Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjakush Tana: KËRKONI PËR VATANIN !

Shko poshtë

Gjakush Tana: KËRKONI PËR VATANIN ! Empty Gjakush Tana: KËRKONI PËR VATANIN !

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 9:13 pm

Gjakush Tana: KËRKONI PËR VATANIN !


Kontradiktat klasore - politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet
Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me
këtë akt reaksioni godii lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje.
Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si
shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.


Avni trondite Evropën e bëre të mendohet ;
- Nga doli ky trim që vret Pasha Toptanin ?!

Në Paris sa herë shkojnë që fati t' riparohet
i përcjell amaneti : Kërkoni për Vatanin!


Aty vendoset! Është qendra e arbitrazhit !
Gërshërët për prerje , për vendim copëtimesh !

Si arrna Shqipërisë nga trupi ia çveshën
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!


Djali i Libohovës mbushet me lot e pikëllim !
- Jo nuk durohet !, thotë . - Kjo ndarje hileplotë !

Nagantin në brez e fut dhe niset në udhëtim
Se toka e shqipes s'është e shkretë në botë !

Trup e tërthor maleve ,fushave, në Paris arrin !
Në Tour Aifel flamuri i lirisë shpërndan shkëndija !

Avniu përballë Toptanit si vetëtimë shkreptin,
të digjet fara që e rrit tradhëtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sërbia !
Në gjysmështizë flamurin e ngujon për Esad mikun !

Avni Libohovën prangat , se mbajnë tek qelia !
Se shqipet si dallgë ngriten - trazojnë Adriatikun !

Ngriten një për një , hidhen në kushtrim !
- Poshtë Esat Toptani ! Avni o vëlla ! O trim!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi