Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHQIPTARET NUK I SHMANGEN DOT VETVENDOSJES...

Shko poshtë

SHQIPTARET NUK I SHMANGEN DOT VETVENDOSJES... Empty SHQIPTARET NUK I SHMANGEN DOT VETVENDOSJES...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 20, 2009 2:31 am

SHQIPTARET NUK I SHMANGEN DOT VETVENDOSJES... N100000138922269_1328
Shkruan:Genc Llakaj

SHQIPTARET NUK I SHMANGEN DOT VETVENDOSJES...

Pse shqipatët kanë të drejtë të bashkohen ?


Rusoi thotë:”njeriu është qënie e lirë nga natyra dhe si e tillë duhet të jetë e lirë të lidhë çdo marrëdhënie juridike”. Në rastin konkret, shqiptarët, si çdo popull i ligjshëm në trojet e tij dhe rrjedhimishtë i pavarur nga popuj apo enklava te etnive te tjera, ka të drejtën juridike (si dhe çdo popull) të lidhë kontratat e bashkimit shpirtërorë, të teksteve shkollorë dhe së fundmi të kpitaleve me origjinë “shqipfolëse”. Të menduarit dhe të vepruarit për bashkimin shpirtërorë, historiko-gjuhësorë dhe atë të kapitaleve, nga shqiptarët, nuk lë vend për paragjykime apo mëkate dhe aq më pak për ç’ekuilibrim interesash të popujve kufizues, në rastin tonë të greko-sllaveve. Ata, si çdo popull autoktonë, kanë të drejtë të bashkojnë risurset e tyre shpirtërore dhe jotë tilla sepse i përkasin së njëjtës familje etnike, së njëjtës kulturë. Veprim ky që, natyrshëm përjashtonë fenomenin e stonitmit apo diferencimit të një pjese nga një tjetër pjesë e së tërës kulturë brenda së njëjtës kulturë. Në historitë dhe eksperinecat botërore hasim shumë shembuj ku dy a më shumë popuj jo të të njëjtit identitet etnik jetojnë brenda të njëjtëve kufijë shtetërorë. Shembuj të tillë janë , Greqia, Serbia, Maqedonia e shumë e shumë të tjerë. Bazuar në këto eksperienca të gjalla si dhe në logjikën juridike të sistemit common-laë( sistem që e klasifikonë veprën penale sipas preçedentit) pse duhet të jemi difensiv në zgjidhjen e çështjes shqiptare kur fare mirë kemi të bëjmë me të njëjtin popull, me të njëjtën kulturë e gjuhë të ndarë në disa copëza, kufizuese të njëra-tjetrës?
Shqiptarët, si de-fakto ashtu dhe de-jure duhet të bashkohen në një komb-shtet të vetëm sepse nqs do ti referohemi ligjeve të natyrës apo shkencave ekzakte mbi bipolaritetin, do të konstatojmë vizualishtë praktikishtë se është kusht i nevojshëm dhe I mjaftueshëm për ekzistencën e ekuilibrave të materises në përgjithësi. Cili është bipolariteti etnik ndërmjet popujve në Ballkan?
Mendoj se një nga elementet e rëndësishme të që ruan ekuilibrat e mardhënieve të drejta e demokratike ndërmjet popujve ballkanik është edhe ana numerike e tyre. Pra, shqiptarët, nëpërmjet anës numerike të tyre, si një element esencial faktorizimi ndërmjet ballkanasve, do të stabilizojnë raportet demokratike të bashkëjetesës vetëm nqs “luajnë” në kushte të barabarta me fqinjët e tyre veriorë, lindorë apo jugorë. Si rrjedhim, shqiptarët do të jenë një peshë e barabartë numerike mes të barabrtëve. De-fakto , shqiptarët janë 8-10 milionë banorë, ndërsa de-jure vetëm 4 milionë njihen si të tillë Brenda Republikës së Shqipërisë. Kur fare mirë dimë se Serbët, Bullgarët dhe Grekët janë shumë herë më pak de-fakto, por juridikishtë figurojnë shumë herë më tepër brenda “komb-shteteve-artificiale ” të tyre. Mendoj se elementi numerik i popujve luan një rol të rëndësishmë në qënien e tyre faktor stabilizues ekonomiko-politik në rajonin ku ata popullojnë. Shqiptarët duhet të bashkohen sepse “e tëra e ndarë nuk është asnjiherë sinonim i së tërës së bashkuar”. Kështu që, kjo kontratë-juridike që shqiptarët dëshirojnë të nënshkruajnë me vetveten është ose në të mirë, ose në “dëm të tyre”. Duke ditur që ku ka kontratë ka drejtësi nuk ka sesi të merakosemi për amullira apo shqetësime të popujve fqinjë. Ky bashkim, fundi fundit nqs do të kalojë në një rrugë jo demokratike e jo të drejtë do të ndëshkoi vet shqiptarët e jo të tjerët. Por , mendoj të kundërtën, se kjo kontratë midis vedit do të arrihet juridikishtë nëprmjet një Referendumi mbarë shqiptarë. Referendum i cili përjashtonë ligjërishtë, logjikishtë dhe praktikishtë provokime temperraturash ekstreme në rajon nqs do ti nënshtrohet rrugës së dëshirës, vullnetit të vetvendosjes –si shkalla më e lartë e së drejtës së popujve. Përkundrazi, ky fenomen demokratik do të sjellë me vete stabilitet dhe qëndrueshmëri të politikave ballkanike dhe atyre evropiane në të ardhmen.
Ditë më parë në 17/02/2008 u shpall juridikishtë Kosova si shtet i pavarur nga Serbia me dëshirën e popullit të vet. I gjithë ky proçes kaloi në disa etapa që ishin: propaganda e çështjes së vonuar prej 95 vitesh, lëvizjet ilegale për mëvetësim, lëvizjet e mirëorganizuara, njohja e këtyre lëvizjeve popullore si të ligjshme nga komuniteti mbarëbotërorë, lufta heroike e popullit shqiptarë, ndërhyrja e Natos dhe së fundmi propaganda e Pakos Ahtisaari dhe implementimi i saj de-jure mbi territorin e krahinës së Dardanisë. Pyetja ime është në lidhje me këtë të fundit: meqënse kjo Pako-Ahtisaari dha rezultat pozitiv mbi pavarsinë e Kosovës dhe mbi të drejtat e pakicave që banojnë në të, ç’të keqe ka të zbatohet Pakoja Ahtisaari edhe në Greqi, Iliridë apo në zonat e Malit të Zi ku fare mirë dihet që ka shumë pakica të etnive të ndryshme? Kjo Pako në njërën nga pikat e saj ( pikërishtë në atë të Çështjet ekonomike dhe pronësore, në nëntekstin Pronat, pika 4: Kuvendi i Kosovës do t’i trajtojë çështjet e kthimit të pronave, duke përfshirë ato që ndërlidhen me Kishën Ortodokse Serbe. Të gjitha komunitetet joshumicë do të përfshihen në këtë proces për rikthimin e pasurive apo pronave të të gjitha pakicave etnike) përfshinë edhe legjitimitetin e të drejtave të pakicave ndëretnike. Në raste gjenocidi apo luftrash , sipas legjislacionit që ajo shpreh, sipas të drejtës së popujve për gëzimin e pasurive të paluajtëshme dhe sipas të drejtave themelore të njëriut. Atëherë përse duhet të kemi ende DY STANDARTE për një problem identik? Nqs kjo pako respekton të drejtat e pakicave serbe në Kosovë, përse të mos të bëjë të njëjtën gjë dhe në vendet e tjera ballkanike ku pakicat etnike janë të shumta?. Pra, juridikishtë, historikishtë dhe logjikishtë kjo Pako duhet të zbatohet edhe për shtetet e tjera ballkanike, në radtin konkret në ato ku pakicat shqiptare janë shumë herë më të mëdha numerikishtë se pakica serbe në Kosovë.
Deri sa kjo pako është në shërbim të së drejtës së pakicave kombëtare, atëherë përse ajo të mos jetë e aplikueshme edhe në Serbi ku ka krahina të tëra me shqipëtarë? Përse kjo Pako-Ahtisaari të mos zbatohet edhe në Greqi për pakicat shqiptare? Pra, kush e pengonë zbatimin e një projekti të tillë demokratik edhe në shtetet ballkanike ku shqipëtarët jetojnë? Cilët janë pengesa e saj?
Në një analizë të thjeshtë mund të kuptojmë se janë interesat e gjeopolitikës së shteteve të fuqishme ( në veçanti Rusisë) ato të cilat pengojnë këtë proces duke papagalluar teorinë e priftit të “moralshëm” që thotë: “mos bëni çfarë bëjë unë, por bëni çfarë them unë”.( shembull I frekët për Rusinë është Çeçeninë, sepse logjik të dytë nuk ka. Mendoj se një zgjidhje ekzistonë. Dhe kjo zgjidhje është një Koferencë 2 e Londrës e cila së bashku me Pakon Ahtisari shumë shpejtë dhe pakurrfarë vështirësishë do të legjitimojnë legjitimitetin natyralë të popujve të Ballkanit. Koferenca 2 e Londrës do të korigjoi ndoshta një gabim të Londrës-1 dhe si rrjedhojë do plotësojë dëshirën legjitime të popujve ballkanik për krijimin e Shtet-Kombeve të gjithësecilit. Pra, krijimi I Shtet-Kombit grek, Serbë, Bullgarë dhe Shqiptarë do të jetë një arritje origjinale e dhe e gjetur e organizmave demokratik Evropianë apo botërorë qofshin. Në këtë mënyrë Ballkani do të jetë jo më një vullkan aktiv por një vullkan i vizitueshëm si pjesë relike e një historie të veçantë e të shkuar që do të joshë kuriozitetin e shumë turistëve nga Parizi e Moska.


Genc Llakaj
Më, 01/03/2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi