Faruk Buzhala: Nata para apokalipsit
Faqja 1 e 1
Faruk Buzhala: Nata para apokalipsit
Faruk Buzhala: Nata para apokalipsit
Saepe facia pulchra non est speculum animi boni-
Mendimi im rreth esseut të Kasëm Trebeshinës me po të njëjtin titull!
Titulli i frikshëm i këtij esseu,më nxiti ta lexoj librin me një frymë.Por…!pashë se titulli i librit nuk kishte të bënte asgjë me veprën.Dhe vepra si esse linte të kuptohej se autori ishte mëdyshur apo hutuar mes artit dhe politikës,kështu që sa fliste për rrjedhat politike nëpër kohë dhe hapësirë(histori),kthehej te arti,sikur donte të ikte nga e para dhe ndeshej me të dytën e cila e dorëzonte te e para – të trullosur.Këtu fort mire shihet se autori është i frymëzuar apo i fascinuar me Rubairat e Omar Khajamit,dhe nga leximi i tyre mundohet të e shtojë edhe ndonjë Rubai me lapsin e tij.Flet për incestin ! ‘’E si mund të ketë incest në art?’’Flet për moralin ! pa lënë të kuptohet se a bën fjalë për moral ushtarak apo moral…moral artistik ! Flet për profetët dhe mendimtarët ! duke na mëdyshur se a ishin ata frikacakë apo heronjë ! Flet për perandoritë ! duke aluduar në forcën dhe administrimin ! Flet për Rilindjen ! duke e ngritur në përmasat e ‘’Përmasës së Madhërishme’’! Pastaj
flet për përrallat,poetët,unin,historinë,gjeografinë,subjektivitetin,objektivitetin(pa mundur të i dallojë njërën prej tjetrës),format,trajtat,dyshimet etj.etj.duke të bërë njeri me një pikëçuditëse të madhe,mbi kokë,a këtë pikëçuditëse e ka mbi kokë edhe vetë autori i cili më kot e shkund kokën duke u munduar ta largojë atë nga koka dhe vëjë në letër…!
Këtu nuk mungojnë edhe gabimet drejtshkrimore,të cilat janë gabime të mosditurisë së tij apo ndoshta lëshime të rastësishme të shtypshkronjës gjatë radhitjes së germave ! Kur vështron nga larg,autori humbet nga mrekullia e krijuar atje poshtë,gjatë(kohës sa kishte qëndruar në burg) mungesës së tij.Njeriut të mësuar me terrin – drita ia verbon sytë.E ty shoku i dashur Kasëm,të ka marrë një nostalgji për kohrat e (‘’arta’’)lashta dhe kërkon shkakun aty ku nuk mund ta gjesh.Dhe kur flet për regjisurën – flet për filmat bardh e zi dhe pa zë.Ndoshta nuk e di se kinematografia është art në vete apo degë e dalur nga dramaturgjia – pa e cenuar këtë fare.Dhe me plot meritë e ka marrë epitetin: arti i shtatë.Me këtë ka bërë të mundur që murin e katërt(pa tulla) ta fuse në çdo shtëpi,duke bërë që nga aty ti përzë kokëboshët dhe dërgojë në teatër ku do të flenë të qetë,pa i trazuar askush këta nostalgjikë të rremë !
Pra…! (po përdor edhe unë pikëçuditëse,sikurse ju që keni përdorur në tërë essenë tuaj) nga vështrimi i juaj që i keni bërë artit në përgjithësi dhe teatrit në veçanti – shihet se ju i nderuari dhe shumë i respektuari zoti Kasëm Trebeshina,e keni të ngushtë diapazonin tuaj.Shihet se janë të vërteta fjalët që thuhen për juve,se ju nuk keni dale më larg se deri te dera e shtëpisë.Dhe jeni kokëfortë dhe këmbëngulës në idetë e juaja o qenë mire o qenë keq,s’mund ua ndryshojë kush mendjen për to.Mos harroni se artistët janë tolerantë dhe demokratë.E,kur ju,rrekeni me tema të mëdha,siç është arti dhe politika,atëherë duhet të pregaditeni shumë,të lexoni shumë,të shetitni shumë dhe të shikoni shumë.Por…! nga të gjithat,më habitët me guximin(që u mungon shumë krijuesve dhe intelektualëve) që patët në shthurjen e disa temave të rëndësishme që do u nevoiten krijuesve të rinjë,të cilët për fat të mire – nuk janë pak.
Dhe…! nga vendi juaj – nuk është vështirë dhe çudi që njeriu ti kthehet vetëvehtes kohë pas kohe dhe shohë e vërejë se ku ishte dhe ku është !
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Faruk TASHOLLI:KJO NUK ËSHTË NATA FINALE
» Faruk Buzhala: Ndëshkimi
» Faruk Buzhala: Llafazanja ime
» Faruk Buzhala:Llafazanja ime
» Faruk Buzhala: I paftuari
» Faruk Buzhala: Ndëshkimi
» Faruk Buzhala: Llafazanja ime
» Faruk Buzhala:Llafazanja ime
» Faruk Buzhala: I paftuari
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi