Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:15 pm

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Sylejmanaliu

SYLEJMAN ALIU
FILOZOFIA E KRROKAMËS


(Rexhep Qosja në pasqyrë)


Redaktor: Agim GJAKOVA


Ali Podrimja


Mes dy gurëve

(Bllacë, 1999)

Me Gjuhë Qeni tek merrem
më pak e ndjej
praninë e Njeriut

ndjekjet ekzode varre oh Zot
si na pakësohet dheu

Donkishoti ynë qeth e rruar në zero
në rroba femre vesh
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq

Maja e Sharrit seç i ngjan një molle dukagjini
po nuk mund e kafshon me dhëmbë të verdhë
Mbi dhe errësirën e shtrirë ndritë pika e gjakut

Kriposni trupat ju lutem
për kohë më të mira
Gjuhë e Qenit
na zgjon dhe n’ëndërr

A mjaftueka të jetosh
mes dy gurëve

(Marrë nga vëllimi poetik i A. Podrimjes „Libri mbi të qenit“)


Siç njofton shtypi, Rexhep Qosja, shkrimtar dhe akademik i Kosovës, shfrytëzoi rastin e panairit të librit në Ulqin, për të bërë një sulm kundër shkrimtarit Ismail Kadare.
Nuk do të merremi me këtë sulm, që përsëriste sulme të tjera të tij: Ismail Kadareja na qenkësh shkrimtari më stalinist, më komunist, një mit i komunizmit dhe, si përfundim, më i dëmshmi i letrave shqipe. Logjika e sulmit? Të hiqet ky shkrimtar nga letërsia shqipe? Ta quash një shkrimtar “mbrojtës dhe eksponent i komunizmit”, “mit të krijuar nga komunizmi për nevojat e veta”, është më mirë ta heqësh nga letërsia, se sa ta lësh.
Këto deklarata Qosja i bën në konferencë shtypi në një panair libri, që është festë e librit, e librit të Shqipërisë, e librit të Kosovës, që si shtet për herë të parë merr pjesë në një panair të tillë, pas shpalljes së pavarësisë.
Këto deklarata bëhen në Mal të Zi përpara publikut shqiptar, por edhe përpara publikut malazez. Përpara shkrimtarëve shqiptarë, por edhe përpara shkrimtarëve malazezë, kroatë dhe maqedonas, që marrin pjesë në panair. Në panair ku marrin pjesë ministra të Shqipërisë, të Kosovës, zyrtarë të tjerë të lartë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Ku organizator kryesor është Fatmir Toçi, botues i Qoses, menaxhues i shkrimeve të tij kundër Kadaresë dhe kryetar i shoqatës së botuesve shqiptarë!
Sulmi i Qoses është në radhë të parë sulm politik, në emër të moralit të lartë që duhet të ketë shkrimtari i sotëm.
Ne nuk do të zgjatemi me komente për deklarimet e tij, por do të sjellim një deklarim që Qosja vetë e ka bërë. Citimi më poshtë është nxjerrë i plotë, nga artikulli i Qoses për Titon, botuar në gazetën “Rilindja”, datë 11 maj 1980:
“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.

Në këtë deklaratë jepet e plotë fytyra morale e Rexhep Qoses.
Është deklaratë tepër e rrallë, për të mos thënë unikale: një shkrimtar t’i bëjë lajka të tilla të neveritshme pushtuesit dhe shtypësit të huaj të popullit të vet!
Këto lajka i adresoheshin Jugosllavisë titiste, në kohën kur ajo shtypte me terror dhe gjak popullin e Kosovës. Rexhep Qosja u puth duart xhelatëve.
Këto lajka nuk janë bërë në ndonjë kohë të hershme, në vite të rinisë dhe të naivitetit, por më 11 maj të vitit 1980, dhjetë muaj përpara rebelimit të rinisë kosovare, atëherë kur rrugët e Prishtinës u lanë me gjakun e studentëve shqiptarë.
Ndërsa Qosja bën këto lajka, më 1981, në kohën e rebelimit kosovar, shkrimtari i sulmuar prej tij, Ismail Kadareja, shkruante veprën e tij “Krushqit janë të ngrirë”, e para vepër letrare, që e përkthyer në anglisht dhe në frëngjisht, i bëri të njohur publikut botëror fytyrën e vërtetë të përgjakshme të Jugosllavisë.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, R. Qosja duhej të rrinte i heshtur dhe me faj. Aq më pak të jepte leksione morali për të tjerët.
Por ai ka zgjedhur një rrugë tjetër. E cila në të vërtetë nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i asaj që ka bërë më 11 maj 1980, kur i bënte lajka pushtuesit.
(Sadik Bejko
)




Në vend të hyrjes

E shkrova këtë libër për Rexhep Qosjen. Shumë nga miqtë e sinqertë krijues, por dhe të tjerë, që na mbanë bashkë ende një miqësi e mëhershme, por që tash ngarendin pakohshëm interesave të ditës, më thanë të mos e shkruaja këtë libër. Disa nga ta gati më lutnin. „Përse duhet t’i ofrosh Qosjes kaq rëndësi, kur tashmë ai është bërë gati të bjerë nga të gjitha ato lartësi, të cilat ia kishim siguruar ne me konsiderata të larta shprese. Ai po bie vetë, po e rrëzon vetveten.“

Natyrisht lind një trishtim kur flasin për rënien e tij nga vetvetja. Pastaj nga ky trishtim njeriut fillon t’i dhimbset. „Tashmë të gjithë e kanë lënë vetëm, brenda gjithë zhurmës së vetvetes, i pashpresë të shquhet mbi gërmadhat që i shkakton kur rrëzon viganë të kombit. Askush nuk komunikon me të, nuk i përgjigjen, nuk e lëvdojnë më, nuk duan të jenë pjesë e veseve të tij, shumëherë të kualifikuara dhe të cilësuara si sëmundje, të cilat njëmende shtynë të mos linte kënd pa damkosur, pa shpërfillur, pa ironizuar e injoruar trillueshëm, duke u munduar ta flakte e të flakë nga secili mjedis krijues dhe nga secili mjedis politik e atdhetar, nuk la kënd të vyeshëm pa i futur në dosjet e tij denoncuese, në librat e tij pamfletesh të paimagjinueshme. Ai ka trille, ai s’ka dashuri të mbarë kolektive për kulturën, për letërsinë, për vendin. Iu ka vërsulur të gjithëve, sepse mendon se vetëm ai është kultura e letërsia shqiptare, vetëm ai është vendi ynë, vetëm ai është atdhetari, që ka të drejtë të fabrikojë armiq të tij të shumtë, por jo nga armiqtë e popullit të tij, por brenda dhe vetëm brenda popullit të tij krijues, të popullit të tij politik, të popullit të tij nacionalist...“ Kështu mendoja derisa këta miq më flisnin që të heshtja dhe të mos e shkruaja as edhe një rresht për të dhe të veproja siç veprojnë, qe sa kohë, ata dhe intelektualët e tjerë të Kosovës të sharë e të pasharë nga Qosja.

Megjithatë, unë e shkrova këtë libër për Qosjen, jo si përpjekje për të vënë në linjë të drejtë e normale qëllimin dhe logjikën e tij prej pseudoZoti, sepse kjo tashmë nuk arrihet, por më shumë për të mos e lënë vetëm, për të mos e lënë brenda kumbimit e ushtimave të britmave të tij në mjediset e heshtura kombëtare të intelektualëve, të historianëve, të krijuesve, të politikanëve të gjallë a të vdekur, të emblemave tona më të ndritura dhe më të çmueshme kombëtare, edhe dje edhe sot, të përmasave kombëtare e ndërkombëtare , të cilat i përdhosi dhe vazhdon pandalshëm t’i përdhosë mjaft padinjitetshëm e pa asnjë argument. Nuk desha ta lë vetëm, jo nga mëshira, por që ta shoqëroja, ndaj e shkrova këtë libër. Është nga mbarimi i moshës krijuese dhe nuk është mirë, them, ta rrethojmë me kaq heshtje të thellë, duke injoruar kështu të qenit e tij në vetatmosferën e tij rrënuese, të bëmat e tij që i quan „profetike“, të cilat gjithnjë shkrepin si rrufe vdekjeprurëse mbi secilën kokë dhe mbi secilin mendim të kundërt (të kundërt me ideologjinë e tij prokomuniste dhe pro titiste), duke shkallmuar mjaft padhembshëm thuaja trurin më të veçantë të kombit ngado dhe kudo në botën tonë kombëtare.

Gëzohem që pas këtij libri ai nuk do të jetë vetëm. Ndoshta do të më shajë, le të më shajë. Ndoshta do të heshtë, le të heshtë. Ndoshta do t’i detyrojë ata pak vetë që i ka nën të që të reagojnë, siç i pati detyruar të reagojnë edhe me kërcënime kanuni, kur u shpaluan publikisht një varg plagjiaturash më të reja të tij. Le t’i detyrojë. Ndoshta, kur do ta pyesnin (medet) për këtë libër dhe për autorin e saj, do të përgjigjej njësoj siç qe përgjigjur ndaj të vërtetave publike që kishte sjell krijuesi dhe intelektuali i njohur Sadik Bejko se „po t’u përgjigjesha sadikave (tash aliajve), do të më duheshin 30 daktilografë“. Le të përgjigjet edhe kështu. E ç’përgjigje tjetër do të mund të jepte, kur i mungojnë të vërtetat, kur s’e ka fuqinë e pendesës për të pavërtetat e tij, kur s’e ka këtë moral? Duke sharë, duke heshtur, duke detyruar të tjerët nën të të reagojnë, ai do të përjetojë gëzimin se nuk qenka krejtësisht vetëm, se paska dikush qe e kritikuaka dhe, paska dikush, që e mbrojtka. Kësaj i gëzohem.

Rexhep Qosja ishte vërtet i madh, kur kolektivi ynë intelektual e bënte dhe e mbante të madh. Kur Rexhep Qosja injoroi dhe u përpoq të rrënonte, herë kolektivisht, herë individualisht, këtë kolektiv intelektualësh në Kosovë e në Shqipëri, duke marrë vetë përsipër dizajnin e ndërtimit të vetëkënaqësisë së stërzmadhimit të vetvetes mbi gërmadhat e rrënimeve që linte pas, ai u bë dhe vazhdon të bëhet fare i vogël, por me sëmundje të mëdha. Nuk u bë vetëm i vogël, por edhe kapricioz, mjeshtër stërkeqës i logjikës së ngjarjeve të rëndësishme kombëtare krijuese e politike, të historisë së gjithmbarshme, të cilën e kishte shikuar dhe e shikon nga larg me dylbitë e ideologjisë komuniste dhe, përgjithësisht, të së majtës ekstreme me të cilën ishte edukuar dhe, bashkë me rriten e tij të shtatit, kishte rritur edhe privilegjet e veta nga një sistem i tillë, që bënte kërdinë më mizore mbi popullin shqiptar nën ish-Jugosllavinë kolonialiste. I tillë ka mbetur edhe sot, me të njëjtin sistem pseudomendimesh përgjuese, denoncuese, mohuese e rrënuese, njësoj si gjithë tiranët e mendimit dhe të veprimit të përparuar. Prandaj, e deshi dhe e dashuron edhe sot Titon e tij, prandaj e deshi dhe e dashuron edhe sot Enver Hoxhën, kur sheh Sali Berishën me gjithë të djathtën e tij shqiptare ta drejtojë, ta zhvillojë dhe ta integrojë Shqipërinë në të gjitha institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Kur i sheh se kush janë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri, atij, siҫ e thotë vetë, i vjen dëshira të flasë mirë e më mirë për Titon dhe për Enverin, që do të thotë se ua ka marrë inatin më të tërbuar këtyre politikanëve që s’e lanë të jetojë Shqipëria staliniste, por e bënë demokratike e të qytetëruar, atyre që nuk e lanë Kosovën të vazhdonte të zhvillohej sipas mënyrës titiste, e dergjur nën pushtimin e egër sllav.

Duke e shkruar librin për të, u nisa dhe nga shprehja e tij e qëlluar se „këto jo vetëm duhet t’i dimë, por edhe t’i themi“. Por unë provova moton time, jo në shumës si ai, por në njëjës: këto jo vetëm duhet t’i di, por edhe t’i them. Prandaj vendosa që në këtë libër për Qosjen ta them vetëm një pjesë nga ato që i di. Duke shkruar për sëmundjen patjetër që autori duhet të prekë dimensionet e saj. Të prekurat e tilla jo rrallë infektojnë. Ka gjasa që brenda këtij libri ka edhe sëmundje të mia, që kanë ardhur si rezultat i infektimeve të tilla. Le të gjykojë vetë lexuesi.

Edhe pse në kushtet e një kolonializmi të thellë „liberal“ e brutal nën jugosllavitë plaka dhe të reja, aso mbretërore e titiste, populli i Kosovës, dhe gjithandej shqiptarët në trevat e tyre të copëzuara brenda kësaj sajese të përbindshme, mbi të cilat kjo sajesë rriti shtatin e saj gjeografik, arriti të krijojë edhe breza shkollarësh, breza me dije e breza krijuesish. Vizionet, edhe pse me ngadalë, edhe pse nën shtypje të vazhdueshme dhe gjithnjë e më të egër sllave, vinin gjithnjë e më të organizuara, duke hapur shtigjet e çlirimit dhe të lirisë me përpjekje mbinjerëzore dhe me sakrifica të jashtëzakonshme. Këto vizione atëherë e tash, siç shihet, kishin një përzierje të vetëdijes dhe të iluzioneve folklorike, në të cilat thuaja në vazhdimësi, në vend të përpjekjeve kolektive, në çastet më vendimtare pretendohej që historia të ndërtohej mbi individët, të cilët me çdo kusht kërkonin të shquheshin për të krijuar në hapësirën kombëtare vetëm të bëmat e tyre shumëherë të fabrikuara heroike, apo të bëmat e tyre të dijeve shumëherë të pameritueshme. Historia e lavdishme kolektive duhej, ashtu si edhe tash, të fillonte vetëm me ta. Këto fenomene vesi vetë populli i pati emërtuar dhe i emërton edhe tash si bajraktarizëm, jo për të shprehur mburrjen, por për të qortuar këtë ves, të cilin s’e kishte asnjë popull tjetër. (Kadare në librin e tij ditar për Kosovën „Ra ky mort e u pamë“, shkruan edhe për këtë ves shqiptarësh: Ajo që më trishton më shumë është se shenjat e kësaj sëmundjeje vihen re kudo: në Shqipëri dhe në Kosovë. Jam i sigurt se te një pjesë e dërgatës në Rambouillet etja e lavdisë regëti herë te njëri, herë te tjetri. I vetmi që ishte parashikues. I vetmi që s’bëri lëshim. I vetmi që s’u thye. I vetmi që e shpëtoi Kosovën nga katastrofa. I vetmi. Gjithmonë i vetmi).

Ndoshta te popujt e tjerë veprohet ndryshe, por vesi shqiptar, thuaja gjithnjë kishte nevojën e rrënimit të përjetimit dhe të veprimit kolektiv, që të shquanin vetveten si individë mbi interesat e mëdha të gjeografisë kombëtare, por dhe të popullit në përgjithësi në të gjitha përpjekjet e zorshme për çlirimin e atdheut të humbur nga pushtimet e përhershme. Shqiptarëve, siç ngjet edhe sot e gjithë ditën, më me rëndësi u bëhet të fabrikohet heroizmi individual karshi sakrificës kolektive, se sa mëkëmbja kombëtare, të cilën vazhdimisht djemtë e saj, si heronj të vetëm, rrënuan dhe vazhdojnë ta rrënojnë, që në sipërfaqe të shihet „heroizmi“ i shpifur i tyre fizik, moral dhe i dijes. Ky ves, siç duket, ka lindur te individët shqiptarë si nevojë e kërkimit për të gjetur vetveten në ëndrrat e mbara për heroizëm, i cili, në të vërtetë, u ka munguar. Gënjeshtra dhe mashtrimi i brendshëm i kanë shtrënguar të shfaqen dhe të shquhen, jo mbi meritat e tyre, por mbi rrënojat e shkaktuara prej tyre të kolektivit kombëtar, i cili ka jetuar me të vërtetën e saktë, por pa pasur guxim të përballet me trilluesit dhe shpifësit e heroizmit të individëve të tillë, të cilët kanë vuajtur nga mungesa e njëmendtë e të qenit hero. Mund të sjellim një shembull fare të ri të këtij vesi plotë sëmundje individësh të tillë. Nuk ka njeri që tash e pak vjet më parë që nuk iu përul dhe nuk i përulet sakrificës aq sublime të Adem Jasharit në Prekaz në luftën e tij familjare me hordhitë e egra ushtarako-policore të pushtuesit serb. Hordhitë serbe e vranë atë bashkë me gjithë familjen e tij të madhe. Pas kësaj sakrifice të jashtëzakonshme për mbrojtjen e dinjitetit familjar, të dinjitetit të popullit të Kosovës dhe të dinjitetit të vendit të tij në përpjekje për çlirim nga pushtuesi serb, të tjerët, që e patën dhe e kanë këtë ideal mbase vetëm lojë a paraqitje, filluan ta quanin Adem Jasharin komandant legjendar. E quanin dhe e quajnë kështu jo vetëm ata që vjelën e vjelin këto name dhe këto merita sakrificash kaq sublime, por edhe disa nga intelektualët e zëshëm të Kosovës. Në shikim të parë, duket se këtu nuk ka asgjë të keqe. Mirëpo, kur logoja „Komandant legjendar“, që thuhet në secilin rast të nevojshëm për ta, të analizohet në kahet e fshehta morale të këtyre pohuesve, dalin shpjegime të tjera. Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së, por ku e kishte ushtrinë kur ai luftoi tri ditë pa ndërprerë, derisa u vra me gjithë familjen e tij të madhe, luftoi me gjithë atë hordhi serbe? Nëse pas vrasjes së tij „heronjtë“ e gjallë e quajtën dhe e quajnë edhe komandant legjendar, çfarë shpjegimi moral duhet të ofrojnë se pse e lanë krejtësisht vetëm dhe krejtësisht të vetmuar në atë luftë aq të pabarabartë me gjithë ata eshalonë ushtarakë, policorë e paramilitarë serbë? Komandantin, në këtë rast, Adem Jasharin, e lanë vetëm dhe, sipas normave dhe disiplinës ushtarake, mund të supozohet se derisa ai po vritej familjarisht, kishte ngjarë një dezertim i pafalshëm. Veç kësaj, pak më vonë, pikërisht nisën ta quajnë pandalshëm dhe paturpshëm edhe komandant legjendar, duke mos u skuqur fare nga akti më i dënueshëm i dezertimit. Nëse nuk është kështu, atëherë shtrohet pyetja: si ngjau që ushtria nuk ishte nën komandën e tij kur ai bënte luftë aq të gjatë me hordhitë serbe?

Këta dezertues dhe vjelës të nameve dhe të meritave kaq sublime të sakrificës së Jasharajve, pak më vonë u bënë bashkë, si një kor i pështirë, edhe me disa intelektualë plotë gufe e zhurmë patriotike, të cilët krijuan logjikën e tyre të pamoralshme se, edhe pse nuk ishin pranë komandantit legjendar në gjithë atë episod lufte të Jasharajve krejtësisht të vetmuar, duke folur për të pareshtur dhe në secilin rast e në të shumtën e kohës pa asnjë rast, kërkonin të njiheshin të barabartë me heroizmin e komandantit legjendar. Të mësuar me kësi përvetësime meritash, duke munguar gjithmonë në këto bëma të mëdha, këta duan (dhe arrijnë) të mashtrojnë kolektivin kombëtar se, duke vënë epitete të tilla përkrahëse e vetëkrahasuese, edhe pse nga faktet në terren ata duken dezertues, duke qenë përkrahës të legjendave të tilla, në mënyrë automatike duan të shpalojnë edhe vetveten hero, duke konkurruar me të tilla mashtrime në kreun e historisë, ose të tjerët, që kanë edhe nga dy e më shumë pasaporta, që kanë nga dy e tre atdhe, krijojnë në letërsinë e tyre veten si kryepersonazhe ndjenjash e përjetimesh me të tillë heronjsh të njëmendtë. Këta, as në fillim, as tash nuk arrin t’i prekë turpi, kur sakrificën e tillë dhe aq sublime të Jasharajve e kanë shndërruar dhe e shndërrojnë vazhdimisht në marketing, moralisht të palejueshëm, për vetveten edhe pse e kishin lënë vetëm në luftë me hordhitë serbe.

Ne nuk e duam njeriun ashtu siç është në të vërtetë. Ne duam ta bëjmë tjetër, ashtu siç nuk është. Nëse nuk është ashtu siç e duam, ne ndërhyjmë, e trillojmë dhe në kuzhinat tona të përditshme, me brumëra të përzier, e krijojmë njeriun që na duhet për vetvete. Nuk janë të pakta këto kuzhina ku sajohen, trillohen dhe shpifen përmasat njerëzore e mbinjerëzore të heroizmave, të cilët janë nën fuqinë tonë krijuese të ligë e mburrëse. Në këtë mënyrë, pastaj, sajojmë dhe ndërtojmë veten si Zot drejt interesave makabre e të fëlliqura moralisht. E ndërtojmë krijesën e re brenda nesh, e cila, në të vërtetë ka munguar gjithmonë rreth nesh dhe brenda nesh, që do të thotë brenda vetvetes sonë. U japim përmasën e gënjeshtërt, qoftë si legjendë, qoftë si Zot apo hije e Zotit, qoftë si „baba i kombit“, siç mendon dhe ia pranon vetes Rexhep Qosja. Në fushën intelektuale e krijuese ka edhe të tjerë sajues të tillë që, brenda kuzhinave të tyre brumërash të përzier, ku gatuhen fuqitë, të cilat, në të vërtetë, u mungojnë gatuesve të tillë. Ndërtimi i tyre fillon me futjen e shpirtit ndëshkues, si një fuqi e veçantë jashtënjerëzore, „hyjnore“, ose si një fuqi djalli, me të cilën urdhëron të përgjumen mendjet dhe veprimet e njerëzimit tonë kombëtar. Këto mendje duhet të jenë krejtësisht të njëjta me urdhrat e këtyre hijeve të Zotit, apo siç e duan vetveten, si Zot të vetëm mbi kolektivin krijues dhe të mendimit të tij të mundshëm e të lirë. Nëse rastësisht do të mund të ngjante të shfaqej a të dukej një mendim ndryshe nga mendimi i hijes së Zotit, apo të vetë Zotit, siç pretendon të jetë studiuesi, kritiku dhe akademiku Rexhep Qosja, jo vetëm në Kosovë e në Shqipëri, por gjithandej nga janë e ku janë shqiptarët, atëherë vihet në fuqi përmasa e tij më e egër e ndëshkimit dhe e zhvlerësimit, që do të thotë e zhbërjes së përnjëhershme të mendimit, të frymëzimit dhe të dijes së gjithë krijuesve a mendimtarëve të tjerë të mëdhenj kolektivë.

Pse iu desh dhe i duhet kjo këtij akademiku? Pse i duhet këtij akademiku të shfaqet kudo dhe për çfarëdo, siç i thotë një mik i tij „krijues“, hija e tij e Zotit (Ç’është, në të vërtetë, Hija e Zotit, si sinonim?! A mund të jetë kjo hije Zoti vetë djalli, që vepron vetëm si hije dhe nga hijet?) dhe të shembë pamëshirshëm dhe pa logjikë të shëndoshë vlera mendimesh dhe vlera të pakontestueshme krijuese, siç përpiqet, në të gjitha përmasat, të ndëshkojë vlerat krijuese dhe intelektuale, veҫ të tjerëve, edhe të shkrimtarit tonë botëror, Ismail Kadare? Pse iu desh dhe i duhet të ndëshkojë e të rrënojë të gjithë ata krijues dhe intelektualë, që nuk janë e nuk ishin pjesë e një ligësie të tillë, të cilët në periudha të ndryshme ishin, siç thotë vetë me ironi të dhembshme, „të parët e parë“ në kolektivin tonë të mendimit dhe të krijimtarisë letrare? Pse ndodhi që, pak në vitet gjashtëdhjetë dhe më shumë në fillimet e viteve shtatëdhjeta, ai, domethënë Rexhep Qosja, ishte në shoqëri të ngushtë në mesin e intelektualëve të shquar të kohës (dhe më vonë) dhe pse, kur ai siguroi majat e privilegjeve shoqërore të asaj kohe, që rridhnin nga sistemi pushtues titist, duke zënë pozita drejtuese në Universitetin e Prishtinës, në Institutin Albanologjik, ku u zgjodh e u rizgjodh disa herë drejtor, mandej majë revistës më prestigjioze letrare „Jeta e re“, anëtar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, etj., filloi ndëshkimin e paparë dhe rrënues thuaja të të gjithë klasës mike intelektuale dhe, mbi të gjitha, të asaj krijuese, klasë kjo që e kishte afruar pranë vetes dhe që e kishte afirmuar tej mase? Pse iu vërsul me aq vullnet dhe pezëm, po në vitet shtatëdhjetë, shkrimtarit Ismail Kadare, pikërisht atëherë kur veprat e tij dolën nga gjeografia kombëtare dhe u bënë pjesë e lakmueshme e letërsive botërore, të cilat botuesit në gjuhë të ndryshme, nëpërmjet shkrimeve të tyre kritike, po e veçonin dhe po e radhisnin ndërmjet shkrimtarëve më në zë në botë? Pse z. Qosja thotë se mosnjohjes së shtetit të Kosovës nga vendet islamike i ka kontribuar në masë të madhe Ismail Kadare me „Identitetin evropian të shqiptarëve“ dhe pse pas këtij konstatimi nuk e shpjegon mosndikimin e tij, domethënë të vetë Qosjes, në këto vende islamike, edhe pse shqiptarët i bartë si identitet islamik? Pse nuk e shpjegon, në këtë kontekst se Ismail Kadare, megjithatë, me sprovën e tij „Identiteti evropian i shqiptarëve“ paska ndikuar pra në gjithë botën e fuqishme perëndimore që të njihet pavarësia e Kosovës? Pse iu desh që të shkruante me aq pezëm e fobi librin „Morfologjia e një fushate“, me të cilën zhvlerësoi mjaft hakmarrshëm disa nga penat e vyeshme të kritikës sonë letrare, të cilat, natyrisht nuk e dëmtonin në asnjë mënyrë shkrimin e tij të kritikës, se këto pena të vyeshme e të rëndësishme për letërsinë tonë nuk bënin asnjë dëm, por sillnin vetëm përvojën e tyre të kritikës në letërsinë tonë? Pse shau dhe u përpoq në mënyrë të pashembullt në këtë libër-pamflet vargun e bukur lirik të poetëve të Kosovës? Pse deshi dhe kërkon ende të jetë zë i vetëm, jo vetëm i kritikës letrare, jo vetëm i shkrimit të historisë së letërsisë shqipe, jo vetëm i shkrimit letrar të tij, por0 të jetë i gjallë dhe tiran vetëm mendimi i tij edhe në politikë dhe mbi të gjitha përpjekjet shqiptare në Kosovë e në Shqipëri, të shihet i vetmi, vetëm i vetmi, si Zoti, duke rrëzuar e rrënuar çdo mendim tjetër pavarësisht nga kush vjen dhe pavarësisht që shumë nga këto mendime në botë janë pranuar dhe vazhdojnë të pranohen? Pse Rexhep Qosja e deshi dhe e do aq shumë Titon dhe Enver Hoxhën? Pse LDK-në, e udhëhequr nga dr. Ibrahim Rugova, e cila në vitet nëntëdhjetë dhe më vonë, ishte një lëvizje e madhe, që brenda saj kishte mbledhur rreth 90 për qind të popullit të Kosovës, Rexhep Qosja e quan si LKJ (Lidhja komuniste e Jugosllavisë)? Pse ky akademik, duke dashur ta fyej dhe ta denigrojë kaq mllefshëm dr. Rugovën, , fyen dhe denigron, si një Zot ndëshkues, këtë 90 për qind të popullit të Kosovës, që ishte mbledhur në LDK, dhe i quan si parti e LKJ-së? Pse e trishtonte këtë akademik aq shumë nami i brendshëm dhe ndërkombëtar i filozofisë dhe i vizionit të dr. Rugovës? Pse Rexhep Qosja nuk e pranoi ofertën e dr. Rugovës që të merrte në vitet, e vështira, nëntëdhjetë postin e kryeministrit të Republikës së Kosovës? Pse pas luftës, duke qenë në qeverinë e përkohshme, lejoi dhe ndihmoi me zell të jashtëzakonshëm rrënimin e të gjitha institucioneve të Kosovës, të cilat ishin ngritur përballë dhunës së egër serbe, kur rreziqet dhe sakrificat ishin aq të mëdha, institucione në të cilat ai nuk mori pjesë asnjëherë, e nga largësitë e panjohura nuk i pranonte rezultatet e pjesëmarrjes masive të popullit të Kosovës? Sadik Bejko, krijues i njohur nga Shqipëria, do të thoshte, siç ka thënë në librin e tij „Disidentët e rremë“, se …të qenit shkrimtar i jep dikujt të drejtën e një fuqie shkatërrimtare, të drejtën e një fuqie që nuk pranon asgjë tjetër veç vetvetes? (Faqe 9). Pse në marsin e hershëm të vitit 1999 me të drejtë ftoi shqiptarët të mos e braktisnin Kosovën, sepse „ne atdhe tjetër nuk kemi“, kurse vetë i tebdilosur fare, me mjekër të rruar e i pispillosur në rroba femrash plaka, braktisi Kosovën, duke lënë në vendkalimet kufitare-varr qindra mijëra shqiptarë, të cilët nuk po e braktisnin Kosovën, por që po dëboheshin me dhunë nga shtëpitë e tyre, kurse vetë iku në “atdheun” e tij të tretë në Maqedoni (sepse të parin e ka në Plavën e administruar nga Mali i Zi), që të ikte përsëri nga ky atdhe e të vendosej gjatë gjithë luftës në atdheun e tij të katërt, në Shqipëri? Pse nga ky atdhe i tij i katërt, pas luftës, nën hijet e këndshme të qershorit në Tiranë, po të vitit 1999, ky akademik iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se „ata që kishin qëndruar gjatë luftës në Kosovë ishin luajalë të Serbisë“? Pse Rexhep Qosja vjeli, siç ofrojnë dëshmi shumë studiues të letërsisë, aq shumë nga Dhimitër Shuteriqi, derisa po e (ri)shkruante historinë e letërsisë shqipe? Pse ky akademik tash është kundër rishkrimit të historisë së kësaj letërsie? Pse dhe si u rishfaq ky akademik si plagjiator i akademikëve të tjerë të Kosovës? Pse i urren aq shumë „bashkëpunëtorët“ shqiptarë të „nazizmit“ gjatë dhe pas Luftës së dytë Botërore, të cilët historia jonë kombëtare i vlerëson si luftëtarë sakrificash të jashtëzakonshme kundër pushtuesve serbë e të sllavëve të jugut në përgjithësi, jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në Maqedoni, jo vetëm në Luginë të Preshevës dhe jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Shqipëri? Pse, pas ushqimit të tij të majmë e shfryes kundër institucioneve të Kosovës, të ndërtuara me shumë sakrifica e durim mbinjerëzor në dhjetëvjetëshin e fundit para luftës, krijoi partinë e tij (LBD) sa për të qenë kryetar i saj? Pse aq pak njerëz e dashamirë të tij iu bashkuan kësaj partie, e cila nuk vonoi dhe u shua si të mos kishte ekzistuar kurrë? Pse dhe në këtë parti politike të tij ai mbeti aq i vetmuar pa anëtarësi dhe pa vota të „popullit të mallkuar“, të cilin në librin e tij „I ringjalluri i penduar“ atë dhe Kosovën e quajti edhe „fermë qensh“? Pse nuk duhet të qortohet Rexhep Qosja?...

Këto dhe shumë pse të tjera, do të përpiqem t’i sjellë në vazhdim të këtij libri, duke ruajtur me respekt punën e vyeshme (edhe të përfolur) të këtij akademiku në fushën e historisë së letërsisë, por edhe duke nxjerrë pa mëdyshje shumë nga lajthitjet e tij të deritashme në gjithë jetën shqiptare, qoftë në botën letrare, qoftë në atë politike, qoftë në piraterinë e tij.

Ndëshkuesi dhe morali i tij

Pra pse i duhet këtij akademiku, këtij „krijuesi“ “Hije e Zotit”, të shfaqet me ndëshkime ndaj secilit mendim, ndaj secilit përjetim, ndaj secilës qasje ndjesish të të tjerëve kudo, përherë dhe për çfarëdo? U shfaq dhe vazhdon të shfaqet jo me dije, siç kujtonin të tjerët dikur se po lindte një yll i yni i dijes dhe i shkencës, por me turrin e tij të lëngueshëm, i cili përplasej e përplaset - thënë e konstatuar deri tash shumë herë - me një ligësi gjithnjë e më të pashërueshme, jo ndaj të pazotëve, servilëve, të padinjitetshëmve në botën tonë krijuese, por gjithnjë ndaj emrave të mëdhenj të kulturës e të arteve, që si rrufe zjarresh të djegë trurin e zellshëm dhe të dëshmuar krijues, jo vetëm brenda gjeografisë sonë kombëtare, por tashmë të afirmuar kulmueshëm edhe në botë. Ç’e shtynë këtë akademik të tharbë gjithë qumështin e shëndetshëm të krijimtarisë letrare në gjithë sofrën tonë kombëtare?

Atij gjithmonë dhe gjithnjë i mungon shpjegimi për vetveten. Jo vetëm kaq. Çdo mendim tjetër i secilit krijues, a i intelektualëve të tjerë, qofshin ata të botës së artit, qofshin ata të afirmimit të shëndetshëm politik, atë e shkallmon, e shqetëson dhe e bën të lemeriset deri në absurd. Prandaj, nuk vonon, nuk heziton dhe menjëherë, në mënyrë të pandalshme, i plandosë, i zhbën mendimet e përparuara të të tjerëve, idetë perspektive në të gjitha rrafshet e zhvillimit tonë shpirtëror e kombëtar,dhe mbi mohimet arbitrare të tyre, ndërton vetëm pohimet e veta, të cilat i sjell, jo si intelektual dhe akademik, por me një filozofi të paprajshme krrokame.

Pse veproi dhe vepron kështu akademiku ynë, i cili që më shumë se gjashtë vjet nuk shkelë pragun e Akademisë së Shkencave të Kosovës (kjo e fundit, megjithatë, përkundër Statutit të saj, ia ruan autoritetin prej akademikut)? Shpjegimet mund të jenë të shumta, edhe pse ato mund të përmblidhen në dy relacione: së pari, se ai ishte më i privilegjuari në sistemin komunist jugosllav të titizmit (të cilit i thuri lavde qiellore) dhe si i tillë i bëhej vetja Zot mbi të tjerë intelektualë e krijues pa privilegje dhe, së dyti, se pas rënies së një sistemi të tillë aq të dashur për të, ku edhe ky ishte më i dashuri i tij, duket sikur iu bë se i zhveshur nga privilegjet e deriatëhershme doli të jetë fare i vogël. Ky trishtim i futi frikën dhe, nga frika se krijuesit me autoritet të plotë mund të bëheshin më të fuqishëm se ai, filloi e vazhdon t’i rrënojë me e pa bazë, me e pa arsye. Fama e të tjerëve e tmerronte dhe e tmerron gjithnjë e më shumë. Kjo sëkëlldi e shtyn të mos përmbahet dhe me përmbajtje intelektuale ta ruajë shëndetin e autoritetit të tij të krijuar dikur, pavarësisht nga privilegjet dhe ledhatimet e LKJ-së e të titizmit të harbuar. Ai kërkoi, dhe kërkon edhe tash, që një herë e mirë të gjithë krijuesit e zellshëm e të dalluar, të heshtnin e të heshtin, të mos krijonin e të mos krijojnë më, ose të krijojnë keq, në mënyrë që të mos provojnë të bëhen emra të parë krijues. Nëse ata provonin në periudhën e zezë titiste që lexuesit t’i sillnin vlera të rëndësishme letrare e artistike, ky akademik (që nga privilegjet, të cilat siguroheshin në ato vite vetëm nga gatishmëria që komitetet e LKJ-së u besonin të tillëve, bëhej gjithnjë e më i fuqishëm karshi frikës së atëhershme të krijuesve nga ndëshkimet publike, që mund të vinin prej tij e që, pastaj, mund të bëheshin fare lehtësisht temë e zyrave gjysmë të errëta komitetesh dhe urdhrave të tjera, që mund të dilnin nga to.

Dihet se andej nga fundi i viteve gjashtëdhjetë, sidomos në ato shtatëdhjetë, duke u ndjerë i siguruar me privilegje të veçanta nga të cilat komitetet e LKJ-së i kishin përjashtuar intelektualët dhe krijuesit më në zë shqiptarë në Kosovë dhe më gjerë nën Jugosllavinë e atëhershme, përveç atyre që ishin shndërruar në dorë të gjatë shërbimi, ky akademik nisi t’i zhbëjë vlerat letrare dhe artistike të poetëve të veçantë të asaj kohe, duke shembur mbi ta, jo vetëm zhvlerësimin e plotë, por edhe duke ironizuar e fyer sëmunrshëm afirmimin e krijuesve të tillë. Të gjithë ata që e kanë lexuar libër-pamfletin denoncues „Morfologjia e një fushate“ të këtij akademiku, do të kenë parë se vazhdimisht këtë autor e ka ndjekur frika e afirmimit të të tjerëve. Prandaj, i ka zhvlerësuar edhe me „kritikat“ shpatë, të lejuara nga sistempërkrahja hakmarrëse ndaj vlerave ekzistuese dhe që po lindnin brenda dijes sonë kombëtare.

Kur në vitet shtatëdhjetë, ose në fillim të këtyre viteve, Rexhep Qosja shkruante vetëm kritikën letrare dhe merrej edhe me (ri)shkrimin e historisë së letërsisë nga Dhimitër Shuteriqi, kishte nisur shpjegimin e vetvetes si Zot i vetëm në këtë fushë. Duke u ndjerë kështu dhe duke përjetuar në thellësi dhe gjerësi privilegjet që kishte nga postet e ofruara atëherë, bëri ç’bëri dhe nga qielli i këtyre „meritave“ në Kosovë, depërtoi të qortonte Ismail Kadarenë në Shqipërinë e mbyllur, pse ai atje po merrte guximin të shkruante edhe kritikën letrare, pa e pyetur këtë akademik, që do të thotë pa e pyetur Zotin e kritikës. Qortimi i tillë në fillim dukej të mos ishte i ashpër, por u konsiderua se Rexhep Qosja dinte çfarë thoshte dhe se e kishte për të mirën e letërsisë. Në të vërtetë qortimi ishte mjaft i ashpër dhe mohues. Krijuesit në Kosovë këtë ashpërsi e përjetuan si një e drejtë e këtij njohësi të mirë të shkrimit të kritikës, aq më parë kur nuk e njihnin mirë shkrimin e kritikës nga Ismail Kadare. Ishin kohë të vështira dhe secili libër i autorëve nga Shqipëria, që arrinte të futej në Kosovë, lexohej ilegalisht dorë më dorë. Si duket, këtë problem s’e kishte kritiku ynë i madh Rexhep Qosja, i cili e shkruante kritikën për këta libra dhe këto i bënte publike, që do të thotë se pa asnjë frikë tregonte të vërtetën se ai i merrte dhe i lexonte pa asnjë problem, çka e kishin lexuesit e tjerë në Kosovë. Që atëherë, kur Ismail Kadare mori goditjet e „mëdha“ nga z. Qosja për shkrimet e tij kritike, ky i fundit, siç kuptohej atëherë nga lexuesit dhe krijuesit në Kosovë, megjithatë shpaloi para opinionit shqiptar pranimin se „Ismail Kadare është një gjeneral në prozë“, dhe, siç mund ta perifrazoj tash, një ushtar i thjeshtë në kritikë. Ky pranim qetësoi në masë të madhe botën krijuese dhe lexuesit në Kosovë. Me heshtjen e kësaj bote krijuese dhe lexuese ndaj këtyre sulmeve kritike që i bënte Kadaresë, z. Qosja mori vulën pranuese se ai tash e tutje nuk do të lë penë tjetër të shkruajë kritikën letrare, se ai ishte dhe do të jetë i vetmi. Kjo shihet sidomos me libër-pamfletin e tij „Morfologjia e një fushate“ (1980). Në të vërtetë ky libër-pamflet sillte me fobi autoriale çetën dhe klikën e fushatës krijues kundër tij, i cili ishte dhe një si dosje emrash të veçantë krijuesish, qoftë të letërsisë, qoftë të kritikës së saj, të cilët, jo vetëm „kishin“ mendime „linçuese“ ndaj tij, por ata paraqitnin edhe kërcënim letrash e telefonash anonimë, denoncime këto të trilluara që mund t’u hynin në punë fare kollaj edhe komiteteve, edhe UDB-së (Faqe 296-299). Në këtë libër-pamflet, që ka edhe përmbajtje dosiere me mjaft shpifje fobish, autori paraqet emra konkretë kritikësh letrarë dhe poetë, të cilëve u vë në gojë e në veprim, jo ato që kanë bërë dhe kanë thënë, që kanë shpaluar dhe kanë shkruar, por ato të cilat nuk i kanë bërë, nuk i kanë thënë dhe nuk i kanë shkruar! Pse iu ka dashur këtij akademiku të veprojë kështu? I ndjekur nga frika dhe mëkatet e tij rrënuese, zhbërëse ndaj të tjerëve, shkroi i pari me insinuata drojesh të pakuptimta të gjitha ato që mund të bënin a të shkruanin për të personazhet e tij krijues, të cilët edhe mund ta zhvishnin gjithë hilenë e tij të ligë në sofrën tonë, edhe ashtu të varfër krijuese e të kërcënuar vazhdimisht edhe nga hyzmeqarët e privilegjuar të komiteteve e të komitetlinjve të LKJ-së, që të thotë pastaj, si një profet, se të gjitha këto i ka ditur që më parë se do të ngjajnë!

Por, t’i kthehemi sulmit të tashëm që ky autor i kishte bërë dhe po i bënte Ismail Kadaresë. Pas kësaj heshtjeje pranuese, që iu bë rrebeshit qosian kundër penës kadareane, Rexhep Qosja la pak në pushim shkrimin e tij të kritikës dhe (ri)shkrimin e historisë së letërsisë dhe iu rrek shkrimit të prozës, të cilën e botonte me pseudonim (nëse nuk e kam harruar pseudonimi i tij ishte Luan Dukagjini) në revistën letrare „Jeta e re“, ku, përveç që ishte edhe drejtor, tri herë i zgjedhur radhas nga komiteti i LKJ-së jashtë rregullave të asaj kohe në Institutin Albanologjik, ishte dhe kryeredaktor i kësaj reviste! Pas botimit të njëpasnjëshëm të këtyre tregimeve (13 sish), ai i përmblodh në librin e tij „Vdekja më vjen prej syve të tillë“, por tash me emër e mbiemër të tij. Natyrisht, ky libër u prit mjaft mirë nga lexuesit dhe nga krijuesit, edhe pse dëgjoheshin zëra të sigurt dhe gjysmë të sigurt se motivet e tij ishin vjelë nga romani i Ramiz Kelmendit „Ahmet Koshutani“, i cili ishte botuar po ashtu në vazhdime në „Jeta e re“.

Suksesi në Kosovë i këtyre tregimeve, „që mund të bënin një roman“ siç thotë autori, të botuara në „Vdekja më vjen prej syve të tillë“, në njërën anë, dhe kapërcimi i kufijve të Ballkanit i namit letrar të Ismail Kadaresë, duke u bërë me shpejtësi pjesë e letërsisë më të njohur në Europë dhe më gjerë, sikur e shkokëloi iluzionin e z. Qosja se ishte i pari i të parëve, jo vetëm në kritikën letrare, por tashmë edhe në shkrimin artistik. Kujtonte se ishte gjeneral në kritikën letrare, kurse ushtar i thjeshtë në shkrimin artistik, por me botimin në emër të tij të librit me trembëdhjetë tregime, „që mund të bënin një roman“, „Vdekja më vjen prej syve të tillë“ menjëherë, pa vonuar aspak, u vetëshfaq si gjeneral i prozës. Natyrisht, në këtë vetëquajtje nuk ishte vetëm. Kishte leva nga të gjitha anët, jo për ta bërë shkrimtar të „parin e të parëve“ (kjo është shprehja shumë e përsëritur e vetë Rexhep Qosjes në librin e tij satirik „I ringjalluri i penduar“, i cili sjell të ringjallur Skënderbeun në Kosovë, vend ky që, sipas tij, nuk është tjetër veç një fermë qensh!), por me dëshirë që edhe Kosova të kishte një shkrimtar të madh, siç e kishte dhe e ka Shqipëria Kadarenë. Dyert i kishte të hapura kudo dhe ngado. Pritej e shikohej si një engjëll, pa i vajtur mendja askujt se ai ishte tjetër nga brenda. Kujtonin se dhe ky ishte si krijuesit e tjerë që i gëzoheshin rritës së letërsisë shqipe nën Jugosllavinë e egër socialiste dhe, në vend se ta pengonin me xhelozinë e zakonshme krijuese, apo në ndonjë mënyrë tjetër denoncuese, i duartrokitnin, i përuleshin si bijë e bija të fajshëm para „babait të kombit“, të cilin jo që e përjetonin si të tillë, por pse ishin mësuar ta njihnin dëshirën e tij që edhe në rrethana të tilla të zorshme për kulturën kombëtare nën Jugosllavinë kolonialiste, t’i thurnin epitete të tilla dimensionesh të paqena. Ky „baba i kombit“, që rronte, sipas Rexhep Qosjes, në një „fermë qensh“, kishte përkrahje të veçantë nga shoqëria zyrtare e atij ish-sistemi, që e bënte edhe drejtor të pareshtur të Institutit Albanologjik, edhe kryeredaktor të „Jetës së re“, të cilën vetëm ai pati të drejtë t’ia ndryshonte pamjen dhe fizionominë fizike dhe përmbajtjesore (pas kryredaktorllëkut të tij, kjo revistë iu kthye përsëri fizionomisë së saj tradicionale), që e bëri edhe anëtar të Akademisë së Shkencave, që ishte me nam e gradë të madhe shkencore në Universitetin e Prishtinës… I kishte të gjitha. I kishte të gjitha lejet…

Që atëherë, ky kritik i madh i letërsisë, ky shkrimtar i pakapërcyeshëm, ky (ri)shkrues i famshëm i historisë së letërsisë, ky „panteon i rralluar“, i cili, përveç „Anatomia e kulturës“, në të cilën ofron dhe predikon dimensionet e kulturës vetëm sipas njohjes dhe shijes që kishte dhe ka ai në të gjitha rrafshet e jetës shqiptare (bile nuk përton të shkruajë edhe për „Tiraninë e modës“ („Anatomia e kulturës“, 1976, fq. 73-87) e cila, siç e shihte ai, turpëronte atëherë shoqërinë socialiste jugosllave!), më tepër se ndihmë intelektuale, ofron mohimin dhe zhvlerësimin, duke dashur që kështu të shquhej e të shquhet vetëm ai dhe, si një qiell i vranët, të mbjellë poshtë tij vetëm mykun e mendimit dhe të krijimit te të tjerët, nga i cili vazhdimisht pështiroset.

Pas suksesit të tij edhe në shkrimin e prozës, krijuesit dhe lexuesit shihnin te ai vërtet një penë të fuqishme. Derisa e shihnin të tillë, Rexhep Qosja i shihte këta dhe të tjerët gjithnjë e më të vegjël, qoftë si krijues, qoftë si kritikë letrarë, qoftë si reflekse të admirueshme mendimesh e idesh. Dhe i shihte vetëm atëherë kur ata guxonin të krijonin diçka të veçantë, atëherë kur ata tregoheshin më të pafrikshëm të thoshin mendimin e tyre artistik, mendimin e tyre estetik, apo, në anën tjetër, mendimin e vyeshëm politik. Atëherë vërsulej mbi ta, duke ua pushtuar pandalshëm lirinë e fjalës, lirinë e mendimit, lirinë krijuese dhe lirinë politike, lirinë e të qenit ata, e të qenit të vetvetes, e të qenit të kulturës kombëtare. Kush ishin ata që „dërdëllisnin“ dhe veçoheshin me urtinë artistike, me urtinë e mendimit, me dëshminë e guximit intelektual, politik e kombëtar? Duke i zhvlerësuar të gjitha këto dhe të gjitha mendjet e tjera të sinqerta krijuese në secilën fushë të mundshme, që përcilleshin edhe me sakrifica të mëdha, Rexhep Qosja u dilte përpara me gjithë fuqinë e tij rrënuese, denigruese, ironizuese që të tregonte para botës sonë fare të vogël se ishte i vetmi që di, i vetmi që duhet të dijë dhe i vetmi që duhet të kishte mendimin dhe fuqinë krijuese e politike. Kush përpiqej të dukej i pari, ky e bënte rrafsh me tokë, njësoj siç i la me qindra mijëra shqiptarë në Bllacën-varr, të dëbuar nga bisha serbe, që atje edhe të vdisnin. Ishte Zoti dhe ai duhej të shpëtonte nga djalli serb? Duke u ndjerë Zot, me të drejtë pati porositur popullin e Kosovës që të mos e braktiste Kosovën, sepse „atdhe tjetër nuk kemi“, kur hordhitë serbe këtë popull po e ndiqnin, po e dëbonin, po e vrisnin e po bënin gjenocid. Por populli nuk po e braktiste Kosovën. Ai po vritej dhe po dëbohej. Megjithatë, Qosja po e braktiste Kosovën pa e dëbuar. Shikuar në situatat e atëhershme, eshalonët kriminelë serbë po ta gjenin, ndoshta nuk do ta dëbonin. Ndoshta do ta linin të qetë në Prishtinë, që ta tregonin me hile si një luajal të Serbisë, siç tha ai për të tjerët në Tiranë pas përfundimit të luftës. Ndoshta e kanë njohur ashtu të tebdilosur e mjekërruar, por e kanë lënë të ikë. Ndoshta, po ta njihnin dhe po të donin, nuk do ta lejonin të ikte, siç nuk e lanë të ikte, edhe pse i dëbuar, por e vranë, të urryerin tjetër të Qosjes, njeriun e madh të kombit, akademikun Fehmi Agani. Ndoshta prof. Qosjen nuk e kishin njohur policia, ushtria dhe paramilitarët serbë, sepse ishte tebdilosur me mjeshtëri, se po të ndodhte e kundërta ndoshta do ta vrisnin. Prandaj, braktisja e Kosovës nga ana e tij ishte e drejtë, nëse do të kishte ngjarë për shkak të dëbimit serb. Megjithatë, me të drejtë të mirëkuptueshme, i tebdilosur në grua, e braktisi Kosovën.

Ishin kohë të vështira, siç dihet, për gjithë shqiptarët në Kosovë, ndaj dhe për Rexhep Qosjen dhe familjen e tij. Njerëzit aso kohe bënin çmos, duke kapërcyer pleq e fëmijë, gra e të sëmurë, këmbë edhe kreshtave të larta dhe të bjeshkëve me borë që të mos u binin në dorë eshalonëve makabër e kriminelë deri në paskaj të ushtrisë, policisë e të paramilitarëve serbë. Edhe akademiku ynë, edhe pse mjekër-rruar dhe, edhe pse i veshur si grua, e ka parë ose ka mundur ta shohë këtë golgotë rrëqethëse, këtë golgotë, në të cilën vdekja ishte më afër se shpresa. Nëse nuk e ka parë nga shqetësimet vullkan për vetveten, ka mundur pastaj, diku në atdheun e tij të tretë (atdheu i tij i parë ishte Mali i Zi, kurse i dyti ishte Kosova) apo në të katërtin, t’i dëgjonte lajmet e të gjithë asaj skëterre, të gjithë atij ferri dhe për të gjitha ato vrasje e vdekje që ngjanin ngado në Kosovë dhe në varrin e gjallë, që quhej Bllacë. Ka mundur të dëgjonte nga lajmet (ndoshta i ka dëgjuar lajmet, por nuk i ka ndier) për vrasjen mizore të akademikut tonë të madh, Fehmi Agani, dhe, edhe pse i urryer i tij, ka mundur të shkruajë për të qoftë edhe një fjali në Tiranë, apo pastaj në Prishtinë. Por nuk e ka bërë. Nuk e ka bërë qoftë edhe që nga kjo botë e tij të shprehte dhembje njerëzore për krimin e bërë mbi të. Nuk e tha asnjë fjali. Në anën tjetër, nuk la e nuk lë rast që të vazhdojë sharjet, mallkimet, etiketimet për të dhe për angazhimin e tij për fatet e Kosovës dhe për veprimtarinë e tij në LDK, por gjithnjë duke i përgjithësuar si armiq të tij, të shpifur e të trilluar, që do të thotë sulme faktesh të trilluara dhe paranoike kundër akademik Aganit të vrarë dhe kundër dr. Rugovës për së gjalli dhe për së vdekuri, por tash pa emrat e tyre!

Frojdi, në ligjëratën e tij mbi letërsinë dhe artin, thotë: „Harlisja dhe fuqizimi i fantazive krijojnë degradim në neurozë ose psikozë… Këtu degëzohet një rrugë anësore e gjerë që të çon te patologjia“, dhe mëpastaj shton se „Të mirët janë ata që ndihmojnë, kurse të këqijtë janë armiq dhe konkurrentë të unit të bërë hero (lexo: Zot!). I moralshëm është njeriu që reagon ndaj tundimeve të brendshme pa rënë pre e tyre“. Dhe në këtë konstatim të Frojdit bën pjesë, me keqardhje, i tëri akademik Rexhep Qosja. Ai reagoi dhe reagon sipas ritmit të tundimeve të brendshme të tij, por nuk arriti e nuk arrin thuaja asnjëherë të ruajë moralin pa rënë pre e tyre.

Duke menduar për të gjitha këto, se si m’u kujtua ta shfletoja e ta lexoja, mbase për të pestën herë, ditarin për Kosovën „Ra ky mort e u pamë“ të Ismail Kadaresë. Gjeta dhe rigjeta përsëri në këtë libër edhe ato që i kërkoja, por edhe ato që do të doja të mos i gjeja asnjëherë. Them kështu jo nga zhgënjimi, jo nga shija ime për situatat dramatike nëpër të cilat kaloi Kosova dhe populli shqiptar i saj, të cilat në këtë ditar për Kosovën janë „shkri“ me dhembjen, shqetësimin dhe brengën më njerëzore të mundshme të vetë autorit për bashkëkombësit e tij në gjithë këtë golgotë. Megjithatë, herë-herë autori është mjaft i sertë dhe herë-herë me të drejtë i sertë, në leximin e tipareve tona të stërkequra, dhe vazhdimisht të stërkequra, me të cilat gati rrojmë edhe „krenarë“ si kolektiv a si individë. Në anën tjetër sikur nga ky ditar kanë „rrëshqitur“ të paprekura disa nga ngjarjet, siç është, po e zëmë, thirrja e akademik Qosjes drejtuar popullit të Kosovës, që të mos e braktisnin Kosovën, „sepse atdhe tjetër ne nuk kemi“, dhe për mënyrën e tij të braktisjes së këtij atdheu. Natyrisht, thirrja ishte e madhe, ishte e domosdoshme, ishte gati heroike. Edhe braktisja e Kosovës nga ana e tij, edhe pse nuk mund të quhej e të quhet heroike, brenda vetes kishte një strategji prej heroi: i veshur si grua dhe mjekër-rruar. Kjo e fundit mbase nuk do të kishte rëndësi të futej në ditar. Ditari, megjithatë, do të duhej të kishte një datë të gëzueshme, që do të shënonte shqetësimin e ëmbël për shpëtimin e akademikut, shkrimtarit, politikanit, atdhetarit, heroit, që kishte dhe profeci (siç e quan Kadare Qosjen në parathënien e botimit në frëngjisht të romanit „Vdekja më vjen prej syve të tillë“). Në anën tjetër, autori në këtë ditar derdhë gjithë sertësinë e tij të shqetësuar për figura të tjera të Kosovës, jo vetëm për Rugovën, por edhe për akademik Aganin, të cilin e vranë bandat kriminele serbe, duke mos u ndalur gjithaq në përshkrimin e këtij akti makabër, por më shumë në shtjellimin e hilesë së pohimeve të sigurimit serb se Fehmi Aganin e paska vrarë UÇK-ja!

Kur dihet se dr. Rugova, dr. Fehmi Agani dhe gjithë LDK-ja, e cila përbënte hiq më pak se 90 për qind të popullit shqiptar në Kosovë, ishin dhe janë krijesa aq të urryera të Rexhep Qosjes, më shkon ndërmend se sertësia, qoftë edhe e çasteve të arsyeshme të Kadaresë ndaj tyre, ia shtonte oreksin tërbues edhe më shumë Rexhep Qosjes, i cili as u ndal e as do të ndalet ndonjëherë edhe kundër vetë Kadaresë. Më shkon ndërmend edhe mosfutja në ditar e braktisjes së Kosovës nga Rexhep Qosja edhe armiqësia e pandalshme e Qosjes ndaj Kadaresë dhe mendimit të tij të përparuar dhe them: duke qenë i kujdesshëm ndaj vesit të përhershëm zhvlerësues, mohues e të sëmurë të Qosjes, Kadare nuk e përshkroi në ditarin e tij Qosjen dhe braktisjen e Kosovës nga ai me aq „strategji heroike“, që të mos ndihej i sulmuar më prej tij? Kush e di. Ndoshta nuk është as njëra, as tjetra. Ndoshta nuk e ka interesuar Kadarenë ikja, mënyra dhe shpëtimi i Qosjes. Ndoshta për këtë nuk e ka regjistruar në ditarin e tij. Ndoshta është ndjerë i fyer nga kjo mënyrë, nga një strategji e tillë shpëtimi e Qosjes dhe e ka kursyer nga ditari…

Në datën 25 gusht të Ditarit për Kosovën gjej (pa dashur ta gjej) një butësi tjetër, gati të paimagjinueshme, të Kadaresë. Ai gati ulërin me shumë të drejtë për komentin „Fashizmi kosovar, turp i shqiptarëve“, i shkruar në anglisht nga „një intelektual e politikan i shquar shqiptar“, që, siç thotë Kadare „nuk dua t’ia përmend emrin ngaqë e çmoj“. Përse të mos ia përmend emrin këtij „intelektuali e politikani të shquar“, kur ai shante dhe nëpërkëmbte dhembjen shqiptare në Kosovë për të gjitha ato lemeri që kishin krijuar hordhitë çetniko-fashiste serbe, kur ai e quante fashizëm gjithë sakrificën e popullit të tij? Ishte Veton Surroi ky „intelektual e politikan i shquar shqiptar“, që shkroi në anglisht e shqip për „fashizmin“ e popullit të tij, por që Kadare nuk ia përmend emrin „ngaqë e çmoj“! Ç’deshi ky „intelektual e politikan i shquar shqiptar“ me këto trillime të sëmura, me këto komente të ngarkuara me aq hile çnjerëzore, në radhë të parë, dhe me këto insinuata krejtësisht serbe e serbishte? Për këto ishte „intelektual“? Për këto ishte „i shquar“? Për këto meritonte të quhet „i çmuar“ ky njeri që ishte në krye të UJDIT jugosllav në Kosovë (organizatë e LKJ-së, që kishte marrë përsipër ruajtjen e federatës jugosllave)? Për të sharat e tij serbishte kundër popullit të tij sa për të zhvatur, siç ka zhvatur, aq shumë fonde të jashtme për vete?!

Megjithatë, edhe tash kujtoj se nuk mund të fajësohet për këto Kadare. Ndryshe është të jesh këtu e t’i prekësh çështjet e të njohësh për së afërmi karakteret morale e imorale të njerëzve, e ndryshe kur të rrëmbejnë (me të drejtë) shqetësimet për të gjitha ato që ngjanin me popullin e tij në Kosovë.



vijon


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Wed Dec 16, 2009 2:02 am, edituar 1 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:35 pm

Vogëlsia si sëmundje

Në një intervistë të tij (19 gusht 2008, marrë nga interneti), duke rënë pre e tundimeve të tij të brendshme, Rexhep Qosja e cilëson shkrimtarin botëror Kadare si “mit të krijuar nga komunizmi”, duke mos lënë pa përmendur edhe meritat e tij krijuese, që, sipas tij „janë të ngërthyera me të meta krijuese ideologjike dhe politike të mëdha… Një prej miteve të tilla, që komunizmi ka krijuar për nevojat e veta, është Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar që është” - thekson ky akademik dhe shton alla zotçe se „Këto nuk duhet vetëm t’i dimë, por edhe t’i themi.

A mund të jenë të vërteta këto që thotë Qosja? Mund të jenë! Mirëpo, lidhur me këtë përkufizim rreth mitit komunist të Kadaresë, duke e kërkuar këtë të vërtetë, që del vetëm nga gojëtaria e papërtueshme e Qosjes, sikur dalin pa përtesë edhe një varg çështjesh të tjera, që kërkojnë shpjegim dhe shpalim faktesh. Nëse Kadare, sipas pohimit qosian, qenka „mit i krijuar nga komunizmi“ në Shqipërinë enveriste, atëherë mit i kujt qenka vetë Qosja në Kosovën e pushtuar nga sllavët e jugut dhe nga Lidhja jugosllave komuniste, nga të cilat kishte privilegje aq të mëdha në një kohë robërie të dyfishtë, edhe gjeografike, edhe ideologjike? Nëse Kadarenë e krijonte mit komunizmi i Shqipërisë, Qosjen e krijonte dhe e krijoi komunizmi jugosllav. Derisa i pari ia dilte të krijohej mit në Shqipëri me shpirtin e tij të madh krijues dhe komunizmi i atjeshëm dinte ta cilësonte dhe ta avanconte, Qosja nën Jugosllavinë titiste bëhej i madh, i pëlqyer dhe i ledhatuar nga LKJ-ja jugosllave. Në këtë kontekst Kadareja ishte në shërbim të një situate politike në vendin e tij, kurse Qosja në shërbim të një situate politike të huaj dhe robëruese. Ai gëzonte të gjitha përparësitë e mirëqenies, të favoreve të paskajshme, ndërkohë që kolegët e tij krijues shtypeshin, burgoseshin e likuidoheshin. Këta të fundit kërkonin që me ndërgjegjen e tyre krijuese të mos i bindeshin sistemit dhe pushtimit jugosllav, duke sakrifikuar qetësinë e tyre individuale.

Megjithatë, nuk mund të thuhet vetëm një e vërtetë qoftë edhe e vërtetë e padiskutueshme për Kadarenë, nëse z. Qosja nuk e thotë edhe të vërtetën tjetër për vetveten e vyeshme brenda një sistemi tjetër robërues, ku jetoi dhe ku u bë i madh, madje më i madhi si ndëshkues i trurit kombëtar në Kosovë dhe ngado ku janë shqiptarët. Kadare ka shkruar dhe mbase edhe i ka shërbyer politikës enveriste në Shqipëri. Qosja i thuri lavde Titos dhe politikës së tij, nga e cila vuante aq shumë populli shqiptar nën Jugosllavi, për të cilat lavde ai asnjëherë nuk u pendua. Përkundrazi. Nga urrejtja e pazakontë dhe përtej të gjitha përmasave dhe veseve njerëzore ndaj intelektualëve, ai, siç e thotë vetë në një intervistë, vazhdon edhe më tutje ta dashurojë Titon dhe Enverin. E ngase vetë ai thotë se „këto nuk duhet vetëm t’i dimë, por edhe t’i themi”, atëherë, së paku është mirë të përpiqem t’i them, jo sa për ta kundërshtuar këtë filozofi qosiane, as për ta shpëtuar nga këto Kadarenë, këtë „mit të krijuar nga komunizmi“, por që ta siguroj veten dhe të tjerët se nuk na i mbushi dot mendjen akademiku dhe nuk na mashtroi Kadare.

Së pari: Edhe po të ishte Kadare „mit i krijuar nga komunizmi“, siç konstaton inatshëm Qosja, do të duhej ta lavdëronim dhe t’i ngremë përmendore këtij komunizmi në Shqipëri, i cili paska qenë aq gjurmues i thellë dhe aq i vetëdijshëm kombëtarisht sa ta krijonte një shkrimtar të tillë, vërtet aq të madh, Ismail Kadarenë. Mbase ky dyshim mund të shpjegohet, apo të supozohet, se, duke sjellë para nesh këtë konstatim për Kadarenë si „mit i krijuar nga komunizmi“, Rexhep Qosja u përpoq që, në të njëjtën kohë, brenda të të njëjtit kuptim të frazës së tij, të degradonte Kadarenë dhe veprat e tij artistike, të cilat „janë të ngërthyera me të meta krijuese ideologjike dhe politike të mëdha”, por me sharm nostalgjik të lavdëronte komunizmin enverist dhe stalinist në Shqipëri, i cili paska qenë aq i flakët që të krijojë shkrimtar aq të madh, siç e paska krijuar Ismail Kadarenë mit të vetin! Mund të jetë edhe kështu. Ndoshta vetëm kështu. Një lavd i tij i tërthortë për sistemin komunist dhe, një rrënim mjaft etiketues për shkrimtarin e madh Ismail Kadare ishin të mjaftueshme për akademikun tonë që të shfrynte tundimet e lemerishme të tij.

Së dyti: Nëse Ismail Kadare qenka, sipas Qosjes „mit i krijuar nga komunizmi“, del se atëherë të gjitha shtëpitë botuese shqiptare, evropiane dhe, përgjithësisht botërore, që i përkthyen dhe i botuan veprat e Kadaresë në shumë gjuhë botërore, qenkan hiç më pak se dashamirë të miteve, që i paska krijuar komunizmi në Shqipëri. Siç del tërthorazi nga kjo deklaratë e Qosjes, kjo botë e madhe letrare, nëpërmjet përkthimeve dhe nëpërmjet Ismail Kadaresë, falënderuaka një komunizëm të tillë! Rrjedhimisht, po të mos e donin këtë „mit të krijuar nga komunizmi“, kjo botë e madhe letrare e botës nuk do ta përkthente në të gjitha këto gjuhë të shumta. Ose: nuk do ta përkthenin Kadarenë, nëse ai nuk do të ishte „mit i krijuar nga komunizmi“! Kjo mund të jetë njëra anë shpjeguese e kësaj deklarate të pakontrolluar logjikisht. Ana tjetër do të mund të dukej edhe kështu: bota e madhe letrare e rruzullit tonë me të marrë vesh këtë të vërtetë për Kadarenë, si „mit i krijuar nga komunizmi“, mund t’i hidhërohet shumë Qosjes, këtij gjeniu prodhues të fjalëve ferrash, se pse ishte vonuar kaq shumë ta thoshte këtë të „vërtetë“, kaq „të vërtetë“, se Kadareja paskësh qenë „mit i krijuar nga komunizmi“, por kishte pritur kaq gjatë derisa veprat e këtij „miti të komunizmit“ ishin përkthyer gati në tërësi dhe në shumë gjuhë të botës së madhe letrare. Shikoni se si përgjigjet z. Qosja në këtë intervistë në pyetjen për figurat letrare që krijuan dhe u krijuan përgjatë viteve të komunizmit: „Vetë komunizmi ka krijuar mitet e veta, për nevojat e veta! Një prej miteve të tilla që komunizmi ka krijuar për nevojat e veta, është Ismail Kadareja, sado shkrimtar i merituar që është. Ai është mit që komunizmi e krijoi për nevojën e tij. Është shkrimtar me merita krijuese, por dhe me të meta krijuese ideologjike dhe politike të mëdha. S’mund të heshtim për këto dhe duhet t’i themi se cilat janë të mirat dhe të këqijat, pasi kjo ideologji, është jo thjesht komuniste, por më keq: Ideologjia reduktuese krijuese, e realizmit socialist“.

Së treti: Edhe po ta ketë krijuar mit komunizmi „për nevojat e veta“ Kadarenë, çfarë ia zë rrugën dhe frymën Rexhep Qosjes? Më mirë do t’i bëhej këtij akademiku, të cilin e mbanë ASHAK-u me të gjitha mungesat e tij shumëvjeçare, që kultura dhe letërsia shqipe të mos përmendej askund në botë? Që të mos përkthehej fare Kadare në shumë gjuhë botërore dhe që kjo botë të mos kishte dëgjuar kurrë për letërsinë shqiptare? Që të mos kishte ekzistuar fare Kadare, as si shkrimtar i madh dhe i pranuar gjithandej rruzullit, as si „mit i krijuar nga komunizmi“, që të mos kishte mundësi të ndihmonte dhe të këmbëngulte t’i përkthehej e t’i botohej në frëngjisht romani „Vdekja më vjen prej syve të tillë“ i Rexhep Qosjes?

Së katërti: Çfarë i ndihmon letërsisë dhe historisë së letërsisë shqiptare konstatimi i Qosjes se Kadare qenka dhe paska qenë „mit i krijuar nga komunizmi“, që tash e sa kohë ky (ri)shkrues i historisë së letërsisë nuk pranë së denoncuari pa asnjë takt të logjikshëm?

Së pesti: Çfarë do të humbte apo do të pësonte letërsia shqiptare dhe historia e saj nëse vazhdojmë të themi se Rexhep Qosja u krijua dhe u vetëkrijua mit i LKJ-së dhe i keqpërdori të gjitha privilegjet e tij të mëdha që të përmbysë, të rrënojë dhe t’i zhbëjë të gjitha vlerat letrare të autorëve të tjerë shqiptarë në Kosovë, që detyroheshin të ecnin tehut të shpatës edhe vdekjeprurës?

Ku dëshiron të arrijë ky denoncim fyes, jo shumë për Kadarenë, sepse nuk e arrin dot atë, por më shumë për lexuesit e shumtë të tij? Që lexuesit shqiptarë të mos duan më ta lexojnë Kadarenë dhe të ndihen të penduar pse e deshën dhe vazhdojnë ta duan shkrimin e tij? Që bota të mos e botojë dhe të mos e lexojë më Kadarenë? Që bota ta njohë sa më parë këtë „mit të krijuar nga komunizmi“ dhe nëpërmjet këtij denoncimi, vërtet të pajustifikueshëm, ta falënderojë Qosjen për këto sihariqe shkencore dhe, bashkë me këtë, ta dashurojë komunizmin në Shqipëri që paska ditur aq mirë që Kadarenë, jo vetëm ta krijojë si mit, por ta mbushë atë edhe me dije letrare-artistike, edhe me prirje, edhe me fuqi krijuese botërore? Deshi që me kësi deklaratash të pakripë të vërë në hulajë miqtë e brendshëm dhe të jashtëm për letërsinë shqipe, shkrimin e Kadaresë, që nuk është tash e shumë vjet më parë vetëm shkrimtar i madh yni, por është me madhështi dimensionesh botërore, që është ambasador i kulturës sonë kombëtare në botë, e që z. Qosja, as kështu siç flet e predikon urrejtshëm, as ndryshe, nuk i arrin dot? Deklaratat e tilla sikur ngjasojnë shumë, përfundimisht shumë, me ato të një imami në Prishtinë, i cili dërgon shpirtin e Nënës Tereze në ferr! Të dy këta përpiqen me morbiditete t‘i dërgojnë krijuesit dhe humanistët e mëdhenj kombëtarë në ferr, që të sigurojnë për vete një vend, qoftë edhe të turpshëm, në parajsë!

Së gjashti: Nëse Kadare qenka „mit i krijuar nga komunizmi për nevoja të veta“, atëherë kush e paska krijuar Rexhep Qosjen „mit“ në Kosovë (kështu e konsideron, apo ka dëshirë të konsiderohet, kur kishte dhe ka fuqi t’i rrënojë të gjithë të tjerët dhe kur i thurte me frymëzim lavde Titos)? Komunizmi në Shqipëri? Jo! Komunizmi i Kosovës nën Jugosllavi? Po! Kush e bëri të madh me të gjitha privilegjet e mundshme? Miqtë e tij ideologjikë të komiteteve të LKJ-së? Po. Pse atëherë shanë të tjerët? Që t’i fshehë bëmat e veta në përputhje të plotë me statutet e LKJ-së së atëhershme dhe me lirinë e tij të sotme kaotike në Kosovë? Ka një shkak që akademiku ynë e ka këtë sëmundje gjithnjë e më të pashërueshme, apo një dëshirë klinike për të gjithë vrapin e tij rrënuese, degraduese e hilesh kaq të pahijshme, kaq të pafakte, kaq narcisoide, kaq irracionale, kaq egoiste dhe me kaq mungesë fuqie për të mos rënë pre e këtyre tundimeve të tij të brendshme, siç thotë Frojdi. Soji i Qosjes, që bie pre e këtyre tundimeve, është, në të vërtetë, i pamoral. Ku nuk shihen e ku nuk vrasin këto tundime të brendshme klinike të akademikut tonë, të cilat lëvrijnë nga brenda tij dhe llava e tyre përvëlon padinjitetshëm gjithçka që çmohet nga brenda dhe sidomos nga jashtë ambientit tonë kulturor. Duke folur për Kadarenë, ai nuk flet për veprat e tij. Ose flet rrëshqitshëm dhe përfundon vetëm me të keqen e tundimeve të tij të brendshme, duke rënë në secilin rast dhe në secilin çast pre e tyre. Kur flet a shkruan, duket sikur flet e shkruan vetëm për ata që nuk dinë ta kuptojnë. Vetëm për ata që nuk dinë t‘i lexojnë (siç janë në të vërtetë) mendimet e tij të shkruara, të mbushura me vetveten, në njërën anë, dhe për ata që janë të mbushur si ai me hile ndërsyese e helm, në anën tjetër. Ose vetëm për ata që janë të mbushur me urrejtje dhe rrojnë me kënaqësi të tilla mllefesh. Po e zëmë, në përgjigjen që ofron në të njëjtën intervistë, Qosja herë përdorë njëjësin, kur kërkon të shquajë veten, herë përdorë shumësin, kur i duhet të ndërsejë të tjerët për një çështje a për ndonjë krijues, siç bën pa ndërprerë edhe kundër Kadaresë. „Ka pasur vende komuniste që nuk e kishin realizmin socialist, nuk e kishin doktrinë. Por disa e zbatuan dhe kjo solli shumë kufizime të lirisë krijuese. Ka krijues që e kanë predikuar shumë këtë dhe i kanë shërbyer duke e zbatuar vetë atë. Një prej tyre është dhe Ismail Kadareja“, deklaron Qosja dhe me kaq përfundon kjo tezë e tij për realizmin socialist dhe për kryepersonazhin e tij, Kadarenë, me të cilën deklaratë ky akademik ofron dhe shpalon zotësinë e dijes së tij teorike e praktike për vendet komuniste, shumë nga të cilat „nuk e kishin realizmin socialist“ e, rrjedhimisht, nuk e kishin as edhe të ngjashëm ndonjë shkrimtar si Kadareja. Pjesa tjetër e përgjigjes, menjëherë pas pikës, ku përfundon kjo tezë e tij dhe vetëm e tij, s’ka të bëjë me konstatime e teza, por me ndërsime, dhe vetëm me ndërsime, duke kaluar kështu nga njëjësi i tij deklarues, në shumësin e ndërsimeve. Me shumësin ai kërkon një kolektiv më të gjerë, i cili duhet të bëhet krah i hilesë së tij, duke shtuar: „Nuk mundemi të mos ia themi këtë!... Nuk na përkthejnë për artin e bukur tonin, se kanë boll art të niveleve të larta... Këto nuk duhet vetëm t’i dimë, por dhe t’i themi“ (nënvizim imi).

Përse akademik Qosja, në kontekst të pjesës së parë të përgjigjes, nuk vazhdon të japë mendimin e tij, vetëm mendimin e tij, por shtrihet të kërkojë pasuksesshëm, nëpërmjet shumësit, sa më shumë përkrahës në sulmet e tij, të cilat nuk i përngjajnë asnjë lloji të mendimit të shëndoshë intelektual dhe moral? Ai nxjerr brirët dhe klithë: „Nuk mundemi (kush, cilët?) të mos ia themi këtë…Nuk na përkthejnë… (Në këtë shumës Qosja e fut edhe veten në „artin e bukur tonin“, si arsyetim se pse bota e madhe letrare nuk e përkthyeka edhe këtë, siç e ka përkthyer dhe e përkthen Kadarenë!) Përse nuk u përgjigj njëjës, si në pjesën e parë të përgjigjes, po e zëmë: nuk mund të mos ia them këtë… Nuk më përkthejnë për artin e bukur timin… Këto nuk duhet vetëm t’i di, por edhe t’i them… Përse thërret kaq ndërsyeshëm që të gjithë, ama të gjithë, përkundër bindjeve, shijeve, dijeve, qëndrimeve dhe përjetimeve të tyre, të deklarojnë, të sulmojnë, herë në njëjës, herë në shumës, në të njëjtin kor me Qosjen, kundër vlerave tona piedestale të kulturës kombëtare, qoftë për Kadarenë dhe për krijuesit e tjerë të mëdhenj që ka letërsia shqipe, por që janë të padashur për Qosjen, që janë të padashur për shkak të prestigjit të tyre edhe në gjeografinë botërore të kulturës a të politikës, që janë të padashur dhe armiq të tij për shkak të përcaktimeve të tyre edhe politike në të djathtën e urtë, që nuk janë të përkatësisë politike, siç thotë vetë të „revolucionit të vonuar demokratik“, të atyre revolucionarëve të cilët e dogjën, gati e zhbënë dhe e mbushën Shqipërinë me turp në vitin 1997? Përse e keqpërdorë kolektivin, do të thotë shumësin në deklaratat e në intervistat e tij (por dhe në libra)? Përse ndihet i vetmuar dhe kërkon ndihmën e shumësit kundër të gjithëve, që mendojnë e shkruajnë ndryshe nga ai? Këtyre çështjeve nuk u përgjigjet, siç nuk iu ka përgjigjur kulturalisht asnjëherë askujt „sy më sy“, përveç në libër-pamflete të tij tashmë të bëra të mërzitshme, në kolumnet e tij, në intervistat e tij, brenda të cilave jeton vetëm ai, krijon vetëm ai, ku është gjithmonë vetëm ai kombëtar, vetëm ai kamxhik, vetëm ai armik i të gjithëve, si mënyrë e paraqitjes së armiqësisë gati të plotë të të gjithëve ndaj tij, që të tregojë se sa i fuqishëm është ai ndaj të gjithëve dhe përballë të gjithëve!

Kjo sëmundje e tij e ka zanafillën që herët, që atëherë kur gjithë intelektualët e Kosovës e llastuan si një fëmijë bonjak, si një fëmijë në strehimoren humane të Kosovës, si një intelektual që do të mund të inkuadrohej në idealet e tyre për prosperitet kombëtar.

Në këtë strehimore të ngrohtë vëllazërore, ku piqej me zor, vjedhurazi e me sakrifica truri kombëtar në Kosovë, i cili ishte vërtet i ndjekur, i persekutuar, i shtrënguar nga titizmi, ishte përqafuar me ngrohtësi shprese të përbashkët, ndihme dhe vizionesh, edhe Rexhep Qosja, që vinte nga vendlindja e tij Vuthaj nën Malin e Zi, njësoj siç ishin pritur e përqafuar edhe intelektualë e shkollarë të tjerë shqiptarë, që vinin në Kosovë nga Maqedonia, nga Presheva, Bujanoci e Medvegja…

Pritja e tillë shumë njerëzore, shumë vëllazërore, shumë shpresëdhënëse për një kompletim gjithnjë e më të rëndësishëm të trurit të njëmendtë kombëtar në një situatë koloniale, në të cilën gjendej Kosova, sikur nuk u kuptua siç pritej ta kuptonte Rexhep Qosja. Ngjau e kundërta. Gjithë kjo pritje që iu bë, gjithë ai afrim dhe ofrim ndaj tij i asaj klase të pamjaftueshme intelektuale që kishte Kosova, Rexhep Qosja, sipas zhvillimeve të pakmëvonshme, i mori dhe i ndërtoi si merita të tij, ama vetëm të tij, duke ua kthyer kurrizin pikërisht atyre që e kishin afruar dhe që e kishin përqafuar aq vëllazërisht. Duke ua kthyer kurrizin atyre, nisi të bëhej figurë interesante për mjediset e tjera shoqërore të kohës, mjedise këto që drejtoheshin, natyrisht, nga trupa titiste komuniste-socialiste jugosllave në Kosovë. Atëherë nuk dukej e një rëndësie të veçantë ikja e tij nga vëllazëria pritëse. Megjithatë, nga sjellja, nga denoncimet, nga rrënimet, nga përgojimet e tij të shkruara pikërisht ndaj thuaja gjithë klasës intelektuale pritëse, sikur ofronte një shpjegim tjetër veprues: ishte aq i mençur të kuptonte me kohë se po të mos ua kthente kurrizin, veprimtaria e tij krijuese, apo dhe ai vetë do të detyroheshin të kalonin rrugëve dhe shtigjeve shumë të zorshme dhe me sakrifica të rrezikshme, që po kalonin të tjerët. Ndaj hoqi dorë nga angazhimet e tilla, që kishte klasa intelektuale në të mirë të interesave kombëtare, duke ua kthyer kurrizin. Në këtë kthesë veprimi nuk vonoi dhe ai gjeti parajsën e të gjitha privilegjeve të jashtëzakonshme dhe mjaft të çuditshme për atë kohë titizmi. Sa më shumë përfitonte nga titizmi dhe titoistët e harlisur të Kosovës, aq më shumë i bëhej (edhe tash ndjen njësoj) se ish-kolegët e tij idealistë për çështjen e kombit nuk ishin tjetër përveç armiq të sistemit dhe të tij. Prandaj nisi t’i shajë, t’i degradojë, t’i denoncojë publikisht dhe t’i quaj edhe kërcënues të tij, edhe linçues… Askush aso kohe nuk e besonte se këta ish-kolegë i urrente aq shumë. Askush nuk mund të besonte se këta ishin për t’u urryer kaq me uragan nga Qosja. Askush nuk mund të besonte se Rexhep Qosja, për të cilin përjetonim, njëmend përjetonim respektin më të madh, të kishte fuqi aq të padisiplinuar e të pakontrolluar urrejtëse. Por ajo ngjante. Ngjante publikisht nëpërmjet shkrimeve të tij pamfletuese, denoncuese dhe të liga shumë herë. Atëherë edhe intelektualët, edhe ata që përpiqeshin ta lexonin brendësinë e tij të mendimit, nisën të mendojnë ndryshe: ndoshta Rexhep Qosja nuk është kaq i sëmurë nga urrejtja, sepse është intelektual, por gjithë këtë kthesë kundër çdo mendimi, kundër çdo përpjekjeje intelektuale dhe krijuese të ish-kolegëve të tij, e bënte që të ishte i besueshëm për sistemin kontrollues, që ishte LKJ-ja. Sipas privilegjeve, që ai vërtet i fitoi, u pa se kjo përshtypje e dytë ishte shumë e saktë. Përveç zhbërjes së mendjes intelektuale te të tjerët, ai u pa të ishte shumë besimtar dhe i besueshëm në gjithë hierarkinë e sistemit të atëhershëm, duke u emëruar dhe duke u riemëruar në poste të rëndësishme në jetën dhe në institucionet kulturore e shkencore në Kosovë. Duke qenë besimtar dhe i besueshëm, pastaj nisi të ndihej si Zot, fjala publike e të cilit duhej patjetër të ishte e vetmja, që do të thoshte se të gjithë intelektualët dhe krijuesit e tjerë duhej t’i bindeshin. Ata që nuk i bindeshin, i xhumëhazte dhe vazhdon t’i xhumëhazë edhe tash, siç përpiqet t’ia bëjë edhe Ismail Kadaresë për shumë vjet me radhë. Ai jetonte mirë me të gjitha ato privilegja të sistemit titist. Prandaj, ai në deklaratën e tij të shkruar në librin e zisë kur vdiq Tito, ky kujdestar i tmerrshëm i ripushtimit të Kosovës, do të shohim se ç’përmbajtje kishte jeta e pa asnjë telashe e vetë këtij akademiku. Le ta citojmë përjetimin e tij të zisë, që marrë ndryshe, meqenëse ai gjithnjë dhe gjithmonë është shumë kombëtar, del se i njëjti përjetim i shqiptarëve në Kosovë paska dalë nëpërmjet shpirtit të tij plotë dhembje dhe plotë humbje për kolonialistin e tërbuar Tito; dhembje kjo „kolektive“ për humbësin nga kjo botë e ndërtuesit të vëllazërim-bashkimit, nën të cilën parullë të rrejshme ka ruajtur, së bashku me të besueshmit e tij, me sukses Kosovën dhe shqiptarët e saj si koloni:

“Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën Nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaft historike për të gjitha kohërat; Tito e ka udhëhequr, dhe e ka sjell deri në triumf përfundimtar luftën që ka përmbysur monarkinë, duke i hapur rrugën ngadhënjimit të socializmit – ja një meritë tjetër e mjaftë për historinë; Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve dhe kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike; Tito i ka prirë idesë së madhe që i reziston presionit të fuqive të mëdhaja e që sot njihet si ide e mosinkuadrimit – ja edhe një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme (…)” (“Rilindja”, 11.V.1981).

Asnjë intelektual tjetër shqiptar nën ish-Jugosllavi nuk vajtoi. Përkundrazi, u ndjenë të çliruar. Vetëm Qosja vajtoi kështu për Titon. Bile kështu nuk arritën të vajtojnë as bashkëpunëtorët dhe shërbëtorët shqiptarë titistë. Po të vazhdonte të jetonte edhe më deri në ditët e sotme ky harbut dhe vjedhës i egër i lirisë së popujve të Jugosllavisë gjithnjë të mashtruar demagogjikisht prej tij, Kosova sot nuk do të arrinte të jetë e lirë, të jetë e çliruar nga prangat shekullore të robërisë nga sllavët e jugut. Është e vërtetë se ai arrinte që me demagogjinë perfide të „zbuste“ në një masë gjenin e egër e kriminel serb, i cili shpërtheu pas tij, jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj të tjerëve. Pikërisht ky shpërthim i egër i gjenit serb krijoi domosdoshmërinë e përpjekjeve pa mashtrim të shqiptarëve për kërkim të lirisë dhe të çlirimit. Tito, që sipas Qosjes kishte „merita të mjafta“ e për shumë çështje të tjera të numëruara nga Qosja në fjalën e tij të dhembjes për të, vdiq dhe brenda pak vitesh nga ikja e tij e bizarshme nga kjo botë, shqiptarët e njëmendtë arritën të dalin nga skëterra e robërisë jugosllave dhe sot të pavarësohen në gjeografinë e tyre të lirë.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:38 pm

Rexhep Qosja avokat i Titos!

Në një intervistë që është botuar në “Gazetën Shqiptare”, akademik Raxhep Qosja u përgjigjet një sërë pyetjesh që tentojnë të riaktualizojnë polemikën e tij me Ismail Kadarenë që fokusohet në identitetin e shqiptarëve dhe përthyerjen brenda kulturës e besimeve të tyre të vlerave oksidentale dhe orientale.
Kësaj herë, topin e një orteku të ri të mundshëm të polemikës e hodhi Qosja me një deklaratë në panairin e librit në Ulqin, ku sulmoi ashpër Kadarenë pse ky kishte kërkuar që të “rishkruhet” historia e letërsisë shqipe.
Në një pjese të intervistës për GSH, Qosja, i provokuar të marrë qëndrim, jep një përgjigje tepër “interesante” dhe arsyetuese për figurën e Titos, e cila shqiptarët e Kosovës është e pamundshme të mos i ketë irrituar deri në pezëm, sidomos ata që kaluan qindra e mijëra vjet burgjesh e skëterrash të Titos, disa nga emrat e të cilëve do t’i sjellim pak më vonë. Atë që e thotë Qosja si mbrojtje për Titon, tregon se sa pak i ka interesuar fati mizor i dhjeta mijëra shqiptarëve nëpër këto burgje. Ai e arsyeton Titon nga pozicioni i tij pa popull, me të gjitha privilegjet e tij njëmend të mëdha në periudhën e tij titiste. Po e sjell një pjesë të kësaj interviste, marrë nga gazeta “Express”, Prishtinë, me një përpjekje modeste analize.
Admirina Peçi:
Një prej polemizuesve në Tiranë, Sadik Bejko, pas këtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) në kohën kur Kadare mbështeste revoltat kosovare të ’81-shit. A keni një përgjigje publike për këtë?
Rexhep Qosja: Po t’ju përgjigjesha edhe sadikave që më sulmojnë, do të më duheshin së paku tridhjetë daktilografë.
Admirina Peçi: Megjithatë, keni pasur një deklaratë për Titon...
Natyrisht, edhe pse i zënë ngushtë nga kjo këmbëngulje e gazetares, ai duhet të përgjigjet. Brenda vetes trillon “sinqeritetin” e guximshëm të pranimit pa asnjë pendesë, e cila, po të ndodhte, do të ishte mirëkuptuar denjësisht nga të gjithë. Që të mbulojë ato që kishte shkruar për Titon, në përgjigjen e tij vajti edhe më larg, që më nuk kishte të bënte as me turpin, as me pendesën, por që me trimërinë e tij kalorësiake të shpërfillë gjithë historinë natë të shqiptarëve nën regjimin e tërbuar të Titos.


Rexhep Qosja: Kam dhënë në muajin maj më 1980-ën, në vitin e vdekjes së Titos dhe gati një vit para demonstratave të studentëve tonë në mars të vitit 1981, një deklaratë për vdekjen e Titos, të cilit nuk ia kam përmendur kurrë emrin për së gjalli. Atë deklaratë natyrisht do ta nënshkruaja edhe sot. Nuk kam qenë as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinë dhe humanizmin gjithmonë është frymëzuar nga veprat e filozofëve e shkrimtarëve të mëdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh çka po shoh dhe kë po shoh në politikë, duke vjedhur e plaçkitur e shfrytëzuar, më vjen dëshirë të flas mirë e më mirë edhe për Titon edhe për Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovën – e ka gjetur të pushtuar prej Serbisë. Titoja e ka thënë menjëherë pas luftës në bisedë me Enver Hoxhën se do të pajtohej me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por këtë nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thënë Fadil Hoxhës në vitin 1968 se do të pajtohej që Kosova të bëhej republikë, por kjo do ta çonte në këmbë Serbinë. Në sajë të përkrahjes së Titos, Fadil Hoxha, me një numër të udhëheqësve të tjerë shqiptarë, e ka çuar Kosovën deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi të vitit 1974, me Universitet, me Akademi të Shkencave e të Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisë, me shumë botime, revista e gazeta, me urbanizim të shpejtuar të Kosovës, me gjuhë letrare kombëtare, me numër të madh të shkollave fillore e të mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencë gjithnjë e më të zhvilluar, në të cilat nuk bënte kërdinë realizmi socialist... Për të gjitha këto arsye prej vdekjes së tij e deri sot, në Serbi nga autorë serbë dhe miq të Serbisë janë botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike përplot urrejtje për të. Jo rastësisht Lordi Kerington, përfaqësuesi i Evropës në përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Jugosllavisë në vitin 1991, do të deklarojë: tani po e kuptojmë se me kë krejt kishte punë Titoja dhe sa i madh ishte ai.

Të nisemi nga pyetja dhe nga përgjigja e parë.

Admirina Peçi: Një prej polemizuesve në Tiranë, Sadik Bejko, pas këtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) në kohën kur Kadare mbështeste revoltat kosovare të ’81-shit. A keni një përgjigje publike për këtë?
Rexhep Qosja: Po t’ju përgjigjesha edhe sadikave që më sulmojnë, do të më duheshin së paku tridhjetë daktilografë.
Është përgjigje, apo tentimikjeje nga përgjigja? Të dyja janë njësoj. Të dyja këto shpalojnë thelbin moral të intervistëdhënësit. Qosja thotë “Po t’ju përgjigjesha edhe sadikave që më sulmojnë, do të më duheshin së paku tridhjetë daktilografë”, përgjigje kjo që brenda vetes, përveç përpjekjes së tij që me sulme të heshtë mundësinë e përgjigjes për thurjen e lëvdatave nga ai të pushtuesit Tito, nivel më të poshtëm nuk mund të gjendet. Ai s’ka përgjigje. Kjo nuk është përgjigje. Është boshe, është britmë e mllefosur. Kjo është britmë e tij e pavetëdijshme? Ose është vetëdije e tij britmë. Britmë e mësuar fyerjesh, cinike, e thënë ashtu në vrap. Në vrapin e tij të zakonshëm për të fshehur vetveten e tij të vërtetë, të atij të frymëzuari nga perandori i tij Tito. Në vrapin e ritmit që ia diktojnë pareshtur tundimet e tij të brendshme, siç thotë Frojdi, para të cilave ai shtrihet i tëri dhe bie pre e tyre. “Po t’ju përgjigjesha edhe sadikave...”, ç’është kjo që thotë kështu? Asgjë fytyrëbardhë. Filozofi krrokamash. Kush janë sadikat e tjerë, të cilëve ky iu paska përgjigjur ose nuk iu ka përgjigjur deri tash? Asnjërit nuk iu ka përgjigjur ashtu siç e kërkojnë përgjigjet e dinjitetshme prej akademiku. Në vend të saj ai ka sharë e shanë, ai ka rrënuar e rrënon, ai ka denoncuar dhe denoncon, ai s’ka thënë e nuk thotë asgjë të mbarë, diçka pak më njerëzore, diçka pak më intelektuale, për individë e personalitete të dëshmuara krijuese e intelektuale. Ai trillon e shpifë dhe vargëzon të pavërteta fyese. Ai mendon se fyen, se ka këtë gjenialitet si parim. E “keqja” është se ai nuk arrin më të fyej askënd. Ai arrin që të tjerëve t’u dhimbset dhe të bëjnë çudira dhe barsoleta për të. Në këtë pyetje të gazetares Admirina Peçi ka mundur të përgjigjet me një JO. Sa i madh do të dukej me këtë përgjigje Qosja. Por, edhe nëse do të thoshte PO, atëherë nëpërmjet saj do të mund të ironizonte në masën e duhur intelektuale edhe kundërshtarin e mendimit të tij, z. Sadik Bejko (e sadikat e tjerë), që është hiç më pak se një koleg i tij i profesionit, duke shtuar gati në heshtje edhe një gjysmë kuptimi tjetër: Kësaj radhe mund t’i them se e ka gabim që më sulmon! Por ai thotë “Po t’ju përgjigjesha edhe sadikave që më sulmojnë, do të më duheshin së paku tridhjetë daktilografë”! Kaq shumë sadika paska që e sulmuakan këtë akademik, kurse ky prapëseprapë nuk rresht së menduari se ai, dhe vetëm ai, e ka mirë, se ai, dhe vetëm ai, ka të drejtë të mbjellë megjat e mendimit?

Megjithatë, mund të shtrohet dhe një çështje tjetër: cilët janë ata që për të nuk janë sadika dhe për të cilët nuk i nevojiten 30 daktilografë që t’u përgjigjet? Janë fare pak. Të rrallë janë ata që duan të polemizojnë me të. Z. Qosja mendon se ka arritur t’i heshtë, ose se ka krijuar mbi të gjithë pushtetin e tij të mendimit të sertë dhe i ka bërë të mos ndihen të gjallë. Por nuk është kështu siç mendon egoja e tij e “lartë shkencore”. Nuk duan të polemizojnë me të në masën e kërkuar, sepse shumë intelektualë, që e njohin tashmë shkallën e tij të inatshme të qëndrimit, nuk duan të bien më në nivele të tilla, jo të polemikave të rëndësishme e të shëndosha të shumë temave me interes, por të zënkave banale, të mbushura me shantazhe dhe me britma të sëmura. Edhe ata që i marrin intervista këtij akademiku, që i botojnë shkrime këtij akademiku, nuk e kanë hallin e tij, nuk u binden thashethemeve të tij, por duan që nëpërmjet sëmundjes së tij të shfryjnë tundimet e tyre ndaj të gjithë atyre që, njësoj si Qosja, nuk i duan. Ndaj dhe e shfrytëzojnë për vete. Polemizuesit, siç janë “sadikat”, nuk e urrejnë Qosjen. Përkundrazi, e duan dhe nga kjo ndjenjë përpiqen t’ia rregullojnë mendimit, t’ia shkarkojnë mllefet, t’ia herrin sa më shumë që të jetë e mundshme alogjiken, egoizmin e sëmurë, etj. Kështu bëjnë vetëm miqtë. Vetëm miqtë e tillë nuk e lënë vetëm dhe në vetmi kaq të thellë këtë akademik, i cili bredh si në jerm vetëm brenda kumbimit të krrokamave të veta “filozofike”, “shkencore”, “atdhetare”, duke eliminuar gati fundërrisht të gjitha mendimet dhe dijet shumë më të thella dhe shumë më të përparuara të të tjerëve, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë.

Kjo është njëra anë e sulmit kundër “sadikave” dhe këtë sulm e bën për t’i ikur përgjigjes në pyetjen kryesore të gazetares Peçi se Sadik Bejko “ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos”, e cila detyrohet të këmbëngulë në përgjigjen e tij: Megjithatë, keni pasur një deklaratë për Titon..., pyet serish ajo.

Po cila ishte përgjigja e tij në këtë pyetje këmbëngulëse të gazetares?

Kam dhënë”, përgjigjet ai në fillim, “në muajin maj më 1980, në vitin e vdekjes së Titos dhe gati një vit para demonstratave të studentëve tonë në mars të vitit 1981, një deklaratë për vdekjen e Titos, të cilit nuk ia kam përmendur kurrë emrin për së gjalli. Atë deklaratë natyrisht do ta nënshkruaja edhe sot. Nuk kam qenë as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinë dhe humanizmin gjithmonë është frymëzuar nga veprat e filozofëve e shkrimtarëve të mëdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh çka po shoh dhe kë po shoh në politikë duke vjedhur e plaçkitur e shfrytëzuar më vjen dëshirë të flas mirë e më mirë edhe për Titon edhe për Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovën – e ka gjetur të pushtuar prej Serbisë.

Në radhë të parë duhet thënë se është e drejtë e tij morale ta donte e ta dojë, qoftë edhe me demagogji Titon e tij, e të shkruante hiperbolën më servilizuese, më të pavërtetë dhe më kundërhistorike për të, të cilën, natyrisht nuk e kishte thënë dhe nuk e kishte shkruar asnjë shqiptar, qoftë i thjeshtë a intelektual, qoftë politikan a shërbëtor i tij. Në radhë të dytë, është po ashtu e drejt e tij e pamohueshme të gënjejë se kurrë nuk ia kishte përmendur emrin për së gjalli, sepse po të mos ia kishte përmendur kurrë emrin për së gjalli, ai nuk do të kishte qenë aq i frymëzuar sa të shkruante një deklaratë të tillë aq pështirosëse në ato kohë e periudha aq të zorshme për jetën dhe punën e shqiptarëve në Kosovë e gjithandej nën pushtimin jugosllav, të cilin e udhëhiqte Tito. Në radhë të tretë, ai kishte dhe ka të drejtë ta nënshkruante e ta nënshkruaj një deklaratë të tillë për Titon edhe sot, edhe pse nuk paska qenë as titist, as enverist. Është e drejtë e tij morale, edhe pse nga Tito vuante i gjithë populli shqiptar nën regjimin e tij politik. Në radhë të katërt, ai kishte dhe ka të drejtë të ndërtonte dhe të ndërtojë konceptin e tij mbi lirinë dhe humanizmin në sajë të frymëzimeve nga veprat e filozofëve e të shkrimtarëve të mëdhenj e jo nga regjimet politike dhe jo nga vuajtjet mizore të popullit të tij nën robërinë e këtij regjimi të Titos. Në radhë të pestë, vetë Qosja thotë se kurrë nuk ia kishte përmendur emrin Titos për së gjalli. E kuptoni? Gjithë ato të bëma trishtuese të Titos mbi popullin shqiptar të Kosovës, mbi intelektualët dhe krijuesit (le t’ia kujtojmë së paku, si shembull, mbytjen mizore nga ky regjim të poetit Fazli Grejçefci), kurse ky as ia paska përmendur emrin për së gjalli, që do të thotë se fjala e tij patriotike, e dashur, e madhe, qoftë e thënë, qoftë e shkruar, paska qenë e është vetëm një teori tallëse ndaj të gjitha viktimave pa zënë në gojë asnjëherë emrin e Titos dhe të regjimit të tij kriminel, qoftë si qortim, qoftë si regjistrim, qoftë si reagim! I thuri lavde qiellore vetëm kur ai vdiq dhe për herë të parë ia paska përmendur emrin, në mënyrë që pasardhësit e Titos të bindeshin se ai, as kishte qenë, as ishte si shqiptarët e tjerë, armiq të përbetuar të një regjimi të tillë shtypës e robërues. Një lavd i tillë është mjaft shpjegues se ai nuk ishte armik i regjimit politik dhe okupues të Titos, siç ishin patriotët dhe atdhetarët e tjerë shqiptarë, që sakrifikuan jetën dhe u dërrmuan për çështje të mëdha kombëtare, siç ishin çlirimi dhe liria. Këta të fundit vazhdimisht ia përmendnin emrin Titos si fajtorin më gjakatar të këtij regjimi. Qosja, duke mos ia përmendur “kurrë emrin për së gjalli”, të gjitha barbaritë mbi shqiptarët i kishte miratuar dhe ishte pajtuar me një politikë të tillë shfarosëse!

Lidhur me këtë që deklaron në këtë intervistë, mbase duhet t’i thuhet se kishte dhe ka të drejtë të plotë, sepse filozofët dhe shkrimtarët e mëdhenj, nga të cilët ai frymëzohej, sigurisht paskan jetuar në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën Jugosllavi dhe, prandaj, ka gjetur te ta frymëzimin e qetësisë humane ndaj regjimit politik e kolonialist të Titos! Ose, duke vajtur pas këtyre frymëzimeve, që tash i tregon si përgjigje përrallash, shpalon të vërtetën tjetër se edhe ai, njësoj si filozofët dhe shkrimtarët e mëdhenj, s’ka jetuar fare me fatet e popullit shqiptar në Kosovën e pushtuar deri në palcë. Mjafton që këta filozofë dhe shkrimtarë të mëdhenj e kanë frymëzuar që të formojë konceptin e tij mbi lirinë dhe humanizmin dhe jo nga regjimet politike. Çfarë ka bërë regjimi politik mbi lirinë e shqiptarëve nën regjimin politik të Titos, sipas përgjigjes së tij, nuk i ka interesuar fare. Ai e ka jetuar jetën e tij të plotë mbi vdekjet dhe mundimet e popullit të tij nga regjimi politik i Titos. Meqenëse ka ndërtuar konceptin e tij mbi lirinë dhe humanizmin nga frymëzimet që ka vjelë nga veprat e filozofëve e të shkrimtarëve të mëdhenj dhe jo nga regjimet politike, realisht ai ka qenë dhe është edhe titist, edhe enverist, regjimet e të cilëve nuk e kanë prekur dhe nuk e kanë frymëzuar që të jetë edhe ai kërkues i lirisë, si gjithë populli i tij në Kosovë dhe ai në Shqipëri. Kush mund t’i kishte faj popullit shqiptar nën Jugosllavi, që ishte prekur deri në shkatërrim nga regjimi politik i Titos, kur kishte mundësi të frymëzohej nga veprat e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj e të ndërtonte konceptin e tij mbi lirinë dhe humanizmin, duke shprehur vullnetin e tij filozofik e krijues që të rronte i qetë, që të vdiste pa rezistencë nga torturat johumane, që të pajtohej filozofikisht me të padrejtën që u sillte regjimi barbar i Titos? Pse, së paku ky popull nuk e lexonte Qosjen, këtë Hije të Zotit, që ishte dhe është aq i madh, sepse frymëzohej nga filozofë dhe shkrimtarë të mëdhenj (sepse kështu ai dëshiron të shihet edhe vetë i madh) se si duhej të frymëzoheshin dhe pastaj të kishin, siç e kishte Qosja, atë koncept të mrekullueshëm mbi lirinë dhe humanizmin, që do t’i bënte këta shqiptarë, edhe pse të pushtuar, aq të lumtur? Pse nuk frymëzoheshin kështu, por e kërkonin me aq rezistencë “dehumane” lirinë e tyre nga regjimi politik i Titos? Për filozofët dhe shkrimtarët e mëdhenj, nga të cilët qenka frymëzuar Qosja, robërinë apo të drejtën e kërkesës së një populli për liri e çlirim nuk i paskan pasur frymëzime të filozofisë së tyre, apo motive të krijuesve e shkrimtarëve të mëdhenj, por vetëm frymëzim për pranimin e qetë të robërisë, si liri humane robëruese dhe thurje odash për kryepushtuesit e tërbuar? Prandaj, me një frymëzim të tillë dhe nga një frymëzim i tillë, Rexhep Qosja krijoi figurën e Titos, nga një pushtues të egër, në një meteor botëror!

Ëndrra e tij titiste, dashuria e tij për të, nuk përfundoi te Qosja atëherë kur Titon e mori vdekja nga jeta e tij e mëkatshme dhe harbute. I mësuar të rrojë në paqe të rehatshme privilegjesh të fituara jo vetëm nga dija e tij, por më shumë nga besimi që kishin në të kuadrot e LKJ-së së Titos, tash nuk mund t’i durojë as ata që i sheh në politikë. “Por, sot, kur po shoh çka po shoh dhe kë po shoh në politikë duke vjedhur e plaçkitur e shfrytëzuar më vjen dëshirë të flas mirë e më mirë edhe për Titon edhe për Enverin”, vazhdon Qosja në dy paralele të njohura: njëra ka të bëjë gjithnjë me vetveten titiste dhe enveriste, kurse paralelja tjetër e kësaj që thotë, ka të bëjë me urrejtjen që ka ai ndaj politikanëve që udhëhoqën popullin kur ishte më së zori në vitet nëntëdhjetë deri te çlirimi i saj nga okupimi serb. Ishte mësuar të jetë i privilegjuar vetëm nga politikanët e Titos dhe kur i sheh këta dhe kë e sheh në politikë, i vjen të flasë “mirë e më mirë edhe për Titon edhe për Enverin”. Sipas kësaj që thotë si përgjigje, Tito as nuk paska vjedhur, as nuk paska plaçkitur, as nuk paska shfrytëzuar asgjë dhe askënd! Njësoj paska qenë edhe Enver Hoxha për të cilët këtij akademiku i vjen dëshira të flasë mirë e më mirë, pavarësisht se Tito e plaçkiste Kosovën pamëshirshëm, pavarësisht se Tito ua vidhte pandalshëm dhe në mënyrë më të egër lirinë e shqiptarëve, pavarësisht se Tito po ua vidhte shqiptarëve vendin e tyre dhe popullin po e dëbonte në kontinente të tjera. Dhe, menjëherë pas kësaj, sikur i bie ndërmend të shtrojë “faktin” e madh shpëlarës dhe duke u ngutur thotë: “Titoja nuk e ka pushtuar Kosovën – e ka gjetur të pushtuar prej Serbisë”. Ky konstatim i tij është i saktë. As historianët e njëmendtë këtë nuk mund ta thonë ndryshe. As etërit tanë s’e kanë thënë ndryshe, do të thotë nuk kanë thënë se Kosovën e ka pushtuar Tito. Ai e mbajti të pushtuar si kujdestar i fryteve pushtuese serbe dhe deshi ta pushtonte edhe Shqipërinë duke e bërë republikë të shtatë të Jugosllavisë dhe për pak nuk ia doli. Ai nuk qe, vërtet, pushtues i Kosovës. Ishte ripushtues i saj. Ishte dhe një kujdestar i rafinuar i këtij pushtimi e i këtij ripushtimi, regjimi politik i të cilit ishte një aparat brutal kundër shqiptarëve, të cilin, natyrisht Rexhep Qosja nuk e pa, sepse frymëzohej nga veprat e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj e jo nga regjimi politik i Titos.

Tito, sipas Qosjes, i paska thënë menjëherë pas luftës Enver Hoxhës se pajtohej që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë, por këtë nuk do ta lejonte Serbia (e vërteta është se në këtë kohë Tito përpiqej që Shqipërinë ta bënte republikë të shtatë të Jugosllavisë e jo që Kosova t’i bashkohej natyrshëm Shqipërisë. Jam i sigurt se këtë e di edhe Qosja, por e thotë ndryshe ngase kërkon që Titon ta bëjë sa më të madh, si arsyetim të dashurisë ndaj tij). Tito, prapë sipas Qosjes, i paska thënë Fadil Hoxhës në vitin 1968 se do të pajtohej që Kosova të bëhej republikë, por kjo do ta çonte në këmbë Serbinë.

Këto që thotë Qosja, vërtetojnë historikisht se një gënjeshtër e tillë historike edhe po të ketë qenë kështu, siç thotë ai i mahnitur nga dorëshlirësia pushtuese e Titos, del se ky i fundit qetësinë jugosllave dhe mbi të gjitha të Serbisë, e kishte ndërtuar mbi sakrificën shqiptare, që si popull rronte nën Jugosllavi dhe se Tito nuk ishte tjetër përveç se një kujdestar i okupimit serb të Kosovës, një kujdestar i egër dhe mashtrues ndërkombëtar. Në të dy rastet, me Enverin dhe me Fadilin, Tito qenka kërcënuar me Serbinë! Qetësinë e Serbisë ai e siguronte me robërinë, me pushtimin dhe me ripushtimin e shqiptarëve dhe të gjeografisë së tyre. Qetësinë e popullit dhe të vendit shqiptar të robëruar në Kosovë, në Maqedoni, në Malin e Zi... Tito e ruante me burgje, dëbime për në Turqi të qindra mijëra shqiptarëve dhe, në anën tjetër, me shërbëtorë të frymëzuar shqiptarë që sakatonin çdo përpjekje a ide patriotësh, të cilët flijuan aq shumë. Në cilën periudhë u organizua aksioni i armëve kundër shqiptarëve? Në periudhën e Titos. Në cilën periudhë ngjau masakra e Tivarit? Në periudhën partizane të Titos. Në cilën periudhë u mbushën burgjet jugosllave me shqiptarë dhe i cilës periudhë ishte Goli Otoku i tmerrshëm, ku në mënyrën më të egër, më çnjerëzore trajtoheshin të burgosurit shqiptarë, që nuk ishin kriminelë, por ishin ata që kërkonin lirinë e Kosovës dhe çlirimin e saj nga okupimi jugosllav? Në cilën periudhë ngjau trysnia ndërkombëtare, që erdhi nga civilizimi perëndimor, që të prante deri diku trajtimi çnjerëzor i shqiptarëve, që u emërua si aksion ndaj “deformimeve”? Nga periudha e Titos. Kur i tha Tito në vitin 1968 Fadil Hoxhës, se do të pajtohej që Kosova të bëhej republikë, por “kjo do ta çonte në këmbë Serbinë”? Qosja thekson vetëm vitin 1968, por nuk e saktëson (nuk i intereson, mbase) se kjo kishte ngjarë pas demonstratave të studentëve shqiptarë. I tronditur në sytë e botës dhe të civilizimit perëndimor nga demonstratat e drejta, krejtësisht legjitime të studentëve shqiptarë, Tito mashtroi të mashtruarin e vullnetshëm, Fadil Hoxha, me ofertën e gënjeshtërt për Kosovën republikë, që ishte edhe njëra nga kërkesat e para të demonstruesve dhe pas kësaj filluan arrestimet e intelektualëve dhe të patriotëve të tjerë shqiptarë, siç ishte edhe Rezak Shala. Megjithatë, këto demonstrata sollën në Kosovë rezultate jo të pakta. Nuk ishte Tito ai që i solli këto, siç pretendon t’ia mvesh atij si mundësi për ta shpëlarë atë nga krimi i vazhdueshëm mbi shqiptarët, por ishte rinia shqiptare e Kosovës, e cila kërkonte status të barabartë me të tjerët. Nuk ishte regjimi politik i Titos, nga i cili nuk “frymëzohej” Qosja, që po bëhej më “njerëzor”, por ishte trysnia ndërkombëtare mbi këtë regjim pushtues e barbar mbi shqiptarët. Është e drejtë e Qosjes ta lartësojë e ta dojë Titon, siç është e drejt e tij ta mallkojë popullin e tij, të cilin e ka mallkuar publikisht pse i vinte i tëri prapa kryetarit të Kosovës së lirë, dr. Ibrahim Rugova. Nuk është i vetmi që ka këtë nostalgji. Është dhe Veton Surroi ai që popullin shqiptar në Kosovë e quajti fashist, në kohën kur nënat e baballarët kërkonin fëmijët e tyre të vrarë nga serbët, fëmijët e tyre të zhdukur sot e gjithë ditën. Është e drejtë e tyre morale ta hyjnizojnë pushtuesin dhe ta mallkojnë e ta quajnë fashist popullin e tyre. Mjafton që i tregojnë kaq sinqerisht këto anime dhe këto dashuri të çuditshme me gojë e me shkrim, sado i çuditshëm dhe i pamoralshëm të jetë ky sinqeritet publik i tyre.

Po të mos e kishte dëgjuar Lordin Kerington të thoshte (1991) se “tani po e kuptojmë se me kë krejt kishte punë Titoja (e kishte fjalën për serbët) dhe sa i madh ishte ai”, Qosja nuk do të arrinte të kuptonte vërtet se sa i madh ishte për të Tito. Prandaj, e thekson Lordin Kerngton në këtë intervistë. Duke e çmuar kështu hyjnisht edhe sot Titon (si arsyetim i tij për ato që kishte shkruar për vdekjen e Titos), ai realisht shanë të gjithë shqiptarët e Kosovës, se pse nuk kënaqeshin në këtë parajsë titiste, kur u printe një njeri aq i madh, siç ishte, sipas tij, Tito, por kërkonin lirinë dhe çlirimin! Duke e çmuar kështu hyjnisht, ai i jep të drejtë regjimit politik të Titos për të gjitha burgosjet e djemve shqiptarë dhe për të gjithë ferrin që kishin kaluar ata nëpër burgjet titiste. Ai, kështu siç thotë edhe tash, nuk qenka frymëzuar asnjëherë nga ferri i regjimit politik të Titos, nëpër të cilin kalonte populli i tij, por vetëm nga veprat e filozofëve dhe të shkrimtarëve të mëdhenj! Këtë “madhështi hyjnore” të Titos do ta vërtetojmë edhe në sytë e akademik Qosjes, të këtij patrioti, atdhetari, shkencëtari të letërsisë, të politikës, të kujdestarit ndërshtetëror (Kosovë-Shqipëri), të Zotit të mllefit e të urrejtjes ndaj të gjithë atyre që janë, siç thotë ai vetë në tregimin satirik “I ringjalluri i penduar”, të parët e parë, duke sjellë në këtë libër vetëm një pjesë faktesh e emrash shqiptarë që u dëbuan nga Tito dhe që u dergjën në burgjet e Titos pse kërkuan lirinë e vendit të tyre. Nëse këto fakte dhe kjo listë e vogël emrash, që do të sjell nga dhjeta mijëra të tjerë, nuk e prek, nuk e qorton dhe nuk ia zbeh dashurinë për Titon këtij akademiku, atëherë le t’i mallkojë, apo le t’i quaj me të gjithë emrat e mundshëm gabimtarësh, njerëz të mbyllur në kafaze të një idealizmi të verbër... Le t’i quaj, siç edhe i ka quajtur disa nga ta, “limonë të shtrydhur”, lëngun e të cilëve ua shteroi (e shfrytëzoi) që të rris lëngun e tij atdhetar gjithnjë në largësi të mëdha të veprimit.

Të shohim çfarë thonë faktet historike, si veprime makabre të Titos së tij ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj rinisë, e të cilat këtë akademik asnjëherë nuk arritën ta prekin e ta shqetësojnë, edhe pse deklaron gojëplot se është atdhetar, i madh, edhe pse pohon se është njohës i mirë i historisë shqiptare, edhe pse mbron Titon dhe sistemin e tij prej përbindëshi dhe, me të njëjtin sistem edhe ky akademik përpiqet të mohojë të gjitha vlerat e njerëzve të mëdhenj të kombit:



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:39 pm

Ndjekjet, burgosjet dhe persekutimi i shqiptarëve nga regjimi i Titos (1948–1968)

Regjimi jugosllav, i drejtuar nga binomi Tito-Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektet antishqiptare të Vasa Çubrilloviçit (të marsit 1937 dhe të fillimnëntorit 1944 për asgjësimin, asimilimin apo shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Kjo politikë antishqiptare shtetërore, që kishte nisur ende pa përfunduar mirë Lufta e Dytë Botërore (1944), në këtë periudhë mori përmasa të reja gjenocidale. Vetëm në vitin 1948 regjimi komunist arrestoi dhe nxori përpara gjyqit 306 shqiptarë, të akuzuar për vepra penale kundër shtetit.

Pasi që Shqipëria u përcaktua për ”informbyronë”, regjimi i Tito-Rankoviqit të gjitha kuadrot shqiptare në Kosovë, që konsideroheshin si armiq të Jugosllavisë, i cilësonte si ”informbyroistë”. OZNA&UDB famëkeqe, përmes bashkëpunëtorëve të saj shqipfolës, me kohë kishte krijuar një dosje të veçantë, duke i vënë në syrin e përgjimit rreth 120 000 shqiptarë.

Një dosje të tillë UDB-a kishte hapur edhe për Xheladin Shyqyri Hanën, luftëtarin e orëve të para kundër nazifashizmit, ish-anëtarin e KNÇK-së, njëri nga bashkautorët e hartimit të dokumenteve bazë të Konferencës së Bujanit dhe së fundi drejtor i gazetës “Rilindja”. Atdhetari Xheladin Hana, u arrestua në mënyrë sekrete, kinse po dërgohej me shërbim diku, ndërsa brenda mureve të OZN-së/UDB-së i bëhej presion që të tradhtonte bashkëveprimtarët e tij të idealit. Mirëpo Xheladini nuk u gjunjëzua për asnjë moment para presioneve dhe torturave çnjerëzore të kriminelëve udbashë. Meqë Xheladini i qëndroi torturave mizore, xhelatët e Tito-Rankoviqit, më 15.12.1948 ia shuan jetën mizorisht.

Më 15 prill 1949 arrestohet nënkryetari i qeverisë së Maqedonisë Nexhat Agolli nga Dibra e Madhe dhe pas dy javësh (saktësisht në natën e 27-28 prillit 1949) mbytet nga torturat mizore të UDB-ës.

Ndërsa përndjekja dhe numri i të persekutuarëve shqiptarë shtohej pamëshirshëm gjithandej viseve etnike shqiptare, të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve të Shqipërisë londineze, në maj 1949, në një ekspeditë ushtarake-policore të drejtuar nga udbashët Çedo Topalloviç dhe Çedo Mijoviç, synohej arrestimi i Kryetarit të Frontit Popullor krahinor Rifat Latif Berisha, nga fshati Berishë, i njohur për urtësi e qëndresë kombëtare, por në atë moment nuk arritën ta kapin dot Rifatin. (Rifati ishte njëri nga organizatorët e Konferencës së Bujanit, në të cilën u zgjodh edhe nënkryetar. Nuk u pajtua kurrë me tradhtinë që iu bë vendimeve të Konferencës së Bujanit - që pas LDB-së Kosova t´i bashkohet Shqipërisë. Për këtë edhe Rifati u vu në shënjestër të OZN-ës/UDB-së.). Rifat Berisha meqë nuk pranoi t´i binte në dorë regjimit gjakatar të Titos, zgjodhi qëndresën deri në vdekje. Në këtë situatë Rifatit iu bashkuan edhe bashkëluftëtarë të tjerë. Njësiti përbëhej prej gjashtë vetash krejtësisht nga djem të familjes Berisha: vëllezërit Rifat, Mustafë e Islam Berisha, Brahim Berisha, i biri i Islamit, dhe Halit dhe Jahir Berisha kushërinj të parë të tyre. Ky njësitë i prirë nga Rifati, më 17 maj 1949 u gjend i rrethuar tradhtisht në fshatin Gajrak nga i zoti i shtëpisë Ismail Gajraku (ku ishte i strehuar). Në një dokument thuhet se Rifat Berisha me bashkëluftëtarët e tij “luftoi një ditë të tërë. Në orën 10 të natës, Rifati me njësitin e tij sulmuan rrethimin e trefishtë të udbashëve, por mbasi çanë dy rrethimet e para, ra i vrarë.” Rifat Berisha gjatë kësaj beteje të përgjakshme, u vra së bashku me tre bashkëluftëtarët: Islam, Mustafë e Brahim Berishën, ndërsa Halit e Jahir Berisha, ndonëse të përgjakur, arritën të dalin nga rrethimi dhe i shpëtuan vdekjes.

Në dimrin e acartë të vitit 1950 në zonën kufitare me Shqipërinë, vritet atdhetari Sabaudin Gjura nga Shipkovica e Tetovës. Një fat të tillë e pësoi edhe Isuf Torozi nga Dibra e Madhe, anëtar i Komitetit të Partisë në Dibër. Torozi u arrestua nga organet e UDB-së në vitin 1949, si njeri me pikëpamje nacionaliste, dhe pamëshirshëm udbashët e Titos e mbytën mizorisht në tortura. Në mars të vitit 1949 ishte arrestuar dhe më pas u zhduk pa gjurmë Cenë Shyqriu nga Gjakova.

Në vitet e para pas përfundimi të luftës së dytë botërore, në Kosovë dhe në viset tjera etnike shqiptare nën pushtimin e Jugosllavisë, llogaritet se regjimi titist, ka likuiduar rreth 49.000 shqiptarë. Në Kosovë janë likuiduar në forma të ndryshme 28.400 shqiptarë; në viset shqiptare në Maqedoni 7 000 shqiptarë; në viset shqiptare në Mal të Zi 8300 shqiptarë; ndërsa 5000 shqiptarë të tjerë janë likuiduar nëpër viset tjera, si të marrë peng nga OZN-a, gjegjësisht UDB-a.

Në këto rrethana, për t´i shpëtuar përndjekjeve, burgosjeve dhe likuidimeve fizike, shumë shqiptarë janë detyruar të shpërngulen nga trojet e tyre stërgjyshore.

Dihet mirëfilli se, vitet 1949-1966, të cilësuar si ”koha e Rankoviqit”, ishin vitet më të rënda për popullin shqiptar, në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj periudhe Lëvizja Kombëtare shqiptare ishte e organizuar në shumë forma, si: vazhdimësia e veprimtarisë së LNDSH-së nga grupe të ndryshme me emërtime tjera, “informbyroistët“, organizimi i grupimeve nga Sigurimi shqiptar, kundërshtimi i rekuizitave “otkupit“, kundërshtimi i asimilimit të shqiptarëve në turq dhe luftimi i marrëveshjes xhenetëlmene Tito-Qyprili 1953 për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, luftimi në forma të ndryshme i kolektivizimit etj.

OZN-a, përkatësisht UDB-a, gjatë viteve 1945-1948 zhvilloi një luftë të pakompromis për shkatërrimin e organizatës patriotike shqiptare “Lëvizja Nacional-Demokratike Shqiptare” (LNDSH) dhe të grupimeve tjera ilegale shqiptare. Dhe në vazhdën e kësaj fushate, ky shërbim persekutoi dhe burgosi mijëra shqiptarë edhe pas vitit 1948.

Kështu, në fillim të vitit 1949, në gjyqin e Qarkut në Prishtinë, dënohen 9 anëtarë të LNDSH-s, si: Xhavit Gafurri (djali i patriotit të shquar Nazmi Gafurri), Ahmet Malisheva, Rexhep Kurteshi, Menduh Maksuti, Enver Shala, Mehmet Pozharani, Safie Feta, Igballe Cuni dhe Karolin Fraki.

Po në këtë Gjykatë dënohet edhe grupi i Drenicës i përbërë nga 6 anëtarë të Lëvizjes, si: Hasan Jashari-Likoci, Mehë Zeqiri, Dan Zeqiri, Qerim Rrypi, Halim Rrypi dhe Sylë Berisha.

Më 3 nëntor 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë në “emër të popullit” dënohen anëtarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”: Konstandin Vasilaca - Skënder Skënderi, oficer i armatës shqiptare, me 15 vjet burg të rëndë; Xhemë Latë Sadriu me 8 vjet burg të rëndë; Hajrullah Gorani me 6 vjet burg të rëndë; Hamdi Devolli me 8 vjet burg të rëndë; Rashit Gorani, me 8 vjet burg të rëndë; Ramë Geca, me 3 vjet burg të rëndë ; Ymer Fazliu, me 2 vjet burg të rëndë.

Në shkurt 1950 dënohen Shaban Derguti, Mustafë Nixha, Shaban Mazreku dhe Hafez Jakupi me nga 20 vjet burg të rëndë, Bitër Dehalla, Tomë Mjeda dhe Zekë Bajraktari me nga 17 vjet burg të rëndë, Nezir Hoti me 15 vjet burg të rëndë dhe Ismet Dehiri me 3 vjet burg të rëndë.

Në grupin e dytë të LNDSH-së ”Lidhja e Prizrenit” dënohen: Arif Hoxha me 12 vjet burg të rëndë, ndërsa me nga 3 vjet burg të rëndë dënohen: Zeki Ahmeti, Isuf Dellova, Islam Fisheri, Zenel Kabashi, Gjokë Spaqi, Ibrahim Gashi, Ramiz Rexhepi dhe Shahide Kabashi, Shemsedin Gashi, Rexhep Hoti, Malush Duraku, Halim Voci, Bajram Dehiri, Mustafë Derguti, Maliq Gashi e shumë të tjerë.

Në 6 muajt e parë të vitit 1950, për sabotim të mbledhjes së rekuizitave "Otkupit" dhe me akuzën si bashkëpunëtorë të Sigurimit shqiptar, në Prishtinë dhe Prizren dënohen: Rizan Bajram Xhoxhaj, nga Vërmica e Prizrenit, Sefer Tafil Elezkurtaj dhe Ibish Avdi Rizanaj nga fshati Zhur, Xhafer Selmani (Vërmicë), Hajdar Bytyqi (Piranë), Nazif Hoti (Krushë e Madhe - i ati i Mr.Ukshin Hotit), Hamit Nuredini, Sali Mehmeti, Haki Malushi, Xheladin Gashi, Vesel Gashi, Avdyl Kryeziu, Ali Kryeziu, Zenun Kryeziu, Mahmut Abazi, Isa Dina, Qamil Qollaku, Xhafer Idrizi, Afil Afezi, Enver Beluli, Gani, Avni e Naim Zajmi, Muhedin Hadri, Halit Qollaku, Bije Vokshi, Lutfi Spahiu dhe Arif Randobrava.

Po atë vit në Prishtinë burgoset dhe dënohet grupi i dytë i Drenicës i përbërë prej 11 anëtarësh të LNDSH, si: Ibrahim Tahiri, Hysen Hyseni, Sylë Mulliqi, Osman Beqiri me nga 10 vjet burg të rëndë, Smajl Ferizi dhe Milazim Hyseni me nga 7 vjet burg të rëndë, Hajredin Sadiku, Nebi Nuredini dhe Fetah Bogiqi me nga 5 vjet burg të rëndë, Rashid Obria dhe Hamit Hoda me 15 vjet burg të rëndë (ky i fundit në burg u zbulua se ishte në shërbim të UDB dhe u bojkotua plotësisht nga anëtarët e LNDSH-së).

Asokohe u dënua edhe Hasan Rema nga Gjakova, me 17 vjet burg të rëndë (z.Rema kishte qëndruar 3 vjet i arratisur në Shqipëri dhe pastaj Sigurimi shqiptar e kapi dhe ia dorëzoi UDB-së në Kosovë!!)

Në vitin 1950 në Gjyqin e Qarkut në Pejë dënohet edhe grupi prej 9 vetash i LNDSH-s: Sylë Mehmeti i Rugovës, Sali Kelmendi i Ruhotit, Ali Fetahu i Veriqit, Bekë Tafili i Ruhotit, Ramë Bislimi i Nabërxhanit, Gani Kastrati i Pejës, Salih Hasani dhe Sylë Shala nga Peja, Fatmir Goranci i Gjakovës dhe Ramë Isufi i Lubeniqit... Këtë vit u dënuan edhe: Sami Peja, Ibrahim Berisha, Musa Gjuka, Faik Basha, Qazim e Enver Berisha e shumë të tjerë.

Në vitin 1951 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u dënuan 11 anëtarë të LNDSH-s nga Mitrovica (të arrestuar në shtator 1950). Ky grup përbëhej nga: Bejtulla Sahiti nga Gushefci, Hajrullah Halili nga Doberlluka, Sinan Alija nga Broboniqi, Imer Ajeti nga Koshtova, Avdyl Haliti nga Rahova, Shefqet Kamberi nga Broboniqi, Zejnullah Mehmeti nga fshati Lip, Zejnel Shabani nga Mikushnica, Hajzer Ferizi nga Qabra, Zeqir Rashidi-Rashica nga fshati Studime dhe Bislim Fazliu nga Vidishiqi.

Gjatë vitit 1952 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë dënohet grupi i tretë i LNDSH-së nga Drenica, si: Qazim Zogu, Hamdi Gruda, Bajram Dervishi, Abdullah Cakiqi, Isuf Cakiqi, Jakup Biçinca, Smajl Hoxha, Shaqir Hoxha, Idriz Obrija dhe Milazim Gradica.

Në vitet 1949-1953 në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare u dënuan me qindra vite burgim edhe shumë veprimtarë të tjerë (në grupe dhe veç e veç) si: Ramiz Osmani, Shefki Osmani, Nuhi dhe Musli Osmani, Zylfi Musliu, pastaj Hamdi Gashi, Ramadan Rexha, Raif Halimi-Cërnica, Xhemil Fluku, Mark Gashi, Ramë Sejdia, Rexhep Dajkoci, Bajram Alija, Rexhep Presheva, Ali Aliu - Presheva, Adem Elshani, Fazli Bega, Kadri Halimi (etnolog), Qamil Luzha, Rexhep Balidemaj (ushtarak nga Martinaj i Gusisë), Mulla Zekë Berdynaj, Omer Qerkezi, Rexhep Rifati, Brahim Gashi, Haxhi Sylejmani, Bajram Zuka, Xhemë Lah Gashi... e qindra të tjerë dhe për të ndriçuar veprimtarinë e tyre kombëtare kërkohet një studim i veçantë.

Po në vitin 1953 burgoset dhe (sipas aktakuzës K.nr 76/53), dënohet grupi i anëtarëve të LNDSH-së nga Llapi: Sabit Kapiti-profesor i Gjimnazit në Besianë (ish-Podujevë), Ibrahim Demolli, Xhafer Meta, Nexhmi Sejdiu, Fetah Babatinca, Jusuf Humolli, Shaban Zhjeqi, Shaban Shala, Nuhi Gashi dhe Isuf Ismaili. Atdhetari Shaban Shala mbytet nga torturat e UDB-së.

Gjatë aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve (1955/1956) në Prizren u organizua një proces gjyqësor kundër Nijazi Malokut etj. Në fakt Procesit të Prizrenit i parapriu një proces tjetër politik (korrik 1955) i ashtuquajtur "grupi i shehlerëve" prej 14 vetash, të cilët qenë akuzuar për lidhje me Komitetin Shqiptar në Romë dhe për bashkëpunim me Sigurimin shqiptar. Në këtë proces qenë përfshirë: Sheh Myhedini, sheh Rama, sheh Hasani (i cili në rrethana enigmatike vdes), Qazim Gojani, Hysen Prushi, Din Zhubi, Bekë Haxhija, Hajredin Vuçiterna, Muhedin Miftari, Dërgut Ekremi, Sinan Dërguti, Qazim Miftari etj.

Në procesin e Prizrenit, në saje të aktakuzës së përpiluar nga prokurori Publik Radoslav Cerovçanin, të mbështetur tërësisht në montimin e "fakteve" nga UDB-a, më 12-19 korrik 1956 (në fshehtësi nga opinioni) u mbajt procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prizren, dhe me këtë rast u dënuan: Njazi Maloku me 12 vjet burg të rëndë; Sedat Dida u dënua me 5 vjet burg të rëndë; Shani Hoxha me 4 vjet burg të rëndë; Demush Cahani me 5 vjet burg të rëndë; Ibrahim Moni me 3 vjet burg të rëndë; Rexhep Muhadri me 2 vjet burg të rëndë; Hasan Bajrami me 2 vjet burg të rëndë; Muhamet Emini me nga 2 vjet burg të rëndë dhe Sali Mehmeti (Meta) me 9 muaj burg të rëndë.

Për aktivitete patriotike kundër regjimit titist, në vitin 1955 në Tetovë dënohet mësuesi Mehmet Gega, Muharrem Jusufi dhe Abdulla Kalishta me nga 10 vjet burg të rëndë. Në vitin 1956 me burgime të rënda dënohen disa intelektualë tjerë nga Tetova dhe Gostivari.

Më 1957 dënohen edhe 8 anëtarë të LNDSH-së në Prishtinë: Rexhep Latif Abdullahu, Qemal Novokazi, Shemsi Perani, Rexhep Parteshi, Ibrahim Galimuna, Islam Mumxhiu,Vehbi Ruva dhe Kadër Deva. Të gjithë këta dënohen me burg në kohëzgjatje prej 2-12 vjet burg të rëndë me përjashtim të Islam Mumxhiut, i cili lirohet.

Po këtë vit burgoset dhe dënohet grupi i dytë 9 anëtarësh nga Prishtina: Nusret Novokazi, Rashid Krasniqi, Osman Krasniqi, Emina Krasniqi, Nikë Kajtazi, Ibrahim Binaku, Fehmi Henci, Neki Shehu dhe Mazllum Novokazi.

Në vazhdën e ndjekjeve të atdhetarëve të LNDSH-së, në Shkup burgoset dhe dënohet grupi 14 anëtarësh nga Tetova, Gostivari, Dibra e Ohri: Raif Malaziu, Sherafedin Agai, Adnan Agai, Abaz Dukagjini, Burhan Pasholli, Abdurrahman Taravari, Remzi Pustina, Eshref Hoxha, Naxhi Purde, Abdylaziz Taravari, Mevaip Purde, Rifat Palloshi, Hadi Imami dhe Zeqir Lisi.

Në vitin 1957, pas aksionit të armëve, kur u intensifikua numri i të shpërngulurve shqiptarë, Metush Krasniqi, si udhëheqës i organizatës "Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë" së bashku me veprimtarët tjerë të kësaj organizate, përmes veprimeve konkrete, shpërndarjes së trakteve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qindra familje shqiptare, arritën të ndalojnë shpërnguljen nga trojet e tyre stërgjyshore. Në fund të vitit 1958, UDB-a i bie në gjurmë aktivitetit të kësaj organizate dhe me këtë rast arrestohet Metush Krasniqi me disa bashkëveprimtarë të vetë. Gjyqi i Qarkut në Gjilan, në bazë të "provave" të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit, më 7 mars 1959, në "emër të popullit" dënoi: Metush Krasniqin, me 18 vet burg të rëndë; Mark Gashin e Sejdi Kryeziun me nga 10 vjet burgim të rëndë; Mehmet Nuredin Dermakun me 2 vjet burg të rëndë; Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin me nga një vit e gjysmë burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr.19/59, 7 mars 1959).

Më 20 shkurt 1958, Gjykata e Qarkut në Pejë, dënoi: Muhamed Brovinën me 12 vjet burg të rëndë, Adem Krasniqin me 7 vjet burg të rëndë, Gjon Shtufajn me 7 vjet burg të rëndë, Besnik Kocin me 9 vjet burg të rëndë dhe Hyda Dobrunën me 5 vjet burg të rëndë. (Aktgjykimi K.nr. 149/57)

Në verën e vitit 1960 Gjykata e Qarkut në Prishtinë dhe ajo në Prizren i dënuan “ në emër të popullit” 17 anëtarë të grupit të LNDSH-së "Votra Kosovare Nacional-Demokratike Shqiptare": Ragip Sadikun, Bajram Gashin, Hasan Rexhën, Bislim Fazliun, Muharrem Hysenin, Luz Pacollin, Nuhi Pretenin, Bilall Ramën, Hilmi Badallajn, Ali Isufin, Rraman Jasharin, Ramë Dibranin, Niman Shalën, Sinan Sinanin, Musli Rexhepin, Ibrahim Metajn dhe Niman Kajtazin. Ndërkaq në Zagreb më 25.02.1961 në bazë të Aktgjykimit nr.IK 21/60, gjyqi ushtarak i denon: Emin Fazliun me 8 vjet burg të rëndë, Baki Dullovin me 2 vjet e 6 muaj, Mehmet Trepçën me 2 vjet dhe Hilmi Ajvazin me 9 muaj burg të rëndë.

Në vazhdimësinë e organizimeve politike ilegale dhe të qëndresës shqiptare përgjithësisht, në fillim të viteve 60-të u organizuan tre intelektualë të asaj kohe: Kadri Halimi, Ali Aliu dhe Ramadan Hoxha, të cilët në vitin 1952 dhe 1954 veç kishin përjetuar vuajtjet në Goli Otok dhe në kazamatet tjera jugosllave. Në janar 1961, UDB-a i zbulon dhe i burgosë 32 anëtarë të saj dhe qindra shqiptarë të tjerë mori në pyetje dhe i keqtrajtoi brutalisht. Kadri Salimi u dënua -7 vjet e 6 muaj burg të rëndë, Ali Aliu - 8 vjet, Ramadan Hoxha- 8 vjet, ndërsa prej 1-5 vjet burg të rëndë u dënuan: Hasan Dumani, Zenel Hajrizi, Beqë Heta, Hyrije Hana, sheh Tefik Mustafa, Zeqir Hajrizi, Banush Ademi, Enver Tali, mulla Nuredin Xhemajli, Sadri Imeri, Nuredin Aliu, Haki Agushi, Ali Xhelili, Amir Gashi, Mafak Ahmeti, Ramiz Ahmet-Cernica (delegat i Konferencës së Prizrenit-1945, ku kundërshtoi me ngulm ripushtimin e Kosovës nga Serbia-vërejtja ime), Ilmi Ferizi, Favzi Aliu, Selman Hasani, Ramadan Rexha (ish i burgosur-vërejtja ime), Tefik Haxhiu, Jahi Ajeti, Hetem Ajdini, Asllan Marevci, Jetish Depca, Miftar Mustafa, Sabri Marevci, Bajram Kokolari dhe Zahir Sakipi.

Në vitin 1963-64 Simboli i qëndresës shqiptare Adem Demaçi formoi “Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve“ (LRBSH) dhe në kuadër të saj kanë vepruar Komiteti i Prishtinës, i Pejës, dhe Komiteti i Gjakovës.

LRBSH gjatë kësaj periudhe kishte kryer shumë aktivitete kombëtare, por në qershor 1964 UDB-a zbulon aktivitetin e kësaj organizate dhe fillon një fushatë të egër arrestimesh. Pas tre muaj hetimesh intensive (nëpër duar të UDB-së kaluan mbi 500 shqiptarë) dhe mbi 80 pjesëtarë të LRBSH-së, në grupe të vogla u nxorën para gjyqit. Gjykimi i dytë kundër themeluesit të LRBSH Adem Demaçi dhe 11 të akuzuarve të tjerë u mbajt më 27, 28, 29 e 31 gusht dhe 1 shtator 1964 në Gjyqin e Qarkut në Prishtinë. Në këtë gjykim maratonik në “emër të popullit” u dënuan: Adem Demaçi - student i fakultetit juridik, nga Prishtina me 15 vjet burg të rëndë, Sabit Ratkoceri (1939) - jurist i diplomuar (Lupç i Poshtëm) me 11 vjet, Hazir Shala (1934) - Profesor i shkollës normale, (Barilevë) me 13 vjet, Seladin Daci (1933) "muzikant në Radio Prishtinë" (Prishtinë) me 10 vjet, Azem Beqiri (1939) - Nëpunës i Entit Krahinor për Mbrojtjen Shëndetësore (Prishtinë) - me 10 vjet, Abdullah Lahu (1944) - nxënës i kl. së katërt të shkollës Normale, me 10 vjet, Ahmet Haxhia (1932) - farkatar nga Prishtina, me 10 vjet, Xhafer Mamuxhiku (1935) - nëpunës nga Prishtina, me 11 vjet, Dibran Bajraktari (1939) nëpunës nga Prishtina - me 13 vjet, Sabri Novosella (1943) - rrobaqepës nga Prishtina, me 9 vjet, Tefik Sahiti (1930) - infermier nga Prishtina, me 9 vjet dhe Njazi Straja (Saraxhoglliu) (1933) tregëtar nga Stambolli i lindur në Prishtinë, u dënua me 9 vjet burg.

Ndërkaq prej 3-15 vjet burg të rëndë u dënuan edhe këta anëtarë të LRBSH-së:

Adem Rukiqi - Verboc –Gllogoc; Abdyl Shala - Loxhë-Pejë; Arif Hoxha – Mitrovicë; Arif Ymeri; Asim Vula – Gjakovë; Avni Lama – Gjakovë; Bahtire Berisha – Prizren; Bahtir Duraku; Bedrush Çollaku – Prizren; Besnik Koci – Gjakovë; Destan Miftari; Din Spahia – Gjakovë; Ejup Kastrati – Pejë; Elhame Shala – Prishtinë; Emine Rakovica –Prishtinë; Enver Gerguri; Enver Mehmeti; Fazli Grajçevci – Tankoc; Fehmi Elmazi – Gjilan; Ferat Ymeri; Gani Msutafa; Haki Bejta; Haki Gashi; Hamdi Obertica - Fushë Kosovë; Hilmi Rakovica – Prishtinë; Hyda Dobruna – Gjakovë; Hysen Bukoshi – Prizren; Hysen Daci – Mitrovicë; Ibrahim Stublla; Ismet Koshutova – Mitrovicë; Isuf Istrefaj; Isuf Isufi – Mavriq; Kadri Kusari – Gjakovë; Myrteza Nura – Gjakovë; Mustafë Venehari – Mitrovicë; Nezir Gashi - Labjan – Pejë; Nimon Podrimja - Caralluk – Istog, Mejreme Berisha – Prishtinë; Osman Berisha – Puzovfc; Qerim Zajmi; Ramadan Lahu – Gllamnik; Ramadan Shala – Pejë; Rashit Rusha; Rexhep Elmazi – Gjilan; Rexhep Shala - Loxhë, Pejë; Remzi Baloku; Rrustem Morina; Sabit Lahu - Gllamnik, Podujevë; Sadik Latifi; Sahit Sfeqla – Prishtinë; Selatin Novosella – Prishtinë; Selman Berisha – Progofc; Sylejman Gashi; Sylë Shala – Pejë; Shefqet Jashari - Strofc, Vushtërri; Shemsi Hoxha; Shemsi Rudari; Tahir Shala, Krushec-Prishtinë; Teki Dervishi – Gjakovë; Ukshin Shala - Loxhë – Pejë; Vesel Bislimi; Vesel Shala - Loxhë, Pejë; Vezir Uka - Dobrajë, Lypjan; Ymer Mehmetaj; Zeqir Agushi; Zeqir Gërvalla - Lupçi i Poshtëm, Podujevë; Zeqir Heretica - Lupçi i Poshtëm, Podujevë; Zeqir Shala - Loxhë, Pejë.

Më 27 Nëntor 1968 Grupi i studentëve në krye me Osman Dumoshin i organizoi demonstrata gjithëpopullore në Prishtinë dhe në disa qytete tjera të Kosovës. Ky grup që veproi sipas programit të LRBSH-së, u arrestua dhe pas katër muaj “hetimesh”, më 2, 3, 4 e 7 prill 1969, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u mbajt një proces gjyqësor kundër tyre…Trupi gjyqtarësh – porotës, më 7 prill 1969 ”në emër të popullit” për shkak të “krimit - propagandë armiqësore nga neni 118 al. 1 e KP”, këta studentë i shpalli fajtorë dhe ua shqiptoi dënimin prej 37 vjetësh burg të rëndë. Me këtë rast studentët: Osman Dumoshi, Hasan Dërmaku, Selatin Novosella dhe Adil Pireva, u dënuan me nga 5 vjet burg; Skënder Kastrati dhe Xheladin Rekaliu me nga 4 vjet burg, ndërsa Ilaz Pireva, Skënder Muçolli dhe Afrim Loxha dënohen me nga 3 vjet burg.

Më 22 dhjetor 1968 u organizua edhe një demonstratë në Tetovë. Për demonstratën e Tetovës, e cila e aktualizoi çështjen e përdorimit të flamurit shqiptar dhe hapjen e paraleleve të mësimit në gjuhën shqipe, u dënuan 170 shqiptarë, ndërsa 54 veta u dënuan me mbi 1 vjet burg, jo vetëm nga Tetova por edhe nga Shkupi, Gostivari, Struga dhe Kërçova. Vetëm në gjykatën e Tetovës dhe atë të Shkupit “për vepër penale kundër shtetit” u dënuan:

Mehmet Myrtezani - Gega, mësues, me 7 vjet burg; Faik Mustafa, student, me 5 vjet burg; Abdylselam Selami, mësues, me 1,6 muaj burg; Ramadan Sinani, student, me 2 vjet; Fehmi Rifati, student, me 2 vjet burg; Abdylmenaf Rystemi, student, me 2 vjet; Hysni Qemal Sherifi, arsimtar, me 1,6 muaj; Refki Murati, murator, me 2 vjet; Nexhmidin Neziri, mësues, me 1,6 muaj; Ibrahim Rudi, student, me 3 vjet; Agim Jaka, student, me 2,6 muaj; Hysenxhevat Kalaishta, student, me 5 muaj burg; Xhemil Mustafa, student, me 5 muaj; Arbër Xhafëri, student, me 3 muaj; Agim M.Xhaferi, student, me 3 muaj burg e shumë të tjerë.

Asokohe, pas burgosjeve në Tetovë, pushteti shovinist maqedonas, burgosi e dënoi edhe shumë të rinj shqiptarë, që nuk ishin pjesëmarrës në demonstratën e Tetovës. Në Shkup u dënua Sejdi Kryeziu me 5 vjet burg, gjoja se ka bërë propagandë armiqësore për shkëputjen e Maqedonisë perëndimore dhe bashkimin e saj me Shqipërinë, ndërsa Inajet Bariu u dënua me 1 vit burg, po për propagandë armiqësore. Në Strugë u dënua Irfan Vlashi me 6 vjet burg për diversion, Tosun Roçi me 4 vjet burg, ndërsa në Kërçovë u dënuan: Syrja Qura, Sali Ramadani, etj.

Të burgosurit shqiptarë vitet më të rënda të burgut, i kaluan në burgjet e Idrizovës dhe Velesit në Maqedoni; të Nishit, në CZ të Beogradit, e të Pozharevcit... në Serbi; të Titogradit në Mal të Zi; të Bileqës, Stara Gradishkës, të Lepogllavës... dhe veçanërisht në sinonimin e ferrit të Dantes në "Goli Otok", ujdhesë kjo në Adriatikun verilindor në Kroaci. Në këtë ujdhesë të zhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan golgotën, ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e shumë të burgosurve shqiptarë, që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit... (Marrë nga Interneti, autor Sheradin Berisha / 02. 05. 2008)

Duke mos bërë një listë e rrëfim për shumë e shumë shqiptarë të tjerë, këta emra shqiptarësh dhe këto vuajtje të tyre, që përbëjnë vetëm një pjesë fare të shkurtër të listës së gjatë të rezistencës kundër robërisë jugosllave të tokave të tyre, nuk i kam gjetur në “katër mijë faqet e shkruara” të Rexhep Qosjes. Këta të përndjekur, këta luftëtarë të guximshëm shqiptarë, që kërkonin lirinë dhe çlirimin e vendit nga pushtimi jugosllav dhe nga ripushtimi titist me ëndrrën e vazhdueshme të bashkimit të tokave dhe të kombit shqiptar, ishin a nuk ishin patriotë, ishin a nuk ishin atdhetarë që të zinin vend qoftë si kujtim a si prekje ndërgjegjeje nga akademik Qosja, i cili e deshi aq shumë Titon dhe shkroi për të lëvdatën më qiellore?

Natyrisht, ai nuk flet e nuk shkruan këtë histori të dhembshme, por gjithsesi krenare të kombit, sepse, pastaj do të duhej të pendohej publikisht për dashurinë e tij që kishte ndaj Titos së tij të madh. Ai nuk flet e nuk shkruan, sepse të gjithë këta i quan „limonë të shtrydhur“ dhe nuk pushon së ngarenduri të përndjekë edhe vetë, siç bënte Tito i tij, gjithë trurin më të dalluar të kombit, që të pushtojë edhe ky gjithë hapësirat e lirisë së mendimit, të shkrimit dhe të politikës integruese kombëtare në botën e civilizuar. Ky akademik vete edhe më larg se Tito gjakpirës i shqiptarëve. Këta të fundit i quan edhe qen, kurse Kosovën e mbytur historikisht në gjak e quan fermë qensh!



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:41 pm

Bolla e brendshme e helmit urrejtës

Më 30,31 dhjetor 2008 dhe më 1, 2 e 3 janar 2009, akademik Qosja i dha një intervistë në vazhdime së përditshmes „Infopress“. Qasja është e njëjtë, fjalori është i njëjtë, pelimi është i njëjtë, alogjika po ashtu e njëjtë, si në të gjitha intervistat e tjera. Nuk e themi ne këtë. Këtë e thotë ai vetë i ngazëllyer nga pyetjet e „qëlluara“, aso që ia shkapurisin lukthin, të cilin e konsideron ndërgjegje të lartë morale e intelektuale. Natyrisht, përgjigjet i ka gati absolutisht të njëjta dhe si të mësuara përmendsh. E pyet gazetari se si e vlerësonte ai vitin 2008, që po mbaronte. Pjesën e parë të përgjigjes e ka të kontrolluar: „I shikuar historikisht, viti 2008 do të shënohet si vit jashtëzakonisht i madh në historinë e popullit shqiptar…për arsye se këtë vit u arrit ideali shekullor i popullit shqiptar: u arrit çlirimi dhe pavarësia e edhe e një pjese të tokave shqiptare dhe të popullit shqiptar: u arrit çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Por, këtë vit iu hapën dyert edhe Shqipërisë shtetërore për t'u bërë anëtare e NATO-s“.

Përgjigje e plotë, e saktë dhe e ndjeshme sinqerisht. Megjithatë, ai nuk ndalet në këtë korrektësi. Bolla e brendshme e helmit urrejtës nis e zhdërvillet dhe, sikur të pendohej pse e tha këtë pjesë të sinqertë e të ndjeshme të përgjigjes, si zakonisht ngutet dhe shton pjesën tjetër të së njëjtës përgjigje ndryshe, aso që i kemi dëgjuar dhe i kemi lexuar thuaja në secilën fjalë a mendim të tij shumëherë: „I shikuar nga pikëpamja shoqërore, politike dhe ekonomike, viti 2008 nuk mund të thuhet se ndryshon posaçërisht prej viteve të tjera pas rënies së komunizmit. Në Shqipërinë shtetërore, si edhe gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të kaluara, viti 2008 ishte vit i politikës dhe konflikteve politiko-partiake me të njëjtit aktor në krye.“

Kosova, siç dihet, nuk arriti të çlirohej nga shputa e egër serbe pa luftën e UÇK-së dhe pa ndihmën e madhe, a super të madhe, të NATO-s. Shqipërisë nuk do t’i hapeshin dyert dhe nuk do të mund të bëhej anëtare me të drejta të plota në aleancën ushtarake më të fuqishme të botës, pa i arritur standardet e parapara të zhvillimit të gjithanshëm ushtarak dhe ato ekonomiko-shoqërore. Ia hapën dyert dhe ajo u bë anëtare e NATO-s për hatër? Jo. U pranua anëtare me të drejta të plota në këtë aleancë pa i plotësuar standardet e parapara? Jo. Atëherë, z. akademik Qosja, si është e mundur që viti 2008 „nuk mund të thuhet se ndryshon posaçërisht prej viteve të tjera pas rënies së komunizmit si edhe gjatë shtatëmbëdhjetë viteve të kaluara viti 2008 ishte vit i politikës dhe konflikteve politiko-partiake me të njëjtit aktor në krye“?

Nuk mund të thuhet se akademik Qosja nuk i di dhe nuk i paska ditur kriteret dhe standardet që duhet t’i plotësonte secili shtet që pranohet në NATO. Ai e di me siguri se kur në vitin 2008 iu hapën dyert Shqipërisë për në NATO, ishin pararealizuar këto kritere dhe standarde dhe ato u finalizuan plotësisht deri më 4 prill 2009, kur Shqipëria edhe zyrtarisht hyri nëpër këto dyer të hapura të NATO-s si anëtare me të drejta të plota. E kush i paska realizuar këto kritere e standarde të shumta, e të cilat s’e paskan ndryshuar Shqipërinë dhe ajo nuk paska ndryshuar posaçërisht prej viteve të tjera pas rënies së komunizmit? Një lexues anonim në internet këto deklarata të Qosjes i quan dokrra, i quan sëmundje, i quan… të pista. Nuk them se janë të tilla, por mbresa të ngjashme lënë.

Purgatoristi Qosja vete edhe më larg. Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërinë në NATO nuk i lë në një vend brenda historisë sonë kombëtare. „Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe hapja e dyerve për pranimin e Shqipërisë në NATO nuk mund të krahasohen, sepse nuk do të kenë të njëjtin vend në historinë e popullit shqiptar. Çlirimi dhe Pavarësia e Kosovës është e arritur e madhe, historike, shekullore, e popullit shqiptar, është liri e arritur, është pavarësi e arritur, është ngritje historike e popullit shqiptar si komb. Hyrja e ardhshme e Shqipërisë në NATO është hyrje në një Aleancë ushtarake, shumë të rëndësishme, por Aleancë, që është sot e mund të vendos vetë që të mos jetë nesër…“, thotë ai me gjithë „dëlirësinë“ e tij të mendimit të guximshëm, që e kanë vetëm ata që janë të zotë të bëjnë ose të zhbëjnë çfarë ua do lukthi. Po të mos ishte në pushtet e djathta, e urryera i tij deri në psikopati, nuk do të thoshte kështu kaq zhvlerësueshëm për NATO-n. Por, siç dihet, që nga nisma e viteve nëntëdhjetë në Shqipëri nuk mund të flasë mirë, si njeri dhe si intelektual i zoti që është, për të djathtën shqiptare. Çfarë iu desh asaj që me turmën e guximshme lirikërkuese, bashkë me studentët, që ishin e ardhmja e Shqipërisë, ta sillnin demokracinë, ta sillnin jetën nga ferri komunist, stalinist e enverist? Çfarë iu desh asaj që me turmën gjithëpopullore në Tiranë të përmbysnin aq pamëshirshëm përmendoret e Enverit dhe të Stalinit? Po të mos e kishte bërë këtë kjo turmë e djathtë lirikërkuese, ajo sot nuk do të shahej nga akademik Qosja. Nuk do të shahej as Kadare, i cili asnjëherë deri tash nuk u bind t’ia pranonte Qosjes se ishte mik i Enver Hoxhës dhe i komunizmit, i cili atë e kishte bërë mit për nevojat e veta. Përse ai nuk u tregua i guximshëm, siç ishte dhe është edhe sot i guximshëm Qosja kur e pranon se jo vetëm e kishte nënshkruar deklaratën më të dhembshme të zisë për vdekjen e Titos së tij, të cilën deklaratë, siç pohon vetë, do ta nënshkruante edhe sot?

Hyrjen në NATO të Shqipërisë akademik Qosja e bën gati hiç. „NATO sot është e nesër mund të mos jetë“ (!), thotë „profecia“ e tij, duke e zhvlerësuar në këtë mënyrë rëndësinë e NATO-s dhe të Shqipërisë brenda saj, e cila është sot, por mund të mos jetë nesër, ai në të vërtetë përpiqet ta zvogëlojë deri në pamundësi rolin dhe meritat e së djathtës në Shqipëri. I turbulluar nga emocionet plangprishëse me këto që thotë harron se pa NATO-n dhe tomahovkat e saj Kosova sot as do ishte e lirë, as do ishte shtet i pavarur. Këtë rëndësi ai e harron duke vajtur pas kërkimit të zhvlerësimit të çdo gjëje që është arritur me sukses në Shqipëri dhe ndër shqiptarët.

Hyrja e Shqipërisë në NATO nuk e di a e ndihmon a e pengon idealin historik të popullit shqiptar: bashkimin e Kosovës me Shqipërinë“, shpreh brengën boshe atdhetare akademik Qosja në këtë intervistë! Ç’rëndësi pati dhe ka kufiri i sotëm Kosovë-Shqipëri? Cilat ishin dhe janë pengesat e qarkullimit të lirë nëpër këto toka tona? As Europa, as NATO nuk mund të veprojnë me shkop magjik që menjëherë të hiqen kufijtë ekzistues, të cilat tash nuk e pengojnë në asnjë mënyrë bashkimin praktik, shpirtëror e fizik të kombit tonë në këto dy vende që jetuan gjatë, njëra enveriste, tjetra titiste, të ndara me hekura e me vdekje nga të dyja palët. Filozofizma e tepruar fantastike degradon në patologji, thotë Frojdi.

Sidomos kur këto, në të vërtetë, nuk janë gjë tjetër përveç filozofi krrokamash.



Kush u dashka të pretendojë ta dojë më shumë Kosovën

Duke folur në këtë intervistë për planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Kosovën, akademik Qosja ngrihet kundër të drejtës së pretendimeve të shqiptarëve të tjerë që ta duan Kosovën më shumë se Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi a Jakup Krasniqi! Mrekulli pas mrekullie, mendime gjeniale prej prokurori, që ndanë të drejtën dhe që ndanë historinë. „Në deklaratat dhe debatet për planin gjashtë pikësh po dëgjoj se i bëhen shumë vërejtje kryeministrit, kryetarit dhe kryetarit të Kuvendit… Nuk mendoj se kemi të drejtë të pretendojmë se e duam Kosovën më shumë se Fatmir Sejdiu a Hashim Thaçi, a Jakup Krasniqi“, nënvizon rreptë e përfundimisht Qosja. Ndoshta ka të drejtë. E kush thotë se ata njëmend nuk e duan Kosovën? Ç’lidhje ka dashuria ndaj Kosovës e treshit me gjashtë pikat e OKB-së? Nuk dihet, por prapë them se Qosja mund të ketë të drejtë të përcaktojë të drejtat e pretendimeve për një dashuri të tillë. Po e zëmë, ç’kërkuan ata që bënë jetën burgjeve serbo-titiste me dashurinë aq të madhe për Kosovën dhe për lirinë e saj? Ç’kërkuan ata që dhanë jetën në emër të dashurisë për Kosovën dhe për lirinë e saj? Ç’kërkuan dy të rinj të „Vetëvendosjes“ kur u vranë nga policët rumunë në qendër të Prishtinës, derisa përpiqeshin të shprehnin dashurinë që kishin për Kosovën, dashuri kjo që pretendohej të ishte më e madhe, më kuptimplote dhe më e dhembshme se dashuria për Kosovën që kanë Fatmir Sejdiu, në fronin e kryetarit, se Hashim Thaçi në fronin e kryeministrit dhe Jakup Krasniqi në atë të kryeparlamentarit dhe me fotografinë e shenjtë të Enver Hoxhës në shtëpinë e tij? Sipas Qosjes askush në Kosovë nuk guxuaka dhe nuk paska të drejtë ta dojë Kosovën më shumë se këta tre veta! Bile as të pretendojnë! Hallakamë vardisjesh, hallakamë servilimesh, hallakamë demagogjish, jo pse i do këta të tre, por pse në krye të shtetit të Kosovës e të institucioneve të saj më nuk janë të urryerit e tjerë të tij, dr. Rugova, akademik Fehmi Agani, etj… por është Fatmir Sejdiu, i cili i bëri nder, sipas Qosjes, Kosovës në sytë e vendeve islamike kur nga zyrat e Presidencës i hoqi fotografitë e të shenjtëve Nëna Tereze dhe Papës, të cilat i kishte vendosur mbi 16-17 vjet më parë e deri në vdekje të tij, dr. Rugova, por është Hashim Thaçi që ka lënë pa asnjë mbikëqyrje, qoftë edhe humane, kolonën aq të madhe e të gjatë të varfanjakëve të skajshëm. Ai ka të drejtë ta dojë Kosovën më shumë se ç‘kanë të drejtë të pretendojnë shqiptarët e tjerë, sepse ai i jep rrogë pa punuar fare pakicës serbe, nuk ua kërkon paratë për energjinë e shpenzuar elektrike, nuk ua merr tatimet në pronë siç ua merr shqiptarëve. E kush guxon dhe kush merr të drejtën ta dojë Kosovën më shumë se këta tre të veçuar nga akademik Qosja? Popullit duhet t’i mjaftojë dashuria për Kosovën e këtyre tre të parëve, ndaj duhet të heshtë, ndaj duhet të pushojë që të ketë pretendim dashurie për Kosovën, ndaj duhet të rri urtë dhe të mos kritikojë, të mos bëjë grevë, por të vazhdojë të mësohet të durojë dhe të ushqehet përditë e dinjitetshëm me dashurinë e këtyre të treve që kanë për Kosovën.

Kjo është porosia e akademikut tonë, i cili pak më vonë harron se çfarë lavde u thuri këtyre të treve dhe i heshti të tjerët. I merr në thumb, por tash jo për të tjerët, jo për popullin dhe fatin e tij, por për vete dhe vetëm për vete.

Këtu nis shpërputhja e deklaratave të deritashme me këto që pasojnë. Në pyetjen e gazetarit se pse gjithnjë e më rrallë shihet në medie për të trajtuar probleme politike a shkencore dhe pse po ngjet nga ai kjo shmangie, sjell një përgjigje të dhembshme: „Nuk po ju shmangem unë mediave, por mediat e sunduara prej ndonjë partie a klani partiak dhe shkencor po më shmangin mua… Për shkak të hesapeve të tyre ato janë të shtrënguara t'i fotografojnë ditë e natë zyrtarët…Ç'hajër kanë televizionet private dhe televizioni publik prej meje? Kurrfarë hajri. Vetëm sherr. Unë u prish punë atyre te zyrtarët!... Besoni mos besoni, por kjo është kështu: statusi im publik është shumë më i kufizuar sot kur në pushtet është Partia Demokratike e Kosovës, partia e krijuar prej pjesëtarëve të UÇK-së dhe të përkrahësve të saj, do të thotë, partia e UÇK-së - e organizatës së përkushtimeve të mia intelektuale dhe morale. Dyert e disa institucioneve e jo vetëm dyert e Akademisë së Shkencave e të Arteve dhe të RTK-së më janë mbyllur menjëherë pas luftës kur LDK-ja fitoi zgjedhjet, por në këto dyer u vunë shtatë brava pasi PDK-ja erdhi në pushtet. Mund të japë një varg shembujsh për këtë. Po japë vetëm një, të fundit. Para disa muajsh dikujt ju kishte mbushur mendja të më propozonte anëtar të Këshillit Kombëtar të Shkencës, por Kuvendi i Kosovës e miratoi listën me të propozuar midis të cilëve nuk isha unë! Po mirë, në qoftë se unë, me përvojën time shkencore nuk i duhem atij Këshilli, ai Këshill aq më pak më duhet mua. Mbetem gjallë. Nuk mund të siguroj të ardhura sa për jetë në Prishtinë, por po siguroj në Tetovë. E ka një çmim ky udhëtim për mua e për krijimtarinë time, por e ka edhe një frymëzim! Unë nuk dua të flasë më tej për shmangien që më bëhet sot nga jeta publike. Për këtë një gjë është e sigurt: do të flitet nesër. Pena ime shkruan“.

E shihni? Ai harroi lavdet e mëhershme që ua bëri tre të parëve të Kosovës në raport me të tjerët jashtë tij dhe tash i akuzon edhe si klane, edhe si mbyllës me shtatë brava të dyerve për të! LDK-ja vetëm ia paska mbyllur dyert, kurse PDK-ja e Hashim Thaçit dhe e Jakup Krasniqit ia paska vënë edhe shtatë brava të tjera. Çfarë po ngjet kështu? Nëse këta tre shtatëbravësh nuk e dashkan Qosjen, që nuk e pranuakan as anëtar në Këshillin Kombëtar të Shkencës, „edhe pse me përvojë të madhe shkencore“, atëherë si nuk paskan të drejtë të tjerët të pretendojnë ta duan Kosovën më shumë se këta të tre, edhe nëse nuk e duan dhe nuk e çmojnë turbullimin intelektual dhe kaq egoist të Qosjes? Si nuk paska të drejtë edhe z. Qosja, i cili një herë i lavdëron, kurse pas 3-4 minutave i shanë, që të pretendojë ta dojë Kosovën më shumë se këta tre të sharë? Ai edhe i lavdëron, edhe i shanë, dhe në fund edhe i kërcënon: „Për këtë një gjë është e sigurt: do të flitet nesër. Pena ime shkruan“.

Vaj halli për ta. Gëzimin për lavdërimin që ua bën, do t’ua mbytë, siç ua mbyti me të shara vetëm 3-4 minuta më vonë, edhe me të shara të tjera edhe më të mëdha me penën e tij që nuk pushon së shkruari, i frymëzuar, si gjithnjë, vetëm nga mllefet, urrejtja dhe nga sëmundja e tij egocentrike. PDK-ja, jo vetëm nuk guxon t’ia mbyllë dyert me shtatë brava, siç thotë vetë, por duhet të jetë aq e vetëdijshme dhe aq e gatshme që t’ia shpërblejë guximin rrënues të kundërshtarëve të saj politikë. Ajo duhet të jetë e vetëdijshme dhe e gatshme që këtij akademiku rrënues dhe këtij rapsodi të veçantë për Titon e tij, t’ia rikthejë të gjitha privilegjet dhe përparësitë pa asnjë kod, që kishte në kohën e Titos. Nëse nuk do të veprojë kështu, PDK-ja do ta pësojë nga kërcënimi i tij me penë. PDK-ja duhet ta mbajë mend, sikur thërret Qosja: „Pena ime shkruan“.

Nëse shtrohen këto që thotë Qosja tash edhe për PDK-në e Hashim Thaçit, që ia paska vënë edhe nga shtatë dryna, në një rrafsh tjetër të logjikës, do të dilte një domosdoshmëri fare banale e një analize tjetër: si ndodhi që, pas privilegjeve aq të mëdha, aso kapitale të besimit dhe të besueshmërisë ndaj tij që kishte gjithë klasa politike e LKJ-së dhe, sidomos gjatë viteve nëntëdhjetë e deri më sot, të mos e dojë askush nga krijuesit dhe politikanët Rexhep Qosjen në Kosovë? Gjatë viteve nëntëdhjetë politikanët intelektualë e krijues i kishin ofruar atij poste të rëndësishme në institucionet shtetërore të Kosovës, që krijoheshin edhe para tytave dhe egërsisë vrastare serbe. Nuk e kishte pranuar asnjërin post, sepse ishte kohë rreziqesh të mëdha në veprimtari të tilla shtetformuese të shqiptarëve. Të tjerët vepronin pandalshëm, pavarësisht rreziqeve. Ky jo! Shikonte prapa perdeve të shtëpisë së tij se çfarë ngjante në Kosovë dhe me Kosovën, çfarë ngjante me njerëzit e saj. Rrinte larg këtyre ngjarjeve, që përfundonin edhe me gjak, edhe me burgosje, edhe me mizori të përditshme. Ishte kundër kreut të LDK-së, që në të vërtetë në këto vite më shumë se parti politike, ishte organizim i lëvizjes mbarëshqiptare në Kosovë dhe të djemve, grave e vajzave të saj në mërgim thuaja në gjithë botën. U inkuadrua në institucionet e degraduara të Kosovës pas luftës, kur vendin tonë e qeveriste UNMIK-u, që atje dhe prej atje të shfaqte gjithë fuqinë e tij në një kohë kur nuk kishte rreziqe nga barbaria serbe. Edhe nga këto poste unmikiane nuk prajti të shfryjë mllefe e urrejtje ndaj të gjithë atyre që para popullit ishin të mëdhenj, ishin të shtrenjtë dhe që kishin sakrifikuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit para luftës, gjatë luftës dhe pas saj deri në ditët e sotme. Tash del, sipas pohimeve të tij në këtë intervistë, se edhe kundërshtarët politikë të kreut të LDK-së së dikurshme, siç janë krerët e PDK-së, nuk e dashkan Qosjen, sepse po ia mbyllkan dyert e angazhimit të tij me shtatë dryna! Kjo që thotë dhe konstaton në këtë intervistë, i përngjet një „pasoje“ ndaj tij shumë të natyrshme. E panatyrshme duket, megjithatë, se si ky akademik nuk flet, nuk mendon fare se pse të gjithë qenkan kundër tij. Ai nuk mund ta marrë me mend se askush nuk është kundër tij, sepse ai duhet të jetë dikush që të ketë miq ose kundërshtarë. Ai s’i ka as të parët dhe, nuk mund t’i ketë as të dytët. Është në natyrën e tij tashmë që ai t’i ketë të gjithë kundërshtarë dhe të gjithë armiq. Prandaj, i kërcënon me penën e tij që “shkruan vazhdimisht” nëse atij nuk i ofrojnë privilegjet që dikur ia kishte garantuar me dorëshlirësi partia komuniste jugosllave. Le të shkruaj, sepse shkrimi i duhet vetmisë së tij, të cilën e mbushë me të tilla filozofi, të cilat tashmë nuk janë tjetër përveç krrokama të përditshme dhe të mërzitshme.

Ky akademik i madh, ky tempull i dijes sonë kombëtare, i cili nuk mund të mrizojë, i cili nuk mund ta durojë mrizimin nën hijet e mëdha që bëjnë atje lartë mendjet e mëdha të kombit, krijuesit e mëdhenj të kombit, politikanët e mëdhenj të kombit, atdhetarët e njëmendtë të kombit, prandaj ka marrë përsipër t’i rrëzojë, t’i shembë me ca orekse të sëmura instinktesh dhe patologjish të pakontrolluara. Megjithatë, nëse përdorim ironinë, ai është mjaft kombëtar. Ai gjithnjë jetoi me vuajtje të mëdha për Kosovën, të cilën s’e paska pushtuar Tito i tij. Jetoi me vuajtjet, me vrasjet, me burgosjet, me dëbimin e popullit të tij nga regjimi politik i Titos, të cilin e çmonte dhe e çmon edhe sot. Është atdhetar i madh, sepse, siç thotë edhe vetë, nuk paska qenë vetëm dëshmitar, por paska qenë edhe pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet madhore të kombit dhe në situatat më të vështira të këtij kombi, në Kosovë e në Shqipëri, në afirmimin e nevojës së këtij populli në Kosovë për liri dhe për çlirim në të gjitha dimensionet ndërkombëtare, sidomos në qendrat e mëdha të vendosjes dhe, sidomos në dhjetëvjetëshin e fundit të paraluftës. Kur dhe si nuk dihet e as është dëgjuar ndonjëherë. Në asnjë ngjarje të madhe ai s’ka marrë pjesë as si dëshmitar. Dëshmitar ishte, por prapa tylit të perdeve të tij të shtëpisë, gjithnjë i frymëzuar, jo nga ngjarjet që kapërcente populli i tij, por nga filozofë e shkrimtarë të mëdhenj. Nëse e përdorim përsëri ironinë, a nuk i tha ai Evropës, siç thotë në intervistë „se ju e keni sjellë kombin shqiptar në këtë gjendje, ndaj ju duhet t’i bëni ndreqjet e një veprimi të tillë“? Nëse nuk u kishte thënë në sy, ai këtë pohim bile e ka trilluar me guximin e tij gjithnjë heroik në intervistat e tij lokale. Pastaj, siç dihet, Evropa, që është aq e ndjeshme dhe aq penduese, e zënë ngushtë prej tij, ndërhyri dhe e bindi edhe SHBA-në që së bashku ta rregullojnë padrejtësinë ndaj popullit shqiptar, të cilin e kishin sjell vetë!

A nuk mori pjesë e nuk merr edhe në ngjarjet madhore të kombit edhe në Shqipëri? Mori dhe merr gjithnjë në krah të „revolucionit të vonuar demokratik“, të cilët e dogjën, e vranë dhe gati e zhbënë Shqipërinë? Mori dhe vazhdon të marrë pjesë shumë aktivisht. A nuk mori pjesë në delegacionin shqiptar të Kosovës në Rambuje? Mori. A nuk e shkroi nga atje ditarin atdhetar, të cilin disa e quajnë shënime procembajtëse? E shkroi. Por, edhe pse të tjerët nuk dinë gjë për këto pjesëmarrje të mëdha të tij, ai e thotë vetë, prandaj (ironi) vetëdefinicioni i tij nuk lë vend për dyshime se ai është vërtet atdhetar i madh. Është atdhetar e patriot i madh, sepse, siç deklaron vetë, ka shkruar mbi katër mijë faqe për çështjen shqiptare në Kosovë. Unë i besoj, sepse shumicën e këtyre faqeve të shkruara e të publikuara prej tij i kam lexuar. I kam lexuar dhe, përveç përmbajtjeve rrënuese, etiketuese, denoncuese, pamfletuese… por dhe servile, nuk kam gjetur gjë tjetër të rëndësishme, që do t’i duhej historisë dhe dritës së saj. Kam gjetur përtej këtyre që u thanë, edhe vetëmadhështinë e tij të ndërtuar mbi rrënojat që përpiqet t’i shkaktojë në këto faqe të „rëndësishme“ të shkruara për çështjen shqiptare. I kam lexuar dhe të tilla përmbajtjesh kam gjetur edhe në propaganda të tjera, që kanë dalë si përpjekje për shëmtimin e imazhit politik, kulturor e kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Një literaturë e tillë nuk është e pakët dhe nuk është e re.

Duke i lexuar këto faqe, nuk e di se pse, por sikur kërkoja që ky atdhetar i madh, ky intelektual i moralshëm, që nuk paska kursyer asgjë (bile as gjumin e rehatshëm) për luftëtarët e lirisë së UÇK-së, së paku të kishte shkruar edhe faqe libri, po e zëmë, për Adem Jasharin, të cilin vetë e quan komandant legjendar, kur i nevojitet për të sharë të tjerët. Por nuk e gjej. Ca miq të mi krijues më qortojnë dhe më thonë të mos e shkruaj këtë që e shkrova, sepse ai do të ta rrëmbejë këtë ide dhe do ta shkruaj një libër për legjendën Adem Jashari. Le ta rrëmbejë, u them. I takon atij ta rrëmbejë idenë, sepse ai thotë për veten se është atdhetar i madh dhe thotë pandalshëm se paska sakrifikuar edhe ai sa të thuash për luftën në Kosovë, për paraluftën në Kosovë, për pasluftën në Kosovë. Ai thotë vetë se është atdhetar i madh, këtë s’e thotë askush tjetër! Se pak u duket, u them, që derisa ishte në KPA (në fillimet e pasluftës) kurrë nuk i tha kryeadministratorit Kushner që të mos i rrënonte institucionet e larta shtetërore të Kosovës të ndërtuara para luftës përballë tytave të pushtuesit? Ai edhe atëherë ishte atdhetar dhe shtetar i madh. Kishte marrë pjesë nga largësi të mëdha në të gjitha rezistencat madhore dhe në përpjekjet e jashtëzakonshme të ngritjes së këtyre institucioneve thjeshtë shqiptare të Kosovës, pa iu trembur syri aspak prapa perdeve të shtëpisë së tij. Ai kishte refuzuar postin e kryeministrit të Kosovës në ekzil, sepse madhështia e tij prapa këtyre perdeve të rehatshme të shtëpisë së tij nuk mund ta pranonte një post aq të vogël dhe aq shumë të rrezikshëm. Pastaj, po të mos ishte i tillë dhe kaq i madh si atdhetar dhe kaq hije e Zotit, ai nuk do të kishte fuqinë t‘i shembte pas luftës këto institucione shtetërore dhe këto t’i bënte departamente (drejtori)! Po të mos ishte i madh si atdhetar dhe si politikan „larghudhës“ mendimesh, nuk do të shkonte, së bashku me ekipin e tij të luftës te popi Artemije në Graçanicë (katund i banuar vetëm me serbë në afërsi të Prishtinës), pikërisht në kohën kur nënat dhe baballarët shqiptarë mblidhnin eshtrat e fëmijëve të tyre të vrarë nga hordhitë çetnike-fashiste të Serbisë e të serbëve pa përjashtim. Vetëm atdhetarët e mëdhenj bëjnë kështu dhe shkruajnë katër mijë faqe për çështjen shqiptare, u them miqve të mi krijues. Natyrisht, ata qeshin, më shikojnë me çudi, pastaj, paksa të menduar, thonë: por ti nuk e di se sa përpjekje ka bërë ky atdhetar i madh te kryeadministratori Kushner që, jo vetëm t’i zhbëjë këto institucione shtetërore të Kosovës, por edhe të ndalohen gazetat luftënxitëse të Serbisë, të cilat hynin pa asnjë pengesë në Kosovë. Nuk e di, u them, s’kam dëgjuar asnjëherë një të mirë të tillë prej tij. E di se ai dhe Veton Surroi, këta dhe popi Artemije, kanë bërë çmos te Kushneri dhe gjatë vizitave të përbashkëta (Surroi) edhe në Amerikë, që ta ndalonin përfundimisht gazetën shqiptare „Bota sot“, e cila në brendinë e saj vazhdimisht sillte historinë e luftës në Kosovë, vazhdimisht sillte emra kriminelësh serbë, që vazhdonin të jenë të lirë në Kosovën e çliruar, që vazhdimisht sillte heronjtë e saj, dëshmorët e saj, gënjeshtarët e gjallë të saj, manipuluesit me luftën dhe me të rënit. Kur nuk ia dolën ta ndalonin, atëherë filluan ta dënonin nëpërmjet shefit të paguar të zyrës së huaj për medie, të cilit dënimet dhjeta mijëra markash, kjo gazetë detyrohej të paguante në konton e këtij shefi!



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:42 pm

Një gënjeshtër e Qosjes dhe një përgjigje e ASHAK-ut

„…Oj Kosovë e mjera Kosovë!“ - klithë Qosja për Akademinë e Shkencave të Kosovës në intervistën e tij në të përditshmen e Prishtinës „Infopress“ të fundvitit 2008 dhe, vazhdon:

Seksioni i Gjuhës e i Letërsisë për tetë vjet ka pranuar vetëm një anëtar të ri! Si është e mundshme kjo? Pse iu mbyllën dyert e Akademisë sa e sa gjuhëtarëve, historianëve të letërsisë, shkrimtarëve? Akademia sot nuk është në gjendje me anëtarët e vet të ngris e të realizojë asnjë projekt shkencor nga fusha e gjuhësisë, nga fusha e historisë së letërsisë, nga fusha e historisë së arteve të tjera, nga fusha e kulturës. Me kë? Me dy gjuhëtarë të shkuar në moshë dhe me një gjuhëtarë tjetër tashmë të burokratizuar? Me një historian të letërsisë! Me anëtarët tjerë mund të shkruhen artikuj në gazeta, por jo të bëhen kërkime e studime shkencore. Nuk janë bërë as përpara! Hajde e mos të shkoj mendja se në Seksionin e Gjuhës dhe të Letërsisë urrehen gjuhëtarët, historianët e letërsisë dhe shkrimtarët më të talentuar e më të merituar të Kosovës sot. Sikur të mos sundonte kjo patologji në Akademi, sot në Akademi do të ishin edhe Adem Demaqi, Agim Vinca, Ramiz Kelmendi, Shefkije Islamaj, Din Mehmeti, Ymer Jaka, Shekfi Sejdiu, Rruzhdi Ushaku e edhe Qemal Murati. Disa prej këtyre krijuesve sot janë krijues me shumë më tepër ndikim në jetën shkencore, letrare, arsimore e kulturore kombëtare në përgjithësi se kolegët e tyre anëtarë të Akademisë. Po të mos ishte shpërfytyruar siç është shpërfytyruar Akademia, në mënyrë të veçantë seksioni i saj i Gjuhës e i Letërsisë dhe Seksioni i Shkencave Shoqërore, Akademia do të luante rolin që i takon shkencor, kulturor e shoqëror e s‘do të kthehej në shtëpi të vogël private, që zgjedh anëtar partizanët e vet partiakë, kurse në Kryesi qe 15 vjet militantët e të njëjtit klan“.

Këtë që e thotë në krye të kësaj përgjigjeje për Akademinë e Shkencave në Kosovë, e ka me të drejtë z. Qosja: Oj Kosovë e mjera Kosovë! Faktet që i kritikon dhe faktet që sjell, jo vetëm janë qesharake, bile të dhembshme qesharake, që e bëjnë secilin t’ia thotë „Oj Kosovë e mjera Kosovë“, por „faktet“ e reja të tij edhe të trishtojnë. Me dy gjuhëtarë, thotë ai i pezmatuar, të shkuar në moshë dhe me një gjuhëtarë tjetër, tashmë të burokratizuar, me një historian të letërsisë, të quhet kjo Akademi e Shekncave e Kosovës!? Pastaj përlan lava e tij mohuese e anëtarëve të tjerë të kësaj Akademie, të cilët nuk qenkan për tjetër gjë aty, pos të shkruajnë artikuj në gazeta. Pastaj, sjell propozimet e tij emrash që do të duhej të ishin anëtarë të kësaj Akademie, disa nga të cilët janë edhe më pleq se ata akademikë, që i zë në gojë, bile edhe më pleq se shumica e pleqve të Kosovës. Por ai i shan akademikët pleq dhe i propozon edhe më pleq se të parët! Ai habitet i shqetësuar se pse Adem Demaçi nuk është akademik, edhe pse vetë e kishte quajtur për nevoja të veta „limon i shtrydhur“, edhe pse edhe ai i ka kaluar të shtatëdhjetat e moshës! Ndoshta sugjeron për të për shkak të projektit të tij të famshëm për Ballkaninë, si konfederatë ballkanike, në të cilën, përveç trojeve të tjera të copëtuara shqiptare, si njësi konfederale, do të hynte edhe Shqipëria, që të humbte sovranitetin dhe të qeverisej nga saçi sllav! Ndoshta ia njeh mirë temperamentin e tij të pakontrolluar dhe i duket sikur mund ta ndërsejë lehtë kundër Akademisë! Ai sugjeron për akademik Agim Vincën, i cili tashmë është i njohur për plagjiaturë e hajni poetike nga poetë të tjerë, që nga Kadare e deri te Halil Qendro. Ndoshta këtë e ka sugjeruar, sepse edhe vetë Qosja është marrë e merret me të tilla marrëzi plagjiaturash, që do të shihen pak më vonë në këtë libër. Ndoshta propozon Vincën për shkak të fushatës së tij kundër historisë sonë të dizajnuar mrekullisht në Flamurin shtetëror të Kosovës motivesh të Dardanisë Antike, që e kishte propozuar dr. Rugova dhe e kishte jetësuar sa ishte gjallë në gjithë Kosovën dhe në institucionet e saj. Fushata e tij mediatike arriti qëllimin e turpshëm: huliganët „atdhetarë“ e dogjën këtë flamur dhe historinë e tij të lashtë në sheshin e Prishtinës. E pse jo, kur të dy këta e urrenin aq shumë dr. Rugovën dhe për inat të tij e dogjën edhe historinë tonë kombëtare?!

Por, pse ai nuk vete qe më shumë se gjashtë vjet në ASHAK? Kush i ka thënë të mos shkojë? Kush e ka përzënë? Askush. Duke dashur ta ketë brenda saj z. Qosje, Akademia e Shkencave dhe e Arteve në Kosovë, ka bërë shkeljen më flagrante të statutit të saj, të rregullave dhe të rregullores së saj, duke e lënë ende anëtar të rregullt të Akademisë edhe pse me mungesa shumëvjeçare të paarsyetuara asnjëherë. Nuk e ka shmangë ASHAK-u atë, ai e ka shmang ASHAK-un, në mënyrë që përsëri nga larg të gjejë mënyra për të sharë, për të trilluar dhe për të gënjyer pandalshëm.

Po në këtë intervistë trivazhdimëshe dhënë së përditshmes prishtinase „Infopress“, jo vetëm që qortoi kuadrin plak të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe, jo vetëm propozoi emra të tjerë edhe më pleq (bile disa edhe më pleq se ai vetë), që do të mund të ishin anëtarë të kësaj Akademie, por nga kroi i tij thashethemesh (të tjerët do t’i thoshin ndryshe këtyre të pavërtetave), renditi një varg të pavërtetash të tjera rreth raportit të kësaj Akademie me të, si anëtar i saj. Pasi qortoi me radhë pushtetet e deritashme në Kosovë, se pushteti i LDK-së ia paska mbyllur dyert dhe se pushteti i tashëm i PDK-së, pushtet ky, të cilin Qosja e quan të luftëtarëve të UÇK-së (jo edhe të luftëtarëve të FARK-ut, të cilët edhe këta luftuan për çlirimin e Kosovës), ia paska mbyllur dyert, por edhe më shumë – me shtatë brava - ankohet se edhe Akademia e Shkencave e Kosovës ia paska mbyllur dyert, edhe pse nuk e thotë se me sa brava (lexo: dryna) ia paskan mbyllur këto dyer!

Nuk është hera e parë që akademik Qosja deklaron dhe manipulon pashtershëm me të pavërteta. I thotë këto dhe nuk ndjehet keq. Nuk ndjehet keq edhe kur pasojnë reagimet e rralla, të cilat sheshojnë të vërtetën, duke i shpaluar të pavërtetat e tij të deklaruara. Përkundrazi. Hesht. Nuk i demanton reagimet, nuk i del zot të „vërtetave“ të tij. Pse duhet t‘i demantojë të vërtetat e të tjerëve ndaj të pavërtetave të tij? Të pavërtetat e tij i ka thënë i pari dhe tash, sipas mentalitetit të tij tashmë të njohur, lokomotiva le të ecë, të tjerët le të lehin! Kështu i do të jenë jo vetëm individët, të cilët që moti i ka bërë personazhe të tij sulmesh, por gjithë popullin e Kosovës, të cilin e quajti edhe qen, edhe qene, edhe bushtra, edhe kuçka, me pomada qytetesh evropiane, edhe me kravata, edhe me shalle, edhe me sheshirë. Të gjithë lehin në drejtim të tij, të gjithë nuk e duan dhe sharjet e tij, rrënimet e tij, denigrimet e tij, injorimet e tij janë aq të fuqishme sa t’u përballojë të gjithë këtyre armiqve të tij! Fuqi e madhe, fuqi e Zotit të pandjeshëm, fuqi e Zotit të fjalës së ligë, fuqi kjo e z. Qosje, që s’e ndjeu e nuk e ndjen gëzimin e as dhembjen e të tjerëve dhe për të tjerët, por që e ndjen me frikë zellin, mendjen dhe namin e të tjerëve. Është ky vetë fuqia e Zotit, që ka shkulur nga vetja rrënjën e dashurisë njerëzore dhe në vend të saj ka mbjell farën e egër të urrejtjes dhe të shembjes. Nuk e njeh dhe nuk e ndjen në asnjë mënyrë as fajin, as pendesën, as keqardhjen, as turpin për të pavërtetat e tij që i deklaron dhe i plason pareshtur para publikut.

Megjithatë, reagime dhe përgënjeshtrime ndaj të pavërtetave të tij vijnë fare rrallë. Ata që provojnë të bëjnë diçka të tillë, më tepër e kanë, jo që të mbrohen nga breshëria e tillë e të pavërtetave të akademik Qosjes, por më shumë e kanë nga konsiderata që kanë ndaj tij. U vjen keq, madje shumë keq. U vjen rëndë, madje shumë rëndë deri në skuqje, kur shohin e dëgjojnë këto të pavërteta që vijnë nga ai, që dalin nga ai, duke u përpjekur gjithmonë që të gjejnë shkakun që shtynë këtë akademik të krijojë parajsën e tij të sigurisë nëpërmjet të pavërtetave. Natyrisht, nuk e gjejnë shkakun, ndaj heqin dorë, duke u arsyetuar se „kush ka kohë të merret me të? Është i sëmurë fare!“.

Ishte i vërtetë pohimi i akademikut se Akademia e Shkencave e Kosovës, anëtar i së cilës është edhe vetë, ia paska mbyllur dyert? Pas deklarimit të tillë në „Infopress“, reagoi dhe e përgënjeshtroi të pavërtetën e tij vetë Akademia e Shkencave e Kosovës. E përgënjeshtroi dhe para publikut e nxori të vërtetën për të pavërtetat e deklaruara të Qosjes. Por ky heshti. Nuk e tha më asnjë fjalë. U fsheh prapa tylit të heshtjes derisa mbi të pavërtetat e tij dhe të vërtetave të ASHAK-ut të bie harresa, në mënyrë që pastaj, prapë të dalë në opinion dhe të vazhdojë avazin e tij tashmë shumë të njohur e të përsëritur kaq shpesh.

Çfarë thotë reagimi dhe përgënjeshtrimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës ndaj këtyre të pavërtetave qosiste?

Qosja nuk ka marrë asnjë votë

Lidhur me deklarimin publik të akademik Rexhep Qosjes dhënë gazetës “Infopres” dt. 31.12.2008 dhe 1, 2 e 3/01/2009, në të cilën ai shprehimisht thotë se Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ia ka mbyllur dyert, Shërbimi Administrativ e Profesional i Akademisë sqaron opinionin publik, si më poshtë:

Akademik Rexhep Qosja në të gjitha veprimtaritë e Akademisë është trajtuar dhe vazhdon të trajtohet si të gjithë anëtarët e tjerë të Akademisë. Rregullisht është ftuar në të gjitha veprimtaritë e organizuara në Akademi. Megjithatë, më se 6 vjet nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje pune në Akademi. Edhe pse gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka shkelur pragun e Akademisë, ka marrë shpërblimin e akademikut, si çdo anëtar tjetër aktiv i Akademisë.

Në zgjedhjet e fundit për Kryesinë e Akademisë, megjithë mungesën e tij, konform Rregullores mbi propozimin dhe zgjedhjen e anëtarëve të Kryesisë së ASHAK-ut ka qenë në të gjitha listat kandidat për të gjitha funksionet e Akademisë, si çdo anëtarë tjetër i rregullt, por nuk ka marrë asnjë votë. (Gazeta Express, 9 janar 2009)



Qosja dhe shqiptarët

Motivet qosiste, që shpërndahen nëpër eterin tonë publik kundër Kadaresë, sikur janë të njohura dhe të kualifikuara tashmë: dëshpërimi i tij nga madhështia e Kadaresë, dëshpërim ky që e frikëson aq shumë. Ndaj dhe kërkon në çdo çast dhe në secilin rast ta zbresë me padinjitetin e tij deri aty ku do të shihet vetëm pak, natyrisht në nivelin e ndjeshëm nën madhështinë e vetëtrilluar, që duhet të ketë Qosja. Zotësia e tij, vërtet, e paimagjinueshme për përfitime privilegjesh, nuk arriti të realizohet edhe si zotësi krijuese çfarë e ka Kadare, e cila tash e sa vjet njihet me respekt në botën e madhe letrare. Njohja apo vetënjohja e kësaj pazotësie të tij, karshi të mëdhenjve të tjerë të kombit, sikur e detyroi të ndërrojë kursin moral prej intelektuali, në të cilin besonin në fillim të gjithë, dhe u bë manifestues i vazhdueshëm i përjetimeve dhe i shpjegimeve të liga, madje vetëm të liga. Lexuesi apo studiuesi, nuk mund të gjejë tjetër te ky autor. Sa qanë e qeshë, sa ngërdheshet e bëhet ndëshkues, sa ankues dhe sa derdhë gjithandej mllefe e intriga të pasistemuara, por të cilat të gjitha janë në shërbim të tij dhe vetëm të tij. Bota shqiptare nuk guxon të mendojë, të shkruajë a ta dojë as Kadarenë, as edhe ndonjë krijues a politikan, të cilin ai nuk e ka të vetin, që do të thotë nuk e ka në korin e tij të urrejtjes. Nuk është vetë, ndaj nuk guxon të jetë askush tjetër mbi të! Kjo është logjika e tij publike. Kjo është logjika e përmbajtjeve të tij edhe të librave, edhe të penës së tij, tashmë të lodhur e të mërzitshme nga britmat boshe, nga britmat rrënuese dhe mohuese. Cila, po e zëmë (hiq Historinë e letërsisë) nga rreth katër mijë faqet e shkruara prej tij për „çështjet shqiptare“ paraqet ndonjë përpjekje për përparimin kulturor e krijues të shqiptarëve? Asnjëra. Po a kaq të zinj qenkan politikanët dhe krijuesit e mëdhenj shqiptarë, që i ka njohur dhe i njeh bota, të cilët nuk mundohet t’i zbardhë, por i nxinë pareshtur në sytë e botës? Pse e bëri dhe vazhdon ta bëjë këtë? Pse ua zë për të madhe Kadaresë, Sali Berishës dhe studiuesve e njohësve të tjerë shqiptarë, kudo që janë ata, kur shprehin mendimin e tyre, po e zëmë, kur trajtojnë, ashtu siç është, figurën historike të Skënderbeut? Jo vetëm ua zë për të madhe, por ngutet si një satrap të rrëzojë mendimin dhe përjetimin e tyre, ndërkohë që për të tjerët që kanë mendime ndryshe nga këta, që u theksuan, i lavdëron dhe i quan me të drejtë të plotë të shprehin mendimin e tyre. Nëse është kështu, edhe të parët sollën fakte dhe shprehën mendimin e tyre. Këta, sipas deklaratave të Qosjes, nuk paskan të drejtë të shprehin mendime, kurse të tjerët e paskan këtë të drejtë, sepse këta të fundit nuk janë dhembja e tij? Të parët, sidomos dr. Rugova, akademik Fehmi Agani, Kadare, Berisha dhe një varg i gjatë krijuesish dhe akademikësh të tjerë në Kosovë e në Shqipëri, janë bërë dregëza të pashërueshme për të dhe për egon e tij, të cilën tashmë e cilësojnë si të sëmurë dhe me patologji të shumta.

Derisa dihen shkaqet e një fobie të tillë ndaj Kadaresë dhe penave të mëdha e të rëndësishme të krijuesve në botën shqiptare, veçmas ndaj dr. Rugovës (i cili pati guximin e idesë afirmuese të shqiptarëve dhe të Kosovës në botë, të cilin guxim ky akademik nuk e pati asnjëherë, ndaj dhe nuk iu bashkëngjit, nuk bashkëveproi, por ngeli prapa perdeve të shtëpisë së tij të vështrojë dhe të mbledhë brenda vetes vetëm pezmatimet e tij tashmë të njohura), nuk dihen ende mirë shkaqet e një fobie të çmendur fare ndaj dr. Berishës që nga fillimet e viteve nëntëdhjetë. Cili është ai që mund të thotë se dr. Berisha në jetën e tij politike nuk bëri gabime, bile edhe ndaj Kosovës, kur kjo kalonte ferrin më të egër nën pushtimin serb, siҫ bënë edhe pushtetarë të tjerë socialistë? Megjithatë, supozimet janë të shumta. Një ndër to thuhet të jetë urrejtja e tij ndaj Berishës, sepse ky, me turmën e tij të madhe lirikërkuese dhe shpëtuese nga një sistem i egër stalinist në Shqipëri, e bëri Shqipërinë të lirë, edhe pse e varfëruar deri në asht, duke ia rrënuar kështu kështjellën dhe ideologjinë e tij enveriste e staliniste në Shqipëri. Kjo prekje dhe këto ndërrime, për këtë akademik ishin mjaft të ndjeshme dhe ai nuk kishte nga t’ia mbante tjetër, përveç derdhjes së përhershme vreri ndaj tij. Edhe tash, kur Shqipëria është ngritur në këmbë nga zhvillimet e gjithanshme të përparuara, edhe pse të ngadalta, ai e urren. Aq e urren sa edhe hyrjen e Shqipërisë në NATO nuk e sheh aq të rëndësishme, aleancë kjo e fuqishme ushtarake e botës, e cila, sipas tij, „sot është e nesër mund të mos jetë“! E urren sot Berishën, me të cilën Shqipëria eci kaq shumë përpara në zhvillimin e saj të gjithanshëm dhe do ta urrejë prapë, ndoshta edhe më egër, kur e djathta shqiptare do të futë Shqipërinë edhe në Bashkimin Evropian. Këtij akademiku nuk i intereson ecja e mbarë e Shqipërisë, as edhe e Kosovës, nëse kësaj ecjeje nuk i prin vetë, qoftë edhe si dije, qoftë edhe si pazotësi e tij praktike. Këtij akademiku i intereson secila ecje e këtyre dy vendeve shqiptare, nëse ai do të mund t’i realizonte privilegjet e tij, të cilat i kishte gëzuar po me aq privilegje në periudhën e Titos, ani pse rinia shqiptare e Kosovës dergjej e vritej nga Tito dhe nga regjimi i tij i egër politik. Disa thonë se Qosja filloi ta urrejë Berishën kur i njëjti ideal e bashkoi me dr. Rugovën, për të cilin ky akademik s’e kishte thënë kurrë një fjalë të mirë për të, madje nuk kishte lënë gjë të keqe pa shtuar për të. Ai shau edhe kryetarin e Shqipërisë, Bamir Topi vetëm pse vinte në këtë post nga PD-ja e Berishës dhe pse e përmendi dr. Rugovën. E shau dhe e shanë, sepse ai, si president i Shqipërisë, është angazhuar dhe angazhohet edhe zyrtarisht për çmimin e meritueshëm Nobel për Kadarenë. Domethënë presidenti Topi nuk guxuaka të flasë e të shkruaj mirë për Kadarenë! Do të ishte një president i mirë dhe i pranueshëm për të vetëm nëse organizon, siç kanë organizuar të tjerë miq të Qosjes, t‘i shkruajë letra bordit të Nobelit kundër Kadaresë.

Sa për ilustrim po sjell mendimin shkarravitës të këtij akademiku për kryetarin e Shqipërisë, z. Bamir Topi, pas vizitës së tij të vjetshme, që i bëri Kosovës, të cilit i vërsulet, së paku, për dy arsye: e para, se ai vjen nga një parti e djathtë, të cilën e udhëheq i urryeri i tij Sali Berisha dhe, e dyta, se gjatë kësaj vizite në Kosovë, kryetari Topi as ishte lodhur ta kërkonte e ta takonte këtë akademik (përveç z. Sabri Godo, i cili nga hoteli Grand në Prishtinë, i kishte telefonuar Qosjes që ta takonte me z. Topi, por i cili nuk kishte pranuar, sepse „Bamir Topi flet dhe e lavdëron Ismail Kadarenë e dr. Rugovën“), siç kishin bërë dhe bëjnë të majtit e tij jashtëzakonisht të dashur dhe jashtëzakonisht të „pafajshëm“, si Rexhep Mejdani e Paskal Milo, të cilët i ka quajtur edhe revolucionarë të vonuar demokratikë, kur e dogjën dhe për pak e zhbënë Shqipërinë në vitin 1997. Lexuesi mund të nxjerrë vetë përfundimet nga kjo deklaratë e Qosjes:

Rexhep Qosja: Kryetari Topi kundër historisë

Vizita e kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi, në Kosovë prej 25- 27 janar (2008-shënim imi), në mediat e shkruara e elektronike dhe në opinionin shqiptar të Kosovës u quajt vizitë historike. Dhe, u quajt, kështu, vizitë historike, për arsye se u bë në prag të ngjarjes më të madhe në historinë e Kosovës, të ngjarjes së ëndërruar nga të gjithë brezat e atdhetarëve gjatë një shekulli: në prag të shpalljes së pavarësisë.

U harrua se vizitat zyrtare të politikanëve dhe shtetarëve nuk mund të quhen historike vetëm pse ndodhin në çaste me rëndësi historike. Vizitat zyrtare të politikanëve dhe të shtetarëve edhe më shumë sesa çasti me rëndësi historike i bëjnë historike idetë e tyre, gjykimet e tyre, largpamjet e tyre, vizionet e tyre, më në fund, karakteri i tyre i treguar në çastet historike.

Vizita zyrtare e kryetarit të Shqipërisë, Bamir Topi, në Kosovë, përpos se u bë në prag të ngjarjes së madhe, historike për popullin e Kosovës dhe për popullin shqiptar në përgjithësi, nuk kishte asgjë tjetër historike. As ide, as gjykime, as largpamje, as vlerësime, as vizione historike. Përkundrazi: ajo kishte shumëçka të vogël që nuk përkonte me ngjarjen e madhe, në prag të së cilës ngjau. Fjalimet që ai mbajti, së pari në institucionin më të lartë politik të Kosovës - në Kuvendin e Kosovës dhe, mandej, në institucionin më të lartë të arsimit, të shkencës dhe të edukimit moral e atdhetar të rinisë shqiptare - në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ishin fjalime tipike burokratike, të cilave u mungonte ajo që pritej ta kishin: larghedhja në gjykime dhe shpirtgjerësia në vlerësime.

Në vend se ta shikonte Kosovën nga lartësia mendore dhe morale e kryetarit të shtetit, që qytetarët e Kosovës e quajnë shteti Amë, ashtu siç e shikuan kur ishin në Kosovë paraardhësit e tij ish-kryetari Rexhep Meidani dhe ish-kryetari Alfred Moisiu, ai e shikoi nga niveli i një partie - i partisë së cilës i takon!

Dhe, shikimi i tillë, i partishëm, madje, palejueshëm i partishëm, i bëri fjalimet e tij intelektualisht boshe, historikisht të papërgjegjshme, politikisht polarizuese! Pse mund të thuhet kështu? Mund të thuhet kështu, e para, për arsye se kryetari Bamir Topi kishte harruar se Kosova ka bërë luftë, ka bërë një luftë që në historiografi nuk ka se si të quhet ndryshe përpos luftë çlirimtare dhe, e dyta, për arsye se ai ishte kryetari i parë i Shqipërisë, të cilit gjatë këtyre 95 vjetëve prej se Kosova i është shkoqur me dhunë Shqipërisë, i është bërë e mundshme të flasë para popullit të Kosovës në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Topi me sa dihet, nuk reagoi fare në këtë deklaratë sharëse e të mllefshme të Qosjes. E, pse duhej të reagonte ndaj insinuatave të tilla gati klinike? Një deklaratë e tillë, më tepër se reagim ndaj një vizite të tillë, ngjau të ishte bukur shumë servile ndaj së majtës bile ekstreme në Shqipëri, nën kupolën e fajshme të së cilës, akademik Qosja gjen prehjen e vetë emocionale, mundësinë e bashkëveprimit rrënues, si një kor disharmonik me realitetin e përgjithshëm kombëtar. Derisa Shqipëria dhe Kosova, ose gjithë shqiptarët në vendet e tyre po rindërtojnë, ndërtojnë dhe mbrojnë imazhin e tyre pozitiv në botë, janë këta, soji i Qosjes dhe i së majtës së fajshme në Shqipëri, që përpiqen t‘i shkatërrojnë deri në turp të gjitha këto përpjekje. Indiferenca e z. Topi karshi kësaj fuqie rrënuese, mohuese dhe zhvlerësuese të Qosjes, nxiti domosdo reagimin mjaft domethënës dhe kuptimplotë të publicistit të njohur Mero Baze, pjesë të të cilit reagim (edhe pse pa leje të autorit) po i sjell sa për ilustrim:

„… Nuk dua të merrem me gjithë shfrimin e dufit të prof. Qosjes ndaj presidentit Topi. Ky i fundit është i paqëm në distancën që ka nga ngjyrat e brendshme të shoqërisë së Kosovës, saqë, po t’ia kishte rekomanduar Sabri Godo, mund ta fillonte vizitën në Kosovë dhe me takimin me Rexhep Qosjen… Unë i kuptoj të gjitha këto dhe, duke njohur mirë dhe presidentin Topi, jam shumë i qartë në pafajësinë e tij në çdo detaj që mund t’iu jetë dukur i gabuar në Kosovë dhe në çdo detaj që mund t’i ketë mrekulluar ata. Nuk kam asnjë drojë të them se Bamir Topi e do Kosovën, por nuk e njeh aq mirë, sa të gjejë stilin e të shprehurit të kësaj dashurie që t’iu pëlqejë të gjithëve. Ka politikanë të tjerë në Shqipëri që e njohin këtë teknikë dhe dinë ta përdorin shumë mirë. Por dua të ndalem te thelbi i sulmit të prof. Rexhep Qosjes. Sipas tij, Bamir Topi me qëndrimet e tij kishte ndërhyrë në punët e brendshme të Kosovës dhe kishte rishkruar historinë e Kosovës sipas brumosjes së tij politike. Argumente natyrisht nuk kishte, por kishte aq shumë mllef, sa kishte arritur të mbushte një faqe me fyerje. Duke mos pasur argumente për çfarë kishte gabuar Bamir Topi në Kosovë, prof. Qosja merrej me çfarë kishte gabuar Bamir Topi në Shqipëri. Ky njeri, i cili ankohej pse Bamir Topi shkoi në parlament të Kosovës e nuk përmendi luftëtarët, që shkoi në universitet dhe përmendi vetëm marksistë-leninistët e 1981, që shkoi në institucione shkencore dhe përmendi mësues katundi, pra ky kritik i rreptë, si kryeargument për sjelljen e Topit, kishte faktin që Bamir Topi ka shkarkuar Sollakun, ka dekretuar ligjin për akademinë dhe ligjin për TVSH e librit që shtypet jashtë Shqipërisë. Një nonsens më të madh se kaq nuk kam lexuar kurrë nga ndonjë njeri që merr mundimin të sulmojë presidentin e një vendi. Të thuash se Bamir Topi po ndërhyn në punët e Kosovës dhe të merresh me gjithë punët tona në Shqipëri, vetëm një mendje inatçore dhe tërësisht e ideologjizuar mund ta bëjë. Së pari, shkarkimi i Sollakut nuk është më një çështje që shqetëson as të majtën në Shqipëri dhe s’ka pse shqetëson Rexhep Qosjen në Prishtinë. Së dyti, ligji për akademinë u pranua dhe presidenti Topi u falënderua nga akademikët e Tiranës dhe nuk ka pse mërzitet një akademik i Prishtinës. Dhe së treti, më skandalizoi TVSH e librit që shtypet jashtë Shqipërisë, e cila është një çështje tërësisht financiare dhe spekulative që nuk ka të bëjë as me çështjen shqiptare, as me PD dhe as me PS… Ai ka dekretuar një ligj që mbron lirinë ekonomike dhe tregun e lirë të Shqipërisë dhe për këtë duhet përgëzuar nga ne që jetojmë në Shqipëri dhe ku ka fuqi vepruese ky ligj. Marrëzia për të gjykuar punët tona në Tiranë me syrin e një majtisti ekstrem nga Kosova dhe përpjekja për ta shitur këtë si histori kombëtare është mungesë e madhe dinjiteti.

Problemi i dytë që ngre prof. Qosja dhe që ka të bëjë me rishkrimin e historisë në Shqipëri është dhe më i rëndë… Ne kemi pasur fatin e keq që historinë e letërsisë të na e shkruante Dhimitër Shuteriqi, i cili deri më 1948 mburrej që ishte me origjinë serbe, deri më 1960 që ishte me origjinë ruse dhe pastaj që ishte dashamir i Kinës. Dhe për këtë shkak ai na rreshtoi në historinë e letërsisë sonë me vlera të barabarta Naim Frashërin, Çajupin, Asdrenin, Migjenin, Memo Meton, Shefqet Peçin, Shefqet Musarajin, Ismail Kadarenë etj. Na zhduku nga çdo libër Fishtën, Konicën, Koliqin, Pipën, Camajn, na zhduku studimet e Mustafa Krujës dhe Mitrush Kutelit, na zhduku Lasgush Poradecin dhe Skënder Luarasin. Rexhep Qosja që shkruante po historinë e letërsinë shqipe në Kosovë mund ta ndalte këtë masakër. Mund t’i thoshte jo barbarisë që zhdukte vlera kombëtare dhe mbillte ferra në vend tyre. Nuk e bëri kurrë. Historia e tij e letërsisë shqipe është një fotokopje e sistemit të vlerave që na ka ofruar Dhimitër Shuteriqi, i cili ka dhe njëfarë arsyeje të justifikohet se e ka shkruar nën regjimin e Enver Hoxhës. Liria e Rexhep Qosjes na ka ofruar të njëjtin produkt dhe në raste të tilla është mirë që njeriu të heshtë. E di që falje s’kërkon dot, se nuk e lë sedra e sëmurë, por heshtjen mund ta përdorë si mburojë në këto raste.

Dhe, së treti, ky njeri ka një problem me të jetuarit si njeri i njohur në Shqipëri dhe i papërfillur në Kosovë. Ka plot personazhe të tillë të botës shqiptare. Ka politikanë e gazetarë dhe emra të botës akademike që i çmojnë më shumë në Kosovë, ose në Shqipëri, dhe anasjelltas. Rexhep Qosja është thjesht një idol i së majtës shqiptare, por i së majtës së vjetër, nacionalkomuniste me plot retorika për Kosovën… Prof. Qosja, që drithërohet nga ideja se historia mund të rishkruhet, akuzon Bamir Topin pse s`ka përfillur tekat e tij në Kosovë dhe vetë është simbol i përzierjes deri në imtësi në gjithë historitë e pista të komunizmit në Shqipëri, së paku sipas dokumenteve zyrtare që nga viti 1978. Jam i gatshëm dhe të pranoj se ai e ka bërë nga idealizmi dhe dëshira për të ndihmuar Shqipërinë edhe pse komuniste, por së paku tashmë që është në fund të jetës, ose të thotë ndonjë të vërtetë, ose të heshtë dhe të dëgjojë dhe palën tjetër që ka të vërtetat e saj.

Bamir Topi ishte në Kosovë si President i Shqipërisë dhe është sjellë si i tillë. Është e vërtetë se ai nuk di gjithçka për Kosovën, nuk njeh klanet dhe prapaskenat e shoqërisë atje, nuk njeh kulisat e politikës dhe ngjyrat që ka çdo fraksion, por dhe nuk ka pse i njeh të gjitha. Rexhep Qosja ka përparësi ndaj tij, se njeh çdo pisllëk të Shqipërisë, çdo skutë të saj dhe e përjeton historinë e Shqipërisë si një militant socialist i traumatizuar nga ideja që u zgjodh Bamir Topi president. Kjo është e vetmja diferencë mes tyre. Por Bamir Topi konkurron dhe jeton në Shqipëri. Aty votohet, aty drejton, aty ndëshkohet dhe nderohet. Njësoj dhe Rexhep Qosja në Kosovë. Bamir Topi nuk i ka zënë hisen e diellit, duke e lënë me 1 për qind të elektoratit të Kosovës“.



Masa dhe përtej masa e Qosjes

Në intervistën e tij dhënë gazetës “Shqip” Qosja nxjerrë e nxinë Berishën si tiran në 99 mënyra! E çuditshme dhe çudi me 99 hipokrizi të papërshkrueshme të këtij deklaruesi. Nuk do të ndalemi te asnjëra nga këto hipokrizi të çmendura, sepse po të ndaleshim, do të duhej t’i shtronim një varg pyetjesh dhe çështjesh, po e zëmë: si u bëka që një tiran me kaq mënyra të ketë mundësi ta dojë Shqipërinë kaq shumë, sa ta zhvillojë gjithanshëm, ta dojë Shqipërinë dhe Kosovën kaq shumë sa t‘i lidhë e t’i bashkojë të dyja me rrugën historike Durrës-Morinë, që u ndërtua; ta dojë Shqipërinë aq shumë sa ta bëjë atë anëtare të barabartë në NATO; ta dojë aq shumë sa ta bëjë Shqipërinë anëtare të familjes së Bashkimit Evropian; ta dojë aq shumë Shqipërinë sa të bëjë që qytetarët e saj së shpejti të lëvizin lirshëm pa viza në secilin vend evropian…? Natyrisht, se ka dhe bëhen gabime udhëheqëse, siç ka dhe bëhen gabime edhe në qeveritë e vendeve të tjera…

Ka pasur raste kur edhe qeveritarët socialistë në pushtet nga disa mediokër janë quajtur jo vetëm tiranë, por dhe renegatë. Është folur kështu për Fatos Nanon, është folur kështu për Alfred Moisiun, është folur kështu për Pandeli Majkon… E kush i strehoi pra gjithë ata shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së saj të fundit? E bënë këtë nga imponimi, apo për shkak të dashurisë vëllazërore dhe kombëtare? Edhe unë i kam quajtur renegatë, kur e dogjën dhe e shembën Shqipërinë në vitin 1997. Nuk i quaja kështu nga mllefi, nga urrejtja ndaj tyre, por pikërisht nga dashuria për Shqipërinë dhe nga trishtimi i rrëzimit të saj.

Qosja këto që i thotë, nuk i vijnë nga dashuria për Shqipërinë dhe për Kosovën. Njësoj si ky pandërprerë flasin e shkruajnë edhe propagandat e tjera fare të njohura kundërshqiptare. Por nuk do të shpjegojmë asgjë në këtë drejtim, sepse këto, jo vetëm dihen, por njihen si qëllime me urrejtje patologjike që ka edhe Qosja ndaj çdo hapi përpara të vendeve e të popullit shqiptar në përgjithësi. Më shumë do të ndalemi te frymëzimet e tjera, po aq të liga dhe po aq të rrezikshme të këtij akademiku. Le të shfletojmë pakëz atë që deklaron dhe ta shpjegojmë këtë cilësi të tij të llahtarshme: „Ju më pyesni nëse ka ngjashmëri midis kësaj mënyre të qeverisjes në Shqipërinë shtetërore me qeverisjen në Kosovë. Edhe në Kosovë, në qeverisje, ka padrejtësi, e shantazhe e të këqija të tjera të ndryshme, por asi brutaliteti, aso dhune (si në Shqipëri-vërejtja ime), nuk ka. Fyerjet e tilla familjare në Kosovë do të përfundonin me viktima. Kam dëgjuar njerëz të politikës në Kosovë duke thënë: "Çfarë njeriu është ai Balla që duron aso fyerjesh të familjes para syve të krejt Shqipërisë?! Në Evropë, me shekuj, për fyerjen më të vogël nderi është mbrojtur në dyluftim, kurse sot mbrohet me ligje, e në Shqipëri sot - në asnjë mënyrë"! (nënvizimet e mia).

Në këtë copëz interviste të akademikut Qosja dhënë Gazetës “Shqip” (23 shtator 2008), siç mund të shohin (dhe kanë parë) lexuesit, nga diçka shumë vetëhelmuese, ideja e tij zhvillohet si një riepidemi vrasjesh e hakmarrjesh të njohura ndër shqiptarë. Pas krahasimit që bën ndërmjet qeverisë „brutale“ të Berisha në Shqipëri dhe asaj të Thaçit në Kosovë, për fyerje të tilla, çfarë u bëkan nga Qeveria në Shqipëri, „Fyerjet e tilla familjare në Kosovë do të përfundonin me viktima“. O Zot! Sipas kësaj që thotë ky akademik, i cili në ASHAK nuk merr asnjë votë, kurse nga populli mori vetëm një votë partia e tij politike, populli shqiptar në Kosovë qenka ende në mesjetën e tij të përjetimit sa për shkak të „fyerjeve“ do të shkaktoheshin viktima, do të thotë vrasje, ose që duke sjell pohime të tilla makabre, kërkon të nxisë në Shqipëri hakmarrje dhe rifillim të „luftës së nderit familjar“! Me kësi ndërsimesh të pështira kërkon të gjejë terren pranues në Shqipëri, që „fyerjeve“ të tilla t’u përgjigjen me vrasje, me viktima! Qosja kërkon luftë brenda shqiptare, kërkon viktima në mënyrë që shqiptarët të vazhdojnë të duken ende primitivë karshi civilizimit botëror, apo të duken si popujt evropianë të mesjetës, ku dhe kur „për fyerjen më të vogël, nderi është mbrojtur në dyluftim!“ Arenë e bukur kjo brenda shqiptarësh edhe në shekullin XXI, e cila aq shumë i konvenon moralit intelektual të Qosjes dhe Serbisë.

Ana e tretë e këtij ligjëruesi me logjikë e moral hallakamë ka të bëjë, jo me kulturën e qeveritarëve të Kosovës për të mos „fyer“, por me frikën që paskan ata nga shkaktimi i viktimave, kurse krahas kësaj, fjalën e ka për „pakulturën“ e qeverisë Berisha në Shqipëri dhe me frikën që paska populli i atjeshëm që të shkaktojnë viktima, do të thotë vrasje, si fisnikët e mesjetës që nderin e paskan ruajtur e mbrojtur me dyluftime! Marrëzi nuk është vetëm kur bëhen marrëzitë. Marrëzi është ajo kur e shkakton, e bën, e krijon dhe nuk arrin t‘i kuptosh dimensionet e saj trishtuese. Ne këtë të fundit ishte dhe është me siguri të plotë Rexhep Qosja.

Sikur Kosova dhe populli i saj ta kishte këtë ves kalorësiak të shkaktimit të viktimave për „fyerje“, do ta qëronin moti nga kjo jetë këtë akademik, i cili jo vetëm fyeu e fyen majat më të larta të shpirtit krijues dhe politik të kombit, por nuk pranë t’i shumëzojë me fyerje personazhet e tij, që i bënë dhe i bëjnë dritë këtij populli. Por nuk e kanë këtë ves. Ves e kishte megjen, arën, livadhin, besnikërinë intime familjare. Njësoj e kishin dhe e kanë edhe në Shqipëri. Edhe këtë ves që e kishin shqiptarët, Qosja nuk u angazhua asnjëherë ta riedukonte gjatë procesit historik të pajtimit të gjaqeve e të hakmarrjeve në Kosovë, i cili pati aq shumë sukses dhe gjatë të cilit proces u shtrinë aq shumë duar pajtimi, u derdhë aq shumë lot gëzimi. Ai nuk u gëzua atëherë për këto pajtime. Ai nuk iu bashkëngjit misionarëve intelektualë të pajtimit, prandaj tash ndërsen që përsëri të shkaktohen viktima edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri me hakmarrje brendashqiptare. Kjo është filozofia praktike e këtij atdhetari klinik!



Mendimet e drejta të Qosjes

Me gjithë mjegullinë e qiellit të tij të mendimit, ngjau në këtë intervistë edhe një rreze drite, një logjikë më e qëndrueshme e tij. E gjeta dhe u gëzova, pastaj, kur u gëzova sikur më vajti mendja se ç’gllënjkë lëngu këndellës kishte ofruar te buzët derisa jepte këtë intervistë, këtë pjesë të shëndoshë të kësaj interviste që do ta sjell të plotë para lexuesve. Është e mirë, është korrekte, është e saktë, është ashtu siç duhet të shprehen shqetësimet, të cilat, natyrisht nuk janë të pakta. Në pyetjen se a ka rreziqe që i kanosen shtetit të ri të Kosovës dhe nëse po, cilat do të ishin dhe si do të mund të shmangen, Qosja përgjigjet:

Më sipër fola për rreziqet që i vijnë dhe mund të vazhdojnë t‘i vijnë Kosovës shtet prej Serbisë, prej Mitrovicës Veriore (s’ka Mitrovicë Veriore, por Veriu i Mitrovicës – shënim imi) dhe prej enklavave serbe, në qoftë se nuk e pranojnë bashkëjetesën qytetare në Kosovë. Këto rreziqe ne mund t‘i shmangim mbi të gjitha në bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Por, janë edhe disa rreziqe që Kosovës mund t‘i vijnë prej vetvetes. Me rreziqet e këtilla ne, zakonisht, nuk merremi dhe nuk dëshirojmë të dëgjojmë të flitet për to. Historia ka dëshmuar se rreziqet e brendshme për një shtet shpesh mund të jenë më shkatërruese se të jashtmet. I frikësohem shumë shtetit të kalbur përbrenda: të kalbur sidomos në pikëpamje morale, në pikëpamje shpirtërore, në pikëpamje kulturore, në pikëpamje juridike. I frikësohem shumë njeriut të pa ndërgjegje, njeriut të papërgjegjshëm në pushtet. I frikësohem shumë njeriut me mendje të rrudhur në pushtet. I frikësohet shumë njeriut primitiv në pushtet, që nuk sheh tjetërkënd pos të vetëve. I frikësohem shumë, sidomos, mafies politike në pushtet. Politika është kimi prishëse dhe, në të lehtë e shpejt prishen kur e kur edhe të qëndrueshmit e lëre më të gatshmit për prishje. Parandalimi i prishjeve të brendshme nuk është i lehtë, kurse shërimi prej tyre tepër, tepër i kushtueshëm. Ndihmona, Zot! Si mund të shmangen këto rreziqe të brendshme? Besoj se shmangen: me funksionimin e shtetit të së drejtës; me parandalimin e mundësive për privatizimin e shtetit; me një politikë sociale sa më të drejtë; me largimin prej politikës të të korruptuarve dhe të atyre që duan të bëjnë politikë shtetërore me farefis, me miq, me servilë, me grupe mafioze!

Të gjitha këto, që thotë akademiku ynë, qëndrojnë. Janë këto shqetësimet që i ka secili njeri i thjeshtë a intelektual në Kosovë. Shqetësimet janë të sakta dhe sjellin frikë të arsyeshme. Nuk ka lidhje se edhe këto që i thotë me gjithë këtë saktësi, në shikim të parë janë të pahile. Edhe kjo përmbajtje e sinqertë e tij ka pas-hijen e vet të prekjes tek personazhet e tij të veçantë.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:43 pm

Faktet që nuk arrijnë te akademiku!

Rexhep Qosja në shumë deklarata dhe intervista thekson se ka shkruar rreth katër mijë faqe për shqiptarët dhe për historinë e tyre, duke vetëkonstatuar se është njohës i mirë i këtyre rrjedhave. Nuk mund të thuhet se nuk është njohës i mirë. Mirëpo, siç dihet po ashtu në shumicën e librave të tij jashtë letërsisë (por ka dhe brenda letërsisë) njohuritë e veta nga kjo fushë i ka sjellë dhe i ka ndërtuar pikërisht mbi zotësinë e tij qortuese sikur e keqja e vazhdueshme brenda shqiptarëve s’ka ardhur nga jashtë, por atë e kanë vetëgatuar shqiptarët. Historinë e njëmendtë, atë që është dhe që është bartur brez pas brezi, si trishtim dhe krenari, atë e ka lënë thellë në gjumin e tij intelektual. Në të vërtetë ai trajtoi dhe trajton vetëm ato që kanë lidhje me të dhe vetëm ato që i nxisin emocione. Stërkeqjen e trilluar shqiptare ai e nis që herët në vitet shtatëdhjetë kundër Kadaresë, punë që strukturat e LKJ-së atëbotë e quanin të çmueshme, sepse kështu, sipas tyre, sakatohej admirimi dhe dashuria për Shqipërinë, që kishin shqiptarët e Kosovës dhe u rrëzohej në këtë mënyrë edhe admirimi letrar për Kadarenë a për shkrimtarët e tjerë nga Shqipëria. Kadareja ishte më i madhi dhe atë Qosja u përpoq ta rrëzonte të parin, pa i vajtur mendja se që atëherë, kur shpërthyen “pa hile” politike kritikat e Qosjes ndaj tij, Kadare u bë edhe më i madh ndër lexuesit në Kosovë dhe veprat e tij barteshin e lexoheshin ilegalisht shumë, madje tepër shumë.

Pastaj, shkroi “Anatominë e kulturës” (1978), në të cilin pasqyroi shëmtitë më të paimagjinueshme, që nuk rrinin në harmoni me letërsinë dhe me revolucionin. “Është vërejtur se në grupe, herat më të shpeshta, tubohen krijuesit dhe shoqëruesit e tyre që s’u besojnë prirjeve dhe mundësive të veta, që janë si invalidët që ndjejnë nevojë të kenë shoqërues në rrugë, që e dëshirojnë afirmimin e lehtë dhe të shpejtë, po të pamerituar. Ata grupohen, më së shpeshti, që t’i krijojnë hapësirën të tjerëve, që s’duan të hyjnë në grupet e tyre, por që me punën, prirjen dhe, më në fund, me vetë ekzistencën fizike dhe shpirtërore ua rrezikojnë interesat”, thotë Qosja në këtë libër. Shkëputa këtë pjesëz teksti nga 391 faqet e tjera të këtij libri, ku shihet se te ai kishte nisur të shpërthente llava e fuqisë së tij rrënuese për gjithë mjedisin tjetër krijues në Kosovë. Kjo pjesëz teksti dhe gjithë libri duket sikur paralajmëron që pa vonesë ky autor do të botojë një libër tjetër edhe më shkatërrues, një libër pamflet, një libër dosje, një libër të rrezikshëm denoncues “Morfologjia e një fushate”. Deri te “Realiteti i shpërfillur“, Qosja ka sjell tema dhe përmbajtje „interesante“ për realitetin tonë dhe, mbi të gjitha, atë politik, duke vënë në gijotinë shumë nga personazhet e tij të urryera, që ishin të njohur jo vetëm në Kosovë dhe në të gjitha mjediset shqiptare kudo, por edhe në kancelaritë e fuqishme botërore. Ç’të bën i yti, nuk ta bën i huaji, thotë një proverb popullor. Propaganda serbe nuk ka lënë e nuk lë më të voglën hapësirë pa e primitivizuar në të gjitha aspektet dhe kahet popullin shqiptar, sidomos të Kosovës, duke mbjell në botë një antipati rrëqethëse. Atëherë si mund të shpjegohet zelli kaq i pandalshëm i akademik Qosjes po në këto drejtime, po në këto antipati, po në këto degradime kaq të përsëritura kundër njeriut të tij krijues, njeriut të tij shkencëtar, njeriut të tij arsimor, njeriut të tij politik?

Shikoni se ç’margaritar mendimi nxjerr Qosja kundër Kadaresë, kur flet se pse vendet islamike nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Fajet ia lë atypëraty Kadaresë dhe sprovës së tij „Identiteti evropian i shqiptarëve“. Nëse është kështu siç thotë Qosja, atëherë del se po e njëjta sprovë paska ndikuar fuqishëm që Evropa dhe ShBA-të ta ndihmojnë çlirimin dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës. Po ashtu del se Qosja, duke e kundërshtuar identitetin evropian të shqiptarëve dhe duke bartur identitetin shqiptar në Lindje, nuk e paska fuqinë e ndikimit te vendet islamike që ato, edhe pse nuk e ndihmuan çlirimin e Kosovës, së paku ta njohin pavarësinë e saj, përkundër kësaj dhurate identiteti të Qosjes. Duhet thënë në këtë kontekst se propaganda serbe gjithnjë kishte „argumentuar“ para vendeve të fuqishme e më pak të fuqishme perëndimore se shqiptarët e Kosovës ishin myslimanë dhe si të tillë ishin edhe terroristë (edhe UÇK-në e quante terroriste), kurse pas intervenimit në Kosovë të NATO-s, të çlirimit të saj, të pavarësisë së saj, propaganda serbe ngarendë pandalshëm te shtetet islamike, tek të cilat mbjellë bindjen se shqiptarët në Kosovë janë shumë proamerikanë dhe, duke shfrytëzuar kështu „armiqësinë“ islamike ndaj Amerikës, i bën të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Këto të fundit, qoftë edhe për shkak të domosdoshmërisë diplomatike, nuk i gjejmë te Qosja, por i gjejmë vetëm fajet e Kadaresë dhe të sprovës së tij „Identiteti evropian e shqiptarëve“! I gjejmë te dr. Rugova se ai në zyrat e Presidencës i paska vendosur fotografitë e dy figurave të krishtera – të Papës dhe të Nëna Terezes!

Këto zhvillime të shqiptarëve kundër shqiptarëve janë mësime të Titos. Qosja prin. Një intelektual i tillë, siç është ai, nuk vritet nga asgjë që e vrau popullin e tij, krijuesit e tij, nacionalistët e devotshëm të tij. E vrasin Qosjen krijuesit shqiptarë, e vret fama e tyre, emblema e tyre në botë, ku ai nuk zë vend në asnjë mënyrë. Ai shanë e denigron, po e zëmë, edhe atdhetarët e shumtë në Luftën e Dytë Botërore dhe i quan bashkëpunëtorë të fashizmit, të cilët sot, siç deklaron, “shqiptarët i falin lehtë dhe i glorifikojnë këta problematikë”! Patriotë, sipas tij, janë bashkëpunëtorët e komunizmit, janë bashkëpunëtorët e regjimit pushtues e politik të Titos, të cilin Qosja e hyjnizon në deklaratën e tij të zezë. S’ka rëndësi bindja e tij ose përpjekja që të bindet ndryshe ky akademik. Ka rëndësi historia që është shkruar dhe që do të shkruhet edhe për ata të vërtetit, që Qosja kërkon t’i përjashtojë si kundërkomunistë nga mësimi i brezave që vijnë pas nesh.

Sjell tash ca shkrime historike që e vërtetojnë këtë që u tha më lartë.



Diktatori Tito

“Një drekë speciale, e shtruar në Split në mes diktatorit Tito dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Fuad Kypriliu, në janar të vitit 1953”, ishte thjeshtë, fatale për të ardhmen e shqiptarëve në ish-Jugosllavinë komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan për riaktivizimin e konventës Jugosllavo - Turke të vitit 1938. Në këtë takim, ishte folur edhe për mënyrën se si të riaktivizohej dhe si të materializohej konventa në fjalë. Marrëveshja, parashikonte në paketë shpërnguljen e 1 milion shqiptarëve, kurse fillimisht do të shpërnguleshin rreth 250.000 veta. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar në fshehtësi të plotë. Pas këtij takimi, pasoi marrëveshja (Pakti Ballkanik), i miqësisë dhe e i bashkëpunimit në mes Jugosllavisë–Turqisë–Greqisë, e nënshkruar në Ankara nga këto tri vende më 28 shkurt. Ndërkaq, në këtë vit u realizua një lloj regjistrimi i popullsisë në Jugosllavi. Me gjasë, ky ishte “regjistrim” i qëllimshëm. Në viset ku jetonin shqiptarët dhe në Kosovë nisi fushata e tmerrshme e propagandës, e presionit, e dhunës dhe e asimilimit të hapur: të gjithë shqiptarët duhej të deklaroheshin, me apo pa dëshirë, si turq. Administrata, kudo u mobilizua të realizonte këtë objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerëzit e shërbimeve të ndryshme të sigurimeve, nga shërbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugosllave, turke, greke si dhe nga bashkëpunëtorët e ndryshëm dhe agjentët (hafijet, siç i quante populli), në radhët tona. Një ndihmesë të jashtëzakonshme dhanë edhe të ashtuquajturit prijës të fesë (hoxhallarët ), dhe, aty – këtu, edhe bashkësitë Islame. Në këtë “dasmë” të përgatitur mbi baza të një programi shtetëror, u falsifikuan dhjetra mijëra dokumente të ndryshme të pronës, dokumente personale të njerëzve, si dhe u sajuan dokumente të reja (pasaporta), dhe u lëshuan viza (leje ose “vesika”, siç u thoshte populli), përmes të cilave siguroheshin pa problem udhëtimet për në Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifrën e parave, të cilat u destinuan për realizimin e këtij projekti makabër. Agjentët dhe bashkëpunëtorët e pushtetit, udhëheqësit fetarë (të fesë islame), endeshin ditë e natë nëpër fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerëzit: “Vëllezër, ne dhe ju jemi myslimanë...den – babaden, që domethënë turq. Ju keni qenë bijë të Islamit edhe përpara Muhamedit! Kështu, duhet të nisemi e të shkojmë në “tokën e premtuar” të fesë sonë. Sa më kah lindja, aq më afër Qabesë. Të shkojmë në Andadolli, ku rrjedh mjalta, e ku është vendi ynë. Ky këtu është vend i “qufarëve”, që domethënë, i të pafeve. Zoti, nuk na duron të jetojmë me të pafetë, me armiqtë e Islamit...”. (Marrë nga Interneti)



Tito ripushtoi Kosovën

Në gjysmën e dytë të vitit 1944, derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse...) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja do t´i shfrytëzojë këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës... Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi…

…në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë..., më 8 shkurt 1945, komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë. Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serbë: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin…

…kjo makineri ushtarake, në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërevolucionarët" vrau e masakroi pa mëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës... Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik. (Marrë nga Interneti)




Ndarja e tij dhe mohimi “gjenial” i atdhetarëve

Duket se tek Qosja harmonizimi, ose përpjekja për harmonizimin logjik të „fakteve“ të tij, nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë. Temperatura logjike e tij shumëherë bie në zero ose nën të, e cila, siç mund të shihet gati në secilin mendim deklarativ a të shkruar të tij, sikur përmbytet nga vullkani i tij zemërues instinktiv. Faktet historike i lakon, i përdredhë dhe u derdhë fasadë të tij ideologjie, duke i damkosur ato të tjerat që tashmë janë themele edhe të historisë sonë më të re, e të cilat deri tash, në mungesë të lirisë, po e zëmë në Kosovë dhe, nga teprimet e çmendura të ish-ideologjisë në Shqipëri, kanë qenë të strukura, të heshtura, si një prush nën hi, në ndërgjegjen e kthjellët të vetë popullit. Por duhet thënë se në këto kontekste akademik Qosja vërtet është treguar dhe vazhdon edhe më egër të tregohet i shkathtë, gjenial dhe, siç mund të thuhet prapë, fjala e tij, mendimi i tij, pluset dhe minuset e tij ndaj këtyre fakteve edhe historike, shërbejnë si arna në rrobën e re. Kaq hijeshi njerëzore krijojnë.

Edhe sikur të përpiqej të fliste a të shkruante më me dashamirësi, më intelektualisht, më me hijeshi njerëzore, Qosja, jo vetëm tash, do ta kishte të vështirë. Ai gjithandej mbledhë „faktet“ që i duhen zemërimit të tij, inatit të tij, zejes së tij rrënuese, tundimeve fare të sëmura të tij dhe ia thotë shkreptimave, rrufeve dhe djeg e përvëlon gjithë ata dhe të gjitha epokat e rëndësishme edhe të historisë ku nuk është ai, ku janë të tjerët dhe fama e tyre. Kjo e fundit i dhemb shumë, prandaj vërsulet, prandaj këto vërsulje kaq të përsëritura tashmë janë bërë të mërzitshme. Edhe kur thotë diçka që qëndron, mënyra e inatshme e tij e këtyre të thënave i bën lecka, i bën të paqëndrueshme dhe tretin diku në zgurat boshe të interesimit të lexuesit a të dëgjuesit.

Në të njëjtën intervistë, në të cilën e quan Kadarenë mit të krijuar nga komunizmi, Qosja duke iu përgjigjur pyetjes se „çfarë mendonte për „Figurat e anatemuara, ç’vend mendoni se duhet të zënë në një tekst të ri të mundshëm të historisë së letërsisë?“, jo vetëm shpjegon „peripecitë“ deri te doktorantura e tij, kur s‘e paskan lejuar (kush?) të marrë temë Fishtën, ndaj ka marrë Asdrenin, por në mënyrë gjeniale shpikë filozofinë e re të ndarjes dhe të mohimit të patriotëve kombëtarë, në partizanë dhe në bashkëpunëtorë të fashizmit, pa çarë fare kokë të bëjë bile një analizë qoftë edhe sipërfaqësore të shkaqeve partizane dhe të shkaqeve historike të „bashkëpunëtorëve“ të fashizmit! Askush nuk e qorton, nuk e kritikon akademikun tonë se pse derdhë kaq prush të madh në historinë e ngjarjeve të pareshtura të popullit tonë për çlirimin dhe bashkimin e tokave tona të copëtuara nga pushtuesi i egër sllav? Shpjegimi është i qartë. Të vërtetat e tij janë ato që ia kanë mësuar Tito dhe Enveri. Përtej këtyre mësimeve çfarëdo që dëgjon dhe sheh midis popullit tonë, nuk janë tjetër përveç „bashkëpunëtorë të fashizmit, që jetuan a vdiqën „si fashistë“. Pse urren „bashkëpunëtorët“ nacionalistë të fashizmit pa sjell asnjë fakt, pa bërë asnjë analizë, që do t’i kishte hije? Po të mos thoshte e po të mos gjykonte kështu, si intelektual i madh që është, si patriot e atdhetar i madh që është, do të ishte dashur që, për shkak të trazimit të pandërprerë të moralit të tij intelektual, të pranonte krimet e papara të Titos e të Enverit mbi shqiptarët, që e donin lirinë dhe bashkimin më shumë se jetën. Por, meqenëse vetë Qosja e donte më shumë jetën se vendin, më shumë robërinë ideologjike dhe enveriste në Shqipëri dhe për shkak të rehatisë e privilegjeve që ia ofronte regjimi kolonialist i Titos, ai s’e kishte kaçikun moral të vetëdijes që, së paku, të respektonte sakrificat aq sublime të nacionalistëve të shumtë shqiptarë, të cilët i bëri aty për aty „bashkëpunëtorë të fashizmit“, mu sikur i kishin quajtur Tito-Enver si mënyrë e shfarosjes së tyre. „Kishte edhe të tjerë patriotë, por që bënë shumë gabime politike, e nuk mund t’i shlyejmë dhe nuk mund t’i falim lehtë ato gabime të tyre. Pasi kështu do ju krijonim shembuj të papranueshëm brezave të ardhshëm“, përgjigjet Qosja, duke mos marrë asnjë rrethanë tjetër historike, për të parë, për të paraqitur së paku shkaqet që i shtynë të bëjnë „gabime“ politike edhe patriotë të tjerë, që nuk ishin komunistë: Ishin këta gabimtarë politikë, të cilët nuk e donin Shqipërinë, nuk e donin Kosovën, nuk e donin Iliridën, nuk e donin tokën shqiptare nën Malin e Zi… apo ishin thjeshtë vegla të fashizmit? Balli Kombëtar në tërësi ishte kundër ideologjisë komuniste dhe ishte vënë në radhë të armatosura për të mbrojtur gjithandej tokat shqiptare nga epidemia komuniste, qendra e së cilës vinte brenda gjeografisë shqiptare nëpërmjet Beogradit. Programi i Ballit ishte mbrojtja dhe bashkimi i tokave shqiptare të copëtuara aq padrejtësisht dhe aq mizorisht. Pas dështimit (në Shqipëri) të marrëveshjeve të njëpasnjëshme me komandën komuniste, e cila ishte rreshtuar në bazë të programit ideologjik komunist të luftonte fashizmin, por jo dhe mbrojtjen dhe bashkimin e gjeografisë kombëtare, u detyrua të vihej në dy fronte lufte: kundër fashizmit dhe kundër ideologjisë shkatërruese komuniste.

Tek e fundit, gjatë pushtimit nazist edhe të tokave tona, për herë të parë populli shqiptar përjetoi bashkimin, lirinë dhe çlirimin nga çizmja sllave. A nuk ngjau diçka e këtij soji, por diçka shumë më humane, shumë më demokratike dhe shumë më e drejtë në Kosovën e çliruar dhe pastaj të pavarur në sajë të aleancave të fuqive të mëdha? Këto që thotë Qosja në këto përgjigje s’kanë të bëjnë me injorancën e tij për këto fakte historike, por më shumë kanë të bëjnë me edukimin e tij, me përkatësinë e tij të edukuar ideologjike. Të gjithë ata që nuk e kishin përqafuar dhe të gjithë ata që nuk kishin pranuar të mbjellin në vetvete farën e egër të ideologjisë komuniste, të cilën e shpërndante në ambientet shqiptare Beogradi nëpërmjet mugoshëve e miladinëve të vet, ai i quan bashkëpunëtorë të fashizmit, ose, siç thotë për të birin e Skiroit „vdiq si fashist“! Me të njëjtën parullë ose fare të ngjashme me pohimin e akademik Qosjes, Tito organizoi jo vetëm regjimin ushtarak në Kosovë, por edhe makinerinë më vrastare ushtarake, duke i marrë të gjitha masat më kriminele gjoja për "spastrimin" e terrenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundërrevolucionarët".

Ja si përgjigjet bosh e injorueshëm akademiku ynë në këtë intervistë rreth këtyre çështjeve:

Po sjell një shembull, sot në Francë nuk rehabilitohen bashkëpunëtorët e Marshall Petenit, që ka qenë njeriu që ka formuar pushtetin nën Gjermaninë naziste. Ndërsa shqiptarët shumë lehtë jo vetëm i kanë rehabilituar, por i glorifikojnë këto figura politike problematike gjatë Luftës së Dytë Botërore…

Urra! Ç’moral dinjitoz intelektual ka ky njeri! Mund të thuhet, megjithatë, se ai ka të drejtë kur flet për moralin e tij intelektual në këtë diferencim patriotësh komunistë nga ata që nuk ishin, por që luftuan të prirë nga ideja e çlirimit dhe të bashkimit të tokave të copëtuara shqiptare. Po të mos e kishte këtë moral kaq të lartë intelektual, ai nuk do të mund të thurte lavde të tilla hyjnore për komandantin e partizanëve jugosllavë Mareshalin e tij Tito, për njeriun e tij të madh që “nuk e ka pushtuar Kosovën”, por që e mbajti të pushtuar me llahtar e mizori, ndaj të cilit Qosja u bë rapsod meritash të tij kulmore (le të më falë lexuesi, por më duhet ta risjell para lexuesve këtë rapsodi, edhe pse jam i vetëdijshëm se akademiku ynë do t’i gëzohet kësaj rikujtese, të cilën, siç thotë vetë, do ta nënshkruante edhe sot!): “Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.

Animi ideologjik sikur nuk i mjafton këtij akademiku. Ai bëhet i sertë dhe sertësia e tij bëhet e kumbueshme, qortuese, rrëzuese. Rrëzon faktet historike, i përdredhë dhe i derdhë ato e mbi to llavën e tij të pezmit tashmë të përçdoditshëm, jo vetëm mbi krijuesit, por tash edhe mbi historinë e njëmendtë kombëtare. Këto shihen më së miri në përgjigjen e tij: „Ndërsa shqiptarët shumë lehtë jo vetëm i kanë rehabilituar, por i glorifikojnë këto figura politike problematike gjatë Luftës së Dytë Botërore…“. Nuk e ka fjalën tashmë për historinë e shkruar, sepse ajo thuaja se nuk e ka bërë përpjekjen e nevojshme për rehabilitimin e këtyre figurave, por më tepër e ka qortim dhe mospajtim të plotë me kujtesën dhe me përjetimet e vetë popullit shqiptar, që i ruajti dhe i ruan këto figura në mënyrën më të shenjtë, të cilat Qosja i quan edhe të rehabilituara shumë lehtë, por edhe të glorifikuara „këto figura problematike gjatë Luftës së Dytë Botërore“.

Sot në Francë nuk rehabilitohen bashkëpunëtorët e Mareshal Petenit, që ka qenë njeriu që ka formuar pushtetin nën Gjermaninë naziste“, thotë Qosja. Cila ishte Gjermania naziste në Francë? Ishte pushtuese e Francës? Ishte. Por çfarë ishte Jugosllavia dhe Serbia çetnike në Kosovë? Ishin pushtuese. Si do të mund t’i quanim atëherë shqiptarët që bashkëpunuan me këta pushtues sllavë, që ua tejkalonin të gjitha doktrinave fashiste dhe ndërtuan aq sa mundën institucionet edhe qeveritare në Kosovë nën pushtetin e Jugosllavisë? Bashkëpunëtorët shqiptarë të pushtetit okupues jugosllav në Kosovë Qosja moti i ka rehabilituar dhe nga ta ka marrë dhuratën më të çmueshme – rehatinë dhe privilegjet. Nga kjo rehati dhe nga këto privilegje ai shijonte tërë kohën frutat e regjimit politik të Titos, kurse frymëzohej, siç thotë vetë, nga veprat e filozofëve dhe shkrimtarëve të mëdhenj në kohën kur populli i tij jo vetëm dergjej në robëri, në burgje e në përndjekje të vazhdueshme!

Çfarë do të thoshte akademiku ynë sikur, po e zëmë, të ishin shkrimtarë të mëdhenj, Shaban Polluzha i Drenicës, Adem Gllavica, Muharrem Bajraktari, Qazim Bllaca dhe shumë patriotë të tjerë nga Kosova e Shqipëria, të cilët nuk pranuan të ngarendin pas murtajës komuniste, por pas idealit të pathyeshëm kombëtar? Do t’i rreshtonte në historinë e tij të letërsisë? Jo, sepse këta dhe shumë të tjerë nuk do t’i fuste në historinë e letërsisë as Dhimitër Shuteriqi, që kishte orgjinë herë serbe, herë ruse dhe që ishte dashamir kinez. Megjithatë, këta emra të mëdhenj të historisë sonë kishin fatin e mirë që nuk qëlluan të jenë shkrimtarë, sepse do të kishin qenë të shtrënguar të dalin në purgatorin e shuteriqëve dhe të qosësve, prej ku do të dërgoheshin menjëherë në ferrin më të zi të harresës dhe të pështymjes.



„Figurat problematike“

Por çfarë thotë ndryshe nga Qosja dhe me fakte Kostaq Xoxa në komentin e tij “Historiografisë së përdhosur po i vjen koha të spastrohet“, të botuar në gazetën „55“ më 21 mars 2009, për nacionalistët e mëdhenj dhe të vetëdijshëm shqiptarë?

Në konferencën e Parë të PKSH-s (mbajtur në Labinot më 17-22 mars 1943), thuajse nga të gjithë u fol për rritjen e ndikimit të B. Kombëtar dhe kërkuan bashkëpunim me të. U fol edhe për një komitet të përbashkët koordinimi. N. Spiru, T. Jakova, K. Themelko, K. Ylli e shumë të tjerë folën për bashkëpunim, në Labinot. Komiteti Qarkor i Gjirokastrës u shpreh me parullën “rroftë bashkimi” (maj, 1943). Më 11 prill të ’43-shit u arrit kompromisi ndërmjet B. Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares për luftë të përbashkët kundër okupatorit.

Vetë E. Hoxha kishte thënë: “Në Vlorë nacionalistët e pranonin luftën, qoftë në mënyrën e tyre”. Kjo ishte pika ku mund të bashkoheshin. E.H. flet mirë për Hysni Lepenicën dhe ngarkoi H. Kapon që të vazhdonte bashkëpunimin me ta. (AQSH, F. 14, V. 1943, D.2).

Sot flasin për “pulat” dhe për “kolaboracionizmin” e bërë tërkuzë. Dhe nuk flitet fare për betejën e Gjormit (29. 12. 1942), në të cilën Hysni Lepenica, me 800 fshatarë, ishte komandant. Hysni Kapo kishte, edhe ai, një njësi më të vogël partizane. Në këtë luftë ranë dëshmorë edhe nacionalistë, edhe partizanë. (Por pasMukja nxori vetëm këta të fundit dëshmorë). Në luftë u vra, bashkë me shumë italianë, edhe kolonel Klementi. Armët e përbashkëta iu drejtuan edhe bashkëpunëtorit me forcat italiane, Halil Alisë. (Por historiografia e shformuar vuri, më pas, shenjën e barazimit ndërmjet këtij të fundit dhe luftëtarëve të lirisë, nacionalistë e partizanë, që e luftuan Halil Alinë, siç luftuan edhe okupatorët). Këtu luftoi kundër okupatorit, pranë H. Lepenicës, edhe Skënder Muço me çetën e tij. Veçse që të dy këta u përbaltën pas fillimgushtit të vitit 1943, kur u hodh poshtë, në mënyrë të njëanshme, Konferenca e M u k j e s . Luftëra të përbashkëta kundër okupatorit u bënë édhe në Floq (23.01.’43), édhe në Voskopojë (16.01.’43), edhe në Mallakastër (5.02.’43), ku komandanti nacionalist T. Cfiri, luftonte kundër forcave italiane dhe kundër atyre të I. Toskës.

Në pranverë të ’43-shit u bënë luftëra të tilla të përbashkëta në Kolonjë, në Selenicë, në Mallakastër, në Mokër, në Devoll, në Postribë, në Leskovik, në Elbasan, në Pezë. Një dokument interesant është ai i AQSH-së, në fondin 18 të v. 1943, në Dosjen 44: Mehmet Shehu i shkruan një letër Besim Belishovës, në të cilën pranon se është bërë luftë e përbashkët, ndonëse Besimi i bën edhe një akuzë: se forcat partizane të Mehmetit kishin bërë sekuestrimin e bagëtive të fshatrave të Mallkastrës! (Kurse nacionalistët përnjolloseshin si pulaxhinj!). Siç mund të vërejë lexuesi, këtu nuk po flasim me slogane, por me dokumente arkivore. Do të shkonim gjatë po të përmendnim të gjitha betejat e përbashkëta. Le të kursejmë përmasat e një shkrimi duke përmendur, tani, ballistë të tjerë (që cilësohen si nacionalistë), pjesëmarrës në këto luftime kundër okupatorit: Jashar Cakrani, Brahim Çela (rënë në luftë), Safet Butka, Isuf Luzaj, Ismail Agë Petrela, Rexhep Picari, Hasan Lepenica, Shahin Nuredini, Selfo Hekali, Eqrem Peshkëpia, Ali Zeneli, Syrja Vasjari, Hajri Zaçe, Fuat Tefiku, Gani Peqini, Pasho Kolaneci, Drape Vrepcka, Syrja Qafëzezi. Por nuk duan lënë pa përmendur edhe luftëtarët zogistë të Abaz Kupit, në luftë kundër okupatorit (31.07.’43), ku dokumentet përmendin Sulë Kurtin, Bilal Kolën, Lam Memën e të tjerë por, natyrisht, edhe kolonel Muharrem Bajraktarin, në veri. Njësite partizane u ngarkuan të vinin në Lurë për ta vrarë, por nuk e gjetën, M. Bajtaktarin sepse ... ishte duke luftuar kundër gjermanëve! – Dëshmi e M. Myftiut në Pl. e 2-të të Beratit, 23-27 nëntor 1944.

Tani le të shkojmë drejtpërdrejt në Konf. e Mukjes (1-3 gusht 1943), në prag të kapitullimit të Italisë fashiste. Kjo është më e njohur nga lexuesi ynë i zakonshëm. Por ajo që meriton të theksohet është se Thoma Orollogai, me vota unanime (të nacionalistëve dhe të nacionalçlirimtarëve), u zgjodh për të drejtuar punimet e Kuvendit.

Në një dokument kam lexuar se fillimisht u zgjodhën më shumë delegatë të nacionalistëve, për shkak të epërsisë së lëvizjes Nacionaliste në shkallë vendi dhe në sajë të shtrirjes së saj, në krahasim me lëvizjen nacionalçlirimtare, deri në atë kohë. Atëherë dilte objektivisht nga n.çl.-ët kjo e vërtetë: se kolaboracionistët ishin tepër të rrallë. Kjo u tha edhe në Konf.-n e Mukjes. Dokumentet konfirmuese janë të shumta, por nuk mungojnë edhe ditarët: ai i Haki Stërmillit, për shembull (por jo ai i manipuluari!). Këshilli i Përgj. N.çlirimtar e propozoi vetë Thoma Orolloganë si bashkëbisedues në Mukje dhe si kryesues të Kuvendit. Mustafa Gjinishi ishte ndër personalitetet më të shquara në Mukje. Ky i kishte thënë H. Dostit, në një bisedë të lirë, në shtëpinë e R. Jaranit, se influencë më të madhe në popull kishin nacionalistët. Nacionalçlirimtarët pranuan formulimin e Shqipërisë etnike (me Kosovën), sipas parimeve të Kartës së Atlantikut. Kjo i tërboi emisarët jugosllavë dhe E. Hoxha iu bashkua kokë e këmbë qëndrimit të ri. M. Gjinishi u vra prapa shpine. Dr. Y. Dishnica u persekutua. Besnik Çano e Qeramudin Sulo, dy të rinj nacionalistë që kishin ardhur nga studimet jashtë shtetit për të luftuar okupatorin, tanimë pjesëmarrës në Mukje, u vranë nga D. Mugosha.

( Kishin thënë: “S’ka shqiptarë që nuk e duan Kosovën”). Filloi lufta civile. Terrori komunist u vu në rend të ditës. Nuk reshti as në mbarim të Luftës. Nacionalçlirimtarë të shquar u ekzekutuan (Sh. Beja, E. Tërshana, Dr. O. Nishani, Gj. Kokoshi, R. Dani. . . ). Nuk mjafton: por u quajtën edhe kolaboracionistë! Thoma Orolloganë, që e kishin kërkuar vetë çlirimtarët në Mukje, e ekzekutuan dhe e quajtën fashist!

Instrumentalizimi i termit “kolaboracionist” në Francën e madhe në krahasim me Shqipërinë, De Goli e fali mareshalin Peten, që kishte qenë kryetari i Shtetit nën pushtim. U ekzekutua kryeministri kolaboracionist, Daladieri, shkrimtari Brazilak e pak të tjerë. Kurse te ne u bë kërdia! Numri i “kolaboracionistëve” shqiptarë mundi të sajohej, së paku, i njëzetfishtë, në përqasje me kolaboracionistët francezë, në një vend shumë herë më të madh se ne! Historiografia nën diktat u përmbys. Ballistët (ose nacionalistët, siç quheshin shpesh) sipas kësaj shpëlarjeje të trurit, nuk e paskëshin luftuar okupatorin!

Prandaj u orvatëm, në një pjesë të madhe të këtij shkrimi, që të provonim luftërat e tyre të shumta, të pranuara në atë kohë edhe nga n.çlirimtarët. Tani, duke mos qenë të çliruar nga paragjykimet serboshoviniste, vazhdojnë pa pikë druajtjeje të përdorin shprehjet e D. Mugoshës dhe të M. Popoviçit për të vënë një vijë kufizuese ndërmjet të vrarëve në luftën antifashiste në një anë të kësaj vije dhe “atyre plehrave” (shprehje e P. Majkos), në anën tjetër. Në “Letërkëmbimin tim” shprehet indinjata e shumë të përbuzurve ndaj atyre që nuk e duruan dot zgjedhën sllave, të cilën E. Hoxha dhe lakenjtë e tij e përqafuan me zell të madh, për interesa vetjake, për pushtet absolut. A mund ta quajmë pleh Adi Kasimatin, që la studimet universitare dhe erdhi në Shqipëri për të luftuar okupatorin? Apo ishte i tillë sepse e torturoi dhe e vrau me duart e tij Dushan Mugosha! (Gazeta „55“, 21 mars 2009)



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:44 pm

*

“… Qazim Bllaca ishte ai që i thirri në ndihmë trupat gjermane për të shpëtuar shqiptarët prej masakrave të ushtarëve dhe çetnikëve serbë në Bllacë, Suharekë e më gjerë. Qazim Bllaca i doli atëherë në rrugë autokolonës gjermane, që vinte nga Qafa e Duhlës për në Prizren, dhe u dha ushtarëve gjermanë një letër të shkruar prej dorës së tij në gjermanisht, në të cilën u tregonte se serbët po bënin kërdinë mbi popullsinë civile shqiptare, po i vrisnin e masakronin vetëm pse ishin shqiptarë etnikë në trojet e tyre, dhe u kërkonte ndihmë gjermanëve. Dhe ashtu u bë. Ushtarët gjermanë i vunë përpara çetnikët serbë dhe shpëtoi Bllaca e fshatrat përreth. Shpëtoi Suhareka, Prizreni e krejt Kosova. Po atë ditë Qazim Bllaca u priu gjermanëve, duke udhëtuar në krye të autokolonës gjermane, në automjetin e parë të saj drejt Prizrenit. Ai ishte njeriu që prezantoi shqiptarët para armatës zulmëmadhe gjermane. Udhëtoi me oficerët gjermanë, pa me sytë e tij se si kapitulonin serbët para gjermanëve, ata serbë që zi e gjëmë u kishin shkaktuar shqiptarëve brez pas brezi…“ (Marrë nga një punim i gjatë i Rexhep Shahut, Tiranë)

Ishte fashist Qazim Bllaca kur kërkoi nga gjermanët të shpëtonin shqiptarët nga eshalonët kriminelë serbë? U tregua në këtë periudhë ky njeri shërbëtor i fashizmit, apo shpëtimtar i popullit të tij nga lugetëria serbe? Nuk ishte fashist dhe as ishte shërbëtor titist, si ca të tjerë shqiptarë, që z. Qosja i veçon të rëndësishëm si heronj të popullit jugosllav. Qazim Bllaca kërkoi ndihmë nga një armatë e fuqishme e kohës që ta shpëtonte popullin e tij nga krimi i vazhdueshëm serb, që po e vriste, po e dëbonte, po bënte mizori të llahtarshme edhe me ndihmën edhe të ca shqiptarëve komandantë dhe heronj të mëvonshëm të popujve të Jugosllavisë. Ndihma të tilla, z. Qosja, kërkuan shqiptarët gjatë gjithë viteve nëntëdhjetë dhe më herët nga fuqitë ndërkombëtare, jo që të bëheshin komandantë e heronj jugosllavë, por që të shpëtojnë popullin shqiptar në Kosovë nga egërsia gjenetike serbe. Edhe Ju, z. Qosja shpëtuat, qoftë edhe duke u bërë tebdil e mjekërrruar pikërisht në sajë të ndërhyrjes së superfuqisë ushtarake të NATO-s. Përse, pra, shqiptarët nuk u dashka t’i çmojnë dhe t’i rehabilitojnë këta atdhetarë, siç janë Qazim Bllaca, Adem Gllavica, Rexhep Mitrovica, Adem Voca, Shaban Polluzha dhe një varg i tërë atdhetarësh të tjerë, të cilët u rreshtuan të çlironin Kosovën nga thundra sllave, që u rreshtuan të ribënin bashkimin e tokave dhe të kombit të bërë pikepesë, duke mos pranuar të jenë shërbëtorë të klikës titiste dhe të farës së egër të komunizmit të sllavëve pushtues të jugut? Pse ishin kundër komunizmit, pse ishin kundër robërisë së qenies kombëtare nga sllavët, pse ishin për bashkimin kombëtar, pse kërkuan ndihmë nga armata e largët gjermane që të shpëtonte qenia shqiptare në këtë Gadishull nga shfarosja që vinte nga sllavët pushtues të jugut, pse rrinë në kundërshtim me ngrohtësinë ideologjike neokomuniste të vetë Qosjes, nuk guxuakemi t’i rehabilitojnë këto figura, të cilat janë, vërtet, emblema kombëtare?

Por, çfarë thonë historianët serbë për armiqtë e tyre shqiptarë, të cilët Qosja kërkon të mos rehabilitohen dhe të mos zënë vend asnjëherë në faqet krenare të historisë sonë dhe që ata të lihen vetëm në faqet e zeza të kësaj historie. Të shohim në vijim se ku dhe në çfarë dallojnë këta historianë serbë karshi qëndrimit dhe porosisë së sotme të akademik Qosjes:

„…Balli Kombëtar arriti të organizojë numër të madh shqiptarësh të armatosur (gjithsej 15 mijë) në disa qendra (në Drenicë, në Karadak të Shkupit, në Bjeshkët e Sharrit, në rrethinën e Mitrovicës etj). Kryengritja kishte filluar (sipas këtyre historianëve serbë), në dhjetor 1944 dhe kishte vazhduar deri në shkurt të vitit 1945…Në Drenicë Shaban Polluzha udhëhiqte rreth 5000 luftëtarë, kurse komandanti i njohur Adem Voca 2000 të tjerë, i cili pas luftërave të mëdha, vritet më 12.02.1945 në fshatin Psom (Mitrovicë). Rezistencën e Vocës arritën ta thyejnë 2 brigada të divizionit 46, dhe brigada e pestë e Kosovës… Për shkak të dimensioneve të mëdha të kryengritjeve shqiptare në Kosovë, me urdhër të Joki Brokiasu vendos më 8 shkurt 1945 pushteti ushtarak në Kosovë. Komandant ishte kolonel Savo Dërljeviç, komisar kolonel Gjuro Medenica, kurse zëvendës komandant ishte kolonel Fadil Hoxha. Në këto lufta kundër nacionalistëve shqiptarë, që kërkonin bashkimin e popullit dhe të tokave shqiptare, morën pjesë edhe njësite të ushtrisë së Shqipërisë të Divizionit të Dytë…“! (Shkëputur nga interneti)

Solla këta pak shembuj dhe fakte historike, qoftë edhe si mundësi e arritjes së tyre deri te ndërgjegjja intelektuale e Rexhep Qosjes, sa për të parë se këto rrojnë gjithnjë si dëshmi konkrete e të sakta, nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri, nga titistët dhe nga enveristët. Kujtoj se akademik Qosjes nuk i mungon dija për këto histori të dhembshme, por para së gjithash, mbështetur pikërisht në pohimet e tij të inatshme, atij i mungon përjetimi human ndaj gjithë asaj që ideologjia komuniste i bëri gjeografisë sonë kombëtare dhe asaj pjese të vetëdijshme të popullit tonë, që sakrifikoi pareshtur për çlirimin e atdheut të tyre të copëtuar e të pushtuar.



Kur qeshë e qanë Jakup Krasniqi!

(Teksti mes thonjëzave, i marrë nga uebfaqja e Qosjes në internet, botohet pa asnjë ndërhyrjeje, qoftë edhe të lekturës)



Të shohim se çfarë shkruan për Qosjen Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovës, ish-zëdhënës i UÇK-së dhe historian. Sjellim këtu një pjesë të shkrimit të tij për Adem Demaçin e kalbur në burgjet e regjimit politik të Titos, për Qosjen, si intelektual që paska ecur vazhdimisht vertikal (!) dhe për bandën gjakatare të Titos, që e gjetka z. Krasniqi, ku tjetër, përveç në mesin tonë, te pushtetarët e Kosovës së lirë të paramandatit të tij në këtë post!

Nëse, dikush është shkrirë si qiriri, siç thot Naim Frashëri, për popullin e vendin e vet, duke kaluar dekada në burgjet serbe, ai është Adem Demaçi. Kjo e ka bërë Adem Demaçin që të jetë Institucion moral që imponon dhe meriton nderim dhe respekt nga çdo njeri, vetëm jo nga ata që pa meritë janë veshur me pushtet real pas flijimeve shekullore. Pushtetarët e sotëm, veç të tjerave nuk kanë pasur kurajo që këtij institucioni moral, që nuk e ka askush në Botë, ti afrojnë një pension për të pasur një jetë të dinjitetshme për këtë pjesë të mbetur të jetës!!! I dyti, është Profesori dhe Akademiku Rexhep Qosja…“ dhe, pastaj vazhdon: „Për shkrimin u nxita, pas një akti të turpshëm e banal që i organizuan pushtatarët tanë, “intelektualët” xhahil, manjak e mjeran, mbi veprën dhe personalitetin e tij, mbi intelektualin që e nderoj kombin në të gjitha kohët e vështira që i kaloi populli ynë në shekullin e shkuar… Kjo do ti shkonte vetëm kohës së banditëve të Titos, te Rankoviqit e të Millosheviqit që vazhdojnë të jetojnë në shpirtërat lugatër që përpiqen të ringjallën nën velon e zezë të pushtetarëve primitiv, dhunën dhe diferencimin shovenist, në këtë rast kunder vetëvetes!!! Të kohës kur në Kosovë nuk respektohej asnjë vlerë shqiptare si: kultura, gjuha, historia e as letrat shqipe, sidomos ato që kishin vlera kombëtare…“.

Ky emocion i z. Krasniqi është mjaft i rrëshqitshëm, sepse burimin dhe trazimin nuk e ka nga studimi, që do të thotë nga koka, por nga lukthi. Po ta kishte nga koka, sigurisht se nuk do të ishte helmues dhe nuk do t’i bënte bashkë „simbolin e rezistencës“, Adem Demaçin, të cilin regjimi politik i Titos e kishte kalbur në burgje gati tre dhjetëvjetësha, dhe intelektualin e tij të madh, atdhetarin e tij të madh, njeriun e madh të kombit të tij, akademik Qosjen, i cili jo vetëm kur vdiq Tito, por edhe sot „i vjen dëshira të flasë mirë e më mirë për Titon dhe Enverin“ dhe ta hyjnizojë, siç e pamë më lartë. Është dhe ishte aq i madh sa asnjëherë nuk arriti ta mbërrinte dora e UDB-së, dora ndëshkuese e LKJ-së, sepse ai kurrë s’i kishte trazuar këto autoritete të rrezikshme.

Ekziston një etikë, një nderë, një fytyrësi kur autori shtron çështje që kanë të bëjnë edhe me të djeshmen, edhe me të sotmen, të cilat së bashku janë në një luftë të jashtëzakonshme faktesh, sidomos kur profesioni i tij është historian. Në njërën anë, Jakup Krasniqi flet për Demaçin, që ka kaluar një jetë të tërë në burgjet e regjimit të egër të Titos, në anën tjetër sjell në të njëjtin nivel sakrificash akademik Qosjen, që i thurë lavde Titos, duke i përdorur që të dy, pavarësisht nga sakrificat e njërit dhe privilegjet titiste të tjetrit, si minahedhës kundër kolektivit tjetër kombëtar (por të urryer shfrenisht nga ai), i cili mori votën për ta udhëhequr Kosovën e lirë. Me busull emocionesh të mllefta, ky kryeparlamentar shan Titon dhe lavdëron lavdëruesin e Titos! Mbase lexuesi mund të çuditet me këtë autor, me këtë historian, me këtë kryeparlamentar dhe me vete, mbase, do të thotë se një degradim i tillë logjik do të duhej të vihej nën kontroll psikiatrik, që të mos lejohet të nëpërkëmbët e të hutohet, të çuditet e të tallet opinioni publik dhe, bashkë me të, edhe përjetimet kolektive të popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovë. Megjithatë, është e drejtë e këtij autori të mos ketë logjikë, është e drejtë e këtij autori kryeparlamentar, që, për shkak të grupit të njëjtë të urrejtjes me Qosjen për kolektivin e tyre kombëtar, të shajë Titon dhe të lavdërojë lavdëruesin e Titos! Fundja, kush ia zë për të madhe atij, nëpër damarët e të cilit qarkullon vetëm urrejtja dhe pezmatimi deri në sëmundje i patriotizmit të tij të çorientuar ideologjik?
Derisa akademik Qosja numëron një varg institucionesh të kulturës, të shkencës, të arsimit të gazetave e të revistave, të zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës, si të arritura të mëdha nën regjimin politik të Titos, Jakup Krasniqi, pas lavdërimit tempullor të këtij akademiku, thotë të kundërtën, duke sulmuar klasën politike shqiptare pas luftës (!): „Kjo do ti shkonte vetëm kohës së banditëve të Titos, te Rankoviqit. Të kohës kur në Kosovë nuk respektohej asnjë vlerë shqiptare si: kultura, gjuha, historia e as letrat shqipe, sidomos ato që kishin vlera kombëtare…“. Kurse Qosja në të njëjtën intervistë, që u theksua më lartë, thotë: „
Në sajë të përkrahjes së Titos, Fadil Hoxha me një numër të udhëheqësve të tjerë shqiptarë, e ka çuar Kosovën deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi të vitit 1974, me Universitet, me Akademi të Shkencave e të Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisë, me shumë botime, revista e gazeta, me urbanizim të shpejtuar të Kosovës, me gjuhë letrare kombëtare, me numër të madh të shkollave fillore e të mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencë gjithnjë e më të zhvilluar, në të cilat nuk bënte kërdinë realizmi socialist”.


Çfarë do të duhej të linin te njeriu i Kosovës këto dy deklarata, njëra negative dhe tjetra më shumë se pozitive për Titon, që dalin nga këta dy burra tanë të kombit, i cili i njeh fare mirë që të dy?! S’ka asgjë të keqe pse Jakup Krasniqi e stërmadhon Qosjen, sidomos në agjendën kombëtare fasadash të ndryshme. E keqja është se akademik Qosja s’e ka të njëjtën filozofi kombëtare, siç paraqitet ta ketë për të z. Krasniqi. Ky i fundit shkrimin e tij e nis me emrin e “simbolit të rezistencës” (Adem Demaçi), i cili për afro tri dekada u dergj në burgjet e Titos, kurse Qosja, përveç deklaratës shenjtëruese të zisë për vdekjen e Titos, që, sipas tij, i kishte lënë Kosovës zhvillim të jashtëzakonshëm, asnjëherë, siç thotë edhe vetë, nuk ishte frymëzuar nga regjimi politik, por nga filozofë e shkrimtarë të mëdhenj, ku natyrisht nuk ishte dhe nuk ekzistonte populli dhe vendi i tij i pushtuar. Nuk ishte as Adem Demaçi, vepra dhe jeta në burgim të gjatë e të cilit mbase do të duhej ta frymëzonte, edhe pse nuk ishte filozof dhe shkrimtar i madh. Fundja, cili frymëzim, qoftë edhe nga veprat e filozofëve dhe të shkrimtarëve të mëdhenj, do të mund t’ia kalonte frymëzimit të përditshëm të fatit dhe të përpjekjeve të pareshtura të popullit për liri dhe çlirim, i cili nuk arriti deri tek Qosja?

Këtu dhe kështu ndizen dhe ndahen frymëzimet e këtyre dy burrave të lavdishëm, që të bashkohen pastaj kur duan t’u hakmerren „armiqve“ të përbashkët, që është e djathta historikisht e rëndësishme shqiptare.

Tregtia e Qosjes me tokat shqiptare

Në pyetjen gjatë një interviste dhënë gazetës “Shqip” se si i dukej propozimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, për shkëmbimin e pjesës veriore të Mitrovicës me Luginën e Preshevës dhe se a mund të ishte ky pazar i arsyeshëm, Qosja, i cili përgjigjet i ka si karamelet në xhep, tha: Siç dihet, në çdo tregti marrin pjesë dy a më shumë palë. Një pazar i tillë do të ishte i arsyeshëm, i leverdishëm për ne, por jam i sigurt se nuk e pranon pala tjetër, e cila mendon se do të mbajë edhe Mitrovicën Veriore, edhe Luginën e Preshevës!

Ky njeri që e ditka mirë historinë dhe gjeografinë kombëtare shpreh gatishmërinë e një tregtie të tillë historikisht të dënueshme dhe me një fjalë goje, që s’e ka burimin nga truri i shëndoshë, e quan të arsyeshme! Ai nuk ia ka besën pronës kombëtare, sepse ia ka frikën Serbisë, e cila ka më shumë zell të mbajë e të rimbajë tokat e pushtuara shqiptare se ç’e ka akademiku ynë zellin për bashkimin dhe jo për tregtimin e tokave shqiptare. Kush ia dha këtë të drejtë për një pohim dhe për një konstatim të tillë tregtie këtij akademiku? Historia? Sakrificat e pafund të këtij populli? Apo këto të dyja nuk i interesojnë fare këtij akademiku!

Nëse „një pazar i tillë do të ishte i arsyeshëm“, a nuk e di akademiku ynë se si veriu i Kosovës, si Lugina e Preshevës, rajon këtë që e quajmë dhe e konsiderojmë si Kosovë Lindore, janë pjesë të gjeografisë sonë edhe ashtu të kafshuara nga Serbia e Mali i Zi? Si mund të bëhet, pra, një pazar i tillë dhe ky t‘i duket i arsyeshëm? O Zot! Atë nuk e mundon asgjë tjetër në këto pazare, por e munduaka frika se pala tjetër (Serbia) nuk pranon një shkëmbim të tillë – falje të një pjese dhe marrje të pjesës tjetër, kur dihet se të dyja janë shqiptare, janë të Kosovës! Natyrisht se Serbia nuk pranon diçka të tillë dhe natyrisht ajo kërkon t’i mbajë të dyja pjesët. Nuk pranon, sepse e ka parë se sa menjëherë ish-kryeministri Rexhepi dhe Rexhepi tjetër akademik, pa bërë përpjekjet e duhura për veriun e Kosovës, lanë atë dhe dolën të marrin Luginën e Preshevës! Serbia pushtuese nuk ngutet t’i thotë po këtij pazari për të cilën këta dy rexhepë janë të gatshëm dhe këtë tregti e quajnë të arsyeshme. Natyrisht Serbia ishte dhe është e pangopshme dhe ajo nuk do të reshtë të pushtojë e të ripushtojë toka shqiptare, të cilat këta rexhepë, në vend të projekteve, nguten të hapin tregjet e tyre maniake!

Vrite Zot mendjen e keqe, mendjen bosh, mendjen e pamend…!



Frika e këtij akademiku

Duke u mbështetur gati në të gjitha të thënat e tij shigjetë a bombë, duket se Rexhep Qosja, që nga vdekja e Titos së tij, mori brenda vetes një frikë të jashtëzakonshme. Bashkë me ikjen e Titos nga kjo botë, iu bë sikur ia mori me vete edhe privilegjet që i „takonin“. Në të vërtetë, që nga ikja e Titos, kur e shkroi zinë më të madhe për të, ai kishte shpresuar se privilegjet e deriatëhershme mund t’i ruante me këtë rapsodi të shkruar tek zyrtarët titistë dhe zyrtarët shërbëtorë në Kosovë. Por kjo shpresë dhe ky mund i tij servilizmi nuk zgjati shumë. Meqenëse nuk zgjati shumë, sepse po në këtë kohë nisi të dalë edhe më egër në sipërfaqe gjeni i tërbuar për krime i Serbisë, Qosja la me një anë letërsinë dhe historinë e saj dhe nisi të kërkojë fusha të tjera të shfrimeve, jo ndaj Serbisë, e cila po e prishte sistemin e harmonishëm të vëllazërim-bashkimit, të socializmit vetëqeverisës të Titos, të barazisë e të nënbarazisë dhe po niste luftërat me të gjithë. Liderët e rinj shqiptarë pa vonuar shumë ndërruan kahet e rezistencës së urtë ndaj përbindëshit serb dhe bashkë më këto kahe nisën të ndërtojnë edhe institucionet e pavarura shqiptare në Kosovë, që quheshin edhe paralele. Këta liderë po bëheshin gjithnjë më me famë, gjithnjë më të nderuar, më të besueshëm brenda shqetësimeve të kombit. Këto kahe, që nuk ishin më në dorë të komitetlinjve titistë të LKJ-së, ia prishnin rehatinë e privilegjuar këtij akademiku të vetëquajtur i pari, më i pari, më i dijshmi, më i privilegjuari. Se mos e kishin të vështirë shqiptarët e Kosovës, nëse nuk do t’i ndërronin këto kahe, që të nënshtroheshin në emër të „vëllazërim-bashkimit“, në emër të socializmit vetëqeverisës, të cilave Qosja u këndonte ode? Por rezistenca dhe urtësia e saj u shfaq dhe u shndërrua në doktrinë të rëndësishme politike e diplomatike, që pa vonesë të madhe, u njoh dhe u pranua nga qendrat më të rëndësishme të Evropës dhe të ShBA-ve. Çdo rezistencë e papjekur aktive aso kohe ishte vdekjeprurëse dhe shkatërruese për gjithë popullin shqiptar në Kosovë. Në të vërtetë, të gjitha republikat e tjera të atëhershme jugosllave punonin pareshtur që një rezistencë e tillë aktive të niste pikërisht në Kosovë që të shpëtonin vetë nga Serbia. Pikërisht rezistenca „pasive“, siç e quanin ata që kërkonin ta minimizonin aktivitetin e Lëvizjes thuaja gjithëpopullore, që kishte emrin LDK, të cilën Qosja e quante dhe e quan „vazhdim i LKJ-së“, bëri që luftërat dhe luftimet të nisnin e të mbaronin në Kroaci (Serbia ishte përgatitur për luftë edhe në Slloveni, por nuk ia doli) dhe në Bosnjë. Institucionet e larta të Kosovës që në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur po zhvilloheshin luftimet serbe në Kroaci e në Bosnje, së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes, kishin organizuar ushtrinë, si forca të armatosura të Republikës së Kosovës (FARK), e cila, krahas forcimit të saj dhe krahas përkrahjes së paparë e të vullnetshme financiare të shqiptarëve në mërgim në Evropë e Amerikë për këto përgatitje, përgjonte momentin e duhur për një rezistencë të armatosur. Momenti i duhur ishte ai që erdhi më vonë, kur po sfilitej Serbia nga humbjet e mëdha në arenat e luftës në Kroaci e në Bosnjë. Megjithatë, ndodhi ajo që ka ndodhur gjithnjë ndër shqiptarët. Në vend se të bashkoheshin fuqitë e armatosura shqiptare në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, që lindi jashtë institucioneve të organizuara të Kosovës, nuk e pranoi FARK-un. Në këtë copëtim rezistence pati edhe tellallë të zëshëm. Në këtë kor ishte edhe Rexhep Qosja, edhe Adem Demaçi, edhe zarzavate të tjera.

Kur po krijoheshin në Kosovë institucionet e larta dhe të pavarura të vendit, vetë dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së dhe, rrjedhimisht edhe kryetar i më shumë së 90 për qind të shqiptarëve në Kosovë, që ishin mbledhur në LDK, nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij (Ramush Tahiri, udhëheqës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Avni Spahiu, zyrtar i lartë në LDK, tash ambasador në SHBA) i ofroi z. Qosja postin e kryeministrit të Kosovës. Ishte kohë e rrezikshme dhe që interesi i vendit kërkonte sakrifica të mëdha. Nuk e pranoi postin e ofruar. Nuk dha ndonjë shpjegim dhe arsye të refuzimit, por mënyra e heshtjes së tij para këtyre detyrave të vështira e të rrezikshme shpjegonte mosgatishmërinë e tij të angazhimit, mosgatishmëri kjo që nuk rrinte në asnjë mënyrë në harmoni me derset e tij të vazhdueshme patriotike e kritike ndaj veprimeve të shumta politike të kreut të LDK-së e veçmas ndaj më të urryerit të tij (nuk dihet shkaku) dr. Ibrahim Rugova. Mund të supozohet se Qosja kishte një antipati, thuaja të sëmurë ndaj tij, vetëm pse ishte bërë „i pari i parë“, siç thotë vetë Qosja në tregimin e tij pështirosës „I ringjalluri i penduar“, në të cilin Kosovën e bëri hiq më pak dhe hiq më shumë se fermë qensh.

Kur në vitin 1992 në Kosovë, edhe pse para tytave të tankeve dhe automatikëve serbë, ishin organizuar zgjedhjet e pavarura shqiptare, Rexhep Qosja, dhe disa si ai, por që fjalët i kishin prush nga patriotizmi zhurmues, nuk dolën në zgjedhje. Nuk ishte e keqja kjo, sepse ishte e drejtë e tyre të votonin a të mos votonin para tytave serbe. E keqja ishte se nuk lanë gjë të zezë pa thënë për këto zgjedhje, nga të cilat krijoheshin institucionet zyrtare sipas Kushtetutës shqiptare të Kaçanikut dhe, sipas tyre, krijohej mundësia e zbatimit më të rregullt të protokollit në raport me bisedimet me bashkësinë e rëndësishme ndërkombëtare. Këta patriotë të flaktë të fjalës, të dersit, që priheshin nga Rexhep Qosja, nuk mund të prisnin rregull. Ata donin që këta të flisnin dhe të tjerët të sakrifikonin pa kohë dhe pa asnjë takt të mundshëm. Zjarri patriotik i derseve të tyre ishte i papërmbajtshëm dhe, meqenëse zhurma e tyre nuk arrinte shumë larg, atëherë nisën të shajnë, nisën të ligjërojnë djallëzisht dhe me pezëm të sëmurë, por jo ndaj bishës së egër serbe, por ndaj shqiptarëve. T’i bashkëngjiteshin rregullit të rezistencës këta sikur ndiheshin të pa tapë nga prapa. Meqenëse ishin të tillë, atëherë nxorën armët e fjalëve dhe nuk lanë njeri a formë shqiptare pa e sulmuar, pa e komprometuar. Mendonin se kështu nuk do të lejonin të tjerët të shquheshin më shumë se ata, që rrinin të ngujuar dhe iknin nga secili rrezik i vogël a i madh.

Se si m’u kujtua një e vërtetë, e cila pastaj doli dhe u trajtua si barsoletë, së pari nga pronari i gazetës së përditshme (Koha ditore), Veton Surroi, i cili pas luftës në Kosovë popullin shqiptar e quajti fashist. Pastaj u shërbyen me këtë barsoletë trumbetuesit frikacakë të atdhetarizmit bashibozuk. Në një nga mbledhjet e rregullta të LDK-së për çdo të premte (diku mbase në mesin e viteve nëntëdhjetë), një nga temat që u trajtua aty ishte edhe domosdoshmëria e ndërtimit të rrugës Durrës-Prishtinë, të cilën e shtroi dr. Rugova. Ndërtimi i kësaj rruge më tepër ishte aso kohe si një vizion ose si sublimim i dëshirës dhe i përpjekjeve shqiptare brez pas brezi për afrimin sa më të madh të Kosovës me Shqipërinë. Menjëherë pas kësaj mbledhjeje kjo gazetë shkroi se të premten e ardhshme Ibrahim Rugova sigurisht do të flasë se si shqiptarët e Kosovës do ta pushtojnë hënën! Të rrallë ishin ata që mund t’i besonin këtij vizioni për rrugën në një kohë aq kërcënuese për gjithë popullin shqiptar të Kosovës nga egërsia serbe. Megjithatë, ky vizion u realizua dhe rruga po ndërtohet dhe ajo është në përfundim. Për ata që i njihnin rrethanat e atëhershme politike, jo vetëm brenda frikës nga pushtuesi serb, por dhe më gjerë në relacionet bashkëbiseduese me qendrat e rëndësishme botërore, nuk e kishin të vështirë ta kuptonin se rrjedhat ishin reale dhe se Serbia do të gjunjëzohet. Por klasa përbuzëse, e mbushur me mllefe mosdurimi, që kishte frikën deri në palcë nga madhështia e tërbuar ushtarake, policore e paramilitare serbe, as që mund ta merrnin me mend se mund të ndryshonte një situatë e tillë dhe, aq më pak, se lideri i LDK-së dhe kryetari i Kosovës, dr. Rugova, mund të kishte vizione të tilla kaq të qëlluara, siç del të jetë tash rruga Durrës-Prishtinë. Tash heshtin. Edhe Rexhep Qosja nuk flet më për këtë „barsoletë“ të atëhershme, por ka gjetur vjegëzën tjetër të sulmit po ashtu fare të egër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, se pse po e realizon projektin e madh të kësaj rruge. Nuk mendoj se nuk i beson rëndësisë kombëtare që ka dhe do të ketë kjo rrugë drejt integrimit kombëtar të Kosovës me Shqipërinë, por e besoj se e urren, përveç të tjerave, Sali Berishën se pse po e realizon vizionin e Rugovës, të këtij njeriu që aq shumë e urren edhe tash për së vdekuri. Edhe e majta shqiptare në Shqipëri kishte mbledhur fonde dhe taksa shumëmilionëshe për ndërtimin e kësaj rruge, por u la anash, u harrua dhe asnjëherë nuk ofroi përgjigje se çfarë u bë me ato fonde shumëmilionëshe të mbledhura nga vetë populli i Shqipërisë dhe përse nuk nisi ndërtimi i kësaj rruge. Ka gjasa që edhe për këtë veprim mosndërtimi të rrugës, Rexhep Qosja e do edhe më shumë të majtën shqiptare.

Në ceremoninë dhe për ceremoninë e varrimit të dr. Rugovës erdhën shumë burra të rëndësishëm botërorë. Mbajtën fjalime dhe shprehën emocione meritash për dr. Rugovën. U shkulën nga vendbanimet e tyre thuaja i gjithë populli shqiptar, edhe nga Kosova, edhe nga Shqipëria, edhe nga Maqedonia, edhe nga Lugina e Preshevës, edhe nga Mali i Zi, edhe nga diaspora evropiane e amerikane. Erdhën në ditën e varrimit të dr. Rugovës shqiptarë edhe nga Australia e largët. Por, nuk mori pjesë e as u duk Rexhep Qosja! Nuk është e çuditshme pse nuk mori pjesë, sepse ai asnjëherë deri më sot nuk arriti të mposhtë së paku në ndonjë çast të vetëm urrejtjen, mllefin dhe inatet e shtresuara. Ai s’e ka këtë fuqi. Ai ka fuqi të vetme t’u nënshtrohet tundimeve të tilla makabre. Një soj i tillë është më tepër i ndërtuar mesjetarisht. Ai e urrente po aq shumë edhe akademik Aganin, të cilin e vranë barbarisht serbët, por nuk arriti asnjëherë të sajojë brenda vetes fuqinë burrërore që t’i mposhtë urrejtjet dhe inatet ndaj tij e të shkruajë qoftë edhe një fjali intelektuale për profesorin, për akademikun, për njeriun të cilin e vranë hordhitë serbe, siç kanë mundur ta vrisnin, po të donin, edhe Rexhep Qosjen, siç i kanë vrarë me mijëra shqiptarë të tjerë.

E njëjta frikë nga nami e fama kombëtare e ndërkombëtare, që kishte arritur e po arrinte dr. Rugova, duke zënë gjithnjë e më bindshëm vendin e „të parit të parë“ (kjo e tmerronte Qosjen), ngjau bukur vonë pas çlirimit të Kosovës. Në vend të hordhive serbo-çetnike, tash vepronin heronjtë e patriotizmit të shpërthekuar fare. Organizuan fushatë mediale, fushatë ndejash e akademish përkujtimore, që të përdhosnin sa më shumë që të jetë e mundur idenë e dr. Rugovës për Flamurin shtetëror të Kosovës, Flamurin e Dardanisë sonë Antike. Pavarësisht nga këto përpjekje të ndotura si gjithnjë, Flamuri i Dardanisë Antike, që përmbante gjithë elementet historike kombëtare që nga Dardania Antike e deri sot, po shtrihej në Kosovë me një respekt e dashuri të jashtëzakonshme. Ai qëndronte i shpalosur në të gjitha institucionet zyrtare të Kosovës, edhe përkundër ndonjë vërejtjeje të pazhurmshme diplomatike të UNMIK-ut. Kjo shtrirje e vullnetshme e këtij flamuri në qytete e në fshatra, në festa a në jofesta valëvitej përkrah Flamurit tonë Kombëtar. Urithëve patriotikë iu harxhua durimi dhe një vit para vdekjes së presidentit Rugova, në kremten e madhe kombëtare të 28 Nëntorit, kur Prishtina ishte mbushur me Flamurin Dardan dhe me atë kombëtar, bandat e organizuara „patriotësh“ i shkulën nga vendet e tyre flamujt e Dardanisë Antike, i grumbulluan në sheshin afër Komunës së Prishtinës dhe ia futën zjarrin me britma e hare, me valle e klithje të çmendura. U bëhej se po digjnin, jo historinë, por trurin aq të urryer të dr. Rugovës. Profesori i letërsisë, poeti më plagjiator dhe mik i ngushtë i Qosjes, Agim Vinca, kishte udhëhequr në mediat e gatshme këtë fushatë maniake dhe piromane. Pas kësaj, pushuan, u qetësuan, edhe pse Flamuri i Dardanisë ishte prapë kudo, por tash ai nuk ishte i rëndësishëm për ta. Për ta, sipas pushimit të tyre, e rëndësishme ishte djegia, zjarri dhe ahengu i shkrumbimit të historisë sonë të përmbledhur në këtë flamur!

Nuk është e thënë që këta dhe Rexhep Qosja ta donin, ta çmonin a ta respektonin dr. Rugovën, qoftë si studiues i letërsisë, qoftë si kryetar i LDK-së masive, qoftë si kryetar i zgjedhur i Kosovës. Kanë mundur që këta të mos vuajnë nga kjo mungesë respekti ndaj tij, njësoj siç nuk ka vuajtur dr. Rugova për shkak të kësaj mungese respekti të këtyre ndaj tij. Megjithatë, është disi e pakuptueshme se si akademik Qosja ka gjithë këtë hapësirë brenda vetes të grumbullojë e të bartë me vete në secilin çast gjithë këtë urrejtje, gjithë këtë inat ndaj njeriut shqiptar që në një mënyrë ka krijuar famë, qoftë në krijimtari artistike, qoftë në politikë, qoftë në mjediset kombëtare, qoftë në ato ndërkombëtare. E di saktësisht se këta njerëz me famë, që janë bërë „të parët e parë“ nuk ia zënë rrugën këtij akademiku dhe as atyre që i sillen afër dhe nëpërmjet tij shfrynë vrerin e tyre për çdo gjë të mbarë në mjediset krijuese e politike shqiptare. I vërsulet Kadaresë pareshtur pse ai ka krijuar namin dhe famën përtej gjeografisë sonë kombëtare të kulturës, iu ka vërsulur për së gjalli dhe tash edhe për së vdekuri dr. Rugovës, shan me britma boshe Sali Berishën, Bamir Topin, Jozefina Topallin, ka sharë akademik Fehmi Aganin e vrarë nga çetnikët serbë në kohën kur ai, Rexhep Qosja, mjekërrruar, i veshur si grua, braktisi Kosovën. Shanë akademikët e Kosovës, shanë akademikët e Shqipërisë. Lavdëron Titon, Enverin dhe pasardhësit e tij Milon e Meidanin!

Dihet se të gjithë këta të sharë nga goja sharëse e Rexhep Qosjes nuk janë shqetësuar fare për veten e tyre. Nëse janë shqetësuar ndonjëherë, kjo ka ndodhur nga dhembja për sëmundjen gjithnjë e më të rënduar të këtij akademiku. Ndoshta nuk shqetësohen as për këtë, por ndihen mbase të lodhur nga këto zhurma dhe çjerrje gjithnjë e më klinike. Ndoshta… Përveç Kadaresë që kishte provuar disa herë ta respektonte Qosjen me ndonjë përgjigje, të tjerët as e kanë vënë në vrimë të veshit atë që thotë, që shan, e që rrëzon Qosja. Natyrisht, kjo heshtje e tërbon më shumë këtë akademik dhe nga zhurma e vet i bëhet se i dëgjon edhe përgjigjet penduese a miratuese të këtyre të sharëve. Prandaj, nuk ndalet.

Nuk ndalet, apo nuk mund të ndalet? Tash e sa kohë nuk varet nga ai. Janë trazimet e tij të brendshme që e urdhërojnë, që e përmbysin në të gjitha aspektet. Kur i harxhohen armët moderne të filozofisë dhe të filozofimeve, ai përdorë armët primitive të sulmeve. Nuk kanë ndonjë rëndësi për të ngadhënjimet njerëzore e intelektuale në këto sulme. Kanë rëndësi vetëm sulmet, vetëm zhbërjet, vetëm mohimet. Këto i ka të organizuara dhe shumëherë instinktive. Përngjet shumë në imam xhamie, kur xhematit i thotë të bëjë çfarë thotë ai dhe jo çfarë bën ai. Paraqitet si një prokuror i vetëcaktuar larg të gjitha kodeve morale dhe intelektuale. Po të ishte me një kod moral a intelektual, ai nuk do të shembte gjithë historitë e vështira të krijuesve, të politikanëve, të atdhetarëve, që i shërbyen vendit dhe jo ideologjive, qoftë staliniste, qoftë të socializmit vetëqeverisës titist. Natyrisht, brenda këtyre historive ka dhe gabime dhe gabimtarë, që duhet të vihen re, që duhet të theksohen, por që duhet të analizohen me përkushtim të sinqertë në sajë të rrethanave kur ato u zhvilluan. Akademik Qosja nuk pendohet pse ka shkruar ode për Titon. Madje, ai është i sigurt se edhe sot do ta nënshkruante një deklaratë të tillë. Le të mos pendohet, le ta nënshkruaj edhe sot një deklaratë të tillë. Askush nuk ia zë për të madhe. Ndoshta e falënderojnë për sinqeritetin e tij të përkatësisë, për guximin e tij të gatshëm që të përsërisë nënshkrimin e odeve e të rapsodive të tilla për Titon e tij.

Dhe ai nuk ndalet, apo nuk mund të ndalet?! Në të gjitha mjediset ku ai nuk qëllon të jetë, i godet pamëshirshëm. Të gjitha, pa përjashtim. Në mjediset ku ai qëllon të jetë, u thurë lavde të pjesshme, duke rezervuar të drejtën e tij karkalecëse të sulmojë prapë pjesë shoqërore të këtyre mjediseve të tij. I duket vetja i shushatur, i padukshëm, i vogël fare, nëse nuk do të sulmonte, nëse nuk do të gjente shkas (edhe alogjik) që të sulmonte. Pas kësaj, ai vetëndjehet i madh pavarësisht nga përshtypja e vogël dhe e mërzitshme tashmë që lë te të tjerët.

Prapë m’u kujtua tregimi i tij pështirosës satirik „I ringjalluri i penduar“. Ironizon gjithë ata që vajtën në Shqipëri dhe prej atje sollën përmendoren e madhe të Skënderbeut në Prishtinë. Ironizohet ideja e tillë edhe e Astrit Lekës nga Shqipëria, si organizator, dhe e akademik Mark Krasniqit. Ironizohet edhe Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në mërgim, i cili nga Fondi i Trepërqindshit popullor, financoi këtë projekt të rëndësishëm kombëtar. Ideja dhe organizimi nuk ishin të Rexhep Qosjes, prandaj si kompensim ai, natyrisht, në këtë tregim satirik e pështirosës i bëri për pesë para. Por nuk ishin vetëm këta që po goditeshin nga Rexhep Qosja, që mungonte dhe vazhdimisht mungon në këto ide dhe projekte të rëndësishme. Është dhe populli shqiptar i Kosovës. Kosova dhe populli i saj vijnë në këtë tregim një herë si një fermë qensh, pastaj të ndarë në të majtë e në të djathtë, në të djeshmen dhe në të sotmen në harenë e ardhjes së Skënderbeut. Ja seç shkruan, midis tjerash ethja e brendshme e Rexhep Qosjes në këtë tregim për Kosovën fermë qensh dhe për pritësit e majtë e të djathtë, të djeshmit e të sotmit:

Kjo fermë e qenëve, në të vërtetë, është ferma jonë më e madhe dhe më e leverdishme. Aty sjellim, rrisim, shumojmë qenë të ndryshëm… Shiko vetë dhe krijo përshtypjet e tua për ta Lartëmadhëri (i thotë Skënderbeut – shënim imi)… Ferma ishte gati sa një qytezë qensh: aq shumë kishte stela, baraka, kuzhina, zyra, ushtrimore, ambulanca, pishina e kthina të tjera… Posa na shohin se ishim nisur në drejtimin e fermës, qentë fillojnë t’i tregojnë shprehitë dhe shkathtësitë e tyre, natyrisht secili në mënyrën e vet. Dalin prej oborreve! Prej stelave! Prej barakave! Prej ushtrimoreve! Prej ambulancave. Prej zyrave. Sidomos shumë dalin prej zyrave! Dalin prej veturave, furgonëve, frigoriferëve… Dalin prej bodrumeve! Prej çufrave, prej birave që kishin bërë vetë në dhe! Dalin nëpër dyer të hapura krah më krah e nëpër dyer vetëm të plasura! Dalin nëpër dritare, të cilat janë çel mirë, nëpër dritare të cilat vetëm sa janë larguar pakëz dhe nëpër dritare të cilave u janë thyer xhamat! Dalin duke u zvogëluar si minjtë apo duke u zgjatur si gjarpërinjtë!... Dalin dhe menjëherë fillojnë të vrapojnë, ose të lehin, ose madje, të lehin dhe të vrapojnë njëkohësisht… Skënderbeu kurrë nuk kishte parë aq shumë qen ashtu të shkathët, që aq lehtë e ndryshonin madhësinë dhe aq shpejt e ndryshonin gjatësinë. Qen të madhësive të ndryshme: të mëdhenj – sa dashi, sa cjapi, sa viçi njëvjeçar a sa mazi tremujor; qen mesatar – sa vjedulla, sa daci, sidomos, sa daci, madje, sa gjeri. Dhe qen të gjatë! Dhe, qen të shkurtër!...Qen të majmur mirë dhe qen të ligur! Qen që u vizëllojnë qimet si të ishin lyer me pomadat më të reja, që sillen prej qyteteve evropiane, të njohura për prodhimin e pomadave që zbukurojnë fytyrat e grave të shtresës së lartë, që qiten, madje, edhe në fytyrat e vajzave të bukura që nuk kanë nevojë për to. Dhe qen të ligur, që mezi hiqen zvarrë, si qen të rrahur. Nuk mund të dihej a ishte më i madh numri i qenve të majmur a numri i qenve të ligur! Dhe, nuk mund të dihej pse në fermë të kishte qen të ligur!... Qen të të dy gjinive: të gjinisë mashkullore dhe të gjinisë femërore. Në qoftë se pamja e jashtme është e mjaftueshme për të caktuar gjininë e qenit, atëherë do të mund të thuhej me siguri të plotë, se numri i qenve meshkuj ishte shumë më i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuçkave, i qeneve! Asgjë e çuditshme: gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene! Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to… Kurrë nuk kam parë qenëri kaq të madhe, - thotë Skënderbeu…“ („I ringjalluri i penduar“, Toena, 2002, faqe 60-73)

Ç’trysni klinike e frymëzuan dhe e frymëzojnë këtë akademik të derdhë gjithë këtë këlbazë urrejtjeje ndaj popullit të tij, ndaj vendit të tij, ndaj njerëzve të tij që, sipas tij, ishin „qen të majmë e qen të ligur“, ndaj vajzave, grave pomadash (term serb, shënim imi) europiane , që Qosja i quan kudra, bushtra, kuçka e qene, të cilat qenkan aty vetëm për të frymëzuar gjininë mashkullore?! Përgjigje ka të mjaftueshme, por sikur nuk ia vlen të shpjegosh një sëmundje të tillë të tij, e cila, për fat të mirë, nuk ngjau dhe nuk ngjet të jetë infektuese. Nëse do të ndodhte që dikush, ndonjë lexues, student, studiues a kureshtar, i kapërthyer nga çudia apo nga ndonjë inat i çastit dhe ta pyeste këtë akademik se prej nga ai, pra, e paska prejardhjen, pjellë e kujt qenka dhe ç’pjellje paska krijuar ai midis këtyre qenve, midis këtyre kudrave, bushtrave, kuçkave, qeneve, çfarë do të thoshte? Mos e dhëntë Zoti që t’i shtrohen pyetje të tilla, sepse do të duhej të ishim moralisht dhe logjikisht aq të shëndoshë sa të kuptojmë dhe respektojmë prejardhjen e tij njerëzore dhe krijimin e tij familjar po ashtu njerëzore, pavarësisht nga qëndrimi i tij i pamoralshëm dhe kundërnjerëzor.

Burimet e mllefit të pakontrolluar dhe të padisiplinuar te ky akademik mund të jenë të shumta. Së pari, nëse nisemi nga ligjërata e Frojdit për letërsinë dhe artin, aty ku flet për Dostojekvskin (faqe 15), këto motive mllefi mbase duhet kërkuar pikërisht në këtë ligjëratë: Më lehtë mund të sulmohet Dostojevski si etist, thotë Frojdi. Në qoftë se duam ta lartësojmë atë si njeri të moralshëm me argumentin se shkallën më të lartë të moralitetit e arrin vetëm ai që ka kaluar nëpër mëkatet më të ulëta, atëherë ne s’përfillim një dyshim. I moralshëm është njeriu që reagon ndaj tundimeve të brendshme pa rënë pre e tyre. Kush mëkaton periodikisht dhe pastaj gjatë pendimit ngre kërkesa të larta të moralshme, ai ballafaqohet me akuzën se ka gjetur qetësi në këtë mënyrë. Ai nuk kryen gjërat më thelbësore, që ka moraliteti: heqjen dorë nga e pamoralshmja, pasi mënyra e moralshme e të jetuarit është interes praktik i njerëzimit (faqe 15-16). Kurse në faqen 9 të po kësaj ligjërate frojdiane, thuhet: Harlisja dhe fuqizimi i fantazive krijojnë kushte për degradim në neurozë ose psikozë. Fantazitë janë gjithashtu hapat e parë shpirtërorë të simptomave të vuajtjeve të ardhshme, për të cilat ankohen të sëmurët tanë. Këtu degëzohet një rrugë anësore e gjerë që çon te patologjia.

Ndoshta nuk mund të gjendet as në këtë ligjëratë asnjëri motiv nga ku burojnë kaq gurgullueshëm mllefi, inatet e deri te urrejtja e pakontrolluar, që do të thotë shumë instinktive te Qosja. Veprimin e tij, fjalën e tij, ligjëratën e tij, deklaratën e tij, shkrimin e tij, nuk e përcjellë memoria, nuk e përcjellë logjika e sistemuar. Nuk rrjedh mendimi, por atë e përplasë jashtë tij instinkti i të urryerit. Në këtë mënyrë ai sjellë fragmente të ndryshme të së njëjtës temë, të së njëjtës përmbajtje. Për shembull: kur e shan Sali Berishën për ndërhyrjen në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, lavdëron sistemin e Akademisë së Shkencave të Kosovës. Kur e bënë këtë zbrazje urrejtjeje për të parën, pastaj kthehet të shajë atë që e lavdëroi pak më parë! Ose: Lavdëron dhembshëm Titon dhe nga ai krijon meteor, kurse më vonë, po e zëmë në tregimin satirik „I ringjalluri i penduar“(faqe 76-77) shan të djeshmen e popullit që i paska kënduar Titos! Qorton gjithë ata që paskan vepruar njësoj si ai kur i thuri ode Titos, apo ku e ka hallin? Për sa dihet (e dihet mirë) vetëm dy rapsodë popullor nga Drenica i kanë kënduar Titos në këngën „Marshall Tita n’kali t’bardhë“. E Qosja, çfarë thotë Qosja për Marshallin e tij Tito (kërkoj falje nga lexuesit që më duhet ta përsërisë edhe një herë): “Tito e ka udhëhequr dhe e ka sjellë në triumf përfundimtar luftën nacionalçlirimtare të popujve të Jugosllavisë – ja një meritë e mjaftë për historinë. Tito i ka thënë “JO” Stalinit, në një kohë kur forca e Stalinit sikur nuk njihte kufij – ja një meritë e mjaftë historike për historinë. Tito na ka udhëhequr shtigjeve të vetëqeverisjes socialiste, të barazisë, vëllazërimit e bashkimit, bashkëjetesës së kombeve e kombësive – ja një meritë tjetër e jashtëzakonshme historike. Tito i ka prirë idesë së madhe që u reziston fuqive të mëdha – ja një meritë tjetër, aq e madhe, aq vendimtare në historinë e përbotshme”.

E çfarë thotë Qosja në tregimin e tij satirik, kur e xhumëhazë popullin shqiptar të Kosovës, që kishte dalë, së bashku me parinë e tij, ta prisnin përmendoren e Skënderbeut, brenda së cilës turmë në një krah qenka e djeshmja titiste, në tjetrin krah qenka e sotmja, e cila bashkë me krahun tjetër, kishte harruar „trimat tanë“, pavarësisht se Prishtina nuk ishte gjë tjetër përveç fermë qensh dhe turma pritëse ishte mbushur me qen të djeshëm e të sotëm, me kudra, bushtra, kuçka e qene, të cilat me pomada shtetesh europiane ishin aty vetëm sa për të frymëzuar seksualisht gjininë mashkullore? Le ta dëgjojmë:



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:49 pm

E Djeshmja:

Marshall Tita n’kali të bardhë,

Ka çu fjalë se do me ardhë,

Do me ardh për vizitë,

I madh e i vogël kem me pritë,



Dhe me pa si kem punue,

Dhe, përpara sa kem shkue;

Shoku Titë trim me fletë:

Bashkim vëllaznimi – amanet!



E sotmja:

Shndriti Qielli, u gëzua Dheu,

Na ka ardhur Skënderbeu;

Kush e pret, kush e uron,

Adem Jasharin kush e harron!



A harrohen trimat tanë

Që për liri jetën e dhanë?

Skënderbe trim legjendar

Ku e ke Adem Jashar?



Ai vetë lavdëron Titon dhe këto lavde, siç thotë vetë, do t’i nënshkruante edhe sot, ndërsa shanë duke trilluar titistë të djeshëm e harrestarët e sotëm! Ai lavdëron Enver Hoxhën dhe shanë enveristët! Ai lavdëron enverizmin dhe të majtën në Shqipëri dhe shanë Kadarenë si „mit i krijuar nga komunizmi“! Ai shanë kryetarin e Shqipërisë Bamir Topi dhe nuk pranon të takohet me të (përkundër lutjes që ia kishte bërë Sabri Godo), vetëm pse ai lavdëron Ismail Kadarenë!

Pastaj, vjen edhe më e rënda e disharmonisë logjike të këtij akademiku. Kur i duhet të shajë Kosovën, popullin e saj, parinë e saj, idetë e mbara të parisë së saj, kur i duhet që Kosovën ta quaj fermë qensh, kur i duhet të shajë me urrejtje të pakapërcyeshme vajzat, gratë dhe nënat tona në këtë fermë qensh, që nuk qenkan tjetër përveç kudra, bushtra, kuçka, qene, të cilat qitkan në fytyrën e tyre pomada qytetesh europiane (dhe jo orientale), e lavdëron Skënderbeun, i cili, i madh siç ishte, duhej të ikte nga vendosja e tij në këtë fermë qensh (në Prishtinë). Pastaj, që ta rrënojë Kadarenë për „Identitetin evropian të shqiptarëve“, zhbën heroizmin luftarak të Skënderbeut, luftërat e të cilit, bashkë me popullin shqiptar, u bënë të çlironin vendin nga një perandori orientale, nga një perandori e Lindjes gjithnjë me shpresë të mbështetjes së aleancës perëndimore, mbështetje kjo që përkiste me identitetin evropian të shqiptarëve edhe në atë kohë. Dijen edhe për këto e ka Rexhep Qosja, por instinktet e tij klinike nuk e lënë të marrë përmasën normale a nënnormale të shtrirjes. Edhe më tej: E fajëson librin e Kadaresë „Identiteti evropian e shqiptarëve“ për shkak të të cilit vendet islamike nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Por me asnjë fjalë nuk e thotë se, meqenëse ky libër paska këtë faj, atëherë i ka të mirat e tjera se, në saj të këtij libri, shumica e vendeve perëndimore e paskan njohur pavarësinë e Kosovës. Kjo është njëra anë, kurse ana tjetër, sikur mungon shpjegimi i tij se pse bartja nga ai e identitetit shqiptar në Lindje nuk paska ndikuar fare në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet islamike? Edhe pa këto shpjegime, ai gëzohet dhe shprehet plot entuziazëm se kryetari i tashëm i Kosovës i paska hequr nga zyrat e presidencës fotografitë e Papës dhe të Nëna Terezës, të cilat i kishte vendosur që nga fillimi i viteve nëntëdhjetë e deri në vdekje dr. Ibrahim Rugova, të cilin e urren aq shumë akademiku ynë dhe i cili i paska vendosur këto fotografi që të servilohet para Perëndimit!

Nëse këto paraqitje të tij quhen a mund të quhen të shëndosha, njeriu më nuk e di se cilat paraqitje të tjera mund të jenë të sëmura.


Qosja dhe identiteti mysliman i shqiptarëve!

Sikur akademik Qosja të ligjëronte, të deklaronte e të deklarohej në favor të dijes islame edhe në mjediset shqiptare, do të konsiderohej një punë e vyeshme, një punë e urtë dhe një punë edhe prej fetari të sinqertë. Dija islame, e cila nuk është e përhapur vetëm te vendet myslimane, por gjithandej nëpër botë dhe që herë-herë ka themele të njëjta porosish njerëzore edhe me besimet e tjera, është e mrekullueshme, siç janë të mrekullueshme të gjitha dijet e mbara në universin tonë. Por Qosja, edhe pse pohon se as falet, as shkon në xhami, sikur përpiqet t’i japë shpirt trashëgimisë kulturore të Lindjes ndër shqiptarët dhe ndër ballkanasit në përgjithësi. Trashëgiminë kulturore të Lindjes e sollën ndër ne pushtimet, njësoj siç erdhi dhe u imponua edhe besimi islam. Askush nuk e vë në spikamë çështjen e besimit fetar, i cili nuk do të duhej të trajtohej si identitet i një populli. Kanuni shqiptar, po e zëmë, që ishte një kushtetutë kombëtare e së drejtës, nuk kishte thuajse asgjë të përbashkët me Sheriatin e vendeve të Lindjes. Kanuni kishte themelet e një të drejte të ngjashme me ato që aplikoheshin e realizoheshin edhe në Evropë.

Tjetër është dija islame dhe tjetër është kultura arabe. Ka dhe në Evropë, edhe në Amerikë myslimanë, siç ka edhe në Kosovë e në Shqipëri, në Maqedoni e në Mal të Zi, e megjithatë këto vende nuk e kanë identitetin e Lindjes, por të vendeve që ua përcakton gjeografia e të qenit. Kosova e Shqipëria nuk janë në prehrin gjeografik as të Azisë, as të disa vendeve të Afrikës. Ballkani është përgjithësisht në hartën gjeografike të Evropës, si pasuri e palëkundshme e shumë besimeve fetare.

Qosja: Në libër ( “Ideologjia e shpërbërjes”) kritikoheshin vetje politike për animet e tyre fetare në jetën politike dhe për shpërfilljen e haptë të fesë myslimane gjithnjë në përpjekje që ashtu t’u servilizonin disa qarqeve konservatore të jashtme dhe, më në fund, tregohej karakteri i papranueshëm politik propagandistik i ftesës së përsëritur shpesh edhe në disa media për kthim në fenë e të parëve. Shkrimtarit Ismail Kadare iu kishte dukur se i është dhënë rast i mirë që t’u “dëshmonte” lexuesve dhe, sidomos, disa qarqeve të huaja se qytetërimi (dhe identiteti) shqiptar është një qytetërim i pastër evropian, pa asgjë në vete nga qytetërimi islam! Përbërësit e shumtë karakteristikë të fesë dhe të qytetërimit islam, që kishin sjellë shekujt në jetën historike të popullit shqiptar, në qytetërimin dhe në identitetin e tij, ai i kishte fshirë me vendosmëri bolshevike. Evropa e tij, në librin e tij polemik me titullin “Identiteti evropian i shqiptarëve”, ishte konceptuar si një klub i krishterë, në të vërtetë si një kështjellë mesjetare, në të cilën nuk mund të ketë vend për myslimanët! Për të ishte i papranuar koncepti i elitës intelektuale dhe politike evropiane, në sajë të cilit Evropa e bashkuar shihet si projekt i hapur dhe si një përmbledhje identitetesh kulturore pa mbikomb. Ishte e qartë se me librin e tij “Identiteti evropian i shqiptarëve”, Ismail Kadare kishte sjellë në polemikë ide të disa qarqeve ultrakonservatore evropiane, të cilat i cilëson mosdurimi dhe përbuzja e fesë myslimane, të cilat kur flasin për myslimanët në Evropë flasin për “makthin mysliman”! Në përpjekje e sipër që t’u pëlqente sa më shumë atyre qarqeve ultrakonservatore, Ismail Kadare do të bëjë në librin e tij disa pohime dhe do të përdorë disa cilësorë të zatetur përçmim dhe urrejtje për fenë, kulturën dhe qytetërimin mysliman dhe për përbërësit e tyre shumë të dukshëm në qytetërimin dhe në identitetin shqiptar! Dhe kështu, racizmi fetar dhe kulturor ishin bërë ideologji e tij në shkrimin me titullin mashtrues “Identiteti evropian i shqiptarëve”. Ata që dinë më shumë për mëtimet shumëvjeçare të Ismail Kadaresë për t’u pastruar nga mëkatet e mëdha intelektuale e morale për shkak të shërbimeve që me vepra e me veprimtari i kishte bërë ideologjisë komuniste në variantin stalinist nuk e kanë të vështirë të kuptojnë arsyen e zhytjes së tij në batakun e racizmit fetar dhe kulturor ndaj të cilit do të reagojnë mjaft lexues shqiptarë në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë. Dikush do të mund të thoshte, siç madje është thënë, se ideologjinë raciste kundërmyslimane të Ismail Kadaresë mund ta shikojmë si koniunkturë të tij, me të cilën nuk duhet marrë seriozisht, por nuk mund të mos e kemi parasysh se në kushtet e sotme kjo ideologji nuk ishte e pa pasoja edhe kombëtare edhe ndërkombëtare për shqiptarët. Ndër shkaqet e refuzimit të vendeve arabe dhe të numrit më të madh të vendeve islamike në botë që të njohin Kosovën e pavarur, përpos politikës shpërfillëse disavjeçare të Shqipërisë e të Kosovës ndaj fesë myslimane dhe vendeve myslimane, nuk mund të mos shihen edhe racizmi fetar e kulturor kundërmysliman i Ismail Kadaresë, naivitetet politike fetare të ish-kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe propaganda politike-fetare e disa klerikëve dhe zyrtarëve partiakë jo vetëm në Kosovë për kthim në fenë e të parëve! Mund të shpresojmë se numri më i madh i shteteve arabe dhe i shteteve të tjera myslimane do ta njohin Kosovën e pavarur - çka është e rëndësishme edhe për Kosovën, edhe për Shqipërinë, por idetë raciste të shkrimtarit Ismail Kadare dhe privatësitë naive politike fetare të ish-kryetarit të LDK-së, i cili shtetin laik, modern të Kosovës, e konceptonte me fotografinë e Papës në Presidencën e Kosovës, do të mbeten si një kujtim tragjik në kulturën dhe në politikën tonë. Po lirohemi prej asaj ideologjie raciste duke paguar çmim: duke çuar emisarë në vendet arabe për të kërkuar prej tyre, në të vërtetë për t’iu lutur atyre, që ta njohin pavarësinë e Kosovës. Të shpresojmë se lutjet tona do të pranohen qoftë edhe pse kryetari i tanishëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, më në fund prej Presidencës së Kosovës i hoqi fotografitë e figurave fetare - të Papës Gjon Palit II dhe Nënës Terezë, duke ia kthyer ashtu Kosovës karakterin e shtetit laik. I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundër tij!

Që në fillim të kësaj deklarate, Qosja e humb rrugën e shpjegimit, ikën nga mendimi dhe nga rrjedha e tij normale, duke u ngutur të konstatojë hidhërueshëm „për animet e tyre fetare në jetën politike dhe për shpërfilljen e haptë të fesë myslimane gjithnjë në përpjekje që ashtu t’u servilizonin disa qarqeve konservatore të jashtme“. Po ç’të keqe ka dhe mund të ketë edhe servilizmi (diplomacia) nëse ky servilizëm është interes i të ardhmes së kombit dhe vendit tonë? Pse i dhembë shumë ky farë servilizmi i shpifur nga Qosja i politikës sonë kombëtare?

Në këtë pështjellim logjik përzihen motivet që e shtyjnë zbrazjen e deklaratave të tilla pezull: e ka fjalën akademiku ynë që të vihet në mbrojtje të fesë së mbrojtur myslimane apo e ka fjalën që të përdorë e të keqpërdorë fenë myslimane si adut të sulmeve të tij ndaj Kadaresë dhe politikanëve „që ashtu t’u servilizonin disa qarqeve konservatore të jashtme“ dhe që këtë të drejtë të paprekshme besimi, ose që këtë të drejtë edhe diplomatike ta përdorë edhe politika për të mirën e sotme dhe të nesërme të popullit e të vendit, edhe individët krijues, historianë etj. Dr. Ibrahim Rugova ishte kryetar i LDK-së, kurse mbi 90 për qind të popullit të Kosovës ishin në krah të tij. Së paku 80 për qind e tyre, të këtij anëtarësimi, ishin të besimit myslimanë. Ai në zyrat e tij, qoftë si kryetar i LDK-së, qoftë si kryetar i Kosovës para e pas luftës, mbante fotografitë e Papës dhe të Nëna Terezës. Kjo përqindje e madhe e anëtarësisë ishte me përkatësi fetare myslimane, por asnjëherë nuk e shtruan një çështje të tillë, çfarë shpallë tash e sa kohë Rexhep Qosja sa për të nisur shpërbërjen vëllazërore e kombëtare të popullit shqiptar në përgjithësi me anë britmash e filozofi shkatërrimtare nëpërmjet besimesh fetare. Kjo përqindje e madhe e anëtarësisë ishte me përkatësi fetare myslimane, e cila bashkë me ata të besimit katolik e protestant, ishin vënë në krah të interesave madhore të Kosovës. Shumica e luftëtarëve të UÇK-së po ashtu kishin përkatësi fetare myslimane, por ata morën pushkën, jo për të mbrojtur fenë e tyre, por për ta shkulur një herë e mirë pushtuesin nga toka e tyre. Në të vërtetë, ishin bashkë, myslimanë, katolikë e protestantë në këtë luftë dhe në të gjitha përpjekjet e deriatëhershme kundër pushtuesit serb. Përse pra, i duhet Qosjes ky fitil i rrezikshëm? Ai s’e ka parësore fenë myslimane, por do që nëpërmjet saj të shkundë të gjitha vlerat, idetë, përjetimet, ndjesitë e të tjerëve. Të bëhet Zot i tyre në mënyrë që të mos dëgjohet kush tjetër përveç atij. Zoti mysliman dhe Zoti katolik e ortodoks shqiptar do t’i ndëshkojnë këto hile qosiste, këtë mendje dhe shpirt kaq të trazuar nga hiletë, nga mllefet dhe nga urrejtjet ndaj njerëzve e popullit të tij. Ai kërkon që në zyrat e ish-presidentit të Kosovës të mos ishte fotografia e Papës, i cili në botën e krishterë të perëndimit lobonte aq shumë për Kosovën dhe shqiptarët. Ai nuk donte dhe nuk do që në zyrat e Presidencës të jetë e vendosur fotografia e të shenjtës Nëna Tereze, asaj humanisteje shqiptare përmasash botërore. Ai nuk donte që dr. Rugova të kishte vizione dhe diplomaci aq të larta. Donte që Kosova të perëndonte nën sundimin serb, si trashëgimtar i titizmit të tërbuar, por të mos triumfonte diplomacia dhe vizioni i Rugovës. Ai e donte dhe e lavdëronte „Revolucionin e vonuar demokratik“ të së majtës shqiptare, i cili e dogji dhe gati e zhbëri Shqipërinë. Ai nuk e ndjente Shqipërinë. Flaka që e mori Shqipërinë ishte kënaqësi për të, sepse nga kjo flakë e revolucionarëve të vonuar demokratikë, po hiqej Sali Berisha nga kreu i shtetit. Kjo kishte rëndësi për të. Kjo ka rëndësi për të edhe sot. Gjithnjë në këtë drejtim organizon nëpërmjet deklaratave të tij zjarrvënie të tilla, si në Kosovë, si në Shqipëri.

Të shpresojmë se lutjet tona (për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendet arabe) do të pranohen qoftë edhe pse kryetari i tanishëm i Kosovës, Fatmir Sejdiu, më në fund prej Presidencës së Kosovës i hoqi fotografitë e figurave fetare - të Papës Gjon Palit II dhe Nënës Terezë, duke ia kthyer ashtu Kosovës karakterin e shtetit laik. I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundër tij!, thotë ligësisht Qosja.

E shihni se ç’preokupime ka ky akademik? Merr fenë myslimane, e shndërron në armë të veten dhe nëpërmjet qortimit gjoja jo anues fetar, do të ndërsejë armiqësinë fetare, jo vetëm brenda shqiptarëve, por edhe ndër kontinente të tjera. Rugova i paska vendosur fotografitë e të krishterëve, që e ndihmuan në botë aq shumë afirmimin e tragjikes shqiptare nën Serbi dhe, ja, që në krye të shtetit të tashëm të Kosovës erdhi njeriu (Fatmir Sejdiu), që i hoqi këto fotografi të këtyre figurave fetare dhe bota myslimane tashmë u rehatua! Tash, pas heqjes së këtyre fotografive bota myslimane do ta njohë patjetër pavarësinë e Kosovës, sepse në krye të këtij shteti, pra, paska ardhur një mysliman, po se po, por dhe një kundërikrishter i devotshëm i figurave të shenjta!

Nëse këto fotografi dhe libri i Ismail Kadaresë „Identiteti evropian i shqiptarëve“ paskan ndikuar që vendet arabe të mos e njohin pavarësinë e Kosovës dhe, anasjelltas, nëse ky libër dhe këto dy fotografi të këtyre figurave kaq të mëdha fetare, qoftë edhe servilshëm, paskan ndikuar te shtetet perëndimore ta ndihmojnë Kosovën dhe më vonë ta njohin pavarësinë e saj, si mund të llogariten interesat e këtij vendi dhe të popullit shqiptar në përgjithësi? Ose çfarë do të ndodhte nëse heqja e këtyre fotografive, që paskan qenë kaq të padëshirueshme për Qosjen dhe vendet arabe, të ndikonin në botën e krishterë euro-perëndimore t’i binin pishman njohjes së pavarësisë së Kosovës mu për këto heqje fotografish dhe tjetërsimit të identitetit evropian të shqiptarëve? Kjo logjikë nuk i hynë në punë akademik Qosjes. Për të është me rëndësi që të zhbëhen idetë, vizionet, diplomacia, strategjia dhe trashëgimia e dr. Rugovës, të cilat i kanë pranuar që nga fillimi qendrat e mëdha dhe të rëndësishme botërore. Që të zhbëhen dijet e sakta historike për identitetin evropian të Kadaresë. Ai e do Kosovën pa Ibrahim Rugovën tash edhe si kujtesë, njësoj siç nuk e do ecjen përpara të Shqipërisë me Sali Berishën. Ai nuk mund ta durojë afirmimin kulturor e historik të shqiptarëve me Kadarenë në krye. Ai nuk do të mund të rri i qetë në asnjë mënyrë, nëse nuk do të rrëzojë, në secilën formë a mënyrë të mundshme, suksesin e Shqipërisë, hyrjen e saj në NATO me Sali Berishën në qeveri.

Por Qosja, edhe pse duket të jetë zbrazur përfundimisht nga insinuatat dhe nga trillimet e sëmura, nuk arrin të rehatohet. Pas kësaj që thotë për fotografitë e hequra të figurave fetare nga Fatmir Sejdiu, kryetar i Kosovës, si një rrufe në qiellin e kaltër, duket sikur nxjerrë nga vetja gufin e tij aq të zjarmishëm dhe këlthet: I shkreti Ismail! Sa shpesh po kthehet historia kundër tij! Pas kësaj britme çorientuese përfundimisht ai duket sikur rehatohet nga vetvetja e tij e brendshme, ku banojnë përherë instinktet e mllefit, të hilesë dhe të urrejtjes. Por, ç’deshi Qosja me këtë britmë? Pse Ismail Kadare i duket i shkretë? Pse nuk e do Rexhep Qosja, apo pse e do populli i tij dhe bota e madhe letrare në të gjitha kontinentet? Të tjerët, ndoshta, mund të qeshin me pohimin e tij se Sa shpesh po kthehet historia kundër tij! Kurse mua më vjen keq, vërtet më vjen keq për Qosjen. Nuk dua ta shoh kaq poshtë, kaq padinjitetshëm dhe kaq të pasaktë në britmat e tij boshe. Ndoshta edhe unë do të pajtohesha me këtë britmë të tij dhe do të pajtohesha me të kur i thotë Ismail Kadaresë se Sa shpesh po kthehet historia kundër tij!, nëse nuk do të shihja më larg dhe të konstatoja se kjo që i ngjet me historinë Kadaresë është e saktë: Nëse Qosja qenka historia, atëherë vërtet shpesh ajo kthehet kundër Kadaresë. Dhe unë e besoj. Qosja është historia, Qosja është kombi, Qosja është gjuha, Qosja është atdhetaria, Qosja është shpata, Qosja është Zoti, Qosja është Purgatori, Qosja është kumbara i pagëzimit më të ri të Kosovës dhe të popullit të saj si fermë qensh. Qosja është „babai i kombit“ dhe kombi është në kërkim të madh ta gjejë edhe „mamanë e kombit“, e cila ka humbur gjurmë dhe ka humbur identitetin e saj ndërmjet kulturës së bartur orientale dhe asaj gjenetike europiane. Nëse nuk do t’i besoja dhe t’i besojmë Qosjes për fatin e zi të Kadaresë, të cilit aq shpesh po iu kthyeka historia kundër tij (!), do të duhej të ndaleshim, jo vetëm ne, por ta ndalim në prehrin e studimeve gjithë historinë dhe të përgjojmë me vëmendjen më të madhe se kur iu paska kthyer Kadaresë historia kundër, qoftë edhe një herë të mundshme se „shpesh“ jo se jo. Po ta mendonim këtë të fundit, siç këlthet Qosja, mbase do të dukeshim krejtësisht të çmendur, krejtësisht injorantë dhe analfabetë të plotë të jetës në përgjithësi dhe të dijes më minimale në veçanti. S’kemi, prandaj, çfarë t’i bëjmë Kadaresë! Le të vuaj ashtu siç është i „shkretë“ dhe me gjithë barrën „e historisë kundër tij“! Le të rrojë i tillë mu në majat e vetmuara të letërsisë botërore, le të rrojë i shkretë, edhe pse me përkrahje të fuqishme intelektuale nga dijetarët e shumtë (por të paktë shqiptarë) ndërkombëtarë! Le të rrojë i përbuzur atje ku është, në këto maja të mendimit dhe të letërsisë, por le ta dijë se historinë, që quhet Rexhep Qosja, e ka kundër. Populli shqiptar, ndaj do të rrojë i lumtur mu pse Kadare nuk është „Baba i kombit“ dhe se nuk do të jetë i detyruar të kërkojë edhe një mama tjetër të kombit. Sa keq do ta kishte populli ynë sikur t’i kishte dy „baba të kombit“ me një mama të kombit, që do të mund të quhej edhe mantenutë. Do të rrojë i lumtur me Zotin e purgatorin, me historinë dhe atdhetarin, me laikun e irrituar nga dy fotografi të dy figurave të mëdha fetare të krishterimit (njërën një imam i Prishtinës e dërgoi në ferr), me instinktet e tij të tërbuara të inateve dhe me burrërinë grua, kur e braktisi Kosovën. Do të jetë i lumtur të rrojë me Rexhep Qosjen, që nuk është i shkretë si Ismail Kadare, që nuk është i shtrënguar të rri majave botërore të kulturës artistike, që flet e shkruan shqip, sepse nuk dëshiron të përkthehet dhe të lexohet në gjuhë të huaja botërore, në gjuhë kaurësh, sepse është atdhetar dhe nuk është si Ismail Kadare, që i kthehet historia kundër. Bravo për popullin shqiptar dhe për fatin e tij! Mjerë Kadareja i shkretë, që rri aq i vetmuar në ato maja të mjera të kulmeve të letërsisë. Mjerë Kadareja, të cilin e paska krijuar mit komunizmi për nevoja të veta. Lumi Qosja që u bë rapsod artistik e politik i Titos së tij të madh, që e kishte zhvilluar aq shumë Kosovën nëpërmjet vëllazërim-bashkimit dhe vetëqeverisjes socialiste. E lumja Kosova, që është një „fermë qensh“, që e ka Rexhep Qosjen e Vuthajve të Malit të Zi përtej kësaj ferme. Lum Kosova që e ka edhe kryetarin e saj, që i pranon me gojën e rreme vizionet dhe strategjitë diplomatike të dr. Rugovës, por që pati gjithë atë fuqi myslimane që t’i shporrte nga zyrat e Presidencës fotografitë e dy figurave të shenjta fetare, të Papës Gjon Palit II dhe Nënës Tereze! Këta të dy, mirë ia kanë bërë dhe mirë ia bëjnë dr. Rugovës, këta të dy, mirë ia kanë bërë dhe ia bëjnë Ismail Kadaresë. Po të mos kishin bërë kështu, nuk do t’i përmendte kurrë askush. Njërin e lanë të vdekur, tjetrin e lanë të shkretë! Edhe Qosja, edhe Sejdiu, janë të mëdhenj, sepse vepruan kundër gjigandëve të letërsisë, të krishterimit, humanes dhe të politikës deri tash të paarritshme.



Emocionet e Qosjes

S’e ka për gjë z. Qosja t’i vërsulet me çdo kusht dhe për të gjitha ato që ai, fundja, as i di siç duhet dhe as i përket t’i thotë, për të djathtën qeverisëse në Shqipëri. Nuk është puna se i thotë ato që i di dhe ato që nuk i di. Është më tepër se kaq. Tundimet e tij të brendshme nuk e lënë rehat. Gati është e natyrshme të ketë kësi tundimesh, kësi trazimesh edhe për Shqipërinë, në kushtetutën e së cilës nuk bën pjesë Qosja. Mirëpo, tundimet e tij dalin gjithnjë dhe gjithherë të helmëta, të mbushura me vrer, të cilat, pastaj, e humbin rrugën e tyre të logjikës dhe vërshojnë pandalshëm. Kur e vërshojnë këto tundime të mbushura me vrer nëpërmjet fjalëve të tij, ai duket se shërohet. Menjëherë te lexuesit e tij të rregullt, apo të rastësishëm, krijohet një shpresë dhe një gëzim se akademiku më në fund, pas gjithë këtyre vërshimeve e sulmeve të vrerosura, ka gjetur rehatinë dhe shërimin qoftë edhe të përkohshëm të tij. Pikërisht për këtë tashmë gati askush nuk ia zë për të madhe për ato që thotë, për ato që shkruan. E dinë dhe e kanë kuptuar të gjithë se ai nuk mund të rrojë shëndetshëm, nëse nuk shanë, nëse nuk futë hundët dhe zemrën e helmosur edhe aty ku s’e ka vendin. Ia ka gjetur vetit ilaçin, thonë.

Në të njëjtën intervistë, por në një pyetje tjetër për gjendjen e librit, ai i vërsulet qeverisë së Shqipërisë pa asnjë veçim shpjegimi për situatën aktuale në këtë vend në raport me librin. Duke sulmuar qeverinë, ai vrapon shpejt e shpejt dhe në përgjigjen e tij lartëson regjimin politik të Titos.

Ju tregoj se kur kam qenë për herë të parë në Shqipëri në vitin 1969, kam sjellë me vete gjithë gazetat “Drita” dhe “Nendori”. M‘i ndalën në doganë, dhe është dashur ndërhyrje që ato revista të vijnë në Prishtinë për llogari të Institutit. Tani (librin – vërjejtja ime) e ngarkojnë me tatime. Kjo është e papranueshme, e palejueshme! Këtë duhet ta kundërshtojmë më fort…“.

Nostalgjia është emocion dhe ajo nuk mund të shndërrohet në fakt, në argument. Duke dashur që këtë emocion ta shndërrojë në argument, z. Qosja ia humbë rrugën dhe kuptimin logjikës shpjeguese. Në këtë shpjegim të tij nuk thuhet a nuk sqarohet se përse ia ndalën në doganë „gjithë gazetat “Drita” dhe “Nëntori”, që kishte marrë me vete nga Tirana? Nuk e shpjegon se pse ia ndalën këto gazeta dhe revista në doganën jugosllave? Se edhe Jugosllavia tatonte librin, apo pse gazetat, revistat dhe libri në përgjithësi që vinin nga Shqipëria ishin të ndaluara të futeshin në Kosovë? Nuk e shpjegon se ç‘ndërhyrje është dashur të bëhej dhe nga kush, që këto gazeta e revista të ndaluara të hynin në Kosovë. Sipas shpjegimit të dhënë në këtë pjesë të intervistës del se regjimi politik i Titos ishte aq human, ishte aq dashamirës i librit, i gazetave dhe i revistave që vinin nga Shqipëria, sa nuk i ndali përfundimisht, por i lëshoi pas „ndërhyrjes“, edhe pse edhe akademik Qosja e di fare mirë se për një libër të tillë, për një revistë a gazetë të atjeshme shumë të rinj (studentë) e intelektualë e kishin pësuar me dënime të rënda e burgosje. Kush ishte, pra, ky njeri i madh që ia miratonte regjimi politik i Titos çdo ndërhyrje të tillë të tij?

Është mjaft interesante, inkurajuese dhe kuptimplote fuqia vërejtëse e Qosjes. Në një intervistë (marrë nga interneti – shënim imi) rreth „profecisë“ së tij për ardhmërinë e shqiptarëve, sidomos të atyre të Kosovës, ai përgjigjet me modestinë më të parehatshme snobiste:

Nuk është e vërtetë se varfëria e shqiptarëve vjen nga komunizmi! Komunizmi ka dështuar shumë në fushën ekonomike, por tek shqiptarët nuk është ky faktori për gjendjen sociale të shqiptarëve. Fajtor janë edhe fqinjët e Ballkanit, sepse e kanë mbajtur në bllokadë Shqipërinë. Se kanë dashur komunikimin dhe e kanë shkoqur të gjithë dhe s’ka pas urë komunikimi. Të gjithëve atyre që më kanë pyetur jua kam thënë shkoqur, jua kam thënë ashtu siç e di unë historikisht çështjen shqiptare: Që ndarja i ka varfëruar dhe sakatuar shqiptarët. Kufiri i ka varfëruar shqiptarët, që kanë bërë jetë dramatike, shumë të varfër. Jua kam thënë edhe të huajve që ju e keni bërë këtë, Evropa! Ju e keni shkaktuar këtë gjendje. Ju jeni mëkatarë të gjendjes së shqiptarëve. Ju mund ta zgjidhni, sepse ju e keni shkaktuar!“.

Është e vërtetë e diskutueshme se varfërinë në Shqipëri e kanë shkaktuar edhe „bllokadat e fqinjëve“, por dhe vetizolimi ideologjik i proletariatit. Në realitet akademik Qosja do të duhej ta dinte se, përveç interesit sllav të fqinjëve për bllokada të tilla, vetëbllokada e Shqipërisë ka krijuar edhe vetizolimin në emër të ideologjisë së pastër staliniste. Mirëpo, këtë nuk e thotë, sepse fajet nga brenda, nga Enver Hoxha, duhet të barten gjetkë. Mirëpo, më në fund, sipas deklaratës së tij rreth këtyre çështjeve, ai e paska gjetur fajtorin e njëmendtë – Evropën.

„Ju e keni shkaktuar këtë gjendje. Ju jeni mëkatarë të gjendjes së shqiptarëve. Ju mund ta zgjidhni, sepse ju e keni shkaktuar!“, u thotë Qosja të huajve dhe, këta të huaj, pastaj, menjëherë pas kësaj, të penduar deri në lot, jo vetëm i hapën dyert e veta për shqiptarët, por Kosovës dhe shqiptarëve të saj ua sollën lirinë, çlirimin nga pushtimi serb dhe pavarësinë. I hapën dyert dhe fondet që të zhvillohet sa më parë Shqipëria, e cila një herë e mirë shporri epideminë e varfërisë së saj. Jo vetëm kaq. Nga kjo vërejtje e madhe dhe nxitëse e pendesës së thellë të Europës, Shqipërinë e bënë tash edhe anëtare me të drejta të plotë të NATO-s. Sa për punën dhe angazhimin e kryeqeveritarit Sali Berisha, kurrë nuk do të hiqej nga atje varfëria. Ishte Qosja ai që ua përkujtoi fajet të huajve dhe Europës dhe ata, siç dinë gjithmonë të përjetojnë fajet dhe pendesën, Shqipërinë arritën, jo vetëm të shtyjnë tutje, diku larg varfërisë, por në sajë të kësaj vërejtjeje të Qosjes, arriti të bëhet edhe pjesë e NATO-s, kurse nesër edhe pjesë e familjes europiane, pavarësisht se shqiptarët, sipas tij, nuk e kanë identitetin europian, por të Lindjes. Po të mos u kishte thënë kështu Rexhep Qosja (kur? Nuk dihet, mbase nuk e din as vetë), edhe sot Kosova do të ishte e pushtuar dhe e ripushtuar; edhe sot nuk do të mund të prekej vëllazërisht e motërsisht me Shqipërinë. Ua tha të huajve dhe ia tha Europës „Ju jeni mëkatarë të gjendjes së shqiptarëve. Ju mund ta zgjidhni, sepse ju e keni shkaktuar!“. Ua tha burrërisht, pa asnjë diplomaci, por me guxim malësori vuthjan dhe, pastaj, çdo gjë mori të mbarën. Shqipëria po zhvillohet dhe po bëhet pjesë e institucioneve të rëndësishme të Europës së penduar thellë dhe të botës. Po të mos ua kishte thënë këtë që ua tha (kur? Kur, ore ua tha?!) Rexhep Qosja të huajve dhe Europës, Shqipëria nuk do të mund t’i plotësonte kurrë kushtet me Sali Berishën në krye që të inkuadrohet në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare. Po të mos ishte Rexhep Qosja t’ua thoshte këto që ua tha të huajve dhe Europës dhe ta bëjë atë krejtësisht të penduar, as Kosova e pavarësia e saj nuk do të mund të gjendeshin në hartën gjeografike dhe politike të Europës si shtet. Kush tjetër do të mund ta bënte këtë që bëri Rexhep Qosja posa ua tha të huajve dhe Europës për këto vende shqiptare? Se mos Sali Berisha në Shqipëri dhe politika dhe vizioni tashmë i njohur dhe i pranuar në botën e rëndësishme ndërkombëtare e dr. Rugovës? Jo! Të gjitha këto janë dhe duhet të jenë merita të Qosjes pas vërejtjeve, o Zot, aq serioze që ua ka bërë të huajve! Nëse rastësisht udhëheqja e Shqipërisë, domethënë, nëse Sali Berisha përpiqet t’i përvetësojë këto merita të gatshme, atëherë le ta presë shpatën e egërsuar të akademik Qosjes. Le të rrinë urtë dhe le ta falënderojnë Qosjen. Të mos provojë ndonjëri pasardhës i rrallë a i njëmendtë (nuk gjenden të tillë) i dr. Rugovës ta kundërshtojë këtë akademik, se pastaj… O, Zot! Do t’i ndëshkojë gijotina e tij e pamëshirshme! E shihni se sa dhe çfarë historie është ky akademik?

Duke u mbështetur pikërisht në këto merita malsorçe e vuthjane të Qosjes, një mik i tij (Bahtir Hamza, shkrimin e të cilit e gjeta në ueb faqen e Rexhep Qosjes - . http://www.rexhepqosja.com/), i thurë lavde meritash të imagjinuara, që mund t’i gjesh vetëm në përralla:

Rexhep Qosja është hija e vetë Zotit. Kur zihet në gojë emri i Profesor Rexhep Qosjes ata që e duan kombin duhet të ngriten në këmbë, ndërsa për të tjerët vlen thënia e Qosjes:”Vdekja më vjen prej syve të tillë”. Rexhep Qosja është profeti ynë i kombit. Rexhep Qosja është numër një në letërsi. Rexhep Qosjen e kërkon gjuha, toka, atdheu, nxënësi e studenti. Rexhep Qosja është intelektual me kulturë të lartë. Çdo mendim i tij është mendim profeti, sepse Profesor Rexhep Qosja, guxon ta thotë të vërtetën kudo me dashuri. Kuptohet që është i sulmuar nga të verbërit, nga pushtetarët me dy bytha, nga bashkëpuntorët e UDB-ës, që ishin sigurimcat e shtetit jugosllav. Akademik Rexhep Qosja, është hija e vet ZOTIT, armiqët, të verbërit e shohin të vogël dhe të këtillë e dëshirojnë kolosin tonë, e kolosët si Profesor Rexhep Qosja, lindin në çdo dyqind (200) vjet. Ndërsa Tempulli i tij do të jeton edhe dy mijë vjet. (shkruan se është marrë nga ”PENA SHQIPTARE”, nr 5, shkurt 2005, Prishtinë).

E shikoni se si kërkohet të heshtet çdo mendim tjetër që rri në kundërshtim me atë që thotë z. Qosja dhe me ato që thonë bahtirët? Çdo mendim tjetër, qoftë për letërsinë, qoftë për politikën, qoftë për etikën krijuese, qoftë për kombin, nga ky laborator i përbashkët, që nuk ngjan në tjetër pos në purgator, quhet tradhti, quhet UDB, quhet veprim i sigurimsave, quhet… Që të mos quhen kështu ndaj duhet të heshtin të gjithë, që të mos e hidhërojnë vetë hijen e Zotit, që erdhi, sipas vargut të Bahtirit „nga nata e Vuthajve“ (Mali i Zi, shënim imi).Megjithatë, siç dihet, nuk u heshtë gjithmonë. Ata që nuk heshtën, nuk ishin nga ata që nuk e donin, që nuk e respektonin dhe nuk e nderonin z.Qosja në të gjitha dimensionet e tij krijuese dhe mendimtare. Ata thjeshtë shprehnin mendimet e tyre për shumë preokupime, me të cilat ishte ngarkuar kombi ynë i shkelur në Kosovë. Megjithatë, as kështu z. Qosja nuk i duronte nga frika se mendimet, se krijimet e tyre mund t’i shpinin në vendin e parë të autoritetit krijues dhe mendimtar, ku mendonte se e kishte dhe e ka vendin vetëm ai. Këta krijues ndryshe dhe këta mendimtarë ndryshe nga z. Qosja nuk ishin sigurimsa të UDB-së dhe nuk ishin shegertë të sistemit komunist jugosllav. Nuk ishin, se po të ishin me siguri do të gëzonin privilegje të njëjta siç kishte akademiku ynë Qosja. Edhe këta do të kishin, po e zëmë, një Drita Dobroshi, siç e kishte R.Q., e cila ishte anëtare e Kryesisë së atëhershme të Komitetit të LKJ-së në Kosovë. Do të kishin një Mahmut Bakall, një Xhavit Niman, një…, një Fadil Hoxhë, të cilët prishnin rendin dhe rregullin dhe tri herë radhas lejuan, ndihmuan dhe urdhëruan që Rexhep Qosja të zgjidhej drejtor i Institutit Albanologjik. Komitetit të LKJ-së më së paku, ose fare hiç, nuk i interesonin dijet e njerëzve për këto poste, por besimi që kishin në ta.

Edhe sikur të ishte Zoti, kështu fytyrëshumë, do të duhej të krijonte për vete dhe veprat e tij ta bënin të madh edhe si krijues, edhe si njeri, nga i cili do të bëhej e madhe edhe kultura kombëtare, edhe letërsia jonë, edhe politika jonë më e urtë. Po ta fuste për së mbari këtë fuqi që ka ai për të ligën, për mohimin, për rrënimin e gjithë asaj që i del përpara si vlerë, që s’e ka mendimin e tij, që nuk ndjehet i shushatur, i përulur fare ose i mbyllur në kafazin e mendimit qosian, ku e pret ose ledhatimi falës, ose ndëshkimi shkatërrues i këtij Zoti, i kësaj hijeje të Zotit, i këtij „babai të kombit“, siç e quajnë Rexhep Qosjen të gjithë ata që në vete kanë më shumë urrejtje se dashuri, që kanë më shumë frikë se guxim kombëtar për të gjitha fatet e kësaj bote tonën, do ta donin të gjithë, do ta respektonin vërtet e do ta çmonin. Është disi e palogjikshme, e pakapshme matematika e fakteve, kur dihet se më shumë se tri të katërtat e intelektualëve, e krijuesve, e studiuesve, e akademikëve, e profesorëve universitarë, e politikanëve, e pushtetarëve të tashëm, jo vetëm në Shqipëri, jo vetëm në Kosovë, jo vetëm gjithandej nga janë shqiptarët, të jenë kundër Qosjes, të jenë armiq, të jenë klan i përbetuar kundër tij. Ai mendon se duke qenë vetë mjaft i pamatur, mjaft denigrues, mjaft mohues e shembës kundër të gjithë kësaj tri të katërtave intelektuale, i konsideron, i trajton dhe i përjeton si armiq të tij. Ai shau dhe shanë Kadarenë, pavarësisht nga fajet e mundshme, mu pse është i pari dhe më i madhi në letërsinë shqipe, që do të thotë se duhet ta rrëzojë këtë që të duket vetë më i madhi. Ai shau e shanë edhe për së vdekuri dr. Ibrahim Rugovën, vetëm pse ishte një studiues i një kategorie të veçantë në letërsi dhe, mbi të gjitha, se kur u mblodh thuaja i gjithë populli i Kosovës rreth tij në LDK zuri vendin e parë të afirmimit edhe politik, mbi të gjitha si vizionar i pranuar në botë për çështjen shqiptare në Kosovë. Shau dhe shanë Sali Berishën në Shqipëri, sepse nëpërmjet tij shau dhe shanë të djathtën shqiptare atje, kjo e djathtë e mallkuar që rrëzoi edhe shtatoren e Enver Hoxhës dhe të Stalinit! Ai sot shanë edhe kryetarin e Shqipërisë Bamir Topin, shanë e nuk lë gjë pa thënë të keqe e të ndotur për kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Ai lavdëroi dhe i puth dorën dhe përzien leshin e mjekrave me Janullatosin, ai lavdëron dhe zhvillon biznesin e tij të urrejtjes me ekstremin e së majtës shqiptare në Shqipëri. Edhe atje arrin të ndezë fitile armiqësie ndërshqiptare… Ky Zot i keq shemb këtë botë tonën për të jetuar vetë!

Përse dhe si është e mundur që ky njeri a ky gjysmënjeri, perëndi a gjysmëperëndi të ketë kaq shumë urrejtje shkatërruese për të gjithë ata që janë të parë, që u prinë mendimi i dijes dhe i zellit të shëndoshë, që bashkë me këto rri e rritet edhe dashuria, edhe bashkëpërjetimi, ndjenja dhe qëllimi human? Ç’e vret dhe ç’e nxit këtë akademik të bëhet kaq helmues? Ai është, vërtet, i dijshëm, madje mund të quhet edhe kolos i dijes, gjeni i përsëritjes së vetvetes aq shpesh brenda një fjalie, sepse përsëritjen e ka mjet me të cilin pret, me të cilin ngulë spiralet e mendimit të tij të palejueshëm për kundërshtim. Kështu ai dëshmon sigurinë e ndërtuar me brumin e pasigurisë. Kështu ai dëshmon guximin e tij të jashtëzakonshëm që t’u kundërvihet të gjithë atyre që kurrë nuk pranuan të mos e kenë kokën e tyre, mendimin e tyre, përjetimin e tyre të njëmendtë. Në këtë kontekst sikur shtrohet dhe një çështje tjetër: sa është e përgjegjshme kjo dije, njëmend kolosale e akademik Qosjes, e cila deri tash u tregua kaq shpërfillëse, kaq egoiste, kaq pak humane? Përse dija e tij bëhet kaq sulmuese ndaj të tjerëve, jo vetëm në letërsi, jo vetëm në kulturë në të gjitha ambientet shqiptare, por dhe në politikë, madje edhe ndaj drejtuesve të administratës së një shteti tjetër? Kjo dije e tij sulmuese bëhet aktive, jo nga impulset e logjikës, por nga instinktet e tij të urrejtjes tash e sa kohë të pakontrolluara. Dija e guximshme e tij nuk paraqitet e palëkundshme, sepse ajo mbulohet nga sëmundja egocentrike, e cila tashmë është shtresuar te ky akademik. Të jesh kundër të gjithëve, të jesh tiran i fjalës dhe tiran ndaj fjalës, veprimit dhe mendimit të të tjerëve, mund të jetë dije e ekspozuar në vazhdimësi, por të cilës i mungon morali, i mungon urtia, i mungon etika dhe i mungon historia e zorshme dhe e shtypur e krijimit të mendimit intelektual e kombëtar jashtë folklorit dhe jashtë përmasave të tilla.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:50 pm

Rishkrimi i historisë së letërsisë

Studiuesit e njëmendtë në Shqipëri sjellin fakte të palëkundshme, që do të thotë të qëndrueshme, për shkruesin e letërsisë shqipe, Dhimitër Shuteriqin, i cili “herë kishte qenë serb, herë kishte qenë me origjinë ruse dhe si i tillë kishte qenë dhe dashamir i Kinës”. Për shkruesin tjetër të historisë së letërsisë shqipe, Rexhep Qosja, këto fakte as ishin e as janë të rëndësishme. Përkundrazi. Ai tash së voni, pranon të gjitha pohimet e deritashme të ketë qenë vjelës i mundit të autorit para tij të historisë së letërsisë shqipe të shkruar nga Shuteriqi, për të cilin Qosja thotë se i detyrohet shumë. Në një intervistë më 19 gusht 2008 në Ulqin, pyetjes për idenë aktuale rreth rishkrimit të historisë së letërsisë shqipe, akademik Qosja, ndërmjet të tjerash, përgjigjet:

Nocionin, të rishkruhet historia politike, historia e shqiptarëve dhe të rishkruhet historia e letërsisë shqipe, nuk e gjykoj të drejtë. Kam shkruar “Historinë e Letërsisë së Rilindjes”. E kam kundërshtuar nocionin “të rishkruhet” pasi kjo do të thotë që ta rishkruash çdo gjë nga fillimi, nga A-ZH. Si është e mundur të rishkruhet edhe nëse do duash? A do shfrytëzosh punën e atyre që kanë botuar deri më tani; do shfrytëzohet mundi i atyre që e kanë shkruar deri më tani këtë histori të letërsisë?! Ata që e kanë shkruar, kanë shfrytëzuar mundin e të tjerëve më parë?! Patjetër që po! Atëherë ne do ta plotësojmë, korrigjojmë, përmirësojmë, pasurojmë, historinë e letërsisë, por ta rishkruajmë prej fillimit nuk është e mundshme. Historinë që kam shkruar, kam shfrytëzuar të dhënat e atyre që kanë studiuar para meje. E kritikojnë shumë Dhimitër Shuteriqin, po unë i detyrohem shumë… Ato që ka bërë Shuteriqi janë të pakalueshme për atë që shkruan historinë e letërsisë shqipe. Ai ka studiuar librin shqip dhe ka zbuluar veprat e shqiptarëve, ka shpjeguar jetëshkrime dhe ka sjellë të dhëna të plota për ta. Shuteriqi na i ka sjellë! Ndaj them se kam shkruar “Historinë e Letërsisë së Rilindjes” por s’e kam rishkruar, kam shfrytëzuar përvojën e atyre para meje. Pra historinë nuk e rishkruajmë dot! Thjesht, shkojmë përtej, me shpjegime më pranuese duke u nisur nga një përvojë e krijuar para nesh. Kjo është e vërteta sipas meje dhe duhet t’i jemi mirënjohes atyre që kanë punuar para nesh.

Të ndalemi vetëm pak në një segment deklarate të Qosjes në këtë intervistë, kur flet për kundërshtimin e rishkrimit të historisë së letërsisë. „…do shfrytëzohet mundi i atyre që e kanë shkruar deri më tani këtë histori të letërsisë?!“, pyet ai edhe çuditshëm, pastaj i përgjigjet pyetjes së vetë: „Ata që e kanë shkruar, kanë shfrytëzuar mundin e të tjerëve më parë?!“. O, Zot! Ç’ngjau dhe po ngjet kështu me këtë njeri! Ai e paska shkruar historinë e letërsisë dhe këtu, sipas tij, duhet të pushojnë studiuesit dhe historianët e tjerë të tashëm dhe të ardhshëm të letërsisë sonë. Ai e paska kryer që nga rrënjët e deri te e ardhshmja shkrimin e kësaj historie, duke „shfrytëzuar mundin e të tjerëve më parë“, ndërkohë që të tjerëve nuk ua lejon këtë mundësi të shfrytëzimit të „mundit të të tjerëve“. Ka ndonjë rëndësi tjetër shkencore se a shkruhet, apo rishkruhet historia e letërsisë shqipe, duke pasur mbështetjen te historia e letërsisë shqipe e Shuteriqit, ku u mbështet dhe ai, apo në të ardhmen edhe te kjo e z. Qosja? Ai paska pasur të drejtë të shfrytëzojë „mundin e të tjerëve“, kurse të tjerët pas tij s’e paskan këtë të drejtë? Historia e tij e letërsisë qenka absolute, e përkryer dhe aq e plotë sa pena e askujt tjetër nuk guxuaka të shkruaj a të rishkruaj këtë histori letërsie? Nëse i detyrohet aq shumë Shuteriqit, punën dhe mundin e të cilit e shfrytëzoi aq shumë, përse e rishkroi pra ai historinë e letërsisë shqipe? Kush ia zuri për të madhe për këtë? Kush e kritikoi? Askush. Përkundrazi. Ai mori lëvdata të shumta dhe, në saj të kësaj, ai mori dhe titullin historian i letërsisë, pavarësisht nga shfrytëzimi i mundit të të tjerëve. Ai i solli ridritën kësaj historie, njësoj siç do t’i sjellin edhe të tjerët, tash ose më vonë, me ndonjë shkrim a rishkrim të historisë së letërsisë. Përse e kundërshton me aq ngulm, me aq frikë dhe me aq injorim idenë e rishkrimit të saj? Përse nuk pret të rishkruhet kjo, në mënyrë që pastaj të thotë fjalën e vetë, vlerësimin e vet, zhbërjen e saj? Përse nuk pret, që të shoh se si dhe në çfarë mase rishkruesi (apo rishkruesit) e kësaj historie e „kanë shfrytëzuar mundin e të tjerëve“ dhe, rrjedhimisht, edhe mundin e tij? Nuk pret, sepse nuk i pritet. Nuk i pritet, sepse ka frikë se mund të dalë ndonjë penë edhe më e fuqishme, ndonjë dije shumë më e fuqishme e shkrimit të historisë së letrave shqipe se ç’e pati dhe mendon se e ka vetëm ai. Ndoshta nuk i pritet ngase është mësuar që të vjelë frutat vetëm ai nga pema e studimeve tona të deritashme. Ndoshta, prapë them, nuk i pritet sepse ku e di ai, nesër, kur të rishkruhet kjo histori, ai do të mungojë fizikisht në mjediset tona të debateve, në mjediset tona letrare, në ato politike, në ato patriotike, në ato servile, në ato zhbërëse, në ato mohuese, në ato ku mund të shihet vetëm ai, si Zoti.

Dihet (dhe ai e pranon vetë) se Rexhep Qosja ka „shfrytëzuar mundin e të tjerëve“ kur e shkroi historinë e letërsisë shqipe. Dihet, gjithashtu, se ai ka shfrytëzuar edhe mundin e të tjerëve jashtë letërsisë. Dihet, megjithatë se shkenca nuk njeh e nuk ndërtohet pa shfrytëzimin e mundit të të tjerëve. Ajo nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm me „shfrytëzues“ shkencorë të privilegjuar, të cilët mendojnë se botën e dijes duhet ta kenë vetëm ata, siç ishte dhe është vetë Qosja kur e shfrytëzonte mundin e Shuteriqit, kur e shkruante (me vjelje të jashtëzakonshme) „nënhistorinë“ e letërsisë shqipe. Ajo zhvillohet e do të zhvillohet, ajo studiohet e do të studiohet brez pas brezi. „Shfrytëzuesit“ shkencorë nuk mund të shahen. Përkundrazi, duhet të lavdërohen me respekt. Mirëpo, kur Rexhep Qosja ynë i madh kalon nga shfrytëzimi „i mundit të të tjerëve“ në pirateri, në hajdutëri të dënueshme, në përvetësime vlerash shkencore e hulumtuese të të tjerëve, atëherë nuk ngelë gjë nga autoriteti i tij prej Zoti, të cilin e ka vetëkrijuar brenda vetvetes. Për hajdutërinë e tij nuk e pyet askush, nuk kërkon përgjigje askush, bile as mediat e tij, qoftë në Kosovë, qoftë në Shqipëri. Nuk e pyet askush dhe ai heshtë dhe në heshtje injoruese (s’preket e nuk skuqet nga turpi në asnjë rrethanë) përpiqet t’i shafitë, t’i bëjë të paqena të gjitha denoncimet jo të pakta publike rreth hajdutërisë së tij të vlerave studimore hulumtuese të autorëve të tjerë. Ai vodhi pikë për pikë “Programin e partisë radikale serbe të Vojisllav Sheshelit” nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut Hivzi Islami, i botuar në vitin 2003, dhe i futi në librin “e tij” “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, të cilin e botoi “Toena” e Tiranës (2005).



Mbulesa e „miqve“

Në vazhdë të reagimeve, analizave, shkrimeve të ndryshme që u botuan në shtyp për një periudhë kohe, si shkriftim i asaj që kishte thënë e shkruar Qosja nëpër media të shkruara e elektronike, janë për t’u përmendur shkrimet e Piro Mishës, Mero Bazes, Shkëlzen Gashit etj., të cilat nxjerrin në shesh se kah synon dhe çfarë brumi ka Qosja, por në mënyrë të veçantë po përmend shkrimin e akademik Hivzi Islamit, për plagjiaturën që Qosja në mënyrë të pashembullt e ka botuar pa pikë turpi, si pirat i vërtetë i fjalës e mendimit të tjetrit.

Pasi u botua shkrimi i Hivzi Islamit, në mbrojtje të Qosjes dolën disa pasues të tij, midis tyre edhe botuesi Fatmir Toçi. Ishte për t’u admiruar gjuha e butë e botuesit “Toena” Fatmir Toçi, me të cilën i drejtohet akademik Hivzi Islamit, të cilin as e njeh si shkencëtar, as si profesor universitar, as si akademik dhe as e ka mik, e as ka dëgjuar ndonjëherë për të! Që në titull ai vë në thonjëza shkallën “akademik” për të. E, përse të mos e vë nën thonjëza, kur ky akademik nuk bën pjesë në dimensionet e tij të bizneseve kulturore, me të cilat merret si botues i miqve. Ishte për t’u admiruar edhe gatishmëria e tij e plot prej miku të vërtetë, që të shkelë të gjitha parimet morale të një botuesi serioz, që të mbrojë, jo vetveten e mashtruar, por mikun e tij Rexhep Qosja, i cili njëmend ka marrë të gatshme qindra faqe material të gatshëm, madje krejtësisht të gatshëm, nga libri “Spastrimet etnike” të akademik Islamit, i botuar në vitin 2003. Kështu mbrohen miqtë edhe kur ata gabojnë, siç ka “gabuar” tepër naivisht dhe komprometueshëm miku i tij, Rexhep Qosja, duke “huazuar” pikë për pikë materiale të gatshme nga autorë të tjerë. Po të “gabonte” kështu ndonjë autor i “vogël” dhe jo Qosja i “madh”, mbase askush nuk do të merrej më një trajtim të tillë “parimesh” dhe piraterish. E vetmja përpjekje e padisiplinuar e z. Toçi për ta mbrojtur një “huazim” të tillë të z. Qosja, duket të jetë konstatimi i tij: “Libri “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe” ka dalë në qarkullim në mars të këtij viti dhe është një vështrim kritik i zgjeruar i akademikut Rexhep Qosja”. Ku e kishte gjetur ky botues “vështrimin kritik të zgjeruar të akademikut Rexhep Qosja”, në pjesët e marra pikë për pikë nga libri “Spastrimet etnike” të akademik (pa thonjëza) Hivzi Islami, material ky vetëm i përkthyer dhe pa ndonjë “vështrim kritik të zgjeruar”?

Mbrojtja që i bën mikut të tij Qosja botuesi i “Toenës” është e mbushur me fakte “të palëkundshme”. Ai thotë se “materiali i titulluar “program i partisë radikale serbe, 1991”... është marrë i gatshëm nga interneti dhe nuk ka emër përkthyesi...”. Le ta marrim për një çast se ky material nuk është marrë pikë për pikë nga libri “Spastrimet etnike” të akademik Hivzi Islami, i cili në fusnotën e tij ka shënuar edhe emrin e përkthyesit, por qenka marrë “i gatshëm nga interneti”, ku nuk paska pasur as emër përkthyesi. Një akademik, siç është Qosja, si mund të bëjë libra me materiale të tilla të gatshme interneti? Nuk i përngjet kjo praktikë piraterisë dhe përvetësimeve të punës së të tjerëve? Përse në fusnotën e domosdoshme ky “autor” nuk e kishte theksuar në librin e tij se materialin e kishte marrë të gatshëm nga interneti, siç thotë ky botues, në mënyrë që as te lexuesit, por as te akademik Islami të mos krijohej kjo bindje e “gabueshme” përvetësimesh për njeriun e “madh” Qosja? Por, z. Toçi e di se nuk është kështu siç përpiqet të thotë dhe siç përpiqet ta mbrojë mikun e vet nga veprimet e tij të palejueshme. Edhe atij do t’i bënte mirë të merrte këta dy libra të këtyre dy autorëve, të cilët edhe nëse nuk do t’i lexonte, së paku do të mund t’i krahasonte tekstet e njëjta. Nuk mund të ndodhë që dy a më shumë përkthyes të të njëjtit material të jenë pikë për pikë identikë, me të njëjtat njohuri gjuhësore, sintaksore, morfologjike dhe ortografike. Atëherë, përse u përpoq z. Toçi ta tallte lexuesin e këtyre mediave dhe të këtyre dy autorëve? Mendoj se kështu z. Toçi ka tallur punën dhe qasjen e tij, të cilën e konsiderojmë serioze. Një emër, që ai e thekson si përkthyes, e siguroj se bën gabim edhe më të madh. Ai nuk i njeh normat letrare të shqipes, që të jetë një përkthyes i kalueshëm.

Plot admirim ishte dhe reagimi plot habi edhe i romansierit të njohur (jo politikanit) Sabri Godo për ta mbrojtur mikun e tij Rexhep Qosja nga shpalimet e fundit të “huazimeve” pikë për pikë të materialeve të autorëve të tjerë shkencorë, siç “huazoi” (nuk dua të them se vodhi) materiale të gatshme, madje krejtësisht të gatshme, nga libri “Spastrimet etnike” të akademik Hivzi Islamit, i botuar pikërisht para dy vjetësh, kur këto materiale paskan “dalë në internet”, siç përpiqet të thotë gënjyeshëm z. Toçi. Reagimi i z. Godo nxiti te lexuesit mallëngjimin plot vuajtje dhe bashkëvuajtje, që paska dhe paska pasur ai ndaj Rexhep Qosjes, kur ai gjatë luftës ka qëndruar i rruar në Tiranë. Kjo miqësi bashkëvuajtëse ka domethënie të veçantë dhe admiruese, edhe pse ai nuk e di (ose bëhet se nuk e di) se kur kishte filluar dëbimi serb i shqiptarëve nga Kosova, z. Qosja u kishte bërë thirrje të gjithëve të mos e braktisnin Kosovën, sepse “s’kemi atdhe tjetër”, ndërkohë që i rruar, i tebdilosur, kishte lënë prapa popullin në golgotën më të llahtarshme të përndjekjes dhe gjenocidit dhe vetë kishte ikur në në Maqedoni e pastaj në Tiranë. Ai nuk e di (ose bëhet se nuk e di) se pas luftës, derisa ishte ende në Tiranë, pyetjeve të reporterëve të shumë mediave se “çfarë mendoni për shqiptarët që qëndruan në Kosovë gjatë gjithë luftës”, ai qe përgjigjur”: “Ata janë lojalë të Serbisë”. E kupton, z. Godo këtë ndryshim qosian?

Reagimi i tij për të mbrojtur “huazimet” dhe përvetësimet e palejueshme të mikut të tij, Qosja, shpaloi, mbase padashur, të vërtetën tjetër se ai, jo vetëm s’e kishte lexuar fare librin e akademik Islamit, edhe pse i botuar para dy vjetësh, por as e kishte në dorë fare librin e Qosjes si autor i materialeve të gatshme, qoftë edhe nga interneti, i botuar në marsin e këtij viti në “Toena”. Edhe më keq. Në sajë të reagimit të tij të përmallshëm, “dinjitoz” dhe luftarak për të mbrojtur edhe piraterinë e mikut të tij, shihet se ai s’e di se ç’do të thoshin faksimilet e botuara në media. Ai numëron rreshtat e njëjtë të njërit dhe tjetrit faksimileve. “Kureshtja më shtyu të lexoja të gjithë shkrimin e akademikut Islami dhe pashë se kjo gjë fare e vockël, inekzistente, përkthimi i 24 rreshtave...”, thotë ai në vështrimin e tij. Ai nuk mund ta marrë me mend se këta 24 rreshta identikë të këtyre dy faksimileve të botuara, paraqesin dëshminë e vjedhjes së më shumë se 100 faqeve të tjera nga ana e Qosjes. Përse iu desh këtij romansieri të njohur e të dashur në Kosovë t’i hyjë një pune të tilla jorgani pa asnjë nevojë dhe përse iu desh të shpalohej në këtë mënyrë (duke mos e ditur as kuptimin e faksimileve? Si krijues serioz që është, nuk do të duhej të mbronte veprimet e palejueshme, qofshin këto edhe të mikut të tij vuajtjesh a bashkëvuajtjesh - Qosja, duke i quajtur të vërtetat e verifikuara dhe të provuara si inekzistente!

Le t’i drejtohem me këtë rast z. Godo! Nga shkrimtari ynë i madh botëror Kadare shumë krijues, sidomos në Kosovë, kanë marrë dhe marrin, ndikohen dhe nuk mund t’i ikin ndikimit të tij përmbajtjesh, stili dhe hapësire. Me sa dimë, ky shkrimtar botëror asnjëherë s’ka marrë të gatshme nga krijuesit e tjerë shqiptarë, që t’i përvetësojë dhe t’i bëjë të tijat. Ai nga mjedisi i tij intelektualë dhe nga mjedisi i tij injorant ka marrë vetëm personazhet. Prandaj, Kadarenë e shani në Shqipëri? Prandaj, ju në Shqipëri e mbroni piraterinë e Qosjes në Kosovë?

Megjithatë, reagimi juaj për “Rexhepin” tuaj “të madh”, tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë (edhe gabimisht) miku për mikun, ndonëse nga leximi i veprave tuaja të mëdha, nuk kemi gjetur asgjë të përbashkët me mënyrën e shfrytëzimit të materialeve të gatshme për t’u bërë domosdo autor i tyre. Është e natyrshme që autorët e vjedhur reagojnë dhe duhet të reagojnë. Duhet të reagojnë edhe krijuesit e moralshëm që të mos bëhen mbrojtës të hajdutërive të tilla. Ata që mbrojnë “vlera” të tilla piraterish, logjikisht janë të njëjtë me përvetësuesit e punës dhe angazhimit të të tjerëve.

Pas shumë vjedhjeve, piraterive dhe përvetësimeve poetike, që kishte bërë Agim Vinca nga disa poetë e shkrimtarë këtu e në Shqipëri, si dhe pas vjedhjes, përvetësimit gati plotësisht dhe, piraterisë më të fundit të Adem Gashit (atëherë edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës) të antologjisë “Eni vjen pej Çamërie” të Ali Podrimes, duke u bërë autor i këtyre vlerave të vjedhura poetike për çamët në librin “Pikoi molla gjak”, të cilin libër të përvetësuar e botoi me paratë e padhembshme të Ministrisë së Kulturës, por tash jo për çamët, por për arvanitasit, duke falsifikuar edhe motivet, edhe gjeografinë e dhembshme dhe autoktone çame, qe pritur ndonjë reagim, ndonjë porosi a ndonjë vërejtje nga letrarët dhe nga krijuesit letrarë. Por, heshtja e tyre ishte lejim publik dhe i përkrahur për vjedhësit e tillë të vlerave shpirtërore të të tjerëve, të cilët, natyrisht nuk skuqen asnjëherë për veprime të tilla dhe as për ndërrim të tillë motivesh dhe gjeografishë. Të tillët duan të vjedhin dhe me të tilla vjedhje të fitojnë paratë e turpshme, me të cilin turp ata ndihen gjithmonë krenarë. Po të mos e përjetonin vjedhjen e tillë parazite të vincave dhe të gashëve, si një veprim që nuk është edhe pjesë e tyre e fshehtë e gatishmërisë për të vepruar njësoj, letrarët dhe krijuesit gjithandej do të kishin reaguar dhe do të ishin vënë në frontin e luftës kundër këtyre hajdutëve, jo shumë për të mbrojtur paranë, sa për të mbrojtur letërsinë nga këta kusarë. Ata e pëlqyen dhe e pëlqejnë këtë kusari autorësh hajdutë, prandaj dhe në heshtje u duartrokasin dhe i lënë të jenë prijës të tyre dhe pedagogë studentësh! Ç’prijës organizatash letrare paskan krijuesit dhe ç’prijës pedagogësh paskan edhe studentët e letërsisë shqipe!?

Qytetarët dhe intelektualët e Kosovës gjatë gjithë kohës ishin bërë sikur kishin harruar çfarë ishte dhe çfarë kishte bërë më parë Rexhep Qosja, për të cilin kishin qejf ta ruanin atë nga gabimet e tij të qëllimshme, të cilat asnjëherë nuk harroi t’i bënte dhe t’i vazhdonte. Kishin dashur të mos e përmendnin dhe të mos e kujtonin kurrë pamfletin më të përdalë dhe më denoncues “Morfologjia e një fushate”, me të cilin kërkohej që e gjithë klasa e atëhershme (dhe e sotme) intelektuale ishte një kërcënuese e pashembullt e integritetit të tij personal (me të cilin identifikonte pushtetin). Kishin dashur të mos e kujtonin gjëmën e tij me shkrim për vdekjen e Titos...

Njerëzit dhe intelektualët e Kosovës me shumë dëshirë do të bënin sikur kanë harruar se, për t’u bërë drejtor i Institutit Albanologjik, Rexhep Qosja kishte shkruar disa faqe biografi për anëtarësim në LKJ, sikundër që kur ishte dënuar me një vërejtje partiake në vitet ‘80-të kishte bërë ankesë shumëfaqëshe me shkrim, me të cilën kërkonte t’i bindte komitetet se është dhe ishte anëtar i denjë dhe i verifikuar i linjës së LKJ-së. Do të bënin sikur kanë harruar se Rexhep Qosja i tyre, për merita të jashtëzakonshme, është “çmuar me shpërblimin e RS të Serbisë “Shtatë Korriku”, më 1975, siç shkruan vetë Qosja në biografinë e tij (botim jubilar për njëzetvjetorin e Institutit Albanologjik 1967-1987, faqe 110). Edhe pas pushtimit të plotë të Kosovës nga Serbia, Rexhep Qosja kurrë nuk e ktheu këtë çmim, i cili i kishte sjell atij privilegje të mëdha financiare e shoqërore.

Njerëzit dhe intelektualët kishin dashur që kurrë të mos e kujtonin veprimin rrënues të Rexhep Qosjes, kur, me të gjitha përpjekjet e tij, ishte angazhuar të zhbëhej Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës gjatë “qeverisjes” së tij në KPA (Këshilli i Përkohshëm Administrativ) dhe, pas mossuksesit të tillë, kishin pasuar përpjekjet e tij për “bashkimin” e kësaj Akademie me atë të Shqipërisë, si mundësi e vetme që ai të vihej në krye të tyre.

Njerëzit dhe intelektualët e Kosovës kanë aq shumë çështje e veprime të dëmshme të Qosjes, të cilat me dëshirë nuk do t’i kujtonin. Por që të mos i kujtonin këto, atëherë atyre u duhet të harrojnë fare se e kanë dashur të jetë më ndryshe, më i njëmendtë, më i tyri, që do të thotë të ishte më pak komunist, më pak LKJ-ist, më pak të kishte gjëmë respekti e dhembje për Titon dhe më shumë dashuri për të mëdhenjtë e tjerë të kombit, të cilët vazhdimisht ka kërkuar t’i rrënojë e t’i heshtë me pamflete të atëhershme linjash dhe privilegjesh të LKJ-së, siç përdorë dhe keqpërdorë tash flamuj të shpifur të patriotizmit të tij njerëzor e intelektual.

Është vetë Qosja ky që as atëherë e as tash nuk i lë njerëzit dhe intelektualët t’i harrojnë të bëmat e tij nënshtruese për përfitime privilegjesh e mirëqenieje personale në kurriz të popullit shqiptar, që i vinin nga zyrat e larta të komiteteve të LKJ-së, të cilat sot s’ka kush ia ofron.

Kot kishin shpresuar njerëzit dhe intelektualët se do të reagonin parimet morale, krijuese dhe intelektuale të Rexhep Qosjes kundër hajdutërisë në letërsi, qoftë edhe kundër veprimeve të tilla të miqve të tij, siç janë Vinca e Gashi. Ngjau e kundërta. I frymëzuar mbase nga efektet dobiprurëse të hajdutërisë së miqve të tij e të përkrahur me heshtje të plotë edhe nga krijues të tjerë parimesh periferike të përjetimeve të përditshme inferiore e llaskuce, edhe Rexhep Qosja, pa një - pa dy, pasi kishte konstatuar në librin e tij pamflet “I ringjalluri i penduar” se Kosova është një “fermë qensh”, që kishin dalë, siç thotë vetë në këtë pamflet të pashembullt, qen e kudra të prisnin ardhjen e përmendores së Skënderbeut në Prishtinë, kishte filluar edhe ai të bëjë po këtë zeje kopjimesh të vlerave të punës së të tjerëve. Kështu le të më lejohet të përsëris edhe një herë se Qosja, pas stërshfrytëzimit të punës e të mundit të Dhimitër Shuteriqit për (ri)shkrimin e historisë së letërsisë, pas vjedhjes së motiveve të romanit „Ahmet Koshutani“ të Ramiz Kelmendit, mori një pjesë të madhe të punës së gatshme nga libri “Spastrimet etnike” të akademikut Hivzi Islami, i botuar në vitin 2003, dhe i futi në librin “e tij” “Shpërngulja e shqiptarëve sipas programeve kombëtare serbe”, të cilin e botoi “Toena” e Tiranës (2005).

Me “huazime” të tilla vlerash e punësh të të tjerëve, lexuesit nuk janë çuditur aq shumë nga vincat dhe nga gashët, por që edhe Rexhep Qosja të merret edhe më intesivisht me këtë zeje të turpshme “huazimesh” (nuk them vjedhjesh), njerëzit dhe intelektualët nuk do të arrijnë ta kuptojnë kurrë. Pavarësisht nga tipi i vazhdueshëm i shkrimit të tij denoncues, rrënues dhe pamfletor e fyes, me të cilin tashmë nuk çuditet askush dhe askush nuk e merr seriozisht (thonë se ai do të ketë probleme në të ardhmen me biografinë e tij), kurrë nuk do të mund ta merrnin me mend se edhe Qosjes do t’i nevojiteshin “huazimet” e tilla të paskrupullta edhe në fushën e historisë, siç bëri tash, ngjashëm me veprimet e miqve të tij Agim Vinca e Adem Gashi, të cilët “krijojnë” vargje dhe libra me vargje dhe me libra të autorëve të tjerë, pa u rënë ndërmend se njësoj ky akademik kishte vepruar dhe kishte vjedhur edhe historinë e letërsisë nga Dhimitër Shuteriqi!



“Babai i kombit”

Përmbajtja “babai i kombit”, siç pranon i ngazëllyer të quhet Rexhep Qosja nëpërmjet shërbyesve të tij të mllefeve të egra, po të shpjegohet në shtrirjet biologjike, jo vetëm është bizare, por të shtynë të kërkosh edhe mamanë e kombit. Derisa ekzistuaka (edhe figurativisht) një baba i tillë, domosdo ky komb do të duhej ta kishte dhe një mama! Deri tash kjo mama nuk është gjetur, kurse “babai i kombit” rron me trauma të mëdha dhembjesh dhe gjithnjë përpiqet të gjejë mamanë e birit të tij, që quhet komb, fare pak në letërsi e më shumë në politikë. Kombi i tij (shqiptar) tash rron në kujtesë të mirë të mamasë serioze letërsi dhe me mamanë e tij të tashme, që quhet politikë. Mamaja e kombit, që quhet letërsi, “babanë e kombit” duket sikur e ka flakur për shkak të impotencës dhe klimaksit të hershëm, por dhe të potencës shumë produktive në marrëdhëniet e tij me mamanë mantenutë, që quhet politikë, me të cilën tash jeton mjaft sëmurshëm “babai i kombit”, sa për të fshehur pasojën e shterpësisë intelektuale. Megjithatë, ky “baba”, tashmë me impotencë krijuese, ka vendosur të ngarendë që të gjejë mama të tjera të kombit, duke e marrosur përfundimisht birin e tij komb, duke e shtrirë mbi të kurvëri mantenutash, të cilën nuk pranë ta quaj vlerë të padiskutueshme morale. Atij nuk i bën përshtypje se kombi qesh me të, se kombi kërkon të mos jetë pjellë e tij dhe e mantenutave përfituese parash të “babait të kombit”.

I dëshpëruar me zërin e tij pa jehonë dhe i dëshpëruar që nga shfaqja e penave të zellshme, të cilët me punë tregonin se s’e kishin “baba të kombit” njeriun e sëmurë nga vetvetja, i denoncoi dhe u përpoq t’i rrënonte. Nuk i arriti këto synime, por arriti që të bëhet aq i neveritshëm sa njerëzit e penës së zellshme nuk donin ta merrnin mundimin që t’i thoshin gjë, që t’ia shpjegonin vetveten e tij të sëmurë dhe vetveten e tij brenda një dosjeje të trishtueshme veprimesh të fshehta të deritashme ndaj “birit“ të tij, që quhet komb. Ai tash rron me “mrekullitë” e përditshme të injorantëve, para të cilëve vjen edhe si “hije e Zotit”.

Po ky “baba i kombit”, krejtësisht i heshtur brenda zhurmës së vetë thuaja të çdoditshme, është edhe “revolucionar i vonuar demokratik” kundër të gjithë atyre që ia rrënuan epokën enveriste dhe u bë krah i renegatëve që e përgjakën Shqipërinë më 1997, që e zhbënë thuaja tërësisht. Po ky “baba i kombit”, pas vajit të madh që kishte bërë për vdekjen e Titos dhe pas denoncimit publik të të gjithë intelektualëve të viteve ’70-të në “Morfologjinë e një fushate”, Kosovën e shndërroi në “fermë qensh”, kurse popullin dhe intelektualët në qen e në bushtra në pamfletin e tij kundërkombëtar “I ringjalluri i penduar”. Megjithatë, “këta qen e bushtra“ dhe kjo „fermë qensh” përsëri heshtën, që të mos bien në nivelin e përllomur të “babait të kombit – qen”, pa iu vajtur mendja se heshtja e tyre ishte edhe pajtim i plotë se edhe Kosova është “fermë qensh“, kurse populli dhe ata vetë ishin „qen e bushtra”.

Intelektualët, përsëri në emër të urtisë, nuk bëjnë gjë tjetër, përveç talljes me të nëpërmjet heshtjes së plotë. Kjo iu mjafton të pranojnë në heshtje se janë edhe vetë banorë dhe pjesëtarë të kësaj “ferme qensh”, të cilët i shërbyen “babait të kombit”, që quhet Rexhep Qosja me gjithë parashtesën respektuese “akademik”, duke pranuar të jenë personazhe poshtëruese, fyese dhe mallkimesh të tij. Disa nga këta intelektualë thonë se ai është krejtësisht i çmendur me të tilla pamflete. Thonë kështu, jo për ta fyer atë, por për të treguar se sa të urtë janë vetë ata, që thonë kështu. Por ai nuk ndalet, sepse është në kërkim të madh të gjetjes së mamave të tjera të kombit në shtëpinë publike të politikës dhe të definicioneve rrënuese të të gjitha dimensioneve njerëzore, kombëtare dhe morale.



Halucinacionet e “patriotëve”

Varfanjakët shpirtërorë janë heronjtë më të guximshëm të llafeve. Zhurmën e tyre e shndërrojnë në rrahagjokse dhe e keqpërdorin për të fshehur hilenë e zezë për kombin dhe për gjeografinë kombëtare. Që të dëgjohet më shumë dhe më qartë kjo zhurmë dominuese, ata bëhen agresivë. Duke u bërë agresivë, hilja e tyre e zezë manifestohet si sëmundje psikiatrike. Ata bëhen dëbues, refuzues, rrënues, mohues… sepse vetëm nëpërmjet këtyre formave të veprimit anormal, atyre u bëhet se shquhen, duke mos llogaritur se janë dhe mbesin gjithnjë e më të vetmuar. Vetminë e tillë nuk e krijon pazakonshmëria, por zakonshmëria neveritëse e frikës së tepruar, që manifestohet me veprime të sëmura dhe amorale të tyre. Prandaj përpiqen të tregohen me aftësi të veçanta rrënuese mbi secilin ndërtim shoqëror, majave të të cilave gërmadha pastaj kokorisin pandalshëm. Të tillët bëjnë sikur harrojnë vetveten e njëmendtë, si formë kundërpërgjigjeje ndaj harresës për ta të mjedisit të shëndoshë ku jetojnë. Duke harruar vetveten, ata flasin për heronjtë e vdekur, si mënyrë e tyre e zgjedhur për t’u identifikuar me ta. Përpiqen t’i përvetësojnë mënyrat e vdekjes së heronjve, duke dashur që kështu ta mundin frikën dhe t’i riushqejnë ambiciet e ngritjes së pameritueshme të tyre.

Duke folur dhe duke bërë zhurmë amorale, duke lozur pa mjeshtëri fatin e heronjve të vdekur, ata përpiqen ta vdesin edhe të sotmen dhe shëndetin e galerisë së re të heronjve, të cilët nuk flasin, të cilët janë të heshtur më shumë se ç’duhet, të cilët duken më të nënshtruar nga dhuna e varfanjakëve shpirtërorë. Kur arrin zeniti i “nënshtrimit” të tillë të të pasurve shpirtërorë e intelektualë, varfanjakët shpirtërorë, të cilët njëmend duhet të zënë vend në psikiatri, hidhërohen dhe pëllasin edhe më shumë, duke akuzuar se mjedisi ku jetojnë u bëka për ta aq injorues dhe aq i tmerrshëm, i cili nuk iu bindka halucinacioneve të tyre, të cilët përpiqen të ngrihen nga frikacakë në heronj të guximshëm. Fjala e ngulmët e të cilëve, edhe pse e nxitur nga frika dhe nga inferioriteti i zakonshëm i frikacakëve debilë, mund të rrënojnë qetësinë e madhe të pasurisë shpirtërore e intelektuale të të tjerëve. Dhe njëmend, ndodhë kështu. Trillojnë hapësirën e vet të dominimit dhe, të mbushur me halucinacione të sëmura, fillojnë t’i ekzekutojnë publikisht meritat morale të të tjerëve. Ata që mund të shpëtojnë nga halucinacionet e sëmura të të tillëve, ngarendin shpejt e shpejt dhe ikin nga këto hapësira të ndotura sëmundjesh halucinunative të këtyre varfanjakëve moralë e intelektualë. Ikjen e tillë, këta varfanjakë e kuptojnë si triumf të tyre, që do të thotë si ngadhënjim i sëmundjes së tyre dhe jo si ikje normale e të shëndoshëve nga skizofrenia e pashërueshme e varfanjakëve intelektualë e shpirtërorë. Ky veprim përngjan në anekdotën e lepurit frikacak, nga i cili u trembkan, megjithatë, bretkosat. Lepujt e tillë njerëzit i shohin si bretkosat dhe mburren si “heronj”.

Kategoria e tillë e “heronjve” të zhurmës së fjalëve dhe të agresivitetit për pushtimin e hapësirave për sëmundjen e tyre të pashërueshme, nga frika se mund të duken të parëndësishëm, bëhen inspiratorë të gënjeshtrës dhe të një servilizmi të ndotës. Kjo kategori, ku prinë Rexhep Qosja, ngrihet kundër urtisë së mendimit dhe kundër strategjisë së fjalës së urtë. Të tillët bëjnë jetën e urithit dhe shëmtojnë fushën kombëtare të shëndetit. Psikiatrit, siç thotë filozofi Herman Hese, këtë kategori njerëzish, të cilët duken të vertikaltë, i quajnë psikopatë. Ata i karakterizon agresiviteti, i cili s’ka burim tjetër pos frikës dhe inferioritetit në mjedisin shoqëror. Ata janë të vetëpërjashtuar nga respekti dhe nga shoqërimi. Duke u vetëpërjashtuar që të duken se të vetmuar do të duken më të guximshëm dhe më heronj, ata brenda sëmundjes së tyre të nënvlerësimit, bëhen akuzues të pashembullt. Nëpërmjet akuzave të tilla shpifëse, bëhen gjithnjë e më të vetmuar dhe gjithnjë e më të neveritshëm si imponues të situatave fare të parëndësishme. Bëhen “patriotë” të përsëritshëm dhe të bollshëm, kurse nga përsëritja e shpeshtë dhe e bollshme patriotike, ata fshehin vetveten e mjerë dhe të vetmuar, të strukur dhe qyqare. Kur të arrijnë që në kuadër të mëshirës dhe të mirëkuptimit të të tjerëve për gjendjen e rëndë shpirtërore të tyre, të pushtojnë skaje hapësirash, u bëhet vetja hero, duke mos menduar se heronjtë nuk ishin dhe nuk janë të sëmurë si ata.



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:51 pm

Poetika negative e frymëzuesit rrënues

Të gjitha përsëritjet publike të autorit dhe të “revolucionit të vonuar demokratik” janë të njëjta. Mjetet e përparshme rrënuese dhe përçarëse (urrejtëse) i përdorë edhe sot pas një vere të tij krejtësisht të thatë politike të ndërsimeve të egra. Ka të njëjtën qasje të organizuar negative ndaj të gjitha ndërtimeve kombëtare. Është ky autor i “revolucionit të vonuar demokratik”, i cili e preferonte zhbërjen e Shqipërisë nga renegatë ultra progrekë dhe ultra proserbë, si mundësi e triumfit të ideologjisë së kuqe mbi kombin, që nuk ishte “ideologji lokale”, por që kishte një shtrirje të gjerë dhe që arrinte deri në Moskë dhe deri në Kinë, ku i kishte lënë “eshtrat” e interesit të kombit edhe Enver Hoxha.

Në Akademinë përkujtimore të marsit 2002, kushtuar sakrificës sublime dhe kapitale të Adem Jasharit, ky autor bëri promovimin e mendimit të gjithmonshëm negativ të vetvetes, të cilin u përpoq ta fuste si energji lëkundjesh dhe si energji urrejtjesh të tij, jo vetëm ndaj individëve të caktuar në historinë tonë të politikës, por edhe ndaj institucioneve të reja dhe të brishta të Kosovës. Ai përdori dhe keqpërdori autoritete të njëjta, që kishte përdorur dhe kishte keqpërdorur gati një dekadë të tërë. Për të s’kishte rëndësi të dinte se rrethanat reale tashmë kishin ndryshuar krejtësisht. Për të kishte rëndësi të shpjegonte se ai ishte dhe kishte mbetur i njëjtë dhe me të njëjtat energji të një strategjie të mbrapsht ideologjike, me fuqinë e së cilës ai kërkon t’i përmbysë ndërtimet e reja demokratike. Çështjet e tij ideologjike nuk janë të rëndësishme, sepse tash ai ka mbetur si një mohikan e vetëm. Dikush mund ta lavdërojë këtë autor të “revolucionit të vonuar demokratik” dhe këtë autor të apelit, kur i gjithë populli dëbohej nga fashizmi serb, “që të mos e lëshojmë Kosovën, sepse shqiptarët e saj s’kanë atdhe tjetër”, për shkak të respektit për mosndryshueshmërinë e energjive të tij negative. Megjithatë fjalët “shkencore” të tij më nuk i dëgjon askush. Nuk i dëgjon, sepse brenda tyre sillet e pështillet qëllimi i organizuar i tij për të rrënuar, për të penguar dhe për të bërë diferencimin e njerëzve, që ai i kishte dhe i ka si mjete personale të ngritjes mbi rrënoja. Meqenëse nuk e dëgjon kush, qëllimet e tij bëhen më të vrara dhe më te tejdukshme.

Në këtë Akademi përkujtimore ai u përpoq, në radhë të parë, të shembte autoritetin e Kuvendit të Kosovës, në të cilin janë ulur “edhe ata që këtij vendi nuk i kanë dhënë asgjë, ama bash asgjë asnjëherë”, për të shtuar vetëm pak më vonë se “ne dhamë diçka për Kosovën, sepse ia kishim borxh atdheut”. Ai me këto pohime i referohet popullit të “mallkuar”, që paska votuar për “ata që s’kanë dhënë asgjë, ama bash asgjë asnjëherë”, për të mbjellë te ai një urrejtje të shfrenuar, çfarë e ka ai ndaj tij dhe ndaj atyre që kishin krijuar me shumë sakrifica dekadën më të vështirë shtetformuese të Kosovës. I fyen edhe deputetët. Fyerja e tij ndaj këtij togu ligjvënës parlamentar, nuk është vetëm shfrim emocionesh të ndërtuara nga dështimet e filozofisë së tij kolektive të egocentrizmit të tij privat dhe krejtësisht të sëmurë, por janë këto qëndrime hilesh të dëshmuara deri tash ndaj çdo përpjekjeje ndërtimesh a institucionesh. Në këtë Akademi përkujtimore për të madhin Adem Jashari, realisht nuk do të duhej të lejohej keqpërdorimi nga ky autor i vlerave të luftës dhe keqpërdorimi politik i emrit të kësaj legjende (Adem Jashari) për të shfryrë, në emër të tyre, gjithë vrerin urrejtës ndaj të gjithë atyre që, edhe politikisht, edhe luftarakisht, e hoqën kthetrën serbe nga truri shqiptar.

“Ne dhamë diçka për Kosovën, sepse ia kishim borxh atdheut” tha ky autor filozofimesh rrënuese. Ai thotë “ne dhamë…”, duke futur edhe veten në shumësin heroik të sakrificës kolektive. Po, ç’dha ai, përveç mjekrës dhe tebdilosjes në grua për të ikur nga Kosova para rrebeshit fashist serb, edhe pse kishte ftuar popullin që të mos e lëshonte Kosovën? Ç’ishte kjo thirrje e “moralshme” e tij? Duhej që populli të kundërshtonte e të qëndronte në Kosovë dhe në Kosovë të vritej e të masakrohej nga kanibalët serbë dhe vetëm ai, mjekërruar dhe i tebdilosur në grua si është më zi, të shpëtonte? Duhej që ai, vetëm ai të arrinte të shpëtonte, duke lënë kolona të mëdha shqiptarësh të dëbuar? Si një grua të shenjtë, atë dhe vetëm atë e pritën borxhlinjtë e tij ideologjikë. Pastaj nga pritja e këtyre borxhlinjve plot respekt për të, ai, pasi kishte hequr shaminë prej gruaje, kishte ikur në Shqipëri, ku sipas informacioneve të sakta, miqtë e tij ideologjikë, e kishin vendosur në shtëpinë e majës ideologjike, në vilën e Enver Hoxhës. Prej atje, pas përfundimit të luftës në Kosovë, kur i gjithë populli i dëbuar kishte mësy nga të gjitha anët të kthehej vrullshëm në atdheun e tij të djegur, Rexhep Qosja, tash me mjekër të rritur, u pati deklaruar gazetarëve se “shumë nga ata që kanë qëndruar në Kosovë janë lojalë të Serbisë”! Ky është morali i këtij autori që thotë se “ne dhamë diçka për Kosovën, sepse ia kishim borxh atdheut”. Përveç mjekrës, çfarë dha tjetër ky „baba“ shumëfytyrësh i „kombit“?

Në Akademinë e madhe përkujtimore për të madhin Adem Jashari, ky autor tha se në parlamentin e Kosovës nuk gjeti vend njeriu që kishte kaluar 28 vjet nëpër burgjet serbe (Adem Demaçi), duke u bërë se harronte se pikërisht për këtë “simbol qëndrese”, pasi e kishte stërshfrytëzuar për nevojat e veta rrënuese, kishte deklaruar se “ai është tash si një limon i shtrydhur”. Tash e rivë në përdorim të tij për të njëjtat qëllime. Ai thotë, gjithashtu, se në Kuvendin e Kosovës nuk zunë vend as ata që dhanë miliona dollarë dhe marka për Kosovën. Kjo deklaratë e tij në fjalën keqpërdoruese në këtë Akademi të dhembjes dhe të kujtimit tregon se “kishte harruar” se shqiptarët nuk kishin dhënë “miliona dollarë dhe marka” për të blerë vende në Parlament, por për ta çliruar Kosovën. Ata që dhanë kaq shumë dollarë e marka nuk e kishin mendjen te biznesi politik dhe, sigurisht, nuk do të duhej të lejonin të keqpërdoreshin kështu nga ky autor, keqpërdorim ky që ka qëllimet e veta tradicionale ndërsimesh, urrejtjesh dhe përçarjesh, deri te shembja e ndërtimeve të deriatëhershme të marrëveshjeve dhe të institucioneve në Kosovën e lirë nga pushtuesi serb.



Shileri dhe Qosja

Në qytetin Marbach të Gjermanisë është vendlindja e shkrimtarit të madh Fridrih Shiler. Në qytetin e tij të lindjes është edhe shtëpia e tij muze. Në këtë shtëpi, në monitorë të mëdhenj, “shfaqet” krijimtaria e tij e madhe letrare e shkruar me penë dhe me dorë. Vizitorët e shumtë fitojnë përshtypje dhe emocione të veçanta në këtë shtëpi-muze dhe përballë dorëshkrimeve klasike të këtij shkrimtari të madh gjerman. Të gjithëve iu bëhet se aty, në gjysmëdritën e ambientit krijues, është edhe shkrimtari.

Po në këtë qytet është biblioteka e madhe dhe marramendëse fondesh të jashtëzakonshme librash, e cila mban emrin e shkrimtarit të madh vendas “Fridrich Shiler”. Para objektit kolosal të kësaj biblioteke shtrihet i bukur parku i madh “Fridrich Shiler”. Në mes të këtij parku rri krenar monumenti i Fridrih Shhilerit, që zë majat e qiellit dhe që nga atje vështron popullin e tij të vyeshëm dhe të etur për artin, për dijen.

Flitet kështu për Marbachun, për Shilerin, për popullin gjerman, i cili kontributin e heroit të mendjes dhe të artit kombëtar ka ditur dhe di ta ruaj edhe në shtëpinë muze të Shilerit, edhe në bibliotekën e madhe dhe të pasur, edhe në parkun e bukur, të mbushur me lule e freski, edhe monumentin gjigand të këtij shkrimtari kombëtar. Por nuk mund të flitet kështu për asgjë të njëjtë në Kosovë. Duket sikur në Kosovë s’ka heronj të dijes dhe të artit. Duket sikur në Kosovë ka heronj të tillë të dijes dhe të artit, por të cilët nuk duam t’i njohim, nuk duam t’i duam, nuk duam t’i kemi. Nëse do të dëshironim t’i duam dhe nëse do të dëshironim t’i kemi, pastaj, ne do të dukeshim fare të vegjël përballë kujtesës për ta. Nuk e bëjmë, do të thotë, këtë punë kurrën e kurrës. Ata që ishin heronj të dijes dhe të artit, duhet të harrohen dhe të mbulohen me “madhështinë” tonë të trilluar. Megjithatë, heronjtë e dijes dhe heronjtë e artit te ne nuk bëjnë pjesë në repartet e përpunimit patriotik të politikës dhe si të tillë janë të papërdorshëm, ose janë me afat të kaluar përfundimisht. Heronjtë e dijes dhe heronjtë e artit janë mesazhe ndërgjegjeje dhe mesazhe morale, për të cilat sot nuk ia ka ngenë askush.

Flitet gjithashtu se qe disa vjet është bërë gati një përmendore e plakut të urtë krijues, të ndjerit Anton Çetta, studiues, që të vihet në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ku punoi dhe krijoi kohë të gjatë. Nuk e kanë lënë të vendoset aty kjo përmendore. Instituti Albanologjik, i cili s’ka ndonjë emër tjetër dijetarësh, krijuesish dhe studiuesish, është pa përmendore. Oborri i tij është pa asnjë simbolikë dhe është si çdo oborr tjetër objektesh të banimit a të zyrave burokratike. Thuhet se këtë përmendore të të urtit Anton Çetta nuk e lanë të vendoset aty, sepse vendi do të duhej të rezervohej për krijuesit e gjallë politikë dhe patriotik-folklorikë. Hapësira monumentale e oborrit të këtij Instituti është mjaft e gjerë që të zë edhe shumë përmendore krijuesish të ardhshëm kombëtarë. Por nuk duam se nuk duam të kemi përmendore të shumta, përmendore kolektive, sepse atëherë, ai që e ka rezervuar vendin e përmendores për vete (Rexhep Qosja, siç thonë miqtë e mendimit të tij brenda këtij Instituti), do të duket i parëndësishëm me të tjerët, sepse ai dëshiron të jetë i pari dhe të jetë i vetmi, duke dashur që edhe kështu të tjerët të kenë mundësi më të mëdha ta quajnë “baba i kombit”, që është një ambicie jokrijuese, por politike të një egocentrizmi banal dhe mohues.

Shkrimtarët e mëvonshëm e të mëdhenj gjermanë nuk iu trembën famës së pavdekshme të Shilerit. Përkundrazi. Jo vetëm shkrimtarët, jo vetëm shtetarët, por i gjithë populli gjerman mburren me gjenitë e vetë. Kjo i ka bërë dhe i bën fisnikë dimensionesh të mëdha kulturore dhe kombëtare. Vetëm në mjediset tona s’ka të tilla monumente të kulturës monumentale. Në ambientet tona nuk mungojnë monumente të tilla monumentale, por ato ne vetë i bëjmë të harrueshme, ne vetë i përdhosim. Qosja prinë në të gjitha fushatat përdhosëse të këtyre monumenteve të dijes kombëtare, fushatë këtë që e ka nisur me „Morfologjia e një fushate“, ku përpiqet të rrënojë një varg emra krijuesish të veçantë në Kosovë, siç përpiqet nga Kosova të rrënojë emblemat kombëtare krijuesish e humanistësh në Shqipëri e më gjerë, të cilët tash janë në majat më të larta të autoritetit krijues e human në gjithë botën. Thuhet t’i rrënojë këta nga Kosova, sepse kur në raste të rralla, ngjet të gjendej në Shqipëri, deklaronte ndryshe. Në raportin e ministrit të Punëve të Brendshme, Simon Stefani, dërguar Ramiz Alisë (1989) (Gazeta 55, datë 09-10-2009), thuhet: Rexhep Qosja, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, është shprehur: “Me është bërë qejfi për faktin se televizioni i Tiranës ka dhënë një emision për mua, por unë nuk i meritoj gjithë ato vlerësime që më bëhen nga Shqipëria, sepse në Shqipëri ka figura më të mëdha se unë si: Aleks Buda, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, etj. (Gazeta 55, datë 09-10-2009)





Kur akademiku ligjëron me trillime

Është e trishtueshme se si “fjalët” e këtij akademiku nuk bëjnë asnjë jehonë. Flet e shkruan dhe askush nuk ia vë veshin. Nuk ia vënë veshin as ata që e “duan”, as ata që e nxisin. Në të vërtetë, tashmë s’ka kush t’ua vërë veshin “llafeve” të tij të shkruara rrjedhshëm, sepse tashmë Rexhep Qosja i ka rrënuar të gjithë. Duket se atij i mjafton vetëm vetja në Kosovën e rrënuar nga ai dhe njerëzit e saj, të cilët e kanë “komprometuar idenë e shtetit”. Kjo duket nga larg në serinë e tij të shkruar me të njëjtin mbititull në një gazetë të përditshme (Epoka e re).

Edhe ata që nuk binden të rrënohen, detyrohen t’i përballojnë krejtësisht në heshtje intelektuale britmat e tij të shkundura përfundimisht nga çdo realitet. Punë e madhe! Janë intelektualë këta, prandaj mund t’u përballojnë ligjërimeve shpifëse të këtij akademiku nostalgjik, duke u futur thellë në heshtjen e plotë. Edhe në këtë thellësi të heshtjes së tyre, akademiku Qosja arrin t’u thotë të gjitha ato që s’i kap mendja e njeriut normal dhe të gjitha ato që, as janë thënë, as janë bërë ndonjëherë. Po të ligjëronte ky akademik ato që thuhen dhe ato që bëhen, nuk do të dukej më akademik, por do të dukej (ironi) një njeri i zakonshëm dhe i rëndomtë fare, mu si akademikët dhe intelektualët e tjerë të Kosovës, të cilët, megjithatë vazhdojnë të mos u përgjigjen shpifjeve dhe trillimeve të tij.

Megjithatë, fjalët e tij, edhe të niveleve të shpifjeve, të cilat thuhen me pezëm e trill, nuk do të duhej të mbeteshin kështu pa jehonë. E di burri i botës, ky akademik, i cili Kosovën dhe popullin e saj e quajti si “fermë qensh”, se si ndërtohet shteti dhe se si mbrohet ideja e shtetit nga komprometimi! Deri tash ai ka ndërtuar shumë shtete, sidomos Shqipërinë e djegur nga “revolucionarët e vonuar demokratikë”. Po të mos ishin kryetari i tashëm i Kosovës dhe ai i Kuvendit të Kosovës, shteti i Kosovës do të ishte ndërtuar moti. Por kryetari i tashëm i Kosovës (fjalën e ka për dr. Rugovën- shënim imi), i cili, siç shkruan ai në gazetën Epoka e re,“Sot, qindra vjet pas Lekë Dukagjinit, bajraktari, i quajtur president, shpërfill të vogël e të madh (bile edhe akademikun tonë ligjërues shpifjesh – vërejtja jonë) dhe të vegjëlve e të mëdhenjve të Kosovës u del përpara me flamurin e tij, me himnin e tij, me darkën e tij, me kristalet e tij, me dekoratat, urdhërat e medaljet e tij… dhe me të shpërblyerit e tij privatë!”, deklaron ai në këtë intervistë. E shihni? Akademiku Qosja, i cili ka mungesa mbi gjashtëvjeçare në ASHAK, vetë konstaton se të gjitha këto të numëruara qenkan “të tij privat”(Të dr. Rugovës, vërejtja ime). Askush nuk merr guxim t’i thotë askujt diçka kaq shpifëse për gjërat private. Guxon dhe guximi ia jep këtë të drejtë Rexhep Qosjes, i cili nuk rresht së foluri dhe së shkruari dhe, megjithatë, të gjitha këto shkrihen në një tallje të heshtur. Vetëm unë nuk dua që të përfundojnë fjalët dhe shkrimet e tij në këtë mënyrë. Ju them se ai ka të drejtë të thotë e të shkruaj gjithçka. Ka të drejtë aq më parë kur askush s’e dëgjon dhe rrallëkush e lexon në gazetën e përditshme. Them se ka të drejtë, sepse të vërejturit e ka të mprehtë mu sikur fjalën. E ka parë ai me vëmendje analitike dhe me shqetësime barku se si kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me të zbritur nga aeroplani, jo vetëm që nuk e mbante vetë mantelin e tij, por atë ia lëshon në dorë truprojës së tij. Ky gjest i kryeparlamentarit, vërtet, ishte i tmerrshëm dhe i padurueshëm për ndjenjën akademike të Qosjes. Do të duhej të ndodhte e kundërta: truproja do të duhej t’ia jepte mantelin e tij kryeparlamentarit që ta bartte, sepse kështu akademik Daci kishte shansin e vetëm në jetën e tij që të tregohej se sa popullor ishte dhe që i përkiste tribunit të proletariatit, për të cilin aq shumë angazhohet Rexhep Qosja. Por kryeparlamentari nuk bëri kështu dhe nuk e shfrytëzoi këtë shans hyjnor.

Një njeri si kryetari i Kosovës, i cili, sipas Qosjes, e paska „privatizuar“ krejtësisht jetën e tij private, veprimet dhe “të shpërblyerit e tij privat”, nuk mund ta ndërtojë shtetin e Kosovës. Një njeri si kryeparlamentari akademik Nexhat Daci, që është një „nepotist flagrant“, i cili ia jep mantelin e tij ta bartë truproja, nuk mund të ndërtojë shtetin e Kosovës. Kështu ata e “komprometojnë idenë e shtetit”.

Të gjithë ata që fjalët dhe shkrimet e këtij akademiku i lënë të derdhen në boshin e heshtjes, do të duhej të kujtoheshin se si veproi Qosja kur ishte në KPA. Atje ai vuri themelet e fuqishme të ndërtimit të shtetit. I rrënoi të gjitha institucionet e Kosovës, të ndërtuara gjatë dhjetëvjetëshit të fundit të paraluftës përballë automatikëve të ushtrisë e të policisë së shfrenuar serbe, ku s’kishte marrë pjesë vetë dhe, në vend të tyre, ndërtoi departamente. Kosovës nuk i duheshin institucionet, por departamentet, të cilat janë, edhe pse nivelesh komunale, shkallë më të përparuara shumëherë se institucionet shtetërore. Që atëherë ky akademik u pa se di të ndërtojë shtetin! Që atëherë ky e ka ditur se po t’i linte dhe po t’i shumonte institucionet e Kosovës nuk do të mund ta kontrollonte as korrupsionin e as komprometimin e tyre. Me departamente shteti i Kosovës ndërtohej më lehtë dhe nuk rrezikohej nga komprometimi dhe nga korrupsioni. Ai e dinte se për të nuk kishte vend në institucione, të cilat do t’i votonte populli. Ai e dinte se mund të gjente vend vetëm në departamente, të cilat nuk i votonte populli. Prandaj u bë levë e fuqishme e rrënimit të institucioneve të Kosovës, të ngritura me aq mund e gjak.

Akademik Qosja, vërtet, ditka të bëjë shtetin, mu sikur kishte ditur të bënte partinë e tij, e cila sot, edhe pse nuk ekziston, është shumë e fuqishme në arenën tonë politike. Ajo ka fare pak anëtarësi, ama, ajo që është, është shumë e fuqishme. Është aq e fuqishme sa nuk e mori as edhe një për qind të votave. Do të ishte edhe më e fuqishme sikur Kosova të mos kishte fare kryetar të vetin e as kryetar të Kuvendit. Do të ishte edhe më e fuqishme sikur ai të ishte edhe kryetar i Kosovës, edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, me kusht që të mos kishte zgjedhje, nga të cilat pastaj nuk do të merrte as edhe një votë nga populli!



Britmat akademike të zhurmës



Edhe sot ngjet njësoj me ngulmimin e shqiptarëve për drejtësi. Brenda drejtësisë ata sikur gjakojnë të gjejnë lirinë. Natyrisht, në këtë mënyrë nuk mund ta gjejnë lirinë. Nuk mund ta gjejnë lirinë, sepse janë tepër të pafuqishëm ta përballojnë padrejtësinë, që ndryshe mund të quhet politikë, diplomaci a demagogji politike. Ata shqiptarë, që provojnë të bëhen të drejtë në vorbullën e padrejtësive, jo vetëm bëhen qesharakë, injorantë e servilë, por, duke u ulur në stolin e një pushteti të rremë politik, do të bëjnë një jetë prej inferiorësh të mërzitshëm, të cilët ndryshe mund të quhen parazitë, që ushqehen në kurriz të interesave të popullit të tyre.

Kërkesa me ngulm për drejtësi e shqiptarëve nuk është e re. Nuk është e re, sepse gjatë jetës së tyre mbi ta është bërë padrejtësi e shthurur dhe kërkesat e tyre gjithmonë janë shpërfillur. Janë shpërfillur dhe janë dënuar me vdekje të efektshme shfarosëse të këtij populli. Janë shpërfillur dhe janë shkretuar edhe hapësirat e tyre të ekzistencës. Megjithatë, ata me kohë e kanë kuptuar se drejtësia u takon vetëm të fuqishmëve. Ata janë perandorët dhe zotët e saj. Megjithatë, ata me kohë e kanë kuptuar se që të kenë drejtësi dhe të rrojnë me të drejtën, duhet të kenë liri. Prandaj, kurrë s’e kanë ndërprerë luftën që ta fitojnë këtë magji të shenjtë. Gjithmonë e kanë fituar luftën, por kurrë s’kanë arritur ta fitojnë fuqinë për të qenë të lirë, që të jenë të drejtë a të padrejtë. Edhe sot ngjet njësoj…

Edhe sot ngjet njësoj. Të gjithë ata që mëtojnë të ngjiten shkallëve të pamerituara të pushtetit të ndërtuar me lajka, të pushtetit të ndërtuar mbi autoritetin servil, mbi autoritetin inferior, me të cilët ndërron popullin dhe interesat e tij me stolin hijerëndë të pushtetit të tillë, kanë për qëllim të fitojnë lirinë e tyre personale për fuqizimin e padrejtësisë mbi të drejtën kokëforte kolektive të popullit. Megjithatë, edhe pse popull i vogël dhe i copëtuar shpirtërisht dhe gjeografikisht, nuk është i gatuar të bëjë padrejtësi ndaj askujt, sepse ka vuajtur dhe vuan pikërisht nga padrejtësitë marramendëse. Ndoshta, ashtu si te të gjithë popujt e vegjël, edhe në gjirin e shqiptarëve dalin parazitë të tillë që prekin majat e qiellit të pushtetit të tyre inferior, servil dhe të stërkequr.

Është e pakundërshtueshme se të gjithë atyre, që janë angazhuar dhe angazhohen për lirinë e plotë, për të drejtën e plotë, për gjeografinë e plotë dhe për demokracinë e plotë, u ka hije kurora e pushtetit të plotë. U ka hije luftëtarëve të lirisë, sepse përballë armikut të çmendur, jetën e bënë vdekje. Prapa vetes, në rrugën e pushtetit të lirisë, të së drejtës, të demokracisë, ndiqen nga turma të mëdha. U ka hije luftëtarëve të politikës joservile, joinferiore, jozhurmuese dhe jodenoncuese, që për gjëra të vogla e me “politikë të lartë” të ngjiten shkallëve që shpien te kurora e pushtetit të plotë. U ka hije, sepse prapa i ndjek turmë e madhe e popullit. Kurse në anën tjetër s’u ka hije atyre që s’i ndjek turma, që gjatë luftës janë bërë tebdilë, që kanë rruar mjekrra e janë bërë gra, që kanë ftuar popullin të qëndrojë në Kosovë dhe vetë kanë ikur të parët. S’u ka hije atyre që thonë për ata që gjatë luftës kanë qëndruar burrërisht në Kosovë, janë lojalë të Serbisë, siç e trumbeton Qosja.

Prandaj, alarmet e shpifura të tij shpeshherë shterojnë që në lindjen e tyre dhe gati nuk arrijnë asnjëherë të marrin dimensionet e paramenduara e të paragjykuara nga ai. Këto përpëliten të duken të njëmendta, krijojnë një rrafsh të trazuar dhe pastaj i mbytë vetëtrazimi i kohës së papërshtatshme të shfaqjes së tyre. Duke qenë të rëndomta, këto alarme të shpifura dhe të paramenduara me paragjykime përfituese, arrijnë efekte të kundërta nga sajuesi Qosja i bashkuar në korin e tij të njëjtë të një grupi fare të papërfillshëm. Këta trillues alarmesh kërkojnë vdekjen e së vërtetës, kurse e vërteta përpiqet të shpëtojë nga gënjeshtra dhe trillimi i tyre. Përsëritja e shpeshtë e trillimit, që është një sëmundje e pashërueshme e sajuesit të tij Qosja, të vërtetën e bën edhe më të shquar dhe më të qëndrueshme, më të përparuar dhe më të ndritshme. Në mjedisin tonë e vërteta duket sikur kërcënohet nga moria e gënjeshtrave dhe e trillimeve, andaj asaj i duhet të vetëmbrohet. Vetëmbrojtja e saj u sjell ngapak ushqim sajuesve të gënjeshtrave dhe të trillimeve. Prandaj këta të fundit, në krye më Qosjen, nuk pushojnë të sajojnë sa më shpesh dhe sa më papërmbajtshëm alarme të tilla.



“Populli qen” i Rexhep Qosjes



Rexhep Qosja i rikthehet letërsisë, shkruan prof. Xhevat Lloshi në shpinë të librit pamflet “I ringjalluri i penduar” të Rexhep Qosjes. Ky konstatim i këtij profi vjen si një britmë gëzimi e këtij penëshkruesi shpinëlibrash dhe kjo britmë gëzimi shpërndahet si jeh “historik” brenda periudhës më të sëmurë, në të cilën ka mbetur “babai” i vetëquajtur i kombit – Rexhep Qosja. Si “baba i kombit”, natyrisht është i prirë, edhe të jetë i sëmurë nga virusi vdekjeprurës i vetvetes, por edhe si një “autoritet”, i cili sa herë dëshiron mund ta shkërdhejë kombin. Në librin e tij “I ringjalluri i penduar” e pati këtë qejf që edhe një herë, për të njëmijtën herë, ta shkërdhejë kombin. Kombi i tij është vetëm ai i “revolucionit të vonuar demokratik”, i cili u ngrit dhe e plandosi për vdekje kombin dhe “zonjën e rëndë, të cilën burrat e dheut e quanin nënë” - Shqipërinë. Pjesa tjetër e kombit, pjesa më e madhe e tij, nuk janë gjë tjetër pos “një fermë qensh”, që do të thotë, sipas këtij autori dhe sipas “librit” të tij pamflet neuropsikiatrik “I ringjalluri i penduar”, i cili e “riktheu në letërsi” këtë autor serial të pamfleteve, është vetëm një grumbull qensh në fermën e kryeqytetit. Ta ilustrojmë këtë sëmundje të tij vetëm edhe një herë me disa të thëna të vetë autorit në këtë libër, me të cilin ai “iu rikthye letërsisë”, e në të cilin flet për ardhjen e Skënderbeut në Kosovë. Ai thotë: “Por, ja, ishte shkruar që para se të mbërrinte në Kryeqytet, Skënderbeu të përjetonte befasinë më të befasishme në këtë udhëtim të këndshëm prej pikës kufitare deri në kryeqytet. Pikërisht atëherë kur priste që para syve të tij të shpërthente pamja e Kryeqytetit do të shohë çka nuk kishte pritur dhe çka në asnjë mënyrë nuk kishte ëndërruar se do të shihte: fermën e qenve!… Qen të të dy gjinive: të gjinisë mashkullore dhe të gjinisë femërore. Në qoftë se pamja e jashtme është e mjaftueshme për të caktuar gjininë e qenit, atëherë do të mund të thuhej me siguri të plotë se numri i qenve meshkuj ishte shumë më i madh se numri i kudrave, i bushtrave, i kuçkave, i qeneve! Asgjë e çuditshme: gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to.” (faqe 60-73).

E kuptoni tash se ç’popull qen ka Kosova? E kuptoni se, sipas këtij autori, Skënderbeu erdhi në kryeqytetin e Kosovës, i cili s’qenka gjë tjetër, përveç një ferme qensh? E kuptoni se ky grumbull qensh, që qenka populli ynë, me lotin më të pandalshëm të gëzimit dhe të entuziazmit doli ta priste Skënderbeun, jo me të lehura qensh, jo me të kafshuara qensh. Edhe lotin e gëzimit, edhe pritjen e madhe të heroit nga populli, z. Qosja e përjetoi si fermë qensh. Vrapi i popullit, vrapi i “qenve meshkuj dhe i kudrave”, për ta sjell dhe për ta pritur Skënderbeun në Prishtinë, s’e kishte lënë të shquhej vrapi, dashuria dhe heroizmi neuropsikiatrik i këtij vështruesi qensh. Qen e kudra ishin të gjithë, përveç tij. Ishin edhe zyrtarët, edhe pjesëtarët e TMK-së, edhe të ShPK-së, edhe qytetarët-popull. Të gjithë. Nuk ishte vetëm Qosja. Meqenëse Skënderbeu, megjithatë nuk deshi të ikte dhe të mos rronte asnjë çast të vetëm në këtë fermë qensh, rrjedhimisht edhe ky, pavarësisht nga “pendimi”, është bërë një qen. Është bërë qen, sepse nuk deshi të ndahej nga populli i tij. Nuk janë qen vetëm ata që ndahen nga populli, nuk janë qenë as ata që e urrejnë popullin e vet qen, siç është lartmadhëria e tij neuropsikiatrike Rexhep Qosja.

Gjithmonë e gjithkund mes qenve duhet të ketë edhe qene. Nuk shumëzohen as nuk frymëzohen pa to”, shkruan Qosja. E shihni? “Babai i kombit” edhe nënat tona, që lindin fëmijë, “që shumëzojnë” kombin, i quan qene, i quan kudra, i quan kuçka, kurse fëmijët i quan: numër këlyshësh. Këlyshë qensh, këlyshë kudrash e quan rininë e Kosovës! Vetëm nëna e tij, vetëm gruaja e tij, që ishin nëna, nuk lindën qen, nuk lindën kudra, nuk lindën këlyshë. Nënat e tjera, gratë e tjera lindën qen, lindën kudra, lindën kuçka. E shihni se ç’thotë ky “baba i kombit” për nënat tona, për gratë tona të shëndosha dhe të pëlleshme? Thotë e tha diçka më të rëndë se krimineli Sheshel i Beogradit. Ai nuk i quajti kudra gratë shqiptare, nuk i quajti kuçka, nuk i quajti qene, por të shumtën i quajti lavatriçe. Posa Beogradit do t’i bie në dorë ky libër i këtij autori patologjik, do ta përkthejë në gjuhën e tij, e cila nuk mbushet me lehje qensh, siç mbushet, sipas këtij autori, gjuha shqipe me të lehura dhe me kafshime qensh të popullit të Skënderbeut, i cili, po të mos ishte në bronz, këtë libër do ta konsideronte si një pordhë të një njeriu, i cili barkun e sëmurë e jashtëqitës e mban në kokë.

Kush mund ta shpëtojë nga kjo vetësëmundje këtë njeri? Askush. Le ta lëmë atëherë në një pavijon të veçantë tërbimi, por gjithnjë duke u kujdesur që ai të mos e ketë asnjë kontakt me “fermën e qenve”, siç e quan ai popullin e vet. Popullit “qen e kudra” më shumë ia ka ënda të rrojë e të bashkërrojë me Skënderbeun. Populli “qen e kudra” është shumë i shëndoshë. Edhe më i shëndoshë do të jetë, kur ky autor patologjik do të skajohet në një skutë pavijonesh të të vetësëmurëve mentalë, i cili ka vendosur ta helmojë popullin e tij “qensh e kudrash”.



Pse nuk duhet të kritikohet Qosja?



Fenomeni Qosja nuk mund të hyjë as në ese. Fenomeni Qosja kishte hipur në majë të fronit të letërsisë dhe që atëherë ishte bërë i paarritshëm. Që atëherë, ai kishte shkruar traktin paralajmërues të së ardhshmes së tij “Morfologjia e një fushate”, që iu kishte kushtuar gjithë atyre që kishin guxuar të tregonin se dinin dhe jo vetëm të mendonin. Ky trakt ishte shumë interesant, sepse e kishte shkruar bukur e rrjedhshëm Rexhep Qosja, sepse me të rrënohej, jo një e dy, por garnitura e tërë intelektualësh shqiptarë. Ishte interesant, sepse këtë trakt personal e kishte botuar institucioni i tij shkencor Instituti Albanologjik, ku ishte drejtor dhe e kishte shtypur një shtypshkronjë beogradase (edhe pse Prishtina kishte shtypshkronja). Fronin e tij të lartë të letërsisë sesi ia lëkundte gjirokastriti Kadare, i cili ishte “një gjeneral në prozë dhe një ushtar i thjeshtë në kritikën letrare”. Mirë ia kishte bërë këtij gjirokastriti, i cili ishte aq i pacipë sa të tregohej se dinte edhe ai, mbase edhe më mirë se Qosja, ta shkruante kritikën letrare. Mirë ia bëri kur e rrënoi për dhé këtë shkrimtar botëror. Ç’kishte ai që, ashtu i pacipë, me krijimtarinë e vet letrare, ta bënte Qosjen të dytë a të njëmijtë në shkallët e larta të këtij froni?

Prandaj, Rexhep Qosja nuk duhet të kritikohet, sepse nuk bën të kritikohet. Nuk bën të kritikohet, sepse ai është i pakritikueshëm, që do të thotë i pagabueshëm. Është i pagabueshëm, sepse ai mendon se është i tillë. Ai mendon se është i tillë, sepse mendon se të tjerët nuk duhet të ekzistojnë. Nuk duhet të ekzistojnë, sepse ai mendon se është e mjaftueshme vetëm ekzistenca e tij. Ai mendon kështu, sepse të tjerët nuk bën të mendojnë. Ata që mendojnë, bëhen armiq të tij. Posa nisin të mendojnë, ai i lufton me secilin mjet që ka, duke i vdekur mendimet e të tjerëve, për t’u vetëdukur Zot, asi të tipit më stalinist. E kemi të shenjtë dhe duhet ta nderojmë. Duhet ta nderojmë dhe të mos e hidhërojmë. Duhet të mos e hidhërojmë, sepse kur mendon e flet ai, nuk duhet të mendojmë dhe të flasim ne!

Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali të madh apolitik vdekjen e Titos gati sa nuk e shpalli zi kombëtare. Ai ishte i pari që e urreu me gjithë qenien e tij të madhe Sali Berishën, i cili, ashtu i vogël siç ishte, ia vuri litarin në qafë përmendores së Enver Hoxhës dhe e plandosi për dhe. S’kishte faj, siç s’kishte faj kur atij iu vërsul me gjithë arsenalin e tij prej malësori dhe e bëri të heshtë si mumie. Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali apolitik e përgëzoi djegien dhe zhbërjen e Shqipërisë nga renegatët e „revolucionit të vonuar demokratikë“. Ai ishte i pari që me guxim prej intelektuali dhe si “baba i kombit” ta thërrasë popullin që të mos e braktisë Kosovën, sepse ai duhej të ikte i pari i rruar dhe i tebdilosur në rroba plakash, duke lënë prapa ferrin e Bllacës, ku vdiste e vritej populli i tij. Ai ishte i pari që, me guximin e tij lakmitar, kërkonte nga Bukoshi paranë e popullit, të tubuar në Fondin e Republikës së Kosovës. Ai ishte i pari, që me guximin e tij tashmë prej politikani të lodhur nga letërsia, të ngulte këmbë pareshtur t’i përpinte këto para. Kur ato s’i mori se s’i mori, sepse nuk ia dha Bukoshi as pas insistimit të z. Kushner, ai tash, pas mossuksesit të rrëmbimit të këtij fondi, iu vërsul gazetës së përditshme “Bota sot”, pa e ditur se është bërë i mërzitshëm, duke ngulur këmbë përditë për rrënimin dhe ndalimin e saj, e duke e quajtur kriminale, “përcjellëse të idesë serbe, që mbjell helm te lexuesit e saj”. S’ka faj, sepse njësoj ndalimin dhe shkatërrimin e saj e kërkonte edhe Beogradi.

Rexhep Qosja, vërtet, nuk duhet të kritikohet. Ai është “baba i kombit” dhe, rrjedhimisht, vetëm ai ka të drejtë të shajë nënën e kombit e të rrënojë, vetëm ai që “nuk është nga viset e buta“, ka mundur dhe mund të përmbysë periudha edhe dhjetëvjeçare. Prandaj, ai nuk bën të kritikohet. Ai duhet të na dhimbset! Duhet të na dhimbset, sepse ai ka mbetur i vetmuar dhe tash kërkon që heshtjen e vetmisë ta trazojë me britmat dhe rrënimet e tij, që ia bëri dhe ia bën, institucioneve tona politike dhe kulturore.

Me lejen e lexuesve nuk do ta kritikojmë më! E dimë se do të ndihet shumë keq pa kritikat tona, të cilat i shërbejnë si ushqim i domosdoshëm, pas të cilit zëri i tij mund të shquhet më mirë… Pajtohemi, apo jo?



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:52 pm

Letërnjoftimi i Rexhep Qosjes sipas akademik Fehmi Aganit

- Do të më lejohet që të paraqes tërësisht shkrimin e

akademik Fehmi Aganit, pasi është vërtetë një analizë

tejet zbuluese për karakterin e Qosjes



Testimonium papurtatis R. Qosjes



Në njërin nga sesionet që organizonte Instituti Albanologjik para pak vitesh, fjalën e vet të hyrjes R. Qosja e përfundonte duke cituar një autor, me një frazë që atij i dukej se do të bënte efekt dhe do të tingëllonte si jokonvencionale (jodogmatike, mendon ai): "Po historia? Historia, zotërinj, do të gënjejë si gjithmonë"! Me konsiderata të këtilla ndaj historisë, u ngut t'i dorëzojë asaj (këtë radhë shkencës historike të letërsisë") edhe një dokument, Morfologjinë, e cila, si thotë vetë, është "patologji e një mentaliteti", pasojat e të cilit është duke i vuajtur akoma.

Pamfleti u botua dhe u shit shpejt dhe u lexua "me ëndje", si e parashihte autori. As që mund të ishte ndryshe veçanërisht kur dihet se që në parathënie paralajmërohej përshkrimi i një meçi a ndeshjeje shumëvjeçare, madje të një proporcioni të paparë: një me pesë! Paralajmërimi tjetër, që në parathënie, se autori e kishte shkruar librin zgërdhishëm, do të thotë "me buzë në gaz", shtonte doemos kurreshtjen dhe interesimin.

Proporcionet në arenë ndryshonin. Kundërshtarët herë ishin pesë, herë bëheshin pesë a gjashtë, herë dilnin shumë më tepër. Por, kjo s'mund të ndryshonte gjë në thelb. Ata do të humbnin. Populli e thotë dhe R. Q. e di dhe e citon: "siç do të thoshte populli, disa ulokë e të sëmurë, një të shëndoshë e bëjnë urë"! Por populli e thotë dhe e thotë kot! Sepse këtu nuk ngjet ashtu. Ose nuk ishte i shëndoshë i shëndoshi ynë, ose për ndonjë arsye tjetër, por nuk ngjau si thotë populli. Përkundrazi kundërshtarët ishin të dështuar që më parë, kurse numri i tyre, sa më i madh të ishte, vetëm do ta shtonte famën e Të Vetmit! Ky, madje, ka aq fuqi sa as nuk shikon vetëm t'i godasë kundërshtarët, por duke qitur shqelma në të katër anët, dëshmon se mund të terrorizojë këdo dhe të gjithë menjëherë.

Kundrështarët vërtet janë të vegjël, të dobët, "pa kulturë letrare, artistike, teorike, metodologjike, e të mos flasim për kulturën e tyre estetike dhe filozofike"! (Ndokush mund të mendojë se është më mirë "të mos flasim" se sa në këtë mënyrë kontradiktore e të pa kuptim!). Kundërshtarët janë diletantë, antitalentë ose të shumtën, gjysmëtalentë. Ata "përziejnë ide, kritere, koncepte shije" në veprat e tyre "të paqena", "duke mos e njohur kurrë dhe kurrkund idenë e totalitetit"! (f. 316). Edhe kur shkruajnë kritika, kritika e tyre është "ekzemplar tipik i kritikës dogmatike analfabetike". Kritikës së tyre "i mungon dinjiteti elementar i kritikës letrare: ajo është kritikë e paetikë, sepse është kritikë e paestetikë"! Kjo kritikë "në të vërtetë" nuk është kritikë. Ajo është "ose hermeneutikë diskreditimi, ose hermeutikë reklame"! (f. 316). Të gjorët, dmth. kundërshtarët e imagjinuar, të kredhur në provincializëm nuk do t'i njohin kurrë "idetë universale, jetike dhe vizionet e gjera, planetare"! (f.317)

Vogëlsia e kundërshtarëve të supozuar e komprometon nevojën e një lufte të madhe kundër tyre, e bën të pakuptimtë të shkruhet për ta një libër i tërë, madje nga R. Q. Por, jo, imagjinatës së sëmurë i nevojiten pikërisht kundërshtarë të këtillë, objekte të manipulimit, për të krijuar dhe për të forcuar kontrastin me madhështinë e Të Vetmit. Vogëlsia si kontrast i madhështisë, "varfëria provinciale" si kontrast i "ideve universale", i "vizioneve të gjera, planetare" të R. Qosjes.

Vërtet mund të thuhet, madje me të drejtë, se madhështia që e ndien kaq shumë nevojën për kontrastin, që e mbështet thuaja ekzistencën e vet në këtë kontrast të projektuar, duket si të mos kishte bazë në veten e saj. Por, pamfleti as nuk është shkruar për ata që duan fort të mendojnë. Ndryshe, si mund të ishte aq konfuz e kontradiktor, sa një faqe nuk e di ç'thotë faqja që i paraprin!

Qëllimi i autorit të pamfletit është kompleks. Në qofë se iluzionet, që do të priten si "bombë intelektuale"(!), nuk arritën të mbërthejnë për një kohë të gjatë vëmendjen e opinionit për R.Q., në qoftë se Anatomia me pretendimin absurd që të jetë shprehje e vetëdijes së kulturës sonë për "domosdonë e vetëdijes së vet, të kritikës dhe të teorisë", kaloi pa zgjuar fort interesim dhe pa lënë fare gjurmë; në qoftë, më në fund, në këto kohë orientimesh dhe interesimesh të diversifikuara dhe të afrimeve të vlerave dhe të krijuesve të ndryshëm ekziston droja të bjerë në harresë fare R.Q., atëherë pamfleti i titulluar Morfologji, qoftë edhe në mënyrë skandaloze, duke të tërheqë vëmendjen kah R.Q., dhe të konfirmojnë prezencën qendrore të tij në jetën tonë kulturale!

Qëllimi i autorit është që, njëkohësisht, të zhdukë (pikërisht: të zhdukë!) kundërshtarët e supozuar, ata që nuk pajtohen, mendojnë ndryshe ose kanë qëndrim negativ ndaj vlerës së aspekteve të ndryshme të veprimeve, të sjelljeve ose të krijimtarisë së tij. Për këtë qëllim, kritika që, për nga vokacioni do të duhej të ishte para së gjithash humaniste, me pasion psikopatik bën "obduksione", përpiqet të masakrojë, nuk heziton as nga trillimi dhe shpifja. Dhe, ndërsa kujton se i njollosi për turp kundërshtarët e supozuar, e pikturon në të vërtetë me ngyrat më të zeza dhe në mënyrë të neveritshme qenien e vet morale dhe intelektuale.

Por, qëllim kryesor i pamfletit është të konstituojë R. Qosjen si vlerën kryesore, krijuesin e vërtetë, si "ndërgjegjen e kohës" sonë(!). Ky qëllim përshkon edhe shumë vepra të tjera të R. Qosjes, gati të gjitha veprat e tij, por është leitmotivi i Iluzioneve, i Anatomisë. Dhe definitivisht do të duhej të arrihej ky qëllim me "jehonën bombatomike" të Morfologjisë. Kujt i duket ky pohim i nxituar, i pabazë, le të lexojë f. 307: "Duke ndjekur krijuesin, klani objektivisht bëhet dënimi... që një shtresë, një mentalitet, një mjedis apo, më në fund një kohë i shqiptojnë përmes klanit ndërgjegjës së asaj kohe"(!). Ç'barbare kjo koha jonë, që përmes klanit i bën dënimin, linçimin, thotë më parë, "ndërgjegjës së kohës", "krijuesit të vërtetë", si do të thotë pak rreshta më poshtë R.Q.!).

Sado të jenë skandaloze këto pretendime dhe vetëlavdërime, prapë, mund të thuhet se nuk janë të paktë ata që pak a shumë mund të kenë iluzione për veten e tyre, për mundësitë, rezultatet, misionin dhe funksionin e vet. Bile, këto iluzione herë-herë mund të jenë edhe inspirim dhe nxitje për punë krijuese. Më në fund, askujt s'mund t'i ndalohet të ketë iluzione për veten e vet. Por, s'mund të tolerohet, për shkak të pasojave të rënda kulturore dhe shoqërore, brutaliteti me të cilin R. Qosja përpiqet t'ia imponojë opinionit, të përligjë e të zyrtarizojë këto iluzione të madhështisë së tij, s'mund të lejohen skandalizimet kur këto iluzione dhe pretendime të tij nuk pranohen, s'mund të mos shihet dëmi kultural i pseudoproblemeve që po i imponon për këtë shkak R. Qosja, qe sa vite. Pikërisht këtu qëndron arsyeja kryesore pse shkruaj këtë vështrim për Morfologjinë, përkundër sugjerimeve dhe këshillave të shumë shokëve dhe miqve se Morfologjia s'është e denjë për përgjigje.

Projeksioni paranoik i fushatës, i linçit, i klanit, trillimi, insinuata, sofizmi, gjysmë të vërtetat e gënjeshtrat si dhe A. Vinca e S. Fetiu - këto janë mjetet e përdorura. Argumentimi është ekskluzivisht argumentum ad hominem, madje i një trajte të vrazhdë, abuzive, sulm kundër individëve, njollosje e tyre. Botimi i pamfletit është një akt i rëndë shpërdorimi të emrit të Institutit Albanologjik dhe të pozitës së drejtorit në Institut.

Përsëritjet dhe tërë pamfleti prej 342 faqesh duket si një përsëritje - janë stoli e veçantë e Morfologjisë. Në shenjë kujdesi ndaj memories së lexuesve apo për të identifikuar përkatësinë e vet në kategoritë e mbërtypësve e të rimbërtypësve, sepse edhe me këtë çështje merret universalisti ynë, R. Qosja mbërtyp dhe mbërtyp sistematikisht e pandërprerë. Dhe, në këtë punë është metodik. Edhe nga tri-katër herë përsërit të njëjtën sharje në një faqe, nuk mungon të kërkojë mbi 27 herë të ndërrohen redaktorët dhe redaksitë e gazetave dhe të botimeve, që nuk i ka për huj, kërkesë kjo e dënjë për demokratin e deklaruar.

Një "kontribut" i veçantë i R. Qosjes dhe pamfletit të tij duhet të theksohet veçmas: është përpjekja për të sjellë dhe legalizuar në kulturën tonë skandalizmin, brutalitetin, degjenerimin dhe perversitetin - segmente të "begatisë shpirtërore" të akademikut tonë të mendërmenthshëm, që ka "pasur kohë të mendojë" dhe që ka shkruar "as i befasuar, as i provokuar", madje "mbas gjashtë vitesh të mendimeve a të shkruaj apo jo". (f. 14).

S'dua të them se Morfologjia s'ka fare fragmente të "suksesshme", madje të "lezeçme". Cilit lexues mund t'i ketë shpëtuar vargu i denjë për pjekurinë e një akademiku, për shijen e një estetiku dhe moralisti, për veshin e një R. Qosje: "Hokuspokus, rragadungus, fukarrallukus, moralopusus"! Njeriut i vjen keq vetëm që këtë perlë e gjen dikund thellë, në gjysmën e dytë të librit, kurse, po të ishte në fillim, do të mund ta përsëriste dhe ta shënonte në margjinat e çdo faqeje.

Morfologjia e nxorri në dritë të plotë një iluzion të kahershëm të R. Qosjes, iluzionin se kritiku, dmth. R. Q., vlerëson, kualifikon dhe diskualifikon, portreton apo karrikon të tjerët dhe kjo është privilegj dhe monopol i profesionit të tij. Është e çuditshme, se çdo akt njohjeje shpreh natyrën e objektit që njihet, por edhe të subjektit njohës, se kritika, vlerësimi, kualifikimi ose diskualifikimi i një vepre ose autori, në masë të njëjtë vlerëson, kualifikon ose diskualifikon edhe kritikun dhe vlerësuesin dhe se subjektivizmi, arbitrariteti, kaprici në të gjykuar dhe vlerësuar vetëm e diskualifikon kritikun vetë.

Pamfleti ndriçoi fuqishëm dobësitë karakteristike të shkrimeve të R. Q., projektimin e dobësive të veta te të tjerët, (aq sa në Morfologji, në çdo dobësi, që u atribuohet të tjerëve, shihet dobësia e R. Qosjes vetë insekuencën dhe palogjikësinë në të konkluduar, konfuzionin dhe mbizotërimin e epsheve, të subjektivizmit, të kapricit dhe të tekeve në të gjykuar për të tjerët, diskrepancën në mes të pretendimeve e të fjalës dhe pozës, nga një anë, dhe të mundësive e të qëndrimit dhe sjelljes faktike, në anën tjetër, mosnjohjen e shpeshtë të domethënies dhe të peshës së fjalëve dhe të pohimeve.

Se në ç'botë halucinante jeton R.Q. shihet më së miri në kaptinën e fundit të Morfologjisë, ku me një opsesion psikopat parashihet me "probalitet të qindpërqindët" (!) "jehona bombatomike" e pamfletit dhe përshkruhet gjendja katastrofale që do t'u shkaktojë ai personave që sulmohen. Po ta dinin ata, vazhdon halucionanti ynë, se një vepër e këtillë është shkruar dhe do të botohet "pavarësisht prej jehonës bombatomike që do të ketë"(?) do të ndërmerrnin "ç'mos që ta nxjerrnin prej shtypit" (326-327). Ç'kotësi? Shumë vetë kanë ditur për këtë pamflet, e edhe ata kundër të cilëve u drejtua, madje me muaj para se të dorëzohej në shtyp. Sepse, s'mund të mbetet sekret teksti që shetit dorë me dorë, në Prishtinë e jashtë saj, për të gjetur recensentë e botues. Dhe, Morfologjisë iu desh të kërkojë bukur gjatë recensentët trimosha. Çka ndërmorrën ndërkohë kundërshtarët e supozuar? Asgjë! Sepse, ajo që do të dëshironin, ajo që do të ndërmerrnin, së paku disa prej tyre, t'i thoshin R. Qosjes: Pse do të turpërosh veten në këtë mënyrë? - nuk mund të dëgjohet nga veshët ku kishte filluar të ushtrojë "jehona bombatomike" e pamfletit. Po ç'mbetet nga "probaliteti i qindëpërqindtë". Ai mbetet budallallëk, si ishte.

Përkundër vëllimit prej 342 faqeve të Morfologjisë, nuk mund të thuhet se iu lehtësua fort puna "historiantit të ardhshëm të letërsisë". Atij, si dhe bashkëkohasit tonë të painformuar i mbeten vërtetë shumë enigma ose pohime që duan sqarim. Para së gjithash lidhur me kohën tonë. Çfarë kohe dhe çfarë marrëdhënie klanesh, fushatash, linçesh, qenkan këto, kur i ndjekuri, i persekutuari, i linçuari zgjedhet, rizgjedhet dhe përsëri rizgjedhet drejtor i një institucioni shumë të rëndësishëm shkencor e kultural, madje edhe përkundër qëndrimeve shoqërore, të formuluara qartë, mbi udhëheqjen kolektive, mbi ndërrimin e personave në funksione udhëheqëse si komponentë esencialë e kësaj udhëheqjeje kolektive, mbi nevojën që askush të mos zër krimba në poste udhëheqëse e funksione drejtorësh. Çfarë monopoli paskan kundërshtarët e tij të supozuar qofshin pesë apo pesa-gjatë, kur I Vetmi ka më shumë funksione udhëheqëse e punkte të pushtetit se sa ata të gjithë së bashku, madje edhe si sasi e edhe si cilësi? Dhe, në të njëjtën kohë, përkundër "monopolizimeve", për të cilat ai e alarmon opininin, boton dhe riboton, çdo vit nga një libër, madje boton edhe rivialitete si Morfologjia? Mbeten edhe shumë enigma edhe shumë pohime që kërkojnë sqarime plotësuese. E lexuesi i sotëm i pamfletit të quajtur Morfologji s'mund të mos ndalet e të mos mendojë për shkakun, motivacionin, qëllimin e vërtetë si dhe për çështjen se kujt i drejtohet, cili është adresimi i lamentacionit të R. Qosjes mbi gjoja ndjekjet politike dhe nacionale që po iu bëkan ankesë kjo që nga karakeri dhe natyra e vet, për nga implikacionet e saj, për nga theksimi që i bëhet në tërë librin, është në shpërpjestim flagrant me argumentimin e mjerë që i bëhet. Dhe s'mund të mos mendoj për hipokrizinë e një metode të konstruksionit dhe trillimit të grupeve e të klaneve që do t'i mundësonte R. Qosjes që, dobësitë eventuale që i duket të ketë gjetur në nga ndonjëri nga kundërshtarët e supozuar, t'i shumëfishojë, t'i multiplikojë dhe në një mënyrë amorale e të papërgjegjësi t'i shtrijë te të gjithë.

Edhe një pyetje duhet të shtrohet që në fillim: R. Qosja, që me aq pedantizëm e paska përcjellë "fushatën dhe çdo gjë që shkruhet për të, që madje e periodizon, e ndan në faza, ia përcakton baticat e zbaticat "fushatës", dhe natyrisht, si çdo egoentrist i kompleksuar, i lidh këto "me ngjarje të caktuara në punën time krijuese dhe, sidomos, organizative në jetën shkencore dhe letrare" (f.22). R. Qosja që i paraqet të tjerët sikur jetojnë me ritmet e avansimeve dhe të zgjedhjeve të tij jo drejtor i Institutit Albanologjik, jo kryeredaktor i "Jetës së Re", në Akademi etj., a di të mendojë fare dhe me kategori të tjera, përveç kategorive të suksesit dhe famës personale, të avansimit dhe zgjedhjes e rizgjedhjes, të lirisë që të shkruajë "ashtu siç dëshirojë" dhe të kërcënimit se në të kundërtën do të mendojë "se shpresa, gëzimi, lumturia ime e qershorit të vitit 1966 kishin qenë të kota"(!) (f.296)? A di të mendojë edhe për pasojat shoqërore dhe kulturale të grindjeve, konfrontimeve dhe përçarjeve që i rifillon "ai as i befasuar, as i provokuar", për kohën kur i nxit dhe për çështjet se cila do të ishte dobia dhe kush do të mund të përfitonte objektivisht nga këto?

Autori, R. Qosja mund të kujtojë të ketë shkruar me jehonë bombatomike, por në të vërtetë na dha një pamflet që është testimonium paupertatis, një dëshmi e varfërisë, madje e mjerimit intelektual dhe njerëzor.

Konsiderimet absurde dhe katarza e mjerë

Për një vështrim të plotë për Morfologjinë do të nevojitej një libër i tërë. Jo për problemet që shtron ajo. Sepse, vërtet, po të përjashtohen ekzagjerimet, komplekset e R. Q., trillimet dhe sharjet e bollshme, s'mbetet thuaja gjë tjetër prej saj. Por, mbetet të kontestohet gati çdo pohim, të ndriçohen premisat false dhe konkluzionet e gabueshme, të përcaktohen gjysmë të vërtetat dhe të pavërtetat, insinuatat dhe paraqitjet e vlerësimet e rreme, me të cilat u mbush një libër.

Në tërë Morfologjinë R. Qosja portreton veten, madje në dy trajta: ashtu si do të donte të shihej dhe si do të donte të shihen kundërshtarët e supozuar. Pretendimet e tij janë të mëdha e komplekse, para së gjithash, intelektuale dhe morale. Të analizojmë cilat janë dhe si duken, sa janë me bazë e të qëndrueshme këto pretedime, të shprehura në vështrimet hyrëse të Morfologjisë, pra në faqet ku R. Q. merr pozë e kapardiset me tërë madhështinë. Madje, pikërisht ashtu si do të donte të dukej e të shihej prej të tjerëve. Të analizojmë, po themi, e jo të obduksionojmë, si do të thoshte R. Qosja. Sepse obduksioni, me rrënjë të thella në id-in e psikikës së R Q. dhe, në pastë gjë të vërtetë në mendimet e Frojdit, si shprehje e instinktit të destruksionit, dëshmon një mendje të errësuar dhe të pushtuar prej pasionesh të errëta dhe, prandaj, sado të kënaqë komplekse e dëshira të marra, nuk arrin të kuptojë mendimin gjithmonë të gjallë e subtilitetin mendor.

Morfologjia fillon me dy prologë e një hyrje. Prologu i parë fton në ndihmë Apologjinë e Sokratit, për t'i dhënë peshë çështjes dhe protagonistit kryesor, në këtë rast autorit të pamfletit, dhe shfrytëzon një letër të Pietro Aretinos për t'i karakterizuar kundërshtarët e supozuar si të gjorë, për t'iu atribuar zilinë dhe për të paralajmëruar, që në faqen e parë, famën e autorit: "Unë bëhem i famshëm kur të gjithë ata më smirojnë"!

Prologu i dytë është një - "A e dini kush jam?“. Në dy faqe shënon R. Q. të dhënat biografiko-bibliografike dhe besimin e tij intelektual e moral, që, ndonëse do të duhej të supozohej se do të dihen nga të interesuarit, i përsëriten edhe një herë lexuesit. Përmenden datëlindja e prindërit, shënohet shkollimi i autorit deri në diplomim në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, dhe shtohet: "Ka vijuar (dmth. ai, R.Q.) studimet pasuniversitare në Beograd"! Që në faqet e para fillojnë gjysmë të vërtetat. Sepse, këtu, me të njëjtën të drejtë do të mund të thuhej: "Nuk i ka vijuar studimet pasuniversitare në Beograd"! Si dihet, pas 2-3 provimeve të vitit të parë të studimeve të shkallës së tretë, i pakënaqur fortë me rezultatin që kishte arritur, kur erdhi te provimi nga gjuha e huaj, vendosi t'i ndërprejë studimet e të kërkojë rrugë tjetër për të paraqitur tezën e doktoratës. A nuk e dinte atëherë këtë porca miseria, që me kaq sharm akademik e përdor tani, apo nuk mjaftonte një sharje, qoftë edhe e përsëritur disa herë apo, më në fund, në provim nuk kërkoheshin fare sharjet, por kërkohej njohuri gjuhësore - këtë nuk e di. E di vetëm që R.Q. pat thënë në Institut, se dëshiron të ndërprejë studimet, sepse një bashkëpunëtor i Institutit (gjoja) po intrigon, po flet me arsimtarët në Beograd që ta rrëzojnë në provime R.Q.! (U ndala te ky moment trivial për të përmendur vetëm se edhe insinuatat edhe frika se dikush punon vazhdimisht kundër tij, nuk janë të reja për R. Qosjen).

Numërohen, në vazhdim, veprat dhe funksionet e R.Q., shënohet se jeton në Prishtinë dhe shtohet plot mburrje: "Kurrë s'ka qenë i gjykuar, kurrë s'ka qenë dëshmitar në gjyq"(!). Ky pohim, sipas autorit, do të duhej të dëshmonte pastërtinë absolute. Por, ç'kotësi! Gjithkush e di se burgosja, që mund të jetë ndëshkim fizik e fatkeqësi personale, nuk e cenon fare integritetin moral të individit. Diskualifikues mund të jetë shkaku i burgosjes, qëndrimi në burg, por jo vetë burgosja. Të mos përmendim revolucionarët, që e kaluan jetën në burg, se R.Q. mund të na akuzojë se po e sulmojmë politikisht, por si do të ndihej Sartri i ndjerë, që aq shpesh merrej në polici, pranë këtij puritanizmi qos, të shpërlarë!

Vijojnë edhe shtatë besimet, konsideratat e autorit, që do të duhej të shprehnin, në mënyrë të kondensuar, bindjet intelektuale e morale të tij. Por ç'fatkeqësi. Këto qëndrime, përkundër shpresës së autorit, dëshmojnë një nivel përgatitjeje teorike dhe aftësi intelektuale që nuk ofron bazë për pretendime të mëdha. T'i analizojmë. Së pari, përcaktimi i artit si "komunikim estetik i individit me njerëzit e tjerë përmes formave të krijuara që flasin për jetën me gjuhën e tyre specifike dhe që jetën në vete e kanë" (f.Cool, s'përmban asgjë të re, specifike, në mos qoftë e këtillë gjymtia, paprecizues si dhe fakti që si definicion, nëse ka pretendime të këtilla, është shembull shkollor i një definimi të dobët, i një definicioni që s'thotë gjë. Përafërsisht, po kjo mund të thuhet edhe për përcaktimin që i bëhet kritikës, si "aktivitet intelektual, që ka për detyrë të tregojë se si, në ç'mënyrë, ekziston estetikisht vepra dhe çka ekziston në atë vepër".

Duke folur për veten e vet në vete të tretë, R. Q. vazhdon me një pohim paradoksal, që dëshmon vënien në nivel të ulët të rezonimit logjik. Ai, pra R.Q., konsideron se "pluralizmi i stileve artistike dhe i metodave kritike, është kusht(!) i lirisë së krijimtarisë" (f.Cool. Pa pasur nevojë fare të ekzagjerojmë, në stilin e R.Q. "shihni, ju lutem, lexojeni edhe njëherë", është e qartë se ky pohim dhe kjo bindje është e pakuptim, sepse kushti i lirisë së krijimtarisë nuk mund të jetë pluralizmi i stileve aristike dhe metodave kritike, liria e krijimtarisë kushtëzohet nga faktorë të tjerë shoqëror, kurse pluralizmi i përmendur i stileve dhe metodave kritike më së shumti mund të jetë rezultat ose shprehje e lirisë së krijimtarisë. Bindja vijuese e R.Q. është ilustrim i mirë i fjalamanisë boshe dhe i zbrazëtisë mendore: "Reduktimi i krijimtarisë artistike në një stil dhe i kritikës së saj në një aspekt vrojtimi sjell reduksionizmin(!) që varfëron(!) domethënë dëmton (!), krijimtarinë artistike dhe kritikën e saj" (f.Cool. Si shihet, kjo tezë apo bindje, ky konsiderim, përsërit të përparmin mbi pluralizmin dhe lirinë e krijimtarisë. Por, ç'kuptim ka përsëritja kur në shtatë pasuse, në një gjysmë faqe do t'i paraqesësh bindjet tua intelektuale e morale? Mandej, shihe se sa trivial është vetë mendimi: reduktimi sjell reduksionizmin, ky varfëron e varfërimi dëmton krijimtarinë! Dhe, me pohime të këtilla boshe të ngrihet pretendimi mbi "krijuesin e vërtetë" dhe "ndërgjegjen e kohës!?!

Pohimi vijues është edhe më katastrofal. "Vlera e stileve artistike apo e metodave kritike varet jo prej cilësisë së tyre, por prej prirjes së krijuesit" (!). Po, pikërisht kështu thuhet. Pohohet shprehimisht se stilet dhe metodat s'kanë cilësi apo cilësitë e tyre s'kanë vlerë, që do të thotë se stilet artistike dhe metodat kritike të pacilësi apo me cilësi të pavlerë s'janë gjë fare, sepse vlera e stileve artistike apo e metodave kritike nuk varet prej cilësisë së tyre! Çfarë serioziteti dhe rigoroziteti shkencor mund të pritet nga kritika dhe shkencëtari me konsiderime kaq absurde?

Dy pohimet e fundit janë margaritarë të vërtetë të këtij konfuzioni. Ai, d.m.th, R.Q., tani jo më që konsideron, sepse konsiderimet i shterri, por: "është i bindur se: me veprën dhe me jetën mohon çdo formë të dogmatizmit; rrjedhimisht për lirinë, të drejtën dhe të vërtetën lë kokën" (!).

Ai që do të priste një përcaktim të dogmatizmit dhe të formave të tij, që i mohuaka R.Q. me veprën dhe jetën e vet - sepse antidogmatiku sigurisht edhe dogmatizmin e përcakton në mënyrë origjinale (!) - që ne mund t'i krahasojë me veprën dhe jetën e autorit, prer kot. Këtu antidogmatizmi postulohet ose është çështje e bindjes së R. Q. për veten, dhe prandaj s'është për diskutim. Pranë kësaj bindjeje të R. Q. zbehet, natyrisht mendimi i Marksit se "nuk mund të gjykohet për një njeri nga ajo që mendon ai vetë për veten e vet". Edhe pohimi tjetër, për gatishmërinë e R.Q. që të lërë kokën për lirinë, të drejtën dhe të vërtetën, është pohim që duhet ta besojmë dhe s'është çështje e argumentimit. S'ka si të argumentohet, sepse, me sa dihet, deri më tash protagonisti ynë s'e ka lënë ndonjëherë kokën, që do të thotë se ose nuk ka pasur rast ose nuk e ka konsideruar rastin të denjë për kokën e tij. Ndërkohë, si do të shohim, kjo gatishmëri e flijimit të kokës, e lënies së kokës, si do të thoshte ai vetë, për të vërtetën, nuk e pengon të manipulojë më gjysmë të vërteta ose të gënjejë troç. Objekt diskutimi për ne është mënyra jonormale e lidhjes së këtyre pohimeve, është fjala rrjedhimisht, që do të duhej të shprehte një raport në mes të shkakut dhe efektit, ose në mes të kushteve e të pasojave, në mes të antaedens dhe onsequens. Si mund të ketë këtu raport të tillë?! R.Q. pohon se është antidogmat, dhe rrjedhimisht është gati të lërë kokën. Por, jo, jo, non sequitur, çfarë rrjedhimisht?! Dogmatizmi dhe antidogmatizmi dhe gatishmëria apo jo për të lënë kokë janë kategori të ndryshme, s'mund të jenë në lidhje shkakore, ka pasur dogmatë të gatshëm të flijohen si antidogmatë që e kanë ruajtur kokën, ose kanë qenë gati vetëm për flijime deklarative. Në fund, - dhe, fundi stolis veprën - konkluza më absurde:

"Mjafton që ta bëjnë objekt fushate"! (E shkruar me germa të mëdha). Çka menduaka ai se mjafton që të bëjnë objekt fushate? Të kesh një mendim për artin e kritikën, për pluralizmin e stileve dhe reduksionizmin, për vlerën e stileve dhe dogmatizmin dhe të jesh gati të lësh kokën? Madje edhe kur konsiderohet për artin e kritikën të jenë të çala, kur raporti i pluralizmit të stileve e metodave të krijimtarisë të jetë i pakuptim, kur pohimi për reduktimin e reduksionizmin të jetë një circulus, kur përcaktimi i vlerës së stileve dhe metodave të jetë absurd e kur antidogmatizmi e gatishmëria për t'u flijuar të jenë deklarative! Tepër bile edhe për R. Qosjen!

Parafjala - një lamentacion, një vajtim dhe një arsyetim i mjerë i botimit të pamfletit. Nis me ankesën se është bërë objekt i një fushate që nga viti 1974 e edhe më parë (1972), thotë se në fillim s'ia ka vënë veshin, ndonëse me pedantizëm ka mbledhur çdo dromcë që ka të bëjë me të, dhe vazhdon me konstatimin e raportit 5:1, që "është një përpjestim që vetvetiu është në kundërshtim me normat e kulturës" (!). Akademiku, me këtë rast nuk arrin të na thotë cilat përpjestime janë sipas normave të kulturës (!) apo cilat përpjestime nuk janë vetvetiu në kundërshtim me normat e kulturës, sepse nxiton të akuzojë gazetat dhe revistat se janë bërë "poligone të këtij aktiviteti" d.m.th. të fushatës. Pasi jep "shikimin sinoptik" të pjesëmarrësve të fushatës dhe konstaton heterogjenitetin e tyre si dhe faktin që ata kanë të përbashkët vetëm vendosmërinë që ta ndjekin atë, numëron arsyet pse po iu përgjigjet. Thotë R.Q. se ka vendosur të shkruajë sepse fushata "kohët e fundit sikur është bërë institucion legal në jetën tonë kulturore"(!) dhe përpjekjet për ta diskredituar atë "kanë ardhur duke u intensifikuar dhe duke u zgjeruar" (!) (f.11).

Çdo të thotë "kohët e fundit" për R. Q. mbetet e paqartë për lexuesit, sepse autori nuk e përcakton këtë, kurse artikulli i fundit, që "obduksionohet" është i para dy vitesh! Mandej, vijnë arsyet më vendimtare. Thotë se ka vendosur të shkruajë për të treguar se lirinë e krijimtarisë nuk e cënojnë vetëm pushtetet, sistemet politike e organet e tyre, por edhe grupet e interesit, klanet e klikat. Me këtë rast, integralisti ynë, që u thotë kundërshtarë të supozuar se s'do të njohin kurrë idenë e totalizmit(!) dhe antidogmati i deklaruar, grupet e interesit, klanet dhe klikat dhe mundësinë e veprimit të tyre, aq sa të cënojnë në mënyrë alarmante lirinë e krijimtarisë i sheh të ndara, të palidhura me shoqërinë e marrëdhëniet shoqërore. Ku është këtu konsekuenca shkencore? Për atë që ka njohuri, qoftë edhe modeste, nga teoria shoqërore e marksizmit është e ditur se s'mund të ketë grupe të interesave, klane e klika (të mos flasim për linçe!) që të monopolizojnë shtypin e veprimtarinë botuese, që me veprimin e vet të cenojnë në mënyrë alarmante lirinë e krijimtarisë e të mos jetë kjo shprehje e marrëdhënieve të caktuara shoqërore ose të paktën deformim i tyre. Por. R.Q. nuk do të nxjerrë konkluza të tilla. Ai thotë se janë të dhëna pasojat, por jo edhe shkaqet ose kushtet, faktorët që i shkaktojnë. Pse, po a nuk deklaroi se është gati për të vërtetën të lërë kokën? Po deklaroi, por edhe të deklarojë, edhe t'i përmbahet deklaratës, i duket shumë. Madje, jo vetëm për të ruajtur kokën, që në shoqërinë tonë nuk ia cenon kush, por R.Q. i ruan me shumë kujdes dhe s'do t'i rrezikojë privilegjet e shumta që i ka, as mundësinë që të zgjidhet për të tretën herë drejtor i Institutit Albanologjik.

Arsyeve "më vendimtare" u shtohet nevoja që t'i lehtësohet puna "historianit të letërsisë", të cilin e mendon si person që do të merret kryesisht me të. Dhe, arsyeja kryesore "më vendimtare": katarza nacionale (!) (f.16). Kështu rrumbullaksohet argumenti për R.Q. si "ndërgjegjen e kohës" sonë! Kultura jonë u vetëdijësua në Anatominë, kurse kombi ynë do të përjetojë katarzën, spastrimin, këtu moral, kombëtar, në Morfologjinë! Kurse lexuesit të Anatomisë së kulturës dhe të pamfletit të quajtur Morfologji s'i mbetet veçse të mjerojë nivelin intelektual e moral të këtij vetëdijësimi të kulturës e të kësaj katarze morale kombëtare.

Pasi shton se "beson në mënyrën elekuente" (!) se do të arrihet qëllimi R.Q. nis të arsyetojë titullin e pamfletit. Mund të quhej kështu apo ashtu, shkruan ai, thuaja se titulli s'ka të bëjë me përmbajtjen. "mund ta quajë "Morfologjia e jetës letrare, e një fushate respektivisht Patologjia e një fushate" (f.15). E quajta Morfologji sepse është patologji(!) etj. Ç'është ky konfuzion, ç'është kjo renditje si tituj të mundshëm, të shprehjeve që dallojnë në thelb, madje edhe si denotacione edhe si konotacione? Por, jo nuk është këtu vetëm konfuzioni seriozitet? Por, jo nuk është këtu vetëm konfuzioni karakteristik i R.Q., as kombinim i shakasë dhe i seriozitetit si dëshiron ta paraqesë punën ai. Përkundrazi, është këtu edhe ndërgjegja e papastër, që shkakton këtë konfuzion. Sepse, në mbledhjen e Këshillit Shkencor të Institutit Albanologjik, në kuadër të planit botues për vitin 1980 ai e ka paraqitur për botim pamfletin si Morfologji e jetës letrare (titull pune). S'ka dyshim se në këtë mënyrë është gënjyer dhe mashtruar një organ profesionalo-vetëqeverisës, që është delikt i rëndë moral, politik e penal, shkelje e rëndë e normave vetëqeverisëse. R. Qosja e di se këtë shkelje e ka bërë me qëllim, prandaj përpiqet t'i gjejë një arsyetim gënjeshtrës dhe thotë se titulli mund të ishte Morfologji e jetës letrare, por ai e quajti Morfologjia e një fushate, edhe pse secili lexues mund të shohë se këta dy tituj vërtetë s'kanë asgjë të përbashkët.

Edhe dy momente do të përmendja nga parafjala. Së pari, mohimin kategorik të autorit se Morfologjia s'ka të bëjë me individët. Paradoksale duket, por R. Q., përkundër faktit se tërë pamfleti është një sulm kundër individëve, në parafjalë shkruan se teksti "nuk mund të konsiderohet polemikë me individët: jo, jo, jo"! Dhe, fill pas pikës harrohet mohimi i trefishtë. Së dyti, çështja e korrektësisë, e fer-plejit. "Parimi moral, i quajtur fair play, është produkt i kulturës dhe respektin e tij ia kam borxh opinionit aq sa edhe vetëvetes"(!) (f.19). Natyrisht, edhe këtë e thotë për ata që duan të besojnë fjalët, me naivitet, por as kjo deklaratë dhe ky borxh ndaj opinionit dhe vetes së tij nuk i pengon fare të veprojë ndryshe e të japë shembuj drastikë të pakorrektësisë dhe të mungesës së plotë të fair play-it, të këtij "parimi moral" dhe "produktit të kulturës", si na mëson.



Fiksione psikopate rreth "linҫit intelektual"!

Ekzagjerimi, stërmadhimi, predimensionimi i çdo gjëje që lidhet ose mund të lidhet në një ose tjetër mënyrë me personin ose punën e tij, aq sa humb çdo masë e përmasë e përpjestim real, është një ndër karakteristikat dalluese në shkrimet, qëndrimet e sjelljet e R. Qosjes, dhe zë vend të gjerë në pamfletin e fundit. Kjo duket e natyrshme, sepse çdo gjë lidhur me të duhet të jetë e nivelit, e rangut, e dimensioneve që t'u përgjigjet ideve universale, jetike, vizioneve të gjera, planetare, që t'i përgjigjet mendjes që noton në hapësira interplanetare, iluzioneve që ka ai për personin e vet, për veprën dhe rezultatet e veta. Prandaj, në qoftë se dikush në një mbrëmje diskutimi për kritikën merr qëndrim kritik ndaj disa qëndrimeve të tij, atëherë i tërë tubimi, e tërë mbrëmja s'është tjetër veçse një sulm, një atak, një linç, madje intelektual(!) i përmasave historike! Dhe ky linç do të ketë prapaskenë të thellë, sepse si do të mund të ndodhë të thotë kush mendim negativ për të, madje publikisht, e të mos jetë përgatitur, inskenuar, organizuar kjo nga të gjitha forcat e errëta të sotmes e të së kaluarës! Po të ndodhë të botojë kush artikull ku do të shprehte rezerva ose qëndrime kritike ndaj ndonjë pikëpamjeje ose rezultati i tij, atëherë vetë botimi s'mund të mos jetë rezultat i një organizimi, i një agjiliteti të posaçëm qëllimkeq, të redaksisë apo të ndonjë anëtari të saj. Nëse botimi koincidon me ndonjë ngjarje historike ose me prezencën eventuale të mysafirëve të huaj, atëherë lidhur me ngjarjen, shihet i kurdisur dhe i lidhur me ngjarjen si një aferë, komplot, diskreditim, skandal me përmasa ndërkombëtare!

Në përshkrimin e rasteve të tilla, ai i lëshon fre imagjinatës, madje një imagjnate të sëmurë, që për pikënisje ka dyshimin, qëllimkeqësinë e supozuar të kritikut te të tjerët, ngatërron rolin e kritikut e të letrarit, për faktet flet imagjnativisht dhe është insinuativ, zgërdhishëm në të dyja rastet. E në fund, seriozisht(!) do të thotë: pak shaka, pak seriozisht!

Historisë së kulturës sonë do t'i shtojë këtë radhë R.Q. edhe një datë, edhe një ngjarje, por të shënuara me germa të zeza: 23 janarin (1976), mbrëmjen e linçit intelektual! Po, ç'është kjo?

Duke dashur të nxisë krijimtarinë dhe diskutimin kulturor, "Rilindja" pat organizuar një Tribunë, një diskutim publik për temë të ndryshme që mbahej kohëpaskohe në lokalet e Fakultetit Juridik.

Në mbrëmje u diskutua edhe për kritikën dhe disa diskutantë shprehën qëndrime kritike ndaj disa pikëpamjeve të R.Q. Të tjerët i përkrahën mendimet e tij ose s'i zunë në gojë, sepse shqyrtuan çështje të tjera. Kjo ishte Tribuna e 23 janarit.

Por, si duket, si përshkruhet, si kualifikohet ajo në pamfletin e R.Q.? Ajo është mbrëmje krimi, madje e njërit ndër krimet më të mëdha në historinë e kulturës "mbrëmja e linçit intelektual". Ky "linç" u përgatit, u parapërgatit, u stërpërgatit, me të vetmin qëllim të diskreditohet R.Q. "Në kronikën e fushatës... mbrëmja e 23 janarit të vitit 1976 do të shkruhet me germa të arta, të zjarrta, ndriçuese, vizëlluese" (!) (f.64). Po, kush e shënon, kush e shkruan këtë kronikë? Kuptohet R.Q. vetë, sepse vetëm ai merret me trivalitete të këtilla.

Ky "linç" i 23 janarit (!), ky "akt barbar, vandalizëm", ka edhe tipare të linçeve klasike "çfarë ishin për shembull, linçi i robërve në arenat e luftës me shtazët... linçi i djegies në furrën e druve në mesjetë... linçet e varjes në sheshin e qytetit, në Perëndimin e egër" (f.67), por ka edhe karakteristika të linçeve moderne "sipas metodologjisë bashkëkohore të linçeve intelektuale"(!).

Për imagjinatën e ekzaltuar "linçi" i "23 janarit ka piedestalin - "një amfiteatër në Fakultetin Juridik të shtruar me tepihë ngjyrë të kuqe, që simbolizonin përfundimin e heretikut", ka kohën e caktuar - ishte zgjedhur ora 18 (ora 18 h) (!), shkruan R. Q.), "domethënë një kohë e lirë, kur njerëzit nuk dinë ç'të bëjnë me veten dhe, për atë shkak shkojnë në vendet... ku mund të shprazin pasionet e tyre", ka publikun e mysafirët e nderit, ka "shtabin e grupit(!) që organizonte fushatën" - lokalet e rubrikës kulturore të "Rilindjes", e të tjera të ngjashme!

Duke vazhduar të "shprazë pasionet" dhe për të dëshmuar erudicionin dhe kompetencën e vet në çështjet e linçit e të linçimit, në ekstazë, pa dashur të zbresë prej reve, R. Q. vazhdon: "Linçi i kësaj mbrëmjeje ishte një linç specifik, origjinal, i egër, i kurdisur dhe në stilin e linçeve misterioze, perfide të Aleksandër Borxhias, të pallateve të Vatikanit, të kështjellave dhe të dramave të Shekspirit, edhe në stilin e linçeve të Berias dhe të ekzileve të Siberisë" (!) (f. 72). Ideisti ynë univerzal, jetik vizionist planetar edhe marrëzirat do t'i ketë të dimensioneve historike-botërore! Një mbrëmje diskutimi për kritikën, ku janë shfaqur mendime kritike për disa pikëpamje të tij, mbrëmje nga e cila nuk ka pësuar dhe nuk mund të pësonte asnjë e keqe, s'është tjetër veçse - mbrëmje linçi, që përmban tërë përfiditetin dhe të këqijat e linçeve të së kaluarës, por është më i egër se ata!

Dhe kështu, ndërsa kujton të ketë thënë gjë të madhe, R. Q. thotë në të vërtetë naivitetin dhe padijeninë më të madhe që mund të thuhej. Sepse, në qoftë se diskutimi për kritikën, dhe po të ishte vetëm një kritikë ekstreme e R. Q., mund të krahasohet, në cilëndo formë, me misteret dhe perfiditetin e Borxhias e të pallateve të Vatikanit, me Berian dhe egzilet e Siberisë, atëherë ose këto s'paskan qenë gjë ose R. Q. s'di çka flet.



I njëjti ekzagjerim i njëjti dyshim psikopat për skena e prapaskena, për organizime e komplote vërehet kur artikullin R.Q. për Ibrahim Rugovën dhe artikullin e tij të botuar në "Përparimi", 4/78. Botimi i artikullit lidhet me Konferencën shkencore të Lidhjes së Prizrenit ku, ai, d.m.th R. Q. "do të mbajë njërin prej tri referateve kryesore", lidhet me prezencën e të huajve, shihet dhe paraqitet hiq më pak se një përpjekje e organizuar për diskreditimin "ndërkombëtar" të tij! Dhe kjo do të bëhet përmes artikullit i cili do të lexohet "edhe pse ishte vënë në mesin e mesit të revistës, pas pesë dhe para gjashtë artikujve të tjerë"! (f.229).

Lidhur me këtë artikull, edhe dy fjalë. Në Morfologji thuhet: "Nuk ka dyshim se për botimin e këtij artikulli në numrin festiv të Përparimit ishte posaçërisht i interesuar dhe është posaçërisht i merituar Fehmi Agani" (f.229). R. Qosja, e mbush plot gojën, dhe e thotë një rrenë!

Natyrisht, në qoftë për përgjegjësi, si anëtar i redaksisë, jam përgjegjës bashkë me të tjerët për çdo gjë që botohet në Përparimi. Në qoftë për t'u veçuar, publikisht po them, as për t'u distancuar prej artikullit të botuar dhe as për t'iu arsyetuar kujt, sepse s'më duken të nevojshme as njëra as tjetra, se artikullin e përmendur si dhe të gjithë artikujt e atij numri, i kam parë vetëm pasi janë botuar. Në të vërtetë angazhimi im në redaksi të Përparimit në përgjithësi nuk është as i rregullt as fort i zellshëm dhe konsiston në angazhimin e bashkëpunëtorëve nga fushat e filozofisë e të sociologjisë dhe në shikimin e punimeve nga këto fusha. Duke mos pasur mundësi për angazhim më të madh, para më se dy vjetësh kam kërkuar të lirohem nga kjo detyrë dhe po pritet një rast i përshtatshëm të më zavendësojë ndokush tjetër. Gjatë vitit 1978 asnjëherë nuk kam marrë pjesë në mbledhje të redaksisë për programimin e përmbajtjes së numrave të caktuar të revistës. Për artikullin e I. Rrugovës nuk kam pasur rast të deklarohem as para botimit, as pas botimit të tij, madje as në redaksi dhe as jashtë saj.

Po pse atëherë gënjen R.Q.? Sepse i duhet të krijojë përshtypjen e fushatës, të klanit, të veprimit të organizuar kundër tij. Ai, madje as nuk e sheh se sa kontradiktor është. Vetëm dy faqe më parë ai shkruante: "Revista shkencore Përparimi... kishte qëndruar gjatë mënjanë fushatës... për shkak se një kohë të gjatë në redaksinë e vet nuk kishte pasur anëtarë të interesuar për rrjedhën e saj. Dhe, me zgjerimin e kompletimin e redaksisë me anëtarë të rinj, me anëtarë që ishin të interesuar dukshëm për fushatën... ajo do t'ia dalë në krye ta mbulojë me kompetencë edhe fushatën në fjalë (f.227). Në përbërjen e parë s'kishte të interesuar për fushatë, të interesuarit u shfaqën me zgjerimin e redaksisë. I interesuari kryesor është Fehmi Agani. Por ky ishte anëtar i redaksisë edhe në përbërjen e parë, kur "në redaksi nuk kishte pasur anëtarë të interesuar për rrjedhën" e fushatës, edhe në përbërjen e re! E vërejti apo jo këtë fakt R.Q.? Apo atij as që i interesojnë faktet, as që i intereson logjikësia e konsekuenca logjike, kur i ka fiksionet dhe dyshimet, që i mjaftojnë? Më në fund: po recensentët, a nuk guxuan t'i bëjnë as kaq vërejtje, as kaq sugjerime lidhur me faktet elementare? Jo, ata që mund të bënin vërejtje e sugjerime, që më në fund kishin respekt ndaj vetes e opinionit, nuk pranuan t'i bëhen recensentë një pamfleti, kurse këta "recensentë" ishin për të nënshkruar, dhe nënshkruan. A nuk është mjaft indikative e dhëna se libri u dorëzua në shtyp në nëntor 1979, kurse Pleqësia e Institutit i caktoi recensentët më 28.XI.1979!





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 15, 2009 10:53 pm

"Iluzionet" dhe iluzionet

Diskualifikimi aprioristik i oponentëve, mënyra e sëmurë e atribuimit të qëllimkeqësisë, të motiveve të dyshimta ose ekstremisht negative ndaj kundërshtarëve të supozuar, madje argumentuar-paargumentuar, duke injoruar faktet, duke dhunuar arsyen, po e deshti puna, kjo është një ndër karakteristikat më dalluese të "polemikës" së R.Q. e shprehur fuqimisht në pamflet.

Pyetja e parë që mund të shtrohet është pikërisht se për ç'arsye R.Q. kthehet në ngjarjet e para aq kohëve, të harruara edhe për gjeneratat që i dinin e lëre më për gjeneratat e reja, për të cilat s'kanë rëndësi fare? Mua më duket se ai rikthehet te këto momente për shkak të ndërgjegjës së papastër! E di se kishte qëndrime të pamira, e bren se këto dihen dhe janë larg pozës burrërore dhe moraliste që do të mbajë dhe përiqet t'i "racionalizojë" qëndrimet e veta dhe të "dëshmojë" se gjithmonë kishte të drejtë!

Nga fundi i janarit 1974 R.Q. pat botuar në "Rilindja" artikullin Krijimtaria dhe jeta jonë krijuese në të cilin ngritej kundër disa dukurive negative në jetën krijuese dhe angazhohej për forma më të organizuara të jetës kulturore. Edhe pse çështjet e shtruara s'ishin fort të reja, s'ishin që të mos përkraheshin. Por, s'mund të përkrahej edhe mënyra se si kualifikoheshin disa marrëdhënie.

Prandaj, në kuadër të një anketimi që e organizoi "Rilindja" mendova që është mirë të përgjigjen me shkrim. Përkrahja dënimin e dobësive dhe kërkesën për forma më të organizuara të jetës kulturore, por jo edhe vlerësimin e marrëdhënieve në formë të vrazhdë e me ngjyra të errëta si e bënte R.Q. Ku nuk pajtoheshim? Ai i karakterizonte marrëdhëniet kështu:

"E tillë çfarë është, jeta krijuese është një jetë, le të thuhet, kulturore e provincës, ku njerëzit pjesën më të madhe të kohës e kalojnë duke u marrë, plot gëzim me fatkeqësitë e vogla dhe të mëdha të fqiut dhe duke iu lutur të madhit zot, që t'i digjen vetullat dhe flokët e gruas së bukur të fqiut të parë, që t'i bëjë kopilin e bija e fqiut të dytë, që t'i lëshojë burri të bijën e madhe fqiut të tretë, që të ndahet prej të shoqes fqiu i katërt, që t'i bjerë zhuga fqiut të pestë, kurse damlla fqiut të gjashtë, që t'i dhezet shtëpia fqiut të shtatë, e të tjera" ("Anatomia e kulturës, 105).

Kush mund të pajtohej me një vlerësim të këtillë? S'është fjala për shijen-pa shije dhe trivialitet, sepse të këtilla kishte edhe të tjera, por për vlerësimin vetë. Mesi ynë kulturor s'ishte formuar, i pjekur, kritik, duartrokiste vend e pa vend, s'mund të ndihmonte krijimtarinë me një qëndrim objektiv vlerësues. Por, entuziazmi dhe dashamirësia ishin karakteristikat kryesore të mesit tonë kulturor, të marrë në kuptim të gjerë. Duke jetuar edhe unë si e tërë gjenerata në atmosferën e entuziazamit dhe të optimizmit të nxitur fuqimisht me Plenumin e Brioneve, entuziazëm dhe optimizëm që e karakterizojnë, më duket, jetën tonë të përgjithshme të këtyre 15 viteve, s'mund ta perceptoj ndryshe veçse në mënyrë optimiste edhe klimën tonë kulturore e krijuese. Të thuhet se jetojmë prej së keqes dhe për të keqen e tjetrit, më dukej akuzë e tmerrshme. Po të thuhej kjo domosdo do të shtrohej pyetja: çfarë qenkan marrëdhëniet tona shoqërore, kur u krijuan marrëdhënie të tilla, që njerëzit të jetojnë nga e keqja e tjetrit? Sepse karakteri dhe natyra e njeriut formohen në tërësinë e marrëdhënieve shoqërore. Por unë e evitoja këtë, sepse më dukej, si më duket edhe sot, se karakterizimi i këtillë i marrëdhënieve dhe i klimës krijuese ishte rezultat i dobësisë së njohur të ekzagjerimit të R.Q. dhe një kritikë provincialiste e provincializmit, që e përsëriti ai shpesh deri më sot.

Në reagimin tim thuhej edhe se tema e shtruar shikohej ngushtë, se duhet të shihet më gjerë ndërlidhja e shoqërisë dhe e krijimtarisë, se diskutimi duhej të pasurohej me analiza e orientime vlerore të krijimtarisë sonë, etj. Si e interpreton sot R.Q. këtë reagim? Para së gjithash e quan interesant "sidomos përkah taktika e kompromisit" (57) dhe mandej kërkon të gjejë arsyen pse u botua fare: "Që të mbronte dobinë e klaneve në jetën tonë krijuese duke mbrojtur ashtu edhe strategjinë e veprimit të tyre? Apo ndoshta që të më sinjalizonte atë që s'jam i prirur kurrë ta kem parasysh: se unë s'mund të shkruaj çka dua, sepse ka kapuç mbi mua!"(58) Antidogmati ynë i deklaruar s'mund të kuptojë se mund të përkrahet damkosja e dobësive, por jo edhe njollosja e mesit dhe e marrëdhënieve, që nuk ka bazë as në realitetin tonë shoqëror as kulturor. Insinuant si është, do të më atribuojë hiç më pak se qëllimin që t'i mbroj klanet, që s'ishin tjetër veçse halucinacione të tij. Dhe, i kompleksuar si është, reagon emocionalisht e rebelohet: Mua të më vënë kapuç?! Por, kur ka korrektësi, ku mund të ketë diskutim e polemikë, kur nuk vështrohet nëse ka apo jo të drejtë ai që mendon ndryshe, por në vend të kësaj kërkohen motive të fshehta, obskurante të tjetrit?

Pas pak ditësh R.Q. shkroi Iluzionet janë të dëmshme, që ishin të intonuara polemikisht që nga titulli, në mënyrë sofistike bënin jë spostim, një zëvendësim të subjektit të polemikës. Sepse, ndonëse nga marrëdhëniet dhe klima krijuese varet në një masë të madhe edhe rezultati i krijimtarisë, në polemikën e mëparshme, së paku në reagimin ndaj artikullit të parë të R.Q. s'ishte fjala për rezultatet e krijimtarisë. Ishte kontestuar vetëm pohimi se në dy vitet e fundit krijimtaria ishte në krizë. R.Q. jo vetëm që bën zëvendësimin sofistik të temës së diskutimit, por në mënyë jokorrekte, pa emëruar, u imputon, u atribuon të tjerëve se kanë dhe po përhapen iluzione për rezultatet e krijimtarisë sonë. Dhe, duke qenë se iluzionet rrëzohen shpejt, R.Q. mendon se shpejt do të mund të diskualifikonte edhe oponentët. Por, një gjë s'e llogariste mirë R.Q. Ai s'e shihte se është pikërisht iluzion dhe iluzore të kujtosh se mjafton t'i imputosh tjetrit iluzione dhe opinioni ta marrë këtë si të gatshme e të vërtetë.

Edhe ndaj këtij artikulli pata reaguar me vështrimin e titulluar: Për një vlerësim objektiv të krijimtarisë. Vërejtjet e mia kishin të bënim me mënyrën e diskutimit e të polemikës, me vlerësimin sektar të krijimtarisë, me nisjen nga premisa të pasakta, me konkludimet alogjike, me mënyrën arbitrare - diskualifikuese të vlerësimit dhe me dëmin e saj.

Vërejtjet kishin të bënin me mënyrën e diskutimit, sepse mënyra e diskutimit, e polemikës nuk është formë e jashtme, mirësjellje e korrektësi, fair play, si do të thoshte ky fejplejist, që kurrsesi s'po mund të ngrihet te principieliteti marksist, por është thelbore dhe principiele se edhe vetë përmbajtja. Mënyra e polemikës së tij ishte aprioristiko-diskualifikuese. Përkundër tri faqeve të gazetës dhe titullit të të tri vazhdimeve me Iluzionet janë të dëmshme, s'e shihte fare të nevojshme të thoshte se cilët ishin përhapës të iluzioneve dhe ç'thanë ata që të ishin iluzion, s'e konsideronte fare të nevojshme t'ua shtronte për gjykim lexuesve cilësimin që u atribuonte të tjerëve. Kjo mënyrë e polemikës është e njohur, është mënyra sofistike e postulimit, e supozimit si të ditur pikërisht të asaj që do të duhej të vërtetohej. Iluzionet ishin fiksione të R.Q., ishn projeksione të tij, ai postuloi në mënyrë simplifikuese, e quajti të ditur se ata që mund të kenë mendime të ndryshme nga ai për krijimtarinë tonë dhe nivelin e kushtet e saj, janë përhapës të iluzioneve, apriori i diskualifikoi për të filluar mandej rrebeshin patetiko-verbal kundër iluzioneve. Kjo mënyrë ishte dialog i R. Q. fiksionet e tij. Vërejtjet për mënyrën e polemikës ishin kërkesë për evitimin e dobësive të irrelevancës në polemikë, për evitimin e atakimeve morale e personale të atyre që mendojnë ndryshe, për më shumë konsekuencë në qëndrimet, më shumë besnikëri ndaj qëllimit dhe më pak përgjithësime të pabazë, më pak sulme difuze dhe aluzione të pacaktuara. Sepse, s'mund të ketë diskutim të çështjes nëse vazhdimisht ndërron tema e diskutimit, nëse bëhen pohime të kundërta madje edhe brenda të njëjtit vështrim. Dhe s'mjafton të deklarojmë se kemi qëllim të mirë, se duam të dënojmë plogështinë e të inkurajojmë krijimtarinë, po qe se lejojmë që, të përfshirë nga emocione të caktuara, të harrojmë rrugës qëllimin dhe të mohojmë edhe ato rezultate që i kemi, duke satisfaksionuar në këtë mënyrë jo punën e rezultatin, por përtacinë e shterpësinë, sepse pikërisht këto të fundit barazohen me të parat. Të gjitha këto dobësi të polemikës në mënyrë shumë më të fuqishme manifestohen në Morfologji.

Vërejtjet kishin të bënin edhe me mënyrën sektare të vlerësimit, sepse për rezultatet e krijimtarisë s'mund të gjykohet vetëm sipas fushave albanologjike. Dhe, sado që këto fusha zënë dhe duhet të zënë një vend të veçantë e të gëzojnë një përkrahje të posaçme, as si komb dhe as si punëtorë të kulturës s'mund t'i reduktojmë ambiciet e pretendimet dhe as të mohojmë origjinalitetin dhe krijimtarinë në fushat e tjera, qofshin këto shkenca të natyrës apo shkenca shoqërore. S'mund të anulohen p.sh. rezultatet në shkencat e natyrës me një deklaratë të papërcaktuar e të pakuptimtë se aty "s‘mund të kemi rezultate për eksportim".

Në vështrim, ndër të tjera, thuhej: "Për një përcaktim dhe vlerësim, relativisht të plotë e të saktë të krijimtarisë sonë dhe të nivelit e të rezultateve të saj, në relacion me kushtet dhe mundësitë, nevojiten para së gjithash përcaktimi relativisht i plotë i vetë kushteve, objektive e subjektive. Kjo u bë vetëm pjesërisht, madje me ca pasaktësi. Të pohohet se kemi kushte objektive të favorshme dhe se s'kemi organizim të punës krijuese, se kemi kushte subjektive, kolektive e individuale, por kemi përtaci e plogështi, madje që nga periudha e sundimit osman, më duket është një kontradiktë.



" Po iluzionet? Janë të shumta e të shumëllojta dhe, për të keq nuk janë të locuara në një vend. Janë të shpërndara dhe të dëmshme ku do që të jenë. Por, një "iluzion" timin dëshiroj ta pranoj publikisht. Është iluzion, po deshët, apo bindja që kam se detyra jonë primare është të kërkojmë, të gjejmë dhe të afirmojmë vlerat dhe krijimtarinë që kemi, me ndjenjë mase e përgjegjësie, duke kritikuar të meta e dobësi, por pa shikuar dhe matur nga nivele abstrakte dhe të paqena.Jo për vetëkënaqësi, jo për autarki, por për kënaqësinë normale të shkaktuar nga rezultatet e arritura, kënaqësinë që inspiron dhe inkurajon rezultate më të mëdha, që të mund të hyjmë sa më të plotë e më të begatshëm në komunikimin kulturor e krijues me të gjithë. Kjo më duket rruga e vlerësimit objektiv, e nxitjes dhe e inkurajimit të krijimtarisë sonë".

Redaksia e gazetës e konsideroi të arsyeshme të mos e vazhdojë polemikën dhe nuk e botoi vështrimin tim nga i cili i nxora vetëm dy-tri mendime. Bëhej kjo për të mos e thelluar konfrontimet dhe për të mos kaluar në grindje personale. Edhe pse nuk më dukej e drejtë, nuk kam dyshuar në këtë motiv. Por RQ s'i mjafton kaq. Shkon në redaksi, kërkon t'i lexojë artikujt e pabotuar, fshehurazi del e i kserokson dhe nis t'i shpërdorojë! A mund të mos e dinte RQ se artikujt e pabotuar u takojnë vetëm autorëve? Në pamfletë shkruan ndryshe. Thotë se donte që artikujve t'u përgjigjej "me kohë", "menjëherë javën tjetër", prandaj i kseroksoi. Por, edhe po ta lëmë anash faktin që artikujt që kapin gjithsej 21 faqe, s'janë që të mos t'u pergjigjet pas një jave ai që për "40 ditë" shkruan një libër, shtrohet pyetja: Ç'është përgjigje "me kohë" për artikujt e pabotuar, përse të jepej përgjigja "menjëherë javën tjetër" dhe përse RQ sot e fsheh prej lexuesve faktin që redaksia kishte vendosur të mos i botonte artikujt? "E kisha vënë në dijeni kryeredaktorin", thotë ai, "se kisha bërë kseroksimin". Vërtet, mos e pyet se të tregon vetë! Nëse kseroksimi është bërë me leje- dhe vetëm me leje mund të bëhej, ose do të ishte vjedhje e materialeve nga redaksia- pse të vihet në dijeni kryeredaktori, lëre më që as ky pohim nuk është i vërtetë?!

Këtu më duhet të bëj një digresion dhe të vë në dukje një moment të rëndësishëm, që jo rastësisht RQ e lë anash. Me artikujt e pabotuar, por të kseroksuar ilegalisht RQ, që kujtonte se u kishte bërë nder të madh rektorit të atëhërshëm dhe dekanit të atëhershëm të Fakultetit Filozofik duke i përmendur iluzionet e tij si të vetmit me kontribut albanologjik, insiston të mobilizojë përkrahjen e tyre dhe mbahet mbledhja e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ku R.Ismajlit, atëherë asistent, për artikull të pabotuar (?) i bëhen kërcenime me dëbim nga Fakulteti! Çështja as që mund të shtrohej para Këshillit të Fakultetit, lëre më që në marrëdhëniet tona shoqërore s‘kanë fare shans të realizohen kërcënime të tilla. RQ, në stil të vet, i pakënaqur, si duket me përkrahjen kur botoi Anatominë e kulturës, ku u botuan edhe iluzionet, nuk i shënoi emrat e ish-rektorit dhe të ish-dekanit, i depersonalizon dhe shkruan : "Me përjashtim të dy-tre vetëve, punonjësit e tjerë shkencorë nuk mund të pohojnë se kontributi i tyre shkencor ështe me rëndësi të veçantë albanologjike (!) Pas kësaj, njeriu si të mos pyet : A mund të ketë ende individë aq të kotë e aq të marrë, që ta vënë veten në çfarëdo forme, në varësi intelektuale apo morale nga vlerësimet subjektiviste, nga arbitrarizmi dhe teket e RQ? Kujt mund t'i duhen ato, qofshin edhe afirmative, lavdëruese? Pyetja imponohet veçmas kur shihet pretencioziteti i RQ në Morfologji: këtë e citova, atë s‘e citova; këtë e përfilla -atë s‘e përfilla, e kotësira të ngjashme. Por RQ e vazhdon dezinformimin. "Autorët...kishin nxituar mandej t'i tërheqin artikujt me pohimin se ashtu u është cenuar e drejta e sekretit"!

Po ku e gjeti RQ këtë pohim të marrë? Ai e redukton në absurd trillimin absurd të vetin. Në të vërtetë, pas skandalit në Degën e Gjuhës e të Letërsisë Shqipe, ishte e deplasuar të diskutohej në mënyrën dhe me tonin si ishin shkruar artikujt. Ferplejisti ynë vazhdon: "Kur sot, mbas gjashtë vitesh, mendoj në lidhje me këtë reagim, pranoj se kam gabuar: kam gabuar sepse u kam dhënë alibinë autorëve t'i tërheqin artikujt e tyre, sado që do të dëshiroja t'i kishin botuar" (59). Kështu shkruan akademiku ynë, që as fjalës alibi nuk ja di kuptimin dhe përdorimin e drejtë! Dhe vazhdon duke analizuar trillimin e vet: Nuk mund të jetë arsye zbulimi i sekretit, thua se e tha kush këtë, përveç tij!

R.Q. nuk do të ishte ai që është po të mos arrinte edhe në këtë orvajtje dezinformimi, deri në "prapavijë", po të mos u impononte motive të errëta oponentëve. "Nuk ka dyshim se autorët tanë i kishin tërhequr artikujt pa arsye se ndërkohë kishin kuptuar se me ta më qartë zbulonin prapavijën e përgjigjeve të tyre" (!) Natyrisht, depërtimi në "prapavijë" është ikja nga vija e vërtetë e problemeve reale.



Pretendime të mëdha – artikulime konfuze

Iluzionet u botuan në përmbledhjen Anatomia e kulturës, librin më pretencioz të RQ. Kush nuk e ka kuptuar nga Iluzionet, sheh qartë në Anatomi se qëllimi i autorit nuk është të mohojë rezultatet e krijimtarisë sonë në përgjithësi, ai vetëm mohon rezultatet e të tjerëve, duke u ndarë atyre Jo-në e tij, kurse krijimtarisë sonë dhe nivelit të saj u mjafton të huazojë qoftë edhe një pjesë të mendimit që ka RQ për veten dhe krijimtarinë e vet.

Lexuesve të Anatomisë do t'u ketë rënë në sy dhe mund t'u kujtohet kontradikta e qartë mes vlerësimit që i bëhet zhvillimit tonë kulturor dhe krijimtarisë në Parafjalë, në Iluzionet dhe në disa artikuj të tjerë. Parafjala vetë është shumë kontradiktore. Nis me pohimin mbi interesimin e paktë të shoqërisë për kulturën, një e vërtetë të cilën "mjerisht e ka dëshmuar edhe realiteti socialist, e madje, edhe realiteti ynë kosovar", me pohimin se "interesimi shoqëror për krijimtarinë kulturore nuk ishte në nivelin, në të cilin do të duhej të ishte", se "një kohë të gjatë krijimtaria jonë kulturore thuajse është varur prej vetvetes" dhe se ka pasur "indiferencë" shoqërore ndaj krijimtarisë kulturore (fq.7) Në faqen vijuese vjen pohimi tjetër se "pavarësisht prej kësaj të vërtete" mbi interesimin e paktë shoqëror, krijimtaria kulturore në këto hapësira ka shënuar një përparim të madh", i kemi të gjitha institucionet kulturore artistike, shkencore, ardhmëria e kulturës sonë "është jashtëzakonisht premtuese" (fq.Cool. Pas kësaj, fillon R.Q. të përgatitë shfaqjen e pretendimit të vet kryesor. "Të gjitha analizat e deritashme të kulturës", thotë R.Q. kanë qenë kuantitative, krahasimi i të sotmes me të djeshmen kanë sjellë vetëkënaqësi. Por, - "është harruar ashtu se për krijimtarinë kulturore mund të flitet në radhë të parë në bazë të kritereve aksiologjike" (!) (fq.9). Pa ditur dhe pa dashur të dijë për dialektikën e kategorive sasiore e cilësore, vlerore, R.Q. i rezervon vetes monopolin e "kritereve aksiologjike", duke i mohuar analizat e deritshme. Dhe vjen kryesorja. Po bëhet e qartë se "një aspekt i tillë i vrojtimit kuantitativ, thuaja pa vlerësim i të mbërriturave kulturore nuk është më adekuat..." (fq. 9). Duke harruar se pas kësaj Parafjale vijnë artikuj si Iluzionet, me pohime të tjera, tani kur i duhet, thotë tjetër gjë: "Praktikisht kultura jonë tani hyn në një periudhë të ngritjes kualitative, kur bëhet e vetëdijshme për domosdonë e vetëdijes së vet, kritikës dhe teorisë, sepse s'mundet pa të. A mund ta konsideroj këtë vepër shprehje të një vetëdije të tillë? - Pavarësisht se çka do të thotë lexuesi i saj eventual, unë them po"(!) (fq.10. nënvizoi FA)

Arrogancë më e madhe me artikulim më konfuz vështirë të gjendet. Analizat e përparshme të krijimtarisë kulturore ishin vetëm sasiore, pa "kritere askiologjike"(!), kurse kultura jonë e sotme kërkon vetëdijen e vet, kritikën dhe teorinë. Kjo vetëdije e kulturës sonë, kjo kritikë dhe teori e kulturës sonë u arrit pikërisht me R.Qosjen dhe Anatominë e tij! Lexuesi përjashtohet nga diskutimi, R.Q. bën pyetje vetë dhe përgjigjet vetë. Por, prapë, në mënyrë të paevitueshme shtrohen shumë pyetje: Si ka mundur kultura e djeshme të jetë pa vetëdije të vet, pa kritikë e teori, të cilitdo nivel? Përse? Ç'kuptim ka dhe sa është e vërtetë të pohosh se analizat e përparshme ishin vetëm sasiore? A merret kultura jonë vetëm si kulturë kosovare dhe pse? Ç'do të thotë se kultura jonë po hyn në një shkallë të ngritjes kualitative që e kërkon vetëdijën e vet, kur dihet se në Iluzionet thuhet se krijimtaria e viteve të fundit është një gjendje krize? Cilat qenkan karakteristikat e kësaj ngritjeje kualitative të kulturës dhe mos koincidojnë rastësisht me pranimin e RQ në Akademi? Më në fund: Ç'kuptim ka, a nuk është substanciale, a nuk është temë-pa temë të bisedohet për një autor, për një vepër si për vetëdije e vetëdijësim të kulturës sonë, si për teori e kritikë të saj? A mos është kjo një imitim i gjymtë i pretendimit të Hegelit se në veprën e tij ideja u bë e vetëdijshme për vetveten? Si mund të pretendojë dikush të jetë kritik e teoricien i kulturës e të mos e dijë ose të injorojë faktin se çdo akt krijimtarie kulturore është moment vetëdije e vetëdijësimi dhe se krijimtaria e përparshme s'ishte instinktive, s'kishte si ta priste dhe pse ta priste R. Qosjen për t'u vetëdijësuar?!

Pas këtyre absurditeteve, sikurse në Morfologji që i shan që më parë ata që mund t'i përgjigjen, ashtu edhe këtu i diskualifikon që më parë ata që nuk pajtohen: kush është në këtë botë jallane s'e di se kurrë nuk është e lehtë të kesh të drejtë para kohe"!

A mund të bartte Anatomia barrën e këtyre pretendimeve? Natyrisht, jo. Përmbledhjen në fjalë e përbëjnë artikujt e shqyrtuar mbi krijimtarinë dhe iluzionet, seria e moralizimeve që e pat botuar edhe në "Rilindje" dhe ndonjë artikull tjetër! Hiç pa i konsideruar të parëndësishme temat e trajtuara, s'mund të mos vërehet se shumica e temave esenciale të kulturës nuk trajtohen fare, temat e trajtuara shikohen nga aspekte sporadike, margjinale, në vend të studimit të thelluar autori zgjedh thuaja se reportazhin, eseun që nuk obligon, këto mandej i ngarkon me subjektivizëm e insinuata, me aluzione, kritikën e bën të kufizuar, provincializmin e kritikon në mënyrë provincialiste, etj. Si mund të dalë njeriu me kaq pretendime e të botojë, që në fillim, një artikull për letërsinë e revolucionin, madje me nëntitull: "Çështje teorike", kur artikulli të jetë përfolje e të njohurave, vështrim i dobët e plot gabime. Autori e ndjen të nevojshme të flasë edhe për çështje të strukturës shoqërore dhe shihni si shkruan: "Pavarësisht pse superstruktura zhvillohet edhe simbas disa ligjësive që janë specifike për të, prapë, siç e kanë konstatuar klasikët e marksizmit, asgjë nuk mund të ngjajë në të, pa ngjarë më përpara në jetën shoqërore (!) (fq. 29). Pohim më absurd s'di se mund të thuhej.

R.Q. dëshiron t'ia marrim pretendimet seriozisht, kur zihet në gabime dhe në dobësi të këtilla filloriste, të akuzon se po zhvillon fushatë kundër tij, bile të projekton rolin në fushatë si rol-gjithsesi "filozofik". Ose, të përmendim eseun që pason: Gojtaria ose muza e harruar. Njeriu do të priste të shqyrtohen çështje të rëndësishme dhe aktuale të kulturës së gjuhës. Por, jo. Në vend të kësaj gjejmë erudicion leksikonesh për oratorinë, dhe prapë kapërcime dhe akrobacione logjiko-verbalistike. Pasi përmend oratorë të shumtë të vendeve dhe kohërave të ndryshme, shkruan; "Edhe Rilindja kombëtare shqiptare ka artistët e saj të fjalës së bukur, ndikuese, përvetësuese, të cilët s'kanë pasur mundësi objektive të dalin në tribunat e popullit të vet, por i kanë folur me shkrim (!) (fq.58). Por, ç'është ky shqelm që e derdh edhe atë që mund të jetë mbledhur më parë? A nuk shihet se të folurit "me shkrim" nuk është gojtari?

Kur mungojnë gjymtyrët kryesore dhe janë dhënë dobët të tjerat, çfarë anatomie është ajo? A mund të jetë anatomi e kokës ajo që reduktohet në anatomi të mykut dhe mjekrës?!

Dobësitë kryesore të stilit dhe të metodës së polemikës e të rezonimit të R.Q. në mënyrë edhe më drastike shprehen në pamfletin e quajtur Morfologji. Nga këto do të dallojmë: projektimin e dobësive të veta te të tjerët, dogmatizmin në të menduar, inkonsekuencën dhe alogjikësinë në të konkluduar dhe në të argumentuar përgjithësisht.

Projektimi i dobësive personale te të tjerët është karakteristikë e kahershme e R.Q.

Shprehje e kësaj dobësie janë shumë trillime të pamfletit. Linçi? Po a s'ishte R.Q. që, për një mospajtim të shfaqur, madje të pabotuar, ndërmori çmos që t'i kërcënohet R. Ismajlit me dëbim nga fakulteti? A s'është R.Q. që me rastin e zgjedhjes së I. Rugovës si asistent në Institut ngrihet kundër kësaj rizgjedhjeje? Madje në të njëjtën mbledhje kur një tjetër zgjidhet për një titull më të lartë?! Dhe s'do t'i thotë kush se kjo s'bën. E njëjta gjë ngjet me kategorinë e privatasistentit. Cili u imponon raporte vazale bashkëpunëtorëve të rinj si R.Q.? Më në fund, që të krijosh raporte të tilla duhet të kesh mundësi, të kesh pushtet. A s'është R.Q. ndër kryemonopolistët në kulturën tonë, me më shumë funksione udhëheqëse e monopol faktik se të gjithë ata që i sulmon, edhe të ishin 3-4 herë më shumë? Dhe, a s'e dëshmojnë raportin e privatasistentit pikërisht recensentët e pamfletit?

Të paditet për monopol një shtëpi botuese dhe redaktorët e saj, duke injoruar këshillin botues, raportet vetëqeverisëse si dhe faktin që kjo shtëpi botuese programin vjetor të botimeve e vë në diskutim publik, nga drejtori i një institucioni që i lejon vetes të mashtrojë këshillin shkencor duke i prezentuar një titull, për të botuar një titull krejt tjetër - kjo është vërtet një impertinencë e padëgjuar.

Antidogmatizmin, me sa mund të gjykohet nga fjalët dhe qëndrimet e tij, R.Q. e kupton si sjellje të pazakonshme. Prandaj mund të deklarojë që në fillim: me jetën dhe veprën mohoj çdo dogmatizëm! … Dogmatizmi është, në radhë të parë, mënyrë e shtangët, e vrazhdë, jodialektike e të menduarit. Dogmatizmi është oktroim i të vërtetave, është stil i fjalës së fundit, i të vërtetave definitive, absolute, "pavarësisht se çka do të thotë lexuesi", është pra, në një masë të madhe pikërisht stil i R.Q. Si të menduar, dogmatizmi është arbitraritet e subjektivizëm, është injorim i fakteve dhe shkelje e arsyes, është përgjithësim pa bazë dhe akrobacion logjik, është "obduksion" në vend të analizës, është verbësi ndaj lidhjeve e ndryshimeve, ndaj përshkrimit të të kundërtave, ndaj subtilitetit mendor dhe nuancave përgjithësisht, është të mos kuptosh relativitetin dhe dinamikën jetësore. R.Q. vërtet na dha shembuj të shumtë të këtij dogmatizmi. Ç'do të thotë të shtrembërosh faktet, të interpretosh një simbol, p.sh., kullën, subjektivisht si simbol të izolimit e të paditësh autorin për izolacionalzëm? Ose të konkludosh: kush s'di të flasë, s'di të shkruajë, kush shkruan kështu prozë s'mund të shkruajë poezi, etj., etj., duke injoruar faktin e shkrimeve, madje shumë të suksesshme, të personit për të cilin flitet. Ose, të rikujtojmë çka quan ai harikiri. R.Q. nuk sheh ose nuk do të shohë, i mundur nga frika se mos po konstituohet edhe ndonjë vlerë tjetër, se deklarata për një tezë të mbrojtur, që fillon me "nuk e kam lexuar ende" relativizon veten, kurse e nuancuar në formën: "nuk kemi arsye të mos e presim si vepër më të mirë" - shpreh një bindje e një shpresë, nuk pretendon të imponohet. Të sulmosh duke injoruar këto nuanca: si mund të vlerësohet pa u lexuar, është dogmatizëm. Të sulmosh se s'mund të dihet kalibri i intelektit për personin që nuk ka shkruar, do të thotë të mbyllësh sy para shumë mundësive të tjera të përcaktimit të aftësive. Të përsërisësh për këtë sulm, duke injoruar faktin se personi në fjalë ka shkruar, madje me shumë sukses, bile edhe në revistat që boton Instituti, ku R.Q. është drejtor, se përmbledhja e poezive të tij është botuar, bile katër herë, do të thotë të mbyllësh sy para fakteve e të jesh shumë dogmat.

Alogjikësia dhe konkludimet akrobatike të R.Q. janë aq të shpeshta, sa vetëm ato do të kërkonin një vështrim edhe më të gjerë. Të përmendim vetëm një shembull. A. Podrimja paska shkruar diçka për dendësimin e vargut. Me të drejtë ose jo, ka përmendur dy vargje si të pasuksesshme. Ç'bën R.Q.? Ai pyet: kush e shkroi vargun e parë? Përgjigjet: E. Mekuli. Dhe konkludon: pra, sipas A. Podrimjes, E. Mekuli, s'qenka poet i mirë! Kush e shkroi vargun e dytë? Rr. Dedaj. Pra as ky s'qenka poet i mirë! Por, si mund të bëhen kësi përgjithësimesh, kësi fluturimesh nga një varg në tërë poezinë e një autori! R.Q. që na i përmend Dekartin dhe Traktatin për metodën, Spinozën dhe Etikën, Lajbnicin dhe Monadologjinë a s'di se kërkesa themelore e tyre ishte pikërisht rigoroziteti, disiplina e të menduarit? Natyrisht, do të më përgënjeshtronte, më duket, vetëm ai që do të më thoshte: s'kishte kohë R.Q. për logjikë, merrej këtu me provokacion.



Shpresa e kotë

"Ndërgjegjja e kohës" sonë s'do të ishte e këtillë po të mos merrej edhe me çështje më të mëdha shoqrëore, këtë herë me Plenumin e Brioneve dhe me integrimin e veprimtarisë botuese. Por, ç'subjektivzëm ekstrem, ç'shikim i errësuar?! Fragmentin mbi Plenumin e Brioneve dhe zhgënjimet e tij R.Q. i titullon: Shpresa e kotë (!).

Natyrisht, në dialektikën e jetës shoqërore, në kompleksin e faktorëve objektivë, subjektivë dhe të gërshetimit e të ndërhyrjes së tyre, gjithkush mund të ketë batica e zbatica, shpresa e shpresa të kota, gënjime e zhgënjime. Dhe askush s'mund të dalë prej lëkurës së vet ose pakkush mund t'i shohë çështjet pavarësisht nga vendi që zë vetë në marrëdhënie të caktuar. Por, duhet të jesh vërtet një subjektivist ekstrem ose të jesh R.Qosja e t'i shohësh të gjitha çështjet vetëm sipas vetes. E të mos shohësh domethënien dhe dimensionet historike progresive të kthesës së Brioneve e të zhvillimit të pastajmë, madje pavarësisht nga travajat personale. R. Qosja, më në fund, absolutisht më së paku ka të drejtë të ankohet gjë. A nuk u ngrit ai - në sajë të punës së vet, por edhe në sajë të marrëdhënieve shoqërore të favorshme, të mirëkuptimit e të solidaritetit, e edhe të keqtrajtimit të disa mundësive - pikërisht në këtë periudhë të pas Brioneve, nga përkthyesi në Radio në drejtor të trefishtë të Institutit Albanologjik, në profesor ordinar të Fakultetit, në akademik dhe sekretar seksioni në Akademi? A nuk ishte në këtë ndërkohë edhe kryetar i Degës së Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, kryetar i studimeve pasuniversitare, kryeredaktor i "Jetës së re"? A nuk botoi në këtë kohë tërë atë mori shkrimesh, me vlerë e edhe pa vlerë, madje edhe nga disa herë? Dhe, pse të mos e themi, a nuk ishte dhe a nuk është edhe sot një ndër më të privilegjuarit në jetën tonë të kulturës? Pse të zhgënjehet, çfarë shpresash të tjera të kota na paska pasur?

Plenumin e Brioneve R.Q. e kupton në mënyrë shumë abstrakte, zhgënjimin e lidh me "fushatën", me "presionin". Plenumin e Brioneve, shkruan ai, "e kisha pritur si një kusht (!) të lirie më të pacënuar (!) (295). "Për më tepër isha i bindur se do të jem qytetar plotësisht i lirë, që domethënë se do të mund të shkruaj lirisht... ashtu siç mendoj, ashtu siç dëshiroj pa u frikësuar..."(!) (294-5). Vizionisti ynë planetar, që mban monopolin e "totalitetit", nuk do të merret me dialektikën dhe konkretësinë e lirisë, për të cilën "lë kokën", i mjafton ta trajtojë si papërgjegjësi. Pikërisht si të këtillë e do ai lirinë, si të drejtë "të pacenuar", që të shkruajë "siç dëshiroj, pa u frikësuar", si të drejtë që të botojë, duke gënjyer organet përkatëse, një libër sharjesh e trillimesh, libër në të cilin, në kaptinë të veçantë përshkruan vetëm sekretin e botimit të pamfletit dhe shan që më parë të gjithë ata që do të mund t'i përgjigjen, dhe askush të mos e pyes "pse shkruan kështu", askush të mos kërkojë përgjegjësi. Ose, të botojë librin provokativisht në 2000 ekzemplarë, duke shpërndarë disa qindra kopje me përkushtime e gratis, madje edhe jashtë shtetit në stilin e aksioneve të "revolucioneve kulturore", për të siguruar eventualisht sa më parë dhe sa më me sensacion botim të dytë, dhe askush të mos i thotë gjë. Përkundrazi, Bashkësia e shkencës t'ia paguajë botimin, duke përfshirë edhe honoraret shumëmilionëshe të autorit, madje edhe për botime të tjera eventuale! Në të kundërtën, do të deklarohet i zhgënjyer, do të mendojë se "shpresa, gëzimi, lumturia ime e qershorit të vitit 1966 kishin qenë të kota"(!) (296). "Kisha harruar atëherë, se deformimet kolektive mund të shërohen më lehtë se ç'mund të shërohen deformimet individuale", shkruan R.Q. (295), duke mos na bërë t'i kuptojmë se kur i paska pasë ditur këto që i paska harruar. "Dhe kisha harruar...", vazhdon ai duke na bërë të kuptojmë prapë se për raportin e të përgjithshmes dhe të veçantës, të kolektives dhe të individuales edhe sot më tepër llomotit se sa di gjë.

Për të arsyetuar zhgënjimin, R.Q. hap "faqen e dytë" të fushatës. Faqen e saj të parë e përbënin "artikujt atakues dhe diskreditues". Sa qenë gjithsej? Rreth dhjetë, duke përfshirë edhe ata që vetëm me ndonjë fusnotë kishin të bënin me të, ose intervistat ku vetëm një pasus mund të duket se ka të bëjë me të. Dhe, këto u botuan para më se gjashtë vitesh, në një kohë kur R.Q. botoi rreth 6 libra me aq shumë çështje kontestuese! Kjo na qenka fushatë, faqja e parë e saj?! Këtë faqe të parë, që i mbeti bukur zbrazët, R.Q. e mbushi pa fort kriter. Më inkuadron në fushatë edhe mua, ndonëse pas vitit 1974 kur shfaqa, në dy raste, mendime të ndryshme me të tijat, nuk pata të bëj më fare me të. Profesioni nuk më lidh me të, kërshëria intelektuale më çon kah autorë më seriozë.

Faqja e dytë - i njëjti mjerim. R.Q. paraqet publikisht - dhjetë ankesa. Në njërën thotë se një pjesëtar i fushatës paska kërkuar që me rastin e botimit të artikujve të R.Q. në gazetë, emri i tij të mos shtypet me germa të mëdha! Dhe, për këtë të ankohesh publikisht pas gjashtë vitesh?! Ankesa tjetër: po ai persn para katër vitesh, në një ekspozitë në Lublanë, paska protestuar pse janë ekspozuar librat e R.Q. dhe jo "librat e paqenë" të të tjerëve! A u hoqën librat e R.Q.? Jo! Pse e trazojnë librat e paqenë? Ankesa tjetër: i njëjti person i ka shkruar një redaktori të NIN-it një letër me fjalë fyese për R.Q., por jo si reagim publik. Vijojnë dy-tri letra anonime, por me datë e vulë, 2-3 kërcënime telefonike me likuidim (të papërcaktuara, a moral a fizik, apo moral e fizik njëkohësisht) (!) Kjo është faqja e dytë e fushatës! Dhjetëra letra anonime, shqetësime me telefon e presione të tjera përmbi gjashtë vite! Kësaj i thonë fushatë!

Natyrisht, s'është të mos dënohen publikisht letrat anonime, shqetësimet telefonike e turpe të tjera të ngjashme, që mjerisht nuk janë të rralla. Janë këto primitivizma, janë idiotizma të tilla. Por, ç'kuptim ka vajtimi personal publik? Cili pjesëtar i jetës publike është i kursyer nga këto?

Edhe më e pakuptimtë dhe e papërgjegjësi është për letra anonime dhe biseda telefonike (anonime) të dalësh publikisht dhe pa argumentim e të padisësh "pjesëtarët e fushatës". Unë, në mendjen time, mund të mos e përjashtoj fare R.Q. nga autorësia e ndonjë letre anonime që kam marrë, por të padis publikisht, pa argumentuar, cilindo, do të ishte papërgjegjësi e palejueshme.

S'ka dyshim se, në qoftë se R.Q. e trajton lirinë në këtë mënyrë, si sjellje arbitrare dhe e papërgjegjësi, shpresat e tij lidhur me Plenumin e Brioneve dhe lirinë e "pacënuar" s"mund të jenë vërtet asgjë tjetër veçse shpresa të kota.

Objekt i këtij vështrimi nuk ishte ajo që mund të jetë punë e rezultat me vlerë i R.Q. Objekt shqyrtimi është dështimi dhe pamfletizmi i tij. Dhe dëmi shoqëror e kulturor i skandalizimeve. Qëllimi im ishte të tregoj se për një funksion kulturor të rëndësishëm nevojitet më shumë dije, më shumë moral, më shumë humanitet. Dhe këto mund t'i zëvendësojë deklarativizmi e kaprici.





Bejko: Qosja është i vonuar disa shekuj



Me qenë se e filluam këtë libër me poezinë e Ali Podrimjes, “Mes dy gurëve”, mendoj se duhet ta mbyll me shkrimin e z. Sadik Bejko

Së pari, për "dy të mëdhenjtë e letrave shqipe". Kadareja ka qenë dhe mbetet "banor" i lagjes së shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë të gjallë deri më sot. Ka "biznesin" e tij të librit në Evropë, banesën e tij atje, jep leksione në universitetet më të mëdha të Evropës dhe Amerikës, ka marrë çmimet më të mëdha letrare të pothuaj gjithë shteteve kryesore evropiane.

Rexhep Qosja deri më 1980 përfundoi veprën e tij si studiuesi më i përkryer i drejtimit sociologjik të letërsisë. Shkolla e re që studion literaritetin (letrarësinë) jo sociologjinë e letërsisë, e nxori atë nga fusha e tij e studiuesit të letërsisë dhe, pas kësaj, është marrë me politikë, politologji, kulturologji, publicistikë etj. Shkurt, është intelektual i shkollės së vjetër. Unë e kam studiuar atë dhe e çmoj për sa ka dhënë.

Nuk është e saktë ajo që Kadareja është për një identitet të krishterë të shqiptarëve. Esse-ja e Kadaresë mbi identitetin, ndër të tjera është dhe kundër disa tezave të Qoses që e përçajnė mespërmes qytetërimin shqiptar: "Shqiptarët u takojnė dy qytetërimeve, qytetërimit perëndimor dhe qytetërimit lindor" (Rexhep Qosja, gazeta "Korrieri", 19 shkurt, faqe 16). Kadareja ka mendimin se ka një dhe vetëm një identitet shqiptar, pavarësisht përbërësve fetarë brenda tij. Se bota na njeh e na pranon si të tillë. Ajo na ka ndihmuar me bukë më 1992, me ushtarë më 1997, ka sulmuar një shtet të krishterë për të mbrojtur Kosovën, kryesisht myslimane, më 1999. Ismail Kadareja nuk është islamofob siç akuzohet. Përkundrazi. Veç të tjerash, në ese-në për Danten, ai e "qorton" poetin e madh fiorentin që profetin Muhamed e zbret në "Ferr". Nuk mund ta quash atë islamofob se shprehet me rezerva ndaj letërsisë së bejtexhinjve për orientalizmin në frymë, në gjuhë dhe për poetizimin e pedofilisë prej kësaj poezie. Po ashtu, nuk mund ta quash Kadarenë të identifikuar me krishtërimin dhe kundër myslimanizmit, se merr në mbrojtje Nënë Terezën dhe letërsinë shqipe të qarkut katolik. Ese-ja e Kadaresë duhet lexuar në tezat e saj kryesore dhe jo të kapesh nga bishti për të ngritur akuza për gjëra që nuk janë brenda saj.

Rexhep Qosja i mëshon fort asaj që shqiptarët në dy të tretat janë myslimanë, madje mendon se Shqipëria mund të realizojë sintezėn e dy qytetërimeve, të Lindjes me Perëndimin, se kultura jonë shpirtërore dhe materiale është me një përbërës të fortë të orientalizmit.

Gjithë Ballkani e ka një përbërës të tillë oriental. Shtetet e tjera në mos ca më shumë se sa ne. Kjo kulturë ballkanike me mite, me fantazma udhëheqësish të së kaluarës, me inate përvëluese ndaj njëri-tjetrit, i ka trashëguar këto nga helmi i despotizmit oriental që kaloi nga Bizanti te pallati i Sulltanit e mandej në Moskė (Robet Kapllan). Komunistët bizantinë të Ballkanit, (të Shqipërisë, të Serbisë, të Greqisë etj.), shikonin te Moska, te trashëgimtarja e Bizantit, një atdhe të dytë (babanë Stalin, babanë Lenin). Ndër ne Haxhi Qamili ka kërkuar babën sulltan. Mbas tij, në emër të përbërësit kulturor islam, po ngrihet Rexhep Qosja të na sintetizojë me babën e vjetër.

Sintezën e orientit me botën latine dhe helenike e bëri Bizanti, nuk ka mbetur ta bëjë ndonjë tjetër. Atë e kemi ende këtu. Tipare orientale ka Janina, Athina e vjetër, Shkupi, Budva, Ulqini, lagjet "Mangalem", "Kala" dhe "Goricë" tė Beratit etj. Frymë orientale kanë muzika e Haxhidhaqit dhe e Teodoraqit në Greqi, e Bregoviçit, filmat e Kusturicës dhe veprat e shumë artistëve të tjerë. Edhe cezaropapizmi, teokracia në pushtet, para se ta shpikte islami e ka vendlindjen në Bizant, pastaj shkoi dhe te cezaropapizmi komunist i Moskës. Rexhep Qosja është i vonuar disa shekuj për të bërë sinteza të tilla që kanë mbaruar e janë rinovuar për së dyti e për së katërti në Ballkan. (Sadik Bejko, studiues, pedagog në Universitetin e Tiranës)





Pasthënia



Duke shkruar këtë libër për Qosjen sikur kisha një prirje të veçantë t’i besoja atij për të gjitha ato që kishte shkruar, që kishte deklaruar, që shkruan dhe që deklaron në secilin rast që i jepet. Po e zëmë, i besoj shumë se ka shkruar mbi katër mijë faqe, por jo për çështjen shqiptare. Në përmbajtjen e tyre nuk shihet të jetë trajtuar asnjë çështje shqiptare të asnjë periudhe. Në përmbajtjen e këtyre shihen dhe lexohen vetëm të këqijat, në të shumtën e rasteve të trilluara. Përmbajtje të tilla gjenden kudo dhe kurdo në të gjitha propagandat kundërshqiptare. I besoj, po ashtu, se akademik Qosja nuk është prej atyre që propagandojnë në të tilla mënyra të „këqijat“ shqiptare në të mirë të vendit të tij, në të mirën morale të popullit të tij. Shumë, bile më shumë se shumë, këto të këqija ai i fabrikon dhe i shndërron në mjete të tij, në armë të tij për të sulmuar këdo që nuk është si ai. Si ai, fatmirësisht, ka fare pak, madje tepër pak. Ai gjithmonë thekson popullin, që këtij të fundit t’ia mbushë mendjen se është ai që di, është ai që guxon, është ai që ka të drejtën e plotë të rrënojë, të zhvlerësojë. Se vetëm ai ka fuqinë e ndëshkimit publik të të tjerëve, të të gjithë atyre që janë në shkallë më të lartë, madje shumë më të lartë, qoftë në krijimtari artistike, qoftë në politikë dhe qoftë në fushën e ndërgjegjes së kthjellët kombëtare. Prandaj, duhet t’i përulet edhe populli. Duke menduar kështu hilshëm dhe sëmundshëm, ai mendon se është i vetmi. Duke menduar se është i vetmi, ai pahetueshëm ka ngelur krejtësisht i vetmuar brenda zhurmës së tij të pareshtur „morale“ të gënjeshtrës, të shpifjes dhe të denigrimit sa më të pistë, jo vetëm të të sotmes, por edhe të së djeshmes kombëtare me aq shumë sakrifica të popullit shqiptar në përgjithësi.

I besoj, sepse ky akademik, që ishte intelektuali më për hasret i ish-komitetit të LKJ-së në Kosovë, sistemin e të menduarit, sistemin e përndjekjes dhe të shëmtimit të çdo lideri kundërkomunist, e ka ruajtur si mësim nga jeta e tij prej hasreti të dohershëm. Me një anë Akademia Serbe e Shkencave dhe titizmi, në përgjithësi, e mbushte botën me pamflete e projekte kundër shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë, me qëllim të keqësimit të gjithmonshëm të imazhit të mirë, por dhe inferior të shqiptarëve, kurse në anën tjetër Rexhep Qosja, pa iu hetuar dora e tij të zgjatur në këto shërbime, krijonte dhe krijon edhe dosje dhe pamflete të ngjashme publike për gjithë kreun intelektual të Kosovës, edhe ashtu i përndjekur dhe nën llupën e sigurimeve jugosllave. Nëse nuk do të ishte kështu dhe nëse nuk ngjante kështu me këtë pari intelektuale e krijuese në Kosovë, atëherë si ishte e mundur që kjo të ndiqej dhe të mos kishte privilegje, siç kishte gjatë gjithë kohës titiste të LKJ-së Rexhep Qosja? Nuk guxonte LKJ-ja dhe sigurimi jugosllav ta ndiqte për shkak të guximit të tij të jashtëzakonshëm atdhetar? Jo! Përse i ndiqnin, i burgosnin, i keqtrajtonin, pra, shumë nga krerët e tjerë intelektualë të asaj kohe?

I besoj, sepse Rexhep Qosja nuk ishte dhe nuk është njeri i sakrificave dhe këtë e pranon çuditërisht edhe vetë. Ai kurrë nuk i kishte ndjerë brenda vetes, brenda ndërgjegjes së tij, brenda moralit të tij intelektual bëmat e regjimit politik mbi popullin e tij, sepse ai nuk ishte frymëzuar asnjëherë nga regjime të tilla politike, por gjithmonë nga filozofë dhe shkrimtarë të mëdhenj. Prandaj, ai nuk e ka shkruar thuaja asnjë faqe për këto çështje, që do të thotë për çështjet shqiptare. S’e ka shkruar asnjë faqe libri për të përndjekurit kolegë të tij profesorë, asnjë faqe për të përndjekurit kolegë të tij akademikë, asnjë faqe për atdhetarët, që sakrifikuan jetën për çështjen shqiptare, asnjë faqe libri për të burgosurit politikë shqiptarë në kohën e Titos së tij të madh. Nuk e ka shkruar asnjë faqe libri as për legjendën Adem Jashari, të cilin e shfrytëzon gjithkund dhe për çfarëdo që t’i zhvlerësojë kundërshtarët e tij tashmë të shumtë. Ai shkroi, njëmend, mbi katër mijë faqe të shara e rrëzime shqiptarësh, virtytesh e zellesh të mëdha, jo vetëm krijuese, por edhe atdhetare. Çfarë të keqe i bën popullit shqiptar fama botërore e prodhimit letrar, po e zëmë e Ismail Kadaresë? Përveç nderit kulturor, nëpërmjet të të cilit bota njeh tash siç duhet kombin shqiptar, asnjë të keqe nuk i bën akademik Qosjes. Përse atëherë ky nuk pranë nga të sharat e tij kundër Kadaresë? Ç’rëndësi ka sot që Qosja ta quaj këtë shkrimtar të madh si mit të komunizmit? Punë e madhe edhe po të ishte kështu! Ai është tashmë emblemë e kulturës shqiptare, e kombit shqiptar në botën e madhe krijuese. Përse, pra, kjo famë e tij e xhindosë këtë akademik, në Akademinë e të cilit (në Prishtinë) nuk mund të marrë asnjë votë, siç nuk e mori asnjë votë edhe në politikë?

I besoj, edhe pse nuk e thotë haptas, se ai ka shumë shqetësime. Shqetësimet e trazojnë dhe këto e bëjnë të inatshëm. Ai duhet të ketë famë, jo Kadare! Atë duhet ta dojë populli dhe jo siç e deshi dhe vazhdon ta dojë edhe pas vdekjes Ibrahim Rugovën. Ai duhet të jetë populli dhe ai duhet të jetë shteti. Ai duhet të jetë në Kosovë e në Shqipëri kryetar i shqiptarëve në përgjithësi, ai duhet të jetë kryetar Parlamenti, ai duhet të jetë kryeministri. Ai dhe vetëm ai. Krerët shqiptarë në Kosovë e në Shqipëri, natyrisht, edhe pse të sharë nga ky akademik, edhe pse të fyer nga ky akademik, nuk patën dhe s’kanë kohë ta presin, sepse i duan vendet e tyre, shtetet e tyre, të cilat duan t’i zhvillojnë dhe duan t’i integrojnë në sistemet e mëdha ndërkombëtare. Qosja është i vonuar, sepse s’kishte kohë dhe energji të njëmendtë morale të ecte bashkë dhe vëllazërisht në të gjitha këto projekte të rëndësishme kombëtare. Ai pati dhe ka kohë të mjaftueshme të shëmtojë sa më shumë dhe sa më shpesh frytet e mëdha zhvillimore të vendeve shqiptare. S’e kishte fuqinë e sakrificës, prandaj u ndal të shkruante mbi katër mijë faqe pamflete, meny sharjesh, britmash jashtë kohës kundër bashkëkombësve të tij të famshëm dhe ata në rrugën e famës, qëllime dhe përmbajtje të cilat shqiptarët i kishin lexuar edhe gjetkë në propagandat kundërshqiptare.

Rexhep Qosja ka shumë probleme, jo nga të tjerët dhe me të tjerët, por me vetveten. Ai as arriti, as arrin të kuptojë (as nuk dëshiron të kuptojë) se përderisa e shante dhe përpiqej ta rrënonte dr. Rugovën, përpiqej të shante dhe të rrënonte mbi 90 për qind të shqiptarëve në Kosovë, që ishin në krah të tij. Atij i ngelte përkrahja e më pak se 10 për qind. Ai shau e shanë pa ndërprerë Sali Berishën, edhe pse qeveria e tij hapi rrugën e Shqipërisë për në NATO dhe tash atje ajo është e barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të kësaj Aleance më të fuqishme ushtarake në botë. Ai shan Sali Berishën, i cili po e realizon ëndrrën gjithshqiptare të integrimit dhe të bashkimit të kombit edhe nëpërmjet rrugës Durrës-Morinë. Ai shau e shan me fakte të trilluara urrejtëse Sali Berishën dhe qeverinë e tij, që po i hapin rrugë shqiptarëve të lëvizin të lirë në Evropë, të barabartë si të gjithë të tjerët… Qentë le të lehin, karvani ec, thotë një fjalë e urtë. Nga tërpia e tij e vazhdueshme që vetëm të shajë, vetëm të rrënojë, vetëm të mohojë vlerat e arritura, përkundër vështirësive marramendëse si në Shqipëri, si në Kosovë, Rexhep Qosja, si autor i devotshëm i këtyre mijëra faqeve pamfletesh, dhe vetëm i këtyre pamfleteve pështirosëse, mund të merret me mend se ai kurrë nuk do të shkelë në këtë rrugë (Durrës-Morinë) mu pse, në sajë të çykës së tij të inateve, e ka ndërtuar Sali Berisha. Apo ndoshta do të shkelë, sepse do t’i bëhet, sipas paranojës me të cilën jeton, se duke shkelur mbi këtë rrugë, i bëhet se po shkelë mbi shtatin e Sali Berishës me të katër rrotat e automjetit.

Rexhep Qosja ka shumë probleme, jo nga të tjerët dhe me të tjerët, por me vetveten. Lexuesi ka mundur të shohë nga përmbajtja e mësipërme e këtij libri se ai qe denoncuar publikisht si plagjiator, si akademik që vjedh mundin shkencor të të tjerëve dhe këto pastaj, pa iu skuqur bile as mollëza e tij e hajthme, i strehon në librat e tij si autor i tyre. Autorët e njëmendtë, nga të cilët vodhi ky akademik, reaguan publikisht dhe thanë se Rexhep Qosja, nga një studiues letërsie, vjedh punët shkencore të të tjerëve, duke sjellë dhe fakte të qëndrueshme edhe nëpërmjet faksimileve, të cilat nuk lenin asnjë shteg të kundërshtoheshin. Ktheu ndonjë përgjigje mohimi për plagjiaturë dhe hajni të tilla Rexhep Qosja? Jo. Megjithatë, nuk e harroi këtë denoncim aq publik dhe aq të qëndrueshëm me fakte nga autorët e vërtetë të vjedhur nga ai. Sajoi gënjeshtrën publike se Akademia e Shkencave e Kosovës ia paska mbyllur dyert dhe, nëpërmjet kësaj gënjeshtre, që u demantua nga vetë ASHAK-u, ai zhvlerësoi akademikët nga të cilët kishte vjedhur dhe i quajti si njerëz që në Akademi janë sa për të shkruar artikuj gazetash (këta akademikë reagimet e veta denoncuese ndaj hajnisë së Qosjes i kishin botuar në gazetat tona të përditshme). Ai nuk iu përgjigj fare as shpjegimit publik të ASHAK-ut se askush nuk ia kishte mbyllur dyert e Akademisë, por ishte ai që më shumë se gjashtë vjet vullnetshëm nuk kishte shkelur në këtë Akademi. Mungesën e tij krerët e kësaj Akademie e kishin toleruar dhe, përkundër të gjitha rregullave, përsëri e kishin vënë në listat e tyre zgjedhore, në të cilin proces Qosja nuk e kishte fituar asnjë votë. Pse nuk e përgënjeshtroi këtë shpjegim të ASHAK-ut Rexhep Qosja? Edhe kështu ai mendon se gënjeshtra e tij është shumë më e fuqishme se të gjitha të vërtetat e të tjerëve dhe, prandaj, nuk bën zë i fshehur pas hijes së vetëmadhështisë së tij, por vazhdon të rrojë pa asnjë siklet moral, vazhdon të ligjërojë para publikut pa asnjë fije turpi, pa asnjë fije ndërgjegjeje. Ruan tiparet mesjetare të inateve në mënyrën më të pashpjegueshme, ku nuk ka rënë e nuk lejon të bie asnjë rreze drite e të sotmes. Nuk është i tillë vetëm atëherë kur e rrëmben lakmia dhe kujtesa për të kaluarën e tij privilegjesh hyjnore të periudhës së Titos.

Teorinë filozofike të së keqes e ndërton mbi emrat dhe me emrat konkretë të ndërgjegjeve tona të njëmendta kombëtare. Nis shtrirjen e një teorie dhe ajo, pa vonuar, përthekohet në mënyrën më të vrazhdë me një sertësi të ultë dhe përfundon me inate të pashërueshme, të cilat, pastaj, degjenerojnë në urrejtje pa shpjegim.

Gjatë shkrimit të këtij libri, vërtet u përpoqa të gjeja në të gjitha përmbajtjet e shkrimeve të akademik Qosjes diçka të mbarë, që s’e kishte sertësinë e inatshme, që s’e kishte urrejtjen për të „parët e parë“ në shoqërinë shqiptare, por nuk ia dola. Aty ku fillimet e ligjërimit filozofik të tij duken si paralajmërim urtësie e dijeje, përfundojnë gjithnjë shumë rrëzuese, shumë mohuese, shumë denigruese. Edhe kur e përdorë ironinë dhe sarkazmin, edhe satirën edhe të vërtetën, i stërkeq me elementet e tij të brendshme urrejtëse e poshtëruese për emra të njohur e me famë, si në letërsi, si në politikë, si në jetë, o si të vdekur. Përfundojnë gjithnjë me reflekse dehumane dhe akombëtare. Përfundojnë në „fermë qensh“. Nuk është e keqja kur të keqen e quan ashtu siç është. E keqja e tij e vrazhdë është kur ai të mirën, të mbarën, përpjekjen e ndërgjegjshme, historinë e sakrificave gati mbinjerëzore të popullit tonë, i quan të këqija dhe të gjitha këto i shtron në rrugën e tij të vetëquajtur morale dhe atje i shkelë, i bën hedhurina.

Ky është Rexhep Qosja! Fatkeqësisht!







Fund


Shënime për autorin





Sylejman Aliu u lind më 1947 në katundin Kashtanjevë të Ferizajt. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Ferizaj, kurse studimet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe i mbaroi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve ishte kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re”, gazetar e redaktor shumëvjeçar i së përditshmes “Rilindja”, kryeredaktor në gazetën e përditshme “Bota sot”, kryeredaktor po ashtu i së përditshmes “Iliria Post” dhe drejtor në Shtëpinë Botuese të Librit “Rilindja”. Tash drejton shtëpinë botuese “SAGA” në Prishtinë.

Përmbledhjen e parë me tregime “Ankthi” e botoi më 1974. Pasojnë “Shtëpia në pluhur”, 1978, “Fillimi i vjeshtës”, 1980, “Gjuetari i dehur”, 1987, “Trazimi i heshtjes”, 1994, “Vdekësit e popullit” (dramë), 1998, romanin “Muzgu i bardhë”, 2003, skenarin e filmit “Dhembja krenare”, të cilin e ka realizuar më 1989 Radiotelevizioni i Prishtinës. Së shpejti pritet të dalë para lexuesve romani “Mashtrimi i dashurisë”, si dhe dy libra të tjerë publicistikë të këtij autori.

Disa tregime të këtij autori janë përfshirë në disa përmbledhje autorësh nga Kosova, që u botuan në Shqipëri.

Veprat e këtij autori janë vlerësuar dhe cilësuar mjaft të suksesshme nga kritika letrare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS Empty Re: SYLEJMAN ALIU:FILOZOFIA E KRROKAMËS

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi