Musa Ahmeti: Skënderbeu, vargjet e panjohura të 1620-ës
Faqja 1 e 1
Musa Ahmeti: Skënderbeu, vargjet e panjohura të 1620-ës
Skënderbeu
Vargjet e panjohura të 1620-ës
Nga Dr. Musa Ahmeti, Milosao
Literaturën burimore për Gjergj Kastriotin Skënderbeun janë përpjekur ta përmbledhin në botime të veçanta të specializuara
bibliografike emra të njohur të historisë dhe bibliografisë jo vetëm
shqiptare. Në këtë fushë, shquhet botimi i fundit “Bibliografi
1454-1835 – Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Tiranë, 1997,” në të cilin
gjejmë botimet më kryesore për heroin kombëtar, por jo gjithçka çfarë
është shkruar gjatë shekujve për të. Gjatë punës kërkimore-hulumtuese
nëpër biblioteka e arkiva të ndryshme të botës kemi hasur një numër jo
të vogël veprash e autorësh të cilët nuk janë përfshirë në këtë
bibliografi, por që kanë shkruar për Skënderbeun në veprat e tyre.
Kësaj
radhe do të flasim për poetin mjaft të njohur italian nga Napoli, Gian
Battista Marino, i cili në veprën e tij “La Galeria del Cavalier
Marino. Distinta in Pitture & Sculture” të shkruar në vitin 1619
dhe botuar po këtë vit, i kushton një poezi heroit tonë kombëtar.
Meqenëse botimi i parë ishte me shumë gabime, autori, menjëherë në
vitin vijues, pra më 1620, e riboton këtë vepër, dhe madje dy herë,
fillimisht në Milano e pastaj në Venedik (Si ilustrim po sjellim
frontespice e të dyja këtyre botimeve). Në botimin e Milanos, poezia
për Gjergj Kastriotin Skënderbeun është në faqen 93, ndërsa në botimin
e Venedikut në faqen 98. Ksombla e parë ruhet në Torino ndërsa e dyta
në Paris.
Meqenëse
vepra u prit jashtëzakonisht mirë, ajo u ribotua disa herë në qytete të
ndryshme dhe në periudha kohe të ndryshme, gjithnjë duke pasur në faqet
e saj edhe poezinë për Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Ekzistojnë edhe
disa botime të tjera të cilat i kemi konsultuar dhe frontespicet e tyre
po i sjellim si ilustrim.
Këto
botime që njohim janë ai nga viti 1635 e shtypur në Venedik, ndërkohë
që sot ksombla ruhet në Zagreb; ai i vitit 1636, shtypur po në Venedik,
ksombla ruhet në Madrid si dhe botimi i vitit 1675, shtypur po në
Venedik, ksombla ruhet në Miçigam.
Nuk
është vetëm vepra e përmendur më lartë e autorit italian Giovanni
Batistta Marino, që ka informacione dhe të dhëna për shqiptarët dhe
luftërat e tyre kundër turqve. Edhe në veprën tjetër të tij: “Dicerie
Sacre del Cavalier Marino. Vicenza: Apresso Roberto Meietti. Con
licenza de’ Superiori, & Priuilegio, 1622. [Pjesa e tretë me
titull: “Il Cielo, Diceria terza, Sopra la Relegione de’Santi Mavritio,
et Lazaro. Al Serenixximo prencipe di Piamonte. Vicenza: Nella
Stamparia di Dominico Amadio, Per il Meietti, 1622, f. 236r-290r” (e
cila ruhet në bibliotekën e “University of Michigam” në sig. 858
M-34-1622]; në f. 285v e vijim, ka të dhëna për luftërat e shqiptarëve
kundër turqve si bashkëpunimi i tyre me J. Hunyadin, etj. Pra, Marino
në veprat e tija i ka kushtuar mjaft rëndësi si shqiptarëve ashtu edhe
Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Mbetet të verifikohen veprat tjera të
tij, në ka edhe në ato shënime dhe informacione për shqiptarët dhe
Skënderbeun.
Në
të gjitha veprat që kemi konsultuar ne, poezia për Skënderbeun është pa
asnjë ndryshim dhe ruan të njëjtën renditje. (Ne nuk kemi arritur të
konsultojmë botimin e parë të vitit 1619). Natyrisht, ka ndërruar numri
i faqeve të botimeve. Ka arsye të ndryshme pse ka ndodhur një gjë e
tillë. Një nga shkaqet është hyrja më e gjatë, përkushtimet, pastaj
tekstet e imprimatur-it, madhësia fizike e ksomblës etj.
Portretet
e njerëzve, princërve, kapitenëve dhe heronjve (Ritratti, Huomini,
Prencipi, Capitani, et Heroi) fillojnë në faqen 82, dhe në këtë
kategori bëjnë pjesë disa nga figurat më të famshme të historisë dhe
mitologjisë botërore. Kjo kategori fillon me heronjtë biblikë Moisiun,
Davidin, Solomonin, Joshouan, Sansonin, për të vazhduar pastaj në faqen
84 me heronjtë e Greqisë së Lashtë si Akilin, Hektorin, Diomedën,
Paridin, dhe Enean. Në faqen 86 deri në faqen 88 jepen portretet e
Aleksandrit të Madh dhe të heronjve e betejave të tij si Epaminoda,
biri i Kresos, etj. Legjenda e krijimit të Romës pasqyrohet nëpërmjet
portretit të Romulit, dhe menjëherë në faqen 89 fillojnë portretet e
perandorëve romakë: Çezari, M. Bruto, C. Cassio, Pompeo i Madh, Katoni,
Mark Antonio. Në radhë vijojnë personalitete të rëndësishme si C.
Mecenata, Titi, Hanibali, Skipion Afrikani, Horaci, M. Skevola, Kurti,
M. Marcelli, Fabricio, Cinciani, Atili, Pompili, Ptolemeo Filadulfo,
Eunuku Narset, Belisario, Justiniani, Constantini, Arti, Karli i Madh,
Orlandi, Godfrid Bulioni, Tankredi, dhe pas këtij të fundit vjen
Skënderbeu. Ai pasohet nga perandori Karli V, nga Francesko Brimo,
mbreti i Francës, nga dy mbretërit e Spanjës: Filip Sanudi, dhe Filip
Xorxa, Gjoni dhe Karli i Austrisë, Sebastiani, mbreti i Portugalisë,
Amadeo IV dhe Emanuel Filiberto dukë të Savojës, Kristofor Kolombo,
Ferdinand Korteze, duka i Albës, markezi i Santa-Kroces, etj.
Në
një dorëshkrim të pabotuar që ruhet në Bibliotekën Apostolike të
Vatikanit, dhe i takon familjes së Engjëllorëve të Drishtit, përmendet
emri i Marinos. Sipas të gjitha gjasave, kanë qenë fisnikët nga Drishti
ata të cilët e kanë informuar Marinon për hollësira, rreth jetës dhe
bëmave të Skëndërbeut. Nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë njohur
edhe veprat e botuara në Venedik (e gjetiu në Itali, psh. Romë) për
Skenderbeun. Sikurse të gjithë krijimtarinë e tij, edhe këtu Marino,
luan në mënyrë mjeshtërore me figurat. Është mjaft interesante se
Skënderbeu flet në vetën e parë gjatë gjithë tekstit. Mjaft domethënës
është fakti se për të “krenohet Epiri” pra, autori Gian Battista
Marino, është i informuar deri në hollësi jo vetëm për personalitetin e
Gj. K. Skëndërbeut, luftërave dhe sfidave të tij me turqit, por ai njeh
edhe gjeografinë e Epirit. Poezia për Gjergj Kastriotin Skënderbeun
përbëhet prej 8 vargjeve (përkatësisht 51 fjalve).
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi