Per kryetradhetarin e Kombit Shqiptar, Esat Pash Toptanit.
Faqja 1 e 1
Per kryetradhetarin e Kombit Shqiptar, Esat Pash Toptanit.
Per kryetradhetarin e Kombit Shqiptar, Esat Pash Toptanit.
Me beri pershtypje nje perpjekje ne forumin "cameria" per ta nxjere figuren e Esat Pash Toptanit si nje figure kombetare dhe patriotike?! Cdo shqiptar me dy grame mende ne koke dhe qe ka cfletuar dy faqe historie e ka te qarte rolin antikombetar dhe tradhetar te Esat Pashes. Lexo more "mik"
Letra e panjohur e Mihal Gramenos kundër Esat Toptanit
Për herë të parë, gazeta “Shqip” publikon disa shkrime të panjohura nga shtypi shqiptar i vitit
1913, ku disa patriotë të njohur si Mihal Grameno, Bahri Omari, Hiqtem Delvina, Kol Tromara,
Ibrahim Shyti etj., i dërguan disa letra të hapura publike Esat Pashë Toptanit dhe i bënin thirrje
atij që të hiqte dorë nga tradhtia që po i bënte Shqipërisë e qeverisë së Vlorës, në të cilën ai dha
dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm. Të gjitha detajet e letrave të tyre dhe mitingu i
protestës i organizuar në qytetin e Vlorës nga disa të rinj patriotë
Në pjesën e parë të këtij shkrimi të
botuar në numrin e djeshëm në
faqet speciale të rubrikës dosier, u
njohëm me një prej letrave të shumta të
hapura, që disa patriotë të shquar shqiptarë
i dërguan Esat Pashë Toptanit në vitin
1913, si dhe mitingun e protestës që
organizuan disa të rinj patriotë në qytetin
e Vlorës, kundër veprimtarisë politikoushtarake
të pashait Toptanas. Në letrën e
parë të nënshkruar nga Met Fiso, e cila u
botua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”
në shtatorin e vitit 1913, autori në fjalë
bënte një analizë të plotë të gjithë veprimtarisë
së Esat Pashë Toptanit. Që nga lufta
e tij heroike në mbrojtje të qytetit të Shkodrës,
kthimi i tij në Tiranë dhe vetëshpallja
si Mbret i shqiptarëve, duke zënë vendin
e ushtrisë serbe, emërimi i tij si ministër
i Punëve të Brendshme në kabinetin e
Vlorës i kryesuar nga Ismail Qemali, kërkesa
e lejes dhe largimi i tij për të pushuar
disa kohë në disa kryeqytete të Evropës,
ngaqë ndihej i lodhur prej luftës së gjatë
që kishte bërë në Shkodër, kthimi i tij në
Tiranë dhe inspektimi i administratës vendore
në Shqipërinë e Mesme, e deri te
telegrami i dorëheqjes së dërguar Kryeministrit
Ismail Qemali, ku Esati e akuzonte
Plakun e urtë të Vlorës se u kishte marrë
të gjitha kompetencat ministrave të kabinetit
të tij. Në pjesën e dytë të këtij shkrimi
që po botojmë më poshtë, po publikojmë
kronikën e mitingut të protestës që u organizua
në qytetin e Vlorës kundër Esat
Pashë Toptanit, i cili u organizua nga disa
të rinj patriotë si: Hiqmet Delvina, Ibrahim
Shyti, Kol Tromara, Bahri Omari etj., si
dhe letrën e hapur të patriotit të famshëm,
Mihal Grameno, ku ai i bën thirrje dhe e
fton pashain Toptanas që të heqë dorë
sa s’është vonë nga tradhtia që po i bën
Shqipërisë. Po kështu, në këtë shkrim po
publikojmë edhe një pjesë prej artikujve
publicistikë të shkruar nga patriotë të tjerë
të asaj kohe, ku u bëhet thirrje shqiptarëve
të vërtetë të ngrihen nga gjumi dhe të luftojnë
e punojnë për ngritjen dhe mëkëmbjen
e shtetit të ri shqiptar.
Miting i math në Vlonë
kundër Klikës së Tiranës
Veprimtaria antikombëtare e Esad
Pashë Toptanit dhe lëvizjet e tij politiko-
ushtarake në drejtim të kundërt
me atë që po ndiqte qeverisë së Vlorës,
zgjuan një indinjatë të madhe jo vetëm
tek mjaft patriotë të njohur shqiptar
asaj kohe të cilët i dërguan pashait
Toptanas disa letra të hapura publikë
me anë të shtypit, por edhe tek mjaft të
rinj shqiptarë. Një pjesë prej tyre organizuan
një sërë mitingjesh në qytetin e
Vlorës, ku mes të tjerëve e morën fjalën
dhe Mihal Gremeno, Mustafa Hilmi
dhe Jan Minga, të cilët e dënuan veprimtarinë
antikombëtare të Esad Pashës
dhe mbështetësve të tij në Tiranë. Lidhur
me këtë miting ndërmjet të tjerash
në gazetën “Përlindja e Shqipnisë”
shtatorit të vitit 1913, shkruhet: “ Dje
në orën 10 u mbajt një miting i math,
në Muradije, i cili ishte i organizuar
prej një komiteti. Qëllimi i mitingut
ishte që të protestojë kundra Klikës së
Tiranës e cila ka paturpësinë që të sjellë
turbullime sot kur Shqipëria ndodhet
në një ditë të vështirë. Gjindja pra vrapoj
në këtë miting me të cilën treguan
fort bukur dëshirat e kombit shqiptar
që kurrë nuk do të pranojë mendimet
antipatriotike të ca njerëzvet që duan
humbjen e Shqipërisë. Fjalën e parë e
mori zoti Ibrahim, katundar i Vlorës, i
cili tregojti nisjen e të prokllamuarit të
vetëqeverimit Shqipërisë, thotë që ca
re të zeza janë ngritur në Durrës edhe
Tiranë nga ca njerëz të liq për të turbulluar
qetësinë e Shqipërisë. Këta njerz
tha kërkojnë që të bahet kryeqytet
Durrësi, të ndrrohet kabineti duke formuar
një të ri Esad Pasha dhe të kërkoj
Princin që të vinj një orë e më parë, po
thotë se këto kërkime (kërkesa, shënimi
ynë), nuk munt të mbushen kurrë
me qenë që kryeqyteti do të zgjidhet
më vonë si të vinjë Komisioni Ndërkombëtar
dhe Qeveria nuk munt të
ndërrohet pa ardhur Princi, me qenë
që Qeveria e përtanishme është zgjedhur
nga kombi edhe kombi ka besim
të plotë gjer të organizohet Shqipëria.
Gjindja bashkohet duke bërtitur rroftë
Qeveria! Poshtë klika tradhëtore e
Durrësit! Pas zotit Ibrahim mori fjalën
Mihal Gramenoja i cili thotë që vetëm
zemër Shqiptari nuk munt të ketë klika
e Tiranës e cila përpiqet që të turbullojë
vëndin me qëllimet antipatriotike.
Të këtillë njerz janë armiqtë e kombit,
të cilat janë të huajt se tjatër soj nuk
munt të kërkojnë gjëra pa arsye, kur sot
Shqipëria ndodhet në rrezik edhe ndo-
dhet e shkelur nga armiqtë. Edhe për
të provuar gjishtin e huaj, thotë që kjo
klikë punon nën urdhrin e Dhespotit të
Durrësit i cili është një grek edhe vetëm
të mirën e Shqipërisë nuku do. Mbaron
duke thënë që shkuan ato kohra
kur aventurierët dhe gënjeshtarët hiqnin
për hunde popullin se sot populli
u zgjua dhe do të mprojë atdhenë nga
çdo rrezik dhe nga çdo tradhëtor, andaj
bën thirrje për bashkim, se populli
është shpresa dhe shtylla e një kombi e
jo dy tri veta të liq që me titullin duan
të mbretërojnë e të turbullojnë qetësinë.
Pas zotit Grameno e merr fjalën
Jan Minga i cili me një fjalë patriotike
dhe të nxehtë i drejtohet popullit duke
i thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë të
varfër, xgjohu. Xgjohu popull nga gjumi
se ata njerëz të ligj kërkojnë e paskëtaj
të shesin lëkurën në treg. Bashkohuni
rreth flamurit të shenjtë dhe betohuni
që do të vdisni për këtë flamur i cili
pas 500 vjet u ngrit me kaq mundime
dhe kaq rreziqe. Protestoni kundër atyre
tradhëtorëve që kurrë s’kanë pasur
dhembsuri për atdhe po përkundrazi e
kanë shkelur me këmbë. Sot kur ndodhet
Shqipëria në rrezik duhet të jemi
gati për të dhënë shpirtin t’onë e ta
ndihmojmë Qeverinë për shpëtimin e
atdheut! Të gjithë të bërtasim me këto
fjalë që jemi gati kur të na urdhëronjë
Qeveria. Pas zotit Minga e mori fjalën
Z. Mustafa Hilmi i cili me një talent
oratorik numëron qëllimet e liga që
dëshirojnë tradhëtorët e Durrësit. Jo
dashuria e atdheut po liqësia e shpuri
klikën e Tiranës të bënjë turbullime
për të mbushur qëllimet e liga që ka,
po sot kombi nuk bëhet vegël e disa
tradhëtorëve edhe gjakpirsëvet! Nuk
jam anëtar i Qeverisë së sotme, thotë,
mundet jam edhe kundra po jo sot kur
Shqipëria është në rrezik dhe gjysma e
shkelur po kur të vinjë dita e bukur që
të rregullohet Shqipëria, ahere munt
të kërkojmë të ndërruarit e kabinetit.
Ajy quhet tradhëtor i cili nuk vjen sot
sot t’i unjet flamurit shenjtë e të ndihmojë
Qeverinë për shpëtimin e atdheut
ndaj, bën, thirrje në bashkim kundra
tradhëtorëve dhe gjakpirësvet. Të gjithë
bërtasin rroftë Qeveria, poshtë tradhëtorët!
Si mbaruan fjalët i epët leje
komisionit që të lajmërojë gjithë Shqipërinë
për bashkim kundra çdo rreziku
edhe duke kënduar”Flamurit pranë të
bashkuara”, u përndanë në qetësi.
Ku janë shqiptarët?
Ajo ditë kaq e pritur dhe e dëshiruar
nga Shqiptarët, që të shohin ëndrrën
të mbushur, ardhi, se Shqipëria u lirua
edhe për së shpejti do të nëmërohet
Shtet po Shqyptarët ku janë? Ku janë
ata Zotërinj që digjeshin dhe përvëloheshin
për lirin e Shqipërisë? Ku janë
gjith ata që nuk mundnin të çfaqnin atdhetarinë
dhe të ndihmonin të mjerën
Shqipëri nga frika e qeverisë turke? Sot
më nuk kanë të qahen as nga një anë
se ardhi ditë që të dëftejnë patriotizmin
pa ndonjë pengim dhe frikë? Sot
është dita për cilindo shqiptar që të
dëftenjë atdhetësinë duke ndihmuar të
mjerën Shqipëri kush me mëndje, kush
me dituri, kush me të holla e kush me
fuqi se për cilin do ka nevojë atdheu
që t’a ndihmojë. Po mjerisht shqiptarë
nuku ka! Ajo ditë ardhi që të n’a xbulonjë
pëlhurën e të na tregonjë lakuriq
siç jemi, të na dëftenjë që kurrë s’kemi
patur dhemburi për atdhe dhe të gjitha
ishin fjalë të kotta e të rema! E vërteta
kjo është pa le të n’a duken të hidhura
dhe të tharta. Koha n’a e tregoji të
gjitha andaj s’kemi për se të turpërohemi.
Po kur thomi se s’ka Shqiptarë
nuku përmëndim atë pakicë të vogël që
ndodhet në mërgim, nuku munt të harojmë
opingën (ka kuptimin e fshatarësisë
patriote, shënimi ynë), e shkretë që
zuri të zgjohet, nga gjumi, edhe nuku
munt të mohojmë ata të paktë atdhetarë
që përpiqen dhe duan të punojnë.
Fjala është e shumicës dhe për ata që
mundin të shërbejnë e të ndihmojnë
atdhenë po jo vetëm që nuku duan, por
përkundrazi përpiqen që ta ç’farosën
nga faqja e dheut! Edhe të këtillët as
që kuqen kur thonë që duan të mirën
e Shqipërisë. Kur sot Shqipërinë e krijoji
dhe liroji Evropa tregohen kësisoj,
po sikur të ishte që ta lironin vetë,
duke derdhur gjakun, ç’kërkime (kërkesa,
shënimi ynë), mund të kishin? Pa
dyshim që as nuku do të mundësh të
hapësh gojën të thoshe gjësendi se të
priste e zeza! Atëhere me fjalë Shqipëria
duheshe çiflig i Zotërisë së tyre dhe t’a
përdornin si t’ua kish ënda! Për shembull
do marrim dy tejshkrime që ju
dërguan Qeverisë së Vlorës, nga Tirana,
dhe Durrësi, edhe me një fjalë të bëhet
diktator Esat Pasha! Ja ku qenkan mbledhur
shqiptarët atdhetarë, mundet dhe
të zjarrtë, të cilët nuku i zë gjumi dit e
natë për të mirën e Shqipërisë! Po mirë
o Zotërinj, qysh nuku u vjen rëndë nga
kërkimet t’uaja? Përse nuku mendoji
pak që qëllimet edhe veprat t’uaja janë
antipatriotike duke sjellë dëm atdheut?
Mos pandehni që jam anëtar i Qeverisë
së Vlorës, po jam anëtar i së vërtetës
edhe si atdhetar do mpronj Shqipërinë.
Cili do Shqiptar atdhetar do mpronjë
Qeverinë e Vlorës edhe do ta nderonjë,
me qenë që ajo punon për të mirën e
Shqipërisë.
Pas zotit Grameno e merr fjalën Jan Minga i cili me një
fjalë patriotike dhe të nxehtë i drejtohet popullit duke i
thënë: “Popull, tynë që të kanë lënë të varfër,
xgjohu. Xgjohu popull nga gjumi se ata njerëz të ligj kërkojnë
e paskëtaj të shesin lëkurën në treg”
Letra e një grupi të rinjsh patriotë të mbledhur në qytetin e Vlorës
“Esad, mos e turbullo qetësinë e Shqipërisë”
Përveç letrës së hapur të dërguar nga patrioti i famshëm, Mihal Gremeno, në adresë të
pashait Toptanas u dërguan edhe disa letra të tjera të nënshkruara nga grupe të ndryshme
patriotësh. Një prej tyre ishte dhe ajo e një grupi të rinjsh patriotë nga qyteti i Vlorës, në të
cilën shkruhet: “Esad Pashës në Durrës. Ne Shqiptarët e rinj që kemi qenë studentë nëpër
universitete të ndryshme, me një za që na del nga të thellit shpirt po të themi: Ne je Shqiptar
me ndjenja, në dëshiron gjallimin e kombit dhe atdheut të shenjte që me një tok mundime
mund të mbetet sa një grusht, në doni që të mos humbasë përjetë, nga udha që kini zënë
të mërgohi. Qeverria e Vlorës, edhe në qoftë se ka bërë ca gabime pa asnjë farë rëndësie,
sot, në këtë kohë që po ndahen kufi jtë e Shqipërisë, s’duhet të kundërshtoheni duke marrë
fl amurin kundërshtar dhe të trumbulloni qetësinë e cila, Shqipërinë, munt ta hedhë në më të
keqin rrezik. Këtë guxim s’munt t’a ketë një Shqiptar atdhetar përveç atyre që dëshirojnë fi time
të veçanta. Pra, na, djemuria që jemi mbledhur këtu në Vlorë për të siguruar mbrothësinë e
përparimin e kombit, këtë udhën t’uaj s’ua pranojmë po u protestojmë me mish e me shpirt,
dhe atyre që guxojnë të sjellin të këtilla grindje, në këtë kohë kaq të rrezikshme, duke u dhënë
emrin tradhëtor të kombit, për jetë i mallkojmë.
Haki Glina, Hiqmet Sali Delvina, Ymer Lytfi , Demir Selenica, Bahri Ommar, Bajram Iljaz, Azmi,
Ali, Mihal Cami, Kol Tromara, Thodhor Koti, Leonidha Frashëri, Vasil Pepo-Korça, Thoma Berati,
Agostin Vangjel, Ismet, Ibrahim Shyti Vlora, Musa Qazim, Qemal Kolonja, Ibrahim Naxhi
Shkupi, Hasan, Mustafa, Fuat Preveza, Xhevad Janina, Hysamedin Janina.
Grameno: Esad, kini kohë të hiqni dorë nga tradhtia
Në letrën e tij të hapur dërguar në adresë të Esat Pashë Toptanit,
e cila asokohe u botua nga gazeta “Përlindja e Shqipnisë”,
nën titullin “Kini kohë”, patrioti i famshëm, Mihal Grameno,
i shkruante: “Pasha, kur gjithë Shqipëria u shkel nga armiqtë
e kombit t’ënë. Shqiptarët nuk humbën shpresën e guximin për të
mos poshtëruar para atyrevet që pa ndonjë kundërshtim shkelët atdhenë.
Edhe ketë e detyrojmë në luftëtarët Shqiptarë të Shkodrës të
cilët luftonin dhe luftuan gjer në funt burrërrisht nënë kumandë të
Zotërisë sate. Nuku dini Pasha me sa gëzim, me sa zemër edhe me
sa lutje në qiell, luteshin tek i madhi Zot për juve dhe për ushtarët
që komandonit. Për çdo Shqiptar ju kishit mbetur e vetmja shpresë
për kombin andaj besonin që Shkodra ishte e vetmja në duheshe
të rronjë një Shqipëri ose ishte e dënuar të vdesë. Të lumtur pra
provuat që Shqipëria duhet të rronjë. Luftove Pasha me dragonjtë
e Shqipërisë u dhe dërmën anmiqëvet dhe nderove kombin tenët,
nderove Shqipërinë dhe nderove emrin e Skënderbeut! M’i madh
pagim për një luftëtar as që munt të bëhet edhe as që është bërë
kurrë! Vërtet Shqipëria nuku mundi t’u kurorzonjë me kurorën
e artë, nga shkaku që ishte e shkelur nga armiqtë, po ajo e ruante
atë kurorë dhe, kur të vinte ajo ditë e lumtur, do t’u kurorëzonte si
duheshe duke thënë gjithë Shqipërisë cili është Esat Pashë Toptani!
Pasha, dridhem nga turpi dhe do të dridhem gjith bijtë e Shqipërisë
paskëtaj po të jetë vërtetë që kërkoni të shkelni me këmbë fitimet
e mëdha që munt t’i fitoni në luftë. Dridhen dhe do të dridhen të
gjithë Shqiptarët kur të mësojnë vërtet që Esad Pasha, pas këtij nderi
të math, u tregua armik i Shqipërisë duke dëshiruar humbjen e saj.
Mendohuni Pasha se është e kotë. Nuku do t’u kujtojmë gabimet e
pandiera, po të shkuarat, po do t’u kujtojmë s gabime bëni, sot, kur
Shqipëria nuku është kufizuar dhe ndodhet në më të madhin rrezik,
duke kërkuar të sillni grindje dhe përçarje. Shqipëria u emërojti
Ministër të Brendshëm, megjithë që të ish tjatër nuk e pranonte për
nder të trimërisë duke ndejur larg luftës politike, po Z. Juaj pas shumë
të vërtitura e pranuat dhe muart frenë në dorë. Gjithë Shqipëria
u gëzua duke besuar që edhe Shqiptarët kryetarë dinë të apin dorën,
përpara rrezikut të atdheut dhe çdo re nuk mund të trubullojë qiellin.
Besuan Shqiptarët që Esad Pashë Toptani është bir i Shqipërisë
edhe ay i vërteti, domethënë kushëriri i Refik beut edhe i Mazar
beut edhe i Abdi beut Toptanit, po mjerisht u gënjye ose e gënjyen!
I shkeli me këmbë të gjitha ato nderime të cilat as me gjysmën e
kësaj bote nuk fitohen! Pasha, Shqipëria kurrë nuk munt të harrojë
shërbimet e nderimet që i dhatë Juve, në qoftë se do të pendohi për
udhën e shtrembër q’u kanë shtenë, andaj, nderi i Zotërisë Juaj kërkon
që të qëndroni atje ku kombi u nderoji se tjatërsoj do të turpërohi!
Mos dëgjoni Pasha egoistët dhe gënjeshtarët, mos dëgjoni
armiqtë e kombit, po dëgjoni zërin e atdheut që ndodhet në rrezik!
Nderi yt Pasha e kërkon këtë që të mos turpërosh emrin dhe oxhakun
tënd! Pasha, tinë e din fort mirë që Shqipëria do të bëhet domosdo
po mos u bëj shkak të nxish emrin! Shqipëria Pasha do të bëhet
për Shqiptarët gjithë, të Krishterë dhe Muhamedanë, edhe e di fort
bukur që s’bëhet Turqi e vogël, andaj ta kesh për detyrë t’u tregosh
të tjerëve që duhet të bëhen Shqiptarë e të duan Shqipërinë e jo siç
tregoji armiku i saj. Miqtë q’u rrethojnë do të kishin për shembull po
të qëndronin kundra armiqve, Serbë dhe Grekë që na turpëruan dhe
na rrahnë si gomarët, po për fat të zi atë trimëri, që të mos thomi
djallëzi, e përdorin për kombin e vet! Mos dëgjoni Pasha ata që kurrë
s’janë menduar për të mirën e atdheut po vetëm për veten e tyre se
ata nuk dinë ç’është atdhe! Mbaronj Pasha duke u lutur të pendoni
sa kini kohë! Vlorë. Mihal Grameno.
[color:3940=#fff]__._,_.___

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi