Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syle Mujaj: VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e arritura deri me sot

Shko poshtë

Syle Mujaj: VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e arritura deri me sot Empty Syle Mujaj: VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e arritura deri me sot

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 28, 2009 11:26 pm

Syle Mujaj: VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e arritura deri me sot

Syle Mujaj: VETEVENDOSJE per Popullin e Kosoves, duke i ruajtur vlerat e arritura deri me sot 13065_1205614214638_1057122780_30639078_5246307_s

PIKAT QE PRESIN NDRYSHIME NE KOSOVËN TONË NE VITIN 2010



Pergjegjet nga Syle Mujaj Lugano



Për VETEVENDOSJEN e popullit te regjionit te Kosovës tash e dy vite te
shpallur shtet e te njohur hiq me pak se 64/ 65 shtete me influence
botërore. Për zgjedhjen e problemit te një kombi te ndarë ne mënyrën me
te vrazhde po nga këta miq te sodit, qe padyshim presin me shumë qe ne
te jemi me te përgatitur ne Tribunën para popullit sovran



1. Vazhdimi i mjerimit ekonomik:

Kosova me resurset ekonomike e faktorin njeri e meriton me mirë.

2. Demilitarizimi i Kosovës:

Është një pike qe nëse nuk kthehet e favorizohet ne nivelin normal
te një ushtrie do te ketë pasoja për ndryshime te krejt eksperimentit
Kosovë.

3. Gjashtë Pikat dhe Protokollet:

Është servilizmi i qeverise tone duhet te ndryshon apo te rifreskohet me zgjedhje te përgjithshme te parakohshme.

4. BE‐ja dhe Kosova:

Friga se mund te jetë servil si UNMIK-u, mund te kalohet ne tribuna te hapura ne biseda shkencore me EULEX-in.

5. Aktivitetet e Serbisë brenda Kosovës:

Nuk lejohen nëse do te kemi një qeverisje te përgjegjshme te sovranit popull.

6. Rasti i 10 shkurtit:me UNMIK:

Duhet qe me çdo kushte te zbardhet rasti i vrasje te dy te rinjve
shqiptare nga UNMIK-u, te rifilloj procedura e hetimeve nga policet
rumun se sa duket ishin serb te Temishvarit, kjo drejtësi e qetëson
popullin dhe familjet e dëshmoreve.

7. Nuk ka regjistrim të popullsisë deri më 2011:

Është një papërgjegjësi e rëndë ne Qeverisjen e Kosovës sot, qe priten ndryshime dhe regjistrim te popullsisë se Kosovës

8. Anëtarësimi në FMN dhe Bankën Botërore:

Kinse pozitive por pagesa e një borxhi prej 231 milion dollarësh
për investimet në infrastrukturë të bëra nga Serbia, pse!!?, se pari
nga Serbia duhet te kthehen te humburit dhe demet e luftës qe i beri ne
Kosove deri ne gjenocid klasik, pikërisht nga FMN-ja dhe Banka
Botërore.

9. Ngushtimi i kufijve:

Kjo është brenga me e ndjeshme e Kosovës qe te huajt na e njohin
sovranitetin e qeveria jone merret me biznese doganash, duhet te jete
prioriteti i parë i vitit 2010. Kufijtë e menaxhuar te Kosovës me
Serbinë fqinje dhe Malin e Zi.

10. Zgjedhjet lokale dhe Bllaca:

Qiti ne drite tri raste qe duan shqyrtim:

a) Rishqyrtim i planit te Ahtisarit,

b) Hapja e periudhës 1981- 1990 , qe jo rastësisht po mbeten një
shtrese e popullit ende pa ju hekë “prangat e robërisë”, pra ligji i te
burgosurve politik,
c) Si dhe rasti i mos funksionimit te drejtësisë qe padyshim duhet te
bisedon ligji me individët e përfolur si kriminel ekonomik e politik te
Kosovës e shih edhe ne kreun e institucioneve tona

11. Plusi i 2009‐ës;

Qe ne popullin sovran te Kosovës doli fjala e vërtete për zgjedhje
te natyrshme te plota demokratike ne fillimin e vitit 2010, populli
është i freskët done qe vota e tij e shenjet te jete e menaxhuar nga
vete populli e jo ish militantet klanor-regjional, qe po shihet se janë
te lodhur nga keqpërdorimet ne emër te popullit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi