Qerim Rexhaj: “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj
Faqja 1 e 1
Qerim Rexhaj: “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj
Muharrem Blakaj |
Misioni sekret
Roman
Recension nga Prof. Qerim Rexhaj
Romani i titulluar “Misioni Sekret” i autorit Muharrem Blakaj është një vepër letrare që për nga motivi sjell një frymë të re në letrat shqipe. Autori për gjithë gjatë strukturës të këtij romani shpalon një dramë rrëqethëse e cila ndërtohet mbi fatin individual, familjar të n jë populli në rrethanat e një tragjedie të përmasave apokaliptike. Autori i këtij romani për temën e veprës së tij trajton punën e shërbimit serb në vlimet e politike në vitet e nëntëdhjeta gjatë periudhës së fundit të luftës në Kosovë dhe deri në përfundimin e saj.
Kapitulli i parë i këtij romani fillon me pasqyrimin e ngjarjeve të stuhishme të protestave dhe demonstratave përmes të cilave një popull i tërë si uragan, kundërshtoj aneksimin juridik të Kosovës dhe suprimimin e autonomisë nga ana e Serbisë. Në këtë kontekst, autori përmes strukturës tematike dhe personazheve të veprës pasqyron angazhimin e tërë një makinerie dhe të gjithë segmenteve tjerë, më këtë rast edhe të shërbimit sekret serb, për ta mposhtur rezistencën gjithë popullore, si dhe inspiruesit dhe organizatorët e tyre. Duke lexuar këtë vepër mund të pikasët forca motivuese, pjekuria dhe mbarështrimi kompozicional i veprës dhe në veçantia zhdërvjelltësia dhe pjekuria e autorit për të krijuar rrethana të efektshme, duke pasqyruar veprimet, rrethanat dhe metodat mbi të cilat vepron ky shërbim, autori arrin që pikërisht përmes këtyre të demaskoj fytyrën kriminale, abuzuese e të pamoralshme të këtij shërbimi policor. S’do mend, së pjesë e këtij shërbimi janë edhe disa shqipfolës, të cilët me vetëdije e bëjnë lojën e djallit në dëm të kombit të tyre. Filli i ngjarjeve në këtë roman fillon në kryeqytetin provincial të Kosovës por, përmes një artikulimi të mirë të ngjarjeve nga autori, postohet sa në një vend në një vend tjetër, duke pasq1yruar gjithë ato rrethana të jashtëzakonshme, gjithë atë tragjedi që shkarkohej mbi një popull nga pjesë të padukshme, veprime të nëndheshme që shpesh herë i shohim para syve tonë por nuk jemi në gjendje t’i akceptojmë.
Krahas veprimeve që merr shërbimi sekret serb, për ta mposhtur rezistencën që bëhet në Kosovë, atij i duhen njerëz të përgatitur, njerëz të kamufluar, për t’i dhënë goditje vdekjeprurëse mërgatës politike shqiptare në Evropë, e në këtë rast në Zvicër, aty ku përpjekjet për organizim politik ishin më të fuqishmet së kudo. Përmes emisarëve të vet, përmes misioneve sekrete, ky shërbim dëshiron të arrijë qëllimin e përçarjes totale të lëvizjes politike dhe të rezistencës shqiptare. Pikërisht, një mision të tillë sekret, autori e pasqyron përmes këtij romani përmes protagonistëve; Fer Gergjlekaj ekspert zbulimi me akademi policore të kryer në Beograd, Brankoviq Marinko i dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, Starqeviq Misha i dënuar 17 vjet po ashtu për krime, Milivoje Momqillo alias Moma i dënuar për shumë delikte si dhunues dhe vrasës i vajzave të miture. Zgjedhja e kriminelëve nëpër burgje, studentët vullnetar, të rinjtë nga jetimoret dhe dërgimi i tyre në detyra speciale, ishin metoda të vjetra në politikën serbe.
Fer Gjergjlekaj personazh kryesor i romanit “Misioni sekret” pasqyron prototipin e mercenarit, servilit dhe njeriut pa moral në shoqërinë shqiptare. Edhe në kohën kur fillon kthesa e madhe për pavarësinë e Kosovës, ai nuk parapëlqen të shkëputët nga vargonjtë e tradhtisë dhe krimit ndaj popullit të vet. Përmes protagonistëve të Ferit, Momës, Mishës, Nebojshës autori arrin të zbulojë një labirint të tërë me plot të panjohura të shërbimit sekret serb duke e pasqyruar pikërisht këtë shërbim si mekanizëm të krimit të organizuar, prostitucionit, drogës, pastrimit të parave të pista, kurdisjes së atentateve politike dhe mafioze dhe në fund qërimit të hesapeve në mes tyre, për t’i humbur gjurmët e krimit. Këtu janë ndërlidhur jo vetëm ambasadat e shtetit jugosllav, por edhe strukturat më të larta të këtij shteti.
Do theksuar së romani Misioni sekret i autorit Muharrem Blakaj është një vepër e strukturuar dhe e ndërtuar mirë si në planin ideor ashtu edhe në planin artistik. Autori përmes këtij romani është dëshmuar si mjeshtër i hollë i kompozicionit, lëvrimit të temës, dialogiimit, përshkrimit të situatave etj. Gjuha e pastër, stili i thjeshtë, pa ngarkesa simbolike dhe metaforike, bënë që kjo vepër të lexohet me një frymë dhe të mbahet gjatë në kujtesë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi