Kalosh Çeliku: Hoxha me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit
Faqja 1 e 1

HOXHA ME KЁSULЁN E BARDHЁ
TЁ BAJRAM CURRIT
Nga KALOSH ÇELIKU
Fatkeqёsisht, pas kёsulёs sё bardhё, ngjyrave tё flamurit kuqezi, historikisht, nё shumё raste janё fshehur spiunёt. Edhe ata pak patriotё qё i kemi patur me kёsula tё bardha nё kokё e ngjyra kuqezi, na i kanё marrё nё qafё halldupёt e Baba Dovletit. E mё vonё edhe argatёt besnikё tё komunizmit. Kohёn e fundit edhe partizanёt e partive politike “demokratike”.
E mos tё flasim pёr kёsulat – lecka tё zeza, tё bardha e fesat e kuq tё turkut, qё edhe sot e kёsaj dite i shohim se si shёtiten nё rrugё, nёpёr Qytet. Nuk kanё asgjё tё pёrbashkёt me kёsulat e bardha shqiptare. Shkaku: nuk do tё merrem nё kёtё shkrim me kёto kёsula tё halldupit. E them kёtё se: vetё e kam parё me sy dhe e kam njohur mirё njё hoxhё patriot shqiptar, qё nё vend tё çallmёs, nё kokё gjithё jetёn e ka mbajtur me krenari kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit.
Shqiptarёve u duhen hoxhallarё tё kёtij niveli patriotik, qё kanё pi ujё dhe kanё hёngёr bukё me Asdrenin. Hoxha nё fjalё ka punuar nё Rumuni kokё mё kokё me patriotёt e atjeshёm rilindas shqiptar. Shkaku i kёtij Hoxhe patriot, Asdreni edhe e ka vizitur Kёrçovёn, fshatin e Hoxhёs.
E kush ishte Asdreni? Poet dhe patriot shqiptar, qё punonte, vepronte dhe jetonte me shokё tё penёs dhe mёndjes nё Rumuni. Autor i Himnit tё flamurit kombёtar. Ende i mbaj mend vargjet e tij kushtuar Kosovёs. Vjershё qё nё atё kohё, pas Luftёs sё Dytё Botёrore tek ne nxёnёsist e shkollёs fillore qarkullonte dorё mё dorё. Dihet, libra tё kёndimit me tё cilёt kishte mёsuar im vёlla, pas lufte. Dhe, ja tashti mё kishin rёnё nё duar mua si fillestar qё posa i mёsonte shkronajat e gjuhёs shqipe. E qartё, nuk i kishim nё shkollё ato libra: Kёndimet e para nё plan-programet shkollore, po ja fati im qё mua mё kishin rёnё nё dorё. Mes atyre faqeve pёr herё tё parё jam takuar me Naimin, Fishtёn, Asdrenin, Çajupin, Ndre Mjedёn, Filip Shirokёn, Luigj Gurakuqin, Hil Mosin, Ali Asllanin, Vaso Pashёn, Fan Nolin... Dhe, Prej Shkёndisё, njё pseudonim i asaj kohe nё Librat e kёndimit. Qё, unё si shkrimtar edhe sot e kёsaj dite nuk e di se, kush ёshtё fshehur pas atij pseudonimi letrar.
Kurrё, nuk mund t’i harroj edhe vargjet e Asdrenit kushtuar Kosovёs. Vjershё tё cilёn unё mё vonё mё kot e kam kёrkuar nёpёr libra, qoftё nё kompletin e veprave qё i botoi “Rilindja” nёn pёrkujdesjen e Rexhep Qoses nё Prishtinё, e as nёpёr libra e pёrzgjedhje qё botoheshin mё vonё nё Tiranё. Vjersha, vёretetё ishte e fuqishme pёr Kosovёn. Vargje tё cilёt unё nё atё kohё si fёmijё, nёn hijen e Lisit tё midis livadhit i lexoja me zё, mes shelgjeve. Ende, pas pesdhjetё vjetёve i kam nё kokё. Unё, qё e pranoj publikisht se, gjatё shkollimit tim nё Kёrçovё, Shkup e Prishtinё, e kam patur problem t’i mёsoj vjershat e poetёve pёrmendёsh dhe tё nesёrmen t’i recitoj para mёsuesit. Vetёm se ja, disa vargje tё kёsaj vjershe, qё kurrё nuk mund t’i harroj, nuk mё hiqen nga mendja:
Mё njё anё serbёt, bullgarёt
Grekёt, duan emrin me ia zhdukё
Me e vdekё pa ujё e pa bukё.
O shqiptarё, kapni hunj e shpatё
Ta shpёtojmё Kosovёn e ngratё!...
Lexuesi i nderuar tё mё falё pёr gabimet teknike, ose ndonjё fjalё qё mund ta kem harruar pas njё kohe kaq tё gjatё pesёdhjetё vjeçare. Shkaku se; ajo vjershё pas asaj kohe mё kurrё nuk mё ka rёnё nё dorё. E ka pasur edhe vargje tё tjerё e strofa. Bastisjet e shpeshta tё shtёpive nё atё kohё kanё qenё tё herё pas hershme, mos them tё pёrditshme. Frika, qё mos tё na i gjejnё ato libra nё shtёpi, nuk e di se kush dhe ku i arratisi si libra tё rrezikshёm.
Edhe sot e kёsaj dite i kam tё freskёta fjalёt dhe veprimet e atij patrioti shqiptar qё kishte kaluar kohё kokё mё kokё me Asdrenin. Rrugёt e tia patriotike katund mё katund, ku shёrbente edhe si hoxhё. E donin tё gjithё: edhe fёmijёt, edhe fshatarёt. Fjalё miradije dёgjoje kudo pёr kёtё hoxhё dhe nё Strugё, edhe nё Kёrçovё, ku punoi me nderё gjithё jetёn si hoxhё. Mё kujtohet njё rast, kur erdhi edhe tek ne nё shtёpi, nё Katund. E kishte sjellё rruga atypari duke u kthyer nga njё fshat tjetёr malor. Fёmijё kam qenё atёherё, posa i bёja hapat e parё nё shkollё fillore. Nusja e vёllait, kur e pyeti sipas zakonit: Hoxhё efendi, a do njё kafe? E ai iu pёrgjigjё plumb: po, vetёm pas buke. Vёllai e kuptoi aty pёr aty pёrgjigjen e hoxhёs. I tha sё shoqesh: shtroje sofrёn, vёndoi bukё hoxhёs se vjen nga rruga!
Ende nuk mund ta harroj dot edhe kёtё histori: njё fshatar qё kishte shkuar te hoxha t’i bёjё hajmali lopёs, shkaku se kishte shterё, nuk kishte tambёl. E dini si iu pёrgjigjё hoxha?! Jo, nuk e dini. I tha fshatarit, qё me paratё e hajmalisё qё kishte vendosur t’i jepte hoxhёs, t’i blente njё thes krunde pёr lopёn. Dhe, pas njё jave tё vinte prapё te hoxha t’i rrёfente, a kishte lopa tambёl ta mbushё kusinё, apo jo, atёherё do t’i bёnte hajmali.
Njё rast tjetёr, kur e pyet njё fshatar nё xhami: hoxha efendi, jemi nё muajin e ramazanit. E unё me gomarёt kam shkuar pёr dru. Nё mal bёnё vapё e madhe. Aty pari gurgullon njё gurrё me ujё si loti. E mua mё ka kapluar etja, mё pihet ujё. A ёshtё haram tё prishet ramazani tё pijё pak ujё? Jo, i pёrgjigjet hoxha. Nuk ёshtё haram. Tekefundit, ёshtё edhe sevapё tё pish ujё nё mes tё malit. Familjes dhe fёmijёve t’u dёrgosh dru nё shtёpi pёr dimёr.
Kёshillёn e Hoxhёs me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit, njё ditё prej ditёsh e dёgjon edhe Qeshafi, hoxhё me shumё autoritet pёr myslimanёt nё rrethin e Kёrçovёs. E pyet njё besimtar nga xhemati nё xhami: hoxha efendi, ndodhem nё mal duke pre dru nё muajin e ramazanit. Vapё e madhe. Papritmas, mё kaplon etja, mё pihet ujё. Para meje gurgullon burimi ujё tё ftohtё akull. A ёshtё haram tё pij ujё? Po, i pёrgjigjet shkurt, Qeshafi. Nuk prishet agjёrimi nё ramazan, ёshtё haram. E Hoxha i Kёrçovёs me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit u ka thёnё nё xhami xhematit se ka edhe pёrjashtime, mund tё pini ujё, nuk ёshtё haram. Mos e dёgjoni çka thotё atё qafir, ai ёshtё hoxhё Rumunie e nuk ёshtё hoxhё Turkie!
Dhe, pas njё kohe, njё ditё Qeshafi e takon nё rrugё Hoxhёn me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit. E ndal nё mes tё rrugёs. Plot inatё i sulet me fjalёt: pse bre hoxhё i ke thёnё njё besimtari tё pij ujё nё ramazan se, nuk prishet agjёrimi?!
Epo, si ёshtё sipas teje mё haram, hoxha efendi?! Fshatari, qё ka shkuar nё mal pёr dru, tё pijё ujё dhe t’i sjellё drutё nё shtёpi pёr fёmijёt e familjen, apo tё mbajё ramazan e tё vdes pёr ujё nё mal?!
Qeshafi mbeti pa fjalё, e uli kokёn. E pa se kishte tё bёnte punё me Hoxhёn e Çelvjollcёs. Patriotin, qё nё vend tё çallmёs mbante nё kokё kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit. Burrin, qё kishte pi ujё e ngrёnё bukё kokё mё kokё me rilindasёt shqiptar nё Rumuni...
Shtriganёt e Allahut me çallmat e halldupit nё kokё, kur e takonin nё xhami ose rrugё, shpeshёherё edhe e ngacmonin me fjalё Hoxhёn e Çelvjollcёs me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit nё kokё: Ehu, bre Hoxhё efendi, si e dhatё mbesёn te njeriu qё vishet kёmbё e kokё nё tё zeza?! Pёrmёtepёr, mbanё edhe shapkё tё zezё nё kokё. Gunёn e zezё deri nё fund tё kёmbёve. Kulminacioni: edhe mjekёr tё zezё.
Hoxha i Çelvjollcёs me kёsulёn e bardhё tё Bajram Currit nё kokё, pasi buzёqeshte, u pёrgjigjej me ironi: kur ka qenё i ri edhe Muhamedi a. s. ka mbajtur mjekёr...
Hoxha i Çelvjollcёs, mё ktheu prapa pesёdhjetё vjet, nё kohёn e fёmijёrisё, ditёt e para nё bankat shkollore. E kisha patur fatin, qё unё me shokё e shoqe ta kemi edhe si mёsues tё artit figuartiv nё shkollё fillore djalin e tij, mёsuesin e artit figurativ, qё nuk e fillonte orёn e mёsimit pa na i recituar vargjet e Çajupit pёr Sulltanin:
Jam Sulltan, mbret i vёrtetё,
Shoq tё tjerё s’kam nё jetё;
Gjakёtor e zemёrderr,
Nga frika mё bёjnё nder.
............................................
Keshё kompn’e Shqipёrisё
Direk i gjithё Turqisё,
Pse s’mё priti sa tё vdesё,
Pa tё mё dil i pabesё!
Me Shqipёri tё luftonem
Kam frikё mos turpёronem,
Kam frikё nga Skёnderbeu
Mos dalё prapё nga dheu!...
Nё fund: si t’i dua kёta shtriganё tё Allahut me çallma tё halldupit nё kokё, kur nuk m’i ka dashur katragjyshi, stёrgjyshi, gjyshi, babai???!!!...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi