Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA NGA 1 DERI MË 5 NËNTOR 2009 - POESIE SCRITTE DAL 1 AL 5 NOVEMBRE 2009‏

Shko poshtë

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA NGA 1 DERI MË 5 NËNTOR 2009 - POESIE SCRITTE DAL 1 AL 5 NOVEMBRE 2009‏ Empty Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA NGA 1 DERI MË 5 NËNTOR 2009 - POESIE SCRITTE DAL 1 AL 5 NOVEMBRE 2009‏

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 3:07 pm

Engjëll Koliqi: POEZI TË SHKRUARA NGA 1 DERI MË 5 NËNTOR 2009 - POESIE SCRITTE DAL 1 AL 5 NOVEMBRE 2009‏

PËRFUNDOJNË NË PABESI DHE ...




I bëjnë njëmijenjë probleme

Dhe krime

Deri në vrasjet mes tyre

Dhe

Vetëvrasje

Garlate
(Lecco), 1 nëntor 2009




NUK DORËZOHEMI NE



Një erë e fortë vjen nga andej

Një furi...

E shtynë gjarpërin e zi

-

Rrezik i madh na vjen

Por ne nuk frikësohemi

As nuk dorëzohemi

-

Vazhdojmë me misionin e shenjtë

Të dashurisë

Garlate
(Lecco), 1 nëntor 2009




SIÇ E KEMI MERITUAR



Besimin e plotë

Dhe devocionin tonë

Zoti na e ka shpërblyer

Me dashuri

Na e ka falë lirinë

-

Gëzuar!

Garlate
(Lecco), 1 nëntor 2009




PYETJE TË SHPESHTA



A mund të mbijetojmë

Të çohemi

Dhe të ecim përpara

Nga ky udhëkryq interesesh

?!...

Doe fitojmë edhe këtë luftë

Dhe do të arrijmë të lumtur

Deri në amshim

Vetëm me besë

E me dashuri

!!!

Garlate
(Lecco), 1 nëntor 2009




JEMI TË DËNUAR ?!



Gjithë këto padrejtësi që na bëhen

E na i marrin të gjitha

Para syve

Edhe lirinë

...

Ç’po ndodh

Jemi të dënuar

?!

Garlate
(Lecco), 1 nëntor 2009




JAM ORIGJINAL!



Në mes mjegullash

Këtu n’udhëkryqin e erërave

Rropatem me stuhitë

Dhe vuaj

Por qëndroj

Dhe nuk iu dorëzohem intereseve

-

Unë jam unë

Deri në amshim

Origjinal

Protagonist i shenjtërisë iliriko-dardane

Garlate
(Lecco), 2 nëntor 2009




NJË TJETËR ABSURD



Edhe ditën

Ëndërrat më dërgojnë në tokën time

Mjerisht

Ende shoh atë që s’e dua:

Një teatër absurd

Të diplomacive të çuditshme

Udhëkryqeve t’intereseve

Garlate
(Lecco), 2 nëntor 2009




RRËNJË TË FORTA



Të rinjtë kanë ikur larg

Gjallërojnë e ndërtojnë tokat e huaja

Si unë këtu

Si ti atje

Si ata më andej

...

Pleqtë i kemi atje

Në vatër

Rrënjë të forta

Të na e mbajnë gjallë Ilirinë tonë

...

Eni

Rrënjët na thërrasin

Të shkojmë edhe ne

Mbi ato rrënjë

Të rrojmë dhe të lulëzojmë...

Garlate
(Lecco), 2 nëntor 2009




ME NJËMIJENJË EKSPERIMENTE



Na e masin pulsin

Dhe i përmbushin

Shumë qëllime mafioze

Duke na i grabitur pasuritë

Traditat

Doket ...

Garlate
(Lecco), 2 nëntor 2009




BËJNË GARA



Grupe të ndryshme

Dhe nindividë

Edhe këndej

Edhe andej

Kurrë pa u ndalur

Bëjnë gara

Për kolltuqe pushteti

Duke menduar se

Kur ta marrin pushtetin

Mund të marrin gjithçka

Madje me pretendime të skajshme

Për të na e grabitur

Edhe mishin nën lëkurë

...

Garat absurde

Vazhdojnë

Andej

Edhe këndej ...

Garlate
(Lecco), 3 nëntor 2009




ATJE



Në këtë shekull

E gjithmonë

Deri në amshim

Jemi të ftuar

Në mrekullitë e dashurisë

-

Shkojmë pa vonuar!

Garlate
(Lecco), 3 nëntor 2009




ME VEPRA TË MIRA ...



Kemi filluar

Që në ditët e para

Dhe vazhdojmë

Edhe përtej amshimit

Në të shenjtin regjim

Të dashurisë...

Garlate
(Lecco), 3 nëntor 2009




KRIMI



Në këtë shekull

Ndodh edhe më shpesh

E kudo

...

Është më aktiv

E prodhon tragjedi

Vdekje

Dhe varfëri

Garlate
(Lecco), 3 nëntor 2009




SHUMË PLUHUR



Fushatë zgjedhore po e quajnë

Plot rrena dhe premtime

Pa asnjë të vërtetë

Popullin trullosin

Dhe e mashtrojnë

-

Shumë fjalë të pakontrolluara

Shumë pluhur...

Garlate
(Lecco), 3 nëntor 2009




PASURIA DËSHIRË DHE LIGJ



Shprehi e keqe

Ka kapluar këtë botë interesesh

Edhe në shekullin tonë

Pasuria është dëshirë

Dhe ligj

Jashtë traditave tona

Në shërbim t’intereseve

Pa asnjë interes për njerëzinë

Garlate
(Lecco), 4 nëntor 2009




KËNGË YLBERIT



Qoftë e gëzuar kjo pranverë

Që na fali jetë të re

Me gjallëri e dashuri

Qiellin tonë bukur e qëndisë

Me ylberin e bukur

...

Eja ylber

Bashkë vallëzojmë

E këndojmë

Për nder të njerëzisë

Shkojmë e pijmë ujë bashkë

Në kroin e dashurisë

Garlate
(Lecco), 4 nëntor 2009




PËRTEJ AMSHIMIT



Jemi të përditshëm

Dhe të përhershëm

Unë me mbretëreshën e lume

Plot me besë

E me dashuri

Me kënaqësi

Për të lumen njerëzi...

Garlate
(Lecco), 4 nëntor 2009




NDJENJË E FORTË



Edhepse në mot të lig

I shtypur ndërmjet intereseve

Ndjehem i fortë

Protagonist

Dhe mbret i mirëfilltë

Në fronin e dashurisë

-

Kam një ndjenjë

Ndjenjë të fortë

Dhe siguri

Se rreth çdo interesi

Do të vallëzojë vetëm dashuria

Garlate
(Lecco), 4 nëntor 2009




QË TË RINGJALLET KOMBI



O njerëz të mirë

Duhet të zgjohemi të gjithë

Të jemi të gatshëm për çdo sfidë

Dhe të gjithë

Solidarë për të gjithë

Që të ringjallim kombin

Duhet të bëhemi të gjallë dhe aktivë

Të gjithë

Të lëvizim

Në të gjitha drejtimet

Të ecim e të flasim

Shqip dhe vetëm shqip

Edhe të veprojmë konkretisht

Sipas traditave tona të shenjta

Shqip të veprojmë

Shqip të vallëzojmë

Shqip të këndojmë

Shqip të festojmë

Shqip të dashurojmë...

Garlate
(Lecco), 5 nëntor 2009




SHIKIME TË VRARA



Andej

Ku kanë vrarë jetën

Edhe shikimet

Të gjitha

Janë të vrara

...

Garlate
(Lecco), 5 nëntor 2009




NË RRETHIN E TYRE



Tashmë

E dijnë të gjithë

-

Kanë uzurpuar

Dhe kanë arrestuar

Ide e mendime

...

Aty i mbajnë edhe vendimet

Vetëm sa për të thënë se janë

Kurrë pa realizuar...

Garlate
(Lecco), 5 nëntor 2009




ME MELODI TË BUKUR



Këngët më të bukura në botë

Janë këngët tona në kremte

-

Ato kanë gjithherë melodi të bukur

Sepse

Që të gjitha janë këngë dashurie

Garlate
(Lecco), 5 nëntor 2009




... JANË HELMUAR



Në vallet e tyre të sherrit

Ata andej s’kanë më njerëzi

Kanë vallëzuar me gjarpërinj

Prandaj

Janë të helmuar

Dhe gjithherë të pështjelluar

Garlate
(Lecco), 5 nëntor 2009






FINISCONO IN PERFIDIE
E …




Fanno
milleuno problemi


E
crimini


Fino
alle uccisioni tra di loro


E

Suicidi

Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



NON CI
ARRENDIAMO NOI




Un
vento forte viene di là


Una
tempesta …


Lo
spinge un nero serpente


-

Ci
viene grande pericolo


Ma
noi non abbiamo paura


Neanche
arrendiamoci


-

Continuiamoci
con la nostra santissima missione


Dell’amore

Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



COME L’ABBIAMO
MERITATO




La
piena fiducia


E
la nostra devozione


Dio
ci ha retribuito


Con
amore


E
ci ha donato la libertà


-

Evviva

Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



DOMANDE SPESSE



Possiamo
sopravvivere


Alzarci

A
camminare avanti


Da
questo incrocio degli interessi


?!...

Vinceremo
anche questa lotta


E
arriveremo felici


Fino
all’eternità


Soltanto
con fede


E
con amore


!!!

Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



SIAMO CONDANNATI
?!




Tutte
queste ingiustizie che ci fanno


E
ci prendono tutto quanto


Davanti
agli occhi


Anche
la libertà




Che
cosa succede


Siamo
condannati


?!

Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



SONO ORIGINALE!



Tra
le nebbia


Qui
nell’incrocio dei venti


Mi
sforzo con le tempeste


E
soffro


Ma
resisto


E
non mi arrendo agli interessi


-

Io
sono io


Fino
all’eternità


Originale

Protagonista
della santità illirica – dardana


Garlate (Lecco), 2 novembre 2009



UN TEATRO
ASSURDO




Anche
durante il giorno


I
sogni mi portano nella mia terra


Purtroppo

Ancora
vedo quello che non voglio:


Un
teatro assurdo


Delle
diplomazie meravigliate


Negli
incroci degli interessi


Garlate (Lecco), 2 novembre 2009



FORTI RADICI



I
giovani sono scappati lontano


Vitalizzano
e costruiscono le terre straniere


Come
io qui


Come
tu lì


Come
loro (essi) più di là




Gli
anziani li abbiamo di là


Nel
focolaio


Radici
forti


Di
tenere viva la nostra Illiria




Venite

I
radici ci chiamano


Andiamo
anche noi


Sopra
quei radici


Vivere
e fiorire …


Garlate (Lecco), 2 novembre 2009



CON MILLEUNO ESPERIMENTI






Ci
misurano il polso


E
compiono


Tutti
scopi mafiosi


Rapinandoci
le ricchezze


Le
tradizioni


Abitudini
….


Garlate (Lecco), 2 novembre 2009



FANNO GARE …



Vari
gruppi


E
individui


Sia
di qua


Anche
di là


Senza
mai fermarsi


Fanno
gare


Per
poltroni del potere


Pensando
che


Quando
prendono il potere


Possono
prendere tutto


Perfino
(pure) con pretensioni estremi


Per
rapire a noi


Anche
il carne sotto la pelle




Le
gare assurde


Continuano

Di


Anche
di qua …


Garlate (Lecco), 3 novembre 2009







In
questo secolo


E
sempre


Fino
all’eternità


Siamo
invitati


Nei
miracoli dell’amore


-

Andiamo
senza ritardare!


Garlate (Lecco), 3 novembre 2009



CON BUONE OPERE




Abbiamo
cominciato


Già
nei primi giorni


E
continuiamo


Anche
oltre l’eternità


Nel
santissimo regime


Dell’amore


Garlate (Lecco), 1 novembre 2009



IL CRIMINE



In
questo secolo


Succede
più spesso


Ed
dappertutto




È
più attivo


E
produce tragedie


Morte

E
povertà


Garlate (Lecco), 3 novembre 2009



TROPPO POLVERE



La
chiamano compagna elettorale


Piena
di bugie e promesse


Senza
nessuna verità


Lo
stordirono il popolo


E
l’ingannano


-

Troppo
parole non controllate


Troppo
polvere …


Garlate (Lecco), 3 novembre 2009



LA RICCHEZZA DESIDERIO
E LEGGE




Cattivo
abitudine


Ha
coperto questo mondo degli interessi


Anche
nel nostro secolo


La
ricchezza è desiderio


E
legge


Fuori
delle nostre tradizioni


Al
servizio degli interessi


Senza
nessun interesse per l’umanità


Garlate (Lecco), 4 novembre 2009



CANZONE
ALL’ARCOBALENO




Sia
allegra questa primavera


Che
ci dona nuova vita


Con
vitalità e amore


Bello
ricama il nostro cielo


Con
il bello arcobaleno




Vieni
arcobaleno


Insieme
balliamo


E
cantiamo


Per
onore dell’umanità


Andiamo
insieme e beviamo acqua


In
fontana dell’amore


Garlate (Lecco), 4 novembre 2009



OLTRE L’ETERNITÀ



Siamo
quotidiani


E
permanenti


Io
con la beata regina


Pieni
di fede


E
con amore


Con
piacere


Per
beata l’umanità …


Garlate (Lecco), 3 novembre 2009



FORTE SENTIMENTO



Anche
se in maltempo


Calpestato tra gli interessi

Mi
sento forte


Protagonista

E
verissimo re


Nel
trono dell’amore


-

Ho
un sentimento


Sentimento
forte


E
sicurezza


Che
attorno ogni interesse


Ballerà
soltanto l’amore


Garlate (Lecco), 4 novembre 2009



PER RISUSCITARE
LA NAZIONE




O
buona gente


Dobbiamo
risvegliarci tutti


Di
essere pronti per ogni sfida


E
tutti


Solidari
per tutti


Per
risuscitare la nazione


Dobbiamo
diventare vivi e attivi


Tutti

Muovere

In
tutte le direzioni


Camminare
a parlare


Albanese
e soltanto albanese


E
di operare concretamente


Secondo
le nostre santissime tradizioni


Di
operare albanese


Di
ballare albanese


Di
cantare albanese


Di
festeggiare albanese


Di
testimoniare albanese …


Garlate (Lecco), 5 novembre 2009



SGUARDI UCCISI



Di


Dove
hanno ucciso la vita


Anche
i sguardi


Tutti

Sono
uccisi




Garlate (Lecco), 5 novembre 2009



NEL LORO CERCHIO



Ormai

Lo
sanno tutti


-

Hanno
usurpato


E
hanno arrestato


Idee
e pensieri





li tengono anche le decisioni


Solo
per dire che sono


Senza
mai realizzarli …


Garlate (Lecco), 5 novembre 2009



CON BELLA
MELODIA




Le
più belle canzoni nel mondo


Sono
le nostre canzoni in festa


-

Quelle
hanno sempre bella melodia


Perché

Tutte
sono canzoni dell’amore


Garlate (Lecco), 5 novembre 2009



… SONO
AVVELENATI




Nei
loro balli di furberie


Loro
(essi) di là che non hanno più umanità


Hanno
ballato con serpenti


Quindi

Sono
avvelenati


E
sempre confusi


Garlate (Lecco), 5 novembre 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi