Remzi Salihu: Lirika moderne dhe avangardja në letërsinë gjermane
Faqja 1 e 1

LIRIKA MODERNE DHE AVANGARDJA NE LETERSINE GJERMANE
Nga Remzi Salihu
Janë dhënë mendime dhe sqarime të shumta për traditën e lirikës gjermane gjatë shekujve, madje janë bërë periodizime të ndryshme nga shkenca e letërsisë dhe, është folur e stërfalur shumë për shtigjet, drejtimet dhe metodat letrare, që ka përfshirë ajo gjatë shekujve. Në këtë rrugëtim të gjatë e të vazhdueshëm kjo letërsi ka ngritjen dhe vulën e vet të fuqishme. Pa këtë letërsi bota letrare do të ishte më e cunguar dhe më e varfër. Andaj në ditët e sotme kjo letërsi mund të na shërbej shëmbëllej si udhërrëfyese në zhvillimin e më tejshëm artistik të epokës më të ndritur të kohës sonë. Me fjalë të tjera qasja për letërsinë bashkëkohore na shtynë neve, sot, në kërkim të lidhjeve të shumta kulturore e historike midis popujve, si dhe lidhjet dhe ndikimet e shumta që vijnë prej tyre. Kjo varshmëri shprehet ndërmjet letërsive të shumta përmes lidhjeve strukturore tematike që këmbejnë midis vetes vepra të caktuara. Duke zbuluar këto marrëdhënie të gjithanshme në letërsinë gjermane, zbulojmë edhe forma dhe drejtime të shumta të artit në përgjithësi. Kjo mundësi kërkimi në anën tjetër përmbush horizontin e pikëpamjeve dhe strukturën e vetëdijes sonë kulturore. Kjo do të thotë se qasja të cilën e shpaloj para dashamirëve të letërsisë le të shërbej si prezantim modest, se nëpër të cilat shtigje dhe metoda ka kaluar letërsia e madhe gjermane. Ngase tërë kjo letërsi ka pasur praninë dhe specifikën e vet të zhvillimit nëpër shekuj. Veçanërisht prezantimi im ka të bëj për njohjen dhe veçoritë e letërsisë moderne dhe avangarde gjermane dhe ndikimet e saja që mund vij në kulturën tonë. Kur dihet se kultura jonë ka pasur marrëdhënie të mira me kulturën gjermane. Shumë shkencëtarë dhe shkrimtarë kanë studiuar dhe vepruar brenda këtyre dy kulturave. Andaj edhe ndikimet mund të kishin qenë të preferueshme. Në këtë shkrim nuk kam për detyrë të përqas në detaje të shumta të historinë e letërsisë gjermane, ngase ajo ka një zhvillim dhe jetë të gjatë deri në abstraktim të lashtësisë së saj. Fillet e para ndeshen qysh te fiset dhe dialektet me bazë franke, alemane, sanksone dhe bavareske. Këto gjurmë shërbejnë si bazë fondamenti gjuhësorë të zhvillimit të letërsisë së më vonshme, të gjuhës dhe letërsisë gjermane. Ato shkrime dhe vepra të së kaluarës së lashtë kanë mbetur si forma me veçori dalluese dhe si fakte për të treguar historinë, dallueshmëritë e burimeve kulturore, që janë zhvilluar më vonë. Kthesa e madhe e letërsisë gjermane do të bëhet në shekullin 20. Ky shekull sjell shumëllojshmërinë e veçantisë së poetëve që kanë prekur stile dhe metoda të ndryshme. Dhuna dhe tërmetet e të dy Luftërave botërore, Revolucioni Social, Vrasja në masë, Hollakausti, dëbimi masiv, kanë qenë imazhe dhe frymëzime të shumta e tronditëse, që kanë ngritur e zhvilluar pikëpamje e qasje, stile të ndryshme të veprimit dhe krijimit të autorëve. Dalja nga shekulli 19 kërkonte dritare të reja, dritë shkëlqimi, për të tejkaluar shikimin njëanshëm nëpër fushën e gjerë e të shkretuar nga dhuna dhe padrejtësitë e shumta të kohës. Gjetjen e rrugës së vërtetë, në shekullin e ri njerëzimi evropian e kishte të vështirë. Andaj u bënë përpjekje të mëdha për ta gjallëruar dhe mbjellur me kujdes atë lëndinë, hapësirë të djegur e të shëmtuar nga dhuna e krimi, me një fryt të ri, ishte kërkesë e madhe e kohës. Nga këto gërmadha të kohës dolën detyra e kërkesa të mëdha të letërsisë, që gjininë njerëzore ta kthejnë në veprime e forca të reja. Njeriu modern duhej orientuar dhe analizuar drejtë për të hyrë në portën e vërtetë të vlerave njerëzore. Gjithsesi se, kjo betejë e vrazhdë që zhvillohej nga krijuesit e kohës, është bërë me sakrifica të mëdha dhe në të shumtën e rasteve shumë poet kanë përfunduar edhe tragjikisht. Shkrimtar dhe poet gjerman duke e parë atdheun e tyre në këtë gjendje, situatë me terrorizime, dhe pa rahati, një pjesë e tyre kanë ikur dhe vepruar edhe në ekzil. Nga ato vende të preferuara, kanë trashëguar edhe drejtime, stile e tendenca të theksuara letrare. Tradita dhe kriza kohës filloi me një kërkesë të vrullshme ndërmjet vetëkënaqësisë, borgjezisë dhe themelimit të detyrës së kërcimit të shpejtë kohorë. Kështu në këtë ndikim të madh të kthesave shëmbëlleu natyralizmi, si tendencë e fortë social revolucionare. Kjo frymë vinte nga Franca, Rusia e gjetiu. Kështu në vetëdijen e shumë poetëve gjerman u forcua si dritë vezulluese, impresionizmi i pështjellur me pëlhurën simbolizmit, i cili u shërbeu poetëve për të shpaluar ngjyrën dhe dritën e kohës. Ndoshta kjo dritë e ylbertë përmbushur dhe plotësuar me ngjyra të llojllojshme do të ndikonte në krijimin, apo në formimin e njeriut të ri. Ndoshta gjatë kësaj kohe pati ndikim të madh në kulturën gjermane edhe konflikti i Niçes me Vagnerin, si dhe letërsia fashiste, e cila shpalohej pas Luftës së Dytë Botërore. Emëruesi përbashkët i zhvillimit të tyre gjatë kësaj kohe ishte ,, thyerja ‘’ radikale të mbisundimeve të forta të pikëpamjeve estetike dhe brenda saj inkarnohej vendosja e kuptimit të ri, ndërmjet perandorisë së artit të atëhershëm dhe përditshmërisë së jetës. Dhe tërë ky ndryshim u bë në frymën e Revolucionit Dadaist dhe kërcimeve radikale gjatë luftës dhe pas saj. Këtu në këtë formim kulturor ndikoi edhe teoria e Vagnerit, se arti është
kënaqësia individuale, Ndasitë e mëdha që ishin ndërmjet qëndrimeve estetike dhe atyre praktike njerëzore nxiti dhe fuqizoi kërkesa me rrugë e shtigje të reja të shekullit. Në këtë kohë me shumë shkathtësi reaguan gjeneratat e reja që kërkonin ndryshime, me përpjekje të mëdha që ta tejkalojnë ,, humnerën e kohës’’ dhe vendosjen e krijimit të ,, Teorisë së avangardës’’, e cila në atë kohë kishte për qëllim arratisjen e saj nga bregu i fildishtë i esteticizmit, madje që ambienti, gjendja sociale, të kapërcehej dhe të ndryshonte si e tillë që ishte, por duke treguar edhe kujdes të madh ndaj domosdoshmërisë karakteristike të formës novatore. Paradigmën, modelin për ndërrimin, apo për rifillimin e artit njeriu duhet ta shoh si një dallueshmëri të bashkuar e njërit me tjetrin, por duke konkurruar me tendenca të veçanta prosperuese në botën moderne të letërsisë. Tiparet e tyre të përbashkëta kishin si vizion novatoren, apo rinimin e asaj toke të frytshme letrare me vepra të reja që janë të gatshme të shfaqin dhe mbërrijnë më tepër vlera, se sa të kënaqen, duke u fryrë e dëfryer në mënyrë individuale në vete, Natyrisht se ato ishin përpjekje të mëdha për një alternativë të shëndoshë. Kështu veproi edhe Gotfrid Beni, i cili edhe u quajt si autor i shekullit, i cili kërkonte një jetë normale me gjuhë e stilizim të ri. Këtu duhet të theksojmë se në përjashtim të disa autorëve, letërsia antifashiste në Gjermani vepronte në egzil, Gjithsesi, se gjatë kësaj kohe në Gjermani nuk ishin të gjithë nazist. Autorët si Erih Kastner, Hans Erih Nosak apo Elizabet Langaser, që s’kishin kurrfarë kompromisi ndaj sistemit, nuk mund të shkruanin, se çka donin në të vërtet ata të shkruanin. Në atë kohë kishte edhe vepra të guximshme që në mënyrë kritike dhe alegorike shkruanin për sistemin e kohës. Gjatë kësaj periode vepronte edhe elita kulturore e Republikës së Vajmarit. Kjo kohë nuk ishte vetëm epoka e kulturës eksperimentale, por ishte edhe koha e konflikteve të mëdha kulturore.
Në lirikën gjermane të pas luftës u shfaqën dy drejtime letrare. Njëra mbante shtegun e klasicizmit modern dhe, tjetra krijimin eksperimental të shprehjes. Rimës së parë i takonte poetja austriake Ingeborg Bachman me poezinë e saj të njohur,, Die Anrufung des Grossen Baren {Thirja e ariut të madh}, duke kujtuar Walter Jensin, i lindur 1923 dhe, të emëruar si klasikun më tipik të kohës së tij. Kurse, kjo mënyrë e klasikes ishte pa domethënie të re, se poezia lehtë kuptohet, dëshmoi kundërshti të theksuara me veprën dhe liriken e madhe të shekullit 20, gjermanen, suedezen, laureatin e paqes, si dhe të shpërblyerën me Nobel 1966, të famshmen, Nelly Sachs {e lindur. 1891}. Me përmasat e saja poetike shkëlqeu, si poete e talentuar, fshihej me shkathtësinë e saj pas vargjeve refleksive, figurative në botën e saj të veçantë poetike, ku sfidonte me energji të pa thyeshme sfondin e shëmtuar të fatit të errët. Veprat e saja të njohura janë, ,,In den Wohnungen des Todes’’{1947},,, Në banesën e vdekjes’’, ,,Sternverdunkelung’’, ,,Errësimi yllit”,{1949}, etj. Në radhën e këtyre dy poeteshave u rreshtuan e edhe disa poetë tjerë, që shpalonin thellësitë e burimeve të veta krijuese, siç ishin Marie-Luise Kashnic, Rudolf Hagelshtange, Hans Egon Holthusen, Karl Krolov, Paul Celan, Rose Auslander dhe Gertrud Kolmar .
Jam i mendimit se ,,modernia’’ në këtë letërsi mund të shihet që nga vitet 1750 dhe sidomos në letërsinë barokjane. Që nga ajo kohë kemi elemente dhe tendenca moderne, që sot me një kujdes dhe thellësi studimi, ato gjurmë mund të shihen edhe nga koha e jonë. Kjo mundësi komunikimi mund të vërehet edhe nga libri i Hugo Fridrichit ,,Struktura e lirikës moderne’’. Kështu fjala,, moderne’’na shëmbëllen neve sot si diçka të qëndrueshme, që tërheqë lexuesin si mundësi atraktive, e kohës dhe me vlera të verifikuara. Për këtë shkak unë kam përgjegjësi dhe kujdes të madh për këtë termë Modern, ngase ky termin, që nga romantizmi e deri më sot ka gjakuar si diçka e re, që s’është njohur më parë. Sot,, moderne’’ është arena kulturore që shkëputet nga e vjetra, dhe në kujtesën e njeriut inkarnohet si vlerë aktuale me të gjitha veçantitë e saja që mbërthen në vete. Shekulli i 20 mban vulën e lirikës moderne. Këtë rrugë e trasuan Stefan Geor dhe Reiner Maria Rilke. Gjithashtu një përparim novator shihet edhe pak para Luftës së Parë Botërore, nën ndikimin e ekspresionizmit Georg Heymit dhe Georg Traklit, madje poezia e zëshme e Dadaizmit të Kurt Shvitersit dhe të Hans Arpit dhe Surealizmit të Betrolt Brechtit. Por me rëndësi të madhe është të dihet, se për zhvillimin e poezisë gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore, ka luajtur liriku Gotfrid Ben, madje edhe muzikaliteti dhe fryma novatore dhe gjuha ekspresive e fotografive figurative shëmbëlleu te autori Paul Celan, me poezinë e e tij të njhur, antologjike ‘’Fuga e vdekjes’’ [Totes Fuge, përktheu në Flaka R.S.}, e cila me performancën e saj artistike e gjuhësore jep, ose shpërthen në mënyrë artistike në një imazh qiellorë, të zymtë, të përhirtë të Holokaustit dhe jetës së përndjekur të njeriut nga nazizmi. Kjo poezi jep dhe reflekton këndin e burimit të vet, nga pika mjaft e theksuar, moderne, e poezisë gjermane. Si poetë të rëndësishëm të pas luftës numërohen edhe poetët gjerman Hans Mgnus Encezberger, pastaj pak më vonë Reiner Kunce dhe Durs Grynbein.
Gjithsesi se në poezinë gjermane moderne hyjnë një numër i madh autorësh, por unë do t’i përmendi vetëm disa prej tyre që janë më tipik për qasjen tonë. Në poezinë moderne të gjeneratës së parë të lindur 1880-1900 mund të merren Maria Kashnic, O Loerk, W. Lehman, E. Langeser. Në gjeneratën e dytë hyjnë poetët e lindur brenda viteve 1900-1915, siç janë P. Huchel, G. Eih, H. Domin, pastaj vjen gjenerata të lindur brenda 1915-1915, sdomos poetët Karl Krolov, Chr. Busto, Chr. Lavant, R. Branbach, W. Hoellerer, H. Piontek, H. Bender, J. Bbrosvki, Ingeborg Bachman. Kurse gjenerata e katërt të lindur nga vitet 1925 e deri më ditët e sotme. Përfaqësuesit më tipik të kësaj gjenerate janë poetët Sara Kirsh, G. Klunert, V. Braun, R. Kunce, I. Beker, Erih Fried, P. Rymhmkorf, M. Sharpenberg, W. Shalc Ulla Hahn. Janë edhe me qindra të tjerë që janë të njohur, por që nuk u përmendën në këtë rast.
Kur flitet për lirikën moderne koncepti i saj ka shumë domethënie të madhe dhe është mjaft esencial për studimin e letërsisë. Është e thjeshtë bindja, kur kthejmë kujtesën tonë, që në kohën e njohur të frymës letrare të njohur me emrin ,,Stuhi dhe Vrull’’ [ Sturm und Drang ] , deri te Realizmi dhe Natyralizmi që mbeten si drejtime paraardhëse të Modernes.
Në lirikën moderne dominon koncepti i kompozimit të ,,ndryshimeve’’, ,kthimeve’ ,,kërcimeve’’. Natyrisht se te teknika e lirikës moderne ka ndikuar edhe një lloj stili para modernes, që ka ekzistuar, si problem i veçantë ndërmjet traditës dhe asaj moderne.
Definicioni për modernen nuk vjen vetëm si problem kyç i poezisë gjermane, por termi,, modern’’ përfaqëson një fushë të gjerë studimi dhe me problematikë më të zgjeruar të kulturës së përbotshme në përgjithësisë. Por sot ky emër Modern mund të merret si emërtim epokal, botëror, që është heterogjen me rimën përbashkuar, të qëndrueshme të kulturës në përgjithësi. Kjo në letërsi nuk mund të merret si ndarje menjëhershme, si prerje me thikë të mprehtë, nga letërsia tradicionale. Por kjo në vete si e tillë që është paralajmëron ,,diçka të re’’, se s’ka moderne pa traditë, pa të parën, pa tradicionalen, nuk do ta kishim kuptuar, njohur veçantinë, dallueshmërinë e së resë. Derisa tendencat moderne, të cilat në një masë të madhe paraqesin edhe Avangardizmin. Që si koncept në vete paraqet ,,Epokën tipike’’. Koncepti i lirikës moderne avangardiste përfaqëson kundërthëniet e jetës dhe pasqyrimin e saj . Fillet e para të kësaj poezie datojnë që nga vitet 1875, me ciklin e poezive {Le Flurs du Mal], ‘’Lulet e së keqes’’, Të poetit francez, tipik, modern Shar Bodlerit. Pra nga kjo kohë koncepti modern ka hyrë si problem aktual. Pastaj si pasardhës të diskutuar të poezisë vijnë Holc dhe Georg, si pasqyrues tipik i Avangardës me kritere të lirikës moderne. Tipikja e qasjes së Avangardës është thyerja nga e kaluara, por duke dominuar me ide në letërsinë e kohës, si art luftarak dhe si drejtim i vetëm i të vërtetës, e që propagandon papërkulshmëri në veprime.
Sot me termin Avangardist kuptojmë artistët dhe letrarët, që kanë hyrë në botën artistike me një program progresiv, përparimtar, prosperues formal dhe me përmbajtje opozitare, me konvencionet e shoqërisë. Origjinaliteti i shkrimit është me rëndësi të veçantë për avangardistët. Avangardja nuk pasqyron kohë të fiksuar, por ajo është në lëvizje, shkon më tej, ecën si e guximshme, përherë me shprehje e gjurmë ekstreme nëpër kohë dhe shumica e epokave kanë avangardistët e vet. Tejkalimi i furtunës së tmerrshme të një kohe mund të nënkuptohet vetëm me avangardizëm. Teoria e të fshehtës, Futurizmit, Ekspresionizmit, Konstruktivizmit, Surealizmit, përndjekjet nga ky drejtim letrarë. Avangarda mbetet pararojë artistike e përhershme e përgjimit të këtyre drejtimeve. Ajo ka për detyrë të rreshtojë njerëz të këtij drejtimi, që kërkojnë rrugë të reja dhe, kjo rrugë e re, mund të merret si e vlefshme kur të mundet edhe të shfrytëzohet si e tillë. Vetëm lirika që do të kuptohet edhe do të përdoret ajo do të ketë vlerën e vet të ekzistimit në shoqëri.
Si mjeshtër të mëdhenj të lirikës dhe fjalës së zgjedhur gjermane, që përdorin gjuhën si fushë për veprim janë ata autorë, që shkojnë me guxim në eksperimentimin e tyre deri rrëpirën më të lartë e të vetmuar të artit. Ata poet me të drejtën e tyre ngjiten deri aty, sa që edhe thonë se në shikim të fundit poezia është një lojë fjalësh. Andaj në të shumtën e rasteve , disa poezi janë, më shumë, krijime grafike, se sa gjuhësore, veçanërisht ato të Franc Monit, i lindur në Frankfurt mbi Majn, 1925. Madje Hans Magnus Ecenzberger, Helmut Hessenbytel, Petar Rumkorf, të cilët poezinë e konsiderojnë si ,, rrethanë’’, ,,Kombinime’’, ,,Topografime’’ e lojëra të shumta të shprehjesh e fjalësh të dramatizuar sipas nevojës së tyre që sjellin efekt. Parimisht poetët e kohës sonë, modernen mund ta definojnë, si rebelim estetik kundrejt vulgarizimit të artit dhe tiranisë së procesit kreativ realist. Me modernen shija e lirikës fillon të subjektivizohet. Ndjenja shpirtërore përmbushet me një shprehje kolorite dhe ekzotike. Poetët modern gjerman lirikën e tyre e latojnë me elemente stilistike të reja, dhe kërkojnë një bukuri absolute, kundrejt mendimit dhe gjuhës së zakonshme të rrethit ku jetojnë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi