Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj: Cikël poetik

Shko poshtë

Lediana Kapaj: Cikël poetik Empty Lediana Kapaj: Cikël poetik

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 19, 2009 8:45 pm

Lediana Kapaj: Cikël poetik N744374599_2359

Lediana Kapaj: Ah sikur të isha.....!

Po te isha ndjenje,kurre sdo te mbaroja,
po te isha shpirt,dhimbjen do luftoja,
po te isha gaz,buzet do ti falja,
po te isha engjell,tek ty do te ndalja....

Po te isha shprese,do tu jepja ty,
gjithcka te fitonim duke qene te dy,
po te isha lot,te ty prape do vija,
me puthjet e mija syte une do ti fshija....

Po te isha sy,shkelqimin do jepja,
do jepja gjithcka qe me ty tu tretja,
po te isha ti,dashurine do doja,
do falja gjithcka dhe sdo te harroja....

Po te isha zog,larg do fluturoja,
do vija te ty,te ty do ndaloja,
po te isha blete,lulet do shetisja,
do te gjeja ty dhe do te te prisja....

Po te isha det,do te jepja valet,
po te isha engjell,do te jepja krahet,
po te isha ishull,me ty vec do rrija,
larg ti mund te ishe,po une prape do vija....

Po te isha tingull,do falja muziken,
kenget do degjoja dhe do mposhtja friken,
po te kisha vdekur,per ty do te zgjohesha,
po te isha zjarr,me ty do te ngrohesha....

Po te isha zemer,ty do te rrembeja,
do te fusja brenda,shume thelle do te fsheja,
po te isha dhimbje,jo te ty sdo vija,
do jepja gjithcka qe me ty te rrija.....

Dashuri po isha,prape te ty do shkoja,
do vija ngadale dhe te perqafoja,
po te isha enderr,ty do te shikoja,
po te isha "une",sa shume do te doja!!

Dashuri te isha boten do peshtillja,
fustane te arta asaj do ti sillja,
do shperndaja zemren,do hiqja verbimin,
do te hiqja dhimbjen,do jepja ndricimin....

Zine do ta luftoja,do largoja rete,
dashuri do kishin edhe vete rrufete,
do ndryshoja boten,qe brenga mos kishte,
vetem dashuria per ne do te ishte....

Po nuk dashuruam,asgje smund te jemi,
prandaj jemi njerez,prandaj ndjenja kemi,
prandaj sot jetojme,ndonese kalimtare,
ndonese nje dite vdesim.....endrrat kemi pare!

Lediana Kapaj



Lediana Kapaj: Ja kështu të duash!!

Te duash pa mbarim,keshtu duhet te jete,
te duash pa pas kushte,te jesh i paster vete,
te duash dhe te japesh cdo gje qe brenda ke,
te duash dhe te marresh,te jesh ai qe je!

Te duash dhe te ndash,te ndash pa patur cmire,
asnje te mos pengosh,te gjithe jemi te lire,
asnje nga ne se ka te drejten e roberimit,
asnje nga ne nuk eshte nje preh e skllaverimit...

Te duash pa meshire,te duash pa pengesa,
te duash cdo njeri,mos prit te te bejne ftesa,
te duash ti vetveten,atehere arrin te duash,
te duash dashurine dhe kurre ti te mos vuash...!

Lediana Kapaj

Lediana Kapaj: Rimën doja!

Nuk e di pse vargu....Trishueshëm dhe me lot u shkrua,
se kuptova as vetë ndjenjën,si tinzare u largua,
nuk e di pse qënia ime,në labirint lotësh u kthye,
nuk e pashë kur vetë trishtimi...kapardisur ish në krye!


Nuk i ndjeva më gjymtyrët, mpirja seç më kish zaptuar,
rimën doja...të ushqeja,nëpër netë më kish munguar,
djajtë gërryenin shpirtin tim dhe sekretin ma perfolnin,
luanin,qeshnin, sipër meje, me mërzitjen më mallkonin!


E përbuza të kaluarën, vitet, ëndrrat më kish marrë ,
plot kujtime zemrën vrisnin, vetëm ndihesha..Isha vrarë!
Pyetjet thellë ju ngula vetes, por asnjë përgjigje s'mora,
s'ma kish fajin njerëzimi...pse gënjeshtrat i besova!

E kërkova lumturinë, por vetë dheu e kish përpirë,
e lakmova dashurinë edhe pse me akull ngrirë,
kohen doja pak ta ktheja..Lehtë nënqeshi.. Nuk pranoj!
"Shiko vitet qe ke para...!",_ e përlotur bëlbëzoj!

Plagët mblodha ti shëroja,por u trëmba!...Ishin shumë!
gjumin,jetën kishin vjedhur,lotin e kthyen ne lumë,
veten mblodha, fort e shkunda, i bërtita që të zgjohej,
dhe aty arsyeja doli....me llogjikën të martohej!

19.12.2009

Lediana Kapaj
Lediana Kapaj: Cikël poetik 13067_210487239599_744374599_2929185_3540942_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi