Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ...

Shko poshtë

Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ... Empty Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ...

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 23, 2009 4:21 am

Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ... N642476269_4969

Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ...
Sa herё takohemi Ne tё tre
I katёrti mungon
E sillemi ne rrethin historik
Unё,Ti dhe Ai
Flasim e heshtim
Asgjё s’na gёzon as jashtё as brenda.

Trupojmё kalldrёmit plot gjurmё
Gjurmё tё ashpra tё kohёs sё egёr
Sa herё takohemi Net ё trё
Mbi koka ngritet tymi
Flakёn e ndalim pёrbrenda
E digjemi
Se mungon i katёrti
Se asgjё nuk na tёrheqё
Unё,Ti dhe Ai.


2.GOTAT E PAZBRAZURA

Tani mё nuk jemi Ne tё tre
I treti mungon
Askush nuk mund tё thotё
Se nuk ishim Ne tё tre.
Unё,Ti dhe Ai,
Askush nuk mund tё thotё
Se jemi Ne tё tre
Qirinjtё u treten fare
Nё hapsirёn boshe
Mbetёn gotat e pazbrazura kurrё.

3.LEGJENDЁ

Ishin njёherё tre lisa tё gjatё
Nё rrugёn skaj lumit
Qielli ishte I paarritshёm
Toka e padurueshme
Mes Tokёs dhe Qiellit – asgjё
Vetёm pleh!


1989

PS : Kjo poezi eshte shkruar ne vitin 1989,ne kohen e trazirave ,ne te tre jemi : Une,Besim Pira dhe Afrim Zuka,tre miq te rinise,i treti qe mungon eshte Besimi qe ka ikur ne SHBA ne ate kohe.

Muzafer Ramiqi: TRILOGJI PER TRE MIQ... 19550_212737826269_642476269_3315374_2599350_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi