Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Empty Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 30, 2009 11:11 pm

Adem Zaplluzha:BAJRAKTARËT E VATANIT Ademzaplluzha



BAJRAKTARËT E VATANIT




nga Adem Zaplluzha

Bajraktarët merakosen
Mu si knusat e Fatonit
Nëpër mejhane na krekosen
Duke i rënë thumbit e patkonit

Partia e ime ka një qëllim
Me i dalë Zot Kosovës nënë
Mbushe kupën or Gëzim
Se kështu ne bëjmë famë

Bluajnë grurin
Në shumë gurë
Në fund thesin
Mbushin me bullgur

Shet trimëri si Garip Feta
Me dy grushta- bamë tavolinës
Për Kosovën tonë kreshnike
I këput telat e violinës

Nam po bëjnë krerët e Kosovës
Njëri tjetrin duke e sharë
Mu si derrat pranë kasollës
Kur nisen për në pazar

Partit tona politike
Thua se kanë një qëllim
Të ulen n, fotela jetike
E të parakalojnë mbi qilim

Sa për vatan se qajnë kokën
Prej mejhaneve dirigjojnë
Bajraktarëve me ua dhënë botën
Ata kolltuqet nuk i lëshojnë

Krisi pushka- qeli behari
si struci kokën e futën në zallë
Ata vetëm në sofër ulen më së pari
U bënë përrallë- për shtat mëhallë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi