Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
Jorgjeta Lalazi –artistja korcare që lë Korcën pa gjumë!
Jorgjeta Lalazi
"Ishte artistja korcare -, Jorgjeta Lalazi- apo si e përkëdhelin bashkëqytetarët e saj-“Lalazka e vogël”. U mrekullova ! Mikja ime e fëmijërisë ishte ringritur! E kishin ngritur serenatat e Korcës, këto magjistarka zemërpërvëluara për pak dashuri dhe që kanë dashuri më shumë se askush tjetër në këtë botë të egër.E bukura e Korcës së rinisë sime! Ajo kishte hapur “sëndyqin e vjetër të serenatave”-të LALAZËVE- një familje muzikantësh që në gen. "
Raimonda Moisiu
Serenata - kjo vashë e bukur , që të josh të prekësh, të ndjesh deri në shpirt ledhatimet e saj qoftë edhe një cast të vetëm e pastaj, le të përmbyset bota. Serenata – kjo lidhje shpirtërore e fenomenit me esencën e ndjenjave dhe lindur nga perëndesha e tyre:Dashuria! Ato në vetvete kanë një vënd të privilegjuar në jetën e përditshme të korcarëve – forma më perfekte, më e ndjeshme për të shprehur, mallin, dhimbjen , brengën, për të qetësuar shpirtin nga humbja e një dashurie, për të shpresuar se një tjetër dashuri lind, sikurse edhe hëna që është fshehur pas reve do ta nxjerrë patjetër diku përtej syckën e saj për të larguar lotët.
Serenatat janë hymni i veneracionit të dashurisë eternale. Sa herë i kthehem vëndlindjes, aq më shumë më shtohet malli për to, për t’iu bashkuar nostalgjikëve të pandreqëshëm –serenatistëve të Korcës sime. Në një nga ato mbrëmjet e freskëta të bukura të gushtit , teksa shëtisja në shëtitoren “Republika”, të vëndlindjes sime, -ndjeva tingujt e një serenate. I sillnin të dridhurat e telave të një kitarre. Ato tinguj nga telat sillnin ca fjalë të vecanta dhe të papritura, sic mban fshehur në shaminë e saj me lule një nuse që prindërit e kanë nisur ndërsa valon dasma.Fjalët i përcillte një zë melodioz, i ëmbël dhe sikur kishte mbledhur me një vështrim ëmbëlsirën e luleblirëve në të dyja anët e bulevardit: “Largohu, largohu, tjetri dashninë le ta japi,/I thuaj se ky është fund I lumturisë sonë,/Largohu se nuk jam ai që të lutem,/Megjithse zemra vajton për dashurinë tonë…
Edhe djall të ishe do të kishe rendur drejt atyre valëve me luleblirë, jo më një korcarkë që jam unë, që do ta jepja me hare cdo rrahje të zemërs sime për të, që kjo Korcë të jetë përjetë, ashtu e qeshur, sic më pret kur vi apo sic e përmban veten, kur më përcjell me të qeshura dhe që unë i dalloj se janë lotë për mua. Serenata po më tërhiqte për mënge si një “sy i bukur dhe që të fton për aventura”.U ndala te kafeneja dhe qëndrova e shtangur.Si një adoleshente e rënë në dashuri që ka bërë sakrifica gjithfarëshe të gjejë djaloshin që i shfaqet në gjumë, por që ja, nguron ti hidhet në qafë.Isha shtangur edhe unë, dashnorja qiellore e Korcës.
Në fund të shëtitores ngrihet madhërishëm një nga lokalet më të bukura e të vjetra të Korcës-me emrin simbolik të një lumi në Shqipëri :Valbona! Dikur ish- turizmi i vjetër i qytetit ,- me një arkitekturë antike, dizenjimi, tarraca me kollonat prej mermeri, mirëmbajtur dhe rinovuar tashmë nga pronari I saj, Z.Piro Duka, - rrethuar nga pemët e blirit e të gështenjave të egra, fëshfërima e gjetheve që i ngjan gurgullimës së lumit dhe freskia e mbrëmjes që analogonte me ujin e freskët të bjeshkëve -aty ku rrjedh Valbona! Sapo lëshova sytë përqark, sikur vërvit pas flokët , ndjeva miqtë e mi që e magjepsur, kisha harruar që ishin me mua.Zumë vëndet në tarracën nga ku shfaqej si në pëllëmbë të dorës shëtitorja dhe “Lëndina e lotëve”.Supriza e befasia po më ndiqte ngado. Aty ku dikur derdheshin lotët e nënave, nuseve të reja, dashnoreve e dashnorëve të përvëluar nga malli e dashuria, teksa përcillnin të dashurit e tyre në kurbet,- sot derdhen tingujt e magjishëm të serenatave. Para meje si me një të lëvizur të shkopit magjik, u cfaq fytyra ëngjëllore e bukur, dy sy plot shkëlqim si ai i blireve që vareshin nga degët e pemës, në qoshe të tarracës. I thirra kujtesës, për të sjellë ndërmënd të kujt ishin ata sy larushë aq të bukur. Ajo qëndronte aty e hijshme e bukur, kryelartë, plot buzëqeshje si një “pupe” korcare. Këndonte …
Ishte artistja korcare -, Jorgjeta Lalazi- apo si e përkëdhelin bashkëqytetarët e saj-“Lalazka e vogël”. U mrekullova ! Mikja ime e fëmijërisë ishte ringritur! E kishin ngritur serenatat e Korcës, këto magjistarka zemërpërvëluara për pak dashuri dhe që kanë dashuri më shumë se askush tjetër në këtë botë të egër.E bukura e Korcës së rinisë sime! Ajo kishte hapur “sëndyqin e vjetër të serenatave”-të LALAZËVE- një familje muzikantësh që në gen. Kjo ishte arësyeja që të fundit të fëmijve të mjeshtrit, muzikantit, dirigjentit të talentuar, një nostalgjik i pandreqëshëm i muzikës, Raqi Lalazi, -vajzën e tij-e thërrisnin :”Lalazka e vogël”.Artistja korcare u lind me muzikën, u rrit me muzikën, jeton me muzikën.
Jorgjeta Lalazi, rrjedh nga një familje nga më të vjetrat autoktone korcare. Të parët e tyre nga babai, pikërisht xhaxha I babait të artistes korcare -Pando Leka Polena e kushërinjtë hapën kazinonë e parë në qëndër të qytetit të Korcës. Po,po, kazino hapën ata.Në mjekësi, do të shkëlqente Dr.Prof.Stavri Leka, Drejtor i senatoriumit të Tiranës, ndërsa në muzikë artistja veterane dhe e talentuar Dhora Leka , poetesha Zhuljana Jorganxhi, apo kompozitori,Gjergji Leka. Rrrënjët e tyre të pemës fisnore kanë përzjerje gjaku korcare e voskopojare nga babai, ndërsa nëna nga Vithkuqi, një familje patriotike e intelektuale. Gjyshja e Jorgjetës-Afroviti-një “mjeke” popullore ndihmonte nënat e reja të lindnin fëmijët –bekonte fëmijët e dashuritë e papërligjura. Me mjaltin e ndërtuar ka shëruar me qindra të rinj nga tuberkulozi.Kjo përzjerje genesh e talentesh, kishte krijuar karakterin e fortë të Lalazëve. Muzika ishte dhunti e talent i lindur nga Zoti, në familjen e tyre. Raqi Lalazi një pasionant i muzikës, zotëronte të gjitha veglat muzikore. Lidhjet e forta të gjakut me xhaxhallarët e kushërinjtë në kurbet,- në Amerikë, ai mundi të siguronte veglat muzikore që nga mandolina, fyelli, kitara, fisarmonika etj. Kur kaloje praën shtëpisë së Jorgjetës, në anë të lumit,-që kalonte në mes të qytetit të Korcës, nga ku dukeshin tre urat,- gurgullima e ujit të tij, e humbiste zhurmën, teksa dëgjoheshin tingujt e mandolinës e të fyellit të Lalazëve. Të krijohej ideja se aty mbretëronte lumturia. Raqi Lalazi,- babai i Jorgjetës i donte shumë fëmijët. Cifti Lalazi, -për të mbajtur oxhakun hapur lindën gjashtë fëmijë –pesë cupa e një djalë. Të gjithë të shkolluar. Të gjithë muzikantë. Të gjithëve iu dha këshilla të vyera për të ecur në jetë :-Sinqeritetin
-Të mos ndryshoni karakterin deri në ditën që mbyllni sytë.-Ndihmoni njerëzit në nevojë.
Dhe, si për t’ua treguar mënyrën, sekretin e forcës për të mbajtur tërë jetën si hajmali të shënjta këto tre pika, ai pat dhënë edhe këshillën e fundit:
-Kurrë mos ndalni së kënduari.
Ja si shprehet artistja korcare për të atin:
”Ishte aq I apasionuar pas muzikës sa edhe në moshë madhore nuk pretendoi se cfarë pune zuri, bënte cdo punë të rëndomtë, gjithmonë me qëllimin e mirë të na rritëte ne -, të trashëgonte muzikën te ne.Me mandolinën dhe zërin e babait, harronim dhimbjet, streset e ditës, vuajtjet. Në shtëpi krijohej, një kor “rus”, ku sa veta kishte e ëmbla shtëpi, aq zëra kishte dhe secili -në antitezë,- sa të kujton koret e famëshme ruse. Padashur të përmënd nostalgjinë ruse.”Bëlbëzimet e para të notave muzikore i ka bërë që fëmijë 6 muajshe, me guitjet foshnjore.. “Më vinin të flija me tingujt e e vargjet e një kënge-(këtu artistja korcare fillon të këndojë ):
“Nëqoftëse të kujtohet ,/e kujton me marraz,/një grua që të do,
/Dashuria ime!”Në repertorin e korit”Lalazi”, këndoheshin , vec serenatave të reja, natyrisht, edhe këngë te vjetra korcare, greke, italiane, spanjolle, ruse.Në rast se dikush nga fëmijët stononte apo bënte gabim, gjatë të kënduarit, jo vetëm që shikohej shtrëmbër, por edhe ndëshkohej, nga vetë fëmijët: qëllohej lehtë me lugë në kokë, apo – të mos këndonte një javë, megjithse ishte i nevojshëm e i domosdoshëm. “ Sec na del një zë i ëmbël fëmije “ – flitej ndër Lalazët. Ajo ishte “Jorgjetka me dhëmbët si qershicka”.Hymni i familjes ishte “Nabuko” e Verdit. Konstandin Lalazi, (vëllai)-flinte me Verdin. Ai ka kënduar për herë të parë këngën spanjolle “Dëgjoje këngën time”.Që prej asaj dite Koco Lalazi thërritej “Hoselito”.
Jorgjeta Lalazi
Jorgjeta për herë të parë në skenë ka kënduar një këngë ruse për fëmijë. Një fabulë me titullin “Sharra në gozhdë”.Kur u rrit, filloi t’i binte mandolinës. Kur e pyesnin secila është X –këngë, Jorgjeta i përgjigjej me këngë. Dilte këndonte me shokët e babait, nga parku kombëtar i Shetros, skërkat në malin e Moravës, në vreshtat e Lalazëve. Këndonin këngët me kitarë, mandolinë, fyell e violinë dhe nuk ndjenin të ngopur ; këndonin derisa rrëzoheshin edhe gjethet e fundit të vjeshtës dhe nga qielli i Korces që larguar lejleku dhe dallëndyshja e fundit.
Ndërkohë,- te vasha e re korcare po ndjehej edhe doza e fanatizmit të kohës, pamvarësisht këngës që ajo nuk i ndahej. Këndonte fshehurazi në shkollë. Ata që e adhuronin muzikën ngrinin që nga shpirti edhe pjesën e tij prej demoni - rrjetën e fanatizmit, të thashethemve , si hekurat e qelive.
Në klasën e parë fillore merr pjesë në festivalin e fëmijve, me këngët “Nina Nana” dhe “Lirka Partizane”.
Fiton cmimin e dytë në festivalin e fëmijve me tekst të Pavllo Shollës, e muzikë të Gaqo Bajlozit dhe Haig Zaharianit….
Dhe…
Mosha e artë e fëmijërisë duhej të mërgonte edhe ajo. Dhe korcarka e mbylli atë në Festivalin e Fëmijve të Shkodrës ku trioja korcare : Subashi-Lalazi-Balashi fiton cmimin e parë.
Me lot ndër sy artisjta shprehet për profesorët dhe miqtë e saj të fëmijërisë që nuk jetojnë më. Në kujtim të tyre ajo zë e këndon një serenatë , si një homazh, për Prof. Ilo Evro, Tasi Poda, Prof.Vangjel Borova, Apostol Simoni, etj. Nuk lë pa përmëndur edhe kolegët e saj, të hershëm që janë ndarë para kohe nga jeta, si vëllezërit Arsen e Ilir Buzali, Bukurie Kalemin, apo ata që sot rrjedha e jetës i ka dërguar në atdhe e rrugëve të botës si: Prof.Josif Minga, Alma Subashi, Dhimitra Trëndafilin, Nonda Kajnon, Astrit Kocibellin, Skënder Manen, Seit Furxhi, Adrian Jorgjin, Hatixhe Gedaj, Astrit Zegullaj, Antoneta Shanon, Mihallaq Andrean, këngëtaret e talentuara, pjesëmarrëse të disa festivaleve në Radio Televizion, si Elektra Hasimi, Zhuljeta Demce, Lazarelën, Mirela Tashon, Emil Bibollin etj. Artistja korcare me dashurinë, pasionin, talentin, shpirtin artistik e intelektual do të vazhdonte të këndonte në gëzime e ambiente familjare. Familja Lalazi me përfaqësuesin e tyre, Edmond Lalazi, do të rreshtohej e para, kur u krijua filarmonia në Korcë. Artisjta korcare, përzgjidhet, për të kënduar me korin “ Lira” të qytetit.
Në vitin 1972, me një luftë të madhe, jashtë dëshirës së familjes, për shkak të kushteve të rënduara ekonomike , fiton konkursin për në Liceun Artistik. Në pamundësi për ta përballuar në Tiranë, Jorgjeta fillon studimet në Shkollën e Mesme të muzikës , “Tefta Tashko Koco”, në Korcë.
Jo vetëm këngëtare –por edhe aktore.
“Një aktore për fëmijë e lindur “ -do të shpreheshe rregjisorja shpirtmadhe dhe e talentuar korcare e Teatrit të Kukullave, Drita Kallamata, teksa e mbështeti Jorgjeta Lalazin të punonte në këtë institucion si një imituese e zërit fëminor.
Në këtë kohë, artistja korcare pëson një traumë shpirtërore, ndahet nga bashkëshorti. Por dora e ngrohtë, si prej nëne e të mirës e të mrekullueshmes Drita Kallamata, e mbajtën pranë për t’ja lehtësuar dhimbjen. Së bashku me aktorët e tjerë korcarë, si Emil Bibolli, V.Nico, Piro Qirjo dhe Lela Agushi, u kanë dhënë frymë e jetë dhjetra personazheve në teatrin e kukullave. Tashmë “Lalazka e vogël” kishte krijuar profilin e saj si artiste: Këngëtare dhe Aktore!
Dhe…eeeeerdhiiiiii…..Erdhi dita e largimi nga Korca.
Me hapjen e Shqipërisë me botën jashtë, ashtu si shumë bashkëqytetarë të saj, Jorgjeta largohet për në Greqi. Fillon të bëjë punë të rëndomtë si larje pjatash , apo pastrim shtëpijash, si gjithë emigrantët e tjerë ekonomikë.
“Teksa laja pjatat në restorant, këndoja. Pronari I restorantit më dëgjoi e pas disa provave fillova të këndoja në bozuqe. Këndoja këngë të vjetra greke të trashëguara nga babai. Pata suksese jo vetëm në promovimin e vlerave si këngëtare, por ekonomikisht e shpirtërisht. Kur them shpirtërisht, -lehtësonim dhimbjen, sakrificat sfidën e kurbetit, të mospërkrahjes nga shteti , dhe lartësonim krenarinë shqiptare. I kundërviheshim asimilimit tonë.”
Mirëpo , sikur dallëndyshja kthehet në folenë e vjetër, në atë të parën, edhe korcarja që këndonte e fitonte bozuqeve, erdh dita që të kthehej edhe një herë -të kthehej atje-nën kurorët e blirëve të Korcës.
E nxitur dhe më këmbënguljen e mbesës së saj, Aurorës- e cila është një menaxhere dhe kritike e repertorit të këngëtares,- Jorgjeta Lalazi u kthye.
Ngado shkoja më tinglëllonin fjalët e Aurorës, do të shprehet artistja:
“Mjaft lave pjata, a nuk e ndjen “thirrjen e erës së gjakut”, që të thotë të kthehesh në atdhe???!Ringrihu, këndo, jepi jetës gjallëri. Atë që ti e mban përbrenda jepja Korcës së Korca të do e ka shumë nevojë për ty, talentin tënd.”
Së pari takon lidhjet e saj të dikurshme, familjen Konopulli. Ishin disa elementë shumë të vyer që me dashamirësinë për artin, kulturën, Korcën muzikën serenatën, I shtrinë dorën e ngrohtë , duke njohur talentin e artistes- e ndihmojnë për të ringjallur jo vetëm veten, por edhe serenatën, muzikën, këtë perlë të Korcës, për ta kthyer vëndlindjen e saj të dashur në identitet. Jorgjeta Lalazi hap sëndyqin e serenatave dhe këndon cdo natë ato, duke iu falur kënaqësi e argëtim shpirtëror Korcës, korcarëve.Tashmë ajo ka krijuar individualitetin si një këngëtare profësioniste. Artistja korcare që lë Korcën pa gjumë-ka kënduar brenda një nate, 150 serenata.
Një shpirt njeriu të nxjerrë nga sepetet e tija 150 shpirtëra korcarë të derdhur në njëqindepesëdhejtë serenata. Që të gjitha I ka kënduar LIVE!
Era lëkund gjethet e blirit…Kalldrëmet e Korcës janë intimë, si gjiri i nënës …
Korcarët ecin nëpër hallet e tyre përditë dhe fluturojnë brënda një casti sapo ndjejnë aromën e serenatave diku…
“Lalazka e vogël”, vazhdon të këndojë.
Në sfond dëgjohet zëri i saj dhe i kolegëve që e shoqërojnë , Arian Sheremeni e Agron Xhemo:
Kur nata Korcën e mbulon,
kafenetë mbushen plot,
aty qan zemra ime e vajton,
e raki kërkon…
do t’vij, do t’vij o xhan,
se zemra po më qan,
Do të vij o shpirti im,
Zjarrin e zemrës ooo,
Ta shuaj me dashuri….
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi