Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat

Shko poshtë

Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat Empty Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 3:21 am

Faik Konica: Nga Muhametarët na erdhën të gjitha të ligat U1_FaikKonicaNjë
letër e 24 janarit 1896, dërguar Nikolla Naços, kryetarit të shoqërisë
shqiptare ”Drita” në Bukuresht, hedh dritë mbi personalitetin e Faik
Konicës në fillimet e veta. Komentet mbi gjendjen e Shqipërisë nën
Perandorinë Osmane dhe rezervat për Sami Frashërin


Nga Prof. Nasho Jorgaqi


vijim të punës për gjurmimin e trashëgimisë së Faik Konicës, kohët e
fundit më ra në dorë me ndihmën e prof. Ismet Dermakut, një tufë
letrash të tij të hershme, nga të cilat do të veçoja të parën letër që
njohim deri tani nga ai. Është fjala për letrën e 24 janarit 1896,
dërguar Nikolla Naços, kryetarit të Shoqërisë shqiptare ”Drita” në
Bukuresht, e cila hedh dritë mbi personalitetin e Faik Konicës në
fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njëzetë
vjeç, ai është në kërkim të lidhjeve me lëvizjen kombëtare të diasporës
dhe liderët e saj. Pas 7 vjet qëndrimi në Francë, djaloshi shqiptar do
të kryejë fakultetin e letrave në Universitetin e Dizhonit dhe më vonë
do të studiojë për filozofi romane në College de France. Me këtë formim
intelektual dhe i frymëzuar nga ideale patriotike, ai vendos të mos
kthehet në Shqipëri, por t’i kushtohet në Evropë çështjes së çlirimit
të atdheut. Ka zgjedhur të bëhet shkronjëtor (shkrimtar – N.J.) dhe
ndonëse shumë i ri e fill i vetëm, nis veprimtarinë e tij patriotike në
kryqendrën e metropolit evropian. Shkruan në frengjisht dhe dërgon për
botim librin ”Ç‘ka qenë Shqipëria, ç’është, ç’do të bëhet” si dhe
studimin prej 80 faqesh ”Ese mbi të ardhmen e Shqipërisë dhe përpjekjet
e saj për pavarësi në shek. XIX”, që ia çon ”revistës më të madhe të
Europës”, dy vepra këto që për fat të keq nuk na kanë arritur. Por
ç’është më e rëndësishme, tamam në këtë vit ideon dhe përgatitet të
themelojë një revistë politiko-kulturore me emrin ”Albania”. Ndryshe
nga patriotët e tjerë, ky intelektual me frymëzim perendimor e ambicje
të mëdha, mendon dhe përpiqet të krijojë një vatër të lëvizjes
shqiptare, jo në Stamboll, as në kryeqytetet ballkanike, por në mes të
Evropës. Është tepër i ri për këtë ndërmarrje, po plot besim në vetvete
dhe i vendosur t’ia dalë në krye këtij misioni atdhetar.



këto rrethana i shkruan letrën N. Naços, ku i prezantohet se kush është
dhe ç’mendon për gjendjen e Shqipërisë. Me sa duket, nuk është e rastit
që ky militant i ri i lëvizjes kombëtare, i drejtohet drejtuesit të
”Dritës” në Bukuresht, jo vetëm si një prej veteranëve të saj, por dhe
si përfaqësuesi më i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumë
pikëpamje, ata kanë gjetur njëri- tjetrin, po të kemi parasysh
pozicionin e tyre të përbashkët, qëndrimin kritik dhe vështrimin
realist që mbajnë ndaj problemeve shqiptare. Kjo është arsyeja që
Konica nuk i drejtohet drejtuesve të ”Dritës” në Stamboll, Naimit e
Samiut, që kanë diferenca përsa i takon taktikave dhe mjeteve të luftës
kundër pushtuesëve turq. Ata ndjekin rrugën e propagandës atdhetare,
punës për hapjen e shkollave shqipe, botimit të librave dhe gazetave,
në një kohë që N. Naço është për një vijë luftarake. Kësaj vije do t’i
bashkohet që në fillim dhe Faik Konica, duke iu kundërvënë platformës
së ”Dritës” së Stambollit. Strategjia e tij politike do të jetë: ”Ja
disa libërtha të gjora të kënduar nga nja dhjetë djelmosha … [sepse]
nuk sillet në jetë një popull që po vdes me një apo dy abetare …”, po
krijimi i një partie kombëtare, i një shoqërie sekrete në shembullin e
”karbonarizmit” në Itali apo ”filiki-eteria” në Greqi.


Ky
qëndrim i hershëm radikal i Konicës do të vijë më pas duke u thelluar,
aq sa do të çojë në një konflikt në mes tij dhe vëllezërve Naim e Sami
Frashëri, të cilët jo vetëm nuk do ta mirëpresin por dhe do t’i
kundërvihen. Nga një letër që do t’i dërgojnë dhëndrit të tyre, Murat
Toptani, aktivist i lëvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicës, do t’i
shkruajnë se ”qëndrimi i Faikut është i dyshimtë” sado erudit e i zoti
të jetë, bile arrijnë deri atje sa ta akuzojnë se ”synon shëmbjen e
punëve të realizuara që prej 25 vitesh”. Për ta ”Epiqendra e këtyre
punëve sot është Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti”. Prandaj e
këshillojnë dhëndrinse ”ai që do t’i shërbejë Shqipërisë e shqipes”,
duhet të bashkohet me ta.


Po
Faiku dëshmon, që në hapat e parë se nuk bashkohet me ta, përkundrazi u
kundërvihet. Kjo duket në botimin e ”Albanias”, ku i shmanget alfabetit
të Stambollit, po dhe në qëndrimin që mban dhe ndaj vëllezërve
Frashëri, sidomos ndaj Samiut, të cilin e stigmatizon dhe e akuzon
rëndë në letrën dërguar Naços. Kryesore në këtë letër janë përkushtimi
dhe shqetësimi i Faikut për gjendjen dhe fatin e atdheut të robëruar.
Sipas tij, s’ka në Evropë vend më të bukur e më të pasur se Shqipëria e
megjithatë shqiptarët e gjorë vdesin nga uria dhe fajin për këtë e kanë
pushtuesit turq që s’bëjnë asgjë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor.
Duke parë ngjashmëritë në mes atdheut të tij dhe Zvicrës, Faiku bën
krahasime konkrete dhe arrin në konkluzione praktike, kur arsyeton se
çfarë të mirash do t’i sjellë Shqipërisë turizmi me bukuritë dhe
begatitë e saj. Por turqit nuk bëjnë asgjë,- thotë ai,- dhe harrojnë të
mirat që u kanë sjellë shqiptarët me gjakun e tyre. Në këtë gjendje të
rëndë është atdheu i shqiptarëve, kur vendet e tjera të Ballkanit janë
çliruar, ”Shqipëria po fle akoma” dhe ai pyet ”Kur do të zgjohet e
shkreta?”


Dhe
është ky moment, kur Konica nuk përmbahet dhe stigmatizon rëndë Sami
Frashërin, duke e akuzuar deri në dyfytyrësi. Qëndrimi politik e bën
Faikun të nëpërkëmbë me pa të drejtë figurën politike të Samiut,
kontributet e tij të pamohueshme në fushën e kulturës e të shkencës.
Është e vërtetë se këto kontribute i dha kryesisht në kulturën turke,
për rrethanat në të cilat u ndodh, por në të njëjtën kohë, ai u bë dhe
ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprën programatike ”Shqipëria ç’ka
qenë, ç’është e ç’do të bëhet”, me alfabetin që hartoi dhe
abetaretshqipe. Më kushtet që ishte Shqipëria, ai nuk mund të bënte
shkencë dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do të rrezatonte vepra
iluministe, që në një farë mënyre do t’i bënin nder dhe kombit shqiptar.


Nga
ana tjetër, Konica e kritikon Samiun dhe për një çështje delikate e të
ndërlikuar, siç është konvertimi i shqiptarëve nga të krishterë në
myslimanë, duke e cilësuar këtë dukuri historike burimin e ”të gjitha
të ligave”. Sipas arsyetimit të tij përqafimi i myslimanizmit prej
shqiptarëve goditi unitetin e tyre shpirtëror dhe kjo nuk qe pa pasoja.
Për Konicën në qoftë se shqiptarët do të kishin mbetur të tërë të
krishterë, ata do të kishin fituar tanimë lirinë e pavarësinë si
fqinjët dhe shembulli që ai i sjell Naços është Rumania ku ai jeton. I
edukuar në Francën liberale dhe i ushqyer nga idetë volteriane, me një
shpirt liridashës, siç pohon në një autobiografi të tij (1922), ai në
vitet e rinisë joshet aq shumë nga kisha katolike, sa e frekuenton atë
sidomos për muzikën dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga
burime të tjera, mësojmë se më vonë, ai u konvertua në fenë e Krishtit,
por për arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.


Një
gjë është e vërtetë që çështjes së fesë të shqiptarëve, Faik Konica i
është kthyer më vonë herë pas here në publicistikën e tij dhe
veçanërisht në veprën ”Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës
Juglindore”. Në këtë cikël esesh, ai do t’i kushtojë një kapitull më
vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qëndrime realiste, me
argumente të sjella nga historia dhe lëmenjtë e pasur të dijes. Duke e
analizuar çështjen e myslimanizimit të shqiptarëve në një kontekst
historik e social, Konica konstaton se ata të ndrydhur në mes sllavëve
dhe grekëve, bënë një përpjekje të dëshpëruar për mbijetesë kur për të
mbetur zotër të trojeve të veta vendosën të përqafojnë fenë e
pushtuesve me të cilën fituan prestigj politik e ushtarak në Perandori.
Kështu shpjegohet sipas tij që ”Shqipëria, vendi i fundit në Evropën
Juglindore që iu nënshtrua turqve ishte gjithashtu vendi i fundit që
fitoi lirinë”. Prandaj këshillon se ”me që historia nuk ecën kurrë
sëprapthi dhe ne nuk mund ta zhbëjmë të kaluarën, është e kotë t’i
gërmojmë më tej këto çështje”.


Letra
e njëzet vjeçarit Faik Konica që po u paraqesim lexuesve, më e hershmja
që njohim deri më sot, paraqet interes nga shumë pikëpamje dhe në radhë
të parë se ajo përmban embrionin e mendimeve kryesore, prej të cilave
ai do të udhëhiqet në veprimatrinë e tij politike të mëvonshme. Vetëm
pas dy muajsh, në letrën e radhës, ai do t’i paraqesë Naços,
udhëheqësit të tij shpirtëror, programin e vet për lëvizjen kombëtare
shqiptare, që shënon një stad të ri në mendimin politik të Rilindjes
sonë.


Paris, më 24 të Jenarit 96

I dashur mëmëdhetar,

Mora
letrën që zotëria jote më dërgove dhe s’munt dot të shkroj sa m’u mbush
zemra me gaz. Të thom dhe unë pesëqint mij të mira për motn’e Ri, edhe
ju thoni me shëndet të tërëvet shqiptarëve që janë atje.


Emëri
im është : beg Faik – Dominik Koniza”, jam diali i beg Shahin Konizës,
edhe i afërtë i Ali Tepelenës që bëri shumë të liga, por bëri dhe të
mira se hapi sytë e shqiptarëvet, edhe ju tregojti që s’janë as turq,
as gerqiotarë (grekë – N.J.), po djem të Shqipërisë.


Erdha
këtu qëkur isha i vogël se doja të mësonj për të ryrë (hyrë – N.J.) në
sefarite të Turqisë. Po kur këndova mirë, m’u hapnë sytë gadalë-gadalë,
u mejndova edhe m’u duk që turqit na pinë gjakun, edhe s’do të na
lëshojnë gjë. Të tërë ata që kanë parë Shqipërinë thonë që s’është në
Evropë një vent aqë i bukur dhe aqë plot me zengjinllëke (pasuri –N.J.)
të dheut. Po në është ashtu e vërteta, pse ngordhin të gjorët shqiptarë
nga uria? Se turku s’hap udhëra … s’bën fabrika, s’bën shkolla, s’bën
gjë fare. Në ishin këto në Shqipëri, do t’punojin shqiptarët, do të
shitjin e do të blejin. Edhe jo vetëm këtë do ta bënte, por do të
nxirrte ollafo (fitime – N.J.) nga të huajtë që do të vijin të rinë dy
a tre muaj çdo mot. Shikoni Helvesien (Zvicrën – N.J.): s’blen as shet,
po të tërë Helvetsrët kanë të holla se vendi është i bukur e vijnë atje
shumë të huaj për të shikuar bukurinë e vendit dhe për të pirë ujin e
lehtë, dhe për të hequr erën e mirë. Ne mos ishin turqit në Shqipëri do
të bënim udhëra-të-hekurta edhe çdo mot, me mij (mijra- N.J.) do vijin
Inglezët edhe të tjerët të huajtë.


Po
le ta lëshojmë sa do të fitojnë të gjorët shqiptarët që ngordhin urie,
dhe le të thomi që s’do të nxjerrin gjë. – Po pse s’na lëshojnë turqit
të hapim shkolla dhe të kemi vivlla (libra – N.J.) dhe gazeta? Neve
shqiptarët e bëjtim Fuqinë të madhe dhe istoria na tregon që përpara
një qind vjet, të tërë shqiptarët, dhe katolikët dhe ortodoksët vijin
në luftë. Neve që i bëjtim aq të mira turqëvet, ç’na bëjne turqit? S’na
lëshojnë as gjuhën tonë. Edhe ermenitë (armenët- N.J.) që s’i ka bërë
Turqisë një të mirë i lëshojnë të hapin shkolla dhe të tregojnë
djemëvet e tyre gjuhën e mëmëdhesë. Dhe neve kemi në Korçë një shkollë,
po do ta mbylljin turqit atë çast, në mos kishin frikë.


Kështu
u mendova unë, edhe të tjera m’erdhnë në mendje. Tani mbarova gjimnazin
dhe nuk u ktheva në Shqipëri, po m’erdhi në mend të rri këtu dhe të
bëhem shkronjëtor (shkrimtar – N.J.), se di mirë shumë gjuhëra. Shkronj
në gazeta herë herë dhe në dy muaj do të nxjerr një vivllë franceziote
(frengjisht – N.J.) që do të ketë emër: ”Ç’ka qenë Shqipëria, ç’është,
e ç’do të bëhet”.


Ç’do
të bëhet, Perëndia e di. Serbia, Maliziu, Rumania, Morea, Bullgaria
hapnë sytë, edhe Shqipëria flë. Ermënia e Kandia po hapin sytë edhe
Shqipëria po flë akoma. Kur do të zgjohet e shkreta? Cili i dha afqon
(opium – N.J.) që të flejë aqë?


Vëlla,
doja të të shkruaj. Janë dy vjet, po u mbajta se më thanë që Beg Sami
Frashëri qe shoq i ”Dritës”, edhe këtë njeri nuk e dua. Të më ndjenjë
Zotëria jote, po jam i hapur dhe s’dua të të mbaj gjë të fshehur në
zemër. Sami begu s’më pëlqen, se ka dy buzë: kur është me shqiptarët
thotë që është shqiptar; kur është me turqit thotë turk. Shkrojti një
vivllë turqisht me emër ”Medeniet – Islamie” në të cilën vivllë thotë
që Muhametarët (muhamedanët – N.J.) gjetnë më të bukurat gjërat e
dheut, ”Udhërat e hekurtat, Amerikën” edhe një mijë të tjera
gënjeshtra. Në mos kishte zemrën aq të shkurtë (të vogël – N.J.) do të
kishte menduar një çik, do të kishte parë që një shqiptar s’lipset të
duaj Muhametarët, se nga këta erdhën të gjitha të ligat. Në mos ishin
bërë Shqiptarët Muhametarë, edhe kishin mbetur si ca nga ata: Krishtarë
(të krishterë – N.J.) do të kishim të tërë një besim, edhe do të
bëheshim shpejt si Rumania u bë.


Po
reshtoj që këjo letëra u bë shumë e gjatë: do të shkronj Zotënisë jotë
në ca ditë një tjetër letërë, se kam të tjera të të thom. U falem shumë
të tërëvet shqiptarëvet që janë atje, edhe jam i Zotnisë jote,


Shërbëtori

Beg F.-D. Koniza – Tepeleni


Shekulli, qershor 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi