Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar!

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar! Empty Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 12:06 am

Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar! N744374599_1888
Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar!

Perse valle kaq shume dhimbje,
kush e denoj njerezimin,
pse parajsen e krijuan
pse disa moren ndershkimin?!

Nuk e di moj vogelushe,
nuk e di dot si te them,
ti me pyetje me mbulon
dhe ne shpirt loti me vjen....

S'jam e zonja te shpjegoj,
padrejtesite qe i mban bota,
di te them qe shume te dua,
nuk i kam fjalet te kota...


Diellzë e vogel me jep doren,
te ta puth,te ta lemoj,
vertete gjera plot nuk di,
plot te tjera dot s'tregoj....

Ti me pyet e me pyet,
pse kjo ndodh,pse kaq me dhemb,
çfare te them ty vogelushe,
do te doja te isha shkemb...!!

Para teje s'mund te qaj,
nuk e di si nuk shperthej,
nuk e di pse kaq durojme,
nuk e di...pse te genjej!

Dhe ne veshin tend ngadale,
befas peshperis ca fjale,
"do sherohesh vogelushe
dhe ne krahe do te te marr".


Ti moj hije e mallkuar,
afer shtratit mos qendro,
miken time me te shtrenjte,
nga keto pranga ma liro....

Zoti madh qe me shikon,
sot degjoje lutjen time,
falja jeten ketij engjelli,
mos na jep veç hidherime...

Lerja zemren fort ti rrahe,
lerja boten ta shijoje,
lere te qesh e mos qaje,
lere driten ta shikoje...

Lere te rritet ngadale,
Jo nuk mundesh dot ta marresh,
te ty at i madh besoj,
dhe te lutem te me falesh...


Por jeta nuk pyet dhe na merr edhe ata qe na jane aq te shtrenjte ne zemer!!!!
Sa i forte eshte njeriu....Jeton mes te gjalleve duke duruar dhimbjen por ne te vertete eshte i vdekur!
Ah Vogelushe Diellze...



Ati im sa shume tu luta,
por ti s'munde te degjoje,
para teje gjunjet vura,
qe nje lulel te sheroje....

A nuk je kaq i fuqishem,
a nuk komandon ti valle,
pse harrove lutjen time,
pse le hijen qe ta marre?!

A mos valle e bere yll,
qe mes nates te ndriçoje,
a mos valle e bere engjell,
ta dine prinderit qe vajtojne?!

Ati madh te kam besuar,
te jam lutur,pergjeruar,
pse per Diellzen nuk veprove,
pse ti vdekjen se ndershkove?!

Lot po derdh moj bukuroshe,
sa shume zemra po me dhemb,
pse duroka kaq njeriu,
pse nuk shndrrohemi ne shkemb?!

Do te desha Diellze e vogel,
floket e tu te puthja lehte,
mu betove qe s'do ikje,
pse me le te rri une vete?

Do te desha mikja vogel,
te te jepja ditet e mia,
nuk jane fjale te thena koti,
jane nge vete dashuria!


I nderuar Zoti Dhe Miku im i madh Adem Berisha!
Ju lutem te pranoni keto vargje ne shenje respekti,dashurie dhe dhimbje per mbesen tuaj....Per Nje Yll Te Pashuar ne gjithesine e Parajses.

Respekt dhe perqafime



Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Diellzë...Yll i pashuar! 7933_151655649599_744374599_2531562_3921114_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi