Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani: Gjakatarët po na vrasin me rend alfabetik

Shko poshtë

Kadri Mani: Gjakatarët po na vrasin me rend alfabetik Empty Kadri Mani: Gjakatarët po na vrasin me rend alfabetik

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 3:49 am


Kadri Mani: Gjakatarët po na vrasin me rend alfabetik U1_AhmetKrasniqi
Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes
Arkivore


GJAKATARËT PO NA VRASIN ME REND ALFABETIK
/Cilët janë atentatorët e Kolonel Krasniqit?/

Nga Kadri Mani

E nderuar familje Krasniqi, të nderuar bashkatdhetarë të rrymës kombëtare shqiptare, lajmi kobzi për vrasjen me atentat të kolonelit Ahmet Krasniqi, më 21 shtator 1998 në ora 23 e 25 minuta,- na goditi rëndë: me lot në sy e zemërgjakosur, ju shprehim ngushëllimet tona më të thella për vdekjen tragjike të Kryefamiljarit tuaj dhe të Kryekomandantit tonë legjendar të forcave çlirimtare kosovare.
Si të ju ngushëllojnë juve, kur nuk mund ta ngushëllojmë as vetveten, si t`i ngushëllojmë shokët e bashkëpunëtorët e Ahmetit, që po e njihnin me kohë, dhe ata të cilët po pritnin me padurim të takoheshin me ekspertin e luftës e të artit luftarak?- po ngushëllimi është reciprok, tek na rrahin zemrat bashkë për një ideal, tek ngritim grushtet njëkohësisht për hakmarrje të shenjtë ndaj armiqve të jashtëm e mercenarëve të tyre në meset tona, tek kujtojmë likuidimet fizike (e politike) me rendin alfabetik me shkronjën-A: Ahmet Delia, Azem Bejta. Aziz Zhilivoda, Azem Hajdari, Ahmet Krasniqi... Ngushëllohemi tok kur kujtojmë fjalën e urtë se rrufetë nuk gjuajnë në hithra por në lisa të mëdhenj; ngushëllohemi tek shohim pamjen impozante të Kolonelit, përpara të cilit ushtria çlirimtare jepte betimin solemn, dhe urdhrin e Ministrit të Mbrojtjes: Ju urdhëroj që ta mbroni flamurin dhe kurrë të mos ia dorëzoni armikut.

Ahmeti ishte një diell, e dihet se drita e diellit i verbon shpendët e natës, andaj edhe planet djallëzore të lakuriqëve e të urithëve të zinj, të qyqeve, lorëzave e hutinëve... për të manovruar nëpër errësirën skëterrë të popullit tonë liridashës; nuk po mund ta duronin filistinët... Ngushëllohemi reciprokisht kur jemi të bindur se çdo zemër e vërtetë shqiptare do të ndizet flakë e zjarr kundër planifikuesve dhe dorasëve të atentatit mizor mbi trupin e Ahmetit tonë të dashur...
Ahmeti nuk la vetëm një tufë fëmijë, Ai la rininë dhe popullin liridashës të vendit e të globit tokësor, që do t`i hakmerret shumëfish. Ahmeti edhe pas vdekjes fizike është me ne e në ne, përjetësisht dhe amshueshmërish ndër breza.
Skllota filistine e meskine nuk mund ta honepste dudajevin shqiptar; lëpushkat e neveritshme po villnin gjak e vrer kundër oficerit madhor, për të vetmin „mëkat“ pse ka qenë student në Beograd e jo në Tiranë!!- pavarësisht dezertimit nga stuhia serbijane dhe dorëzimit të kazermës të Gospiqit kroatëve që bënin luftë të drejtë çlirimtare, nga i njëjti pushtues; pamarrëparasysh... sepse, ndryshe, nuk mund të bëheshin komandantë barinjtë e kulmaxhinjtë!!- pra, atentatorë nuk ishin vetën dy fantazma me maska që shkrehen fishekët në trupin e birit të popullit shqiptar, atentatorë janë dyqind e dymijë shpifarakë e grindavecë rrugaçë të rrugëve e rrugaçë gazetash; atentatorë janë edhe ata që kosovarëve (shqiptarëve) jua ndalojnë hyrjen në Shqipëri- pa viza!!!

Kush e nisi luftën ma i pari!!

Ahmetin tonë të dashur e vrau politika shoveniste grabitqare e fqinjëve tanë të vampirosur e të lugatosur, por edhe politika folklorike e krenarisë fodulle: ata që do t`i imponohen historisë, vetëm sa për t`iu kënduar „brezat“ këngë lavdie: o kush e nisi luftën ma i pari!!!- pamarrëparasysh se luftën e nisën të parët dëshmorët tanë të historisë më të re: Fazli Greiçevci, Shaban Shala, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka...: kush i vrau këta të fundit dhe kush angazhohej për të mos u zbuluar atentarët!!!???- a mund të ketë lidhje me ta edhe kjo gjëmë???
A e kemi ne në nivel sistemin e informimit, shërbimin informativ-kundër informativ??- kemi ne Institutin e Strategjisë Kombëtare dhe çfarë punohet atje??
As gjatë pajtimit të gjaqeve nuk stigmatizoheshin vrasësit mizorë, po vetëm lavdëroheshin falësit e gjaqeve zemërgjerë!!- përse të mos trimëroheshin ata të rrymës antikombëtare, përderisa ne i falim me aq zemërgjerësi babaxhane!?- madje edhe kur dihet mirëfilli se ishin të nxitur e të yshtur nga UDB-ja, sikur në rastin tragjik të atentatit të hapur në pikë të ditës të dëshmorit tonë Rexhep Elmazi...
Në pritje të kapjes së menjëhershme të atentatorëve mizorë dhe të gjykimit të tyre shembullor, shtojmë: poshtë pushtuesit serbo-grekë dhe poshtë rryma antikombëtare!!

Lavdi e përjetshme Komandantit legjendar Ahmet Krasniqi!

/Kadri Mani: “SHQIPTARËT JANË ATJE!”, Tiranë, 1999, f. 324-325; kryetar i Komisionit Informativ i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi