Haradinaj: Të dyfishohet numri i pjesëtarëve të FSK-së
Faqja 1 e 1
Haradinaj: Të dyfishohet numri i pjesëtarëve të FSK-së
Haradinaj: Të dyfishohet numri i pjesëtarëve të FSK-së
Nga Express më 23.01.2009 në ora 18:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shprehu të premten pakënaqësinë me mossistemimin e ish-anëtarëve të UÇK-së e TMK-së në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sikur raporton KosovaLive, Haradinaj gjatë një vizite në Gjilan, tha se institucionet e Kosovës është dashur të insistojnë që numri i pjesëtarëve të FSK-së të rritet në 5 mijë sish, pasi sipas tij, numri aktual është i vogël.
Sipas kreut të AAK-së, numri prej 2 500 pjesëtarësh mjafton për fillim, por më pas Kosova duhet t’i fillojë bisedimet me NATO-n dhe partnerët e tjerë për të dyfishuar këtë numër.
Ai tha se në dinamikën e sigurisë, nëse në Kosova ka mbi 15 mijë ushtarë të KFOR-it, kjo është një tregues se Kosova ka nevojë për numër më të madh të pjesëtarëve të FSK-së.
Haradinaj i konsideron si shumë të ligjshme shqetësimet e ish-anëtarëve të TMK-së, të cilët nuk janë përfshirë në forcën e re, ndërsa kërkoi që zgjedhja e problemit të tyre të bëhet përmes institucioneve. Ai me këtë rast kritikoi kryeministrin Thaçi dhe ministrin e FSK-së, Mujota se “po merren vesh me telefon se kënd ta sistemojnë e kënd jo në FSK”.
Duke e komentuar sulmin me granatë kundër kazermës së FSK-së në Pejë, Haradinaj tha se mungojnë ende informatat zyrtare se çka ka ndodhur vërtet mbrëmë atje. Por ai theksoi se nuk mund të ketë motiv që e legjitimon dëmtimin e rendit dhe ligjit, jetike për Kosovën.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Haradinaj: Të dyfishohet numri i pjesëtarëve të FSK-së
Haradinaj: Keqardhje për sigurinë në Kosovë
Nga Faton Ismajli më 25.01.2009 në ora 13:57
Duke mos i komentuar keqardhjet e shprehura nga Kryeministri Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, lider i AAK’së, tha sot në Mitrovicë se ndjen keqardhje për gjendjen e sigurisë në Kosovë, veçmas për Mitrovicën. Megjithëkëtë, gjatë një takimi me simpatizantë të partisë, Haradinaj paralajmëroi se në këtë vit do të formojë Qeverinë e re, e cila, ndryshe nga Qeveria Thaçi, sipas tij, do të shtrihet deri në Leposaviq.
“Ma merr mendja që duhet me na ardh keq për gjendjen që po e shohim pas nesh (Mitrovicën e Veriut), në radhë të parë e jo për njëri tjetrin. Për gjendjen e njerëzve që i kemi në vendin tonë. Me një gjendje të rëndë sociale dhe për humbjet që po i shkaktohen Kosovës. Debati duhet të kthehet këtu, jo te pjesa personale e secilit”, i është përgjigjur Haradinajt, deklaratës së Kryeministrit Hashim Thaçi, i cili shprehi keqardhje për deklaratat pesimiste të ish`bashkëluftëtarit të tij.
Haradinaj edhe një herë kritikoi institucionet e Kosovës për paaftësi në menaxhimin e situatës së sigurisë, rendit dhe ligjit.
“Na kemi total politikë të dështuar në siguri, rend dhe ligj. Me një Qeveri me një plan, një Ministër të Jashtëm si Veton Surroi, një Ministër për Tranzicionit si Blerim Shala, ne nuk do të ishim në këtë gjendje që jemi sot”, tha Haradinaj.
Haradinaj edhe më tej është thellë i bindur se zgjedhjet e përgjithshme do të mbahet sivjet. “Unë mendoj se zgjedhjet do të mbahen sivjet. Mendoj se Presidenti ka bërë shkejle kushtetuese dhe presim që deri në Qershor do të ketë një vendim. Ne kërkojmë prapsmin e këtij vendimi. Në raste se shtyhen zgjedhjet çoftë për gjashtë muaj, e jo për 2011, atëherë do të kemi gjashtë muaj humbje si Kosovë”, vlerësoi ai,
Pas Ferizajt, Haradinaj është përkujdesur që edhe në fshatin Koshtovë, të vazhdojë me shpërndarjen e librezave të partisë, për anëtarët e rinj, të cilët vijnë edhe nga partitë tjera.
“Nuk dua të kthej në këtë rrafsh. Normal që njerëzit po vijnë prej partive të reja. Normal që po vijnë prej PDK'së, po edhe prej partive tjera, por nuk është kjo thelbi. Thelbi është që njerëzit po besojnë në atë që po e them, edhe po binden çdo ditë e më shumë që me një Qeveri çfarë e kemi - jemi humbës si Kosovë”, shtoi ai.
Në Mitrovicë, Haradinaj kritikoi Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në përzgjedhjen e ushtarëve të FSK'së, përmes bordeve.
Ai vlerësoi se Institucionet e Kosovës është dashur të negociojnë për rritjen e numrit të ushtarëve të FSK'së.
Kreu i AAK`së ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po mundohet që qytetarëve të Kosovës t`iu ofroj tema tjera, duke i ikur problemeve madhore të Kosovës, siç është shtrirja e autoritetit të shtetërore në secilën pjesë të Kosovës.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi