Shaban Cakoli: ATA PO NA I VRANIN VËLLËZËRIT
Faqja 1 e 1
Shaban Cakoli: ATA PO NA I VRANIN VËLLËZËRIT
Shaban Cakoli: ATA PO NA I VRANIN VËLLËZËRIT
Prej krijimit të shtetit të ri sërb,në syrin e intelektualëve,politikanëve,shtetasëbve dhe ideologëve serbomëdhenj
shqetësimi më i madh i tyre ishte e ardhmja e shqiptarëve,numri i tyre në rritëje dhe qëndresa e tyre e fortë,në trevat në të cilat shqiptarët jetuan me shekuj.
Për të u liruar nga ky shqetësim i quajtur faktorë shqiptar,sërbet hartuan programet e tyre kombëtare për çfarosjen,shpërnguljen,burgosjen dhe dhunën mbi shqiptarët
duke filluar nga Naçertania e Ilija Garashaninit(1844)programi i Dobrica Qosiqit(2004) deri te zbatimi i tyre në tërsi nga diktatori dhe krimineli më i madh i shekullit
Millosheviq.(Nuk duhet harruar se keto programe i cekëm kalimthi,ndryshe kishte edhe hartues dhe shumë zbatues të programeve tjera mbi shqiptarët).
As me shpërnguljet,as me kolonizimin e tokave tona nga sllavët,as me çfarosje të mëdha shqiptare Sërbia kurrë nuk arriti të lëkund qëndresën shqiptare,andaj me plot pezm
futen dhunën e egër mbi këtë popull,duke i lënë shqiptarët të pa arsimuar,të varfur e të përndjekur.
Qeveria e hekurt sllave uzurpoi tokat pjellore të shqiptarëve në të cilat vendosi kolonët sllav,kurse shqiptarët i lëkundi nga tokat e tyre pjellore,i futi në vende kodrinore-malore,tokat
e të cilëve ishin jo toka buke,duke menduar se ata duke jetuar me shpirtin ndër dhëmbë do të detyroheshin të shpërnguleshin,por as kjo nuk iu shkoi për dore.
Pastaj sërbët bënë të pamundurën që të likuidojnë njerëzit më të zgjedhur shqiptar me pretekstet e tyre tinëzare dhe gënjeshtare.Ata mbushën burgjet serbe plot shqiptar,shumë i shkatërruan
me tortura,disave ua humbnin gjurmët!Ata përgjakën çdo prag shqiptar me pretekst të kërkimit të armëve,vranë shumë
djema të zgjedhur shqiptar nëpër kazerma duke trilluar se kinse ata po bënin vetvraseje,por më pas nuk i lënin të
i varrosnin dhe as të ua hapnin arkivolet:Ngjarje të tilla kanë ndodhur në çdo trevë shqiptare,por ne sot po shtjellojmë një vrasje mizore të Xhemajl Hajkobillës nga çetniku kriminel sërb Aleksandër Hajnoci
i cili i etur për gjak shqiptari vret Xhemajlin prapa shpinës në pafajësi duke i shti në shënjestër plisin shqiptar,simbol ky që ishte bërë gjarpër për syrin serb.
Ngjarja ka ndodhur në malësi të Gollakut,dhe njerëzit e mbanin anonim nga se po të zbulohej kush e përhapte ai ndëshkohej rëndë.Të vjetrin ia përshpëritnin nëpër oda njëri tjetrit në vesh,më shumë nuk kishin guxim.
Atë kohë këngëtari dhe krijuesi ynë Demir Krasniqi ishte 13 vjet,por kjo e mundonte dhe e nxiti të mësoj nga këto përshpëritje,ku më pas bëri këngën e kësaj ngjarëje të dhimbshme,mes cilës shprehte dhimbje për vllëzërit,dhe
sulmonte pushtuesit që vritnin tinëzisht prapa shpine.Të themi se edhepse adoloshent atë botë Demir Krasniqit iu shqiptua dënim prej 60 ditësh për këtë këngë.
Ne po ju japin tekstin e këngës komplet,që lexuesi të studjoi vet.
Demir Krasniqi
Me atë ditë që na erdh Serbia
Me atë ditë që na erdh Sërbia
kurrë dritë t´bardhë nuk pa shqiptarias
Rob i robit në truall t´vet
nër këmbë t´shkjaut qe 90 vjet
90 vjet kshtu kanë kalue
nanat tona tuj vajtue
vajtoj nana e vajtoj bija
për djemt tanë që na i vrau Sërbija.
Vriten djem në burgje e n´llogore
janë mbushë malet plot me vorre
vorre t´reja plot shqiptar
shumë e djemat na i vrau ushtar
ka dashtë serbi me na qit fare
Qashtu bani aj shkjau i shkinës
vret shqiptar përmbrapa shpinës
Nuk la vend kund hundet pa i shti
me gjak tonin kurrë nuk u ngi.
Nuk la vend kund nuk la konak
me shqiptar pa e la në gjak.
Nuk la vend nuk la katund
nder shqiptar pa ba zullum.
Si n´shumë fshatra mbarë GOLLAKUT
Hajkobilla e lau hakun
Aty ken nja dy djem shqiptar
djem të zgjedhur zemër bujar
që punonin pa hak pa hile
punëtor krahu për familje
Tue u mundue për një jetë më t´mirë
një Xhemajl tjetri Jahir
Nji ditë heret te kokan zgjue
për Gjilan janë nisë me shkue
shkurt e trup kodrave dhe malit
shkun n´Gjilan për ditë t´pazarit
skamje e madhe u kanë atëhere
kanë ble gaz ,kryp edhe shiqer
o Jahir-Xhemajli ka thanë
a e blejmë ne ka i kile duhan?
Po pse jo,or baca Xhemajl
s´mujm perditë ne me ardhë n´pazar.
Kur pazaret i paskan krye
kanë marrë rrugën në shpi me u kthye
kodra male poj kalojnë
në Strezofc kur kukan ardhë
ky Xhemajli paska thanë
kah stanica mej ra nuk banë
Se e kem na ka i kilo duhan
policia mos po na nxanë
Qaty rrugën po e lakojnë
rreth Minjeres djemt po shkojnë
rreth Minjeres së Strezofcit
i kish pa Aleksa i Hajnofcit
Aleksandri ai shka qifarë
shpejt e shpejt po nget si zagar
rojes pushken ja kish pas marrë!
Kan nisë roja me qortue
kan po don Aleks me pushkë me gjue?
Leprin n´strofull thotë e kam hetue
mem dhanë pushkën me fishek
ta vras lepurin në gjumë tuj fjetë
e mur pushken me fishek
rreth Minjeres djemat poj ndjek
prapa shpines ai tradhtarë
n´shenjë pe shtike plisin shqiptar
shkreta pushkë kur ka ndez zjarr
keq Xhemajlin e kish pas marrë
t´vdekun vend ma kish pas lanë.
Aleksander zemer katile
s´kem pas hak,as nuk t´kem pas hile
pse na e vrave këtë djalë shqiptarë
qka të bani ty plisi i bardhë?
Ban Jahiri kuku për mue
një revole nuk mu qëllue
vëllaun tim këtu me pague
në shpinë vllaun e ka ngarkue
n´Hajkobillënë fshat ka shkue
larg e ama e ka hetue
po e vetë nana ku mbet Xhemajli
në Strezofc na e vrau qifari
Aleksandri prej Hajnoci
na e vrau vëllaun mjedis Strezofci
po ban nana medet për mue
kam pas djalin me martue
e mjera nana per këtë konak
na vret shkjau pa i pas hak
shumë ksi djema na i kanë vra shkijet
pa i dhanë kujt kurfar përgjegjësie.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shaban Cakoli: DUA TË TAKOJ
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: Dy poezi
» Shaban Cakoli: UDHËTIM PA CAK
» Shaban Cakoli: NUK DO KOMENT
» Shaban Cakoli: Nga Shaban Cakolli
» Shaban Cakoli: Dy poezi
» Shaban Cakoli: UDHËTIM PA CAK
» Shaban Cakoli: NUK DO KOMENT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi