Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet Empty Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 4:13 am

Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet


Edhe pranverës, edhe verës
Dashuria nuk lodhet
Pranverës freski dalje nga acari
Ngrohu me dashuri
Verë
Edhe vjeshta ka freski
Reshje shiu, edhe pse gjethet bien
Ngrohu me dashuri
Dimër
Edhe vjeshtës, edhe dimrit
Dashuria nuk lodhet
Ajo vetëm sa forcohet
Nga dëshira
Nga malli
Nga dëshira për ta ngritur
Emrin tim atje ku s’e kishin dëgjuar kurrë
Atje ku s’ishte folur kurrë
Për madhështinë që kemi,
Për emrin,
Për folenë,
Dashuria nuk lodhet
Loti i pikon mbi ballë
E ato pika loti
Ia freskojnë Lokës atë plagë.

Lamtumirë të them, por s’pata dëshirë
ktheva kokën dhe mbeti e kthyer
lotët rrjedhin kur s’kisha dëshirë
buza e nënës mbeti me vaj,
ku i shkojnë bijtë e saj!

Afrim Asllani - Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet Empty Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 16, 2009 4:15 am

Afrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet



Nëna më përqafoj
E ma dhuroi buzëqeshjen e parë
Më ledhatoi
Më bëri që të qeshi
E ma ndali vajin .

Syrin tim të mbyllur
Me dorën e butë e hapi ngadal
Me dorën e ngrohtë
Me dorën si dielli.

E pa syrin e zi
Më puthi në mes të ballit
Që ti puth dy sytë e mi
E puthi buzën time
E i dha lagështi
E ma ngrohi shpirtin
Më dha gjallëri
Më rriti me kujdes
Si Nënë e dashur
Më dha fuqi
Ma pasuroj mendjën
Më edukoj për bamirësi.

Afrim AsllaniAfrim Asllani: Poezi - Dashuria nuk lodhet 13052_1138324588238_1531091616_30307604_6172494_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi