Zemrat janë mbushur shpresë që e ardhmja do të jetë më e lumtur
Faqja 1 e 1

Hamzë Morina
Festë madhështore për Ditën e Flamurit në kantonin Glarus të Zvicrës
Manifestimin në emër të kantonit të Glarusit e përshëndeti kryetari i LAPSH „N. Frashëri“ të kantonit Sahit Idrizi, i cili foli për rëndësinë e Nëntorit të madh që nga Lezha e Skënderbeut, Vlora e Ismail Qemalit e deri tek Pavarësia e Kosovës. Festën dhe të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i LAPSH për St. Gallen, Jakup Hasani dhe mysafiri nga kantoni i Aargaut, Riza Demaj, kryetar i Këshillit kantonal të LAPSH „N. Frashëri“.
Në sallen e sporteve të shkollës zvicërane në Weesen të kantonit të Glarusit, nxënësit e Shkollës shqipe të kantoneve Glarus e St. Gallen festuan Ditën e Flamurit me një program të begatshëm kulturor – artistik. Kantoni Glarus, kësaj radhe, kishte marrë përsipër të vazhdojë traditën e Kt. St. Gallen që për Festën e Flamurit të organizojë këtë program të madh kulturor. Kishte një arsye të madhe për këtë, kishin kaluar 20 vjet që kur nga ky kanton kishte nisur së pari shkolla e pavarur shqipe e cila do të përhapej pastaj me vrull në tërë Zvicrën demokratike.

Kjo festë kishte mbetur në kujtesën e bashkatdhetarëve, edhe përkundër aktit madhor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si Festë e Flamurit të shqiptarëve, pa dallim në të gjitha trojet. Ky flamur ishte simbol i bashkimit të tyre shpirtëror. Ishte ngulitur në shpirtin e tyre, Flamuri kombëtar, të cilin tradicionalisht shqiptarët e kishin dashur dhe kishin sakrifikuar breza të tërë në histori. Ky Flamur vazhdon të mbetet vlera e patjetërsueshme kombëtare që nga koha e Skënderbeut, dhe kurrë nuk do të zbehet kujtimi për te. Nga 28 nëntori i vitit 1912 ai do të vazhdojë të shndërrohet në simbol të lirisë dhe pavarësisë pas shumë shekuj në robëri.
Kësaj radhe edhe këtu në Weesen të Kt. Glarus, në Zvicër, krenar po valonte flamuri kombëtar në festën madhështore për ditën e shenjtë të Flamurit. Mrekullia ndodh se pranë tij nuk janë vetëm ata që me vite kishin sakrifikuar. Por, Flamurin po e nderonin edhe më tepër fëmijtë e tubuar në këtë festë të udhëhequr nga mësuesit e zellshëm të Shkollësh shqipe, të ndihmuar edhe nga prindërit. Pranë flamurit kombëtar po gumëzhinin si bletët nxënës e nxënëse të shkollësh shqipe. Kori me mbi 50 nxënës këndoi Himnin e Flamurit, të tjerë njëri pas tjetrit si cicërimat e zogjëve, recitonin poezitë e bukura për atdheun, flamurin, gjuhën shqipe, dëshmorët, lirinë.... etj. Të tjerë hedhin valle dhe të dukej se fluturonin me rrobat kombëtare shumngjyrëshe. Kënga jehonte dhe gëzimi nuk kishte kufi. Të gjithë këta nxënës e nxënëse ishin nga pikat shkollore të Glarusit, Niederdurnit, Nëfelsit, Netstalit, Biltenit apo nga kantoni i St. Gallenit, Raperswilli, Melsi Flumsi, Walenstadi, Buchsi, Oberrieti, Rebensteini, St. Margareta, Rorschahu, Herbrugu, Watwilli, Bazenheidi etj.
Me një kujdes të veçantë, i sollën në skenë të gjithë këta vogëlushë e vogëlushe moderatoret e zgjuara, nxënëse të shkollës shqipe Shqiprina Saqipi e Donika Sejdiu. Këto paralajmëronin recituesit pasionantë me zërin e tyre kumbues, sillnin në skenë së bashku me nusen si simbol të lirisë ritmin e valleve të hareshme nga grupet e valltarëve, paralajmëronin jehonën e këngëve të harmonishme shqiptare.
Publiku i shpërblente me duartrokitje frenetike dhe atmosfera festive ndizej flakë, siç ndizej zemra e tyre e dashur për lirinë dhe flamurin. Në mesin e tyre ishte edhe këngëtarja e vogël, nxënëse mysafire nga kt. i Aargaut, Fabiola Oroshi. Prindërit e Kt. Të Glarusit, për të pranishmit kishin përgatitur pije dhe ushqime të llojllojshme si në ditë festash. Salla me mbi 500 vende ishte stërmbushur, gumëzhinte edhe në korridor e në oborr të shkollës. Dukej se kishte zbritur e tërë
shqiptaria.
Për organizim të mirë të këtij manifestimi do përmendur punën e palodhur të arsimtarëve të shkollës shqipe të dy kantoneve Glarus e St. Gallen, siç ishin: Qefsere Sejdiu, Xhejlane Latifi, Endrit Mulaj, Hamdi Mustafa, Ndrecë Nikolla, Vaxhid Sejdiu etj. Po nuk duhet harruar as kontributi i madh i prindërve të dalluar si Sahit Idrizi, Remzi Sulejmani, Jakup Hasani, Musli Musliu etj. që ishin gjithmonë pranë. Atmosferen e bëri edhe më festive mësuesja dhe këngëtarja nga Kt. i Aargaut, Mirlinda Oroshi, e cila përmbylli programin me një repertoar të këngëve të bukura popullore. Tërë kohës këngët u shoqëruan me vallet e bukura dhe gëzimin e festës së Flamurit që kërcyen të gjithë pjesëmarrësit.
Ky manifestim do të mbetet gjatë në kujtesën e mërgimtarëve të këtyre dy kantoneve dhe të gjithë pjesëmarrësve, për rregullin, harmoninë, gëzimin dhe harenë që përjetuan. Atyre u janë mbushur zemrat krenari dhe shpresë që e ardhmja do të jetë më e lumtur dhe mësimi që marrin fëmijët e tyre në shkollën shqipe do të jetë dritë për ardhmëninë e tyre. Ata kurrë s do të harrojnë atë që është më e shtrenjtë në jetën e tyre gjuhën dhe kulturën e të parëve.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi