Kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj
Faqja 1 e 1
Kadri Mani: Të gjithë kundërshtarët e Dr. Rugovës, ose janë armiq ose budallenj
Dr. Ibrahim Rugova 1944 - 2006 |
OSE BUDALLENJ
Nga Kadri Mani
Kush ia "vjedh" autorësinë dhe kush e censuron Ibrahim Rugovën?!
Por është e mjaftueshme vetëm të cek faktin sesa
konfliktualë me vetveten jemi ne shqiptarët, sa të zgjuar dhe të aftë jemi ta
mohojmë vetëveten e të ngjizemi pas të huajit. Ky ves i keq na ka lanë ndoshta
100 vjet prapa popujve dhe kombeve të tjerë të rajonit tonë. Por që kjo
periudhë e zezë të marrë fund e të mos zgjasë më, ndoshta ka ardhur koha që të
kthehemi me vendosmëri te ajo që quhet politikë dhe mendim i sinqetë, i lirë,
demokratik dhe parimor. Ndshta ka ardhur koha që kur 10 herë në ditë përmendim
parimet e Rugovës, të "mos e vjedhim" më atë, të mos ia fshehim autorësinë,
ose së paku të mos vazhdojmë zyrarisht që ta lëmë vetëm pronë e zemrave të
shqiptarëve. Ai praktikisht është pronë më së pari e qeverisë, sepse i ka lënë
asaj trashëgiminë e drejtmit të shtetit. Ndaj duhet trajtuar si i tillë,
ndryshe e nesërmja do ta gjykojë ashpër Prishtinën zyrtare të sotme.
(Enver Bytyçi)
Biografia
Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin
Cerrcë afër Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë
babain dhe gjyshin.
Rugova diplomoi në Degën e Albanologjisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa
një vit akademik qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën
mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore në
studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare. Doktoratën e letërsisë
e mori në Universitetin e Prishtinës më 1984. Më 1996 u zgjodh anëtar
korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të Shkencave të Kosovës. Po në këtë vit
ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re"
dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72) që botoheshin në
Prishtinë. Për afro dy dekada punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si
hulumtues i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime
albanologjike", që e nxirrte ky Institut. Është zgjedhur kryetar i
Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë bërthamë e lëvizjes
shqiptare që po kundërshtonte sundimin serb në Kosovë. Si një ndër themeluesit
e partisë së sapoformuar, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rugova u zgjodh
kryetar i saj më 23 dhjetor 1989.
Pas zgjedhjeve parlamentare që atëbotë nuk pranoheshin ndërkombëtarisht, më 24
maj 1992 Rugova zgjedhet kryetar i Republikës së posashpallur të Kosovës. Nën
udhëheqjen e tij shqiptarët e Kosovës ndërtuan strukturat e veta paralele të
administratës, shëndetësisë dhe të arsimit, ndërsa Rugova vetë angazhohej për
zgjidhje të çështjes së Kosovës me mjete paqësore dhe për njohjen ndërkombëtare
të çështjes të Kosovës.
Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, Rugova qëndron në distancë me Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ndërsa vazhdon të kërkojë zgjidhje paqësore të
problemit. Gjatë sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe, Rugova
fillimisht qëndron në Prishtinë me familjen e vet, ndërsa më vonë detyrohet të
paraqitet në televizionin serb në një takim me Sllobodan Millosheviqin. Në
fillim të majit 1999 ai largohet për në Itali prej nga kthehet në korrik, pas
përfundimit të luftës.
Në zgjedhjet parlamentare të organizuara nga administrata e përkohshme e
Kombeve të Bashkuara, partia e Rugovës fiton shumicën, ndërsa ai vetë zgjedhet
kryetar i Kosovës më 4. mars 2002. Në këtë funksion ai vazhdon ta potencojë
miqësinë dhe politikën e bashkëpunimit me SHBA dhe vendet evropiane nga të
cilat vazhdimisht kërkon pranimin formal të pavarësisë së Kosovës. Në vitin
2005 rizgjedhet kryetar.
Më 5 shtator 2005 Ibrahim Rugova njofton opinionin që është i sëmurë nga
kanceri i mushkërive. Përderisa ai e dorëzoi postin e kryetarit të LDK-së,
funksionin e Presidentit të Kosovës ai e kryen deri në ditën e vdekjes më 21
janar 2006. Ibrahim Rugova kujtohet si simbol i luftës paqësore të shqiptarëve
për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ibrahim Rugova ka lënë pas gruan dhe tre fëmijë.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- 1995, Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit të Parisit VIII Sorbonë, Francë.
- 1998, Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Çmimi për paqe i qytetit Mynster (Münster)
- 2000, Çmimi për paqe i Unionit Demokratik të Katalonisë, në Barcelonë,
Spanjë.
- 2003 Çmimin Senator Nderi i Evropës.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit të Tiranës.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali).
Kënga "Kërkoj liri", më
e pëlqyera në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit
Isabela Çoçoli
Zëri i Amerikës
08-11-2009
Në verën e vitit 1989, para
rënies së Murit të Berlinit, ishte muzika e një artisti amerikan që konkuronete
në krye të listës me këngët më të mira në Gjermaninë Perëndimore. David
Hasselhoff ishte i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara për serialet
televizive “Knight Rider” dhe “Baywatch”, por në Gjermani ishte kënga
“Looking for Freedom”, “Kërkoj liri”, që e bëri atë të famshëm.
Kënga ishte një version i hitit gjerman të viteve 70-të "Auf Der Strasse
Nach Suden", “Liria” dhe me ndryshimin e pejsazhit politik në Evropë,
gjermanët e bënë atë këngën e tyre. Pothuajse brenda natës, kënga u bë
hit dhe qendroi në vend të parë për 8 javë radhazi. Hasselhoff kishte qënë disa
herë në Berlinin Lindor para rënies së Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989.
Tani, pas 20 vjetësh, ai kujton bisedat me njerëzit në rrugët e Berlinit Lindor.
"I pyeta ‘Si më
njihni?’. Ata më thoshin 'David Hasselhoff, David Hasselhoff, dua të kem
firmën tënde’. Pa tjetër, por si më njihni? Nga filmi Knight Rider,
makina që flet? Ata më ngulën sytë si të isha i çmendur. ‘Makina që
flet’? ‘ Jo. Ne të njohim si njeriu që këndon për lirinë’, më thanë. Iu
bëra anjë pyetje tjetër: ‘A keni qënë ndonjëherë në Berlinin
Perëndimor’? Ata thanë jo. ‘A mendoni se do të shkoni ndonjëherë
atje’? Ata u përgjegjën ‘Jo’. A mendoni se do të shkoni
ndonjëherë?, vazhdova. Ata thanë: ‘Ndoshata jo. Jo sa të jemi
gjallë".
Kur Muri i Berlinit ra, një ndjenjë
e fuqishme e shtyu Hasselhoff-in të merrte pjesë në festimet dhe për kënaqësinë
e tij të papërshkruar ai u ftua të merrte pjesë në koncertin e vitit të
ri.
“Vetëm nëse këndoj tek Muri”, iu
përgjegj ai ftesës. Dhe kërkesa e tij u pranua.
Hasselhoff këndoi himnin e tij
të lirisë i hipur në pjesën e Murit që kishte mbetur pranë Portës së
Brandenburg-ut, një imazh që shumë ende e mbajnë mend nga festimet e atij viti
të ri. Ai shkoi edhe në Berlinin Lindor për koncertin e vitit të
ri. Ai thotë:
"Ngava makinën për 35
minuta deri në Berlinin Perëndimor dhe shkova në studio. Ajo ishte
e mrekullueshme, me dritat, skenën dhe kamerat më të bukura, por jashtë
pejsazhi i ngjante atij të Luftës së Dytë Botërore. Ende kishte shënja
plumbash nëpër mure, gropa në rrugë. Në qytet binte shi acid.
Ushqimi ishe i keq. Atyre u duhej të prisnin dy vjet për të vënë telefon
në shtëpi. Ju duhej të prisnin 10 vjet për të pasur makinë”.
Hasselhoff ka mjaft suvenire nga ajo kohë dhe tani me
rastin e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit, ai ndodhet atje. Kur
mbëriti në Gjermani më 4 nëntor, u prit nga dashamirësit e tij entuziastë në
aeroport dhe në hotel që këndonin këngën e tij “Looking for Freedom”.
//mm//
E aktualizuam Murin e Barlinit, për t’i përgënjeshtuar
donkishitët e sançopançot e atëhershëm e të sotëm:
„Ky është një vendim që shpreh tendencat e qarqeve sunduese të
Bonit për t`u vënë vizë marrëveshjeve të Postdamit dhe marrëveshjeve të tjera
të përfunduara pas luftës së dytë botërore lidhur me çështjen gjermane, për të
revizionuar e ndryshuar kufijtë e pasluftës në interes të planeve të veta
ekspansioniste, duke filluar me aneksionimin de fakto të Berlinit Perëndimor,
pastaj me gllabërimin e RD. Gjermane“.
Nga artikulli i sharlatanit Tafil Duraku, shkëputëm këtë pasus:
“Dhe, shikuar realisht, shumica prej tyre kanë mbajtur
qëndrim të drejtë karshi veprimtarisë “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co
(si, Paskal Milo, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Behxhet Shala, Mehmet Bislimi,
Sheradin Berisha, etj.), por, ka pasur dhe ka të atillë që Ibrahim Titën e tyre
të dashur (si, Sali Berisha, Sabri Hamiti, Kadri (Os)Mani, Pal Shtufi, Xhavit
Beqiri, Kujtim M. Shala, Selim Hasanaj, Agim Gashi, etj.), kanë dashur, deshën
dhe duan, madje, me çdo kusht, ta bëjnë, siç thonë ata, “patriot shqiptar”, dhe
duan ta vënë në krye të të gjitha Lëvizjeve shqiptare dhe në krye të të gjithë
patriotëve të vërtetë shqiptarë, siç i ka mësuar, porositur e stimuluar Tito i
tyre i dashur “shqiptar”...”- dhe që nuk janë ata shumica e ne pakica,
por krejtësisht anasjelltas, po i radhisim poetët tanë naga libri SIMFONIA E DARDANISË, Prishtinë, 2006, f. 175, nga PËRMBAJTJA: S. Gashi, A.
Podtimja, S. Kamberaj, S. Zogaj, M. Gojani, M. Haziri, H. Vokshi, M. Berisha,
S. Rrustemi, N. Ukaj, Sh. Dibrani, P. B. Geci, Sh, H, Shkoza, Q. Rrushaj, A.
Alidemaj, Rr. Berisha, D. Behluli, A. Bozaxhi, Sh. Dema, E. I. Berisha, H.
Zymberi, Julia Gjika, A. R. Berisha, Y. Llugaliu, E. Koliqi, I. Gani, A. Desku,
A. Mataj, Z. Elezi, I. Hebibi, J. Kelmendi, M. Thaçi, M. Sejdiu, N. Çitaku, N.
Osmani, N. Rudari, Në Sulça, P. P. Wiplinger, S. Krasniqi, H. Alishani, F.
Duraku, R. Asllani, R. Bojaj, H. Vitija, A. Dragusha, B. Rashica, B. Blakçori,
D. Z. Buzhala, I. Rexhaj, H. H. Fazlija, Q. Rexhepi, S. Doda, U. Tugjevci, Sh.
Vishaj, Z. M. Ukaj, H. Rdenica, M. Llapashtica, Sh. Berisha, V. Veliu, Xh.
Pireva, I. Rudari, M. Krasniqi, M. Kryeziu, S. Rexhepi, S. Fejza, B. Sefaj= 66
poet, hej! Edhe sa nuk janë përfshi dhe edhe sa i thurin këngë lavdije pa qenë
poetë, si puna ime:
Kadri Mani
Don Kishtota Sanço Pança
Jua ka ngrënë qulin maca!
Pjesën tjetër tok me dacin
Ejani në vete sytë ju plaçin!
Në ditë pazari ju u marrofshi
Kurrë në jetë mos u gëzofshi
Po përse dolët ju kundër lirisë?
Po pse ia bëni qejfin Serbisë!?
A keni pirë t’nënës kuslloshtër?
Po si u bërët ju kaq të poshtër!?
Edhe u bërët ju si fort stalinistë
Që të dukeni tërësisht të pistë!
Lexoni e (mos) Besoni)
Opinion
DY ANËT
“PATRIOTIKE” TË DR. IBRAHIM RUGOVËS
Publikuar më 27
korrik, 2009 në: http://www.albaniapress.com
Me dhjetëra herë kemi shkruar për anët dhe tehet
“patriotike” të “presidentit” histe(o)rik, Dr. Ibrahim Rugova dhe të
“shqiptaro”-titistëve të kuqë jugosllavë, udbasho-kosistë, si dhe për
“patriotizmin” e tyre.
Nga Tafil Duraku
Madje, më 15. 6. 1998, në vlugun e luftës së UÇK-së, për
skandalet e njëpasnjëshme “patriotike” e “kombëtare”, “presidentit” Rugova i
kemi dërguar letrën e hapur me titull “Kush ia mbron shpinën Serbisë?”... Dhe,
fatkeqësisht, të gjitha përpjekjet e inteligjencës kombëtare shqiptare
për ta kthyer punën e tij dhe të stafit të tij “patrirotik” e “kombëtar” në të
mirë të kombit dhe të Atdheut shqiptar kanë qenë të kota, sidomos, pas daljes
në skenë të UÇK-së... Dhe, fatkeqësisht, krejt në fund, si pasojë e
veprimtarisë së tij “patriotike” e “kombëtare” dhe të stafit të tij të
papërmirësueshëm “shqiptaro”-titist, doli në dritë “kosovarizmi” i tij
kundërshqiptar, i cili, shqiptarët dhe Shqipërinë, po i çon në pus pa fund,
si ide “largpamëse” e “patriotike” e “shqiptaro”-titistëve të kuqë hugosllavë...
Për anët “patriotike” e “kombëtare” të tij kanë shkruar
edhe shumë pena të tjera, të njohura, shqiptare, si dhe “patriotë të tjerë
shqiptarë”. Dhe, shikuar realisht, shumica prej tyre kanë mbajtur qëndrim të
drejtë karshi veprimtarisë “kombëtare” të Dr. Ibrahim Rugovës&Co (si,
Paskal Milo, Rexhep Qosja, Sabri Godo, Behxhet Shala, Mehmet Bislimi, Sheradin
Berisha, etj.), por, ka pasur dhe ka të atillë që Ibrahim Titën e tyre të
dashur (si, Sali Berisha, Sabri Hamiti, Kadri (Os)Mani, Pal Shtufi, Xhavit
Beqiri, Kujtim M. Shala, Selim Hasanaj, Agim Gashi, etj.), kanë dashur,
deshën dhe duan, madje, me çdo kusht, ta bëjnë, siç thonë ata, “patriot
shqiptar”, dhe duan ta vënë në krye të të gjitha Lëvizjeve shqiptare dhe në
krye të të gjithë patriotëve të vërtetë shqiptarë, siç i ka mësuar, porositur e
stimuluar Tito i tyre i dashur “shqiptar”...
Pos sharjeve, fyerjeve e shantazheve të mirëorganizuara,
sekrete e publike, që i ka bërë në kurriz të UÇK-së dhe në kurriz të luftës së
saj, si dhe në kurriz të luftëtarëve të saj e të Shqipërisë-SHQIPËRI,
‘prijësi’ histe(o)rik i “shqiptarëve”, e bëri ushtrinë e tij “patriotike”, të
quajtur FARK, dhe, më vonë e emërtoi “UÇK” – për t’ia marrë primatin ushtrisë
më të lavdishme shqiptare, deri në ditët e sotme, dhe, për ta minuar atë
nga brenda. Po, si do ia merrte primatin dhe si do e shantazhonte kulmërisht
luftën e drejtë të UÇK-së, “kryepatrioti”dhe “presidenti” Dr. Ibrahim
Rugova&Co?!... Në këtë kuptim, ai, do dinte të shndërrohej, siç
ishte realisht, në thikë me dy teha “shqiptarë”, që quhen: njëri teh – LKJ, e, tjetri
– LDK, e, mandej, në emër të “UÇK-së”, do ta ftonte popullin shqiptar që të
dezertonte i tëri dhe ta priste në fyt ushtrinë e tij të dalë nga vetë
populli – UÇK-në shqiptare, gjë që e dëshmon pamfleti i botuar në librin me
kujtime, të autorit Ali Jakupi, PRANVERA ’99 (Fragmente jete për një ditar),
botoi Libri Shkollor, Prishtinë 2009, fq. 33-34, i cili i referohet datës “26.
03. 1999 (e premte)”, në të cilin shkruan, citojmë:
“UÇK
Bashkatdhetarë të dashur
Ju ftojmë që përkohësisht të evakuoheni nga territoret e
rrezikuara të Republikës së Kosovës, sepse në vazhdim e sipër është ofensiva e
madhe e forcave okupuese serbe në Republikën tonë të Kosovës. Ne nuk mund t’ju
mbrojmë. Këte nuk mund ta bëjë as Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Duhet të shpëtojmë popullsinë tonë dhe jetën tonë.
Prandaj, nisuni menjëherë në drejtim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.
Kemi kërkuar që në qërimin e hesapeve me pushtetin
okupues serb të na ndihmojnë forcat e NATO-s. Ketë ndihmë ne e kemi fituar.
Megjithate, forcat
okupuese serbe janë në tërë territorin e Kosovës, janë nisur në ofensivë të
madhe. Forcat e UÇK-së nuk janë në gjendje që t’ju ofrojnë rezistencë dhe të
mbrojnë populli shqiptar.
I ftojmë të gjithë shqiptarët, të cilët janë të
rrezikuar nga sulmi i forcave okupuese serbe që të evakuohen përkohësisht në
drejtim të Maqedonisë dhe të Shqipërisë.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS
Ibrahim Rugova”
Ju lutem, lexojeni me vëmendje këtë pamflet
antishqiptar dhe antiUÇKist të “presidentit” histe(o)rik të Kosovës, Dr.
Ibrahim Rugova&Co dhe do të bindeni plotësisht për “atdhetarizmën” e tij
prej “shqiptaro”-titisti të rafinuar udbasho-kosist, të përbetuar e të
përvëluar “shqiptar”!... Ai, në vend që ta thërrasë popullin shqiptar dhe bijtë
e bijat e tij që t’i dalin krahë UÇK-së së lavdishme shqiptare dhe të
kyçen në radhët e saj, e, besa, edhe vetë të dalë në ballë të popullit
që i printe, në marrëveshje me deputetët e përjetshëm federativë jugosllavë
“shqiptaro”-titistë, shndërrohet në telall të pushtuesit serbosllavomadh dhe
thërret popullin shqiptar që të ikën, t’ia mbathë me të katra për në Maqedoni e
në Shqipëri... (Bah!)...
Prandaj, përpjekjet për ta arsyetuar veprimtarinë e tij
kundëshqiptare dhe kundërUÇKiste, janë tepër të kota, kur dihet mirëfilli se
ai qe një aleat besnik i Milosheviçit, kur dihet se atë dhe suitën e tij,
kudo, i siguronte UDB-a “shqiptare” e KOS-i jugosllav dhe forca tjera shtesë të
atij sigurimi kundërshqiptar... Prandaj, këtu, del sheshit përpjekja
djallëzore e Dr. Ibrahim Rugovës dhe bandave të organizuara “instiutucionale” e
“shtetërore”të tij, deri në ditët e sotme. Madje, edhe sot luftohet pa
mëshirë, për ta pastruar FSK-në nga elementi më i shëndetshëm shqiptar i
UÇK-së...
E shkruan pamfletin dhe e hedh nëpër rrugët e Prishtinës
me anë të policisë së vet sekrete, e cila edhe sot është në pozita të larta
“institucionale” e “shtetërore”, për të bërë veprim të dyfishtë, edhe
kundërUÇKist, edhe kundërshqiptar, dhe, për ta arsyetuar veprimin(ë) e tij se kinse pamfleti është
shkuar në emër të tij dhe është shpërndarë nëpër qytet nga policia serbe, gjë
që nuk qëndron, as është fare e vërtetë dhe nuk është fare afër mendsh,
prandaj, edhe nuk qëndrojnë “dëshmitë” e ndonjë “dëshmitari” ibrahimrugovist,
si “S. A. etj.”, se, kinse, i kanë parë policët duke e shpërndarë atë
(pamfletin, pra), rreth “orës 19:00”. Dokrrat e tilla nuk pinë ujë më te
shqiptarët.
Prandaj, çfarëdo përpjekjesh për ta rehabilituar
tradhtinë e Dr. Ibrahim Rugovës dhe bandave të tij të kuqe, “shqiptaro”-titiste, është tepër e kotë, siç janë
tepër të kota përpjekjet tjera djallëzore të Sali Berishës për ta
rehabilituar tradhtinë që ua ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë, “mbreti” Ahmet
Zogu. Me një vështrim të thjeshtë historik, shoqëror e qytetar, shqiptar e
Atdhetar, të dy dalin “kryepatriotë” dhe kryetradhtarë të Shqipërisë dhe të
shqiptarëve, si dhe të interesave të tyre, tok me aleatin më të zëshëm të tyre
– Sali Berishë Fazliçin&Co.
Do shtuar këtu se “presidenti” hist(e)orik i “Republikës
së Kosovës”, në përpjekjet e tij djallëzore dhe kundërUÇKiste e kishte
mbështetjen e parezervë të të gjithë “shqiptaro”-titistëve të kuqë
udbasho-kosistë jugosllavë me deputetësi federative dhe aleatëve të tyre në
Tiranë, dhe, ai pamflet është edhe një dëshmi tjetër, shtesë, se qëllimi i tij
final ka qenë që edhe popullin shqiptar ta kthejë kundër ushtrisë së tij,
kundër UÇK-së, dhe kundër luftës për Liri e për SHQIPËRI, dhe, për Bashkim
kombëtar, që UÇK-në ta fshijnë nga faqja e dheut forcat pushtuese serbe, sepse,
vetëm atëherë do merrte frymë lirshëm ambasadori serb në Prishtinë, Dr.
Ibrahim Rugova dhe sojesorollapi i tij “patriotik”(!)...
Shikuar urtësisht, nuk është vështirë të shihen dy tehet
e një thike “patriotike” të “shqiptaro”-titistëve të kuqë udbasho-kosistë
jugosllavë, të quajtura LKJ-LDK, sepse, ato dy tehe, aleancat e “presidentit”
histe(o)rik të “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova me Milosheviçin,
na dalin edhe më të zeza dhe më kundërshqiptare sesa aleancat e “mbretit” Ahmet
Zogu me Nikolla Pashiçin, prandaj, përpjekjet për t’i nxjerrë nga tradhtia
ata “burra të mirë” ‘shqiptarë’ janë plotësisht të kota...
Ka edhe shumë anë të tjera “patriotike”, të Dr. Ibrahim
Rugovës&Co, që duhen hulumtuar e studiuar në nivel kombëtar shqiptar, si në
pikëpamje historike, shoqërore e shkencore, ashtu, edhe në pikëpamje të një
filozofie pragmatike shqiptare, për t’i shuar dhe për t’i zhbërë përgjithmonë
praktikat e pamira dhe demagogjike të “shqiptaro”-titistëve të kuqë dhe të përbetuar
jugosllavë, si dhe ato të aleatëve të tyre saliberishistë, në Tiranë,
Prishtinë, Shkup, Podgoricë e Preshevë... Sa më herët të zhbëhen ato praktika
demagogjike kulmore “shqiptare”, aq më mirë do jetë për shqiptarët e
pasardhësit e tyre dhe për Shqipërinë e tyre – SHQIPËRI.
Pamfleti në fjalë është edhe një nga dëshmitë parësore
për tradhtinë që e ka bërë Dr. Ibrahim Rugova në kurriz të UÇK-s dhe të
luftëtarëve të saj shqiptarë, si dhe në vazhdën e udhës së tij “patriotike”, e
cila është shndërruar në një lukuni të paparë antiUÇK, kundër njerëzve më meritorë
uçëkëistë, të cilët do duhej të jenë në ballë të të gjitha proceseve
të zhvillimit të mëtejmë të saj, deri në shkrirjen e saj të plotë në Ushtrinë
shqiptare.
Burojë, më 27 korrik 2009
E VËRTETA
MARKSISTE-LENINISTE DO TË TRIUMFOJË MBI REVIZIONIZMIN“ f. 94-98; si dhe te
libri im me publicistikë, Kadri Mani:”SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Tiranë,
1999, f. 428.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kadri Mani:HAJDUTË JANË SOCIALISTËT
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Ja kush janë 65.649 kundërshtarët e qeverisë turke
» Përshëndes të gjithë shqiptarët pa dallim religjioni dhe ideologjie politike sepse të gjithë janë shqiptar. Vetëm se na duhet më tepër dashuri e mirëkuptim për njëri tjetrit!
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
» Kadri Mani: Dy shokë të pandashëm: Beqir Bajraktari edhe Kadri Mani!!
» Ja kush janë 65.649 kundërshtarët e qeverisë turke
» Përshëndes të gjithë shqiptarët pa dallim religjioni dhe ideologjie politike sepse të gjithë janë shqiptar. Vetëm se na duhet më tepër dashuri e mirëkuptim për njëri tjetrit!
» Poezi me poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi