Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadri Mani:PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË, PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR!

Shko poshtë

Kadri Mani:PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË, PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR! Empty Kadri Mani:PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË, PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 2:25 am

Kadri Mani:PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË, PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR! U1_KadriMani

PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË, PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR!
A po bân dhridhjetë vjet thmi e të tjera axhami! (Destan Bajraktari)



Nga Kadri Mani



Rexhep Qosja: “MBI ÇËSHTJEN KOMBËTARE”- Intervista

“Bota e re”, Prishtinë, 1991

Drejtor (u.d) dhe kryeredaktor: Fadil DEMAKU

E përgatitën pr botim:

Agim MORINA

(ilustrimi dhe parafjala)

Baton HAXHIU

Redaktor grafik

Agim GOSALCI

Fotografitë: Muharrem MJEKU

Koreektore: Hazbije BEKTESHI

Montazha: Shyqyri KRASNIQI

Tirazhi: 30000 copë (edhe me shkronja: tirdhjetëmijë) copë; f. 112., formati i madh i librit.



Parafjala



Shekuj të tërë ka qëkur ka filluar suvatimi i qiellit shqiptar me liri. Shekuj të tërë ka qëkur shqiptarët shkojnë rrumaz (kacafyetje- K.K.) me historinë. Shekuj të tërë ka qëkur shqiptarët, vazhdimisht, pinrrohen (anashkalohen- K.M.) me lirinë. Prandaj, athua shqiptarët, ky komb më i pafat dhe më i pambrojtur sot, në Evropë, do të shkridhet nga kjo agoni dhe nga ky ankth trishtues? Kjo është njëra prej pyetjeve kardinale, në të cilën akademik Rexhep Qosja përpiqet të japë përgjigjen e duhur: çështja e Kosovës, tash, nuk është më çështje vetëm e Kosovës, sepse si do ë të zgjidhet ajo, do të jetë e përkohshme dhe e paqëndrueshme, çështja e Kosovës mund të zgjidhet drejt dhe përfundimisht vetëm me zgjidhjen e Çështjes Shqiptare – kjo është ideja kryesore që e përshkon intervistën e Tij dhe përgjigja e tij për fatin e kombit shqiptar.

Por, intervistat e Tij nuk janë vetëm kaq. Ato janë një ditar i veçantë, që dallon nga çdo ditar tjetër. Ky ditar është ditar i cili nuk është shkruar nga Qosja, por nga një kohë-zezonë, prandaj bart një të vërtetë të dhembshme por krenare. Ky është një ditar, i cili shfaq pamje të trishtueshme që kanë parë she shohin sytë e një intelektuali, fati i të cilit është i lidhur ngusht me fatin kolektiv-kombëtar. Prandaj, nyjëtimi më i thellë, më i qartë, më i guximshëm, dhe pse jo, më tronditës i vullnetit të kombit shqiptar, njëmendësohet në intervistat dhe deklaratat e Tij.

----------------------------------------

Staf o i lumi staf! Ekip o i lumi ekip: po pse e bëtë një mut kaq të madh më 1991, kur para një dekade, te “Fjala” 1 QERSHOR 1980, f. 7-13, kryeredaktori i “Rilindjes”, Fadil Bujari, bujarisht e me kompetencë na infrmonte: “Një pamflet plot insinuata (OSE: DËRDËLLISJET MARATONIKE TË REXHEP QOSJES NË “MORFOLOGJIA E NJË FUSHATE”), në një faqe e gjysmë gazete, ku ia nxirte të palarat mjekrës së zezë e shpirtit zë zi- demonit përçarës me vese të shfrenuara!?



“Mos mendoni se më keni zënë pisk dhe fajin tim e keni dëshmuar?”- Rexhep Qosja: “Vdekja më vjen, prej syve të tillë”, f. 92.

Ja që të zurëm pisk për merak, si miun në çark!-dhe fajin tënd e dëshmuam! Skërmiti dhëmbët para pasqyrës e përpara mënxyrës!

KARAKTERI I TRETË DHE VARIANTI I TRETË


Nuk ngrtet populli kështu. Ta dinte ky popull se çfarë intelektualësh ka (,) do t’i vente gjithë në konop: dikend për këmbësh, dikend për koke, dikend për duarsh, diken për veshësh, dkend, madje, për atë sendin, me nder para grave. Vetëm flasin, flasin pa pushuar, por punojnë ndryshe, Mos ia shiko njeriut fjalët, se fjalët mund të jenë të rreme, gënjeshtra, poza, demagogji, moralizime, po shikoja punën. Shumica sot jetojnë prej fjalësh, prej fjalësh boshe, të thata, që janë një paravan, një mur kinez, një piramidë egjiptiane, para të bërave të këqia”.[1]

Ti qenke fshehur pas fjalëve tua të kota, të thata dhe ke jetuar me gënjeshtra, t’u shemb muri kinez e na dole këndez! Fshehur pas piramidash egjimtiane, dhe ia nxive jetën nënës tënde! Para të bërave të këqia, t’u vithistë shtëpia!

E tash priti mallkimet tua (me të miat-shtesë), nga f. 218: të shitoftë shita, shtrigan e përbindësh, xhelat e xhahil, iblis e pis! T’u faroftë një fis, e kush nuk të distancon, tok me ty në kosh plehërash shkon; në kanalizim të Vajazanit përfundon.

poaty f. 225:

“E di ç’është ky send? më pyet gjakftohtë si peshku.

Thikë.

Çfarë thike!

Thikë me dy teha.

Pendë, Danjoll, pendë.

Pendë, pra.

Çfarë ndryshimi ka penda prej thikës, Danjoll?”- or Danjolli i Shekës!

Poaty, f. 293:



“E P I L O G



QYTETARI I PARË: AJME PËR NE! E PASKAN PËRMUTUAR MONUMENTIN E XHEZAIRIT!”- për se përmutove veten




Vehap Shita u lind më1924 në Gjakovë, ku e kreu edhe shkollën fillore.Gjimnazin e kreu në Shkup dhe në Prishtinë, kurse gjuhën e letërsinë shqipe i studioi në Fakultetin Filozofik të Beogradit.

Vehapi me gjithë ato shkrime e kontribute kritikash letrare-teatrore, me gjithë atë bibliotekë të pasur, e degradoi veten dhe s’mbeti pos pluhur i librave të veta në bibliotekë!!!

Kur jemi te libri i Kërlezhës[2], duhet ta citoj Vehap Shitën në parathënien e tij f. 15-16:

“Do të shkruaj Kërlezha atëherë (më 1924) edhe eseun e tij politik “Aventurat e mbretit” në të cilin do t’i paraqesë rrethanat “me Vullnetin dhe Urtinë e Fuqive të Mëdha” është kurorëzuar një “kokë e re” e princ Vilhem Vidit të Habzburgut për “Mbret të Shqipërisë së Lirë e të Madhe” që së shpejti të zhduket nga skena dhe t’i lëshojë vendin “mbretit autokton” edhe më gjakatar dhe më të paskrupullt Ahmet Zogut, këtij “beu aventurist”, i cili, “me bellogarditët rusë...do të futet në Shqipëri dhe do të therë e do t’i varë në Shqipëri të gjithë ata që në atë vend e përfaqësojnë Evropën.” Por edhe ai, Ahmet bej Zogu, që nën “orelin e litarit” vuri “në kokë kurorën shqiptare si përfaqësues i sovranitetit shqiptar”, me të bukurën” baroneshë hubgareze Xheraldina Aponji, për “të cilën ka asur llogari t’i përlyente duart me gjak”, do të zhduket një ditë njësoj si Von Vidi i Habzburgut, dhe do të mbetet vetëm “një epizod” në historinë e këtij populli, sepse epizod mbtetet gjithëçka që është vetëm dekoracion dhe që nuk ka lidhje organike me bazën popullore”.

-------------------

PERSONAT AGURIDHË-KOKËFORTË PLAKËN E VDESIN TË PAPJEKUR!
A po bân dhridhjetë vjet thmi e të tjera axhami! (Destan Bajraktari)


“Enver Hoxha është profeti i Shqiptarëve, nga 124 profetët e botës.”[3]



Ali Aliu- Presheva, u lind më 22.7.1924, në Preshevë, profesor- ekonomist i diplomuar. Ish- i burgosur politik dhe atëherë me prestigj të madh në Preshevë e në vend, sot i urryer-mënxyrë!

Osman Zhitia, babai i dëshmorit Afrim Zhitia, Ali Aliun e ka dhëndër, kurse Hydajet Hysenin e ka lider! Dhe Osmani duke menduar se është midis dy shtyllave të forta, bëri e po bën gabime të pafalshme, me lejimin dhe bekimin e tij që të themelohet Klubi Politik “Afrim Zhitia”- proenverist!!! Dhe në emër të birit të vdekur të bëjnë politikë e lemi dhe i blemi!!! Ata e festuan 100-vjetorin e diktatorit Enver Hoxha, ata shkelën mbi gjakun e Afrimit dhe mbi gjakun e vëllezërve e motrave tona të Shqipërisë!!! Afrim Zhitia e Fahri Fazliu... po të jetonin dhe të ballafaqoheshin me statistikat e krimeve enveriste-staliniste, do të përparonin në dalektikën e mendimit njerëzor, sikur edhe ene.

Ja, pra këta dy sivëllezër të binjakëve siamezë, edhe në këtë moshë, 86-vjeçare, në prag të mbylljes përfundimtare të jetës së tyre, do të vdesin me turp për histornë tonë ndër breza!!!



Stokholm: Konferenca Ndërkombëtare mbi gjenocidin "Parandalimi i Gjenocidit në Botë”


Në Shqipëri nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, janë ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në internim 7 022 veta.

(Pergatitën: Halil RAMA & Beqir SINA)


Verbëria e Bardhë apo Murtaja e Zezë e “Rimëkëmbjes”, Ndërkëmbjes, Ndërkryerjes, Nëpërkëmbjes, Nëpërdhëmbjes, Nëpërgojës, dhe kushdo që nuk preket nga kjo sëmundje, duhet të shtiret se edhe ai është i prekur, ngase e sulmojnë përse nuk është si ata, përse është i veçantë nga ata!?!

Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar![4]

Edhe scalistët tjerë në relacionet Veri-Jug të vendit tonë gjithandej, janë elementë antihistori, komplet me adem demaçët, rexhep qosët, me abdi baletët e hysamedin ferajt, me edi ramët e me haramët.

Haram ju qoftë besimi dhe shpresa jonë e madhe, se para fakteve kokëforta, do të lëshojnë pe kokat e rrëmbyera!?- por jo, nuk ju ra epshi fanatik për grabitje meritash të pabaza e të paqena; për grabitjen e pushtetit dhe për rrënimin e historosë e të qenies tonë properëndimore.








[1] Poaty, libri i cituar, f.211-212.


[2] Mirosllav Kërlezha: ESE, Prishtinë, 1979.


[3] Ali Ymer Aliu – Kelmendi, te libri nga autori Fazli Maloku: “UDHËTIME NË KUJTESË” (flasin ish ushtarët e lirisë të Luftës së Dytë Botërre), Prihtinë, 2008, f. 110.


[4] Dr. Hysamedin Feraj në librin e vet: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, Shkup, 1999, f. 49.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi