Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Shko poshtë

Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës Empty Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Mesazh nga MEDALIM Thu Jan 22, 2009 12:00 pm

Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës


Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës Homazhe1Në tre vjetorin e vdekjes, liderët kryesorë të vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nderuan veprën dhe punën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Të dy së bashku bënë homazhe pranë varrit të ish presidentit duke vlerësuar se Kosova e pavarur është kontribut i punës dhe veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës.
Me vlerësimet më të lartë për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës , liderët kryesorë të shtetit por edhe zyrtarët partiak, e nderuan ish presidentin Ibrahim Rugova, në tre vjetorin e vdekjes së tij.
Presidenti, Fatmir Sejdiu, së bashku me kryeministrin, Hashim Thaçi , bënë homazhe tek varri i ish presidentit. Sejdiu vlerësoi se Ibrahim Rugova ishte personalitet unikat që ka dhënë kontribut deri në shkrirje për Kosovën e pavarur.
“Rugova bashkë me Adem Jasharin komandantin legjendar të UÇK-së, mbeten një binom i pashkëputshëm për luftën, rezistencën, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot falë këtyre sakrificave dhe gjithë njerëzve të këtij ideali kemi Kosovën e pavarur të njohur nga 54 shtete”, tha Sejdiu.

Gazeta 55
MEDALIM
MEDALIM

Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës Empty Re: Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës

Mesazh nga MEDALIM Thu Jan 22, 2009 7:20 pm

Shënohet trevjetori i ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës

22-01-2009 / Gazeta 55Shënohet trevjetori i vdekjes së Ibrahim Rugovës 81385rugova1

Rugova Në trevjetorin e vdekjes, liderët kryesorë të vendit, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, nderuan veprën dhe punën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Të dy së bashku bënë homazhe pranë varrit të ish-presidentit duke vlerësuar se Kosova e pavarur është kontribut i punës dhe veprimtarisë politike të Ibrahim Rugovës. Në tre vjetorin e vdekjes së tij, kryesia e LDK-së, ka vendosur që të themelojë fondacionin për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, “Ibrahim Rugova”. Me vlerësimet më të lartë për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës , liderët kryesorë të shtetit por edhe zyrtarët partiak, e nderuan ish presidentin Ibrahim Rugova, në trevjetorin e vdekjes së tij. Presidenti, Fatmir Sejdiu, së bashku me kryeministrin, Hashim Thaçi, bën homazhe tek varri i ish presidentit. Sejdiu vlerësoi se Ibrahim Rugova ishte personalitet unikat që ka dhënë kontribut deri në shkrirje për Kosovën e pavarur. “Rugova bashke me Adem Jasharin komandantin legjendarë të UÇK-së, mbeten një binom i pashkëputshëm për luftën, rezistencën, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot falë këtyre sakrificave dhe gjithë njerëzve të këtij ideali kemi Kosovën e pavarur të njohur nga 54 shtete”, tha Sejdiu. Kryeministri Thaçi: Vlerësim historik për Rugovën/Edhe kryeministri Hashim Thaçi e vlerësoi lart kontributin politik të ish-presidentit Rugova. Ai tha se së bashku me të kanë punuar shumë për të arritur deri tek pavarësia. “Ne do të vazhdojmë me përkushtimet tona më të mëdha si institucione për të pasur sukses edhe më të madh, për të respektuar të kaluarën e të gjitha përkushtimeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku presidenti Rugova do të ketë vlerësimin e tij historik, një vlerësim ky i cili do të respektohet prej institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi. Sabri Hamiti: Rugova është themelues i shtetit të Kosovës/Homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, ka bërë edhe një delegacioni i lartë i kryesisë së LDK-së. Në emër të këtij delegacioni ka folur Sabri Hamiti i cili ka vlerësuar se Ibrahim Rugova është themelues i shtetit të Kosovës. Ai ka kërkuar më shumë angazhim për të përmbushur ato që Hamiti i ka quajtur kërkesa rugoviane. “Duhet të punojmë shumë më shumë që kjo njohje ndërkombëtare të jetë e plotë dhe të merremi me zhvillimin e Kosovës, e kam parasysh zhvillimin ekonomik, kulturor dhe zhvillimin demokratik të Kosovës, që nënkupton , rritje kapacitetesh, konkurrencë, punë, vlerësim pune dhe ndershmëri. Mendoj se këto janë esenca e kërkesave rugoviane”, tha ai. Akademia përkujtimore/“Vizioni i presidentit Ibrahim Rugova për Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur” tashmë është përmbushur, tha në Akademinë përkujtimore me rastin e tre vjetorit të vdekjes së tij, presidenti aktual Fatmir Sejdiu. Ai shtoi se vepra jetësore, intelektuale dhe politike e Ibrahim Rugovës po përjetësohet çdo ditë në Kosovën e pavarur e sovrane. “Rugova është personaliteti me të cilin identifikohet Kosova moderne dhe filozofia e tij politike arriti që Kosovës t’i sigurojë shumë miqë në skenën ndërkombëtare”, tha Sejdiu në akademinë, ku morën pjesë personalitete të shumta të jetës politike e publike të vendit. Themelohet Fondacioni “Ibrahim Rugova”/Në trevjetorin e vdekjes, kryesia e LDK-së, vendosi sot që të themeloj fondacionin për Liri, Pavarësi dhe Demokraci, “Ibrahim Rugova”. Sipas zyrtarëve të LDK-së, përmes këtij fondacioni synohet që të ruhet trashëgimia politike dhe krijuese e dr Rugovës. Nexhat Daci Përkulemi para veprës së Presidentit Rugova/Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë akademik Nexhat Daci, kryesia dhe përfaqësuesit e degëve të LDD-së në Republikën e Kosovës, përfaqësues të degëve të partisë nga Evropa dhe SHBA-ja, bënë homazh para varrit të Presidentit Rugova, si dhe vizituan familjen e Presidentit të ndjerë, me rastin e 3 vjetorit të vdekjes së diplomatit, profesorit, udhëheqësit shpirtëror të shqiptarëve. Kryetari Daci në emër të LDD-së dhe simpatizantëve të saj, e vlerësoi veprën e Presidentit Rugova si një ndër veprat më të çmueshme për liri, pavarësi, i cili me mendjen e tij të ndritur arriti që ti heq kufijtë me shqiptarëve që dikur ishin totalisht të izoluar nga bota demokratike perëndimore, dhe beri popullin e Kosovës që të jetë populli më optimist në planet, për të cilin flisnin edhe mediumet më të mëdha botërore. Kjo, sipas akademik Nexhat Dacit, i siguroi pa mëdyshje vendin e një lideri më të ndritur ndër shqiptar pas heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeu.





...
MEDALIM
MEDALIM

Numri i postimeve : 23
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi