Repertori humoristik i Fishtës, tani në libër
Faqja 1 e 1

Studiuesi Kujtim Dashi sjellë për lexuesin shqiptar një libër të veçantë titulluar “Jam Pater Fishta që them uratë me gishta!", një repertor i pasur humoristik fishtjan.
Në të janë përfshirë: anekdota nga Gjergj Fishta dhe për të; fragmente nga publicistika e proza e Fishtës, që janë treguar dhe mund të ritregohen si anekdota.
Të drejtpërdrejta ose burimore, do t'i konsideronim ato anekdota të mbledhura prej Fishtës, ose prej atyre njerëzve, të cilët kanë pasur miqësi të ngushtë.
Kjo dëshmon për prirjen e veçantë të Fishtës ndaj humorit, zgjuarsinë e fantazinë e pasur, gjykimin e mprehtë të tij, si dhe për përvojën e madhe jetësore, aftësinë e rrallë improvizuese.
"Jam Pater Fishta që them uratë me gishta!" është anekdotologjia, fryt i një pune shumëvjeçare, që ka përgatitur për botim shkrimtari dhe studiuesi Kujtim Dashi. Në të janë përfshirë: anekdota nga Gjergj Fishta dhe për të; fragmente nga publicistika e proza e Fishtës, që janë treguar dhe mund të ritregohen si anekdota; impulse fishtjane nga vepra satirike dhe publicistike e tij; biobibliografi e zgjeruar për Fishtën, si dhe vlerësime për veprën e tij.
Bashkëkohës e studiues të Fishtës kanë vënë në pah prej kohësh se për të janë krijuar e tregohen shumë anekdota, disa të vërteta e një pjesë e madhe të trilluara prej fantazisë së popullit, apo që ia kanë ngjitur atij duke i marrë prej ndokujt tjetër, siç ka ndodhur e ngjet zakonisht me këtë zhanër. Njerëzit kane kërkuar gjithnjë, që në qendër të anekdotës të kenë si protagonist një figurë shumë të njohur, të besueshme e sa më popullore, e thënë ndryshe, e patundshme; ndonjë politikan i sotshëm do të thoshte gjithëpërfshirëse. Kjo dëshmon për prirjen e veçantë të Fishtës ndaj humorit, zgjuarsinë e fantazinë e pasur, gjykimin e mprehtë të tij, si dhe për përvojën e madhe jetësore, aftësinë e rrallë improvizuese, çka mishërohet në batutat e tij të befasishme, pikante dhe jetëgjata, që janë përcjellë nga brezi në brez deri në ditët tona. Volteri thoshte se anekdotat janë si kallinjtë që mbeten fushës së historisë pasi kalon drapri i të korrave. Pra, në këtë rrugëtim të gjatë edhe nëse është shtuar diçka në "kallinjtë" fishtjanë, në çdo rast, krijuesi, me siguri, ka pasur mirë parasysh një "kuotë" a një "referencë" nga Fishta dhe, me siguri, është munduar gjatë që t'ia atribuojë apo jo atij. Pavarësisht nëse janë origjinale apo janë të krijuara prej të tjerëve që e kanë njohur ose jo Fishtën, fakti që ky repertor fishtjan gjallon në kujtesën e njerëzve njëkohësisht me veprën e tij poetike, satirike, dramatike, publicistike etj., ende sot e kësaj dite, e rëndësishme është se ato bartin dëshmi autentike biografike dhe një qëndrim të veçantë receptiv të veprës së tij letrare e shoqërore; ato mund të vlerësohen edhe si një kronologji humoristike e jetës së Poetit dhe të preokupimeve të mëdha të kohës, i pranishëm ose jo edhe ai në to. Të drejtpërdrejta ose burimore, do t'i konsideronim ato anekdota të mbledhura prej Fishtës, ose prej atyre njerëzve, të cilët kanë pasur miqësi të ngushtë. Bibliografia e pasur dhe variantet e një fabule, të vjela drejtpërdrejt, të publikuara apo të mbledhura në arkiva shtetërore e personale, në monografi a libra memuaristike dëshmojnë për besnikërinë në zbatimin e principit të autoktonisë të kësaj pasurie humoristike fishtjane.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi