Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone...

Shko poshtë

Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone... Empty Sulejman Sulejmani: Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 21, 2009 2:13 am

Rezistenca ndaj Brigadës së XII Maqedone (e vetëçuajtur:"e përgjakshme"), në popull e njohur si Lufta e Desivojcës

(Me rastin e 65 Vjetorit te Luftes se Desivojcés)

Nga Sulejman Sulejmani

Lufta e Dytë po mbaronte dhe për shqiptarët e Kosovës vinin ditë të zeza.Vinte një pushtues i egër, i maskuar në petkun Partizan që donte të zhbënte çdo gjë shqiptare.Thuhet,se Shaban Polluzha iu tha burrave që të iu thonë grave t'i mbrojnë djepat me trupat e tyre,se, siç po shihet,këta gjakpirës e kanë vendosur të na çfarosin të gjithëve.Në çdo pëllëmbë,në çdo skajë të viseve shqiptare bëhej terror dhe çdo pëllëmbë lahej me gjak të shqiptarëve të pafajshëm.
Kësaj masakre nuk i shpetojë as Gjilani me rrethinë.Kështu,me 18 dhjetor 1944 Brigada e XII Maqedone e çuajtur "e përgjakshme" u nisë në drejtim të Hogoshtit për të masakruar popullsinë e pafajshme në Malësinë e Gollakut dhe njëherit të shpartallonin një numër të lutëtarëve shqiptar që strehoheshin diku te Guri i zi.Ka mendime,se Brigada erdhi drejtë nga Bujanovci,çka nuk mund të jetë e vërtetë,sepse nga atje nuk mund të informohej për Malësinë e Gollakut.Këtë e verteton edhe profesori serb çetniko-titist Bogomir B.Stankoviç, i cili te libri i tij pamflet dhe anti- shqiptar "Pomoravla e Kosovës në Revolucion 1941-1945" thotë se: kryeshefi i OZN-ës, Lubo Shotra iu drejtua shtabit të Brigadës së XII Maqedone,e cila ato ditë ndodhej në Gjilan.Ai, thotë se: iu drejtua për ndihmë shkaku se(kinse) vinin zëra që te Guri i zi pregatitej sulmi në Gjilan ashtu siç u bë në Ferizaj.
Unë mendoj se luftëtarët shqiptar që gjendëshin në Malësinë e Gollakut nuk do ta sulmonin Gjilanin,po të mos i provokonte kjo brigadë gjakatare,e cila doli atje për terror.Vërtetë më herët Shtabi Suprem i Kosovës, në krye me Adem Gllavicën kishte marrur vendim që të sulmohet Ferizaji dhe Gjilani.Pas humbjes dhe shpartallimit në Ferizaj të luftëtarëve shqiptar vështirë se do të realizohej plani për sulm mbi Gjilanin.Luftëtarët shqiptar që gjëndeshin te Guri i zi ishin shumë të zemruar dhe urrejtja iu vlonte në gji,pasi që në burgun e Gjilanit shqiptarët masakroheshin pa kurfarë gjygji nga pjsëtarët çetnik të OZN-ës të konvertuar në partizan.
* * *
Brigada e XII Maqedone ose një pjesë e sajë marshojë në drejtim të Desivojcës, me 19 dhjetor 1944.Bataljoni i parë që duhej të shkonte në drejtim te Çarrit,do të jetë ndarë në Rogoçicë te vendi i çuajtur Katushnicë.Me këtë marshim drejtë Çarrit,brigada e fuste si në darë tërë Malësinë e Gollakut.Bataljoni i tretë u niset në drejtim të Vruçevcit dhe i dyti në dejtim të Desivojcës.Si ilustrim për luftën e Desivojcës,po shkëpus një fragment nga libri monografik"Desivojca nëpër kohë"(botuar me 1998) i autorëve:Dr.Sadri Shkodra,Hasan Bunjaku dhe Dr.Faik Shkodra.Fragmentin po e shkëpus nga libri i tyre për shkak se autorët janë nga Desivojca dhe hulumtimet e tyre janë më të sigurtat,sepse janë rritur me pjesëmarrësit e kësaj lufte.Për këtë luftë dhe sulmin mbi Gjilan,pas viteve të nëntëdhjeta janë shfaçur shumë spekulime dhe variante,sidomos për udhëheqësit e kësaj lufte dhe sulmit mbi Gjilan.Spekulimet janë bërë varësishtë nga simaptitë e autorit,por edhe të atyre që u kanë dhënë infromata.

***

Fragment i shkëputur nga faqja 102-103 (Desivojca nëpër kohë):

" S'ka dyshim se luftëtarë të denjë në organizmin e rezistencës kundër kësaj brigade ishin:Shefki Bunjaku,Aziz Surdulli,Sylë Zarbica,Muharrem Fejza,Dulah Hajra,Hysen Zhuja dhe të gjithë desivojcasit me fshatrat e kësaj treve.Duke theksuar se veprimet e dhunës dhe të krimeve Brigada XII Maqedonase i ka filluar posa ka arritur në Lajciq te shtëpia e Rexhë Kamberit ku,në livadhet pranë tij të gjitha stogjet dhe çardakët e sanëve i djegin,por paniku më i madhë në popull u krijua kur i dogjën shtëpitë e Aziz Surdullit.Në këtë kohë një numër i konsiderueshëm bashkëlufëtarësh të Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare,të prirë nga Mulla Idrizi,niset prej thellësive të bjeshkëve drejt lagjeve të Desivojcës.Pikërisht kur kanë arritur në Podinë,disa prej pjesëmarrësve të gjallë pohojnë,se: Sylë Zarbinca u ka çuar fjalë bashkëluftëtarëve të vet që ta nisin sulmin,meqë si duket kishte informata se Podina ishte vërshuar me pjesëtarë partizano-çetnik të kësaj Brigade.
Rrugën e kemi bërë natën-thotë Nezir Dalipi,tash shtatdhjetë e nëntë(79) vjeçar,përndryshe pjesëmarrës i drejtëpërdrejtë në këtë luftë,dhe kur kemi arritur te Laki i Kezit jemi takuar me Sadik Adem Shkodrën,i cili na ka thënë se nëpër shtëpitë e kësaj lagjëje ka pjesëtarë të Brigadës XII Maqedone.Në atë çast Aziz Surdulli na ka urdhëruar që të hapim zjarr dhe ne pa u hamendur kemi shtënë në të gjitha drejtimet.Por, siç mësojmë më vonë në atë çast ata kishin pas ikur shpejtë e shpejtë drejtë lagjes së Zhigolëve.Prej Podinës luftëtarët e Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare kanë rënë te Reka e Desivojcës dhe aty kanë marrur informata se Brigada XII Maqedone ka filluar krismat në lagjet e tjera,por më e rrezikuara ishte ajo e Zhigollëve.Menjëherë luftëtarët e Shtabit janë nisur drejt kësaj lagjëje.Disa prej këtyre luftëtarëve të Shtabit të Mbrojtjes Kombëtare më parë kanë arritur te shtëpia e Adem Halit Bunjakut dhe brenda në dhomë prej një dritëze të zbehtë kanë parë grumbullin e madhë të fëmijëve dhe të grave.Luftëtarët e Mulla Idrizit kanë ndërmarrur çdo gjë që ishte e mundur-thotë axha Nezir.Jemi nisur në drejtim të shtëpisë së Shaban Zhigollit ,të cilën pjesëtarët e Brigadës XII Maqedone e kishin djegur dhe rrafshuar me tokë.Kur janë afruar,si rrufeja është drejtuar një zë,një britmë e tmerrshme nga ana e rojës së kësaj brigade:Ndaluni!Ku shkoni?Pas këtyre fjalëve luftëtarët e Mulla Idrizit janë sulmuar me të shtëna nga armët e zjarrit.Po si thonë pjesëmarrësit e gjallë të rezistencës,me të njejtën masë ua kanë kthyer,por meqë ishte natë dhe toka pakëz e mbuluar me borë me shumë mund kanë arritur t´i shmangen vdekjes.Po atë mbrëmje të kobëshme,të dhjetorit mëhallën e zhigollëve e përfshiu zia dhe shumë shtëpi u dogjën me themel,ndërsa torturat ndaj njerëzve kishin filluar të bëhen prej shtëpie në shtëpi.Në këtë lagje atë natë partizano-çetnikët e kësaj brigade dogjën shtëpitë e: Sahit Bajram Bunjakut,Halit Fazli Bunjakut,kurse Shaban Zhigollit ia dogjën shtëpinë,plemen dhe koshin.Mandej,rrëmuja vazhdoj duke ua vënë zjarrin shtëpive të Feriz Zhigollit,Isuf Zhigollit,Hysen Zhigollit,Sinan Halit Bunjakut, të cilit ia dogjën odën dhe plemen,kurse shtëpinë e vjetër nuk arritën ta digjnin.Meqë shtëpitë e kësaj lagjëje i përfshiu flaka e zjarrit,njerëzit e Desivojcës,po edhe fshatërave përreth,i kapi paniku i madh.Luftëtarët e Mulla Idrizit,të cilëve iu printe Azizi,Shefkiu,Syla dhe Muharremi po atë natë vlerësuan se nuk i kanë mundësitë për ta shpartalluar dhe thyer Brigadën XII Maqedonase,prandaj vendosën që për pak kohë deri sa t´i konsolidonjë radhët të tërhiqen,sepse ç´është e vërteta,Sylë Zarbinca me luftëtarët e tij nuk kishte arritur ende ta fillonte sulmin e paraparë nga ana e Gagicëve.Ai, priste për të sulmuar në agun e ditës.Gjatë tërheqjes nga sulmi kundër asaj Brigade në lagjen e Zhigollëve,Aziz Surdulli me disa shokë ndahen.Kthejnë nga lagjëja e Surdullëve për të parë se ç´kishte ndodhur dhe sërish takohen me shokët e tjerë te Prroi i Dhive.Në atë bjeshkë kanë ndezur zajrrin deri sa ka zbardhur dita.Në ato çaste,pra,me 20 dhjetor 1944,siç tregojnë Nezir Dalipi dhe Salih Dalipi,Sylë Zarbica me bashkëluftëtarët e vetë prej Gagicëve vërsulën kunder partizano-çetnikëve te kodra e Zhigollëve.Është shumë e vërtetë që Syla me bashkëluftëtarët e tij ka bërë kërdi të madhe duke u shkaktuar humbje të mëdha partizanëve maqedonas dhe duke i detyruar që të terhiqen kush sa mundet më shpejtë.Ndihmë të veçantë Sylës nga ana e jugut i ka ofruar Riza Lam Shkodra,i cili tregohet trim i pakompromis.Ndihma i kanë ardhur nga të gjitha lagjet e Desivojcës.Ndërkaq,Batalioni që kishte shkuar në drejtim të Çarrit sulmohet nga luftëtarët e Muharrem Fejzës(dhe të Fazli Ramadanit Novosellës,shenim i imi).
Muharrem Fejza si luftëtar i denjë me bashkëluftëtarët e vet arrin ta shpartallojë plotësishtë këtë Batalion, duke i shkaktuar humbje katasrtofike.Kjo brigadë përjeton humbje të mëdha nga sulmet që i bënë:Sylë Zarbinca nga Lindja,Riza Shkodra nga jugu,Aziz Surdulli nga Veriu trimat e lagjeve Koman e Bunjak,dhe sulmet e Muharrem Fejzës në Çarr.Mulla Idrizi thuhet se gjatë kësaj lufte ishte në Liskocë"(mbaron fragmenti)

***

Pas shkatërrimit të kësaj brigade luftëtarët shqiptar marshuan drejt Gjilanit dhe u ndalën në fshatin Përlepnicë.Thuhet se aty u bënë shumë polemika mbi sulmin për ose jo,mbi qytetin e Gjilanit.Thuhet se Mulla Idrizi ishte kundër sulmit mbi Gjilan,ndërsa pro sulmit ishin Sylë Zarbinca,Muharrem Fejza Shefki Desivojca etj.Sulmi mbi Gjilan u bë në tri drejtime,nga Stanishori,Koretishta dhe Malisheva.Gjilani bie në duart e luftëtarëve shqiptar,me prejashtim të ndërtesës së OZN-ës.Çetniko-partizanëve iu vjen në ndihmë Batalioni i II i Brigadës së V kosovare.Pas arritjes së këtij batalioni shumë më rëndë të armatosur,luftëtarët shqiptar fillojnë të tërhiqen nga qyteti dhe shpërndahen nëpër shtëpitë e veta,me prejashtim të udhëheqësve të kësaj rezistence.Shefki Desivojca bie dëshmor në Gjilan me pushkë në dorë,ndërsa Mulla Idrizi,Sylë Zarbinca dhe Muharrem Fejza kalojnë në ilegalitet deri sa vriten nga forcat e OZN-ës.
Pas rimarrjes së qytetit të Gjilanit nga çetniko-partizanët, u bënë maskara të mëdha,nuk u kursye askush,as fëmijë,as gra,as pleq.Ka zëra që thonë se u masakruan deri në 8000 persona,ndonjë hulmutim i saktë mendoj që nuk është bërë kurrë.Mendohet që nga gjilanasit e vjetër(vendas) në Gjilan, në sajë të këtyre masakrave kanë mbijetuar shumë pak.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi