Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
Faqja 1 e 1

Mëngjesi ishte i kthjellët.
E kaltra e qiellit më kish hyrë thellë në shpirt dhe më mundonte.
Kraharori im, ishte i vogël për një hapësirë kaq të madhe.
Një rrënqethje më përshkoi të tërin.
Një ndjesi e çuditshme, ngjethëse, e frikshme.
Diçka jonormale do t'më ndodhte.
Pra, s'duhej të nisesha me shokët.
Unë jam rob i parandjenjave.
Anjëherë ato s'më kanë gënjyer.
Po mendoja se ç'gënjeshtër do të më nxirrte nga situata.
Në këtë çast, autobuzi erdhi.
S'më mbeti tjetër, veç të hipja.
...Jam këtu, midis detit dhe qiellit, i mrekulluar, aq sa s'jam në gjendje ti kthej përgjigje koleges sime që seç më përshpërit.
E quajnë Hera.
Është shoqja ime më e mirë.
Ka dy fëmijë.
Është e martuar me shokun tim më të mirë.
Pra, siç e shihni, është dyfish shoqe dhe mike.
Njihemi prej kohësh.
Megjithëse punojmë në një zyrë, flasim fare pak.
Jo se s'kemi kohë, por kuptohemi mirë edhe pa folur.
Kur është e mërzitur, unë zhdukem nga zyra.
Të nersërmen, në vend të përshendetjes, ajo përshpërit :
“Faleminderit! Vetëm ti më kupton mua.”
Ndërsa, kur jam i mërzitur unë, ajo më varet tek krahu duke mërmëritur nëpër dhëmbë:
“Ku do e pimë atë konjakun?”
Dhe unë i zbrazem...
Ajo më dëgjon me durim pa më ndërhyrë, duke qenë e bindur për magjinë e
saj, aftësinë për të qetësuar edhe një gur e jo më një mik të afërt.
Kuptohej mirë me burrin.
Ose më saktë, me natyrën e saj të qetë, të bindur, jo kryeneçe, ajo
mund të zbuste edhe një egërsirë e jo më shokun tim që ishte djalë i
mirë.
Ndonjëherë, dukej sikur diçka e mundonte, e gërryente përbrenda por unë
nuk arrija ta pyesja, sepse ajo, duke u zhytur thellësisht në projektin
që kishte para, më linte të kuptoja se ishte çështje pune.
Bjonde, me sy të zinj, pakëz më e më e gjatë, pakëz më inteligjente se unë.
Kjo pra është Hera.
Ja, u ngrit në këmbë dhe kërkoi të notonim drejt ishullit.
Askush s'pranoi, veç meje sigurisht.
Notonte bukur, si sirenë.
Mes të qeshurave, më tha se më donte shumë dhe se isha për të miku më i mirë.
E besova.
Ajo s'dinte të gënjente.
Filluam garën.
Notonte më bukur por jo më shpejt se unë.
Në çastin, kur po përpiqej të ma kalonte, ndjeva diçka luspore që më gërvishti keq këmbën.
Hapa sytë i tmerruar.
O zot...ajo kishte një bisht të gjatë me luspa të shndritshme.
“Ç'e ke atë bisht?!” ulërita.
“Fillove të tallesh? Jepi, se edhe dhjetë metra na kanë ngelur.”
Doli në breg para meje.
E fitoi garën.
Dhe, si trofe, mbreti i detit, i fali bishtin.
Dola dhe unë.
Hera, me një qetësi për tu admiruar, ledhatonte luspat e shndritshme.
“Mos u frikëso, - pëshpëriti, - është më se e natyrshme…!”
Tashmë ajo ishte nudo, por, në lakuriqësinë e saj, nuk kishte asgjë të turpshme.
Në sytë e saj, lexova një trill, një lojë, një irealitet.
Ndërkohë që unë s'po e mblidhja dot veten, ajo qeshte, tallej.
Më acaroi.
U ula pranë saj dhe iu luta të ishte pakëz më serioze.
“Hera ç'do të bëjmë tani? Ku do të shkojmë më këtë bisht?”
“Asgjëkundi, - u përgjigj e qetë.”
“Hera ...!”
“Mos u shqetëso i dashur. Kjo ndodhi. Duhet ta pranojmë.”
“Si do t'iu thuash shokëve, burrit, fëmijëve, botës?”
“Asgjë, ne do të jetojmë këtu.”
“Je mirë nga mendja?!”
“Do të ikësh? Ik. Por do të pendohesh. Kam qenë edhe herë të tjera
këtu, por, bisht s'më ka dalë, ti e di mirë. Pse pikërisht, sot, me ty?”
“Ç'do të thuash?”
“Dua të them që, po ke ndër mend të ikësh, ik që tani.” - dhe sytë e saj u mbuluan nga lotët.
Asnjëherë, nuk kisha përfytyruar të isha diçka më shumë për Herën.
Asnjëherë, nuk e kisha menduar ndryshe.
Kurse ajo, këmbëngulte natyrshëm, sikur të gjitha këto t'ia kishin parathënë fatat.
U zhyta.
Më pas edhe ajo.
Fillova të notoj drejt bregut, duke qenë i sigurt, se ajo do të më ndiqte pas.
Mu mbështoll rreth trupit dhe filloi të qante.
Trimëria, zgjuarsia, burrëria, para lotëve të një femre, humbasin.
Iu luta të vinte me mua.
I thashë se s'ishte faji i saj, se bota do ta kuptonte.
“Jo. Askush s'ka për të më kuptuar. Do qëndroj këtu.”
Dhe duke dënesur pëshpëriti:
“S'më kuptove as ti, ti...!
U zhyt në fund të detit.
Mora frymë thellë, dhe, në kohën që u bëra gati të zhytesha për ta shpëtuar, më doli gjumi…
O Zot !!!
Sa mirë që është ëndërr.
Ëndërr...
Ora është 06:00.
Pas një ore, jam i sigurt që s'do ta gjej në zyrë.
Ajo është atje në fundin e detit.
Sirena Herë, ndoshta shpreson se do e ndeshë ndonjë ditë shtrigën e
detit, e cila, në këmbim të dashurisë, t’i japë përsëri këmbët, që i
humbi në ëndrrën time.
Jo!
Sirena Herë, s'ka për ta takuar kurrë atë.
Shtrigën, e kam kyçur, në një nga qelitë më të errëta të zemrës dhe
s'kam për ta lëshuar, me gjithë lutjet e saj të përjetshme.
Ëndrra ime e vrau Herën, e mbyti atë.
Sepse, patjetër, me çdo kusht, ajo, s'duhet të hyjë në botën time.
Ajo është atje, me bishtin e gjatë, e hijshme, e butë, e denjë vetëm për fundin e detit…!
(Maj 1995)
Suzana Zisi

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi