Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Faqja 1 e 1
Murat Gecaj: Mirënjohja, virtyt i çmuar i njerëzve të kulturuar (Tungjatjeta Arsim Halili!)
Na lidhi përsëri “Zemra shqiptare”
MIRËNJOHJA, VIRTYT I ÇMUAR I NJERËZVE TË KULTURUAR
(Tungjatëjeta dhe gjithë të mirat, i nderuar Arsim Halili!)
Nga prof.as.Dr. MURAT GECAJ
publicist e studiues-Tiranë
Sot, sapo hapa Internetin në banesën time, gjeta një mesazh pak “të çuditshëm”. Të jem i sinqertë, për shkak të kalimit të disa viteve nga takimi me personin, që e dërgonte atë, nuk e dija se cili ishte. Por, pasi e lexova me shumë vëmendje dhe kënaqësi atë, vendosa që ta bëj publik. Për këtë gjë, i kërkoj të falur autorit të tij, z. Arsim Halili. Konkretisht, në mesazhin e tij, ai shkruante këto radhë:
“I nderuari z. Murat Gecaj, me lejoni qe se pari te ju pershendes dhe te ju uroj nga zemra shendet dhe gjitha te mirat ne jete. Jam Arsim Halili, me profesion mesimdhenes dhe gazetar, autor i librit me poezi “Heshtje e shprishur”.
Ne vitin 1995, isha student ne Universitetin "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder. Jam nga Bujanoci dhe ju, ne ate kohe, me sa me kujtohet, ishit punonjes ne Ministrine e Arsimit ne Tirane. Gjate udhetimit Tirane - Shkoder, u njohem dhe, më pas, sa here kisha ndonje pune ne Ministri, ishit ju nje “pike mbeshtjetje” per mua dhe me ndihmonit shume, per çka edhe pas kaq vitesh u jam mirenjohes.
Porsa i pashë shkrimet tuaja ne "Zemra shqiptare", te gjitha ato kujtime i ktheva ne retrospektive. Me qe, aktualisht, jam mesues ne nje nga shkollat e Bujanocit, konsideroj se i pelqej shkrimet, qe kane per trajtim problematiken pedagogjike dhe me shume vemendje i lexoj shkrimet tuaja.
Kesaj radhe, nuk po e zgjas me teper, vetem se edhe njehere ju uroj shendet dhe jetegjatesi.
Me gjithe deshire te komunikojme!
Me shume respekt:
Arsim Halili-Mesues/gazetar
Bujanoc, 17dhjetor 2009
arsimhalili_2008@live.com”
Ja, pra, kjo ishte përmbajtja e mesazhit, që ai më dërgonte. Së pari, gjej rastin ta falenderoj nga zemra dërguesin e tij për fjalët, që shpreh në adresën time. Por, me këtë rast, solla ndermend e dua të theksoj se mirënjohja është virtyt shumë i çmuar i njerëzve të edukuar e të kulturuar. Unë ose ti, sot mund të bejmë një të mirë ndaj dikujt, bile, pa asnjë shpërblim material. Pastaj, vitet rrjedhin si pa u kuptuar dhe ajo sikur harrohet. Kjo sepse njeriun e perfshijnë valët e jetes, me gëzimet e shqetesimet e saj.
Sigurisht, është fort mirë e kuptueshme, askush nuk është i detyruar që ta mbajtë kurdoherë në kujtesë ose “vëth në vesh” atë të mirë, që dikush të ka bërë ty. Por, ama, thellë në kujtesë e ndërgjegjen tënde lipset që ajo mos t ë harrohet ose të hidhet “pas shpine”. Bile, mos harresa, është një motiv më tepër që edhe ti, kur të të paraqitet rasti, të ndihmosh dhe t’i gjendesh tjetrit pranë , në arritjen e ndonjë synimi të caktuar.
Por fatkeqësisht, në jetë, ne shpesh ndeshim dhe anën e kundërt të “medaljes”. Pra, kur ti i bën një të mirë ose nder dikujt dhe ai tjetri jo vetëm nuk e vlerëson dhe nuk e kujton atë, por të përgjigjet me një veprim të kundërt, pra edhe të bën keq. Sigurisht, raste të tilla janë më të rralla dhe prej tyre duhet të marrim mësime.
Populli ka një fjalë të urtë domethënëse: “Bëje të mirën dhe hidhe në det!” Kjo, nënkupton se ajo një ditë do të dalë në sipërfaqe, pra nuk do të harrohet nga ai person, që ti iu gjende pranë në ditë të vështira. Mendoj se është ndër gjërat më të bukura në jetë, kur ti merr falenderime zemre, për nje vepër të dobishme, që ke bërë. Se, në fund të fundit, mirënjohja e falënderimi nuk blihen as çmohen me diçka materiale. Ato janë diçka shpirtërore, që lidhen me karakterin e secilit prej nesh.
Në mbyllje të këtyre pak radhëve, po shënoj një ngjarje të ditës së djeshme, të cilin ma solli në kujtesë z.Halili. Është e vërtetë që unë tani nuk jam më në punën e përditëshme si gazetar me pagë dhe as nuk punoj më në Ministrinë e Arsimit e Shkencës. Megjithatë, aty unë shkoj shpesh dhe gjendem ndërmnjet kolegëve, të vjetër e të rinj.
Rasti, për të cilin tani dua të flas. është ky . Vironi, shkrimtari dhe gazetar, kishte marrë një telefonatë nga miku ynë i përbashkët, Ibrahimi, mësues në Gjimnazin e fshatit Zogaj, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë). Ai lutej që ta ndihmonte të njohurin e tij, Reshatin, bashkëshortja e të cilit dëshironte të regjistrohej në Tiranë për mastër, në Fakultetin e Shkencave Sociale. Pra, rastësisht, rashë dhe unë në “gjurmët” e këtij shqetësimi të miqve tanë të rinjë nga Prishtina.
Pa u zgjatur, tregoj se, meqenëse Vironi ishte i zënë me detyrat zyrtare dhe megjithëse kisha një drejtim tjetër pune, i shoqërova ata deri në vendin e duhur edhe pse po binte shi i dendur. Në shenjë mirënjohjeje, ata më falenderuan e më dhuruan disa libra, që kishin shkruar. Bile, pimë kafe e bëmë fotografi bashkë dhe shkëmbyem adresat e interenetit, me dëshirën e mirë që ta vazhdojmë miqësinë tone.
Episode të ngjashme mund të sjellë secili prej nesh, në rrugë e forma të ndryshme. Rëndësi ka të kuptojmë se shoqëria e miqësia e mirë ndërmjet shqiptarëve, është trashëgimi e paçmuar e paraardhësve tanë. Prandaj duhet ta ruajmë e ta kultivojmë më tej, si një gjë mjaft e shenjtë. Pra, ne shqiptarët nuk duhet të “rrëmbehemi” nga zhvillimet europiane e globalizimi dhe të hedhim pas krahëve ato vityte të mira, që i kemi trashëguar brez pas brezi dhe që na dallojnë nga kombësitë e tjera.
Në mbyllje të këtyre radhëve, dua ta uroj e ta përgëzoj mikun tim të mirë nga Bujanoci, Arsim Halili, për punën që bën në vendlindje dhe për krijimet e tij, të cilat pasqyrohen edhe në faqen e Internetit, Zemra shqiptare”. Por, gjithashtu, shtoj se ai ka një emër të bukur dhe shumë domethënës: Arsim. Prandaj po riprodhuar fjalët, që shkruante në fillim të shekullit XX, “Mësuesi i Popullit” Sali Gjukë Dukagjini, delegat e firmëtar në Shpalljen e Pavarësisë Kombëtare, më 28 nëntor 1912 dhe zëvendës i Luigj Gurakuqit në Dikastërin e Arsimit të Qeverisë së Vlorës, më pas drejtor i arsimit për qarkun e Beratit (vdekur në tetor 1925): “Vetëm me arsim mund ta shpërojmë Atdheun, prej çdo shqelmi të mallkuar…”.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Murat Gecaj: Kur ikën një vit dhe një tjetër vjen...
» Arsim Halili:PSE?
» Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!
» Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
» MURAT GECAJ:ADEM ZAPLLUZHA, “KAMPION” I BOTIMEVE
» Arsim Halili:PSE?
» Murat Gecaj: Kushtrim për paqë, mirëkuptim e vëllazërim!
» Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
» MURAT GECAJ:ADEM ZAPLLUZHA, “KAMPION” I BOTIMEVE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi