Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu

Shko poshtë

Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu Empty Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 17, 2009 1:04 am

Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu N1208896826_4181
Monda Korca: Enderrat - poezi -nga Raimonda Moisiu

Me zbrazëtirën e trishtë të dëshirave të mija,
si gurët e copëtuar të kalldrëmeve të vjetra,
dritat e rrugës si flakë e zbehtë qiriri,
më tregojnë se në shpirtin tim,
rri fshehur pëshpërima e mbretërisë
së ëndërrave,
e kësaj zemrës sime të cmëndur.

-.-

Vrapoj në hapësirën e lirë,
këmbët e mija rrahin fort
duke lënë gjurmët e dëshpërimit.
Mundohem të iki sa më lart,
Të rilind,
Të vallëzoj në qelqin e reve,
të marr frymë,
ajër,
të hap krahët,
të përqafoj qiellin blu,
të strukem pranë mëkatit.
Në duart e mija, të shtrëngoj fort,
kujtimin ,- të mos humbasë rrugën.
Të ëndërroj të dashurin tim,
njomjen e buzëve të etura,
përvëlimin e vatrës së zjarrit,
që nuk e shuajnë dot,
as pikat e djersës
së ofshamave cjerrëse.
Të ngatërrohemi me carcafët cdo natë,
Në cdo ind të trupit tim
si një trumbë ajrore fluturimesh
të ndjej
ngrohtësinë e bulëzave të gishtave,
që më ndez zjarrminë e dëshirave të gjoksit.


Të mos ndalem së ëndërruari në dashuri,
Ëndrrat!
Pas të cilave qëndrojnë,
Adhurimi e dashuria,
Bukuria e syve të kaltër,
Plot imazhe vezulluese qiellore.
Përqafimet e shpirtit të brishtë,
dhe puthjet e rrëmbyera netëve pagjumë…

Të ëndërroj,
Se jemi ende zgjuar në këtë botë,
Se dicka vjen ndryshe nga dita që shkon,
Se jeta jetohet edhe duke ëndërruar!

Si një Grua!
Grua, - në tërë dimensionin shpirtëror;
Të pasionit, ndjenjave dhe dëshirave!


Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Dhjetor 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi