Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VRASJET SI SPORT DITOR

Shko poshtë

VRASJET SI SPORT DITOR Empty VRASJET SI SPORT DITOR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 31, 2009 1:27 am

VRASJET SI SPORT DITOR



Mijëra
burra, gra dhe fëmijë të masakruar, sipas raportimeve hungareze.
Genocid i tmerrshëm, pasojë e politikave që kishin për qëllim të
shfarosnin myslimanët (shqiptarët).




Artikulli në anglisht: EXECUTIONS A DAILY SPORT




LONDËR, E martë, 31 dhjetor 1912

I
dërguari i “Daily Telegraph” në Budapest tregon detale në lidhje me
mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të
mbledhura për autoritetet e Austro - Hungarisë. Korrespondenti thotë:
Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që
dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e
tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të
pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë,
të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i
Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve muhamedanë. Kjo thënie u
adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.



mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në
vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të
serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të
pajustifikueshme. Për t’i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën
metoda të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë
fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin
nga flaka, ata u pushkatuan si minj.


Burrat
u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u
detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me
bajoneta. Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën
shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur
ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.


Ish-sekretari
i premierit Pashiq, Tomiaç thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në
Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës
kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve. Rruga
për në Gjakovë ishte si “rrugë e varjeve.”


Por
tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq.
Veprimet e bëra në Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar
çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.


Një
shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi
në Austri, si i ri, tregon: “Kushdo që e denonconte një shqiptar te
serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej. Kjo ndodhte aq
vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve
muhamedanë, i lajmëronin si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe
borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim
absurd të lirë”.



Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët
serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari
vritej pa mëshirë.



Verisoviç komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t’i
dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë. Në tërë
Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur. Në Pana, serbët
vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.


Vetë
oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer
mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë
kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të
ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq,
ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për
shkak të mosbindjes.


Një
doktor i Kryqit të Kuq thotë: “Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata
vriteshin pa mëshirë. As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë
pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë.” Afër Kratovës gjenerali
Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të
vriteshin me mitraloz.


Gjenerali
Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq
afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.




( Publikuar, më 31 dhjetor 1912 - në gazetën: „The New York Times”.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi