Tij Ai ishtë vënë me zgjuarsi, kurajo e guxim në shërbim të vendit të Tij. Ai mbeti simbol i qëndresës deri në fund. Ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë dhe më gjerë, kur një politikan u rangut të Rugovës, të njoftonte bashkëkombasit e Tij për sëmundjen e rëndë që vuante. Ishte hera e parë në historinë e shqiptarëve, kur një udhëheqës i kalibrit të Rugovës të shndërrohej në një simbol lirie e krenarie për kombin e Tij. Kurrë ndonjëherë nuk ishte respektuar dikush nga personalitetet shqiptare në të gjallë e në ceremoninë e varrimit, aq sa Ibrahim Rugova. Kurrë ndonjëherë nuk ishin derdhur qindramijë veta në të ftohtin e acartë që të nderonin dhe t'i jepnin lamtumirën e fundit ndonjë udhëheqësi politik e shpirtëror, siç kishte ndodhur ato ditë të janarit 2006 me ceremoninë e varrimit të Ibrahim Rugovës.
Përpjekja e dikujt për ta denigruar atë në ditën e varrimit, ose për t'ia larguar fotografinë nga salla ku do të shpallej pavarësia e vendit, vetëm se i kanë zmadhuar dimensionet e Ibrahim Rugovës. Të marrët, ata që nuk dijnë se ç'është historia, se ç'janë vlerat e lirisë e të pavarësisë, egoistët, ata që mburren me pesë fishekë e një xherdan, të paftyrët, ata që nën hijen e Rugovës kishin bërë emër, frikacakët, ata që në kohën kur Rugova rriskonte në gjurmët e të parëve të vet fshiheshin "prapa gaxhoit", këta persona pa personalitet përpiqen e do të përpiqen të hedhin baltë mbi emrin, rolin dhe figurën e pakontestueshme të Ibrahim Rugovës. Fatmirësisht rrethi i këtyre njerëzve vjen e ngushtohet në Kosovë. Kjo do të thotë se filozofia politike e Ibrahim Rugovës dhe vizioni i Tij për Kosovën gradualisht bëhen e do të bëhën pjesë e boshtit politik të të gjithë spektrit politik kosovar. Në fakt ky vizion e kjo filozofi ka nevojë të përvetësohet nga të gjithë politikanët shqiptarë në të gjitha trevat ballkanike. Për këtë ndoshta do të duhej investuar që studiues dhe analistë të aftë të skicojnë mirë mendimin dhe filozofinë politike të Ibrahim Rugovës, me qëllim që ajo të gjejë aplikim në të gjitha shtresat politike shqiptare, si standart origjinal i një enciklopedie politike e morale nacionale më vehte.

Fund
E-Mail: eb_shqip@hotmail.com
E-Mail: eb_shqip@hotmail.com
Botuar në gazetën "Bota sot", datë 21.01.2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi