Sami Islami:POEZIA E GJAKIMIT PËR RIBASHKIM GJITHËKOMBËTAR
Faqja 1 e 1

POEZIA E GJAKIMIT PËR RIBASHKIM GJITHËKOMBËTAR
“Askush s’i këndoi më mirë dashurisë
se ai që s’e gjeti dot
se ai që e lau me lotë…”
(Z. Gërvalla: “Nën trëndafilat e kuq”)
Zeqir Gërvalla i përket brezit të mesëm të krijuesve poetik shqiptarë, i cili me talentin e tij prej poeti arriti shpejt të ngjitet në piedestalin e poezisë shqipe që krijohet në Kosovë po do të thoshhim edhe në atë shqipe në përgjithësi. Ai qe dhe mbeti njëri nga poetët i lidhur ngusht me Kosovën si mishi me ashtin. Gërvalla edhe pse tashti gjendet në Amerikë, ku jeton dhe krijon, ai në asnjë moment nuk e kishte menduar largimin nga vendi i tij, për arsye se është njeriu që dashurinë për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë dhe të gjitha trojeve shqiptare e ndiente thellë në shpirt dhe si i tillë nuk pranonte të largohej asnjë çast nga trolli mëmëdhetar, pavarësisht prej rrethanave tepër të padurueshme që po krijoheshin dita-ditës në Kosovë. Ai, mbase as sot nuk do të ishte në Amerikë, sikur regjimi hegjemonist serb të mos provonte për të fundit herë ta pastronte tokën shqiptare nga fara e vet, në të cilin fat u ndodh edhe poeti ynë. U dëbua, duke mos ditur as vetë se ku do të përfundonte udhëtimi i tij.
Poeti pati fatin, pra, të përejtonte edhe vetë ekzilin masiv të popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Ai bashkë me qindra e mijëra shqiptarë, që të kujtonte dëbimin masiv të jevrejve nga nacistët gjermanë në Luftën e Dytë Botërore, u gjet në Bllacën famëkeqe të pranverën e vitit 1999. Ai u ndodh aty, ku vdekja dhe jeta po i bënin sfidë njëra tjetës, aty ku edhe u shkruan këto vargje në shi, baltë e llucë e nën tytat e automatikëve serbëve nga njëra ane dhe të maqedonëve nga ana tjetër…
Tmerin e Bllacës,
Kush e përjetoi
Ferrin e Dantes
S’ka pse ta lexojë.
Përsa i takon punës së tij krijuese, mund të themi me plot gojën se Zeqa (siç e quajnë shokët me dashamirësi) është poeti që në tërë poezinë e tij është angazhuar për ribashkimin kombëtar. Ai Shqipërinë e sheh si një të tërë, të bashkuar me të gjitha pjesët e saj, Kosovën , Çamërinë dhe trojet e tjera etnike, së cilës kulçedrat e Ballkanit ia kishin shkoqur nga mishi i saj këtu e njëqind vjet më parë.
Si njeri e krijues me karakter të fortë, Gërvalla asnjë herë nuk u hamend të ndërronte kursin e vet të bindjeve politike përsa i takon zgjidhjes së drejtë të çështjes shqiptare, edhe në kohëra të turbullta, siç ishte koha para se të binte Rankoviçi, por edhe më pas, duke mbajtur kështu qëndrim të paluhatshëm në furtunat e kohës. Një paraqitje e tillë në këtë kohë ishte një guxim i madh. Këto bindje dhe qëndrime Zeqiri edhe do t’i shpreh në poezitë e tij dhe si njeri i tillë Gërvalla u anatemua për 17 vjet me radhë, kështu që lirisht mund të themi se qe poeti më i anatemuar në Kosovë.
Me poezi filloi të merret qysh nga bangat e shkollës fillore. Poezinë e parë e shkroi në vitin 1957. Për pikëpamjet e tij politike, qysh si 18-vjeçar përjetoi tmerret e burgut serb për “fajin” se Gërvalla në vargjet e tij ishte shprehur kundër shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi. Më 1964, ende pa e marrë diplomën e shkollës normale në Mitrovicë, si pjesëtar dhe bashkorganizator i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, në krye të së cilës ishte Adem Demaçi, arrestohet dhe denohet me 12 vite burg të rëndë, por më 1968, me rastin e rënies së Rankoviçit, lirohet nga burgu.
Edhe pse me poezi, siç thamë, Gërvalla filloi të merret qysh si nxënës, ai arriti që përmbledhjen e tij të parë me poezi ”Prania e sfinksit” ta botojë tri dekada më vonë, vetëm pas shembjes së komunizmit dhe heqjes së autonomisë së Kosovës. Vepra u botua nga “Rilindja” (1990). Tre vite më vonë (1993), nga Shtëpia Botuese “Asdreni” të Shkupit autori botoi edhe përmbledhjen tjetër “Det e moqal ballë për ballë”, kurse më 1994, botuar nga “Renesansa” Prishtinë e sheh dritën edhe përmbledhja e tretë “Daullet e pranverimit”.
Me shumë peripeci Gërvalla katër vite më vonë (më 1998), në kohën kur Kosova në vete po ziente një tension të madh kundërthëniesh, atëherë kur s’vonoi shumë dhe shpërtheu lufta çlirimtare, nga “Rilindja” dalin edhe dy përmbledhje poezish të tjera: “Në rrugën e dritës” dhe “Ekspozita e mëmëdheut”…
Në përmbledhjen “Lulëzimi i rrënjës”, e cila doli nga shtypi më vitin 2000, pra vitin e kaluar, poeti ka përfshi poezitë e shkruara që nga rinia e hershme e gjer më sot. Këto janë poezitë të cilat poeti i kishte shkruar me pseudonime në gazetat dhe revistat e kohës, për arsye se shkrimet e tij me emër të vërtetë ishin të ndaluara nga regjimi serb. Dhe për t’iu shmagur identifikimit të tij sa prej regjimit aktual serb, sa prej disa marionetave të tij ai përdori llo-lloj pseudonimesh, si Zeqir Gurraj, Lalush Shijaku, Sokol Llapi, Jusuf Berati, Hanëmshahe Bajrami, Flakron Gurari, Hana Malësori, Zgjimi, Zeneli etj.
Përmbledhja “Lulëzimi i rrënjës” është libri më voluminoz i tij i botuar deri sot dhe ka 320 faqe. Në të paraqitet rruga krijuese e tij prej fillimit e deri në ditët e sotme ku poeti, siç thamë jeton dhe punon në Amerikë.
Përmbledhjes i prin cikli i poezive me motive patriotike, në të cilat do t’i veçonim “Tokë shqiponjash”, “Në malin e lashtë”, “Buzëqeshja e Dodonës” etj., ndërkaq në ciklin tjetër zënë vend poezitë që kanë të bëjnë me realitetin kohor të hidhur, por i bërë ballë me krenari. Poezi të tilla janë “O vëlla i dhembjes krenare”, “Këmisha e përgjakur në qeli” kushtuar nipit të tij Ahmetit, “Frymëmarrje (i)lirie”, “Lisi në kryq të rrugëve” etj.
Poezia evokuese me elemente biografie shquhet poashtu në këtë përnbledhje. Autori na jep tabllo të qarta nga jeta e hershme e fëmijërisë dhe të rinisë. Kjo sidomos do të vërehet tek poezitë: “Misërnikja e fëmijërisë”, Ai dhe Qarri”, “Hiri i kujtimeve etj.
Poezia e tij është e mbushur përplot me figura stilistike, duke ia rritur kështu vlerën artistike të poezive të tij. Gërvala asnjëherë nuk provoi të shkruante poezi avangarde. Ai gjithnjë me stilin e tij të thjeshtë dhe të kuptueshëm për të gjithë lexohet me ëndje nga të gjitha shtresat e lexuesve.
Fjalët gjakim, dashuri, qëndresë, rrënjë, trung, bimë etj janë fjalë që përdoren shpesh në krijimtarin e tij poetike, që duke e kapërcyer kuptimin themelor të tyre marrin përmasa kuptimi të lartë stilistik dhe artistik.
Sami ISLAMI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sami Islami:Dy poezi
» Sami Islami: Nëna ime
» Sami Islami:GRACKA
» Sami Islami:MUSHKAJA
» Sami Islami: Takimi i parë
» Sami Islami: Nëna ime
» Sami Islami:GRACKA
» Sami Islami:MUSHKAJA
» Sami Islami: Takimi i parë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi