Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Buzhala: Syçkat

Shko poshtë

Faruk Buzhala: Syçkat Empty Faruk Buzhala: Syçkat

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 12:12 am

Faruk Buzhala: Syçkat N1456938675_3707
Faruk Buzhala: Syçkat

Piktori i ri i cili kishte pikturuar sa e sa femra lakuriq, e kishte një problem.Ai nuk mund i bënte syçkat në asnjë mënyrë, pasiqë nuk kishte parë asnjëherë se si dukeshin ato.Kështuqë modeleve të tij,që i merte nga revistat i dukej se ato e fshihnin një të vërtetë nga ai.Ato sikur e dinin se çka e mundonte piktorin e ri, për atë edhe e ruanin të vërtetën.
E dinin poashtu se nëse ai do ta zbulonte të vërtetën, atëherë nuk do i pikturonte më.Për këtë shkak edhe nguronin t’ia tregonin ate.Dhe piktori i bënte piktura femrave-modele nga revistat,por kur vinte te syçkat…ndalej.Nuk dinte se me çfarë ngjyre ti bënte ato.Ngjyra e tyre që i shihte në fotografi i dukej paksa e errët.E afronte brushën me ngjyrë afër tyre, por…pasi mendohej ca,vendoste të i fshehë ato.
Të gjitha pikturat e tij,aktet me femra,ishin të njejta.Modelet dilnin me syçka të fshehura me duar.Kjo i bënte të gjithë ata që i shihnin këto piktura,të çuditeshin.Çuditeshin dhe mendonin se piktori këtë e bënte me qëllim vetëm e vetëm të i dukeshin pikturat më misterioze.
Një ditë derisa po rrinte në atelienë e tij pa ditur çka të bëjë ,sytë i shkuan te një revistë aty mbi tavolinë,ku shihej një vajzë gjysmë lakuriq.Gjinjtë i kishte mbuluar me duar.Kjo fotografi e bëri piktorin të mendohet ca.Ishte ngashënjyer nga bukuria e saj.Pregaditi me të shpejtë ngjyrat në panel dhe filloi ta pikturojë.
Tani gati se e kishte pikturuar të tërën,vetëm edhe gjinjtë i kishin mbetur.Ky nuk donte ta bënte njejtë si në foto.Donte të dinte se si mund ti kishte kjo vajze syçkat dhe gjinjtë.U mendua e u mendua dhe…e deshi këmishën nga trupi.Filloi ti shiqojë syçkat e veta se çfarë ngjyre kishin,pastaj pasi ngjyu brushën në ngjyrat që i duheshin,krijoi ngjyrën dhe e vendosi lehtazi mbi gjinjët e saj duke ia rrumbullaksuar syçkat.Ishte djersitur i tëri nga frika se mos po gabonte gjatë ngjyrosjes së tyre.
Pas një jave në ekspozitën e qytetit,një pikture po bënte bujë.I tërhiqte njerëzit si mizat pas mjaltit.Të gjithë bisedonin rreth kësaj pikture.Mrekulloheshin me atë se sa bukur ia kishte bërë syçkat femrës në pikturën e tij të re.Ishte ngjyra e tyre që i fascinonte aq shumë ata.Më në fund piktori i ri e zbuloi të vërtetën e syçkave.Këtë ia zbuloi vajza nga fotoja e revistës.

h23:32 15mars ‘04
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi