Isa Mulaj: Ekonomia joformale e bizneseve dhe e (pu)shtetit të Kosovës
Faqja 1 e 1

Ekonomia joformale e bizneseve dhe e (pu)shtetit të Kosovës
Nga Isa Mulaj
Kryetar i Këshillit Drejtues, Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)
"Në Gjermani, Nazistët së pari erdhën kundër komunistëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha komunist. Pastaj erdhën kundër Çifutëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha Çifut. Pastaj erdhën kundër sindikalistëve dhe unë nuk bëra zë sepse nuk isha sindikalist. Pastaj erdhën kundër Katolikëve dhe unë nuk bëra zë sepse isha Protestant. Në fund, ata erdhën kundër meje, dhe deri në këtë kohë nuk kishte mbetur askush që të flas për mua" - Martin Niemoeller.
Kur nuk ka vlerësime të përafërta rreth përmasave të sektorit joformal në Kosovë, atëherë është vështirë të supozohen edhe humbjet që i shkaktohen buxhetit të shtetit nga mos pagesa e tatimeve dhe taksave. Nuk e dimë madhësinë e saj, sado që mund të themi se pjesëmarrja e saj është po aq e madhe sa edhe e ekonomisë formale. Mungojnë analizat më detaje dhe treguesit për secilën veprimtari, llojin dhe sasinë e produkteve të përfshira, shërbimet joformale, çmimet, e shumë elemente tjera. Edhe sikur t’i kishim në dispozicion këta tregues, çështja është se si të zvogëlohet pjesëmarrja e madhe e ekonomisë joformale edhe e njëjta të përfshihet në ekonominë formale?
Pjesëmarrja e lartë e ekonomisë joformale vjen nga shkaku i mbijetesës ekonomike, e sidomos kohëve të fundit në krizën financiare. Ndonëse veprimtarinë ekonomike joformale mund ta dëmtojnë buxhetin e shtetit, ato janë pjesë e ekonomisë së përgjithshme dhe burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe punësimit për një pjesë të madhe të popullsisë. Derisa buxheti i shtetit humb nga veprimtaritë e tilla, një pjesë jo e vogël përfiton nga mospagesa e tatimeve dhe taksave. Jo pak njerëz janë pasuruar shumë nëpërmjet ekonomisë joformale, qofshin edhe ata në pushtet, që tani deklarojnë se do ta luftojnë veprimtarinë e këtij sektori ndaj të tjerëve pasi janë rehatuar vetë nëpërmjet saj më herët. Kur nuk ka filluar të luftohet me kohë ekonomia joformale, deklaratat zyrtare për shpallje luftë dhe përkushtimi kundër ekonomisë joformale nuk do të ketë sukses në zvogëlimin e përmasave të saj, aq më pak në këtë kohë krize të thellë ekonomike që e ka mbërthyer Kosovën. Për momentin dhe në vitet vijuese, do të jetë shumë e vështirë për ta zvogëluar dukshëm ekonominë joformale. Edhe ashtu në informalitet, shumë biznese mezi po mbijetojnë. Megjithatë, ekziston edhe ekonomia joformale e (pu)shtetit. Jemi dëshmitarë të keqpërdorimeve të paskrupullta me mjetet e buxhetit të Kosovës. Të përkujtojmë se mjetet e buxhetit të Kosovës janë mbledhur nga ekonomia formale, ndërsa një pjesë e tyre kalon qëllimshëm në ekonomi joformale nëpërmjet keqpërdorimit dhe shpenzimit jo transparent e të dyshimtë të tij. Nëse Qeveria është e përkushtuar ta luftoj ekonominë joformale, atëherë së pari këtë duhet ta bëjë në nivel të saj për keqpërdorimet e shumta të buxhetit ose mjetet e ekonomisë formale. Fatkeqësisht, formën më të lehtë dhe më të papranueshme të sektorit joformal kohëve të fundit është duke e zbatuar Qeveria. Në mbyllje të vitit fiskal për vitin 2009, kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan një vendim sipas të cilit ai e gostitë veten dhe vartësit e tij me nga një pagë marramendëse prej 16.800 euro, ose gjithsej 218.400 euro. Pagën “bingo” për muajin dhjetor të këtij viti prej 16.800 euro, sipas vendimit skandaloz, përpos Hashim Thaçit e gëzojnë edhe 12 anëtarë të kabinetit të tij si vijon: Hajredin Kuçi zëvendës kryeministër nga PDK) Ramë Manaj (zëvendës kryeministër nga LDK), Skënder Hyseni (ministër i punëve të jashtme – MPJ), Volra Çitaku (zëvendëse MPJ-së), Fehmi Mujota (ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës – FSK), Fatmit Limaj (ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit – MTPT), Adem Grabovci (zëvendës i MTPT-së), Arsim Bajrami (ministër i Shërbimeve Publike), Enver Hoxhaj (ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë), Nekibe Kelmendi (ministre e Drejtësisë; cila është drejtësia në këtë rast skandaloz sipas saj!?), Alush Gashi (ministër i Shëndetësisë), dhe Mahir Jagxhillar (ministër i Planifikimit Hapësinor dhe Mbrojtjes së Mjedisit). Të jemi shumë të qartë vetëm për një gjë; mjetet e buxhetit të Kosovës janë gjeneruar nga veprimtaria e ekonomisë formale të bizneseve të cilave u është dashur mund i madh për prodhimin, importimin apo shitblerjen e mallrave për t’i shndërruar në para, ashtu si u është dashur edhe për ofrimin e shërbimeve për para, një pjesë të te cilave e kanë paguar në llogarinë e buxhetit të Koovës në formë të tatimeve dhe taksave. Për dallim nga ekonomia formale të cilës i kërkohet mund i madh të vjen deri te paratë dhe një pjesë të tyre t’ia paguaj shtetit, Qeveria është shumë më e drejtpërdrejtë deri te paratë, dhe atë në mënyrë makabre duke i vjedhur si të gatshme mjetet e buxhetit të shtetit. Në këtë kontekst,vendimi i kryeministrit Thaçi (por edhe pranimi i kësaj oferte nga zëvendës kryeministrat, ministrat dhe zëvendës ministrat) na del si veprimtari edhe më rrezikshme se e kontrabandistëve të armëve, drogës, cigareve, dhe karburanteve. Kontrabandistët shpenzojnë mund të madh për të ardhur deri te paraja për veten e tyre, ndërsa funksionarët e Qeverisë i marrin paratë për vete si në “bashqe t’babës”, dhe më e keqja është se mjetet që i marrin ilegalisht në këtë mënyrë rrjedhin nga ekonomia formale. Edhe presidenca ka filluar t’i bëjë “konkurrencë” këtij bizariteti të Qeverisë meqenëse në të njëjtën kohë (dhjetor 2009) mori vendimin për blerjen e veturave të reja për Zyrën e Presidentit në vlerë prej 350.000 euro.
Këto dy raste janë ekonomia joformale e (pu)shtetit të bëra publike. Meqë ekonomia joformale zhvillohet kryesisht në formë të fshehur për të mos i rënë në sy dhe vesh publikut, nuk jemi në dijeni rreth përmasave të veprimtarisë së tillë nga ana e (pu)shtetit, por dyshojmë se ka edhe shumë raste tjera, ndoshta aq shumë që nuk mund të numërohen.
(Pu)shteti i Kosovës në muajin dhjetor të këtij viti (një prej muajve skandaloz në keqpërdorimin e buxhetit të shtetit) u zotua se në vitin 2010 do të ketë prioritet luftën kundër ekonomisë informale. E përkrahi plotësisht zotimin e tillë, vetëm se, caku i parë i kësaj lufte duhet të jetë kundër ekonomisë joformale të vetë (pu)shtetit dhe brenda vetë (pu)shtetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi