Murat Gecaj: Mbyllet Gazeta “Mësuesi” - Nderim për gjithë drejtuesit, redaktorët dhe bashkëpunëtorët
Faqja 1 e 1

Më 1 janar 2010, pas një jete mbi 48-vjeçare,
mbyllet Gazeta “Mësuesi”, botim i MASH
NDERIM PËR GJITHË DREJTUESIT, REDAKTORËT
DHE BASHKËPUNËTORËT E SAJ TË PANUMËRT
Nga: Prof.as.Dr. MURAT GECAJ
publicist e studiue-Tiranë
Vitet
ikin shpejt, si pa u ndjerë, ashtu si rrjedhat e ujërave të lumenjëve
të kulluar malorë. Po ato dhe lënë gjurmë të pashlyëra në kujtesën e
secilit. Ka data e ngjarje historike, që pëmenden shpesh nga brezat
pasardhës. Kjo sepse ato lidhen me jetën dhe fatin e tyre, i kanë
shoqëruar në çdo hap të zhvillimit e përparimit.
Si
për shumëkush tek ne, në kujtesën time do të mbetet e paharruar data 1
shtator e vitit 1961. Isha student i vitit të tretë, për gjuhë-letërsi
shqip, në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës.
Aty, lëndën e psikologjisë na e jepte pedagogu ynë i dashur dhe i
paharruar, Bedri Dedja. Një ditë, ai solli në auditor numrin e parë të
një gazete të re, me emerin domethënës “Mësuesi”, ku ishte caktuar
kryeredaktor.
Më
parë, kisha nisur të shkruaja ndonjë artikull në gazetat e kohës, si
“Zëri i Rinisë” e “Pionieri”. Duke e ditur këtë gjë, Prof.Bedriu më
nxiti që të shkuaja dhe në gazetën e re të arsimit tonë kombëtar.
Kështu, që në numrat e parë të “Mësuesit” nisa të shkruaja e të botoja.
Më pas, sigurisht, “muret ndarës” pedagog-student me atë sikur u
prishën, pra ne u bëmë miq e bashkëpunëtorë. Ishin faqet e një organi
pedagogjik e didaktik, që na lidhnin dhe që do të bënte emër të mirë në
të gjithë jetën e arsimit tonë kombëtar, por dhe më gjerë.
Nuk
dua ta lodh lexuesin me ecurinë e bashkëpunimit tim me gazetën
“Mësuesi”. Por vetëm shënoj se në faqet e saj kam shkruar mbi 48 vjet,
pandërprerje. Ndërsa, që nga 15 maji 1981 dhe deri më 15 nëntor 2002,
punova aty redaktor, deri sa dola në pension. Por dhe në këta mbi 7
vjejte ndjeva veten kurdoherë pjesë të kolektivit të kësaj gazete, ku
gjeta dashuri e ngrohtësi.
Janë
të shumtë drejtuesit, redaktorët dhe punonjësit tjerë të këtij organi
të shtypit arsimor, gjithnjë botim zyrtar i Ministrisë së Arsimit e
Shkencës. Për arsyet, që përmenda më sipër, jam njohur nga afër me të
gjithë ata dhe prej tyre ruaj kujtimet më të mira. Por janë dhe sa e sa
bashkëpunëtorë, mësues e drejtues të arsimit në rrethe, që kanë qenë
deri sot, në këtë radaksi dhe në këtë gazetë, si “të shtëpisë”.
Prandaj, tani për të gjithë shpresim nderim e resepkt të thellë dhe u
drejtojmë atyre mirënjohjen e mësuesve dhe brezave të mësuesve e
pedagogëve, nxënësve e studentëve e prindërve të tyre, si dhe mbarë
shoqërisë shqiptare. Kjo sepse ndër vite, përmes faqeve të kësaj
gazete, sigurisht duke kaluar edhe vështirësi e pengesa, janë
pasqyruar me profesionalizëm jeta dhe zhvillimi arsimor, kulturor e
shkencor i vendit tone.
Në
shenjë nderimi për kryeredaktorin e parë të “Mësuesit”, Prof.Bedri
Dedja-Akademik, po përmendim pak radhë, që ai i drejtoi kësaj gazete,
në 40-vjetorin e çeljes: “Kur doli numri yt I parë, e shtrenjta Gazeta
“Mësuesi”, une sapo I kasha mbushur 30 vjet. Nuk isha bërë ende baba me
fëmijë. “Fëmija” i parë ishe ti, që sot po shënojmë 40-vjetorin
tënd…Në kata 40 vjet, ti dhe unë,përgjithësisht, nuk e ndiejmë veten
keq dhe, sa më duket mua, nuk kemi ndonjë pishmanllek, pra nuk i kemi
mbetur borxh asakujt…”.
Pa
u zgjatur, dëshirojmë që përmes këtyre pak radhëve, në pragun e
festave të fundvitit dhe të Vitit të Ri 2010, të njoftojmë se Gazeta e
dashur shumëvjeçare “Mësuesi” do ta përfundojë misionin mbi 48-vjeçar
të funksionimit të saj.
Me
këtë rast jo aq të dëshiruar për ne, gjejmë rastin të shprehim nderimin
dhe respektin tonë të thellë për të gjithë ata drejtues, redaktorë e
punonjës të tjerë dhe bashkëpunëtorët e panumërt të saj, të cilët
shërbyen me përkushtim dhe nuk kursyen djersën as dijet e tyre, që ajo
të mbijetonte e të pëparonte, të bëhej tribunë e dashur për mësues e
pedagogë, nxënës e studentë, si dhe prindër e mbarë popullin tonë.
Vitet
do të rrjedhin përsëri, por ne do t’u drejtohemi prapë faqeve të
Gazetës sonë “Mësuesi”, tashmë në koleksion, nëpër shtëpitë e shkollat
tona, në biblioteka ose arkiva. Aty përsëri do të kërkojmë përvojë e
ndihmë për udhëzgjidhje, për sa e sa çështje të rënëdësishme të
zhvillimit arsimor, kulturor e shkencor të Shqipërisë sonë të dashur, e
cila po ecën e sigurtë në rrjedhat e zhvillimeve europiane e më gjerë .
NGA HISTORIKU I GAZETËS “MËSUESI”
Duke
shprehur edhe një herë nderimin e thellë dhe respektin për të gjithë
drejtuesit e redaktorët dhe punonjësit e tjerë, që shërbyen me
përkushtim në redaksinë e Gazetës sonë “Mësuesi”, në historinë e saj
mbi 48-vjeçare, më poshtë po përmendim emra të tyre.
Punonjësit ndër vite
I.Kryeredaktorë:
1.Bedri Dedja
2.Mustafa Gërcalliu
3.Jakup Mato
4.Sofokli Afezolli
5.Thama Qendro
6.Agim Xhafka
7.Ilir Kanini
8.Sejdo Harka
9.Andon Andoni
II.Sekretarë kolegjiumi:
1.Sofokli Afezolli
2.Kozma Grillo
3.Bardhyl Xhama
4.Vedat Demiraj
5.Dhimitër Gjika
III.Redaktorë:
1.Myzafer Bejleri
2.Sami Xhango
3.Bekim Çomo
4.Dhurata Xoxa
5.Sadije Agolli
6.Nako Bezhani
7.Ramadan Pasmaçiu
8.Muhamet Ndrita
9.Shefik Osmani
10.Miti Koçi
11.Viktor Sharra
12.Adelina Gina
13.Avzi Zeqo
14.Arian Kadiu
15.Sali Hamzaj
16.Kiço Kosta
17.Murat Gecaj
18.Ilir Kanini
19.Irma Kurti
20.Zenel Anxhaku
21.Vjollaca Spaho
22.Viron Kona
23. Anesti Furxhi

Shtator, 1961 (nga e djathta): Prof.Bedri Dedja, Mark Gurakuqi e Sofokli Afezolli |

Dhjetor, 2009: Në redaksinë e Gazetës “Mësuesi” (nga e majta): Andon Andoni, Vjollca Spaho, Murat Gecaj e Viron Kona |
këtë rast jo aq të dëshiruar për ne, gjejmë rastin të shprehim nderimin
dhe respektin tonë të thellë për të gjithë ata drejtues, redaktorë e
punonjës të tjerë dhe bashkëpunëtorët e panumërt të saj, të cilët
shërbyen me përkushtim dhe nuk kursyen djersën as dijet e tyre, që ajo
të mbijetonte e të pëparonte, të bëhej tribunë e dashur për mësues e
pedagogë, nxënës e studentë, si dhe prindër e mbarë popullin tonë.
Vitet
do të rrjedhin përsëri, por ne do t’u drejtohemi prapë faqeve të
Gazetës sonë “Mësuesi”, tashmë në koleksion, nëpër shtëpitë e shkollat
tona, në biblioteka ose arkiva. Aty përsëri do të kërkojmë përvojë e
ndihmë për udhëzgjidhje, për sa e sa çështje të rënëdësishme të
zhvillimit arsimor, kulturor e shkencor të Shqipërisë sonë të dashur, e
cila po ecën e sigurtë në rrjedhat e zhvillimeve europiane e më gjerë .
NGA HISTORIKU I GAZETËS “MËSUESI”
Duke
shprehur edhe një herë nderimin e thellë dhe respektin për të gjithë
drejtuesit e redaktorët dhe punonjësit e tjerë, që shërbyen me
përkushtim në redaksinë e Gazetës sonë “Mësuesi”, në historinë e saj
mbi 48-vjeçare, më poshtë po përmendim emra të tyre.
Punonjësit ndër vite
I.Kryeredaktorë:
1.Bedri Dedja
2.Mustafa Gërcalliu
3.Jakup Mato
4.Sofokli Afezolli
5.Thama Qendro
6.Agim Xhafka
7.Ilir Kanini
8.Sejdo Harka
9.Andon Andoni
II.Sekretarë kolegjiumi:
1.Sofokli Afezolli
2.Kozma Grillo
3.Bardhyl Xhama
4.Vedat Demiraj
5.Dhimitër Gjika
III.Redaktorë:
1.Myzafer Bejleri
2.Sami Xhango
3.Bekim Çomo
4.Dhurata Xoxa
5.Sadije Agolli
6.Nako Bezhani
7.Ramadan Pasmaçiu
8.Muhamet Ndrita
9.Shefik Osmani
10.Miti Koçi
11.Viktor Sharra
12.Adelina Gina
13.Avzi Zeqo
14.Arian Kadiu
15.Sali Hamzaj
16.Kiço Kosta
17.Murat Gecaj
18.Ilir Kanini
19.Irma Kurti
20.Zenel Anxhaku
21.Vjollaca Spaho
22.Viron Kona
23. Anesti Furxhi
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi