Shaban Peraj: Çfarë nuk të dëgjojnë veshët!
Faqja 1 e 1

Çfarë nuk të dëgjojnë veshët!
Në një shoqëri ku asaj që njëri i thotë e bardhë, tjetri i thotë e zezë, edhe nëse mund të vihen re përplasje sa majtas, djathtas, kurrsesi nuk mund të shënohen si zhvillim e lartësim i një vendi.
Shkruan: Shaban Peraj
Parlamenti lokal i Ulqinit tashmë për çdo qytetarë është bërë aq i mërzitshëm sa të bënë të kuptosh se e ka marrë lumi. Nuk kalon seancë e të mos dëgjosh një lumë fyerjesh e sharjesh që vijnë nga të zgjedhurit e popullit. Protagonistët e debateve në Kuvend sa herë që takohen prodhojnë gjithë ditën e lume gjëra nga më të ndryshmet për njëri-tjetrin, për partitë kundërshtare, për rrethin mes të cilëve jetojnë e pjesë e të cilëve janë edhe ata. Ajo që të habitë është fakti, prej nga i gjithë ky mllef ndaj njëri-tjetrit, ndaj të afërmve, po edhe ndaj vetvetës? Kjo mënyrë e të bërit kuvend rëndon mbi interesa të ngushta të këtij apo atij individi, përkundrazi këtu nga mënyra se si sillen nuk janë të vetëdjshëm se rëndojnë mbi mbarë shoqërinë tonë. Duket se disa nga këta, me veprimet e tyre shprehin dëshirë për të personalizuar debate politike në mungesë të argumenteve, gjë që për një vend të vogël siç është ky i yni, duket qartë se nuk ka vend për ngjarje të tilla. Secili nga aktorët e debatit mundohet të japë argumente gjoja se është njohës i mirë i rrethanave politike pa menduar fare se me veprime të tilla kalon në ekstrem! Debatet e tilla çojnë në përfundim se të njëjtit nuk kanë ndjeshmëri publike, nuk kanë mundësi intelektuale për të lokalizuar problemin, ndaj vërsulen ndaj njëri-tjetrit pa zgjedhur mjete e pa provuar kulturën e komunikimit korrekt të cilat kërkojnë ti bartin edhe në mediat publike.Çështja është se si mund të ndodhë kjo në brendësi të mjeteve të informimit nëse të njëjtit nuk gjejnë gjuhë komunikimi brenda kuvendit, atij tempulli ku shoqëria u ka dhënë mandatin. Bile shkohet edhe aq largë sa një palë kërkon të jetë vazhdimisht në media, kurse pala tjetër përmes mikrofonit të Kuvendit akuzon gazetarët pse raportojnë për rrjedhën e ngjarjeve në “mënyrë reale”, gjë që nuk i pëlqen dikujt, ndaj të njëjtit kërkojnë një disiplinë më të madhe të gazetarëve “jo të dëgjueshëm”, sipas tyre, po edhe me një iniciativë që të shikohet mundësia e akreditimit të tyre për të përcjellur seancat e Kuvendit të Ulqinit. Edhe në kohën e diktaturës gazetarët kitik kanë qenë të rrezikuar sepse kanë informuar për politikanë si drejtues të shthurrur të ekonomisë e problemeve shoqërore. Mediat duhet të ruhen jashtëzakonisht nga shërbimi kushtuar dëshirave e pasioneve të personave, ata duhet të kenë për synim vetëm e vetëm të drejtën, mendimin e qëlluar, ndjenjat dhe realitetin shoqëror.Sot në vendin tonë ka një ligj për media dhe aty përcaktohet qatë se çka mund të bëjë një gazetar dhe deri ku mund të shkojnë me raportet e veta. Jemi dëshmitarë se nga aktorë të politikës kërkohet të rrezikohet fjala e lirë e liria e mediave, të njëjtit duke shfrytëzuar ndikimin politik sulmojnë gazetarët duk bërë përpjekje që tu caktojnë edhe temën e bisedimeve! Ata kështu kërkojnë që mediat të prodhojnë lajme që i shkon për shtat vetëm kamerës e lapsit, në interesë të mbojtjes së parisë politike, gjë që nëse shkruhet për dobësitë e të metat e shoqërisë, atëherë ata duhet maskuar sepse kështu e kërkon koha e momenti. Pra, pushtetarët duhet të kujdesen që temat, dukuritë negative në shoqëri, hallet dhe telashet e popullit të jenë “të përshtatshme” e jo të “nxehta”. Në politikën lokale hapen tema nga më të ndryshmet, ndaj njeriu nuk ka si të mbetet indiferent. Fillimisht debatohet për një temë të caktuar, për të kaluar pa një, pa dy në debate jashtë temës së caktuar dhe aty dëgjon fjalë që nuk do duhej t’i dëgjonim nga gojët e përfaqësuesve të popullit.Për njërëz të caktuar, politika që bëjnë është kthyer në përfitm, dhe po t’i shikosh në këtë aspekt gati të gjithë përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi janë humbës. Ata duke u kapur pas situatave që krijojnë në bazë të tyre, krijojnë edhe opsione të ndryshme që kanë të bëjnë me fatin e popullit. Kur i shikon debatet që zhvillohen në kuvend, të gjithë e kanë gojën plotë me fjalë demokraci, po a e meritojmë demokracinë?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi