Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010

Shko poshtë

Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010 Empty Don Noshi: Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 25, 2009 1:46 am

Për shumë mot Kërshëndellat (Krishtlindjet) dhe gëzuar vitin 2010

Don Noshi nga Podgorica

Një legjende e vjetër flet për dy murgjëri, të cilët kishin lexuar në një libër shumë të vjetër, se në botë është një vend, ku takohet qielli dhe toka bashkë. Dhe vendosin, për ta gjetur atë vend. Gjatë udhëtimit ja dashur shumë gjëra t’i kalojnë, t’i kapërcejnë, të vuajnë, të jenë nën tundim etj. Por vetëm për të vetëm të arrijnë në atë vend. Dhe pas shumë e shumë viteve të udhëtimit ata gjenden në atë vend nga janë nisur, pikërisht para dyerve të kuvendit. Trokasin dhe ju hapen dyert, dhe ishin të befasuar, se kanë hyrë në dhomat e tyre. Dhe e kanë kuptuar se toka dhe qielli takohen në dhomën e tyre.

Ashtu njeriu nuk ka nevojë të ngritët në Qiell, sepse Qielli ka zbritur në tokë, dhe vend takimi nuk është vetëm nocioni gjeografik “grazhdi i shpellës në Betlehem” por këtë grazhd mund ta gjejmë në zemrën secilit që i hapet Zotit dhe e pranon Jezu Krishtin në pamjen e foshnjës, për të cilin Paul Claudel shprehet: “I përjetshmi Fëmija i Zotit”. Hyji i mëshirshëm dhe dashuria e përjetshme e tij ndaj njeriut, lajmërohet tani edhe në pamjen e foshnjës të mbështjellë me shpërgënj e të vënë në grazhd. Ky fëmijë ishte “Fjala e Zotit që u bë njeri e banoi ndër ne “(Gjn 1,14). Hyji u bë njeri (humanizohet), që njeriu të hyjnizohet (divinizohet).

Fëmija me thjeshtësinë e vetë dëshmon pastërtinë shpirtërore e cila nuk i frikohet askujt, por jep shpresë në të ardhmen.
Nga ana tjetër lindja e re gjithnjë është shkas i gëzimi dhe i shpresës. Shpresë për nënën dhe babin. Shpresë e kombit dhe e botës. Sepse fëmija është mirënjohja e Hyjit që ia ka besuar njeriut partneritetin për ta realizuar Mbretërinë e qiellit.

Edhe unë po ju bashkëngjitëm të tjerëve duke ju uruar Krishtlindjen përkatësisht me fjalën e vjetër Kërshëndellat dhe Vitin e ri 2010, të gjithë stafit të “forumit katolik rinor”, të gjithë anëtarëve të ri dhe të vjetër, të gjithë anëtarë të përkohshëm dhe të gjithë shikueseve që e shfrytëzojnë Forumin dhe të gjithë atyre që mbahen krishterë, duke ju dëshiruar që të keni duresë dhe ta edukoni syrin e zemrës, veshin e zemrës, gojën e zemrës. Me të cilën gjë do të ndërtoni urat e thyera dhe rrugët e prishura, për një ardhëm më të bukur dhe më fatlume. Sepse koha nuk është vrapim vetëm prej djepit deri te varri, por është vend ku Dielli i ngrohtë shndrit, është ajo pika ku takohet Qielli dhe Toka bashkën në “ grazhdin e shpellës në Betlehem” përkatësisht në çdo zemër të njeriut që i hapet kësaj foshnjës.


Për ZSH: Albert Voka
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi