Çamët kërkojnë shtetësinë greke
Çamët kërkojnë shtetësinë greke
Çamët kërkojnë shtetësinë greke
"Ky mund të jetë rasti i parë në botë, ku i hiqet shtetësia një krahine të tërë, pa marrë lejen e askujt. Shteti grek duhet t’i pajisë me shtetësi dhe nuk duhet të bëjë paralelizma me komunitetin grek, pasi ai e ka dyshtetësinë", tha kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini.
Nga Express
Komuniteti çam kërkon që të pajiset me shtetësinë greke, pasi i është hequr padrejtësisht. Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, në një intervistë te "Zëri i Amerikës", tha se shteti grek në këtë rast ka shkelur parimet themelore të të drejtave të njeriut.
"Ky mund të jetë rasti i parë në botë ku i hiqet shtetësia një krahine të tërë, pa marrë lejen e askujt. Shteti grek duhet t‘i pajisë me shtetësi dhe nuk duhet të bëjë paralelizma me komunitetin grek, pasi ai e ka dyshtetësinë", tha Muhedini.
I pyetur nëse çështja çame duhet të ngrihet paralelisht me integrimin e Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Evropian, Muhedini vuri në dukje se PDI-ja kërkon dhe ka prioritet përparimin e Shqipërisë. "Kështu që ne si forcë politike mendojmë se me këtë politikë që bën Partia Demokratike në marrëdhënie me Greqinë, dy vendet janë fqinje dhe është mirë të mos kenë probleme", theksoi ai.
Muhedini tha se shteti grek po jep një kontribut. "Kjo nuk do të thotë që duhet të bëhet pengesë çështja çame. Shqiptarët çamë kërkojnë zgjidhje sipas standardeve evropiane. Ata janë shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe shteti grek bën pjesë në Bashkimin Evropian, por këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut", vijoi kreu i PDI-së.
Më tej, Muhedini e vuri theksin te respektimi i të drejtave të komunitetit çam. "Këtu kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Kemi të bëjmë me dy standarde në Shqipëri. Këtu flitet për një komunitet grek, për të cilin shteti është shumë i ndjeshëm për t‘i respektuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian, por mbi të gjitha duhet të jetë i ndjeshëm me popullsinë çame, e cila ka vuajtur gjithë këtë gjenocid, ka një spastrim etnik, ka një dëbim nga shtëpitë dhe pronat e tyre, ndaj mendoj se është detyrë e shtetit shqiptar dhe e shtetit grek që ta marrë dhe ta zgjidhë këtë problem, pavarësisht problematikës që ka", përfundoi ai.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi