Albert Zholi:Pjesë nga monografia Luftar Paja
Faqja 1 e 1
Albert Zholi:Pjesë nga monografia Luftar Paja
Ndjesia e kundërshtisë
Në fund të vitit 1952 u shpërngulëm nga Patosi sepse im atë u transferua përsëri. Ndenjëm pak kohë në Vlorë dhe më pas babanë e caktuan në një postë kufiri në Seman të Fierit, në bregdet. Isha fëmijë dhe ishte normale që pushtohesha nga ndjesia e kundërshtisë. Ishte gati-gati rebeleske mënyra se si unë reagoja kur tim ati do i vinte një transferim i ri. Bërtisja, qaja dhe e kam parasysh dhe tani fytyrën time të ngrysur, një mënyrë që kur më vjen ndërmend më kujton gjithnjë kruspullosjen e vetullave të babait tim, një ndërthurje degësh në vjeshtë. Kisha të drejtë. Mësohesha me një vend, me shokët e mi, ambientin përreth dhe më dukej se gjithçka do ndryshonte. Dhe pse, realisht, nuk e kam pasur aq të zorshme përshtatjen. Ai ishte oficer dhe në atë kohë duhet t’i bindeshe se s’bën urdhrave të partisë! Na caktuan të jetonim në shtëpinë e Gori Dhimës. Gori ishte një motorist i cili punonte
në makinën e miellit, ishte njeriu më me influencë dhe më i kamur i zonës. Ne ishim katër fëmijë dhe ishim bërë një familje me 6 veta. Na futi Këshilli në mënyrë të dhunshme në shtëpinë e këtij të fundit se më parë kishin caktuar një familje tjetër tek ai dhe, për shkak të kontradiktave me ta, ai i kishte marrë zët familjet e oficerëve. Mirëpo ishte urdhër dhe urdhrat e partisë në kohën në të cilën jetonim duheshin zbatuar medoemos. Më kujtohet që nëna ime i fliste çdo ditë zonjës së shtëpisë: “Mirëmëngjesi!”, “Mirëmbrëma!” Ajo nuk denjonte t’i kthente përgjigje. U desh pak kohë që ata ta kuptonin se ç’familje ishim dhe të afroheshin vetë. Mendoj se arsyet kryesore ishin këto që do rendis më poshtë. U afruan me ne sepse nëna ime gjeti gjuhën e përbashkët të amvisërisë. Fqinja u bë kureshtare për sa i përket gatimeve të brumërave me të cilat nëna ime ishte zanatçije
e paarritshme. I dridhte petët e byrekut kaq hollë sa bëheshin të tejdukshme dhe ndonjëherë fshehurazi, me kureshtinë time prej fëmije, unë i hapja me duar dhe ajo fije e hollë mielli dhe uji ngjanin me një cergë të bardhë, që ndonjëherë rrëmujshëm më ngjitej në fytyrë si harta çamçakëzi nga nxitimi për ta vënë në vend. Zonja e shtëpisë i afrohej nënës sime t’i vidhte zanatin. Por pati dhe një faktor tjetër që e shtrëngoi më shumë miqësinë mes familjeve tona. Mbaj mend, që kur ne shkuam me pushime në fshat, njëri prej fëmijëve të Gorit, Kristaqi, fëmijë goxha trazovaç, zvirdhet në dhomë nga dritarja. Për shkak të profesionit, babai ruante në një sepete në dhomë automatikë dhe rreth 300 e ca fishekë sepse ushtarakët ishin në gatishmëri. Ne e dinim se ai kishte armë dhe fishekë, por nuk i preknim kurrë. Kristaqi, pasi mori fishekët shkoi në fushë, mblodhi kashtë, i vuri në mes të
kërthinjave dhe më pas kalli luftën botërore të Semanit. U fsheh pas shkrepave për t’iu gëzuar zjarrit dhe shkreptimave. Imagjinoni çfarë qameti u bë, në atë vend që cilësohej si zonë ushtarake, për shkak të afërsisë me detin dhe pyllin, zonë e vigjiluar 24 orë në 24 për shkak të arratisjes së diversantëve. U shkaktua një alarm kaq i rëndë në zonë sa erdhën njerëz të lajmërojnë babanë tim në fshat. Ai u nis urgjentisht në Seman dhe gjeti këshillin e fshatit të zemëruar. Kishin izoluar të atin, duke e detyruar që të paguante fajin e të birit, duke e klasifikuar edhe si kulak. Im atë, pasi foli mirë për Gorin, e liroi dhe mendoi t’i zëvendësonte ata fishekë me të tjerë. Ky gjest unifikoi dy familjet tona. Shkoi miqësia deri aty sa çfarë hahej në familjen tonë, hahej edhe në shtëpinë e tyre. Duke përfituar nga kjo klimë miqësore, mua m’u dhurua një biçikletë. Djali i madh i Gorit,
Uani, kishte një biçikletë italiane “Bianka” së cilës i ishin ngrënë fare gomat. Nuk kishte gomist në atë zonë ndaj diskun ia mbushnim me letra të lidhura dhe mblidheshim një tufë kalamajsh pas saj, duke u përpjekur të rrinim mbi dyrrotësh në ato kushte, kur ishte tejet e vështirë mbajtja e ekuilibrit. Arritëm deri aty sa e copëtuam fare. Të mendosh që rrugët ishin të pashtruara, të mbushura me gropa dhe me një pluhur verdhash, duket gati-gati e pamundur të marrësh leksionet e para të biçikletës. Por vështirësitë ia shtojnë bukuritë një qëllimi që i ke vënë vetes.
Peripecitë më të mëdha të asaj periudhe janë lidhur edhe me shkollën, që e kisha një orë e gjysmë larg dhe rruga kalonte mes për mes Lumit të Vjetër, “Lumit të vdekur” të Jakov Xoxës. Në dimër nuk kishte rrugë dhe balta arrinte deri në gju. Babai im i kishte mundësinë të më blinte çizme, por për shkak të llucës, baltoseshin dhe mbusheshin me ujë. Rruga kthehej në kënetë dhe unë isha i detyruar të shkoja në shkollë si gjithë fëmijët e tjerë, zbathur, me pantallona të përveshur deri në gju. Dimrat në ato zona ishin shumë të ashpër dhe mund të them se në këtë aspekt ka qenë një fëmijëri shumë e hidhur. Për t’u mbrojtur nga shiu, babai se ku kishte blerë në Vlorë një mushama për t’ia shtruar tavolinës. Ishte një mushama e bardhë me katrorë gri. Brenda ishte me push dhe jashtë me lustër. U detyrua nëna të ma sajojë si pelerinë që të mbrohesha nga shiu kur veja në shkollë.
Ishte e gjatë dhe me krahë. Unë e vishja dhe dallohesha me të një kilometër larg si dhia mes dhenve, siç e kemi ne një shprehje. Vetëm unë kisha një pelerinë të tillë ndërsa nxënësit e tjerë qulleshin kokë e këmbë. Më kujtohet, që të gjithë më shihnin si të çuditur dhe për t’iu përafruar nivelit të tyre, e hiqja dhe bëhesha dhe unë ujë, si të gjithë vërsnikët e mi. Tek unë gjithnjë ka mbizotëruar kjo ndjenja kolektiviste, ndoshta sepse ishte pjesë e edukimit në familje, por edhe e kohës. Më dukej vetja si djali i beut dhe për mua, ky ishte një status i papërballueshëm. Nuk e ndieja veten mirë kur shikoja shokët e mi Prendi Shqepën, Themiun, Nasi Vojën, Lili Sollakun e shumë të tjerë, zbathur, vetëm me këmishë, në palcën e dimrit ndaj mora vendim të prerë: të mos e vishja më kurrë!
Mësimet i doja shumë. Por duke qenë tip i shkathët i mbaroja shpejt dhe më mbetej goxha kohë e lirë për të jetësuar fantazinë time. Në atë vend kishte shumë varfëri dhe nuk ushtrohej asnjë aktivitet jashtë klase. Gjithçka ishte vetëm përshtatje me mjedisin, me jetën baritore dhe të thjeshtë që bënin fshatarët. Në zonën e Semanit përdoreshin qerret për të nxjerrë dru nga pylli të cilat i shisnin në pazar. Shpesh i qepesha të zotit të shtëpisë. Dhe më vonë, kur u shpërngulëm në familjen e Vangjel Shqepës, me djalin e tij, Themiun, merrnim qerren dhe shkonim të bënim dru. Shpejt u bëra mjeshtër në ngarjen e karros me qè. Një zanat që kishte mjeshtërinë e vet sepse varej si duhet ta përdorje hostenin. Përveç druve isha kureshtar për çdo gjë që bëhej rreth e rrotull meje. Ndoshta xha Llazi e kishte studiuar mirë natyrën time, kur më caktoi mes gjithë fëmijëve të tjerë një detyrë: t’i
zbusja kërriçin e gomarit dhe t’i mësoja paksa qytetari. “Merre një çik këtë kërriçin andej nga bregdeti dhe mësoje”, më tha ai dhe unë e mora seriozisht këtë detyrë. Të më shihnit me sa seriozitet e tërhiqja kërriçin në rërë, do habiteshit. Unë isha as sa gjysma e lartësisë së kërriçit, por kisha një forcë të jashtëzakonshme dhe një dëshirë të madhe për ta bërë kërriçin njeri. Më kujtohet si tani dëshira dhe besimi i madh që kisha ndërsa e tërhiqja 1 km e gjysmë derisa e çoja në rërë. I vija si samar shalën e kalit. Sa herë kam rënë nëpër ferra dhe çirresha gjak, nuk numërohen. Kushedi sa herë më tërbohej kërriçi, por aman, arrita ta zbus e t’i bëj shkollë. E lidhja pas një qerreje dhe, që ai të ecte revan, ia lidhja këmbën e parë dhe të prapme me një litar. Kështu që, deshi s’deshi, kërriçi u mësua të ecte revan. Dhe arrita ta urtësoj. Por nuk isha dhe aq trim
i madh! Semani kishte shumë gardhe, shumë toka private të mbuluara me kufij dhe ishin disa shtigje, kapërcyell që të çonin shkurt nga njëra shtëpi në tjetrën. Njëherë kur u hodha në kapërcyell, gjeta një zvarranik, një gjarpër shigjetë. Ishte shumë i frikshëm, një nga ato lloje, që të lidhet përreth trupit dhe të fshikullon. Barkun e kishte të verdhë dhe sipër ishte kaltërosh. Ishte një çast i tmerrshëm për mua. Për fat nuk e kuptoi praninë time dhe ia hodha paq. Qe fat i madh që nuk më preku. Por, pas kësaj mora një frikë të jashtëzakonshme dhe nuk shkoja dot pa shoqërues. Kjo, sepse gjarpërinjtë ishin me shumicë në atë vend se kishte shumë pyje në ato vite dhe shpyllëzimet nëpër fusha nisën nga viti ‘56 e prapa. Por, m’u arratis shpejt frika e gjarprit vetëm se mësova të mos i kapërceja më gardhet.
Pushimet e verës në atë vend ishin të mrekullueshme dhe kishin shumë larmi. Më kujtohet që në verë e linim të gjithë si fshat dhe shkonim për ngjala dhe peshk. Në Seman, deti futej në breg dhe formonte disa hauze të vegjël, rezervuarë, ku ne kapnim ngjala dhe peshk. Përdornim një metodë shumë të veçantë, turbullonim ujin me rrahje duarsh, ngjalat vinin në sipërfaqe dhe pasi i kapnim, i hidhnim në breg. Kënaqësi ishte kur zije ngjala, sidomos në Kërrnicë, ku ndodhej një oaz deti i shkëlqyer. Më pas, ngjalat dhe peshkun e piqnim në prush dhe i hanim tërë neps. Kujtoj me nostalgji shokët e peshkimit Liu dhe Andre Monen, Kozma e Mina Sinanin, por komandant kishim Miti Loshin.
Gjatë atyre kohërave, ajo zonë ishte krejtësisht e pazhvilluar, e virgjër. Fshatarët e linin të kulloste bagëtinë pa barinj dhe kishte kope me buaj të egër, lopë dhe kuaj me duzina. Kur do krijohej ferma në Fier, atyre anëve erdhi një mjeshtër i quajtur Llaz Toska i cili, hipur mbi kalë futej në pyll dhe i nxirrte tufat e kafshëve të egra në shëllira. I ndiqte kaq shumë kuajt me vrap sa ata telikoseshin, binin në tokë dhe më pas i hidhte lakun. Ishte mjeshtër për të kapur dhe për të zbutur kafshët e egra. Mbaj mend, që shumë njerëz tregonin për historira me kafshë, dele të shqyera nga ujqërit e plot të tilla. Në shtëpinë e Semanit na erdhi një kushëri i nënës, pakëz i çakërdisur nga trutë, beqar, Koçi e quanin, e babai një ditë me shaka i tha të merrte ca çarqe dhe të zinte ndonjë ujk ose çakall. Një ditë të bukur ai erdhi i ngarkuar me nja 15 çarqe për të zënë kafshë të tilla. I vuri
ato në rrugicat ku kalonin dhe njerëzit. Një ditë kur shkoi t’i kontrollonte, kishte zënë vërtet një çakall, por në një tjetër kishte kapur një lopë. I zoti kaloi atje me qerre dhe po mos ta kishte shkrehur qerrja çarkun, do prangoste atë. Babai e përzuri kushëririn pas kësaj ndodhie sepse nuk do bënte dava me fshatin. Mori lëkurën e çakallit Koçi dhe iku nga sytë këmbët. Mirëpo gjatë kohës që ndenji më kish marrë me vete dhe më mësoi të ngrija leqe dhe gracka dhe e mbyta gjithë pyllin me gracka të tilla. Zija mëllenja, shapka e shumë shpendë të tjerë. Le më pastaj, kur vinte koha e bostaneve, shalqinjve dhe pjeprave. Bëheshin të mëdhenj e të shijshëm aq sa dhe tani kur i kujtoj, më lëshon goja lëng. Ajo zonë ka qenë gjithnjë e përmendur për frute të tilla. Por, ndërsa ditët e Semanit ishin të paharrueshme, darkat ishin tmerr nga mushkonjat. Si të gjithë banorët e zonës edhe ne kishim
gjetur një sajesë primitive. Digjnim bajga bagëtie në oborrin e shtëpisë. Në atë kohë flinim mbi krevate me hunj, që i mbulonim me napa. Këtë metodë përdornin edhe ushtarët e postës së kufirit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi