Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Faqja 1 e 1
Minella Aleksi: "Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
"Kadare", si serbet po perdorin Rexhep Qosen
Nga Minella Aleksi
Ne mbremjen e asaj dite kur Kadare i dha interviste gazetes franceze L'Express, agjencia televizive Euronews e dha si lajm duke bere nje koment te shkurter mbi thelbin e opinioneve te shkrimtarit ne ate interviste. Qe komentet e shkrimtarit Kadare te shprehura ne media te ndryshme nderkombetare perbejne objekt shqyrtimesh dhe analizash nga elita kulturore europiane, per kete nuk ka me asnje dyshim. Nuk kaluan as 2 jave nga ceremonia e dorezimit te Princit te Asturias Kadarese dhe ne te perjavshmen ??? te Beogradit publikohet date 12 Nentor 2009 pamfleti me titull Kritike e pameshirshme per shoqerine shqiptare. Nentitull - Rexhep Qosja rreth Ismail Kadarese.
Perpara se te hyj ne analizen e ideve te pamfletit mendoj se eshte me vend te thuhet se ky shkrim me mendimet e Qosjes rreth Kadarese merr persiper t'u thote lexuesve serbe se pavaresisht nga cfare mendojne, vleresojne dhe cmojne elitat kulturore europiane te shkrimtari Kadare ka edhe nje opinion tjeter qe bie ndesh me cmimet te cilat i jepen ketij autori. Dhe kete opinion ndryshe merr persiper ta percoje te lexuesit gazetarja serbe nepermjet gojes se Rexhep Qosjes pikerisht si kunderpergjigje ndaj vleresimit qe i beri Spanja e Servantesit shkrimtarit tone Kadare.
Shkrimi shoqerohet me nje paranteze redaksionale ne te cilen theksohet tekstualisht: Rexhep Qosja (1936) kunder Ismail Kadarese (1936), kritika midis dy emrave rivale qe prej dekadash jane ne krye te shkrimtareve dhe intelektualeve shqiptare. Arsyeja e shkrimit te ketij pamfleti thuhet ne paranteze, eshte reagimi qe kater shkrimtare shqiptare bene ndaj leksionit qe Qosja mbajti ne Shkup mbi zhvillimin atipik te letersise shqipe. Qosja nuk pajtohet me mendimet e te tjereve duke pohuar se letersia shqiptare nuk eshte zhvilluar deri ne nivel europian. Madje shkrimtaret shqiptare i kategorizon si mjerane te provincializmit. Te "Epoka" e Prishtines Qosja perpiqet te provoje, perpiqet t'u hape syte kundershtareve te tij se letersia shqiptare nuk eshte rritur ne ate nivel europian qe pretendohet, duke perfshire edhe shkrimtarin qe jeton ne Paris. ??? sjell pjesen e dyte te tekstit te Qosjes nen perkthimin e Dragana Llabivica dhe redaktim editorial. Kjo eshte paranteza e shkrimit.
Nuk dyshoj se metikulozi Qosja eshte njohur paraprakisht me shkrimin e plote dhe ka nenshkruar lejimin e publikimit te pamfletit te tij. Lind pyetja. Kur dhe ku eshte konsideruar Rexhep Qosja nga shqiptaret brenda e jashte kufijve shteterore si rival i shkrimtarit Kadare?
Asnjehere dhe ne asnje rrethane.
Atehere si mund te pajtohet "modesti" Qosja me kete deklarim? Eshte ndjere mjaft i perkedhelur se brendshmi kur e ka pare kete percaktim te vendosur nga redaksia dhe kjo ka qene pika e pare e kompromisit mes redaksise dhe Qosjes.
Madje edhe vendosja e viteve te lindjes ne paranteze synon te shkoje ne kahjen e ketij konsiderimi edhe si bashkekohes me Kadarene. Ndokush mund te thote, po mire, ai ka kete opinion dhe s'ka asnje te keqe qe ta shprehe ate. Gje qe i vlen shoqerise per njohjen me te mire te vlerave te saj nepermjet oponences se opinioneve. Jam plotesisht dakord, por me nje kusht. Objektiviteti, realizmi, e verteta, duhet te jene baza e ndertimit te opinioneve dhe jo subjektivizmi diabolik autodemtues e vetepranues. Redaksia bujare shfrytezon ne menyre te perkryer rastin e ndersimit te nje shqiptari te njohur mes shqiptareve, kunder majes se kultures dhe mendimit shqiptar. Ne kete rast redaksia s'ka nevoje qe te angazhoje ndonje emer nga fusha e kultures serbe per te hedhur balte mbi Kadarene perderisa e ka te gatshem Qosjen. Cudi, Qosja nuk zgjedh ndonje gazete perendimore (franceze, angleze, italiane, etj.) por shkon me zell te ???. Eshte e qarte. Perendimi nuk e merr ne konsiderate per shkrimtar dhe intelektual te kalibrit te Kadarese, prandaj dhe nuk mund te mendohet ndonje shkrim redaksional i ketij lloji ne gazeta perendimore.
Redaksia ka perzgjedhur pjesen e dyte te tekstit te Qoses me nje pikesynim te qarte - ne kete pjese ai merret kryesisht me Kadarene prandaj dhe merakun nuk e kane me ate se ne cfare niveli eshte letersia shqiptare, por si te hidhet mjegull paqartesish ne vepren e Kadarese, si te pergojohet shkrimtari ne menyre qe t'u zbehet europianeve vlera e pakontestueshme qe mbart vepra e tij ose me sakte si t'i cirret maska ketij "gjeniu lajkatar". Qellimi final - po u njollos pak imazhi i Kadarese atehere vetvetiu bie gjithe opinioni per letersine shqipe. Me e rende tingellon kjo kur behet ne nje shkrim te Qoses, ku i behen lajka letersise serbe ne krahasim me ate shqipe. Ne menyre servile kjo letersi ngrihet lart ndersa letersia shqipe cilesohet provinciale. Eshte tamam qendrimi i dikurshem servil i disa intelektualeve te Kosoves, ku Beogradi ishte per ata qendra e botes. Ky qendrim servil i Qosjes koincidon me ate te Migjen Kelmendit, i cili pak kohe me pare, ne nje emision televiziv "Zone e ndaluar" tregoi nervozizem kunder te ashtuquajturit "presion kulturor te Tiranes" sepse, sipas tij, me Beogradin na lidh nje tradite e gjate bashkejetese kulturore.
Nje shqiptar nga Kosova, ne kete rast Qosja, perdoret nga shtypi serb, per te goditur letersine e kombit te vet dhe kolegun e vet shqiptar. Nderkohe qe dihet se Kadare ka qene i sulmuar sistematikisht keto 20 vitet e fundit nga shtypi serb. Permenden sa per sy e faqe kater shkrimtaret shqiptare dhe nuk komentohet letersia shqiptare. Perkundrazi keqinterpretohet Kadareja, i pranuar dhe adhuruar nga kultura boterore.
Permendet ne shkrim se per 30 vjet Kadareja ka qene ideolog i Partise se Punes dhe ka luajtur rolin e komisarit te Partise. Ka shkruajr pa nderprere kunder kapitalizmit dhe kunder amerikaneve te cilet quheshin imperialist. Pasi i meshohet me tere forcen qenies se Kadarese si i privilegjuar i shtetit diktatorial, perkthimet dhe botimet e te cilit ne France e gjetke beheshin nga shteti, me argumente absurde, tendencioze e te rreme, (qe tashme jane te konsumuara edhe nga pjesetaret e tjere te ekipit antikombetar, sikurse i ka konsideruar ata E. Kryeziu ne artikullin e tij (Sikur Beogradi te ndante cmime si Nobeli), kthehet veshtrimi nga trajtimi i shkrimtarit Kadare si nje antiislamist dhe ithtar i konvertimit te shqiptareve ne te krishtere. Qosja e konsideron Kadarene te perfshire ne nje organizate konspirative kristiane ne funksion te qarqeve te caktuara konservatore europiane.
Per ta nderkombetarizuar ceshtjen permendet ne pamflet Kryeministri italian Silvio Berluskoni, si i djathte konservator qe promovon Europen unike kristiane,( teze e re aktuale per te ngjallur reagim nderkombetar).
Le te konsiderojme per nje moment se Qosja mendon apo shkruan drejt. Te pakten, ne boten shqiptare nje orientim te percaktuar qarte, properendimor e kane shprehur dhe kerkuar me tere forcen disa emra te medhenj shqiptare. Nder ata mund te permendim vellezerit Frasheri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mbreti Zog, Ibrahim Rugova, etj. Mos ndoshta edhe keta personalitete kane qene te implikuar neper organizata te fshehta konservatore prokristiane duke minuar keshtu qellimet e shtetit osman per Shqiperine dhe shqiptaret? Pra Qosja me pretekstin e analizes se letersise shqipe, gjithe shigjetat i drejton me synim rrudhjen e vlerave siperore te vepres letrare te Kadarese me ane te implikimeve dhe keqinterpretimeve qellimkeqija ne sferen politiko-religjioze te shoqerise. Ata qe e dine historine nuk harrojne edhe perpjekjet e njohura te serbeve per ta perdorur karten e myslimanizmit si mjet percarjeje midis shqiptareve. Sherbim me te vyer per ata se ky shkrim i Qosjes veshtire se mund te gjendet. Eshte kulmi i ironise kur shtypi i Beogradit merakoset per myslimanet shqiptare.
Del qarte edhe nga opinione te meparshme te autoreve te tjere se Qosja ka nje arsye madhore, shtrenguese te perhershme, e cila e detyron te vjelle vrer ndaj Kadarese. Pyetja qe mund te shtrohet eshte kjo: Perse pikerisht ne kete moment Qosja nuk u mjaftua vetem me intervisten ne gazeten shqiptare mbi mjerimin e provincializmit por i ploteson kerkesen Beogradit duke shkruar te ??? me shtim vreri te ri artikullit te botuar me pare ne Prishtine.
Eshte Nyja Kosove ajo e cila e jep pergjigjen ne kete rast. Kadare gjate qendrimit ne Madrid dha shume intervista, por me kryesoren e pergjigjeve te tij e perbente shpjegimi i pyetjes se perse Spanja nuk e njihte akoma Kosoven. Kadare me pergjigjen e tij mjaft te mencur argumentoi se konteksti spanjoll dhe ai kosovar jo vetem qe jane te ndryshem ne historine e tyre por u prononcua me mjaft diplomaci ne ate se cfare nuk duhet te perbeje kriterin spanjoll te zgjidhjes ne kete rast. Kadareja shpjegoi se Spanja vepron gabim kur transferon problemet e saj te brendshme ne kontekstin ballkanik. Kadare qartesoi se Spanja nuk ka bere as krime, as shperngulje, as spastrim etnik, as genocid si kane bere serbet ne Ballkan.
Sigurisht nje pergjigje e tille ka ngacmuar nervat serbe gje qe i ka detyruar ata qe te kerkojne nje kunder reagim te ashper ndaj ketij personaliteti fjala e te cilit degjohet e analizohet neper sallonet kulturore dhe diplomatike europiane.
Eksperienca historike serbo shqiptare dhe ne kete rast perdorimi i Qosjes kunder Kadarese prej shtypit te Beogradit te kujton perdorimin e komuniteteve te percmuar, si romet etj. ne punet e ndyra, gje qe ka ndodhur ne konfliktin e Kosoves.
Si ne Kuran ashtu edhe ne Bibel ka mes te tjerash nje mesazh mjaft moralizues ndaj Pendimit, Vrasjes se Ndergjegjes. Ne ato libra thuhet - "Faji te shtyn dhe duhet te te shtyje qe te besh te mira". Qosja yne edhe me kete norme moralizuese shpirterore bie ndesh pergjate rruges se tij te mundimshme antiKadare. Morali i tij me veprimet ne seri anon qartazi me shume nga bota e shpirtit te rrenuar makbethian se sa nga librat e shenjte.
Koha Jonë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi