Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Ferit Ramadani

Shko poshtë

Poezi nga Ferit Ramadani Empty Poezi nga Ferit Ramadani

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 22, 2009 3:19 am

Poezi nga Ferit Ramadani U1_FeritRamadaniFerit RAMADANI

1. NJË NATË NË DETROID !

(Në maj të vitit 2004, isha në Elgjin tek djali në vizitë ! Atje, Nipi im Rushiti, sapo arrita më tha :
- Dajo ! Më shoqero për në Cleweland ! Duhet të dërgoj veturën për në vendlindeje !

U pajtova unë, perkunder djalit tim Arianitit , që me tha se rruga ishte e gjate . Dhe ne u nisëm.
Na zu nata në Detroid , ku tek nje hotel pranë Kishes Autoqefale Shqiptare , pushuam ...!)

Kjo linjë e gjatë , kjo linjë rrugetimi,
kaloj një natë në Detroid,
më ndozi mallin - vullkan frymëzimi
më shoqeroi Noli , më tha : Prit!

- Të solli rasti , ai mbret i botës
qëndro këtë natë , të ndjesh qetësi !
Këtu mbaroj si uji i gotës
Ajo rreze Dielli për Arbëri !

- Më fal bre burrë ! Ia kthej atij.
Po ti a prehesh? Apo rilind ?!
Mos më rrëmbeve , dua të di ,
të marr leje nga femijë e prind !

Me ty do të nisja edhe nje jetë
se ka nevojë të rinisë e mbara !
Nuk arriti të bëhet Shqipëri' e vertetë !
Demokracisë - shumë keq i ka mbi fara!

Një erë agimi më përzuri ëndërrimin,
u largua Noli , u nisa unë !
Në Cleweland më priste mbarimi
në shtigje të gjata e, pa fund!

Nju Jork , Uashington e sa mrekulli
do të ktheja pastaj në Ilionis,
gjithë kohën Nolin si shenjt në gji
n'frymëzim të lirikës e qëndis !

2.TEK SHTËPIA E HASAN PRISHTINËS

(Nga 15 shkurti deri me 17 mars të vitit 2001 isha në Selanik, në Seminarin e organizuar në nivel Ballkanik të Postave, ku morën pjesë edhe përfaqësuesit nga Posta Shqiptare, ata të Bullgarisë dhe të Greqisë.Unë dhe njëmbëdhjetë shqiptarë të të tjerë, ishëm në përbërje të delegacionit nga Posta e Maqedonisë , por ,përfaqesuam pjesën Perendimore të saj , që njihet si Iliridë, por akoma e pajetësuar ! ). Atëhere, pata rastin të njihem me Arvanitasit, por edhe të vizitoj Shtëpinë e Hasan Prishtinës që ishte e vetmuar në Selanik.

Kush e vrau të zotin e të vari dryrin e shkretisë?
Përshpërisja me vete me mallhidhërim !
Nurngrysur qëndronte e lodhur prej vetmisë
Shtëpia - në pritje ti hynte në derë ai trim!

E kishte përballur dhembjen , nëpër dekada
me heshtje në muzgje, me heshtje në agim !
Pos shpezëve e shtegtarve që thurrën serenata
nuk kthej asnjë të bëjë takim!

U ndala para saj ! Era që frynte dhe valet e detit
më dolën përpara më than shumë fjalë !
Fustanellat e çamëve si flamuj të rrëmetit
me Aristidh Kolën më dolën përballë !

Më than: Dëgjo ! Ne jemi shpirti i Arbërisë!
Nëpër shekujt rrebesh, s'na ndërroj stina !
Dëshmon kjo shtëpi e mbyllur prej tradhëtisë
ashtu siç u vra tribun Hasan Prishtina!

Meit mbeta pa fjalë me shikim tek ajo ,
shtat'i saj i heshtur kishte mbijetesë !
Tek flisja në vedi ashtu i thash : Dëgjo !
Do ta ngrisim flamurin tek ti o fortesë !

Një ditë do të mblidhemi tek ty patjetër !
Hasan Prishtina me ne do të jetë në ballë !
T'ia shpalojmë ardhmërisë rrënjën e vjetër
se gjaku i saj në damar na kallë !


3.DHURATË SHËN NAUMI !

( Gjithë vendi i Shën Naumit, dhe vendi i shenjtë ku ishte ngritur Teqeja , ku shërbente Baba Sari Sëlltëku,
për vrasjen e Baba Bajram Currit në Shpellë të Dragobisë, i jepet dhuratë Pashiqit !!!

Sot, në vendin e Teqesë eshte ngritur Kisha Orthodokse pravosllave maqedonase, që e mban emrin Sveti Naum .)

Një fllad magjik një dritë ylberi ngritej
në rrjedhën e Drinit që hynte në liqen !
Në intimë misteri për Shën Naumin pritej ,
Baba Sari Sëlltëku - si Diogjen!

E ngriti flamurin të valvisë Rilindja
Nga Shtëpia e Lidhjes në Prizren - një vulë dekor !
Kryeqendra e shqipeve ! E qëlluar bindja!
- Shenjtëriuratë - arriti nga Baba Tomorr !

Sa madhështore kjo zemër për Arbëri !
U lidh shkëlqimliqeni - në rrjedhë përjetësia!
Në udhëtim i përhershëm Drini në Driniiii
të bleroj shtatin Ilirilashtësia !

Sa e gjatë rruga! Sa zgripe , katandi !
U kërlesh qielli, flakë mori toka !
Në pazarin e djallit nis loja tradhëti !
- Besëprerje i bëjnë ca koka!

Në heshtje rënkonte Sari Sëlltëku !
Dhe lutej të mos kishte harbutë !
Shenjtëri e mistershme - fluturoj si jastëku !
- Xhenaze Ai ! - Në shtatë tabutë !

Se në Shpellë të Dragobisë e vrau tradhëtia,
Baba Bajramin tribun ! Martir i shqipehapsirës !
- Dhuratë Shën Naumi ! E mori Sërbia !!!
T'i nënshtrohej shqipja - në shekuj , errësirës !


4.Ju ! Jeni vargu - SHQIPËRIA!

Pandeli Sotiri lindi në vitin 1852 në fshatin Selçkë afër Gjirokastrës dhe vdiq në vitin 1890 ishte themeluesi i parë i shkollës shqipe në Korçë Ai ishte një ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe. V itet e fundit të jetës, i kaloi i internuar në Selanik.

Në ballin me rrudha lexova Librin e madh
Atë qe nisët në Korçë tek Shkolla e parë !
Të ngriti shekulli si blerimi që mbulon një livadh,
Dija që shpërndatë u bë bimë në ugarë !

Në Stamboll - Beshiktashi akoma ka shkronja,
që ndezin damarët, për të shperthyer vullkani !
Sa tmerrshëm të ra pas grek - ulkonja ,
të shuaj atë dritë të dijes kur lëngoj Ballkani!

Vrasja jote mbeti pezull - si lahuria në erë !
Ku kishte varr të mbulojë lavdiditurinë ?!
Ata që bënë krimin - mbetën skëterrë !
Ti - Dielli i rrezeve që ndriçoi mirësinë !

Than mbete pa varr ! Po ! Është e vërtetë !
Unë të shoh të gjallë ! Gjithmon je me ne !
Nga Lunxhëria , në Korçë, në Uskanë! I qetë !
Ligjëron në Majë të Shqipes! Për Atdhe!

Mësues Pandeli Sotiri , i përjetëshmi Ti!
Dija jote, shekujve u hap rrugë ku ka monopat !
Ata që të vranë - mbetën djaj të zi !
Shqipëria tragjike dhe ne ! Patëm fat !

Tash mburremi o trim me veprat që kemi !
Se rrjedha nis tek shkolla! Tek dija !
Këto vargje pak janë ! Më ndjeni !
Se Ju ! - Jeni vargu - Shqipëria !


5.KËRKONI PËR VATANIN !

Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit, reaksioni çifligar me Ahmet Zogun në krye organizoi vrasjen e Avni Rrustemit më 22 prill 1924. Me këtë akt reaksioni synonte të godiste lëvizjen demokratike-borgjeze në ngritje. Vrasja e udhëheqësit të shquar të Lëvizjes demokratike shërbeu si shkëndijë e revolucionit që triumfoi më 10 qershor 1924.

Mbërtheu gjithë Evropën i bëri të mendohen
Nga doli ky trim që vret Pasha Toptanin ?!

Në Paris sa herë shkojnë për fat të riparohen
i përcjell amaneti : Kërkoni për Vatanin!

Aty vendoset! Është qendra e arbitrazhit !
Gërshërët për prerje , për vendim copëtimesh !

Si arrna Shqipërisë nga trupi ia çveshën
nga tregu i zi - harta , me vula sundimesh!

Djali i Libohovës mbushet me lot e pikëllim !
- Jo nuk durohet ! thotë ! Kjo ndarje hileplotë !

Nagantin në brez e fut dhe niset në udhëtim
Se toka e shqipes s'është e shkretë në botë !

Trup e tërthor maleve ,fushave, në Paris arrin !
Në Tour Eifel flamuri i lirisë valvit e shpërndan shkëndija !

Avni Rrustemi përballë Toptanit si vetëtimë shkreptin
të digjet ajo farë që e rrit tradhëtia !

Tronditet Evropa ! Dridhet ! Turfullin Sërbia !
Në gjysmështizë flamurin e ngujon për Esad mikun !

Avni Libohovën prangat , se mbajnë tek qelia !
Se shqipet si dallgë ngriten - trazojnë Adriatikun !

Ngriten një për një , hidhen në kushtrim !
- Poshtë Esat Toptani ! Avni o vëlla ! O trim!


6. HESHTI ABDYL KRASNIQI !

(U njoftova nga miku im , poeti Adem Berisha, për lajmin e hidhur nga shkrimi i publikuar në Facebook, se më 20 dhejetor 2009, pushoi së rrahuri zemra e mesuesit vigan, Abdyl Krasniqi, njeriut që kaloj burgjeve , po nuk e ndali veprimin per Pavarësinë e Kosovës! Ai, me heroizëm, u foli gjeneratave që i mësoj për ndjenjat liridashëse! Ai me guximin e tij u leshua qindra metra ne thellesi te Shpelles, te nxjerrë eshtrat e Azem Bejtës !

Ky ideal i tij u farkua në zemrën e Xhevë Krasniqit, bijës së tij, e cila bashkë me bashkshortin e saj, Fehmi Ladrovcin, ranë heroikisht në log të betejës, per çlirimin e Kosovës!


Nga thellësitë e shpellës Azem Bejta hero
Me mësuesin Abdyl Krasniqi ishin n'kuvendim !
I degëdisur nga inati ai printe kudo
- Jo ! Në thellësi të shpellës s'do të mbesë ai trim!

Azem Bejta me Shotën dy shtylla si malet
u bënë qëndresë në rrjedhë të Arbërisë ,
Mësuesit Abdyl , Xheva shpesh i ndalet :
- Baba, vdesin heronjtë e lirisë ?

Mësuesi e dëgjonte Xhevën, dhe e mbante pranë
Por, Shotë si tha, kur i vezullonin sytë !
Kosova vetë e ndjeu se me Fehmiun ranë
Të lirë të jetojnë nga robërues të ndytë !

Heshti Abdyl Krasniqi ! Mësuesi! Babai !
Nga dhembja s'u mposht ! Syri s'iu përlot.
Si Azemi dhe Shota - Fehmiu dhe Xheva përskaj
lapidarë lirie në shekuj e mot!

I heshtur Abdyl Krasniqi me nur heroik
ndahet prej nesh , i themi lamtumirë !
Cili varr e mban atë burrë energjik ?
Vdekja - jetgjtësinë ia ka ripërtrirë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi