Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shazim Mehmeti: Me këto vargje gjithë shoqeve e shokëve në Fb ua uroj festat e fundvitit

Shko poshtë

Shazim Mehmeti: Me këto vargje gjithë shoqeve e shokëve në Fb ua uroj festat e fundvitit Empty Shazim Mehmeti: Me këto vargje gjithë shoqeve e shokëve në Fb ua uroj festat e fundvitit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 26, 2009 3:33 pm

Shazim Mehmeti: Me këto vargje gjithë shoqeve e shokëve në Fb ua uroj festat e fundvitit N100000159158063_9287

Shazim Mehmeti: Me këto vargje gjithë shoqeve e shokëve në Fb ua uroj festat e fundvitit

Dy dashnorë puthen në breg lumi
dhe lumi rrjedh
dhe jeta vallëzon me lumin

E qetë, e qetë
përmes uji e gurësh
drita rrjedh gjelbëruar


Gurët qeshin
lumi qesh
drita qesh

Lumi e drita përqafohen
lumi këngën këndon

Këndojnë e puthen
edhe zogjtë e drurit
dhe ja dëshmia
se s’janë veç dashnorët në këto anë

O shpirti im, jeto!
Dhe mos u përpiq të keshë
përpiqu të jeshë!

Duke qenë ti ke
ndërkohë që mund të keshë
e të mos jeshë

O shpirti im që hap sytë e nuk sheh gjë!
Kot hapërimet, kot pagjumësitë e natës!

Nata të përbin, o shpirti im!
Nata është e bërë
për të na bërë të dijmë
sa të verbër jemi:
sa pak shohim me sy
sa pak shohim, o sy!

O shpirti im i vogël e i ngratë
që freskon buzëlumin!
O shpirti im prej ere
jeto duke i admiruar dashnorët e breglumit
dhe lumin dhe dritën admiro
dhe zogjtë që dashurohen pa mëkate

Dhe kujtohu vetë, o i bekuar
dhe gjithkujt kujtoja
se s’shohim duke parë
se shohim duke jetuar
O shpirt
o shpirt
o shpirt!…

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi