Teuta Shala: ''Zeta dhe dinastia e Balshajve'' - Giuseppe Gelcich
Faqja 1 e 1

Vështrim mbi librin:
VEPRA E CILA I REZISTOI KOHËS
” ZETA DHE DINASTIA E BALSHAJVE”- GIUSEPPE GELCICH
Nga Teuta SHALA
Asistente në Institutin e Historisë-Prishtinë
Libri ” Zeta dhe dinastia e Balshajve”, i autorit Giuseppe Gelcich, është botuar në vitin 1889 në gjuhën italiane, këto ditë shtëpia botuese “55” e sjell në gjuhën shqipe si dhuratë për lexuesin dhe studiuesit shqiptar.
Libri i studiuesit Gelcich” Zeta dhe dinastia e Balshajve” është një vepër ku autori me një mjeshtri prej një studiuesi dhe shkencëtari të denjë prezanton një segment të rëndësishëm të periudhës mesjetare shqiptare, njërës ndër periudhat sa të lavdishme aq edhe delikate të historisë sonë lavdia e së cilës dhe është e lidhur ngushtë me emrin e figurave dhe familjeve të shquara feudale shqiptare të cilat dhanë kontribut të çmueshëm në periudhën në të cilën jetuan dhe vepruan.
Botimi i këtij libri mund të quhet një eveniment i rëndësishëm shkencorë, për faktin se në fokus të studimit ka njërën nder familjet e njohura feudale arbërore atë të Balshajve. Qëllimi i veprës është jo vetëm që të parashtroi zhvillimin e kësaj familje por edhe të vë në pah rolin e saj në mbarështimin dhe zhvillimin e shumë ngjarjeve më rëndësi në mesjetë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Njëkohësisht libri në fjalë, na japë një tablo të plotë për atë kohë aq të trazuar në të cilën veproi familja e Balshajve.
Të dhënat për familjen Balshaj përfshijnë periudhën kohore që nga themelim i saj e deri te pinjolli i fundit i kësaj familjeje, e cila ishte qendër e rëndësishme që tërhoqi vëmendjen dhe u bë cak sulmesh të shumë pushtuesve të ndryshëm.
Libri ” Zeta dhe dinastia e Balshajve” është i mbarështuar në 367 faqe dhe i ndarë në nëntë pjesë, ku secila pjesë përfshin në vete aspektet të rëndësishme historike, shoqërore dhe ekonomike që e karakterizuan dinastinë e Balshajve gjatë gjithë historisë së saj.
Librit i paraprin punimi “Zeta ose Dinastia e Balshajve”, ku autori për lexuesin vë në dukje se ky libër nuk ka pretendim të jetë një vepër shteruese dhe e plotë në çdo drejtim, por thjeshtë është një ndihmesë për të dokumentuar historinë e asaj epoke. Po ashtu, autori këtu pa hezitim potencon edhe faktin se Balshajt njihen botërisht si themelues të Malit të Zi. Në vazhdim të librit, përkatësisht në hyrje të tij autori me një kujdes të veçantë trajton dendur ngjarjet të cilat ndikuan që në mesin e shekullit të XIV, Republika e Venedikut njëra nder shtete me të rëndësishme të asaj kohe të përqendrohet nga Shqipëria e cila tashmë për Venedikun nuk ishte vend i panjohur. Duke u futur në fakte dhe analiza ai vjen në përfundim se humbja e Dalmacisë apo thënë më mirë humbja e një pjese përgjatë bregdetit Adriatik e cila ishte një goditje për tregtinë venedikase, ndikoi që Venediku të drejtoi vëmendjen nga qytetet bregdetare shqiptare, duke synuar kështu që ti jepte hov më tepër veprimtarisë së vetë tregtare.
Kapitulli i parë i librit vë theks të veçante fillimisht tek shtrirja gjeografike e këtyre dy vendeve, pastaj vë në dukje ambiciet e Raguzës, e cila me një mjeshtri diplomatike të jashtëzakonshme nuk la të binte poshtë asnjë mundësi për të fituar një ndikim mbi fatet e komunave të ndryshme dalmatine. Këtë ambicie Raguza e kishte treguar edhe në lidhje me Kotorrin.
Një përshkrim me rëndësi në këtë libër autori i bënë edhe Zetës si në aspektin gjeografik ashtu edhe në atë historik. Rëndësi të veçantë për Zetën këtu zënë të dhënat që autori na ofron lidhur me origjinën e emrit Zeta. Të gjitha këto të dhëna janë të përfshira në kuadër të kapitullit të dytë.
Në kapitullin e tretë “Balshajt” autori përqendrohet tek kjo familje duke filluar që nga përmendja e parë e kësaj familje në dokumentet e kohës. Për ti dhënë lexuesit një tablo sa më të qartë dhe të plotë për këtë problem studiuesi Gelcich iu referohet studiuesve të ndryshëm si: Hopf-it, Du Cange, Farlatit, Orbini, Shafarikut etj.
Kapitulli i katërt “Shqipëria” fokusohet më shumë Themën e Durrësit përkatësisht në vetë qytetin e Durrësit në periudha të ndryshme kohore, si dhe për sfidat nëpër të cilat kaloi qyteti në fjalë përballë sunduesve të ndryshëm duke filluar që nga periudha romake, për të vazhduar pastaj me sulmin dhe pushtimin e qytetit nga ana e Gotëve në vitin 481, vazhdon me të dhëna për pushtimin nga ana e bullgarëve, Robert Guiskardi e shumë e shumë pushtuesve të tjerë.
Në fokus të kapitullit të pestë është përfshirë Zeta gjatë kryengritjes serbe, ndërsa në kapitullin e sa i përket dinastisë Balshajve gjejmë të dhëna me interes për zgjerimin e territoreve nga ana e Balshajve përkatësisht nga sundimtari i kësaj familjeje Gjergji I, ndërkaq ne kapitujt e shtatë, tetë dhe nëntë autori me përkushtim i qaset dhe vë në pah periudhën e sundimit të përfaqësuesve të familjes së Balshajve:Balshë Balshës II, Gjergj Strazimir Balshës II dhe Balshës III.
Pas këtij prezantimi të shkurtër të tërë asaj çka përmban libri do të ndalesha dhe të trajtoi një segmenti të rëndësishëm të këtij libri do të trajtoi kapitullin shtatë, tetë dhe nëntë të këtij libri të cilët përfshijnë periudhën kohore që nga marrja e pushtetit nga Balshë Balshës II e deri në vitin 1421 me vdekjen e Balshës III, periudhë kjo e cila është e lidhur ngushtë me luftën kundër Venedikut dhe turqve.
Gelcich vë në dukje se gjatë periudhës kohore sa sundoi Balshë Balsha II u ndesh me kryengritës të shumtë nga të gjitha anët. Ndër kryengritësit me të egër siç i quan ai, Gelcich veçon familjet Sacchetta dhe Cërnojeviqet. Edhe pasardhësi tjetër i derës së Blshajve Gjergj Strazimir Balsha II nuk pati një qeverisje të lehtë. Fillimisht për ta përuruar qeverisjen e vet u detyrua qe të kërkoi kredi nga vende të ndryshme, gjë të cilën paraardhësit e tij nuk e kishin praktikuar qe ta bënin. Sundimi i tij u karakterizua me presione të vazhdueshëm në njërën anë nga turqit e në anën tjetër nga venedikasit, duke bërë që Gjergj Strazimir Balsha II të ndodhet kështu mes dy zjarreve. Gjatë sundimit të tij qytetet e bregdetit shqiptar që përfshiheshin në kuadër të zotërimeve të tij filluan që të binin njëra pas tjetrës nën sundimin venedikas. këto e shumë e shumë të dhëna të tjera me mjaft mjeshtri autori i elaburon brenda kapitullit të VIII.
Kapitulli i nëntë dhe njëkohësisht i fundit i këtij libri ka në fokus trashëgimtarin e fundit të kësaj familjeje Balshën III. Si paraardhësi i tij edhe Balsha III gjatë sundimit të tij kohë pas kohe ishte në luftë me Republikën e Venedikut, luftë e cila shpërtheu pak kohë pas marrjes së pushtetit nga ana e tij.
Autori në këtë libër në mënyrë të drejtpërdrejt apo tërthor trajton edhe aspekte tjera të rëndësishme për Balshajt, aty hasim në të dhëna me rëndësi si nga fusha e ekonomisë, për qarkullimin tregtar, si për shembull për eksportimin dhe importimin e artikujve të ndryshëm nga Shqipëria për ne Venedik, Raguzë e vende të tjera si dhe anasjelltas. Gelcich po ashtu vë në pah se për Balshën III, fqinji më i mirë ishte Raguza.
Duke e përfunduar këtë vështrim mund të konkludojmë se libri ” Zeta dhe dinastia e Balshajve” e studiuesit Giuseppe Gelcich edhe pse e shkruar para një shekulli, vazhdon që të mbetet vepër unikale dhe kapitale për dinastinë e Balshajve. Njëkohësisht të dhënat që studiuesi kotorras Gelcich na ofron për familjen arbërore të Balshajve me plot të drejt mund ti konsiderojmë si burim të pashtershëm informacioni për historinë dhe historianët.

Për ZSH: Sabile Keçmezi- Basha
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Teuta Shala Qyteza:Ah, kjo fjale!!
» Teuta Shala: Libra të rinj nga Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha
» Teuta Shala-Peli: Gjurmë të krimit ndaj familjes Kastrati nga Fusha e Pejsë më 28.05.1999
» Theodor Ippen: Balesium, Qyteti i Balshajve
» Teuta Vreko: Jam ketu .

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi